Virusimi i shoqërisë

Matrix Në filmin trilogji“The Matrix ” shkrimtari Wachovski prezanton një botë virtuale, një program i shkruar nga një tjetër program. Pra këto botë dhe nënbotë virtuale si kukullat ruse “matrioshka”, funksiononin të përgjuara, të survejuara nga programe të një rendi më të lartë. Këtë të fshehtë as vetë agjenti nuk e dinte, se dinte as gruaja plakë (orakulli) dhe as personazhi “pozitiv” që e quanin “I zgjedhuri”. Njerëzit virtual që jetonin në atë botë virtuale ishin si delet që besonin se kishin një çoban, por trembeshin nga qentë virtual (agjentët) të pajisur me aftësi të çuditshme, ishin të pavdekshëm. Realiteti tjetër që ndodhej në matrix, ishte ndryshe. Aty bëhej luftë për mbijetesë. Luftonin makinat me njerëzit dhe njerëzit me njëri tjetrin. Në fund del që dhe kjo ishte një program. Pra që ta mbyll, asgjë reale, gjithçka virtuale në këtë dhe në atë botë. Të kap dëshpërimi kur e mendon.
Tashmë e kemi mësuar, këto njëzet vjetët e fundit, se interneti po na ofron një botë virtuale, ku mjaft të rinj migrojnë në pjesën më të madhe të kohës. Përdorin gjuhën e tyre të koduar, plot me simbole dhe akronime, gjuhë shifrore që po shtrihet në të gjitha mjediset, sa refuzojnë të lexojnë libra pasi kanë vështirësi të kuptojnë gjuhën letrare të pamësuar si duhet në shkollë. Degradimi i sistemit të edukimit ecën në paralel me pushtimet e internetit ngadhënjimtar mbi shoqërinë tonë njerëzore. Bota virtuale i tërheq si magnet, i izolon, i mbyll në dhomat e tyre, i bën flenë ditën dhe natën të lundrojnë në botën e tyre ireale, plot me soft- lodrat, ku mund të veshin rrobat e çdo personazhi që preferojnë. Që në moshë të njomë ëndërrojnë të bëhen heker të famshëm, të çajnë çdo murr, të zbërthejnë çdo parullë, të depërtojnë kudo në atë botë pa kufij, ku mund të udhëtosh i pa identifikuar dhe pa biletë.

Interneti rritet, zgjeron kufijtë, shtohen programet dhe mjetet ndërrojnë. Pas gjashtë muajsh aparati që blen nuk vlen më për programet e reja, as për modën e re të sezonit. Kur jeta shtrenjtohet, të mbash hapin me modën bëhet e vështirë, ndërkohë që rritet tundimi sa shpesh të fut në qorrsokak. Atrofizimi i muskujve shkon në favor këtij sporti virtual të lodhjes së trurit me sytë në ekranin e vogël, kështu me kohë do përjetojmë modifikime të dukshme të racës njerëzore. Dikush mund të thot se s’ka rëndësi, po punohet për AND-në, organet do prodhohen si pjesë këmbimi, ndërsa ushqimi sa vjen dhe e humbet prejardhjen nga natyra. Ndërkohë robotët po sofistikohen, punohet ti pajisin dhe me ndërgjegje dikur, që të mund ta zëvendësojnë njeriun në çdo fushë.

Pra njerëzit do prodhohen dhe mirëmbahen si makinat, ndërsa robotët do punojnë dhe drejtojnë botën. Kjo është perspektiva që s’mund ta pranoj.
Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se ky realitet që përjetojmë nuk lindi vet, njerzit e krijuan. Kuptohet jo të gjithë janë autor, vetëm një pjesë, ajo që financon për të rritur fitimet e saj. Në këtë punë s’ka skrupuj, asgjë personale, thjesht është biznes, iku koha e moralit. Kjo botë rrotullohet rreth fitimit të parasë, për këtë u duhet pushteti, të kontrollojnë gjithçka, deri sa të na zëvendësojnë me robotë të bindur, të palodhur, që punojnë pa orar, s’kërkojnë rritje rogash dhe nuk duan pension. Njerëzit sipas tyre duhet ta pranojnë qetësisht këtë të ardhme të tipit matrix, pasi dependent siç janë nuk mund ti kundërvihen forcës madhore dhe veseve të tyre, që ua shtojnë lakminë për të vegjetuar në rehatin virtual, të cilën sistemi ua servir.
Për të arritur qëllimin final, tashmë të programuar me kohë, kupola nuk ndalet për asnjë arsye. Luftrat lokale etnike apo fetare qoftë, revoltat në formë demonstratash të dhunshme, grupimet terroriste apo hakmarrja raciste, nuk i pengojnë fare. Mao Ce Duni ka thënë: “Uji po su turbullua nuk kthjellohet”, shumë llogjike dhe e thjeshtë, apo jo? Prandaj këto trazira lokale që përjetojmë, ata i konsiderojnë zhurmues të përkohshëm nganjëherë të nevojshëm, prandaj dhe i stimulojnë në forma të ndryshme. Më tepër, kanë instrumentet e tyre të shpikura që nga koha e Maltusit, kanë makiavelizmin, komunizmin, frojdizmin, fashizmin, islamizmin dhe ortodoksizmin, kanë homoseksualët, luftën e klasave, të drejtat e individit meskin antisocial dhe gjithfarë shpikjesh të tjera si revolucioni seksual etj. Kanë sportin, kinematë, televizionin, parlamentin, showbizin, që prodhojnë përditë preokupime fallco me impakt dhe audiencë maksimale në shoqëritë e konsumit banal. Të gjitha këto të marra së bashku hallakatin dhe përçajnë shoqërinë në grupime kundërshtare, të cilat konsumojnë energjinë njerëzore, duke mos lënë vend për të parë se “ku i shpie mushka drutë”. Armata e politikanëve, gazetarëve dhe moderatorve kanë rolin e amplifikimit të çikërrimave, për të mbuluar të vërtetën me një shtresë të padepërtueshme për popullin e thjesht. Mirë e thotë Kadareja në romanin “Piramida” :“…u ndërtuan për ti zënë njerëzit me punë që të mos kenë kohë dhe fuqi të mendojnë”. Varfëria gjithashtu është mjet efikas, pasi uria nuk të lë të mendosh për asgjë veç për kafshatën e ditës. Në këtë haos të organizuar botëror, kupola zbaton qetësisht planin e saj diabolik për të na përgatitur të ardhmen, duke siguruar për vete dhe pasardhësve të saj pushtetin apsolut.
Dependenca është bërë çelësi magjik i transformimit të njeriut aktiv në një konsumator pasiv të nënshtruar dhe të parrezikshëm për “progresin” drejt të ardhmes virtuale që na ofrojnë korporatat. Meqenëse dependenca është veti e trurit, ky sot është kthyer në subjekt kryesor studimi dhe eksperimentimi. Kur korporatat të fusin në dorë trurin e njerëzve, mbarojnë hallet e tyre, rruga u hapet për gjithçka përfundimisht. Mjafton një virus të vogël dhe të padukshëm për të çrregulluar softin e instaluar në tru dhe njeriu kthehet nga do, sipas qejfit si roboti i komanduar në distancë. Pra bëhet një kukull “Barby” që flet disa fjalë të incizuara në pllakën bazë apo mikroçipin e saj. Ndoshta sot akoma s’ka arritur kjo fazë, por dhe larg nuk jemi. Nganjëherë tmerrohem kur lexoj rubrikën e kurioziteteve, ku jepen nga njëherë të rejat e shkencës në këtë drejtim. Tmerrohem gjithashtu dhe nga filmat e rinj me skenarë SF, ku na paraqiten skena apokaliptike me njerëz mutant dhe “elienët” superior. Tmerohem duke menduar se ndonjë nga këta shkrimtarë mund të ketë damarin e Zhul Vernit dhe ideja e tyre të bëhet realitet. Në fakt, mesa di, këta skenaristë të Hollivudit, paguhen nga korporatat dhe po ato porosisin dhe tematikën apo idenë që duhet të mbjellin. Kështu testojnë opinionin shoqëror dhe na përgatisin për të ardhmen tonë virtuale që po na pret. Qeveritë dhe politikanët nuk kanë pjesë këtu fare, ata mbahen vetëm për momentin kur u duhet të aprovojnë ndonjë ligj që u bën lazëm, apo të firmosin ndonjë marrëveshje të leverdishme. Atyre u diktohet dhe forma si duhet ta shtrojnë, dhe gjuha që duhet përdorur, apo momenti kur duhet hedhur për diskutim. Njerëzit nuk duhet të dinë fundin se ku përfundon, atyre u serviret vetëm fillimi, apo pjesëza e shkëputur e hallkave të zinxhirit, se lidhjen e bën dikush tjetër më vonë.
Deri tani është manipuluar historia e shkuar, sot përgatitet manipulimi për historinë e së ardhmes, e cila meqë është e pashkruar ende po hidhet në letër të bardhë. Ky është kollajllëku i manipulimit të saj, pasi për një diçka të pa ndodhur akoma mund të shkruash si do, pa qenë nevoja të fshehësh dëshmitë, apo të zhdukësh njëri. Prandaj dhe na këshillojnë dhe na luten të harrojmë, sa më tepër të harrojmë, mundësisht ti harrojmë të gjitha. Skenarët besoj se janë gati tashmë dhe jemi në fazën e aplikimit, prandaj insistojnë gjithandej për reforma në shkollat e të gjitha niveleve, pasi gjeneratat e reja duhet pa tjetër të shkëputen nga realiteti nëpër të cilin kemi kaluar ne. Kupola ka frikë nga historia e vërtet, se mund të dali dikush, ndonjë studiues i pasionuar dhe fillon i lidh gjërat, kështu mund të zbulohet pa dashur fundi, objektivi i tyre që po e ruajnë “top sekret”. Të rinjtë duhet që në fillim të rriten në mjedisin virtual, të cilin kupola se ka problem ta virusojë sa herë ti nevojitet. Kështu, me politikanët makutër dhe analfabet, si dhe me një rini të virusuar, e ardhmja jonë është në duar të sigurta të korporatave “bamirëse” që mendojnë për shoqërinë.Këta i njohin fare mirë aftësitë çudibërëse të viruseve, bile dhe na e treguan dhe neve me filmin “Independence Day”, ku heroi pozitiv, një shkencëtar i ri shpëtoi botën nga sulmi i jashtëtokësorëve superiorë, duke Independence Dayu virusuar anijen kozmike “Mather”. Një virus i vogël shkatërroi botën e tyre. Sa bukur u shkoqën krejt dhe ranë gjithë ato anije kozmike gjigante dhe sa bukur foli në fund aktori  që luante rolin e presidentit të Amerikës, gati u mallëngjeva dhe unë. Kuptohet aty, shpëtimtari nuk mund të ishte veçse një përfaqësues i një populli të zgjedhur (çifuto-amerikan). Sa të pafuqishëm dhe sa të vegjë dukeshin njerëzit aty para një kërcënimi shfarosës të tillë jashtëtokësor. Rroftë virusi dhe çifuti që e zbuloi se përndryshe njerëzimi do zhdukej. Të jemi pra optimistë se e ardhmja jonë virtuale është e siguruar. Tani që e kuptova këtë u qetësova dhe unë dhe nuk do i bie më murrit me kokë.

Bukuresht, 28.01.2014

———————————————————————————————-

Makro-ekonomia dhe opozita e ngatërruar shqiptare

Makro-ekonomia është orientimi politik, i cili si subjekt diskutimi përsëritet çdo katër vjet në masmedia, ku na dalin “specialistët” për të na e shpjeguar si qëndron puna. Punë e komplikuar kjo ekonomia, shumë rryma, shumë filozofira, shumë interpretime, shpesh të kundërta dhe të orientuara sipas mideve politike të partive. Mjaft nga këta “specialistë” të origjinave të ndryshme gati na mbushin mendjen se ata posedojnë të vërtetën absolute mbi rrugën që duhet të ndjekim. Kuptohet, si rregull gjithçka çfarë është ndjekur para është e “gabuar” dhe përherë duhet filluar nga e para. Si nëntemë e preferuar është politika fiskale, e cila pas çdo periudhe zgjedhore u dashka ndryshuar. Vendin e dytë e zë tema e investimeve në infrastrukturë dhe vendin e tretë privatizimi. Pra, investimet në infrastrukturë janë kryer “gabim” – thotë opozita, dhe në privatizimet është vjedhur. Si përfundim pozita është e korruptuar, ndërsa opozita është qelibar e pastër, prandaj duhet votuar. Poshtë pozita, lart opozita. Kështu lind “rilindja” dhe pastaj fillon avazi nga e para.

Shqipëria – vend i pasur me burime natyrore, me popullsi të re në moshe, pra një nga vendet më të pasura me resurse. Këtë e dinë të gjithë. Atëherë ku është problemi? Pse kjo situatë, kjo pasuri nuk reflekton dhe në nivelin e jetesës së shqiptarëve? Mund ta shtrojmë problemin dhe ndryshe. Pse në vitet 2000 – 2005 nuk patëm të njëjtin zhvillim të ekonomisë dhe të nivelit të jetesës si dhe në periudhën 2005 – 2013? Kësaj pyetje e ka të vështirë PS-ja ti japë përgjigje, pasi s’ka kë të akuzojë për periudhën kur ishte vetë në fuqi, e tani u erdhi goja dhe na japin mënd se si duhet bërë politika makro-ekonomike. Pale, na thonë se do “Rilindim”, luajnë rolin e kritikut pa dhënë asnjë ide alternative reale. E gjithë propaganda opozitare e zgjedhjeve mbështetet në pakënaqësitë e natyrshme të popullatës, e cila me të drejtë është e lodhur nga tranzicioni i gjatë.  Po pse opozita e sotme nuk i aplikoi vetë këto marifete fiskale dhe të na e ngrinte standardin e jetesës atëherë kur ishte në fuqi? Pse nuk bëri investime, rrugë, autostrada, etj.? Pse nuk i rriti rogat, dhe pse nuk hapi vende pune? Në atë periudhë niveli i jetesës në Shqipëri ishte sa gjysma e kësaj që është sot. Pra manipulohet pakënaqësia e popullatës dhe mohohen arritjet, pa na dhënë një program ekonomik alternativ real. Ky spekulim kryhet për t’iu shmangur situatës (në fushatën e zgjedhjeve), pasi është momenti kur detyrimisht duhet të paraqesë programe të detajuara të politikës makro-ekonomike, të cilat do i aplikojë në rastin e marrjes së maxhorancës në Kuvend. Pra të na premtojë diçka të mirë, pozitive, të na japë shpresa për një jetë më të mire dhe jo vetëm hakmarrje. Me fjalë të tjera, si variant më të lehtë, mund të themi se opozita nuk ka programe, pasi varianti më negativ është atëherë kur na lindin dyshime, se ajo e ka një program të tillë, por e fsheh dhe nuk e paraqet.

Mungesa e transparencës në politikë sjell pasoja të tjera shumë më të rënda. Një arsye e parë për këtë mungesë të transparencës, mund të konsiderohet për këtë rast, se kemi të bëjmë me një program tejet antipopullor ekonomik, siç mund të jetë një program i vjedhjeve masive, një program shkatërrimi, një bllokim zhvillimi, një destrukturim makro-ekonomik i vendit për interesa të ngushta lokale. Mund të imagjinojmë ndryshime të frikshme në objektivat e perspektivës, në prioritetet ekonomike, në riorientimin e marrëdhënieve ekonomike rajonale etj. Nëse të gjitha këto përputhen vetëm me objektivat e PS-së dhe jo të gjithë popullit, do kemi rritje të konflikteve të brendshme dhe destabilizim të vendit. Po nëse të gjitha këto do përkojnë me interesat e vetëm të një individi që rastësisht drejton opozitën e spastruar, atëherë rivendosja e diktaturës bëhet e pashmangshme. Pra mbi bazën e këtij arsyetimi kam filluar të kuptoj sensin e sloganit “Rilindja”, pasi fillimisht e kisha shumë të paqartë se çfarë do rilindi. Vetëm kjo logjikë restaurimi, i jep sens dhe i bën të kuptueshme lojërat e fjalëve të Ramës, që shoqërohen me një lumë sharjesh dhe ofendimesh të stilit Barok.

Vallë mos jemi në udhëkryq tani dhe na duhet të zgjedhim prapë orientimin? Rruga liberale e zhvillimit ekonomik apo ekonomia sociale, diktatura e varfërisë së përgjithshme?! – kjo është një dilemë e pranishme në tërë diskutimet e politizuara të medias së majtë, të cilat kanë si qëllim tërheqjen e vëmendjes së publikut në fushën e teorisë, pa ndonjë rezultat konkret për ditët e sotme që po përjetojmë.

Një vëzhgues i paanshëm e konstaton menjëherë efektet pozitive të orientimit liberal në ekonominë shqiptare të tetë viteve të fundit. Rrogat u dyfishuan, investimet janë kryer në të gjitha fushat, vendet e punës janë shtuar, eksporti është rritur, shpenzimet buxhetore janë ulur, shkollat dhe spitalet janë shtuar, administrata është pakësuar dhe është  informatizuar, inflacioni është zvogëluar, kreditimi është rritur. Pra rezultatet janë të dallueshme pa hyrë në hollësira. Kush ka sy, le të shkoje ti shohë autostradat, rrugët, universitetet dhe spitalet e reja private të ngritura. Ato nuk luajnë prej vendit sot e 100 vjet këtej e tutje. Prishtina u lidh me Tiranën, po kështu dhe Elbasani u bë lagje e Tiranës. Me kësmet nesër do lidhet dhe Dibra e Madhe, e me tej Shkupi. Këto janë gjëra të tejt të rëndësishme, që as i kishim ëndërruar më parë dhe sot janë realitet i pamohueshëm.

Rumania zgjodhi rrugën e rritjes së fiskalitetit, ekonomia e saj po shembet nga dita në ditë. Çmimet rriten, rrogat ulen, kredit shtrenjtohen, vendet e punës po pakësohen. Po vdesin qytetet e vogla dhe të mesme industriale, firmat e vogla po falimentojnë përditë, nga ana tjetër po pasurohen spekulatorët dhe politikanët.  Në zgjedhjet e vitit 2012 fitoi e majta me slogane të hakmarrjes dhe pa dhënë asnjë program. Po mbushet gati një vit që kur hipi në fuqi dhe akoma nuk po shohim asnjë rrugë-dalje për ekonominë rumune. Ky shembull meriton të merret për bazë kur diskutohet, pasi është kontrasti më i mirë, ku shihen qartë efektet e zgjedhjes së gabuar, të një politike të dështuar. Rezultatet flasin vetë s’kanë nevojë për shpjegime të ndërlikuara. Miqtë e Ramës këtu janë në fuqi, janë pikërisht ata që e mbështetën politikën bllokuese të tij dhe sot Europa jua bllokoi atyre hyrjen në Shengen për korrupsion. Që ti shpëtojnë burgut po bëjnë çmos të marrin prokurorinë dhe gjykatat. Ky është rezultati i zgjedhjeve pas një viti, tema e ditës është: kush do bëhet Prokuror i Përgjithshëm? Javën e kaluar njoftuan ulje 15 % të rrogave dhe ulje 60% të investimeve.

Bukuresht, 17.03.2013

—————————————————————————————

Vetgjykimi dhe paragjykimi

Këto dy nocione kanë lidhje organike midis tyre pasi shpesh vetgjikimi bazohet në paragjykime personale që ka njëriu, i cili i jep vetes te drejtën për të gjykuar të tjerët, qoftë dhe pa patur shkallën e duhur të njohjes dhe të informimit. Ai krijon bindjen autosugjestive, se e drejta e tij, zgjedhja që ai bën, varianti që atij i pëlqen, ideja që ai mbron etj, kanë vlera absolute dhe janë të vlefshme për të gjithë. Kush ka një alternativë, ose kush e kundërshton në këto drejtime, sigurisht që është i gabuar për të. Këtu fillon llogjika e prepotencës, arogancës, që janë baza e një qëndrimi fodull apo e një politike diktatoriale, në kundërshti të plotë me sjelljen demokrate dhe civilizimin, drejt të cilit jemi drejtuar dhe pretendojmë se do arrijmë.

Meqënëse në masmedian shqiptare fusha politike është dominuese, ky fenomen është mjaft i përhapur dhe bile mund të them se është infektues dhe ngandonjëherë merr përmasa epidemike. Unë do konstatoja se vetgjykimi dhe paragjykimi tek ne shtrihet në të gjitha fushat e jetës dhe sidomos në marrdhëniet ndërnjerëzore. Kjo reflektohet qartë dhe në mënyrën tonë tradicionale të komunikimit, kur transmetojmë idetë tona dhe kërkojmë aprovim të pakundërshtueshëm nga bashkëbiseduesi jonë, pa i lënë atij hapsirë për një gjykim alternativ. Në rastet e mos miratimit, ushtrojmë presion verbal, i cili arrin deri në ofendime ose shkaktojmë konflikte të karakterit personal. Ky qëndrim presupozon imponim dhe kërkon me çdo kusht nënshtrim. Pra në shoqërinë tonë nuk ka vënd për mendime të lira, të pamvarura, nuk ka vënd për tolerancën normale midis individëve,  pasi mospërpuethshmëria e mendimeve konsiderohet shpesh si qëndrim armiqësor, prandaj as që vlersohet oponenca, pa lej pastaj të merret parasysh. Ne akoma nuk e kemi kuptuar rëndësinë e oponencës për zhvillimin tonë personal dhe të shoqërisë. E përjashtojmë atë në princip, prandaj dhe intoleranca shfaqet tek ne si në shtëpi të vet.

Shoqëria jonë e luftës, ka pamje të një tablloje dy ngjyrshe (bardh e zi), ku nuk ka vënd për spektrin e gjërë që duhet të ketë një shoqëri normale e njerëzve të lirë dhe të edukuar. Këtu kemi problemin kryesor dhe jemi në kontrast me demokracitë e vëndeve të zhvilluara, prandaj ne i kuptojmë me vështirsi të huajt, kur ata shpesh nuk na kuptojnë fare dhe çuditen me shpërthimet tona të papritura. Jemi kontradiktor me veten tonë, me atë që pretendojmë dhe atë që jemi në fakt, me atë që propagandojmë dhe atë që aplikojmë. Fasada jonë nuk përfaqson brendinë, gjë që përkthehet me përdorimin e dy gjuhësisë, e kuptueshme vetëm nga ne. Retorika politike përshkruan atë, që si duhet të jemi sipas normave të demokracisë dhe jo atë si jemi në fakt. Politikanët mundohen të paraqiten si ëngjëj të democracisë, kur në fakt janë burimi i korupsionit shtetëror dhe administrativ, janë bartësit e veseve njerzore, të cilat i shtyjnë të thyejnë në mënyrë flagrante ligjet dhe normat e aprovuara sa për sy të botës. Superficialiteti i tyre nuk fshihet dot para popullit, i cili mbart në kurriz peshën dhe pasojat e aktivitetit të tyre.

Shtroj pyetjen: pse njerëzit bëhen pasiv, ose pse preferojnë pasivitetin në vënd që të bëhen aktivist shoqëror për të dënuam këto fenmene të ”gangrenizuara” në vëndin tonë ?

Shumë njerëz i akordojnë vetes të drejtën e vetgjykimit, e cila shpesh merr karakterin e hakmarrjes. Ky fenomen fillon tek ne nga familja, e cila konceptohet si një struktur shoqërore piramidale, ku kryetari, koka e Zeusit, mban peshën e saj mbi shpatulla si Prometheu. Ne nuk mund të pajtohemi akoma me familjen, e cila funksionon si një celulë kolegjiale, ku mendimet rrihen dhe diskutohen, ku sejcili ndihet i barabart me të tjerët dhe nuk pengohet të shprehi mendimin e tij. Ku mendimi i shumicës kryeson dhe paraprin veprimet, ku toleranca dhe altruizmi edukohet që në djep. Ku paragjykimet me origjinë patriarhale të trashëguara janë mënjanuar me vetdije, duke u zëvëndësuar me sistemin e vlerave humane dhe me respektin reciprok, për të cilin flitet aq shumë por që nuk aplikohen akoma sot.

Tranzicioni presupozon një periudh transformimi, për të kaluar nga një sistem në një tjetër. Ky transformim nuk mund të ndodhi po qe se nuk fillon nga individi, pastaj familja dhe së fundi reflekton në shoqëri. Fakti është se ndodhemi akoma në fazën e parë të këtij procesi dhe nuk po bëjmë dot reformimin e individit. Këtu kemi ngecur, jemi bllokuar keq, duke ricikluar faza të ndryshme të kaluara të cilat i shpallim si novatore. Pra, në njëfarë mënyre kemi haruar të ecim para, bile nganjëherë as guxojmë të shohim para, pasi na pëlqen ta mbajm kokën mbrapa. E kaluara shpesh na duket më e bukur dhe e tashmja e shëmtuar. Hyjnizojmë të shkuarën duke mos menduar fare për perspektivën. Kjo është fatkeqsi, është dëmi më i madh që mund ti bëjmë shoqërisë tonë. Unë kështu do shihja problemin për të vlersuar aktivitetin dhe rolin e një gazete apo të një flete elektronike e cila merr përsipër përhapjen e opinionit.

Jemi në prag të zgjedhjeve në Tiranë , prandaj dhe veprimtaria e masmedias ka një rol shumë më të madh se sa në periudhat e zakonëshme, pasi influencon opinionin publik dhe në njëfarë mase ndikon në perspektivën e vëndit. Sa i papërgjegjshëm duhet të jesh si organ i masmedias, nëse, që në startin e sezonit zgjedhor i ke vetgjykuar dhe paragjykuar rezultatet. Kur në vënd që të informosh korekt opinionin publik dhe të  hapish rrugën e diskutimeve në procesin e përzgjedhjes së projektit më të mirë, shpall luftë të hapur dhe fillon gjyetinë e shtrigave si në mesjetë. Prandaj dhe debatet politike katandisen në polemika personale dhe masmedia transformohet në një depozitë të madhe,  ku bëhet inventari i fyerjeve personale, të sharjeve banale, të ofendimeve dhe shpifjeve të çdo lloi. Pra gjatë kësaj periudhe, ne nuk do kemi fatin të prezantohemi me projektet e kandidatëve, por do shohim katallogun e tyre të pasur të fyerjeve, arhivën e intrigave, dhe do bëhemi dëshimtarë të një dyluftimi të paprincipt midis dy kalorsve të ardhur nga mesjeta e Servantes-it, të cilët tashmë e kanë hapur  ekspozitën e tyre të armëve. Populli i transformuar në spektator, luan rolin e tifozit të ndërsyer, i cili mezi po pret rezultatin e ndeshjes. Shumë pragatisin planin e hakmarrjes dhe historia jonë vazhdon të rokulliset tëposhtë si një top bore, të cilin disa duan ta quajnë ortek. Bile disa kanë filluar ti shohin këto zgjedhje si rilindje.

