Pershendetje
Mirse erdhet ne blog-un tim,
Jam Perparim Demi, ne keto faqe desheroj te publikoj nje pjes te mendimeve dhe shqetesimeve te mija, jashte atyre profesionale.
Ndoshta gjeni shkrime interesante qe meritojne ti shperndani.
Ju pershendes!
Shkurt :
Përparim Demi jeton në Bukuresht të Rumanisë. Është diplomuar si inxhinjer metalurg më 1974, në Universitetin e Tiranës. Ka marr pjes në vënien në punë të kombinatit metalurgjik të Elbasanit, deri në vitin 1990 ka punuar në vënde të ndryshme të industrisë metalurgjike. Ka marr pjes në lëvizjen studentore 1990 dhe është një nga nismëtarët e PD-së. Në shkurt 1991 u largua nga Shqipëria dhe morri statusin e refugjatit politik në Bukuresht. Ka punuar si punonjes shkencor në Institutin e Kerkimeve Metalurgjike Bukuresht dhe së fundi ka hyre në enciclopedinë e personaliteteve të Rumanisë (koleksioni Hübners Who is Who in Romania) botimi 2010. Përveç proekupimeve profesionale ka shkruar shumë shkrime dhe poezi në gjuhën shqipe dhe rumune, të cilat i gjeni në faqe të ndryshme të këtij blogu.