Rilindje të kujt? – i pyes unë. Ndoshta rilindje për postet e tyre, rilindje …

Hej ç’mu kujtua kënga… E.H. e mprehu sopatën… që të therri popullin e vet.

Kështu do përjetojmë këtë periudhë në skenën butaforike të zgjedhjeve, ku gazetat apo TV-lehësit do shfaqin zellin e tyre ndaj ndërsyersave të tyre fanatik. Biletat e shtrënjta të kësaj shfaqje groteske do i paguajmë pas zgjedhjeve ne, spektatorët pasiv të dehur dhe të droguar nga helmi informacional. Kandidati kryesor – njëriu orkestër, tashmë ka filluar të provojë kornizat me rradhë në ja nxëjnë kokën.

Bukuresht, 09.02.2013

http://www.kosovarimedia.com/index.php/opinione/15627-vetgjykimi-dhe-paragjykimi.html

—————————————————————–

Kutia e zezë

Ajo që më tërheq, ose më mirë të them, ajo që më ka mbajtur kërshërinë të pashuar, ka qenë dhe është enigma. E panjohura që ndjell, hapësira e pa parë ndonjëherë, por e imagjinuar dikur, e cila nuk ka formë, është pa ngjyrë, e errët, gri, është e paprekshme, e pazëshme. Është ajo që kërkohej përherë, në të gjitha kohërat, nga të gjithë ata që pretendonin. E paarritshmja e padukshme, për të cilën flasin shpesh poetët, duke e krahasuar me natyrën, me botën, me hapësirën kozmike. Nuk është një vend gjeometrik (po ta shprehim në gjuhën matematike), por ndodhet diku në enigmatiken pafundësi. E pra, duke kërkuar enigmën në botën time imagjinare, vura re se jeta kaloi pranë meje pa zë dhe cikli im do përfundojë dikur, diku, kur ajo do vazhdojë të ndjelli të tjerë tipa kureshtarë si unë, të cilët akoma se kanë kuptuar thelbin, pasi sapo kanë hyrë në rrethin vicioz.

Kutia e zezë, e mbyllur, që s’ka kapak dhe nuk dihet se çka brenda, pasi nuk është transparente, gjithmonë na tërheq vëmendjen. Shohim përmasat e saj nga jashtë (nëse kemi para syve një kuti), për të vlerësuar sendet që mund ti nxijë ajo dhe harrojmë të shtojmë aty objektet pa përmasa, ose thjesht jo sendet, që për ne janë reale, ekzistojnë,  ku futet dhe memoria, ndoshta dhe ëndrrat.

Vallë paketohen, stivosen, depozitohen dot kujtimet, mendimet, idetë?

Unë them po. Nëpër libra, kur ato shkruhen. Megjithatë duhet ta pranojmë realitetin, se sa do që besojmë se i përshkruajmë me një shkallë të lartë përafruese, duke u munduar t’u japim formën sa më saktë, përherë mbetet diçka jashtë e paprekur, e harruar apo e pakuptuar, diçka e fshehur, të cilën ne e ndjejmë, por nuk dimë ta shprehim, pasi na mungon fjala e përshtatshme ose nuk gjejmë dot frazën e duhur, kështu që enigma përzihet, fshihet, pas fjalëve sqaruese, të cilat nganjëherë na largojnë, duke na hedhur diku matanë, diku larg realitetit, të vërtetës.

Në fakt, kutia e zezë është më tepër një simbol, simbol i së panjohurës, ku hyjmë dhe ne të gjithë, është ajo që ne nganjëherë e konsiderojmë se është vetë jeta, nganjëherë quajmë ashtu dhe ato gjëra që ndodhen përtej saj, diku, ku ne nuk dimë ta shprehim, në hapësirën tonë  imagjinare. E panjohura është joshëse, e frikshme, tërheqëse, një subjekt kërkimi, i cili mbetet pa emër konkret. Tundimi ndaj saj, ka qenë dhe mbetet motiv, i cili hap rrugët e reja, duke ushqyer shpresat e parealizuara dhe ndonjëherë i jep kuptim jetës tonë të pashpresë.

Po ta nisja jetën nga e para, do isha bërë me siguri arkeolog ose futurolog, pasi kështu jeta ime do kishte më shumë kuptim. Do e gjëmoja enigmën në vendin ku lindi, në zanafillën, embrionin e saj. Është vonë tani të mendoj për këtë, prandaj dhe shkruaj, me shpresën se dikush tjetër nuk do përsërisë gabimin tim. Me shpresën se do ketë të rinj kureshtarë të cilët para se të hipin shkallët e jetës do i kushtojnë më tepër vëmendje zëmrës dhe ëndrrave të tyre.

Politikanët kanë frikë nga kutia e zezë, prandaj dhe luftojnë të dëshpëruar të marrin monopolin e zbulimeve, që as vet nuk i kuptojnë dhe nuk e dinë përse u duhen. Për mua, ata nuk përbëjnë kurrfarë enigme, janë shabllone, kukulla të prodhuara në seri, të cilat janë programuar dikur që në periudhën e lashtë dhe nuk janë në gjendje të ndryshojnë as formën e tyre. Janë aq të parashikueshëm sa më ndjellin mërzi dhe trishtim. Do doja tu shtoja diçka, por më duket e kotë, nuk mund të konkurroj me Makiavelin dhe nuk e kam atë talent.

Krejt tjetër gjë do thosha për artistët, për ata që gërmojnë thellë në subkonshtjentin e tyre, për të na treguar kthinat e errëta të labirintit pa fund. Ata po, ata personifikojnë enigmën time, ata meritojnë kohën time, ata gjejnë fjalën e pashkruar për të zgjuar mendjen time të fjetur. Ata janë si ato yjet që ndriçojnë natën qiellin dhe ekzistojnë për të plotësuar pjesën e padukshme të jetës sonë mbi tokë.

Bukuresht, 18.01.2013

—————————————————————————–
Propaganda e ideve që çon drejt intolerancës shoqërore
Gazetaria, literatura, arti dhe kultura, janë fushat e veprimit të ideve, të cilat burojnë nga bindjet personale, edukata, trashëgimia, orientimi politik, besimi fetar, principet morale etj. Zakonisht kur hyjmë në zonën e ideve, presupozojmë se është atributi i intelektualëve të debatojnë dhe të vendosin regullat e lojës për të përcaktuar hierarkinë e tyre në konceptimin e sistemit shoqëror, drejt të cilit jemi orientuar. Shpesh ka ndodhur që transformimet e mëdha shoqërore janë paraprirë nga fushata idesh përmbysëse. Kështu ndodhi në revolucionin francez dhe më vonë në revolucionin e tetorit. Pra, kur përmendim Babëf, Robespier apo Marat, Marks dhe Engels etj. mëndja na shkon në konvulsionet e mëdha shoqërore, në nivel kontinental dhe botëror, të shoqëruara me viktima të shumta, të miliona njerëzve të thjesht, që as e dinin për ekzistencën e atyre ideve përmbysëse, mbi bazën e të cilave lindën sistemet e reja shoqërore të shoqëruara nga dhimbjet e mëdha.
Nuk besoj se fshatari apo qytetari i thjesht francez të dinte se çfarë ishte sistemi demokratik borgjez. Këtë e kërkonin borgjezët, tregtarët dhe industrialistët për të marr fuqinë politike nga aristokracia e varfëruar e asaj kohe, por parullat e lëshuara nga ideologët e tyre, si: ”liberte, fraternite, egalite” bini mirë në veshin e fukarenjve, të cilët i besuan dhe për pak kohë dhe ëndërruan, dhe gjaku rrodhi lumë. Këtu qëndron dhe esenca e manipulimit, pasi klasa borgjeze e asaj kohe i kërkoi lirin, barazinë dhe pushtetin për veten e saj dhe jo për fukarenjtë, gjë që doli sheshit më vonë.
Po kështu dhe me idetë komuniste të internacionalizmit proletar, të barazisë në shpërndarjen të mirave materiale, në luftën kundër shfrytëzimit për të vendosur ”demokracinë” e formës më radikale të diktaturës së proletariatit. Mashtrimi këtu ishte më i sofistikuar prandaj dhe zgjati për më shumë kohë, bile ka akoma njerëz që i besojnë parullave të tilla. Një diktaturë nuk mund të jetë kurrë demokraci, pasi janë dy koncepte të kundërta. Sistemi i përfaqësimit të shtresave popullore nga parti politike lindi dhe vazhdon të mbijetoj në saj të përdorimit të gjuhës së dyfishtë. Në shqip kjo përkthehet kështu: tjetër thua dhe tjetër bën.  Ky sistem që u dha fuqinë grupimeve të interesave të një grusht njerëzish që formuan parti politike, u dha mundësinë atyre  të marrin pushtetin në mënyrë të dhunshme në emër të popullit dhe në të njëjtën kohë të flasin për ideale inekzistente, e të marrin përsipër gjoja rolin e mbrojtësit të popullit apo të interesave të tij, kur në të vërtet objektivat ishin krejt të kundërta. U krijua sistemi parti-shtet. Partia pushtet pretendonte se mbronte popullin… nga kush? Nga shfrytëzuesit që ishin eliminuar fizikisht me kohë qysh në fillim? Pra në Shqipërinë e Enverit nga kush shfrytëzohej populli? Kush jua morri tokat fshatarëve? Kush jua kolektivizoi bagëtitë? Kush jua uli nivelin e jetesës deri në pragun e ekzistencës? Pra nga kush na mbronte Partia?
Sot jemi të çoroditur. Ca vazhdojnë me avazin e vjetër, nuk u ka dal akoma drogimi enverist nga mëndja, pasi ishin mësuar me pak dhe pa punuar shumë, pasi ishin mësuar të rripnin fshatarin e shkret që rropatej gjithë ditën dhe s’ngopte dot kalamajtë me misër. Ca të tjerë, më të shkathët e kuptuan më shpejt mekanizmin e parasë, gjetën dhe rrugët si ti fitonin. Këta as që e lodhin kokën me idetë apo ideologjitë, i duan parat e thata në dorë, të cilat i shtrëngojnë fort në grusht, që mos u rrëshqasë asnjë kacidhe. Në mendjen e tyre, ata duan ”perëndimin e largët” ku çdo gjë zgjidhej me kobure. Si tja bëjnë shtetit tani, keq puna, haj ta marrim dhe atë me dhunë – thonë ata (Rama me shokë). Ca të tjerë më me shkollë, fitojnë duke shitur idetë, formulojnë ligje, skema hipjesh në fuqi, aleanca, protokolle, zgjojnë shejtanin kur u duhet, krijojnë grupime interesash, ku kufiri midis politikës dhe interesit personal nuk egziston. Që puna të shkojë deri në fund, paguajnë dhe shkrimtarë apo gazetarë, që të diskutojnë për demokracinë. Kështu kriza ka hyrë në fazën e saj të pjekurisë.
Populli i varfër me politikanë të pasur – s’ka si bëhet më keq, se ka të gjatë kjo situat. Fukarai punon pa hile gjithë ditën, e politikani e gënjen tërë ditën – deri kurrë do vazhdoj kështu? Kriza e besimit – kush i beson më politikanët dhe premtimet e tyre? – askush. Po si t’ia bëjmë, kë të zgjedhim? Kur të hyn krimbi i dyshimit si beson as vetes tënde më. Këtu ata ”të shkathëtit”, ditën shumë bukur të manovronin. Haj ti akuzojmë të gjithë, që mos dali askush i pastër. Ta pranojmë të gjithë këtë situatë ashtu siç është, pasi nuk ka variant tjetër, të bëhemi ortak të gjithë, por pushtetin dhe parat ti mbajnë ata – marifetçinjtë. Pra sipas tyre të gjithë jemi fajtor dhe s’kemi të drejtë hapim gojë. Agresioni ideologjik shfaqet me të gjitha variantet e mundshme. Merreni me mënd, kur një intelektual e ka të vështirë të ndaj shapin nga sheqeri dhe nganjëherë bie në kurthin e propagandës, si mund ta bëj këtë njeriu i thjesht, i cili as që e kupton gjuhën e tyre të  ngatërruar, të mbushur me neologjizma.
Gjarpri nuk e nxjerr kokën kollaj, fshihet poshtë gurit, por kur gjen rastin kafshon duke injektuar helmin e tij vdekjeprurës. Kështu hapen debate lidhur me fetë, hedhin ide se: i çfarë feje duhet me qenë shqiptari? Disa japin rekomandime, të tjerë manipulojnë me historinë, dhe ka dhe nga ata që fyejnë me zhargonin më të ulët të mundshëm. Këta qëllimisht fshijnë identitetin tonë kombëtar për të na përcaktuar mbi bazë fetare. Ekzakt siç bëjnë shovinistët serb dhe grek. Kur lexoj shkrime të tilla, më vjen era e qelbur e  patriarkanës së Athinës dhe Beogradit. Po pse fenë kemi ne problem tani, apo pretendimet territoriale të fqinjëve tanë? Këta duan të na hedhin hi syve, që ta harrojmë fukarallëkun, korrupsionin politik, tradhtinë, rrugën e Bashkimit Kombëtar dhe të merremi me polemikat e tyre fetare, se ashtu u vjen mbarë faqezinjve.
Agresiviteti i propagandës për të imponuar idetë  konflikt-krijuese, çon drejt intolerancës shoqërore, çon në përçarje – ky është dhe qëllimi i tyre i pashpallur, të cilin e ndjekin prej kaq kohe me një egërsi të paparë. Kështu na hedhin tullumbace që të diskutojmë për Skënderbeun apo Nënë Terezën dhe jo për konfliktin real sërbo-shqiptar, jo për papunësinë dhe privatizimet në Kosovë, jo për greqizmin e jugut në Shqipëri…Na japin ultimatume fallco, se pa ndërruar fenë nuk hyjmë në Europë – kush e thotë këtë? Aty po i rreh Europës se çfarë feje kanë shqiptarët. Europa ka interesat e veta strategjike dhe ekonomike, prandaj mundohet të gjej mënyrën si të na fusë në komunitet. Problemi i Europës është se politikanët tanë nuk bëhen bashkë të ulen në një tavolinë, por nuk e di ajo, se stan me lepuj nuk bëhet. Ky është shqetësimi i saj dhe jo feja. Plus që, çfarë mbetet jashtë Europës e mbledh rusi në stanin e tij. A nuk i kërcënuan serbët se do shkojnë nga rusi po nuk e ndanë Kosovën. Pra as e bëhet fjalë për fe këtu, por thjesht për interesa të fuqive të mëdha.
Fukarallëk- maskarallëk, thoshte halla ime ndjesë pastë. Unë i kuptoj ca që lehin me pahir për dy koqe groshi. Por u kujtoj fjalët e moçme shqiptare – se ma mirë me vdek me nder se sa me rrojt me turp. Unë do doja tu thosha dy fjalë: Ktheni rrugë sa nuk është vonë, mos u gënjeni me bukën e shkaut që ua hedh si qenit, mos e nxini fytyrën në këtë hall, se rrënjët tona nuk kalben dot kollaj dhe gjaku ujë nuk bëhet.
Bukuresht, 14.08.2012

—————————————————————

Në fe mos më prek…

Kur isha i vogël dhe feja akoma nuk ishte ndaluar në Shqipëri, shkoja shpesh me shokët pranë ndonjë xhamie apo kishe, nga kurioziteti që kishim, për të parë se çfarë ndodhte atje, pasi mblidheshin mjaft njerëz dhe shumica ishin të moshuar. Kuptohet se nuk ishim aspak në gjëndje të kuptonim bazën ideore të feve, nuk kishim as edukatën fetare që të besonim diçka, se ashtu na thoshte mësuesi apo dikush tjetër. Me një fjalë, me që influenca fetare ishte minimale dhe e pa organizuar në ato kohë, brezi im, mund të them se u rritëm me frymën ateiste të asaj kohe. Për ne fetë përbënin më tepër një kuriozitet fëminor, i cili asnjëherë nuk na shtyri më tej, ti afrohemi ndonjerës prej dogmave fetare. Më vonë, pas ndalimit të fesë, kjo përbënte një rrezik të madh, pasi ndëshkohej dhe me vite të gjata burgu. Prandaj, për ne ky kapitull u mbyll me kaq.

Më vonë, pasi hyra në jetën reale, pas fakultetit, arrita të gjeja pak materiale, kuptohet botime të vjetra, të trashëguara dhe të fshehura nëpër biblioteka private të ndonjë familje me tradita. Lexova pjesërisht dhjatën e re, dhe diçka nga kurani. Me thënë të drejtën nuk më tërhoqën kushedi çfarë. Mu dukën tekste të ngurta, ndonjëherë dhe pa ndonjë sens, për kohën e sotme. Gjuha e parabolave, kuptime të pa qarta dhe jo të përcaktuara, forma imperative që të diktonte se çfarë ishte e mirë dhe çfarë jo, çfarë duhej të bëje dhe çfarë jo, kë duhej të doje dhe kë jo, më dukej si e dalë boje dhe e papërshtaëshme për situatën tonë kur nga mëngjesi e deri në darkë propaganda e partise të njëjtën gjë bënte. Njëriut të shkolluar, me aftësi qoftë dhe mesatare për të kutuar dhe për të arsyetuar nuk kishte nevoj për texte të tilla deklarative, me qëllim manipulimi në masë. Shumë gjëra që shkruhej në librat e fesë  i kisha të njohura nga edukata ime familjare, pra nuk më dukeshin gjëra të reja.

Pas viteve 90, njerëzit ishin të stimuluar të bënin pikërisht atë që u ishte ndaluar në kohën e diktaturës, prandaj gjëja e parë që i tentonte ishte feja. U rihapën kishat dhe xhamiat, kuptohet ato që kishin mundur ti shpëtonin shkatërimit të plot. Vetëm se kishte një problem, nuk dinin çfarë duhej të bënin, s’kishin priftërinj apo hoxhë të shkolluar, nuk kishin literaturën fetare të nevojshme, as strukturat e nevojshme të një sistemi të edukimit dhe propagandimit fetar. Të gjitha këto gradualisht iu ofruan nga jashtë. Të parët që u hodhën në aksion direkt ishte Patriarhia greke, pastaj Vatikani dhe në fund Turku. Gjithsejcili në dukje ofronte ndihmë pa interes, ”të prekur thellë” nga situata në Shqipëri. Këta hodhën fonde të rëndësishme ne objektet e kultit, por dhe në dhënie bursash dhe ngritjen e arsimit fetar në vëndin tonë. Më tej, filluan të ushtrojn presion ndaj qeverisë së Tiranës për të vendosur ligje të favorshme njërit apo tjetrit komunitet fetar, që të jepte lehtësi administrative lokale dhe qëndrore kulteve. Të gjitha këto, rikrijuan  dhe rigrupuan pjesërisht simpatizantët dhe besimtarët e tyre të humbur dikur. Sido qoft, influenca e tyre u shtua mjaft dhe kjo u rriti vlerën në sytë e partive politike që luftonin për mbledhjen e votave gjatë zgjedhjeve.

Sot, pasi shumë vite kaluan, gjërat rrodhën si rrodhën, gjejmë kisha greke në fshatra me popullsi muslimane, gjejmë xhamia të ngritura me vënd dhe pa vënd. Dëgjohet altoparlanti i mezinit në vënde publike, që irriton qytetarët e fesë krishtere, pasi e konsiderojnë si një propagandë dhe agresion fetar dhe në rastin më të thjesht si një ndotje fonike të palejueshme. U shtuan në ambjentet e qyteteve tona figura me pamje të çuditëshme të Vehabistëve që nuk ishin aspak familjare në Shqipëri. U ngritën manastire të shumta dhe jo rrallë mund të takosh në mes të rrugës me grupe murgjish apo murgeshash, të veshur me uniformat e tyre përsëri jo aq familjare me ambjentin tonë ish ateist të shpallur. Ndihet se po afron sezoni i luftës për teritore midis feve tradicionale. Mjetet e propagandës kanë filluar të bëhen më agresive. Interneti u kthye në një fushë betej, ku individ të indoktrinuar apo të fshehur mbas anonimatit, godasin me të gjitha mjetet dhe në të gjitha drejtimet. Shtroj pyetjen përse na duhen të gjitha këto? Kujt i shërbejnë dhe kush fshihet pas tyre?

Për të kompletuar kulturën time, pas largimit tim nga Shqipëria, fillova të lexoj mjaft literaturë mbi teologjinë dhe historinë e feve në botë. Literatur kjo që gjëndet me bollëk në Rumani. Shpesh kam hyrë në diskutime filozofike me ithtarë të feve të ndryshme, pa i fyer, pa i kundërshtuar, dhe pa i prekur në besimin e tyre. Vajta deri në Stamboll për të parë dansin e dervishve. Studiova dhe pak mbi psikollogjinë, mbi shkencën e komunikimit, të organizimit ideollogjik, si dhe për fe të tjera që ishin të reja për mua si Taoizmi apo Hinduizmi. Bindja ime nuk ka ndryshuar shumë, por bagazhi kulturor po. Respekti ndaj njëriut dhe besimit të tij e konsideroj si një normë të njëriut të civilizuar modern. Duke patur experiencën e experimentit komunist të kryer në vëndin tonë, ku extremizmi, dhuna, intoleranca zunë të gjitha aspektet e jetës së njëriut duke e shpërfytëruar dhe transformuar popullin shqiptar në një masë amorfe të bindur dhe të gjynjëzuar pa personalitet, nuk mund të pranoj sot ato forma të propagandës primitive dhe kaq agresive siç ndodh në mjaft gazeta elektronike, të cilat publikojnë shkrime që nxisin armiqësinë dhe konfliktin e hapur midis shqiptarëve.

Kam pasur rast për të dëgjuar emisione televizive ku transmetoheshin direkt debate midis personaliteteve në fushën e teollogjisë të feve të ndryshme. Më kanë pëlqyer jashtzakonisht një rast. Sejcili prej bashkbiseduesave  reflektone kulturë, respect, dhe civilizim në mënyreën si prezantonin idetë e tij dhe argumentat që përdorte. Kishe qejf të dëgjoje  dhe të mësoje nga njerëz më atë bagazh aq të madh njohurish. Ishte e çuditëshme, gjë që më befasoi, kur një teollog i krishter filloi të shpjegonte Kuranin, ndërsa teollogu musliman zbërthente filozofin e biblës. Armiqsia nuk kishte vënd ku të rrinte midis tyre dhe aq më pak aroganca apo ofendimi. Këto fenomene janë huaja për fetarët e vërtet. Ajo që më bëri përshtypje ishte toleranca e tyre, gjë më kujtonte prelatët shqiptarë të rilindjes të cilët u mblodhën së bashku për të shpëtuar atdheun nga robëria. Ne kemi shëmbujt më të mirë tek rilindasit tanë, si në drejtim të besimit fetar ashtu dhe në drejtim të patriotizmit apo të tolerancës. Ata i bashkonte atdhedashuria. Ata i vunë gjoksin armikut dhe propagandës së tij përçarëse duke mobilizuar popullin shqiptar për shpëtimin e vëndit. Kemi historinë e Lidhjes së Prizrenit, të Kongresit të Manastirit, të luftës së Shkodrës apo të Vlorës, ku shqiptarët nuk panë fe dhe krahina, por u hodhën në luft së bashku. Kemi shëmbullin më të freskët të luftës për pamvarsinë e Kosovës në 1999, shëmbullin e Ibrahim Rugovës dhe mjaft intelektualve patriot kosovar.

Një diçka desha të theksoja në këtë pikë, pasi e kam hasur si ide të cilën unë e konsideroj komplet fallse. Disa propagandojnë që shqiptarët duhet të kthehen të gjithë në fenë krishtere, se vetem keshtu do na pranoj Europa. Me këtë rast evokojnë se feja e parë shqiptare ka qënë ajo krishtere dhe se feja muslimane u imponua nga pushtuesit Osman. Unë nuk besoj në këtë teori të sajuar. Shqipëria nuk ka nevoj të ndryshoj strukturën fetare se as ja ka kërkuar njëri këtë. Europa na kërkon të luftojmë korupsionin, të respektojmë ligjet dhe të zhvillojmë reformat për demokratizimin e vëndit. Historia është histori dhe nuk ka pse të lidhet kjo me situatën e sotme. Feja e parë e shqiptarëve ka qënë paganizmi dhe jo krishterimi. Ne edhe sot betohemi për tokën, për gurin dhe zjarrin, për qiellin, për ujin që pimë dhe për bukën që hamë. Nga ana tjetër besimi është një gjë personale e sejcilit prej nesh. Askush nuk mund të ndërhyj dhe të na imponoj se në çfarë të besojmë dhe në çfarë jo. Jo feja që besojmë na përcakton si shqiptar, sejcili është i lirë të besoj atë fe që i duket më e përshtatëshme, ndërsa përkatësia kombësis shqiptare lind që me daljen në jet, trashëgohet. Kush nuk e do, lej ta mohoj, mund të mohoj vëndin, familjen bile dhe veten e vet, nëse ashtu i duket e drejtë, kjo është çështje e tij personale, por të na lej rehat dhe të mos na bëj propagand dhe neve. Nëse dikush nuk më respekton mua dhe bindjet e mija, të mos presi të respektohet prej meje, se nuk e merriton një gjë të till. Unë besoj në fenë time, prandaj kujdo që do kërkoj të më manipuloj apo të më influencoj do i tregoj rrugën dhe do ti them cop:

Në fe mos më prek…gjej tjetër kënd, kë të gënjesh!

Propaganduesit e intolerancës nuk janë aspak fetarë, janë shërbëtor të paguar nga forca shovine të cilat bëjnë çmos të shkatërojnë unitetin shqiptar dhe të pengojnë bashkimin. Intolerancës, extremizmit, propagandës përçarëse antishqiptare, qofshin fetare, krahinore apo etnike dhe të çdo natyre qofshin këto duhet tu tregojmë vëndin e tyre dhe ti demaskojmë pasi na dëmtojnë shumë. Ne nuk kemi asnjë arsye të luftojmë me njëri tjetrin, përkundrazi kemi plot arsye të bashkohemi për çështjen tonë kombëtare, për BASHKIMIN KOMBËTAR.

Bukuresht,05.08.2012

http://www.kosovarimedia.com/index.php/opinione/11559-ne-fe-mos-me-prek.html

——————————————————————————–

Një variant i ri i politikës greke

                Duke lexuar shkrimin e Arben Llallës - Neo nazistët grek të “Agimit të Artë” i quanin dikur shqiptarët vëllezër dhe sllavët armiq [i], më erdhën njëkohësisht disa ide që më futën thellë në mendime. Për çfarë bëhej fjalë në të: një parti neonaziste në Greqi paska fituar 21 vende në parlament. Deri këtu nuk habitem, pasi në situatën e krizës greke ishte e parashikueshme një gjë e tillë. Ajo që më trishtoi është se kjo parti që na ka dalë në shesh,  është e njohur si parti neofashiste, dhe përdor simbolet shqiptare , na ”mbron” një të vërtet historike të mohuar nga qarqet politike greke, qënka ”proshqiptare” në mënyrën e vet.  Ata propagandojnë se- Grekët dhe Shqiptarët, janë një popull, një racë, një atdhe.. Mirë kjo, më në fund e vërteta po pohohet nga vetë grekërit, po pse kjo e vërtet e mohuar duhet të lidhej me neofashizmin, me përshëndetjen alla romana (Ave Cezar, Hail Hitler), kur ne shqiptarët përshëndesim me dorën e djatht në zëmër dhe e gjith kjo komedi politike, ndodh pikërisht në Greqin e shekullit 21, në vëndin ku u masakruan dhe u dëbuan shqiptarët e pagreqizuar, në vëndin ku çamët mohohen dhe nuk lejohen, ndalohen në kufi.
Si u kujtuan grekët se kanë origjinën shqiptare? Si hoqën dorë nga kryqi bizantin dhe ngritën shqiponjën me dy krerë?
Kjo është çudia ime e dytë për këtë vit, pasi e para ishte mbasi morra vesh se dhe sërbët (Akademia sërbe), kohët e fundit janë deklaruar me origjinë ilire. Po jetojmë kohë të ngatëruara, grekrit dhe sërbët po na dalin shqiptarë, kurse shqiptarët për pak po na bëhen ”europianista”, ndërsa ata të të tjerët po na dalin vehabista, islamista që duan Babën (turkun).
Çamët dhe shqiptarët në Greqi, u konsideruan si bashkpuntorët e gjermanëve gjatë luftës së dytë botërore, prandaj dhe ju morrën pronat, u zbuan, u masakruan, paçka se Zerva ishte ai që kishte marrveshje me ushtrinë gjermane. Për këto pretekste shteti grek mban akoma dhe ligjin e luftës me Shqipërinë, vallaha kjo na e paska sulmuar Greqinë. Në tekstet e shkollave greke mësohet se shqiptarët paskan pushtuar Vorio-Epirin dhe tani na dilka se qënkan vetë shqiptarë. Ku do çojnë tani gjithë atë demagogji 150 vjeçare antishqiptare?
Kam frikë se grekët pasi shkombëtarizuan shqiptarët, u ndruan gjuhën, u vodhën folklorin, historinë, tani duan të na marrin dhe ato pak gjëra që na kanë mbetur, si për shëmbull flamurin. Nuk qënka e rastit që Kosovës iu dha një flamur me yje, nesër kur të fusin dhe Shqipërinë në BE do i thonë ta ndrojë dhe ajo flamurin dhe emrin se këto na i paska zënë Greqia përpara. A nuk po e bllokojnë Maqedoninë për punë emri? Greqia duke qënë se u ngrit si shtet mbi tokat shqiptare dhe formoi popullin e vet duke zhbërë shqiptarët, në çdo moment mund të kujtohet dhe të thotë se Shqipëria e vërtet ndodhet në Greqi, prandaj nuk mund të kemi shtet tjetër shqiptar në Europë. Ky është një supozim i imi, ndoshta dhe nuk ndodh kështu, të shohim!
Ajo që më duket më e rrezikëshme është se kjo propagandë po del në emër të një partie neofashiste. Në mënyrë të pandërgjegjëshme do ketë njerëz  në Greqi që do lidhin të qënurit shqiptar i Greqisë me fashistët, pra shqiptarët janë fashista. A nuk e kanë përdorur këtë absurditet dhe më parë? Më duket se po formulohet një strategji e re, një demagogji e re kundra shqiptarëve. Po pregatitet një opinion i ri kundra shqiptarëve, për tu shkarkuar barën e krizës së tyre dhe për të nisur një fushat të re antishqiptare nëpër Europë . Mos duan ti thonë botës se helenët janë ”qingja” të urtë, por  ja që kanë dhe ca shqiptarë fashista në Greqi, të cilët po u hapin probleme Europës. Pra kanë gjetur thëmrën e Akilit, çelsin e problemit, shkakun e krizës, justifikimin e ardhshëm për çfarëdo që do ndodhi në Greqinë  e ish PB (Problemi i Ballkanit) , që tani është kthyer në PE (Problemi i Europës). Pra jo grekërit kanë shpërdoruar fondet europiane, jo grekërit kanë futur Europën në situat delikate pa rrugëdalje, por janë shqiptarët e greqisë, arvanitasit, fashistët, ata janë fajtorët. Ata jo vetëm që kanë shkaktuar krizën, por dhe nuk pranojnë masat shtrënguese që po u imponon Europa. Kështu, dy partitë e mëdha greke, Pasoku dhe Demokracia e Re,  nuk i gjetën zgjidhje krizës, atëhere hapën dyert e parlamentit për këtë parti fashisto-shqiptare, që nesër të kenë kujt tja hedhë fajin dhe vetë të dalin faqebardhë, progrek dhe proeuropian. Lojë e fortë kjo, politikë jo shaka, me perspektivë!
Një hamëndje tjetër më thotë se këta luajnë në dy drejtime. Po qe se kjo parti shqiptaro-fashiste zë rrënjë dhe përhapet shumë, merr shumicën e votave (po qe se kriza thellohet më tej ) dhe Greqia do përjashtohet nga  Shengeni me siguri, atëhere këta po krijojnë kushtet, po pregatiten për të rritur pretendimet e tyre teritoriale në drejtim të Shqipërisë. Ndoshta puna e Vorio-Epirit është vetëm hapi i parë për pushtimin e plotë të Shqipërisë. Grekët fillimisht do përvehtësojnë kauzën tonë kombëtare të bashkimit të trojeve shqiptare, që më vonë në emër të saj rrisin teritoret e Greqisë. Me klasën politike që kemi, asgjë nuk do më çudiste. Po u hodhën ca kacidhe çdo gjë bëhet e mundur. Kjo parti ka kohë që propagandon teorinë e saj, por askush nga klasa politike shqiptare nuk ka protestuar dhe askush nuk është marrë seriozisht me këtë punë, për të demaskuar lidhjen midis shqiptarëve dhe neofashizmit grek. Sot kjo parti hyri zyrtarisht, legalisht në parlamentin grek, nesër do hyjë në atë shqiptar. Asnjë gazet shqiptare nuk e komentoi këtë fakt, censura shqiptare veproi me efikasitet. Asnjë parti politike apo organizat shoqërore nuk u preokupua dhe nuk u shqetësua nga ky fakt, nga ky fenomen i ri në arenën politike të shtetit fqinj, me të cilin ndodhet akoma në gjëndje lufte.
I gabuar qofsha unë, por nuk më duket aspak shënjë e mirë, dalja e këtij lojtari të ri në skenën politike greke, i cili mbart gjithfarëlloj ngarkesash ultranacionaliste destabilizuese për krejt rajonin e Ballkanit.
 
Bukuresht, 13.05.2012

——————————————————-

Problemet e sistemit kthehen në revoltë

Kuptohet se në gjykimin e partive të ndryshme politike duhet të dallojmë ato që janë politike të sinqerta nga ato që pretendojnë apo deklarohen politike.(…) partitë tek ne, nuk janë parti me principe, por të interesave personale (…), të cilat, duke ruajtur vetëm lëvozhgën e ligjeve dhe aparencën boshe, shkelin premtimet që i bëjnë kombit në prag të zgjedhjeve, duke bërë pikërisht të kundërtën e asaj që i kanë premtuar zgjedhësave të tyre dhe megjithatë deklarohen si përfaqsues të vullnetit të sinqert dhe legal të vëndit. (…) Organizimi i tyre nuk do të thotë gjë tjetër veҫ një disiplinë qore e një shoqërie shfrytzuese nga shefa të përbashkët bandash. (…) Arsyeja e këtij organizimi strikt, është interesi i parave dhe jo bashkësia e ideve, organizimi i tyre është i njëjtë me atë të Mafias  dhe Kamorës së shquar, që mban erë burgu.

Fragmente nga artikujt politik të botuara në gazetën ”Timpul” (Koha)

nga Mihail Eminescu

 

 Lindur me emrin Mihail Eminovici në 15 Janar 1850 në Botoshan, vdiq në Bukuresht më 15 Qershor 1889. Poet, prozator dhe gazetar i shquar rumun. Njëfarë Migjeni i Rumanisë. Disa thonë se e vranë për arsye të ideve të tij. Artikujt e tij në atë periudhë ishin shumë kritike ndaj klasës politike të vëndit. Sot njihet si poeti më i madh i vëndit për të gjitha kohërat. Gjithashtu biografët thonë se gjatë periudhës së studimeve në Vjenë mësoi dhe gjuhën shqipe dhe deklarohej mik dhe simpatizant i popullit shqiptar.

Në Rumani popullata është shumë e revoltuar dhe ka gjashtë ditë që ka dalë rrugë dhe proteston paqësisht. Para tre ditësh pati dhunë dhe incidente me policinë në sheshin Uniri të Bukureshtit. Pati të dëmtuar dhe të plagosur. Pamë skena ku riheshin të arestuarit në rrugë pasi u vinin prangat, ose pasi i hypnin në furgonin e policisë i shtronin në dru. Shumë u gjobitën për arsyen se kishin protestuar ose jo, por dhe thjesht se kishin guxuar të kalojnë në zonën e protestës dhe u bënë kurioz të shihnin se ҫfarë po ndodhte, ishte e mjaftueshme që policat e zellshëm tja zbusnin kurizin. Po kështu pamë shefa të policis të veshur civil të drejtonin direkt aksionet e xhandarëve dhe ti tregonin se ku duhej të qëllonin.

Thanë se protesuesit ”violent” , ata që u përballën me policinë, ishin tifozat e futbollit që përfitonin nga situata për të kryer vandalizma. Në fakt, më vonë doli se nuk ishin tifoza por të rinj të panjohur. Gojët e liga thanë se në fakt ishin xhandarë të veshur civila ose punonjës të organeve të sigurimit të cilët patën detyrën të krijonin imazhin e një lëvizje vandale. Pra ishte një provokim për të denigruar protestën e qytetarëve të revoltuar. Qeveritarë të ndryshëm i quajtën ”Golan” dmth kokëbosha, ”ciumpalci” – një lloj fyerje që nuk gjëndet në fjalor por nënkupton njëriun hiҫmosgjë, hubameno, torollak (në dialekt), ”vierme” dmth krimba. Më vonë kur gazetarët i kërkuan shpjegime Zotit Bakonski, ministri i jashtëm i Rumanisë, për shprehjen fyese që përdori në drejtim të protestuesave, filloi të justifikohej duke belbëzuar dhe duke mohuar faktin, pasi ai ishte keqkuptuar nga njerzit dhe se qëllimi i tij ishte diku tjetër.

Dje, më në fund, organet e dhunës hoqën dorë nga këto maskarada, pasi protestat u përhapën në 62 qytete të Rumanis dhe nuk u bënin dot ball. Dikush shkroi se po të protestojnë 50 veta, i rahin, po të dalin 500 veta, i ruajnë, po të protestojnë 5000 veta, politikanët hidhen në anën e tyre. Sot është kapërcyer kjo shifër, kështu që nuk ҫuditemi po të shohim ”vipa” në mes protestuesave. Dje, protestuesit e përzunë me shqelma një vip, i cili, mesa morra vesh pretendon të kandidoj për kryetar bashkie në Bukuresht. Iku shpejt me gjith bodiguardët e tij, përndryshe do përfundonte keq, do e paguante shtrënjtë atë shëtitje natën në qëndër të qytetit.

Parullat e protestuesave shkruanin ”Jos Băsescu” (posht Bësesku – presidenti i Rumanisë), ”Jos guvernul” (poshtë qeveria), ”USL=PDL=mizerie” (USL – coalicion partish në opozitë, PDL – partia në fuqi), ”Toate partidele sunt compromise” ( Te gjitha partitë janë të kompromentuara), ”Nu producem noi cât puteţi să furaţi” ( nuk prodhojmë dot ne sa mundeni ju të vidhni), ”Mjaft me vjedhjet, nuk do ju lejojmë më, u ngopëm me ju” etj. Dikush botoi hymnin e protestuesave me pesë strofa. Në strofën e fundit thuhet: Rumanin të na e ktheni duam, Se vëndi nuk është lodra juaj, Jemi ngopur me ju Shushunja, Në burg shkofshi që të gjithë!

Sot vajta dhe unë të shoh nga afër. Pash njerëz të të gjitha moshave, të rinj dhe të moshuar, puntorë, studentë dhe intelektualë. Pra ishin nga të gjitha kategoritë e shoqërisë. Mjaft protestues erdhën nga rrethet, pasi kishin protestuar në qytetet e tyre, një pjes erdhi në kryeqytet. Dje doli në shesh një proklamatë me disa kërkesa politike, e hartuar nga një grup intelektualësh. Në të kërkohej rënia e qeverisë, vënia e një qeverie provizore, e cila të organizojë për tre muaj zgjedhje të parakohëshme. Kur isha atje në shesh morra një fletushk të shtypur, që shpërndahej gratis. Është sa një faqe gazete, me titul – Km 0. Nën titull shkruhej: Faqe e Popullit të dalë në rrugët e Rumanisë për një jetë normale.Nr.1Janar 2012 Sheshi i Universitetit.Drejtor nderi i gazetës është: Populli rumun.

S’po e zgjas më, besoj se me kaq e kam paraqitur mjaftueshëm situatën, për të cilën besoj se jeni informuar dhe nga CNN apo BBC, shoqëruar me pamjet nga sheshi i protestuesave. Shefat e mëdhenj të shtetit kanë qënë të fshehur dhe nuk janë bërë të gjallë këto ditë. Sot më në fund doli avash kryeministri dhe kërkoi takim me sindikatat për të bërë ”dialog social”. Priti i shkreti gjithë ditën, por askush nuk iu përgjigj dhe askush nuk i erdhi, kështuqë si mbeti gjë tjetër, veҫse të llafoset me veten. Presidentit i ka humbur vula, vazhdon tu e kërku, nuk e dimë ku është. Të shohim kur do e nxjerrë kokën në kutin e TV.

Mundohem të bëj pak humor, por situata është megjithmënd pa rrug dalje, është krizë morale ose më mirë ti themi krizë e sistemit. Kur ke të bësh me një klasë politike të tërë krejt e koruptuar, nuk ke më se kë të zgjedhish, mbetesh pa alternativ. Lej ta zëmë se do bëhen zgjedhjet e parakohëshme, po pastaj? Do zbresin nga froni ca të koruptuar dhe do hypin ca të tjerë dhe historia vazhdon njësoj. A nuk u mjaftuan 20 vjet nga 1989 dhe deri më sot për të kuptuar dhe fshatari i fundit, se s’ka mbetur më njëri se kujt ti besoj. Ky është problemi kryesor, shumë më i madh se rëzimi i qeverisë aktuale. Mungesa e horizontit, e perspektivës, dizulizioni i plot, ҫoi në apatin e njëriut të thjesht, i cili refuzon të dali në votim. Dalja në rrugë për të protestuar është një veprim i dëshpëruar e tyre. Qeveritarët presin që njerëzit të lodhen, të heqin dorë, të tërhiqen nëpër shtëpia, aq më tepër që bën dhe ftohtë këto ditë. Koha punon për ta, ndërkohë po pregatisin referatet dhe diskutimet që do mbajnë pas dasme. Sa të kaloj ky moment atëhere do fillojnë të dalin politikanët të diskutojnë dhe të na shpjegojnë arsyet, kush është autori i kësaj gjëndje dhe se ҫfarë do populli në fakt. Opozita, sigurisht që do dali më e ”revoltuar” se populli dhe do i kërkoj llogari qeverisë për ”gabimet” e saj, do i tundi gishtin para hundës, do e akuzoj aq keq sa ta bëj lanet fare. Pas kësaj do kthehet nga populi duke i buzqeshur dhe do e qetsoj, të mos bëhet merak fare se e ka rradhën ajo këtëj e tutje, haj në votime. Vdiq mbreti, rroftë mbreti!

Kanë kaluar 120 vjet që kur ka vdekur Eminescu i shkret dhe gjëndja mbeti njëlloj. Mos duhen të kalojnë shekuj të tjerë që të ndryshojë. Kush është zgjidhja ? Diku në një artikull ” Pushteti  mund tu hiqet partive” (Kosovarimedia) kam hedhur një ide si zgjidhje e mundëshme për Shqipërinë dhe Kosovën, besoj se ideja do i shkonte perfekt edhe për rastin Rumanisë.

Bukuresht, 18.01.2012

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/7905-problemet-e-sistemit-kthehen-ne-revolte.html

————————————————————————————

Festa mbaroi

Mbaroi festa, çfar na mbeti? U gëzuam sa mundëm, sa deshëm, ca i kujtuam dhe ca i haruam, ca i shamë dhe ca i lavdëruam. Flamujt, krejt u shitën, mbushën sheshet, rrugët, qytetet. I valvitëm si dikurë. U mbushëm bashkë me shpresë, se do çilet kjo derë, që rrugën e bashkimit na e kish prerë. Festuam fitoret, humbjet haruam. Festuam ditën, paçka se një shekull na u desh dhe prap se arritëm, atë që shqiptari ëndërroi, për të cilën luftoi. Festa mbaroi, fillon sezoni, viti festiv i mbarimit të shekullit të parë për gjysma shtetin shqiptar. Këtë vit shteti feston, populli këndon. Politikanët gatuajnë, populli paguan. Këtë vit partitë do luftojnë, do rrahin gjoksin, kush e kush pushtetin të marrë. Gara e patriotizmit sapo filloi. Mbyllëm një faqe,  një tjetër hapim, e kështu me rradhë historia s’mbaron. Ca e bënë historinë, ca të tjerë e shkruan, e kush e lexoi, kush e besoi, komentet vazhdojnë pa mbarim. Gazetat kanë punë, shumë u cfilitën, shumë po mundohen, ”të vërtetën” na tregojnë, faqe për faqe e gërmë për gërmë, një e mbarojnë, një tjetër fillojnë. Sejcila të vetën, pa ç’ka se s’përkojnë.

Festa ishte kombëtare, prandaj shpresoja që dhe diskutimet të ishin po kombëtare. Në fakt gjuha shkoi tek dhëmbi që dhëmb dhe daullja ra sipas vëndit, shtetit, qytetit, fshatit. Skenat u mbushëm me personazhe të ndryshme, ca në Vlorë e ca në Tiranë. Të tjerë në Prishtinë, Shkup e Preshevë. Kush e kush të ngrej flamurin më lart. Ca nuk e prekën, dorën fshehën. Të kujdesshëm nuk e cekën thëngjillin që djeg. Menduan se të mënçurit presin, nuk nxitohen dhe nuk hidhen në zjarr.

Sot lexova katër shkrime dhe shumë komente që më ranë në sy. Ndërron jetë Leka I, e shtuna ditë zije kombëtare , A ishte Zogu mbret?  dhe ”Vdekja e Zogut, Nexhmije Hoxha e Berisha përplasen për Abaz Kupin . Në shkrimin tjetër, Berisha shpall të shtunën ditë zije kombëtare, thuhet se zoti kryeministër akuzon, aludon, se referndumi (1997) nuk u krye korekt, ishte një rebelim komunist dhe nuk mund të konsiderohet një çështje e mbyllur. Pra libri i historis së kaluar mbetet i hapur. Mbretër të ndalual, heroj të dëbuar, dëshmor të zhvarosur, kuklla mbajn në dorë. Unë, pa guxuar të shpreh opinionin tim për këtë problem të hapur/ të mbyllur, të historisë shqiptare, rri dhe mendoj  perspektivën – vallë, çfarë kahje do ketë?

Jam shumë kurioz të di se çfarë thonë ndërkombëtarët për këtë diskutim historik, publik, të mbyllur para 90-tës dhe të hapur më pas. Apo nuk ka të bëj me ta, nuk u intereson, kanë të tjera probleme si për shëmbull, të pajtojnë pozitën me opozitën, Salën me Lalën, etj. Sidoqoftë, pasi u lodhën aq shumë duke  na numëruan votat në Tiranë, kanë dhe ata të drejtë të thonë fjalën e tyre në këtë mes.Ne të tjerët, të parëndësishmit, të harruarit, të anashkalurit, të dëbuarit, çfarë të bëjmë, çfarë na pret, çfarë të shpresojmë? Po Shqipërinë, a do ta shohim ndonjëherë të bashkuar, të fortë, të bukur, të begatë?

A ka zot sot Shqipëria!
Do djelmosha në saraj,
hedhin valle me lot e qajnë.
Një tabor seç po këndon,
para ecën, mbrapa shikon.

Pra festa mbaroi, do bëjm si të bëjmë dhe pas kësaj ka jetë. Të tjera punë i presin. Çështja shtrohet qartë – o  burra të luftojmë, në majë do synojm.

Bukuresht, 01,12.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/7245-festa-mbaroi-gezuar-te-na-rroj-sa-malet-shqiperia.html

—————————————————-

                                                                                     Çorientimi

Gjëja më e rezikshme per një udhëtar që ka humbur rrugen është ç’orientimi. Instrumenti më i nevojshëm në këto raste është busulla. Imagjinoni një situat të ngjashme kur dikush ndodhet në mes të shkretëtirës apo në mes të një xhungle dhe nuk di nga tja mbaj. Pas shumë sorrollatjesh konstaton se ka ardh vërdall dhe është prap në atë pikë nga ka nisur, pra nuk gjen dot rrugdaljen nga ai mjedis i cili nuk ofron gjë tjetër veç pashpresën, ndoshta dhe vdekjen e ngadalt, shuarjen e jetës.

Kam përshtypjen se dhe politika shqiptare ka humbur rrugën. E ka humbur vetë apo e kanë ndihmuar fqinjët që ta humbi, kjo është një diskutim i gjatë, të cilin nuk po e zhvilloj më tej. Më është krijuar bindja se,  shqiptarët e humbën vetë busullën, e haruan diku dhe nuk u kujtohet se ku e lanë, nëse dikush ua vodhi kjo pak rëndësi ka. Rëndësi ka që të kuptojmë se pa atë busull nuk e gjejmë dot rrugën e duhur , se edhe sikur të mos e gjejnë të parën lej të bëjmë hall për një të re, me kusht që të jetë busull shqiptare, jo e huaj.

Në periudhën e pavarsisë, rilindasit tanë na dhanë një busull të mirë, të cilën koha e vërtetoi se na tregoi rrugën e duhur, atë të shpëtimit kombëtar, përndryshe nuk kishte Shqipëri sot dhe ne do ishim asimiluar me kohë. Gjatë shekullit të njëzet, diku e haruam atë busull të mirë, u ngatëruam në gjithëfarë rrugësh internacionalisto-komuniste, deri sa e çuam popullin shqiptar të ndarë, të përçarë, në një fukarallëk të pashëmbull, e shpërndam nëpër rrugët e një migracioni të paparë ndonjëherë, u ndamë për së gjalli me njerëzit tanë. U kthyem në një popull që rënkon nën peshën e sëmundjes së rënd të korupsionit të egër ekonomiko-politik.

Sot, e vërteta është se po bëhen ca gjëra të mira dhe ne gëzohemi. Kosova u çlirua, po ngrihet infrastruktura, bëhen investime, por busullën tonë se kemi gjetur akoma. Mos na e ka gjetur Europa ???, se shumë ueropianisto-globaliste po e bëjmë politikën tonë.  Populli ynë thotë – ”qesh mir kush qesh i fundit”.

Në internet qarkullojnë gjithfarë materialesh antiglobaliste që flasin për ”kupolën” e botës, klubin Bildenberg, për fuqi sekrete ”me origjin çifute” mbi shtetërore, që kanë hartuar dhe vazhdojnë të bëjnë plane dhe experimente shoqërore në plan botëror. Intriga botërore siç ishte revolucioni i tetorit ne Rusi, apo sot BE-ja në krizë. Krizë, e cila nuk dihet se nga erdhi dhe kur do mbarojë. Vetë Europa nuk e di se ku mbaron rruga e tyre plot hendeqe. Experimentet vazhdojnë, pa mbaruar njëri fillon një tjetër. Kanë firmosur marrveshje që vetë nuk i zbatojnë. E drejta e njëriut shkelet sa mundet në tërë Europën, e drejta për vetvendosje sipas vëndit, ca e kanë e ca jo. Europa e pasur do tregjet e Europës së varfër, po don dhe fuqin e mëdjes dhe të krahut të saj të lirë të punës, pra shfrytzimi vazhdon në formë të re me metoda të reja. Fushatat e rekrutimit të njerëzve me arsim të lartë nga lindja janë të vazhdueshme. Dje dëgjoja në lajme se perëndimorët donin 2000 mjek nga Rumania, kur spitalet këtu kanë mbetur bosh. Pra vëndet e varfëra të BE-së, investojnë pregatisin për 20 vjet kuadro të larta pastaj ja japin vëndeve të perëndimit gratis sepse ato janë të pasura. Ky është një rast, por mund tu sjell shëmbuj nga më të ndryshme se si trashen perëndimoret në kuriz të fukarenjve të lindjes. Metodat janë mjaft të holla: bankat, investimet, emigracioni, bursat, koncensionet, huadhënia, FMN, BB, etj. etj.

Propaganda, manipulimi, ç’orientimi argumentohet shkencërisht, padrejtësia arogante shtrydh popujt e vegjël në mes të ditës, iniciativat grabitqare shiten si ndihma humanitare, thelat e majme shkojnë në perëndim dhe thërimet bien në Ballkanin e vuajtur që ka humbur rrugën.

Çfarë bëjnë politikanët tanë ?

Na shpjegojnë, na përkthejnë rekomandimet ndërkombëtare. Kur nuk i përkthejnë mirë vijnë emisarët me vrap të na mbushin mëndjen, hedhin sipas rastit dhe ndonjë ”ndihmë”, e cila në fakt na del se ishte pjesë e ”puzzle”-it global të projektuar shumë kohë më parë. Ndodh që ndonjë nga këto të koinçidoj dhe me interesin tonë por jo gjithmon. Ndodh që rastësisht, interesi ua kërkon një Shqipëri të bashkuar në Ballkan, por nuk po na e thonë hapur që ta dimë dhe ne, ta dinë dhe qeveritë tona, se kanë frikë të shkretët të flasin me zë të lartë për çështjen tonë kombëtare. Nejse do u kaloj me kohë.

Kthehemi prap tek busulla. Po orientohemi drejt një Europe që po shëmbet. Gjithë analistët po flasin në korr për dështimin ”Euro”. Ne pasi e kemi marr vrullin propagandistik – o burra para drejt BE-së, e kemi zor të mbajmë frena, pa lej të marrim kthesën. Makar të kemi një plan rezervë për çdo rast. Jo ore jo, ne hidhemi direkt e me kokë brënda, të dali ku të dali. Po ua hoqe politikanëve tanë diskutimin për integrimin, mbesin pa llafe, nuk dinë çfarë të thonë më tjetër, se nuk e kanë atë. Pra u mungon orientimi kombëtar, busulla jonë e humbur me kohë.

Bukuresht,20.11.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/7076-corientimi.html

———————————————————————

Thelbi i problemit

Duke lexuar shtypin shqiptar të krijohet përshtypja se si tek ne nuk ndodh gjekundi, se tek ne po ndodh mrekullia ose tek ne po ndodh hataja. Vlersime të tilla që kanë ngjyrën e atij që deklaron, ose të atij që e mbështet, jane shumë subjektive. Shpesh ato nuk shprehin as mendimin e vet deklaruesit, por kane orientimin e përkatsisë së tij partiake. Kemi asistuar në mjaft raste kur diskutimi ka ndruar ngjyrën kur autori ndron kariken, kur i pakenaqur shkëmben partinë, atëhere e bardha behet e zezë dhe e kundërta sipas rastit.

Pra tek ne gjerat prezantohen ose si komplet të bardha ose plotësisht të zeza, komente reale apo vlersime objektive nuk ka, pasi konsiderohet që realiteti duhet patjetër të ngjyroset dhe prezantimi i tij ashtu siç është,  interpretohet si erezi ose tradhëti. Pra, o je me ne, o kundra nesh, rrugë të mesme nuk ka, opinion apo mendim personal, individual, subjektiv, alternativ nuk pranohet. Kaluan 20 vjet që nga rënia e diktaturës dhe vendosja e pluralizmit, por ky mentalitet, kjo mënyrë e të gjykuarit të gjërave nuk ka ndryshuar aspak. Antagonizmi, lufta e klasave vazhdon si luftë e partive, e grupeve, e klaneve. Toleranca, bashkëjetesa, pranimi i mendimit ndryshe, vlersimi objektiv, i pavarur dhe i lirë nga tutela partiake,  fatkeqsisht mungon. Frika e humbjes së privilegjeve, i bllokimit të karjerës, i humbjes së autoritetit dhe pushtetit, i bën politikanët të sillen jo natyrshëm dhe të mos përfaqsojnë veten.

Kur dëgjoj debatet ose më mirë të them polemikat e politikanëve, më kujtohen filmat SF, ku  paraqitet lufta e robotëve, të cilët dallohen ndërmjet tyre nga softi që kanë në trurine tyre elektronik. U ndrove softin, ndron dhe roboti, nga roboti i mirë bëhet roboti i keq dhe invers. Pra politikanët më duken si robotët e partive, të cilët flasin, votojnë, veprojnë sipas softit të partisë apo të shefit të saj. Qeshin kur qesh shefi, bërtasin dhe shajnë palën tjetër kur shefi zëmërohet, e kështu me rradhë. Tamam si në kohën e merhumit. Askush nuk guxon, askush nuk del kundra edhe kur nuk është dakord me të. Askush nuk jep dorheqje kur ka mendim ndryshe, veç kur e detyrojnë. Burri që thot llafin e tij në logun e burrave, atë, fjalën e rëndë që peshon, të tijën, nuk egziston më, i përket historisë, është kthyer në figur stili në gojdhënë shqiptare. Sot vlersohen burrat që e kthejnë fjalët si petullat sipas rastit, ata që konsiderohen të shkathët, të zotët, që ecin me kohën, dinë ta dredhin dhe bëjnë prokopi.

Pra, skema është e thjeshtë, del një ”burr” i zoti, i mënçur, që i di të gjithă, që i meriton të gjitha, dhe mbledh ca burra të shkathët, dmth formon  një parti. Në fillim mbledh shumë, aq sa më tepër mundet, pastaj fillon i përzgjedh, kush është i njom dhe kush i that, sipas punës, si i vjen situata. Fillon ndan postet, privilegjet, kariket, sipas meritave dhe vlerës gjithsejcilit. Kur punët ngecin, fillon e përzien çorbën, ndron vëndet, ndron kariket, tavolinat, dyert etj. Kush mërzitet flaket jashtë partisë, damkoset. Qëllimi i këtij sporti është vetëm një, të marrë pushtetin që të ndaj bakllavanë, instrumentet janë konkrete, direkte, efikase. Shumë parti janë formuar këto vite demokratike, por jo të gjithë janë njësoj të zot. Ca fitojnë e ca humbin, në vartësi të experiencës, të aftësis së tyre për të mbledhur dhe organizuar tifozat.

Shoqëria shqiptare është ndarë më dysh, në politikanë dhe të tjerët. Të tjerët janë ata që paraqiten si indiferentë, sikur nuk u intereson se çfarë po ndodh, se kush hypën dhe kush zbret. Janë ata që nuk marrin pjes në votime, që shohin punën e tyre pa e vrar mëndjen se çfarë ndodh rreth tyre, deri sa sistemi u bllokon rrugën si një murr i lartë. Partitë luftojnë mes tyre pa e vrarë shumë mëndjen për këta të tjerët, për të cilët kujtohen vetëm kur su del hesapi gjatë zgjedhjeve. Atyre nuk u intereson se çfarë duan të tjerët, çfarë mendojnë dhe çfarë flasin. Kjo është demokracia, fiton ai që është i zoti. Për këtë kanë strategji të veçantë, të cilën sa vjen dhe e përsosin më tej, duke ja përshtatur momentit. Metodat sa vijnë e bëhen më të komplikuara, më të stërholluara, përsosen duke u orientuar në rezultate.

Shumë e kuptojnë dhe nuk duan të përballen, të tjerë i merr rryma dhe shkojnë mbas turmës. Ata që nuk durojnë dhe e shohin se nuk kanë forca, ikin, largohen, nganjëherë shkruajnë në internet. Ka dhe nga ata që lodhen dhe dalin nga rradha, pasi gara është e gjatë dhe jo të gjithë rezistojnë deri në fund. Ca hypin e ca rëzohen, disa dalin, të tjerë hyjnë në valle, është si një spirale që nuk mbaron kurrë, punë pa fund. Vështirë të parashikosh të ardhmen, të mundohesh të studiosh fenomenin dhe të bësh prognoza në këtë mjedis që rëshqet.

Shoqëria shqiptare e parë sot nga ky pikvështrim, nga aspekti që lidhet me raportimin ndaj faktorit politik dhe sistemit administrativ shtetëror, ka një strukturë heterogjene e cila sa vjen e modifikohet nën presionin e faktorve të ndryshëm. Me kalimin e kohës, faktorët politik të brëndëshëm humbasin fuqin dhe mbështetjen në popull, prandaj kërkojnë ndihma nga jashtë. Roli i faktorëve të jashtëm sa vjen e rritet më shumë, aq sa sot faktorët e brëndëshën janë transformuar thjesht në shtojca të atyre të jashtme, mundohen të fitojnë kredibilitet brënda vëndit duke u hequr si mbrojtësit e interesave të faktorve të jashtëm. U japin të huajve atribute që shteti shqiptar duhet ti ket. Po na del se janë të huajt ata që duan të ngrejnë Shqipërinë, janë ata që duan të na fusin në BE, janë ata që na mësojnë se çfarë është e mirë për ne. Sot është bërë modë, në do të dish diçka – pyet ndërkombëtarët, në do të bësh diçka – shko tek ndërkombëtarët, në ke të drejtë – kërkoje tek ndërkombëtarët. Po bëhemi shoqëri ndërkombëtare fare, veç jo shqiptare si duhet të jetë.

Bukuresht, 30.10.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/6854-thelbi-i-problemit.html

———————————————————–

Të tërbuarit nga frika

Nuk bëhet fjalë për sëmundjen e tërbimit, por për tërbimin si një sjellje shoqërore agresive e dëshpëruar si pasoj e frikës nga dështimi, si një mënyrë e të bërit politikë, një kundërshti shoqërore, që shfaqet si një mënyrë për të fshehur qëllimet e mbrapshta bllokuese të zhvillimit të shoqëris shqiptare për periudhën që po përjetojmë. Çfaqja e mediatizuar e tërbimit politiko-shoqëror me siguri që ka përkrahësit dhe sponsorizuesit e saj të deklaruar ose jo, të cilët po zbatojnë programet antishqiptare të adaptuara kohës, por që në esencë nuk kană humbur obiektivin dhe as metodat tradicionale të aplikuara që nga periudha kur shpirti liridashës i popullit tonë filloi të konsiderohej si një ”rrezik ballkanik”.

Sipas mendimit tim, rreziku jonë kryesor është kombinimi i interesave, rezultantja e të cilave nuk ka asnjë përpuethshmëri me aspiratat e popullit tonë, bile përkundrazi, dominon fryma që orientohet nga ideollogjia e paras apo e pushtetit. Konfruntimet e grupeve të interesave shpesh konsiderohen ose reklamohen në masmedia si konfruntime politike, duke mos pas asnjë ngjashmëri me to. Polemikat boshe pa ngjyrë, shiten si debate kur ato nuk janë të tilla. Shpesh këto pushtojnë dhe aktivitetet ”shkencore” duke zëvëndësuar temat me interes kombëtar, i transformojnë ato në subjekte pavlerë, të vjetruara, të cilat nuk përputhen me objektivat europianiste të protagonistëve televiziv.

Tërbimi shoqëror është pasoj, është një formë e shfaqjes së frikës nga dështimi në një përballje publike, ku tensioni dhe tifozllëku i manipuluar arrin në kuatat maximale, të cilat shpesh bëhen karakteristikë e fushatave zgjedhore të ashpra ose ndryshe do i quaja agresive. Në këto raste, konflikti merr ngjyra të ndryshme, që nuk kanë fare bazë ideollogjike, përkundrazi ka një karakter pragmatik të spikatur. Për shëmbull, në fushatën për Bashkin e Tiranës dhe konfliktin që pasoi pas zgjedhjeve, unë nuk arrita të dalloj diferencat ideollogjike të palëve pjesmarrëse. Monollogjet e mbushura me sllogane të përfaqsuesave, zunë plotsisht vëndin e diallogut konstruktiv. Predominoi forma deklarative  e të shprehurit, ku argumentet nuk kishin më vënd.

Ky fenomen nuk është veçori vetëm në arenën politike shqiptare. Tek fqinjët tanë në jug apo në veri do shohim të njëjtën panoramë, me specifikat e sejcilit vënd. Në Sërbi, si përherë tërbimi politik është i orientuar kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Frymëzuesit e tij janë Akademia e shkencave dhe Patriarhia e Beogradit, të cilat, në prag të fushatave zgjedhore, ushqejnë nacionalizmin sërbomadh, duke hedhur fishekzare të reja. Zbulimet e fundit ”shkencore” të akademisë sërbe kanë hedhur dritë mbi origjinën ilire të popullit sërb autohton. Kështu po pasurohet shkenca bashkohore e ballkanollogjisë, risi aq e vjetër sa dhe e re. Ajo që nuk përmëndin ata, mbi të cilën mbajnë heshtje të plotë, është struktura e popullsisë sërbe e mbushur me ilirët e sërbizuar me hir apo me pahir. Opozita, të tërbuarit politik sërbomëdhenj, vringullojn armët e vjetra nacionaliste kundra pozitës europianiste antishqiptare. Ky është preludi i zgjedhjeve pranverore të Sërbisë, vazhdimin e marrim me mënd se çfarë ngjyre dhe kahje do ketë.

Në Greqi, tërbimi ka po të njëjtin orientim . Pasoku me Patriarhinë e Athinës kanë zbuluar shkaqet 200 vjeçare të krizës së sotme që po kalojnë, të cilat kanë vetëm një emër – Vorioepiri. Nuk do desha të isha emigrant në Greqinë e sotme, pasi në qiellin antik të saj po grumbullohen retë antishqiptare, furtuna po afrohet shpejt. Shqiptarët e greqizuar që sundojnë Greqinë e sotme, do mundohen tu japin goditjen vendimtare shqiptarëve, kudo që janë, për të konsoliduar pozitën e tyre helene të megolloidhesë. Emrin Papa-Ndreu do e përktheja At-Ndreu, me siguri ka gjak mirditori në damatët e tij.

Në përgjithësi të tërbuarit e Ballkanit, pamvarsisht nga kombësia, kanë diçka të përbashkët që i lidh me njëri tjetrin. Dëshira e pamat për të marr pushtetin me çdo kusht, populizmin e trashëguar nga gjeneratat e vjetra, subjektet e konsumuara të paraqitura në forma të reja, etj. Me fjalë të tjera kronicitetin e sëmundjes së tyre të pashërueshme. Antishqiptarizmi ballkanik merr forma të ndryshme sipas zonës ku kultivohet, esenca është e njejtë. Në Tiranë, tërbimi politik shoqërohet me një dozë të madhe servilizmi ndaj fqinjëve, i cili në plan intern shfaqet nën formën e një arogance diktatoriale anakronike, megjithatë pragmatizmi nuk i lejon të mos përulen dhe ndaj fuqive globale, por kjo duhet analizuar veçant pasi është me shumë pasoja dhe ndërlikime ndërkombëtare.

Tërbimi, me sa duket, është një çfaqje e brëndëshme për Ballkanin, me simptoma të dallueshme qartë, i cili nuk mund ti infektojë ndërkombëtarët me experiencë, të cilët janë vaksinuar shumë kohë më parë, kur ne ishim akoma në gjumin letargjik, dmth të palindur si shoqëri moderne. Ne, u kujtojmë atyre periudha të herëshme të lindjes kapitaliste. Ndoshta na studiojnë për kuriozitet, apo për të patur material demostrues për studimet e tyre, pasi po përjetojmë një fazë historike të haruar nga ata. Për krahasim, imagjinoni sa interesante do ishte, sikur sot të zbulohej diku në ndonjë ishull të humbur ca dinozaur që mbijetojnë akoma. Do kishim mundësi ti studionim jo vetëm nga fosilet e gjetura por dhe nga exemplarë të gjallë. Do kishim mundësinë të hidhnim dritë jo vetëm mbi anatomin e tyre për të shpjeguar teorinë e evolucionit por do kishim para syve dhe fazat e zhvillimit të komunikimit rudimentar midis qënieve të gjalla të formave të ndryshme prehistorike.

Të gjithë e dimë se tërbimi kap sistemin nervor, sidomos trurin në rradh të parë. Çfaqet me humbjen e gjykimit, rritjen e agresivitetit, jargavitjen e theksuar, bllokimin e kanaleve të komunikimit …. dhe përfundon me vdekjen e parakohëshme të shoqëruar me dhimbje të mëdha. Simptoma e parë është frika e pashpjegueshme nga gjithshka, që shpesh është kollaj të ngatërohet me paranojën. Në fakt është fenomen shoqërues para ardhës. Sa më e madhe bëhet frika, aq më shumë fryhet i infektuari në tribunë, aq më tepër shpërndan kërcënime, aq më shumë dyshime i lindin, aq më tepër i shtohet etja për krime.

Kemi parë dhe më parë të tillë exemplarë të sëmurë rëndë nga tërbimi dhe akoma nuk po vejmë mënd dhe shkojmë akoma pas tyre. Mos vallë, nga që kemi jetuar për një kohë të gjatë me ta, jemi mësuar dhe nuk bëjmë dot pa pas ndonjë të tërbuar në krye. Interesante ideja – çudi, pse qahemi atëhere?

Bukuresht, 23.10.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/6711-te-terbuarit-nga-frika.html

———————————————————————–

Mjerimi i mendjeve bllokon Shqipërinë

Një vënd që të jetë prosper ka nevoj për lendë të para, për burime njerzore dhe burime energjitike. Të gjitha këto janë me bollëk në Shqipëri, por ajo që mungon ësht lidhësi i tyre. Që të bësh brumin e bukës nuk mjafton te kesh vetëm miell dhe ujë, duhen dhe duar që ta ngjeshin, duhet dhe experiencë që të dish se sa dhe si ta ngjeshish. Kështu dhe puna jonë, i kemi të gjitha gjerat me bollëk, por na mungon ajo që prodhon vlerën e shtuar – faktorin njëri, shoqëri, qeveri.

Popullsia shqiptare ka gjysmën e saj jashtë kufijve, por dhe ata që kanë mbetur brenda, gati gjysma është pa pune. Çfarë bën ajo – rri, pret, pi kafe, bën muhabet, kërkon nga të tjerët, shtrin dorën, kënaqet me pak. Uji tek ne rrjedh nga malet dhe derdhet në det pa u shfrytzuar, mineralet dhe qymyret presin nën tokë, dhe ne presim të vij kush ti përdori, që pastaj të na hedhi nga një lëmosh, një koskë të vogël të lëpirë nga të tjerët. Ideja është se kemi aq burime natyrore sa do na duhej dyfishi i popullsisë për ti shfrytzuar, prandaj është anormale që ndodhemi në këtë situatë të tragjikomike politiko-ekonomike. Ka vënde pesëfish më të mëdha se Shqipëria e Kosova të marra së bashku dhe nuk kanë aq burime sa ne dhe prap jetojnë ku e ku më mirë se ne, hyjnë në vëndet e pasura me mirqënie të ngritur. Nuk do shumë mënd për të kuptuar se çfarë duhet bërë. Po të pyesish, të gjithë kanë diçka për të shtuar, për të dhënë mënd – megjithatë po në vënd mbetëm. Kur dikush merr një iniciativë, i hypin të gjithë mbi kuriz, e shkelin me këmbë, i tregojnë se sa shumë gabon, e bëjnë armik, dhe kjo punë vazhdon deri sa ai të heqi dorë fare dhe të hiki diku larg, jashtë këtij ambjenti mbytës.

Shteti ! Çfarë bën shteti? Ah shteti, shteti, ky po na merr në qaf – thotë opozita, dhe bojkoton, bllokon shtetin, ekonominë, vëndin. Ndërkohë, bizneset e pista lulzojnë si herët, trashen politikanët, vlojnë kafenetë. S’po dalim dot nga ekonomia e tezgave dhe mihaneve. Prap se prap, për çudi po ecën, nga pak vërtet, por ecën, më duket sikur po na shtyn dikush nga mbrapa dhe nuk po na lë të ndalojmë, ose të kthehemi mbrapsht siç jemi mësuar deri tani.

Shumë flasin për varfëri, për mjerim. Jam i sigurt se këto gjëra janë të vërteta, por kam përshtypjen se janë pasoj e një varfërie dhe mjerimi akoma më të madh që e kemi në mëndjet tona. Ky po na bllokon, është si një gur i rëndë që se ngrejmë dot. Nuk ecën treni pa lokomotivë, por as kjo nuk ecën pa energji. E si do eci një popull kur lokomotivën e tij e përzën jashtë ose e lë pa punë, i vë frena ose i heq rotat, ja pret energjinë. Më duket se për frym popullsie jemi exportuesi më i parë në botë i krahut të punës dhe i mëndjes, kur kemi aq nevoj për to në vënd. Anapolla kjo punë.

U boshatis vëndi nga mëndjet, prodhojmë intelegjencë për të tjerët dhe vetë mbetemi pa të. Në fakt shumë nga ata që drejtojnë janë të bindur se kanë arritur majën (janë të mënçur, bëjn para) dhe nuk u duhet intelegjencë më tepër, bile dhe ndonjë që ka mbetur aksidentalisht u duket i tepërt, i bezdisshëm, i rrezikshëm, që duhet eliminuar me rastin më të parë. Deri kur kështu?

Pra çfarë na mungon të bëhemi një vënd prosper, kur kemi lënd të para belshuk, burime energjitike dhe njerzore me bollëk ? Unë them se … më mirë të mos e them, po jua lë lexuesve ta thonë. Populli thotë një fjalë të urtë:  ”mëndja bën kalanë dhe mëndja bën hatanë”.

Bukuresht, 15.10.2011

 http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/6553-mjerimi-i-mendjeve-bllokon-shqiperine.html

—————————————————————————————-

Loja e shahut në veri

Loja e shahut është e bukur për ata që dine ta luajne atë. Ajo është lojë llogjike, strategjie, skema situatash, projektim lëvizjesh ose rezultatesh të projektuara. Në këtë lojë përdoren taktika të ndryshme që shpesh për nga koncepti i tyre ngjajnë me artin ushtarak apo lojën dipllomatike të shteteve. Një lojë krijuese ku dominon intilegjenca e lojtarit më të mirë, e atij që është në gjëndje të parashikojë të gjitha variantet e mundëshme të kundërshtarit për të paktën dhjet lëvizje përpara. Njëkohësisht është dhe një ku përdoren taktikat mbrojtëse me të njëjtën lehtësi si dhe taktikat sulmuese. Qëllimi final mbetet gjithmon një fitorja. Ndoshta jo patjetër një fitore e shpejtë, me tre lëvizje, por dhe një fitore e avashtë, me shumë lëvizje me shumë kthesa situatash, po fitore mbetet. I vetmi sitem informativ për lojtarin e shahut është intuita e tij dhe experienca. Shpesh kemi dëgjuar për aplikimin e taktikës së befasisë, apo të shtrëngimit gradual, ku presionin ndaj kundërshtarit rritet gradualisht deri në dorzimin e tij.

Nuk e di pse, por duke ndjekur situaten në veriun e Kosovës, mëndja më vajti tek loja e shahut. Duke mos qënë një lojtar profesionist, por me ato njohuri që kam në këtë lojë, kam përshtypjen se mund të bëjmë paralelizëm pa bërë ndonjë gabim të madh. Aq më shumë më rritet kjo bindje kur has në informacione të çuditëshme të cilave nuk u jap dot shpjegim. Kam përshtypjen se politika në Kosovë është aq hermetike sa me informacionin që publikohet absolutisht nuk mund të parashikosh asgjë. Shpesh ndodh që kur jepet një ”lajm i mirë” apo një informacion gjoja nga burime të sigurta, pas jo më shumë se dy ditësh të na dali flluckë sapuni. Dua të gëzohem, por nuk mundem, s’kam përse. Dua të dëgjoj se veriun e kontrollon shteti i Kosovës, por diçka më bën të mos gëzohem para kohe dhe premtimet e Thaçit të mos i besoj.

Mirë këta tanët nuk dinë, se helbete sapo zbritën nga mali, por këta ndërkombëtarët si nuk po ja dalin mbanë. Një thojnë dhe tjetër del. Gjithë ajo ushtri nuk bën dot zap pesë sërbë në tre komuna. Nuk më duket fare shënjë e mirë kjo. Mos vallë në ato tre komuna ka hyrë krejt ushtria e Serbisë dhe KFOR-i  me EULEX-in bashkë nuk duan, apo kan frikë me hap luftën e tretë botërore? Nuk po e marr vesh këtë punë. Si nuk u çarmatoskan dot pesë katundarë sërbë të qelbur atje në veri? E jo vetëm kaq, po ngrihen këta katundarë dhe kërcënojnë krejt botën se do bëjnë namin. Hej bre, guxim kanë jo shaka. Ndërsa tanët japin deklarata dhe s’lujnë prej karikeve.

Me këtë lojën e deklaratave sikur po mërzitemi, u bë bajate fare. Fjalë boshe që e kanë humbur kuptimin me kohë. Kontrabanda sërbe vazhdon si në shtëpi të vet. Marrveshja e vulave nuk po na thotë gjë, kur sërbi sponsorizon tregtinë e tij me për të mbajtur tregun me damping. Shteti i Kosovës nuk i vë kushte mbrojtëse prodhimit autohton, nuk krijon kushte për zhvillimin e biznesit shqiptar, por don me heq embargon në këmbim të kësaj marrveshje të dyshimtë që nuk na jep kurrfarë avantazhi. Prap sërbi fiton.

Kjo nuk është vetëm një luftë politike, por është dhe një luftë ekonomike, ku shteti Kosovar është në dezavantazh të plot. Prandaj kur nuk ka një strategji, kur nuk ka experiencë, kur nuk ka fuqi ekonomike, atëhere gjëja më e mirë është të evitosh betejën e tregut. Embargoja që u vu krijoi kushte të favorshme pasi e bllokoi lojtarin hileqar sërb, i cili duke bërë kontrabandë dhe duke përdorur çmimet e dampingut, i ndihmuar fuqimisht nga shteti i tij, e çoi krejt eurot kosovare në Beograd. Çfarë u dha si këmbim, mallra të pa kontrolluara që ndoshta në tregun e tij nuk shiten dot.

Nesër kanë njoftuar se do jetë ditë e madhe. Do merren nën kontroll pikat kufitare të veriut. A e besoni ju lexues këtë? Thonë se sërbët janë pregatitur për luftë. KFOR-i dhe EULEX-i shesim ment se janë të pregatitur për çdo gjë – ta shohim nesër. Ne, ne shqiptarët çfarë do bejmë – sehir ? Qe, nji këtë nuk jam tu e marr vesh. Çfarë po luhet mbrapa skenës?

Jua thash nuk jam shahist, por kjo që po luhet në veri të Kosovës është lojë e rëndë për mua, pak veta e kuptojnë, por dhe ata nuk ndodhen në Kosovë.

Bukuresht, 15.09.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/5972-loja-e-shahut-ne-veri.html

—————————————————————————–

Pushteti  mund tu hiqet partive

Po ti kthehemi kuptimit të fjalës dhe traditës shqiptare, Kuvëndi duhet të formohet me njerëz që përfaqsojnë qytetet, komunat, fshatrat, pra me një fjalë popullin. Në fakt çfarë ka ndodhur dhe çfarë na ka dalë – deputetët e zgjedhur janë futur me lista partish dhe nuk përfaqsojnë popullin por partitë e tyre. Bile më sakt, kryetarin e partisë që e ka futur në listë. Për katër vjet të legjislaturës ai nuk bën gjë tjetër veçse lan i borxhin kryetarit me shpres që ta fusi dhe në listën e ardhëshme.

Nga kjo del se deputetllëku është posti i majmë që e kërkojnë, e lakmojnë shumë ata që duan të përfitojnë pa asnjë merritë, pa asnjë kontribut, që nuk u ofrojnë asgjë zgjedhësve, pasi kanë shumë detyrime ndaj partisë dhe kryetarit. Duke mos qënë përfaqësues por thjesht shërbyes ai kthehet në një vegël, me anën e të cilës luajnë si macja me miun pozita me opozitën. Një deputet presupozon një vot plus apo minus, e cila duhet blerë nga ata që duan të miratojnë një ligj, pra është kthyer në një monedhë këmbimi.

Kur kryetarët e partive kryesore nuk merren vesh, kemi krizë politike. Kjo situatë presupozon mos miratim të ligjeve organike, bllokim të aktivitetit shtetëror dhe ekonomik të vëndit. Një rast të till kemi prej dy vjetësh në Shqipëri. Lufta për të shkulur një deputet, një vot, nga një grup në tjetrin, kryhet nën rogoz, rezultati i saj bëhet sensasion për median. Shpesh luftohet dhe me metodat e dezinformimit ose te manipulimit, ku media e blerë ka rolin kryesor për të krijuar situata, ose për të formuar opinione pregatitore. Prandaj dhe partive u duhen shumë para të zeza, pasi të gjitha këto kushtojnë tani jashtëzakonisht shumë.

Shpesh dëgjohen zëra naive që besojnë në luftën kundër korupsionit ose shohim mashtrues të cilët fryhen para kamerës duke lëshuar rrufera kundër zyrtarve pa emër ose me emër dhe pa fakte të koruptuar. Lej ta themi hapur, korupsioni formohet dhe ushqehet nga sistemi i krijuar. Pra nese dikush do megjithmënd të zhduki korupsionin duhet të ndryshoj sistemin. Në kushtet e sotme si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, unë nuk shoh se kush mund ta bëjë këtë ndryshim rrënjësor. Ne të mësuar me regjimin diktatorial parti-shtet, tani kemi afërsisht po të njëjtën gjë, vetëm se në vënd të një partie kemi dy apo tre të tilla që mbajnë frerët e pushtetit. Loja vazhdon tash 20 vjet.

Në kohën e diktaturës thuhej hapur se kuadri është monopoli i partisë – a nuk ndodh e njëjta gjë dhe sot. Pa e shpallur, funksionarët bëhen ushtar të partive që i emrojnë. Ndrohet partia në pushtet, ndrohen dhe rojet e kalasë (funksionarët). Në kohën e diktaturës arritëm ”performancën” të kishim një qeveri injorante, mbushur me shofera dhe mjelse. Sot e kemi plot me të paaftët me shkollë, por që kanë ca merita partie.

Nejse, të kthehemi tek sistemi jo demokratik i vendosur, i cili vetëm popullin nuk e përfaqson, ai mbron interesa partie, të grupit apo të individit produkt të  hypur diku lart, mbi popull natyrisht. Po të distancohemi disi nga kjo strukturë, do shohim se sa ngjan e gjitha kjo me atë strukturë të para 1991. Ndryshimi është në ligjet e reja, të imponuara nga jashtë sigurisht, në median e polarizuar që lufton me vetmohim dhe përkushtim për interesat e patronit të vet dhe prona private e lirë sa mundet në kushtet e një korupsioni të gjeneralizuar. Shqiptari i pa angazhuar mbetet i pambrojtur para makinës së madhe shtypëse që quhet shtet, intelektuali apolitik mbetet mënjëanë i bojkotuar nga shteti i politizuar. Ndarja e parave të vjelura kthehet në qëllim më vete dhe është subjekti kryesor i luftës mes partive. Partia në pozit ka rubinetat në dorë dhe hap ato që duhen që paraja të vej në vëndin e vet, dmth tek partia. Shushunjat e shumta thithin nga tubat e gjatë. Sejcila ka zgjedhur një damar ku ka ngulur pompën e saj. Kur damari thahet, dmth se partia i ka mbyllur atë rubinet, kalon në një damar tjetër, ndron dhe ngjyrën, që partia mos e dalloj nga ushtarët e vet që ushqen.

Nga e gjithë kjo skemë e komplikuar e ”demokracisë” së pjesëshme, ku elementët përbërës si zgjedhjet, votat, deputetët, shumica-pakica, e deri tek strukturat e shtetit janë pushtuar nga partitë. Ky sistem i ngritur gjatë shekullit të XIX dhe i deformuar gjatë shekullit  XX, ka hyrë në krize të thellë, e cila po shtrihet në të gjitha fushat e jetës dhe po përfundon në një krizë morale të pandreqshme. Shoqëria njërzore ndodhet në një udhkryq të madh dhe nuk po di rrugën nga të shkojë, pasi të gjitha variantet e provuara deri tani kanë dështuar. Vetëm një variant nuk është provuar akoma – ai i demokracisë reale, si dikur në antikitet.

Imagjinoni sikur në kushtetutën e një vëndi të ndalohet hyrja e partive politike në parlament – çfarë do ndodhi?

Kandidatët do zgjidheshin lokal nga votat direkte të popullit, pa përfaqsuar ndonjë parti. Nëse populli i zonës nuk do jet i kënaqur nga kandidati i zgjedhur do ket të drejtë ta heqi dhe të zgjedhi një tjetër. Pra kandidatit, mandatin ja jep dhe ja heq direk vetëm populli i zonës. Në këtë rast ndron puna, deputeti do luftoj ta ketë mirë me zgjedhësit dhe jo me partinë. Vetëm në këtë rast mund të flasim për fuqin e popullit. Kuvëndi në këtë rast do e meritoj plotsisht të quhet popullor. Sot ashtu siç është mund ta quajm kuvendi i partive dhe jo i popullit. Pra deputeti nuk duhet të jetë antar dhe as ti përkas ndonjë partie, ta ket të ndaluar me kushtetutë,  njësoj si në rastin e presidentit. Po nuk bëmë këtë s’do kemi demokraci asnjëherë, rezultatin po e shohim.

Sikur të kemi një parlament të tillë, pa parti, as qeveria nuk do ketë punë me partitë politike, por do ketë punë vetëm me deputetët pa parti, të cilët do i kërkojnë llogari gjithësekush për zonën e tij që e ka zgjedhur dhe së bashku për gjithë vendin. Shpesh kam shtruar pyetjen – e pse kryeministri duhet me qënë kryetar partie? Sot ne kemi një strukturë plotësisht të politizuar, nga koka tek këmbët dhe më keq akoma ligji i zgjedhjeve është bërë në atë mënyrë që mos kemi variante të tjera veç me zgjedh njërën prej partive që na kanë hypur në kuriz. Kështu që njerëzit të mbërthyer në këtë darë, preferojnë mos paraqiten fare në votime, pasi nuk kanë besim në to dhe nuk kanë asnjë interes ose shpres se do zgjidhet ndonjë gjë që ka lidhje me ta. Nga ana tjetër votat nuk do i numërojnë më partitë, pra sdo ket kush ti deformoje rezultatet e votimeve. Keq do e kenë gazetat dhe TV-të, se do mbeten pa punë, pa propagandë politike, do u duhet të merren me gazetari të vërtet, se as partive nuk do u leverdisë me i pagu kot. Kështu dhe shpenzimet e partive do bien shumë, por as antarë nuk do ken mjaftueshëm. Kush do futej në një parti po qe se e ka të ndaluar me u fut në pushtet. Antar pa karike, nuk e di sa do mbeten, ka mundësi të zhduken fare këto partitë e sotme, se njerzit kanë halle të tjera nuk para u pëlqejnë ideollogjitë.

Partive sot nuk u prishet puna se ka pjesmarrje të ulët në votime, se sipas ligjit, sido që të bëhet po njëra prej tyre do hypi në fuqi, pastaj pas zgjedhjeve i ndajn hesapet me njëra tjetrën. Si i thonë punës ”një herë ma hype, e një herë ta hypa”, me rradhë ndrojnë vëndet dhe ruajnë njëra tjetrën që mos u dalin të palarat. Për demogagji, bërtasin për korupsion, por pa fakte dhe pa dokumenta, ashtu veç për televizor, me na mbajt pesh dhe me na tregu se po përpiqen, po luftojnë. Pas emisionit sigurisht i gjen në sofër bashkë tu bë allishverishet e tyre. Tek ne pasurohen si pozita ashtu dhe opozita njëherësh, bile bëjnë konkurencë kush e kush  më tepër.

E vetmja zgjidhje është mos me u paraqit asnjë në vot, pra vetëm një bojkotim i plotë mund të çoj punën në një krizë totale, blokazh, i cili mund të zgjidhet veç me ndrimin e kushtetutës dhe të ligjit të zgjedhjeve ku të ndalohet hyrja e partive në parlament. Tu mbyllet rruga partive për në pushtet. Grevë zgjedhore mbarë popullore e zgjidh punën në rrugë paqsore. Jam i sigurt se shumë do hidhen në mbrojtje të partive dhe do thonë se nuk mund të mbahet shteti pa partitë. Unë them se mundet, bile fare mirë, ma mirë se me partitë politike (që veç politike nuk janë). Demokracia nuk ndërtohet me partitë, ajo është një sistem, i cili siguron komunikimin direkt midis shtetit dhe popullit. Ashtu siç një besimtar nuk ka nevoj për ndihmën e priftit apo hoxhes për të komunikuar me zotin, ashtu dhe populli nuk ka nevoj për partitë që të komunikoj me shtetin që e përfaqson.

Nëse flasim për pushtetin e popullit haj tja japim pra atij direkt dhe jo partive. Kam bindjen se sa të vihet një sistem i tillë, në vënd zhduket dhe korupsioni i madh, i cili po na i thith krejt burimet e të ardhurave. Lej të mos shkojmë me mendimin që të presim sa të ngopen, s’kemi për tja arritur kurrë asaj dite,  partitë nuk ngopen asnjëherë, janë pus pa fund.

Bukuresht, 24.08.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/5840-pushteti-mund-tu-hiqet-partive.html

——————————————————————————–

Disa ide për shpenzimet e diplomacis shqiptare

Në shrimin ”Kriza ekonomike prek diplomacinë1” ngrihet një problem sa real aq dhe proekupues për mbulimin e nevojave të diplomacisë shqiptare në kushtet e austeritetit ekonomik dhe të nevojes së uljes së shpenzimeve buxhetore, për të mbajtur në nivelin e duhur investimet që sigurojnë rritjen ekonomike të vëndit. Nuk ka problem pa zgjidhje dhe nuk ka zgjidhje pa efekte. Nevoja e vëndit tonë tani është të mbështesim planin e investimeve, sado ambicioz që është, kjo ka përcaktuar njëkohësisht dhe masat e duhura të karakterit kursyes për uljen e difiçitit buxhetar nën nivelin 3,5 %, si dhe të kontrollit të borxhit të jashtëm në kufijt e përcaktuara nga Bode, nën nivelin 59 %.

Detyra që i vihet para qeverisë së Tiranës është e vështirë, por jo e parealizueshme. Shkurtimi i administratës është i domozdoshëm dhe duhet të kryhet gradual duke optimizuar dhe informatizuar sistemin administrativ. Bëhet fjalë për optimizim dhe efiçientizim, për rritje të rendimentit të punës së funksionarëve publik të çfardo niveli. Nga ana tjetër nevoja e shtetit tonë për të përballuar mbajtjen e një sistemi të shërbimit dipllomatik në një hapsirë globale dhe me detyra në rritje, të duket sikur vjen në kundërshtim me proçesin e uljes së shpenzimeve buxhetore. Unë e konsideroj si një problem falls, të pa qënë, dhe të parë me syzet e vjetra. Do mundohem të shpjegoj më poshtë idenë dhe këndvështrimin tim për këtë problem.

Tradicionalisht jemi mësuar që diplomatët të jenë funksionarë shqiptarë, punonjës të ministrisë së jashtme, të cilët dërgohen në vëndet e tjera për të kryer funksionet e përfaqsisë së ngritur në atë vënd. Çdo dipllomat, simbas ligjit, gëzon disa të drejta lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet që përballohen nga buxheti i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Këtu, përveç rogës në valutë, hyjnë qiraja e shtëpisë ku do jetojë, ngrohja, telefon dhe mobil, transporti, benzina, taxa të ndryshme vendore, e deri tek shpenzimet e protokollit. Të gjithë funksionarët, e deleguar në rolin e dipllomatit, kanë të drejtën të marrin me vete dhe familjet e tyre, bashkëshorten me gjithë fëmijët. Kuptohet se familja ka shpenzime të tjera, një pjes e të cilave rëndojnë gjithashtu mbi buxhet. Pa hyrë në hollësira të marr vetëm shpenzimet e rrugës, të pushimeve, etj.  Në të njëjtën kohë, më duket absurde të shpenzohet për qirara të shtrënjta mbi dyfishin e qirave të zakonshme. Kështu njoh raste të qirave 1500 euro/muaj kur qiraja e zakonshme nuk e kalon 500 euro/muaj. Gjithashtu, nuk ka pse të shpenzojmë për një lluks të pajustifikuar dhe të egzagjeruar, i cili nuk sjell asnjë dobi për vëndin tonë.

Nga experienca, të gjithë, sidomos ne të diasporës që jetojmë pranë tyre, dimë se çfarë ndodh në fakt dhe sa abuzime janë bërë në këto shpenzime të paguara nga kontribuesi shqiptar. Kemi parë mjaft rastesh të funksionarve të pandërgjegjshëm të cilët kanë përfituar maximalisht nga këto fonde buxhetare. Po kështu kemi parë mjaft funksionarë të cilët nuk e kryejnë detyrën dhe nuk kanë nivelin dhe kulturën e nevojshme për atë funksion që marrin përsipër. Pra shpenzimet buxhetare të aprovuara me ligj për të mbuluar disa nevoja të politikës së jashtme të vëndit tonë nuk janë të justifikuara plotsisht në shumë raste.

Si në çdo degë të administratës, ashtu dhe në dipllomaci, shpenzimet duhet të ballafaqohen me rezultatet. Çdo para e shtetit duhet të justifikohet me rezultatet e arritura, të cilat të vlersohen periodikisht dhe jo formalisht. Kur hartohet buxheti për dipllomacinë, duhet të të justifikohet me një planobjektivash dhe rezultatesh të pritëshme. Zakonisht në praktikën administrative të Ministrisë së Jashtme, ushtrohen periodikisht kontrolle kontabile, të cilat verifikojnë nëse shpenzimet e kryera inkuadrohen si eligibile dhe a përputhen me legjislacionin fiskal apo urdhëresave të brëndëshme. Këto kontrolle nuk verifikojnë rezultatet e punës dhe nuk bëjnë bilancin nëse shpenzimet e kryera justifikohen me aktivitetet e realizuara. Këtu qëndron thelbi i një problemi, të cilit shpesh i shmangen raportet e kontrolleve administrative. Nuk egziston akoma një metodollogji dhe një praktik e tillë në sistemin diplomatik shqiptar. Bile egzistojnë raste të diplomatëve të dështuar, të cilët transferohen nga ambasada në ambasad, nga një vënd në një tjetër, pa kurfarë suksesi në realizimin e detyrave, ndoshta më keq, kanë krijuar pakënaqësi dhe skandale të brëndëshme apo të jashtme.

Si bjektiva për një dipllomat, sipas mendimit tim, duhet të jenë marveshjet e realizuara, aktivitetet e ndërmarra, studimet dhe analizat e kryera, shkalla e aktivizimit të diasporës shqiptare dhe numri i iniciativave dipllomatike etj. Kur një diplomat nuk njeh gjuhën e vëndit ku shkon dhe të paktën një gjuhë tjetër internacionale (anglisht, gjermanisht, frëngjisht) nuk ka çfarë kërkon në atë detyrë, pasi dihet që në start se mossuksesi i tij është i garantuar. Një dipllomat i cili nuk ka nivelin e kulturës së nevojshme për të përfaqsuar në mënyrë dinjitoze vëndin nuk ka pse të ngatërohet me dipllomacinë. Një dipllomat konsiderohet si një intelektual, pra puna e tij imponon krijimtarinë. Aftësia për të grumbulluar informacion selektiv, analiza shoqërore, ekonomike, politike që ai duhet ti bëjë informacionit brut të grumbulluar për atë vënd është punë krijuese. Idetë e një dipllomati dhe konkluzionet e tij duhet të vlerësohen nga Ministria e Jashtme dhe të miren për bazë lidhur me nivelin e marrdhënieve të shtetit tonë me atë vënd. Informacionet që dërgojnë ambasadat shqiptare nuk duhet të trajtohen si material mbushës për arhivën e saj. Fatkeqsisht kjo ndodh, pasi personeli i Ministrisë duke e vlersuar si të paaftë një dipllomat, i cili është dërguar për konjukturë apo shpërblim për ndonjë shërbimn të kryer, nuk i vlersojnë fare materialet e dërguara nga ata dhe kërkojnë burime të tjera informacioni. Në këto raste asnjë shpenzim i kryer nga ajo përfaqsi dipllomatike nuk e justifikon veten. Një dipllomat ka për detyrë të krijojë lidhje direkte miqsore me homologët e tij të vëndeve të tjera si dhe të krijoj rrethin e miqve të vëndit ku shkon. Kuptohet kjo kërkon nga ai njohje të gjuhëve dhe shumë kulturë në fusha të ndryshme. Rrethin miqësor duhet ta zgjedhi në qarqet intelektuale me influencë në administratën shtetërore të vëndit. Një ambasador i izoluar që rri gjithë ditën në zyrën e tij nuk mund të krijoj rrethin e miqve të nevojshëm, që tu imponohet me personalitetin dhe kulturën e tij. Një rast i tilë është tipik për ata që kanë vajtur thjesht për të bërë kursime dhe për të përfituar nga detyra, që të kthehen pas mandatit katër vjeçar me një kapital të shtuar. Kuptohet ky është një rast i dështuar që në start, nga ai nuk ke çfarë të kërkosh dhe as të presësh.

Ambasadat përveç detyrave dhe aktiviteteve dipllomatike, kanë dhe një sërë detyrimesh administrative siç janë ato kosullore, arsimore, të gjëndjes civile etj. Në personelin e ambasadave gjejmë punonjës të ndryshëm si shofera, sekretare, llogaritare etj., të cilët gjithashtu kanë status dipllomatik pa qënë dipllomat të mirfilltë dhe nu mbullojnë asnjë aktivitet dipllomatik. Këta gjithashtu marrin familjet e tyre, strehohen me qira, pra duan një buxhet jo të vogël, i cili e ngarkon mjaft buxhetin e përgjithshëm të ambasadave dhe të Ministrisë së Jashtme.

Lidhur me sa parashtrova më sipër unë do shpreh disa konsiderata dhe ide, të cilat mund ta lehtësojnë mjaft shpenzimet buxhetore të dipllomacisë shqiptare. Në rradh të parë do theksoja si kryesore rritjen e cilsis së personelit dipllomat. Kjo mund të realizohet nëse do zbatohet një politikë e kompetivitetit si kriter i përzgjedhjeve të tyre dhe njëkohësisht ti jepet fund praktikës së dërgimit të njerëzve inkompetent mbi bazë njohje apo interesash. Së dyti këtyre duhet tu shtrohen detyra, objektiva dhe rezultate të pritshme konkrete, të cilat duhen monitorizuar dhe verifikuar periodikisht. Kontrata e angazhimit të tyre duhet të ketë afate dhe penalizimet eventuale për rastet e mossuksesit. Një dipllomat nuk duhet transformuar në një roje ambasade me rogë të majme. Ministria e Jashtme duhet ta dijë dhe ti përcaktoj egzakt se çfarë kërkon nga një dipllomat i emëruar, kjo bën pjes në strategjinë dhe politikën e shtetit në përgjithsi. Ajo duhet të kërkojë dhe të zgjedhi njëriun për detyrën që ka dhe jo tu gjej vëndin njerëzve të ”privilegjuar”.

Të gjitha funksionet e tjera administrative nuk ka pse të mbulohen nga ”dipllomatët” e dërguar nga Tirana, kur këto detyra mund ti kryejnë mjaft mirë shqiptarët e diasporës, që gjendet gjithandej nëpër Europë e gjetkë. Punonjësit e ambasadave që jetojnë në diasporë nuk kanë nevojë për strehim, pasi e kanë atë. Atyre mund tu paguhet vetëm roga, sipas vëndit dhe detyrës dhe asgjë tjetër. Këtu bëhet një kursim shumë i madh në buxhetin e dipllomacisë shqiptare. Kam vënë re se në shumë ambasada të vëndeve perëndimore gjen punonjës autohtonë, të cilët kryejnë gjithfarë detyrash kundrejt një pagese. Mesa di dhe në ambasadën amerikane në Tiranë punojnë mjaft shqiptarë të angazhuar nga shteti amerikan. Kur këto vënde kanë praktika të tilla, ne pse vazhdojmë me lluksin që të çojmë edhe shoferin nga Shqipëria. Për mendimin tim vetëm ambasadori mund të vij nga Shqipëria , kusuri duhet zgjedhur nga diaspora jonë që jeton në ato vënde. Ndoshta në raste të veçanta dhe vetë ambasadori mund të përzgjidhet nga diaspora, e cila ka plot intelektualë me emër në ato vënde. Nga historia, kemi rastin e Faik Konicës si ambasadorin më me emër në Amerikë, i cili kishte krijuar deri marrdhënie miqsore familjare me presidentin Willson. Një ambasador i Shqipërisë duhet të vlersohet dhe për nga rrethi miqsor që ai krijon në atë vënd ku zhvillon aktivitetin. Është e natyrshme që një ambasador të penetrojë në rrethet akademike, apo në mjedisin e biznesit të atij vëndi. Ai ka për detyrë të promovojë Shqipërinë në ato rrethe, të bëjë loby, por dhe anasjelltas të transmetoj në vëndin e tij praktikat e mira dhe të inkurajojë shkëmbimin e eksperiencës. Ai duhet të jetë ura ndërlidhëse dhe e miqësisë ndërmjet dy vëndeve. Duhet të ketë kurajon intelektuale të nevojshme për të ndërmarrë iniciativa produktive në favor të marrdhënieve dy palëshe me interes reciprok. Një ambasador spektator, inaktiv, nuk e kryen dot detyrën e tij dhe nuk është produktiv. Shpenzimet për të janë të pajustifikueshme para taksapaguesave shqiptarë.

Kam besimin se këto ide vlejnë dhe për shërbimin dipllomatik të shtetit të Kosovës.

_________________

1. http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/07/12/kriza-ekonomike-prek-diplomacine/

Bukuresht,12.07.2010


—————————————————————————

Koha e politikës bllokuese kaloi

Ajo, që në Shqipëri vlersohet më pak, është koha, humbjet nga mos shfrytzimi i kohës përbëjnë faktorin kryesor të prapambetjes tonë. Çdo tregtar e ka provuar se një mall që nuk shitet në kohën e duhur krijon humbje, për të mos përmëndur ata që shesin perimet dhe frutat në treg, të cilat kanë afat përdorimi, përndryshe prishen duke ndënjur në tezgë. Çdo projekt ka një afat, ka një datë fillimi dhë datë mbarimi. Çdo projekt i realizuar në afat, sjell vlerën shtesë për të cilën bëhet investimi. Të ardhurat e vëndit prodhohen në kohë dhe shtohen nëpërmjet investimeve që shtojnë ”add value” (vlerën e shtuar). Pra, për të mos e zgjatur shumë me prezantimin e vlerës së shtuar në raport me kohën e shpenzuar për të, është fare e qartë se politikat e një shteti vlersohen, në fund të fundit, me intensivitetin e shfrytzimit të kohës që ka në dispozicion (ndërmjet dy zgjedhjeve të rradhës) për të siguruar nivelin e të ardhurave të premtuara.

Në një situat normale të një vëndi demokratik, opozita, nuk e pengon qeverinë për të realizuar objektivat e saja. Ajo kërkon nga faktorët vendimmarrës të të gjej rrugët më efikase për realizimin e tyre, kërkon transparencën e procesit, kërkon zbatimin e kalendarit të programuar, monitorizon premtimet, etj. Nga ana tjetër merr pjes në procesin ligjvënës për të krijuar kuadrin legal të nevojshëm. Roli i saj është shumë i rëndësishëm për të siguruar transparencën e procesit ligjvënës, për të mos lejuar shmangjet dhe devijimet e fondeve të programuara, për të korektuar në kohë orientimin dhe objektivat dhe jo në fund të periudhës.

Problemet që kanë lidhje me prioritetet dhe obiektivat e një programi qeveritar, janë subjekte diskutimi në etapën e parë, direkt mbas zgjedhjeve, më tej, pasi fillon implementimi i tij çdo ndryshim apo riorientim krijon humbje të mëdha dhe në rradhë të parë përkthehet në humje të kohës. Kjo, faza e parë, duhet të ket një afat pas të cilit mbyllen diskutimet, duke kaluar në problematika të tjera sipas prioriteteve. Bllokimi i këtij procesi është inproduktiv, është distruktiv, pasi shkakton humbje të mëdha në nivel kombëtar, dëmton ekonominë e vëndit dhe rëndon gjendjen, duke bllokuar zgjidhjen e problemeve sociale. Zgjidhja e problemit të papunësisë janë investimet publike dhe stimulimi i bizneseve autohtone nërmjet ligjeve të drejta dhe vendosjen e një sistemi korekt tatimor – dmth politikë dhe orientim kombëtar.

Bojkoti parlamentar i aplikuar nga PS, ka bllokuar për dy vjet miratimin e ligjeve organike që kërkojnë 2/3 e kvorumit në seancat. Sot, pas deklaratave të Ramës, kjo periudhë parashikohet të zgjasë edhe dy vjet të tjera, deri në zgjedhjet e ardhëshme 2013. Pra, po të mos mbetet ai krytar bashkie, Shqipëria bllokohet edhe për dy vjet të tjera. Sa cinizëm! Çfarë shantazhi i pacipë!

Brukseli po jep shënja lodhje përsa i përket Shqipërisë. Diplomatët janë lodhur duke u mbushur mëndjen politikanëve shqiptarëve që të kapërcejnë pengesën dhe të dalin nga kutit e zgjedhjeve, për të vazhduar rrugën e integrimit. Të gjithë në korr flasin për zbatimin e ligjeve, ashtu siç janë ato, pastaj, nëse nuk na duken të mira, të merremi me modifikimet e duhura. Të gjithë mundohen të na shpjegojnë se sa shumë po humbasim, sa shumë po vonohemi. Arriti puna të na dalin republikat e ish Jugosllavisë përpara, bile po na lë pas dhe Sërbia. Shqipëria në vënd që të zërë vëndin e saj në parlamentin europian, që të bëhet mbështetje për Kosovën e ta tërheqi pas, po e lë atë në baltë, duke i lënë vëndin Sërbisë, e cila mezi pret ta bllokojë.

E gjith kjo histori anormale, kjo politik e çmëndur, po e hedh në ajër objektivat kombëtare të shqiptarve. Tani nuk kemi nga kush të qahemi, pasi po ja bëjmë vet vetes. Bota po na del borxhit, bile ata as po arrijnë të na kuptojnë. Llogjika e vetshkatrimit, e mohimit, që po aplikon Ed Rama me grupin e tij, nuk ka si të kuptohet nga asnjë njëri me dy pare mënd. Motivet që ai ngre nuk i justifikojnë dëmet që po i shkakton vëndit dhe kombit shqiptar. Orientimi i tij krejt personal mban erë antishqiptarizmi të theksuar, sjellja e tij prej nonkonformisti banal, flet për injorancë politike, mediokritet dhe keqdashje, me pasoja për partin e tij dhe për krejt popullin shqiptar.

Si rezultat, Shqipëria po vonohet, PS po humbet elektorat, parlamenti s’ka opozitë, ligjet nuk po votohen, ndërkohë që deputetët socialist vazhdojnë të pasurohen. Qahen se drejtësia është e kontrolluar nga PD-ja. Po të ishte ashtu, ata duhej të ishin me kohë në burg dhe jo të trashen me kontratat nga fondet publike. Vetëm në një shtet bananesh mund të ndodhin situata të tilla të mbrapshta. Politikës së shantazhit i ka kaluar koha me vakt, këtë duhet të kuptoj turma e deputetëve socialist që po i shkojnë si delet Ramës mbrapa. Asnjëri prej tyre, gjatë këtyre dy vjetëve nuk ka bërë asgjë për ata që i kanë zgjedhur, përgjigjen për ketë do e marrin në 2013-tën, të jenë të sigur për këtë. Koha e humbur nuk kthehet mbrapsht, politikës së bllokimit i kaloi afati. Çdo ditë, çdo orë vonese i bën përgjegjës ata para popullit që pret.

Të humbasish kohën duke mos bërë asgjë është njëra, por të ecësh kundër kohës, dmth në sens invers, është akoma më e rëndë. Të fillosh përherë nga e para, të shkatrosh çfarë kanë bërë paradhësit, është shumë herë më e rëndë. Shqipëria ka experiencë të hidhur në të dyja llojet e humbjeve. Këtë bëri dhe Enveri, i drejtuar nga ”specialistët” sërb, fshiu gjithshka që bënë paraardhësit e tij, përpak desh na beri një Sërbi të dytë në Shqipëri, duke e zhytur vëndin në prapambetjen më të thellë. Aventurieri futurist dhe eksentriku Rama, nuk dallon shumë nga Enveri, si aventurier dhe  bohem i lagjes Pigal. Ashtu si Enveri dhe Rama e filloi karierën e tij politike direkt nga rrugët e Parisit. Pasi morri kryesinë e PS-së, edhe ky e filloi punën si Enveri, duke bërë ”pastrimin” e saj nga elementët e ”pabindur”. Rezultatin po e shohim të gjithë.

STOP .  Ka ardhur koha të ecim me hapin e kohës, të ecim duke nxituar në sensin pozitiv, për të rikuperuar kohën dhe të rrjeshtohemi në një rradhë me vëndet e tjera të përparuara të Europës. Jemi vënd i vogël dhe kemi  inerci të vogël (normalisht ashtu duhet të jetë), kthesa mund të bëhet e shpejtë, në se egziston vullneti i mirë politik. Pra ajo që na duhet, pasi na mungoi prej një kohe të gjatë, është pikërisht vullneti i mirë politik, dmth, klasa politike ti kthej sytë nga populli, të orientohet nga interesi kombëtar, dhe të heqë dorë nga demagogjia populiste. Pengesa për hyrjen në BE, ndodhet në kokën e politikanëve tanë, sidomos të atyre ”opozitarë” pseudosocialistë, të cilët kanë dy vjet që po na bllokojnë, duke vënë interesat e tyre mbi interesat tona.

Bukuresht, 17.06.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/analiza/5105-koha-e-politikes-bllokuese-kaloi.html

—————————————————————————

Pushka e gjatë

Para një jave, shoqërova mikun tim Havier,një spanjoll, i cili kishte ardhur për vizit në Rumani, në kuadrin e një projekti, që mendojm ta realizojmë sëbashku në parteneriat me ta. Me qënëse gjatë vizitës tonë, para dy muajsh në Granada të Spanjës, ata na programuan një vizitë në pallatin e famshëm Al Hambra, menduam dhe ne  ta çojmë tek kështjella Pelesh, të ngritur nga mbreti Karol, në Sinaja, si një nga perlat e Rumanisë. Në këtë qytet turistik malor i ndodhur në grykën e lumit Prahova, në mes të pyllit, në luginën e përroit Pelesh, shtrihet një park, i cili ndodhet i shtrirë para këtij pallati mbretëror. Edhe sot ajo ruan pamjen dhe madhështinë e një jete aktive plot shije artistike të familjes Hohenzoller, të mbretëreshës Maria si dhe të asaj Elisabeta (Silvia Conti). Të asaj familje aristrokrate bavareze e cila drejtoi Rumaninë për një shekull. Kështjella është një bizhuteri arkitektonike e mbushur me vepra arti, e ndërtuar në një stil tradicionale të kombinuar, me gur të skalitur dhe dru të gdhëndur.

Kështjella u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të. Ndjeva kënaqësi të veçant kur guida gjatë shpjegimit përmëndi gurskalitsit shqiptarë, të cilët kishin marrë pjes në ngritjen e këtij monumenti të arqitekturës europiane, të këtij objekti të historisë rumune, ku mahnitet  gjithëkush që e viziton. Do të ishte një përpjekje e dëshpëruar e imja, të përpiqem të përshkruaj mbrekullit e punimeve artistike të kësaj vepre monumentale. Duke filluar nga arqitektura, punimet dhe llojet e drurit të përdorura, vëndburimet e mermerëve, kristalet origjinale Zvarovski apo vetratat shumngjyrshe të përmasave, të punuara nga mjeshtrat e Zvicrës, pikturat dhe skulpturat e panumurta. Çdo objekt ishte vepër arti origjinale, punime mjeshtrish nga gjith bota, që nga fajanca e deri tek qylymet persiane. Guida, një burr shtat vogël, numëronte emra piktorësh dhe skulptorësh pa pushim, jepte data dhe hollësira të ndryshme për sejcilën dhomë, për sejcilin punim që binte në sy. Për të mos folur për dhomën e artë, ku që nga muret dhe tavani ishin të lyera me flori.

Pashë dhomën e mbretëreshës Elisabeta. Një dhomë mjaftë më e thjeshtë në krahasim me të tjerat , ku në mes akoma qëndronte telajo (stativi) ku ishin realizuar pikturat e saj më të njohura. Me që arrita tek kjo, a dini se princ Vidi ishte nipi i saj ? Prandaj dhe ajo u bë një nga mbështetëset më të mëdha për pamvarsin dhe ngritjen e shtetit shqiptar. Ajo shkruajti dhe publikoi me dhjetra artikuj në favorin e Shqipërisë. Kauzën shqiptare e bëri kauzën e saj personale. Krijoi lobin e parë shqiptar pranë fuqive të mëdha dhe familjeve mbretërore të Europës. Popullin shqiptar e ngiti në pjedestal duke theksuar se ky popull heroik meritonte pamvarsin dhe mbështetjen europjane.

Në një moment të caktuar të vizitës arritëm tek dhoma e armëve. Mbreti Karol paska qënë një koleksioner i apasionur i armëve. Gjeje aty të ekspozuara armë që nga periudha e hershme medievale. Arkobaleta, shpata, shtiza, përkrenare dhe parzmore të ndryshme, e deri tek veshjet prej metali e kalorësve, që ngriheshin si statuja, për të dëshmuar qëndresën e tyre për mbrojtjen e vëndit. Atje në një faqe murri, e mbyllur në një dollap prej xhami, ruhej si exponant i veçant me vlerë, një pushkë shqiptare me grykë të gjatë. Kisha parë pushkë të tilla në pikturat e njohura të Bubulinës apo të Marko Boçarit. Kisha dëgjuar mjaft për këto pushkë, të famshme në tërë perandorinë Ottomane, që prodhoheshin nga mjeshtrat me famë shkodranë. Ashtu ishte dhe kjo pushkë e shekullit XVII-të, e qëndisur me filigramet prej argjëndi, me formën aq elegante të kondakut prej druri të punuar. Ishte një vepër arti më vete. Thonë, se tyta e gjatë, që të binte menjëherë në sy, ishte arsyeja e precizionit të lartë që kishin luftëtarët shqiptarë, të cilët nuk mund të harxhonin plumbat kot. ”Kokë e fishek” thonin pleqtë nga anët tona, kur donin të na shpjegonin se puna duhej bërë me cilsi dhe të mos shkonte dëm asnjë gjë.

E merni me mënd se si e ndjeva veten, kur guida u ndal të na shpjegonte origjinën dhe vlerat e kësaj pushke, mu duk sikur të gjithë të pranishmit e dinin se isha dhe unë një shqiptar, se ajo pushkë kishte ardhur nga vëndi im. Ajo pushkë, mu duk sikur të ishte vepra ime, sikur kisha dhe unë pjesë në të. Ndoshta dhe gjyshi im mbante një të tillë të varur pas derës. Eleganca dhe arti në atë pushkë nuk kishte të mbaruar, e gjeje në çdo detaj. Këmbëza dhe çarku i saj me bishtin e spërdredhur, pjesët e fildishta aq mirë të lëmuara, e deri tek filigramet e argjinta me simbolet e vjetra shqiptare, tregonin merakun, dashurinë e mjeshtrit që e kishte prodhuar. Tregonte respektin që kishte ai për luftëtarët e lirisë, që krenoheshin për pushkën e tyre. Sa turq dhe xhandar kishte vrarë vallë, ajo pushkë e heshtur shqiptare, që ishte mbyllur me aq kujdes në atë kuti të xhamtë? Kush arnaut e kishte përdorur? S’kishte emër, në një pjesë të dukëshme të ekspozuar, lexoje: ”pushkë albaneze e përdorur nga arnautët shek.XVII”. Shumica e rumunëve nuk e dinë se arnautë quheshin shqiptarët, për ta arnautët ishin trupat speciale të elitës të periudhës së perandorisë Osmane, që shpesh i gjeje si garda ”pretoriane” të familjeve princore të Rumanisë.

Kam parë fotografi të ”arnautëve” dalë në rugët e qëndrës së Bukureshtit, të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të njëzet. Me siguri, për rumunët kostumet e këtyre u dukeshin të çuditëshme, tepër të ngarkuara me armë. Kostumi jonë kombëtar i malsorit, me pisqolla dhe jatagan në brez, me xhamadanin e qëndisur dhe qeleshen në kokë dhe opingat e veçanta, bënin një efekt të jashtëzakonshëm. Arnauti me bishtat e mustaqeve të kthyera lart, në Rumani, ishte simboli i besnikërisë dhe sigurisë. Ata dominonin pazarin dhe rrugët e kryeqyteteve të principatave rumune të shekullit XVIII-XIX. I gjeje në Bukuresht, në Jash, në Konstancë e gjetkë. Historia e Rumanisë nuk mund të jetë e plot pa arnautët dhe tregtarët shqiptar, ashtu si dhe dramaturgjia rumune pa Viktor Eftimiun (nga Boboshtica e Korçës) dhe pa Karaxhialen (arvanitas nga jugu).

Që ta mbyll këtë episod të vogël, i cili më la një shije të veçant. Dola nga kështjella i menduar. Havieri ishte shumë i emocionuar dhe entuziast. I pëlqeu gjithshka që pa në këtë muze arti. Unë, me mëndjen tek pushka. Mundohesha të imagjinoj se si  i shihnin shqiptarët në Europë në kohën e ”arnautëve”. Më kalonin nëpër mëndje vargjet e Bajronit dhe pikturat e muzeut të Londrës. Atëhere, Europa na vlersonte lart, si mbrojtësit e krishtërimit, si murrin mbrojtës, që armatat turke se kapërcyen dot për pesë shekuj me rradhë. Pra ishim heronjtë e Europës, kjo nuk diskutohet, pasi luftonim kundra turqve, ishim shpresa e tyre e vetme ndonjëherë, si në kohën e Skëndërbeut, pamvarsisht se shumë e kanë haruar. Ne vrisnim pashallarë dhe sulltanë, ishim luftarë kamikaxe, që luftonim deri në vdekje.

Po sikur të mos i bënim gjithë këto gjëra, por të luanim rolin e qingjit të butë, si do ishte harta e Europës sot vallë ? Po sikur të mos e bënim atë pushkën e gjatë, dhe në vënd të saj të ngrinim shtëpia, të ndërtonim rugë, të ngrinim pallate dhe hareme, katedrale dhe xhamia të larta dhe të bukura. Në vënd që të luftonim, të bënim shkolla, të bëheshim dipllomatë dhe të shkruanim historira të bukura, si do ishte Shqipëria sot ? Dola nga kjo kështjell e bukur dhe mëndja më shkoi tek kështjellat e lashta shqiptare, të rënuara deri në themel. Të djegura si kullat dhe kasollet tona të varfra, të zhuritura si shpirti i pa mposhtur shqiptar. Apolloni në Luvrin e Parisit, përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut në Vjenë, pushka e gjatë në Pelesh, librat tona në Vatikan e në Stamboll. Hej Evropë, sa shumë na ke marrë. Sa borxhe hala nuk na i ke la!

Bukuresht,20.06.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/editoriale/5129-pushka-e-gjate.html

http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/23634/#rating

——————————————————————————-

Europa dhe shqiptarët

Ashtu siç ka ndodhur historikisht 200 vjetët e fundit, Sërbia dhe Greqia kanë fjalën e fundit përsa i përket raportit ndërmjet Shqipërisë dhe Europës. Ky është një konkluzion shqiptar i rëndë akuzues ndaj këtyre vëndeve por dhe ndaj dipllomacisë europiane, i cili mbështetet në experiencën tonë, pasoj e marrjes nëpërkëmbë të interesave tona kombëtare në favor të pretendimeve shoviniste të fqinjëve ballkanas. Është për tu habitur që kjo tendencë vërehet dhe sot në forma më të stërholluara, gjë që na bën shumë më dyshues ndaj deklaratave për të ardhmen tonë europiane.

Cilat janë faktet sot ?

Greqia nga një anë paraqitet si mentori ynë për të na futur në Europë, nga ana tjetër vazhdon planet Vorioepiriote, mban ligjin e luftës, ndërhyn brutalisht në çështjet e brëndëshme të vëndit tonë, mbështet dhe financon organizatat irendentiste, kërcënon dhe ushtron presion ndaj shtetit shqiptar, bën politik investimesh për helenizimin e jugut të Shqipërisë. Keqtrajton emigrantët shqiptar në Greqi dhe mohon të drejtat e minoriteteve shqiptare, të arvanitasve, të çamërve, të vllehve, duke diskriminuar ashiqare çdo gjë që ka lidhje me popullin tonë. Në Greqi as që mund të diskutohet për multikulturalizmin e pretenduar europian. Politika e Europës në Greqi ka marre formën e një farse dhe demagogjie që askush nuk e beson. Akoma aty egziston frika e përdorimit të gjuhës amtare dhe forcat policore janë tejet agresive ndaj çdo shqiptari, qoftë ky dhe një turist me qëndrim të shkurtër në teritorin e saj.

Sërbia, shteti kriminal i genocideve të viteve 90 –të, po shihet sot nga Europa si viktimë e ushtrisë çlirimtare të kosovës (UÇK). Organizmat ndërkombëtare UMNIK, KFOR, EULEX, dhe mediat europiane, po cfiliten ta krijojnë sa më mirë këtë imazh negativ të shqiptarëve. Në Kosovë gërmohet të zbulojnë ”krimet” deri në nivelin e katërt apo të pestë, kur gjygji i Hagës për gjithë ato genocide që kryen sërbët në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ku humbën jetën qindra mijë civila, u gjetën vetëm tre kriminela të rangut të parë, si Miloshevici, Mlladici dhe Karagjigji. Askush nuk bën bilancin e viktimave në Kosovë, askujt nuk i intereson dëmet që Sërbia na shkaktoi, grabitjen e pasurisë tonë kombëtare. Organet ndërkombëtare së bashku me strukturat sërbe kujdesen që të sistemohet dhe rehatohet deri tek sërbi i fundit, nga ana tjetër askush su kujtua për mijra dhe dhjetramijra shqiptarë të mbetur pa strehë, kurkujt nuk i shkoi nëpërmënd për mijra gra dhe vajza shqiptare të përdhunuara. Ushtrohet presion ndaj qeveris dhe tërë organeve shtetërore të Kosovës që të plotësojnë kushtet sërbe të bisedimeve ”teknike”, pa e njohur pamvarsinë e saj të plotë dhe pa kurfarë reciprociteti ligjor apo ndërshtetror. Qeveria e Kosovës pa fuqi vendimore, vazhdon i bie daulles europiane, duke premtuar parajsën në ”atë botë”, kur shqiptarët vdesin për bukë në këtë botë.

Shqiptarët e Maqedonisë u gënjyen para dhjet vjetësh me një kothere, të cilën e rëmbyen partitë që zunë një çikë vënd në administratë dhe vazhdojnë ta lëpijnë dhe sot e kësaj dite. Gruevski aty bën qejf sa do, me shqiptarët e shpërbërë. Të drejtat shtetformuese të shqiptarëve u haruan me kohë. Ambasadorët dhe turistat politikë të europës, shkojnë aty sa për pushime, se punën e marrveshjes së Ohrit e morri lumi që kur u projektua.

Më tej çfarë po ndodh?

Të gjitha këto i njohim dhe po i shikojmë për ditë, nuk ka nevoj për komente të gjata. Europa pas vitit 90-të, e shpërdoroi simpatin e shqiptarëve ndaj perëndimit. Interesi i saj ishte të thyhej diktatura, të hapeshin kufijtë, dhe të merrte në dorën e saj ”bamirëse” të drejtën e orientimit politik, të reorientimit ekonomik të Shqipërisë. Kuptohet këtë donim dhe ne në fillim. Në virtualitetin e popullit shqiptar projektohej mirqënia e vëndeve perëndimore, aq shumë e promovuar nga RAI. Në fakt, hesapet nuk dolën tamam ashtu. Pamë, se si u likuidua industria shqiptare, se si u thërmua bujqësia jonë. Ajo që u pa ashiqare, ishte shkatrimi i industrisë mekanike, e cila u shit me kilograme si rikupero. Uzina e Autotraktorve në Tiranë, mjaft më moderne se shumë uzina të vjetra italiane që punojnë dhe sot, u zhduk sa të hapish sytë. Në vënd që kjo industri të riorientohej në kushtet e tregut të lirë dhe të orientohej për eksport, u preferua të mbyllej. Mos flasim për metalurgjinë e hekurit apo ajo e kromit, e cila u la deri sa dha shpirt dhe pastaj u shit. E njëta gjë po përsëritet mesa duket dhe në Kosovë tani.

Nuk më shqetëson aq demagogjia europiane se sa politollogjia europianiste e klasës politike shqiptare. Servilizmi i saj nganjëherë banal, ndaj termit ”ndërkombëtarët”, më bën të ndjej neveri. Duke jetuar jashtë në mërgim, shoh se si hahen europianet ndër vedi për gjithfare lloj interesash të ngushta ku sejcilit i tërheq kraba nga vetja. Askush nuk ja ka me sinqeritet njëri-tjetrit. Në kuliset e parlamentit dhe komisionit europian lëvrijnë si krimbat lloj lloj lobistash dhe kasneca, të cilët ku ndahen dhe ku bashkohen sipas interesave. Mos flas për korupsionin e zyrtarëve të këtyre shteteve, të cilët hanë me të dy duart, sa majtas dhe djathtas. Veç kur dalin si maja e ajsbergut ca skandale që shuhen shpejt e shpejt pas tre ditësh. E, pikërisht këta na vijnë dhe nga Shqipëria për të na dhënë mënd.

Në parlamentin europian, ca janë të majtë (socialista) e ca të djathtë (popullorë), ca janë me Ramën e ca me Salën, që të gjithë kanë të drejtë dhe kriza politike në Shqipëri nuk ka të mbaruar. Si puna e asaj barcalete: ”njëri u ankua për komshiun tek Rabin dhe ky i dha të drejtë, kur vajti komshiu për tu sqaruar dhe këtij i dha të drejtë, një i tretë si dëshimtar i tha – Rabin,po ti i dhe të drejt dhe njërit dhe tjetrit, si ta marrim këtë punë – dhe ti ke të drejtë i tha Rabini”. Hajde merre vesh këtë politikë. Në këto kushte, çdo lloj partie që mund të egzistojë në Shqipëri, do gjej një ”ndërkombëtar” që ti japi të drejtë dhe ta përkrahi. Kuptohet jo gjithmon dhe në çdo rast, por vetëm kur përkrahja është e ”justifikueshme”, dmth e shpërblyer mirë në forma të ndryshme. Këtë e kapën shpejt politikanët shqiptar dhe se lëshojnë më sikur ç’të bëhet, ja kanë ndjerë lezetin. Prandaj nuk ka deklarat të tyre ku të mos përmënden ”ndërkombëtarët”.

Më krijohet përshtypja se ne shqiptarët nuk mund, nuk kemi kapacitet, të mendojmë me kokën tonë. Na duhet patjetër mendimi dhe aprovimi ndërkombëtar për çdo gjë. Edhe kur të martohemi, apo të ndahemi nga gruaja na duhet aprovimi i tyre paraprak. Njësoj si në kohën e Enverit, pa aprovimin e KQ (Komitetit Qendror) dmth të ”babës”, nuk guxonte njëri të hidhte hapin. Siç duket, jemi të dënuar për jetë të rojmë nën hijen e dikujt. Ndërkombëtarët vendosin, në fakt ata këshillojnë, por tek ne këshilla kthehet në urdhër. Ne zbatojmë, por fajin e kanë ata që vendosin, ja ku dolën tanët të pafajshëm. Shumë komode dhe e lehtë për tu zbatuar kjo farë politike, bile ske pse e vret mëndjen fare, se të vjen këshilla e ngrohtë menjëherë. Shpesh këshilla na vjen bashk më këshilltarin, në paket.

Atë shprehjen popullore, aq të mënçur se ”i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, e kemi haruar dhe keq kemi bërë. Kështu do vazhdoj kjo punë deri sa të mos dali dikush tu verë përpara hundës interesin tonë kombëtar. Europa kërkon nga shqiptarët që të respektojmë ligjet, haj ti respektojmë, por ma parë ligjet tona ti përshtatim interesit tonë kombëtar. Europa kërkon nga ne të respektojmë minoritetet, haj ti respektojmë, por më përpara lej ta respektoj europa minoritetin shqiptar në shtëpinë e saj. Europa kërkon të kemi fqinjësi të mirë, haj ta mbajmë, por më përpara lej ti mbledhin këmbët dhe duart komshijtë tanë dhe Europa nga tokat tona. Europa kërkon të hymë në BE, dakord, por jo copa copa, të gjithë bashkë njëherësh. Delen që ndahet nga kopeja e ha ujku – thonë të vjetrit, po ne akoma se kemi mbledhur kopenë në vathë.

Këto pak gjëra, nuk e di a i kanë dëgjuar ndonjëherë ndërkombtarët nga ”ustallarët” tanë të politikës. Ndoshta po ti dëgjojnë një ditë. A thua se do jenë dakord, a thua se do na japin të drejt?

Në rastëse jo, atëhere kujt i hyjnë në punë aprovimi i tyre!

O Mete për vete – thonim në Tiranë. Kur sigurimi fuste dikë brënda ose kur Partia kritikonte dikë, i hidheshin të gjithë në kuriz të shkretit dhe dilte armik safi, megjithse e dinim se nuk kishte bërë gjë i ziu, por e kishte zënë lapsi e duhej bërë kurban. Jo vllezër nuk ban ma kështu, mbaroi ajo kohë. Sot, sejcili duhet të mendoj nga pak për të gjithë. Dy duar për një kokë është fjala, e majta dhe e djathta të mbrojnë kombin shqiptar[2], përndryshe do na hanë korbat.

Nuk na e kanë fajin ndërkombëtarët dhe as europianët, jemi ne që vendosim, jemi ne që ulim kokën dhe nënshtrohemi, jemi ne që servilosemi, jemi ne që zgjedhim, jemi ne që shkatrojmë dhe ndërtojmë, jemi ne që e bëjmë historinë tonë ashtu siç është.

Bukuresht,05.06.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/analiza/4963-europa-dhe-shqiptaret.html

——————————————————————

Greqia na përket neve po aq sa dhe grekëve

Sot, në gazetën Shekulli  jepet si informacion një kërcënim i Greqisë bërë qeverisë shqiptare lidhur me regjistrimin e minoritetit. Në këtë informacion nuk pash asnjë reagim të redaksisë së kësaj gazete, mesa duket kjo gazetë e ka marr përsipër të bëhet zëdhënëse e qeverisë greke. Si pjestare e medias shqiptare, kur vjen puna për problemet me Greqinë, duhet ti pergjigjej grekeve në cdo rast, sa herë që hapin gojën. Ajo që më revoltoi nuk ishte vetem fjala e grekut, por titulli dhe mesazhi i informacionit që jepte Shekulli. Që nga titulli kuptohej se PS-ja po i tërhiqte vëmëndjen Sales se ka rënë nën influencën e nacionalisteve dhe se shtyrja e regjistrimeve do pengoje hyrjen e Shqiprisë në BE. Pamvarsisht se këto gjëra i vinte në gojen e grekut, mënyra e prezantuar, pa asnje reagim, dhe pa asnje koment, këtë të sygjeron. Ata kujtojnë se e haruam bisedën kokë më kokë që bëri Rama me Papandreun në Athinë dhe premtimin e Papandreut se do e mbeshteste PS-në gjatë fushatës. Jam i sigurt që Edi e pati me pash mbeshtetjen e grekëve, megjithatë nuk fitoi. Siç duket humbja e tij lidhet me influencën e ”nacionalitëve”. Ata nuk do ja harojnë PDIU-së qe nuk u lidh me kualicionin progrek të PS-së, prandaj ky informacion i ”pafajshëm” i Shekullit, siç duket do jet një prelud i një fushate kundra nacionalistave shqiptarë, ku të sinkronizuar me mbështetësit grek do fillojë presioni dhe loja politike, pa haruar Salën, kuptohet. Tani disa fjalë qeverisë greke dhe zëdhënësit të saj.

Me kë flet  Gregory Delavekouras, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë, kur kërkon respektimin e kritereve të Kopenhagenit, ku flitet për respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteti. Pa piken e turpit kërcënon Qeverinë Shqiptare lidhur me pranimin në BE.

Ky funksionar grek shqetsohet për modifikimet e formularet e gjendjes civile shqiptare, çështje plotësisht e brëndëshme e vëndit tonë. Më tej, paralajmëron se  Greqia do të informojë në mënyrë të detajuar organizmat kompetente. “I bëjmë thirrje Shqipërisë që të zhvillojë konsultim konstruktiv me përfaqësinë e minoritetit, të cilët kanë shprehur kundërshti lidhur me këtë vendim” – e mbyll ai. Pra e konsideron apriori minoritetin grek si palë shtetformuese.

Pra, që ta kuptojnë të gjithë dualitetin grek, Greqia kërkon ta konsultojme atë para se të hartojmë një formular regjistrimi ose të marrim një vendim, pra na lë të kuptojmë se i takon asaj të vendosi nëse i plotsojmë apo jo standardet e të drejtave të minoriteteve. Kush e kërkon këtë – Greqia, e cila nuk njeh asnjë minoritet në vëndin e saj, e cila i shtypi me zjarr minoritetet, e cila ushtroi genocide dhe spastrime të minoriteteve, e cila ka qënë dhe është vëndi më diktatorial në Europë përsa i përket të drejtave të minoriteteve. Radikalizmi, shovinizmi  grek  e ndjen veten të prekur nga nacionalizmi shqiptar – që kur kështu ?

Një shtet që akoma mban ligjin e luftës me Shqipërinë, i cili na ka përzënë nga tokat e të parëve tanë, i cili na grabiti dhe na vrau, i cili nuk na njeh të drejtën e pronave private, nuk na lejon as të shkelim në tokat tona, ka pretendime, ka paftyrësinë të na japë këshilla dhe të përmëndi kriteret e Kopenhagenit, me të cilat ka fshirë këpucët. Akuzon qeverinë shqiptare se po bie nën influencën e nacionalistave, kur nga ana e vet, edukon ushtarët e gardës se si ta bëjnë shollë lëkurën e shqiptarëve. Ky shtet që drejtohet nga Patriarhia teroriste e Athinës, e cila ka ndaluar me dhunë të folurën në gjuhët materne të minoritarëve, e cila vrau mësuesit dhe priftërinjtë e minoriteteve, e cila shkatëroi gjithë trashëgiminë historike dhe kulturore të minoriteteve, e cila mban në njërën dorë kryqin dhe në tjetrën thikën, ka paturpësinë të guxoj të na japë këshilla, guxon të na kërcënojë.

Greqia dhe zyrtarët e saj, ta dijnë mirë se hesapet me shqiptarët si ka mbaruar akoma. Llogaritë tona janë të gjata. Duan s’duan, e drejta do fitojë. Sa vjen dhe po i mblidhet laku, nuk shpëton dot duke u fshehur pas demagogjisë. Qënia e saj në BE, nuk ka për ti dhënë asnjë shans të na shuaj dhe të na gjynjëzojë. Ky është vetëm fillimi.

Ed Rama të zgjedhi aleat të tjerë, se po vazhdoj gjatë me Greqinë, në këtë situatë nuk do ketë më asnjë shans këtej e tutje. Shqipëria, pasi lëngoi 50 vjet nën diktaturën komuniste dhe 20 vjet që ju deshën që të ringjallet, tashti është rizgjuar dhe nuk e pengon dot kush të kërkoj të drejtën e saj. Përallat me minoritetin grek në Shqipëri lej ti mbaj Delavekouras për vete, dhe ti verr gishtin kokës se kazani po vlon brënda në Athinë, aty do i shpërthej bomba. Greqia është po aq e shqiptarëve sa dhe e grekëve. Ne e çliruam, ne e bëmë shtet, ne e ngritëm, prandaj kemi po aq të drejta sa dhe ata, në atë vënd që gabimisht u quajt Greqi. Epiri është shqiptar dhe ashtu do mbetet në jet të jetëve, nuk humbet fara jonë se ashtu duan ca zyrtarë e ca pritërinj dhe as ca vasal të tyre shqipfolës.

Bukuresht, 04.06.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4932-greqia-na-perket-neve-po-aq-sa-dhe-grekeve.html
http://www.revistadrini.com/2011/06/04/perparim-demi-greqia-na-perket-neve-po-aq-sa-dhe-grekeve/

http://tribunashqiptare.com/news/132/ARTICLE/5850/2011-06-05.html

http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/22482/

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=14845

——————————————————————-

Populizmi në Shqipëri

Zgjedhjet e 8 Majit na lanë një shije të keqe. Pamvarsisht se kush shpallet kryetar bashkie në Tiranë, votuasit u ndanë më dysh, si në një ndeshje futbolli. E njëjta atmosferë, e njëjta pamje. Tifozat e ndërsyer, shqyejnë gërmazet duke fyer kundërshtarët. Televizorët e mbushur me analistë të futbollit (më falni politik), të cilët flasin pa dëgjuar, mundësisht pandërprer. Disa prezantohen me titujt apo ofiqet që mbajnë, në esencë flasin të njëjtën gjë. Sejcili ka të pregatitura këshillat për kundërshtarët, të gjithë pretendojnë se respektojnë ligjin dhe e drejta u takon pa diskutim. Sigurisht, që të gjitha palët kanë mbështetjen ndërkombëtare, por citojnë pjesë të ndryshme nga deklaratat e tyre, sejcili sipas midesë. Paçim jetë të shohim fundin e spektaklit!

Populizmi shqiptar me experiencë 60 vjeçare, sot mbuloi krejt atmosferën e këtyre zgjedhjeve. Do kisha dëshirë ta quaja populizëm shqiptar, që të ”krenohesha”, por fatkeqsisht nuk është i tillë. Nuk na përket neve, nuk është shpikja jonë. Pupulizmi hyri në Shqipëri në mënyrë agresive, i orientuar, monokolor, ai u përdor si mjet manipulimi i suksesshëm, i cili kishte dhënë rezultate të shkëlqyera në vëndet e lindjes, sidomos në Rusi në kohën e revolucionit dhe mbas tij. Pupulizmi  pararendi dhunën, krimin, genocidet. Ai mbuloi çdo sferë të jetës tonë, justifikoi të gjitha gabimet historike dhe u përdor me mjeshtërin më të madhe për të eleminuar çdo ndjenjë kombëtare, çdo rezistencë popullore, çdo çfaqje të liris individuale. Nëpërmjet tij u mohua historia jonë, kultura jonë e trashëguar. Ai u përdor nga  xhelatët e popullit, që ta ndjenin veten mirë pas krimeve të kryera.

Populizmin nuk e shpikëm ne, atë e mësuam. Në vitet e luftës mjaftuan tre – katër specialist sërb që na dërgoi Tito për të filluar vllavrasjen në masë, për të vënë bazën e luftës së klasave. Në vitet 50 u dërguan në Moskë me qindra të rinj për të mësuar metodat dhe bazën ideollogjike të tij. U importua gjithshka e mundëshme, tekstet shkollore, literatura, metodollogjitë, ligjet, etj. Aksioni i shkombëtarizimit të popullit shqiptar morri përmasa kombëtare, përbënte objektivin kryesor dhe final të klikës diktatoriale të Enver Hoxhës. U deshën disa dhjetra vjeçar pune sistematike për të çrrënjosur ndjenjën kombëtare të një populli që kishte rezistuar me shekuj. Shumë shqiptarë e paguan me kokë rezistencën e tyre.

Populizmi sot i ka futur thellë kthetrat e tija në mishin e kombit tonë, zgjedhjet e fundit e treguan qartë këtë. Ai tashmë është virusi që ka pushtuar ”hardin” e sistemit të kombit tonë. Është kthyer në mentalitet, në mënyrë të menduari dhe të vepruari. Shumë njerëz as që dinë nëse ka mënyra të tjera të jetuari, pasi nuk shohin dhe nuk kanë parë variante të tjera. Gjatë tranzicionit janë krijuar shumë parti klone të cilat ndryshojnë për nga veshja, emri, apo ku di unë çfarë tjetër, por jo për nga përmbajtja dhe jo për nga metodat që përdorin.

Praktikisht Shqipëria nuk krijoi klasë të re politike, pas 1991-shit, ne nuk patëm klasë politike të përmbysur, siç ndodhi në periudhën 1944 – 46. Askush nuk dha dorheqje. Askush nuk u dënua. U bënë zgjedhjet në 1992, dhe PPSH-ja me paramendim ja la vëndin PD-së, për tu marr lirshëm me biznes. PPSH-ja dikur ndroi emrin (ashtu e desh vëndi) la vetëm dy gërmat e mesit – PS, por jo dhe antarët e saj, jo dhe ideollogjin e saj, jo dhe metodat e saj, të cilat tashmë ishin më të sofistikuara, të përpunuara në kohë dhe të përshtatura kushteve të ”pluralizmit”. Veç kësaj për ta çuar deri në fund vendimet e Byrosë dhe të shokut Ramiz, që të krijojë pluralizmin, polli dhe disa parti të tjera, nga të cilat PD-ja zuri rrënjë. Pra sot pamë ndeshjen Dinamo – Partizani, dmth PS – PD, se kush do fitoj pak rëndësi ka për ”Federatën”.  Demokracia shqiptare u vërtetua dhe u pa nga gjithë bota.

Ndërkombëtarët e çuan punën deri këtu, më tej thonë ata – dilini zot vetes, vetëm mos haroni të zbatoni ligjin, se përndryshe do mërzitemi. Por ligji është bosh, i mungojnë ca pjesë, si tja bëjmë hallit ? Ligjet kush i bëri ? Normalisht ai që bën ligjet, le dhe deriçkën e hapur për raste emergjente, si puna e shkallëve rezervë mbrapa pallatit në rast reziku nga zjari. Po fitoi në zgjedhje – të zbatohet ligji, po nuk fitoi – ligji nuk është i drejtë duhet regulluar. Pra këtu kemi të bëjmë me një sistem manipulues, i cili është ndërtuar me paramendim mbrapsht me qëllim aspak kombëtar dhe aspak i ndershëm.

Populizmi në këtë fushatë nuk u shpreh vetëm me premtimet elektorale të egzagjeruara, të pabazuara, ai zgjoi  interesin e ish ”spektatorëve indiferent”  dhe mobilizoi forcat  për dhënien e goditjes finale. Dora e djathtë goditi me shpullë faqen e majtë dhe dora e majtë faqen e djathtë. Të dyja shpullat i dhëmbën njëlloj kombit tonë, të dyja faqet e tij u skuqën nga shpullat e marra, mëndja u trullos. Çfarë do ndodhi më tej ? Ishallah nuk u venë nga një thikë në duar, se do therremi me duart tona.

Bukuresht, 03.06.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/analiza/4919-populizmi-ne-shqiperi.html

—————————————————————————-

Albanollogia nuk është ”biznes” privat !

Ne vitin 1970, punoja si skicograf në institutin e Histori-Gjuhësisë, në degën e arteve mesjetare. Punova gjithsej një vit, pasi me tej vazhdova studimet universitare. Ai vit la gjurmë të thella në formimin tim dhe në përgjithesi në jetën time. Aty, i ndodhur mes një kolektivi të lart shkencor, rash në kontakt me disa pjesë të ndaluara të historis së Shqipërisë. Ndodhesha në një zyrë me historianin dhe teollogun Theofan Popa, arqitektin Piro Thomo, skulptorin Uran Hajdari etj. Në një zyrë  përball tonës, rinin gjuhëtari Mahir Domi, etnografi  Abaz Dojaka (kushëriri im), etj. Instituti drejtohej atëhere nga Androkli Kostallari.

Çdo mengjes në orën 9 – 10, shkonim te pinin kafenë tek klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, në rrugën e Kavajës, përball kinemas Republika. Ishte një ritual, një vënd takimi, ku mësoje të rejat e ditës që nuk botoheshin tek ”Zëri i Popullit”. Unë nuk i ndahesha Theofanit, pasi gjatë rrugës kisha mundësi të flisja lirshëm dhe ai mund të më tregonte plot gjëra ”të ndaluara” pa na dëgjuar njëri. Kuptohet temat kryesore të bisedave ishin mbi historinë e Shqipërisë dhe ajo që më tërhiqte më shumë ishte pjesa e Çamërisë, pasi Theofani ishte shkolluar në Janinë, kishte mbaruar gjimnazin Zosimea. Nga ai morra dhe njohuritë e para mbi historinë e krishterimit në Shqipëri dhe njoha piktorët e mëdhenj shqiptarë të rilindjes së herëshme si Onufri (shek.XIV), vëllezërit Zoografi (shek.XVII) etj. Gradualisht kuptova se si po shkatërohej në mënyrë të organizuar trashëgimia e kulturës shqiptare duke u justifikuar me slloganet ideollogjike të asaj periudhe, pas ndalimit të fesë në Shqipëri. Më mbetën në kujtes, lotët në sytë e Theofanit, kur morrëm lajmin e prishjes së një kishe të shek. XIV në Voskopojë e mbushur me afreskët dhe ikonat e Onufrit.

Një ditë, pyeta Abazin, përse nuk bënte një studim për kostumet popullore çame por mbeti me ato të zonës së Kuksit dhe të Mirditës, që i kishte studiuar me vite të tëra. Më tregoi shkresat që kishte bërë Akademisë dhe përgjigjet e saja të firmosura nga Alex Buda. Nuk merrje vesh asgjë nga ato përgjigje, vetëm që nuk lejohej. Abazi ma bëri të qartë, të rrija urtë, se kjo ishte zonë e ndaluar nga i ”madhi” (E.Hoxha) dhe se asnjëri nuk guxonte të bente ndonjë propozim të till se menjëherë vihej në shënjestër. Në përgjithësi temat historike që lidheshin me Kosovën dhe Çamërinë nuk diskutoheshin në publik, vetëm në ambjente të ngushta ose familjare mund të dëgjoje diçka. Askush në institut nuk e kapërcente pragun e vënë nga partia në atë kohë, të gjithë ishin të ndërgjegjshëm për dëmet që po i bëhej kulturës albanologjike shqiptare dhe askush nuk e merrte përsipër ti kundërvihej. Shkencëtarët albanalog shqiptar me emër, ulnin kokën dhe rrallë ankoheshin me zë të ulët.

Dikur më vonë, në vitet 80 -85, njoha Sherif Delvinën dhe Dhimitër Pilikën. Dy historian të rrall që ishin fshirë nga lista në atë kohë. Sherifin e bën të çmëndur, e hoqën nga shkolla ku jepte mësim dhe e vunë si puntor krahu. Historiani, zotëruesi i shumë gjuhëve të huaja, studiuesi i apasionuar, patrioti i rrallë, nipi i Sulejman Pashë Delvinës, ngrente hekura në fonderin e çelikut të kombinatit Autotraktorve në Tiranë. Gjoja ja kishte rekomanduar doktori punën fizike !!! Dhimitrit të shkolluar në Çeki, nuk i botuan asnjë punim deri në 1991, jo për besë as edhe një artikull.  Kur shëtismin nga parku i kishës Shën Prokopit (i liqenit i thon tani), nuk e merrnim vesh se si kalonin orët dhe na zinte nata. Kuptohet, unë isha dëgjuesi i zellshëm, pasi nuk kisha çfarë të flisja para këtyre dy kollosve të historisë shqiptare dhe jo vetëm të saj. Nga njëherë merrja rolin e ”moderatorit”, u hapja temën e bisedës duke u bërë ndonjë pyetje ”të pafajshme”, ose u tregoja ndonjë shkrim që kisha lexuar për ndonjë personazh historik. Këtu s’mbante ujë pilafi, Sherifi kur fillonte me dikë nuk dinte ku duhej të mbaronte, të mbante lidhur deri në fund. Por dhe unë skisha ndërmënd ta ndërprisja dhe as të ikja gjëkundi. Kështu pata fatin të lexoja në origjinal biografinë e Ali Pashës, shkruar nga Ibrahim Manzur Efendiu në 1827-të, një francez i arratisur që u bë këshilltar në oborin e Aliut. Aty gjeta dhe hollësit për vrasjen e burrave të Kardhiqit, masakër që Ali Aga (komandanti i gardës së Aliut, prej Mirdite) nuk pranoi ta bënte pasi ata burra ishin të çarmatosur, kur dolën nga mesha e të djelës.

Sot ndryshoi koha. Askush nuk të pengon të flasish apo të lexosh, e të dëgjosh çfarë të duash. Shumë filluan të flasin, bile ca e kaluan masën, kanë folur sa për gjithë jetën dhe sa për të gjithë. Kjo fusha e albanollogjisë tërheq shumë personazhe, si specialista ashtu dhe amatorë të ndryshëm, si patriota ashtu dhe snobër të shitur, si profesionistët filolog ashtu dhe politikanë të ndryshëm. Pra flitet shumë dhe pak bëhet. Duke qënë të vonuar në këtë fushë, kemi hapsira të tëra të virgjëra, fusha të cilat akoma nuk kanë filluar të studiohen zyrtarisht. Kemi histori, të cilat duhet rishkruar komplet nga e para për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Kemi teori të ndryshme për të hedhur poshtë dhe kemi të tjera të cilat duhen argumentuar dhe mbrojtur në mjedise akademike shqiptare dhe ato botërore. Kemi arhiva të pafundme nëpër shtete të ndryshme të Europës, të cilat duhen gërmuar mirë, për të nxjerrë të vërtetën e fshehur.  Aty ku kemi më shumë nevojë aty dhe fondet mbarohen dhe nuk mjaftuan asnjëherë. Mbaruan fondet për të botuar një libër, një fjalor, një studim etj.

Një miku im Luan Topçiu, botoi me shumë vështirsi një fjalor  Shqip-Rumanisht me 40.000 fjalë, por ka vite që ka gati një tjetër Rumanisht- Shqip me 60.000 fjalë për të cilin nuk po gjen dot financim. Nga njëherë mendohem si ka mundësi ? Të bësh një fjalor të tillë është një punë titanike shumë vjeçare, të ha një pjes të jetës, dhe kur një shqiptar e kryen këtë vetë pa e paguar njëri, i ka bërë kombit një dhuratë të pamatur. Ndërkohë ta botosh atë duhen pak para ( nuk i kalon disa mij euro për një editurë serioze) , e megjithatë as këto pak para nuk gjënden. Shpesh dëgjoj miq e shokë që botojnë me parat e tyre. Pra që të kuptohemi, autorët i shkruajnë vullnetarisht, thjesht për kënaqësinë ose shpirtin e tyre dhe pastaj paguajnë që tu botohet punimi. Ky po, na qënka një ”biznes” privat që të falimentoka. Po kujt i shërbejnë këto botime, a nuk i shërbejnë popullit, kombit, Shqipërisë. E pse shteti nuk u dashka ta financoj këtë aktivitet kaq të rëndësishëm, për mendimin tim. Lej ta kursej paranë në vënde të tjera e jo në këtë drejtim. Nuk e shoh korekt këtë punë që fusha e albanologjise të mos financohet.

Një libër i shkruar qoftë dhe nga një person privat,me vlerë në fushën e historisë apo gjuhësisë, folklorit etj., s’ka pse të mos financohet nga shteti shqiptar. Politikanët lej ti kursejnë nga shpenzimet e tyre dhe ta paguajnë një libër me vlerë për kombin tonë, mos jua lejnë privatëvë këtë punë. Me këtë unë nuk dua të eleminoj ose tu pres iniciativën sponsorizimeve private, por shteti ka detyra dhe përgjegjsi ndaj kombit . Ky nuk është biznes, lej ta kuptojnë të gjithë mirë. Është kontribut patriotik, janë sakrifica të shqiptarëve, të cilët mundohen të vënë një gur mbi murrin e madh shqiptar.

Që ta lidh pak muhabetin, sot nuk të fut njëri në burg se flet, por bëhet një politik tjetër, me paratë. Atëhere studimet albanolollogjike ishin të censuruara, tani nuk janë të financuara. Ja ku dolëm në një qafë, rezultati është njëlloj. Ne nuk botojmë se s’kemi para, serbo-grekët financojnë jo vetëm të tyrët por u del të paguajnë dhe ca  shqipfolës të ”talentuar”, të financojnë dhe botimet shqip që u interesojnë dhe u shkon pas midesë.

Bukuresht, 30.05.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/editoriale/4883-albanologjia-nuk-eshte-biznes-privat-.html

—————————————————————————–

Ndaloni shkatërimin e Shqipërisë

Duke ndjekur evolimin e ngjarjeve në trevat shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, nuk mund të mos dallosh fare qartë se shumë gjëra po zhvillohen mbrapsht dhe kundër interesit tonë kombëtar. Në qëndër të vëmëndjes sot është situata e nderë politike në Shqipëri. Si është puna?

Edi Rama lëshon thirrje popullit për të dal në rrugë, të protestojë, të bllokojë dhe nëse situata do i dali jashtë kontrollit, ai si përherë lan duart si Pilati duke u fshehur mbas retorikës populiste të PS-së. A nuk e bëri këtë në 21 Dhjetor 2011. Fakti që të paktën ”gjysma” e Tiranës nuk e deshi, për të nuk ka asnjë domethënie, ai e quan sukses të madh që arriti të grumbulloj 50 %. Se si e arriti këtë rezultat, duke mohuar, duke manipuluar, duke paguar, duke dhënë ryshfete elektorale, duke përdorur presione dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, duke i orientuar njërëzit të fusin gabimisht votat e tyre në kutit e tjera, për të s’ka fare rëndësi. Qëllimi justifikon mjetin, fajin e ka Saliu që nuk po ja dorëzon qeverinë në tavë.

Pamvarsisht se kush fiton në Bashkin e Tiranës, e keqja tashmë është bërë. Shqipëria hyri në agjendën ndërkombëtare si një vënd me probleme që nuk është i aftë të stabilizojë situatën. Shqipëria u bë njolla e zezë e Ballkanit, vëndi i koruptuar, pa stabilitet politik, vëndi i drejtuar nga klanet PS, të fuqizuar shumë ekonomikisht. Konfrontimi politik në fakt nuk është fare politik, është thjesht shprehje e interesave të pa arritura të disa njerëzve të pangopur, të cilët nuk heqin dorë sikur të përmbyset. Mjaftojnë pamjet televizive me rrugë të mbushura me njerëz që ”protestojnë”, përplasjet me forcat policore, për të krijuar një pamje të mediatizuar, e cila do lejë amprentën mbi vëndin tonë. E gjithë kjo kthehet në subjekte diskutimesh në koridoret dhe zyrat e kancelarive europiane. Ed Rama deklaron se po të mos rivendoset në kolltukun e tij të Bashkisë, nuk do njohi këtej e tutje qeverin dhe shtetin dhe hipokrizia arrin kulmin kur pasi i bën thirrje popullit të dali në rrugë, u bën thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë që të mos dali situata jashtë kontrollit. Pra sikur situata të rrëshqasi dhe të fillojnë vandalizmat dhe anarkia si në 1997-tën, i pari e ka ”fajin” Saliu që nuk ja lë pushtetin, si fajtorë të dytë vijnë ndërkombëtarët që nuk ndërhynë në kohë për ta hequr Saliun dhe të hypin Edin. Vetëm ai, Ed Rama është i pafajshëm, pasi pushteti, sipas tij i takon vetëm atij dhe askujt tjetër. Mundësisht përjetë.

Në papunsin dhe nivelin e jetesës së ulët në Shqipëri, me siguri gjen kontigjente të bollshme për manipulim, që janë të gatshëm për tu hakmarur për fukarallëkun e tyre. Këtë mjedis shfrytëzon Ed Rama për të realizuar qëllimin e tij të mbrapsht, i mbështetur dhe nga klanet e fuqishme, produkt i periudhës së anarhisë totale. Nuk është i pari, historia njeh shumë raste të tilla. Hitleri hypi në fuqi në një periudhë krize të thellë, Bolshevikët e shfrytëzuan mjerimin e muzhikëve për të vendosur diktaturën, Enveri manipulloi injorancën dhe fukarallëkun e popullit pas lufte etj. Sa herë që në një vënd instalohet fukarallëku, përfitojnë avanturierët. Po kjo ndodhi dhe në Kosovë në dhjetor 2010, por populli shqiptar nuk fitoi asgjë nga PDK-ja, veç sërbët filluan bisedimet dhe morrën fletën e  lavdërimit nga Europa.

Ed Rama flet për krizën që vet e krijon dhe për çdo orë del në mediat e tij për të ndarë fajet. Akuzon pa mbarim, duke shfrytëzuar parimin – flit  shumë se diçka do mbetet. Pra një problem juridik mbi vlefshmërinë e votave të regullta të hedhura në kuti të gabuara, është konsideruar si në një shans për të dhe e justifikon, duke i dhënë të drejtën vetes të hedhi në erë gjithë strukturën e shtetit, për të cilën deklarohet se nuk e njeh. Edi mbulon 80 % të programit të Ora News Live, e cila është kthyer në një artoparlant të tij. Nuk e di nëse i mbeti kohe për të ngrënë, pasi ai sot ka folur pa pushim. Thuhet një fjalë në popull për raste të tilla – e bën dobiçin dhe ta lë në derë.

Pra pak minutash, dëgjova thirrjen që i bën Kadareja, Lulzim Bashës, që të heqi dorë nga gara zgjedhore, dhe tja lej vendin Edit, se kështu do mbyllet ky sher (shpresoj mos të jet e vërtet). Me gjith respektin që kam ndaj shkrimtarit, nuk mund të bie dakord me një llogjik të tillë. Arsyet që më bejnë të mos jem dakord janë:

  1. Edi nuk kërkon vetëm vëndin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, ai nuk njeh shtetin shqiptar meqë nuk është në krye të tij. Ai garon me Bashën por flet për Saliun. Si ta marr këtë punë?
  2. Nëse do i hapet rrugë Edit sot, kjo do i shtojë oreksin për të tjera gjera. Kjo  do i tregoj se metoda që po përdor është e suksesëshme dhe efikase për ta marr pushtetin pa zgjedhje.
  3. A nuk e morri pushtetin PS-ja me anë të anarkisë në 1997? Pra ka një preçedent. Po u përsërit bëhet udhë dhe Shqipëria nuk ka për ta marr veten kurrë.
  4. Më mirë të bëhen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare se sa ti hapet rruga anarkisë.
Manipulimi mbetet plaga më e rëndë, i cili çon drejt shkatërimit vëndin tonë, prandaj do desha tu bëja një thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve përdorues të këtij instrumenti aq të konsumuar:”Zotërinj kryetarë të partive politike dhe të strukturave fetare, ndaloni shkatërimin e Shqipërisë, hiqni dorë nga manipulimi i popullit, mos mbillni përçarje dhe dallime, mos i largoni intelektualët nga vëndi, hapni rrugën gjeneratave të reja, mbroni interesin kombëtar qoftë edhe sikur të sakrifikoni diçka nga interesat tuaja të grupit apo personale”.
Bukuresht, 22.05.2011
http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4797-ndaloni-shkaterimin-e-shqiperise.html

———————————————————

Civilizimi shqiptar i exportuar

Pikvështrimi i zotit Albin, në shkrimin e tij ”Zhvillimi i civilizimit” është i drejtë në shumicën e rasteve, por ne shqiptarët kemi specifikën tonë, historinë tonë, që nuk mund të merret dhe të futet në një kallëp me historitë e kolonive të vona mesjetare të Europës. Lidhur me këtë, do mundohem me pak fjalë të hedh dritë mbi këto veçorit tona.

Një shprehje e popullit tonë thote se: ”më mirë të dish se të kesh” . Filozofia e kësaj shprehje popullore tregon nivelin e civilizimit tonë të vjeter. Atë që vëndet europiane e zbuluan në periudhën e kolenializmit (mesjeta e vonë), lidhur me shkëmbimin e diturisë kontra pasurisë, populli ynë e ka zbuluar dhe e ka vënë në jetë që në antikitet, që në kohën e Aleksandrit të madh. Kështu mund të përmendim dinastinë e Ptolemenjve në Egjyptin e vjetër, historinë e themelimit të Romës, etj. A nuk shkolloheshin patricët roman në Apolloni?

Halli është se qyrtetërimi ynë antik u pushtua dhe u shkatrua nga  barbarët dhe që nga mesjeta e herëshme e këtej.  Kështu që ne u kthyem në një koloni e shfrytëzuar, nga shtetet që vet i krijuam ( rasti i pushtimit romak ose rasti i Greqisë). Të mbajtur gjatë gjithë kohës nën frërë, për të mos u zhvilluar, na u ndalua gjuha dhe na u dogjën shkrimet, na u fshi historia. Here pas here, shpesh, vinin ushtritë e huaja dhe na shkretonin tokën,  na rënonin fashatrat e qytetet. Ne luftuam, pastaj u nënshtruam, bile me keq, pasi u pushtuam, shkuam ne tek pushtuesit dhe u dhame civilizim tonë. Kështu shpjegohet fakti i perandorëve, papëve, mbretërve dhe princërve, dijetarëve dhe intelektualëve me emër, me origjinë shqiptare. Nuk po jap shumë shëmbuj se del një listë shumë e gjatë, por vetëm do përmënd disa kryesorë: Familja Qypryli (drejtuesit e perandoris Ottomane), Muhamet Ali Pasha (themeluesi i Egjyptit modern), Ataturk (themeluesi i Turqisë moderne), Krispi (themeluesi i Italis së bashkuar), Kunderiotët (themeluesit e shtetit Grek), Gjikajt (princër të Moldavisë), Hoxha Tahsini (Mendelejevi i Turqisë), Sami Frashëri (filozofi i Turqisë), Jan Kukuzeli (mizikant i bizantit që vuri bazat e muzikës kishtare), Karl Gega (projektuesi i Simplonit), Aleksandër Moisiu (aktori i Gjermanisë), Vangjel Zhapa (miliarder dhe filantropi i shek.XIX, financuesi i olimpiadës së parë) etj.

Të gjithë këta njerëz të nderuar nga gjithë bota, krijuan shtete moderne, investuan, krijuan pasuri, zhvilluan arsimin dhe kulturën e tyre, në dhe të huaj, dhe nuk bënë asgjë për vëndin e tyre. Pra populli ynë i pushtuar u konsiderua si pushtues i perandorive, të cilat i dhanë mundësinë të civilizonin vëndet e huaja. Bukur e ka kapur këtë pikë Kadareja në romanet e tij. Ajo që ne e quajmë histori të luftës për liri, është një histori e mbushur me luftra ndërmjet shqiptarëve të nënshtruar dhe me pozita, me ata të panënshtruarit. Shqiptarët e nënshtruar, të cilët bënë karierë në strukturat e pushtuesit, bënin politikën e madhe, të botës së civilizuar dhe mosnënshtrimin e pjesës tjetër të shqiptarëve e cilsonin si prapambetje, moscivilizim, i konsideronin rebela. Këta e dinin aftësitë e popullit shqiptarë se vetë ishin të tillë, e dinin se po të liheshim të lirë, zhvilloheshim shpejt, pasi kishim ADN-në e vjetër. Fjala e popullit ”i joti ti nxjerr sytë ma thellë”. Prandaj dhe paguanin qehajajtë  vëndas, bajraktar dhe feudalë, që tu bënin punën dhe ti  mbanin popullin në zap, e të përçarë. Rasti historik më i qartë në këtë drejtim ishte kur Mustafa Pashë Bushati  i Shkodrës i propozoi Ali Pashë Tepelenës të bashkoheshin kundër Sulltanit, e ky s’deshi. Të ishin bashku atëhere, edhe Stambolli do ishte sot Shqipëri, për Greqi as që behej fjalë se nuk egzistonte.

Të parët që e kuptuan qartë situatën shqiptare dhe që i vunë shpatullat të krijojnë Shqipërinë ishin Rilindasit tanë, të cilët vunë gishtin në plagë. Ata e kuptuan se ringjallja e gjuhës, zhvillimi i kulturës dhe arsimit, bashkimi, ishin e vetmja  rrugë. Puna e tyre dha rezultat, por të pjesshëm, pasi u zgjuam vonë. Duhet që ti kishim nisur këto punë një shekull para. Momenti i pamvarsisë së Greqisë ishte rasti më i mirë për krijimin e Shqipërisë së pamvarur, por e humbëm, u përçamë, preferuam fenë para kombit. Kështu që fitoren tonë ndaj osmanëve na e morrën të tjerët – patriarhia e Athinës, e cila na helenizoi nëpërmjet fesë.

Kush e dinte më mirë se shqiptarët se ”bashkimi bën fuqinë” dhe kush nuk e njihte më mirë se shqiptarët pasojat e politikës ”përça e sundo”. Ky ishte i vetmi çelës, që na vuri poshtë, që nga antikiteti ynë i lavdishëm e deri më sot. Kështu na ndane me fetë, kështu na morrën krejt Greqinë, kështu na e morrën dhe Kosovën, etj. Në rastin e Kosovës, lamë kombin në baltë dhe u bëmë internacionalista. Po pse su bënë internacionalista sërbo-kroatët dhe të na e linin Kosovën bashkë me Shqipërinë?

Çfarë po ndodh sot me luftrat politike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, është një vazhdim, nuk është fillim. Tani nga internacionalista po bëhemi europianista. Në Europë të shkojmë, nuk them mos shkojmë, se europian jemi den baba den (shqiptarët janë në themel të kulturës europiane), por të shkojm të bashkuar. Të shkojmë si duhet, si në dasëm, të veshur, të larë, të krehur, të zbukuruar, bile dhe me peshqeshe, por mbi të gjitha të ftuar si e do vendi – ashtu  do jemi të respektuar.

Dr.Përparim Demi

Bukuresht, 04.05.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4608-civilizimi-shqiptar-shkoi-tek-te-tjeret.html

——————————————————————————–

Qeleshet, shqiptarëve po ua ndan Europa

Jetojm në një periudhe transformimesh madhore jo vetëm në Ballkan, por në tërë kontinentin tonë të vjetër. Shekulli i kaluar, u karakterizua nga konflikte lokale dhe botërore, që ishin rezultat i dështimit të dipllomacisë europiane dhe i teorive të ndryshme që u bënë bazë për experimentime sociale të përmasave gjigande. Teoritë lindën në perëndim por u zbatuan kryesisht në lindjen e prapambetur. Miliona njerëz u vranë dhe shumë të tjerë vuajtën periudha të gjata konfliktesh dhe varfërie extreme. U experimentuan ndarje teritoresh, vendosje regjimesh antipopullore dhe diktatura. U experimentuan sisteme fashiste apo komuniste. Asnjeherë nuk u pyetën popujt se çfarë donin, se çfarë aspironin. Klasat politike dhe dipllomacia europiane i trajtoi ato si turma bagëtish. Nuk u njohu asnjëherë ndërgjegjen kombëtare të tyre në rajone të ndryshme, nuk pranuan asnjëherë historinë e vërtet të formimit të kombëve, por pranuan të pavërtetat politike në funksion të interesave të tyre. Kombet e vegjël u kthyen në mjet shkëmbimi në tregun e interesave të mëdha.

Janë pikërisht këto dipllomaci që vendosën të bashkojnë Europën, janë po këto që sot po na shesin regullat e tyre për të drejtat e njëriut, pasi i shkelën ato në të gjitha format dhe mënyrat e mundëshme. Ideollogët, utopistët, fillozofët dhe teoricienët e europës gjithmon kanë vrarë mëndjen dhe vazhdojnë ta vrasin akoma, se si ti zgjidhin problemet e tyre. Zgjidhjet e tyre, fatkeqsisht gjithmon kanë rënë mbi kurrizin e popujve më të vegjël, të atyre më të vonuar, në kurrizin tonë. Si përputhet e drejta e njëriut apo e popujve me ”arsyen shtetërore”, e cila mbuloi dhe vazhdon të mbuloj akoma shumë padrejtësi dhe shumë krime masive, këtë nuk kam arritur ta kuptoj dhe as do e pranoj asnjëherë. Nuk mund të pranoj që për hir të krijimit të Europës së bashkuar, në formulën e propozuar prej tyre, të shkelim mbi kufomat e mbuluara gjatë rrugës. Propaganda dhe logoreja politike europiane nuk i mbulon dot gropat e hapura në tokën shqiptare, në ndërgjegjen e një populli që luftoi tërë jetës për liri.

Kukllat tona politike, si përherë gjatë gjithë historisë (përjashtu Skëndërbeun), vrapojnë si katërkëmbsha të bindur duke tundur bishtin dhe me gjuhën përjashta, pas kasnecave, ndërmjetsave, të deleguarve, mëkëmbsave europian. Janë ”poliglodër”, përdorin dy gjuhë, njëra për ”harbutërinë” (dmth popullin) dhe tjetrën për ndërkombëtarët. Si nuk guxuan një herë tua thonë troç dhe hapur se ne shqiptarët duam të bashkohemi dhe të shohim punën tonë. Se ne nuk i biem më qafë kurkujt, por as mos na bien më qafë. Si ka mundësi që 60 mijë sërb në Mitrovicë bëjnë si u do qejfi në mes të Shqipërisë dhe qeveritarët tanë të dubluar (në Tiranë e në Prishtinë) bëjnë sehir, e na hedhin hi syve me ”standartet europiane”. Në Greqi a nuk janë këto standarte? Arrin puna sa që as që nuk mund ti numërojmë dot sa sërb kemi, se ashtu ua ka qejfi atyre në Beograd. Çfarë regjistrimi bënë këta në Kosovë, pa numëruar diasporën dhe ata dy fije sërb që na kanë mbetur peshqesh prej Rankoviçit e ktej. Të shohim si do na numërojnë ne shqiptarëve më tej në Maqedoni, apo në Shqipëri. Jemi bërë shumë e duan me na nxjerrë pak.

Aristidh Kola na e tregoi qartë si e krijuan kombin grek me shqiptarët që çliruan vëndin para dy shekujsh. Europianët na ndanë në të krishtere (dmth grek) dhe musliman (dmth turq), kisha u mësoi gjuhën dhe i nxiti kundra vëllezërve që ndruan fenë. Kështu u krijua Shqipëria e parë që u quajt nga Europa, Greqi. Kësaj i dhanë më vonë dhe Epirin me Maqedonin për të bërë Megalo-idhenë. Shqipëria e dytë e shpallur nga Ismail Qemali, me zor u pranua për hir të Austrohungarisë që s’ra dakord me shoqet e tjera. Europianët e tjerë shpejt krijuan Jugosllavinë dhe i dhanë Shqipërinë e tretë (Kosovën). Tito ndau Kosovën për të krijuar Maqedoninë (Shqipërinë e katërt). Tani ngrihet Greku, pa pikë turpi dhe i thotë maqedonsave ndroni emrin – e si ta bëjnë Shqipëri ? Si përfundim, kemi dy shekuj që luftojmë dhe Shqipëri si duhet s’po mundemi me bë, përherë ne e gatuajmë kulaçin, e për ta ngrënë e hanë të tjerët.

Paturpësia e Greqis nuk ka fund. Dje lexoja nje shkrim për Vangjel Zhapën nga Labova e Gjirokastrës. Miliarderi dhe filantropi shqiptar më i madhi i shekullit XIX, i cili financoi lojrat e para olimpike. Ky lindi në Shqipëri dhe vdiq në Rumani, por grekërit e shpallin grek e shkuar grek. Përse ? E thjesht, si mund të pranojnë ata që lojrat olimpike, të cilat në antikitet bëheshin nga ilirët, tani të themeloheshin po nga një shqiptar. Mbesën e tij, Katina, dhe nipin, Janin (gjetshin rahmet) i kam pas njoft në Tiranë, i kisha komshi dhe nuk e dija të ishin ”grekër”, por as ata vetë nuk e dinin këtë. Lus zotin mos më thonë dhe mua ndonjë ditë se jam grek, meqë e kam origjinën nga Filati. Prandaj dhe nuk kam dash ta mësoj greqishten, jo se kam ndonjë gjë me atë si gjuhë. Tek mësova shtatë gjuhë të tjera mund ta kisha mësuar dhe ketë kollaj fare. Nejse dola pak nga tema.

Tani jemi ndarë prap më dysh, në socialista dhe demokratë. Rihemi me njëri tjetrin në çdo qoshe rruge, e nëpër kafene, për çdo zgjedhje. E mësuam edhe këtë marifet nga europianët. Bolshevik – menshevik, pozit – opozitë, shumicë – pakicë, i majtë – i dhjatht, etj. Pra në Europë do hyjmë ca si të majtë dhe ca si të djathtë, por si i bëhet hallit që jemi krejt shqiptarë dhe Shqipëria është një dhe s’bëhet dy, të paktën jo për ne shqiptarët. Kur foli Pacolli në Tiranë si president, për pak ditë sa ishte, mu bë qejfi, pasi ishte i pari zyrtar shqiptar që foli hapur. Kuptohet, nuk e di sa megjithmënd e kishte, një dyshim e pata, duke patur parasysh deklaratat e mëparshme që u kish bërë sërbëve. Megjithatë, të paktën ai e tha hapur – i heq kapelen për këtë xhest që bëri. Unë nuk gënjehem kollaj nga fjalët, e kam kaluar atë moshë, por dhe deklaratat zyrtare na duhen, jo për ne, por pikërisht për europianët, që po na tërheqin për hunde.

Një fjalë e urtë thotë vërja qeleshen sipas kokës, por neve në këto kushte na duhen dy qeleshe, një për kokën e majtë dhe tjetrën për atë të djatht, një për Salën dhe një për Lalën. Po mbetëm me dy shtete do na duhen katër qeleshe, dy për Shqipëri dhe nja dy për në Kosovë. Në Maqedoni duhen edhe ma tepër, nga një për katund, dhe nga dy për qytet. Ka për të dal biznes i bukur ky i qelesheve, lum kush e kap i pari – me siguri Europa. Këta kanë experiencë dhe dinë ti ndajnë qeleshet sipas kokës, për më tepër e kanë me qejf këtë punë, e kanë pasion. Sa për koka, kemi ne sa të duash, me bollëk, nuk qahemi, shyqyr zotit sa bien ma tepër ngrihen. E kemi tokën pjellore për koka, prandaj dhe i kemi shpërndar gjithandej nëpër botë.

Bukuresht, 20.04.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/editoriale/4430-qeleshet-shqiptareve-po-ua-ndan-europa.html

http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/21679/

http://agim.poeticforum.com/t14710-perparim-demiqeleshet-shqiptareve-po-ua-ndan-europa#20405

http://www.revistadrini.com/2011/04/21/perparim-demi-qeleshet-shqiptareve-po-ua-ndan-europa/

 ———————————————————————-

Maskarada e shkombëtarizimit

Kombin tënd mund ta lëndosh me shumë mënyra, mjafton të pranosh faktin që megjithse ke lindur shqiptar, i përket një rase tjetër njerzore, një populli tjetër që ti as që e njeh, një tjetër kulture, të huaj për njerëzit e tu, një tjetër vëndi, ku nuk ke shkelur asnjëherë. Më keq akoma është kur ke zgjedhur përkatsin ndaj një kombi tjetër, i cili me shkekuj është përpjekur të na zhduki nga faqja e dheut, i cili na mohon egzistencën, i cili na ndalon gjuhën dhe na mbyll shkollat, i cili kriminelat tanë i bën heronj, ndërsa viktimat tona të pafajshme, qoftë këto dhe foshnja apo të moshuar, i quan armiq të popullit të vet pasi guxojnë të jetojnë.

Që të mohosh kombin tënd sot nuk të duhet shumë kurajo, pasi nuk bën asnjë akt heroizmi, përkundrazi, është një akt demostrativ, mjafton të pranosh lëmoshën, të heqish dor nga krenaria, ta lësh pështymën e huaj të thahet në fytyrën tënde, të puthish dorën që të godet dhe të falenderosh xhelatin kur të rrjep lëkurën.  Kur mohon kombësinë tënde për të pranuar një tjetër kombësi , atë të dushmanit tënd, shpesh detyrohesh të ngresh dolli për kusarin, pushtuesin, kriminelin, kur ky të ka hyr me zor në shtëpinë tënde. Ti urosh jetë gjatë dhe begati atij që të thithi pikën e fundit të gjakut dhe ta morri kafshatën e fundit të bukës. Atij që ta ndaloi të mendosh dhe ndonjëherë që të jetosh do të duhet ti marrish leje. Atij që i mban duart në xhepat e tua, për të numuruar qindarkat e fundit që të kanë mbetur.

Kur mohon kombin, pas kësaj jeton gjithë jetën me frikë. Dridhesh në rrugë kur një i njohur të thëret me emrin e parë, që ta ka vënë babai dhe me të cilin të ka përkëdhel nëna kur ishe foshnjë. Shmangesh nga shokët e fëmijërisë apo njërëzit e fisit, që të mos komprometohesh. Nuk i flet nënës në telefon nga puna, se ajo nuk di veç shqip me të fol, bile nuk përgjigjesh fare kur sheh prefiksin + 355, pamvarsisht kush të merr. S’guxon të ngresh zërin kur padroni të ul rogën, të shan me nënë dhe me babë, të hedh në rrugë si leckë e përdorur. Ti hesht, ul kokën, fillon nga e para, kërkon punë tjetër, dhe uria të shtyn drejt shpërbërjes.

Kur mohon kombin, kënaqesh që paske një shans, të duket sikur nuk je më shqiptar. Bile që të bëhesh i besueshëm se nuk je më ti, fillon të shash kombin tënd në publik, bëhesh më katolik se Papa, më i huaj se i huaji. Shan vëndin tënd të vobekt, shan fatin tënd që ke lindur aty ku nuk duhet, shan Zotin pse bëri Shqipërinë. Mundohesh të qeshish dhe të qash në gjuhën e huaj dhe të harosh se si ke kënduar dikur. Shpesh lë gruan për të marrë të huajën, lë të dashurën e zëmrës shqiptare për kurvën e huaj, sillesh si një prostitutë e braktisur.

Shumë shqiptarë ndruan kombësinë për të ndruar vëndin, për të plotsuar një kusht të atij vëndi ku deshën të shkojnë, për tu bërë të pranueshëm atje, dhe ikën pa kthyer kokë nga turpi. Ndërkohë që disa nga këta, pasi shkelën mbi veten e tyre,  për të bërë karjerë, iu desh të plotësojnë dhe një kusht tjetër, iu desh të bëheshin antishqiptarë. Mund të takosh grekër të ndërsyer kundër shqiptarëve, këtë e kuptoj, besoj se nuk janë të gjithë, por kur takoj shqiptarë të ndërsyer kundër shqiptarëve, që dalin grek e përmbi grekër, më vjen të pështirë. Kur këtë e bëjnë për të mbijetuar në Greqi është njëra, por  kur këtë marifet e bëjnë duke qënë në mes të Shqipërisë duke ngrënë bukën e popullit shqiptar,  është komplet tjetër gjë, është shumë më e fëlliqur. Për të parën  greku të pranon, por të mban nën vëzhgim, të mban nën vete, të përdor, për këtë të dytën të lavdëron, bile të paguan. E kur këtë punë e bëjnë jo për të mbijetuar por për para, s’kanë më as din as iman si i thonë fjalës, as nënë as babë, kurkush si beson më, e kanë ngrën turpin me bukë dhe iu është nxirë fytyra, iu është bërë shollë. Këta janë mercenarët  ideal, të cilët zakonisht vriten pas lufte, hiqen qafe, pasi nuk  bëjn më lazëm. Ne u themi shkurt renegatër, por janë më tepër se kaq.

Ata shqiptarë që ndrojnë kombësinë, nuk e bëjnë nga altruizmi, nuk e bëjnë se e duan popullin tjetër më shumë, apo e njohin më mirë. Ata e bëjnë për veten e tyre, të nxitur nga egoizmi meskin, e shohin si të vetmen rrugë për të fituar duke shitur të vetmen gjë që u ka mbetur, identitetin e tyre. Kur s’ke identitet, s’ke as dinjitet dhe as personalitet, pra nuk i hyn kujt në punë dhe nuk të respekton më njëri.

Maskarada që po bëjnë sot ”grekrit” e çkombëtarizuar në jugun e Shqipërisë, do lëj gjurma të thella në atë tokë të larë me gjak për tu çliruar. Mallkimet e dhjetra mijra viktima të genocidit grek do i shoqërojnë dhe në varr të gjith ata që mohojnë kombin e tyre për tu shitur mercenarë. Po hape varr, në varr do biesh.

Ata bëjnë mirë të ikin e të mos kthehen më, se litari po u mblidhet dhe se kanë të gjatë. Toka shqiptare ka pa ditë edhe më të zeza dhe nuk ka humb, e jo sot, që ka zot një popull të tërë shqiptar që do i shtypi si miza këta mercenarë, këto shushunja që na kanë dalë.

Bukuresht, 15.04.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4371-maskarada-e-shkombetarizimit.html

http://gazetakritika.net//Forumi/index.php?itemid=3935

http://www.revistadrini.com/2011/04/15/dr-perparim-demi-maskarada-e-shkombetarizimit/

http://www.zemrashqiptare.net/article/Editorial/21572/ ———————————————————————————–

Pogradeci me sytë e vizionarit Luan Topçiu

Takoheshim çdo të djelë paradite në rrugën Dorobanci, zona e elitës së Bukureshtit. Gjatë javës ishim të zënë dhe mezi e prisja këtë moment për të folur shqip dhe për Shqipërinë. Fati e pruri të kishim mes nesh personalitetin e shquar të kulturës shqiptare, dijetarin, diplomatin dhe patriotin Prof.Dr.Luan Topçiu. Bënim biseda të gjata të një niveli që i kapërcente kufijt e një diskutimi mes shokësh. Subjektet e preferuara ishin arti, historia, letërsia, por si zakonisht na pëlqente të projektonim dhe të shihnim të ardhmen shqiptare. Informoheshim për ditë, ndiqnim ngjarjet politike, zhvillimet ekonomike, kulturore, prandaj gjithmon kishim për çfarë të diskutonim, për çfarë të ëndëronim. Entuziazmoheshim për çdo arritje, për çdo rrugë të përuruar. Mos përmënd gëzimin tonë kur pamë inaugurimin e autostradës. Me imagjinatën tonë, filluam të lidhim me autostrada gjithë qytetet e Shqipërisë, gjithë qëndrat shqiptare. Filluam të besojmë, filluam ti shikojmë dhe ndjeheshim krenarë.

Unë fillova të shkruaj opinione, të cilat i publikoja në gazetat elektronike të diasporës, por më përpara ja dërgoja Luanit, që të më bënte oponencën dhe të djelën e diskutonim. Çështja kombëtare, gjuha shqipe, perspektiva shqiptare në rajon, prosperiteti shqiptar, nuk ishin thjesht tema për të diskutuar sa me kalu kohën, ishin subjekte prokupimi që na jepnin forcë dhe energji. Kërkonim zgjidhje, kërkonim rrugë të reja, gjenim drejtime dhe orientime përzhvillimin e çdo zone, të çdo qyteti. Bënim krahasime me vëndet e tjera  ku kemi jetuar dhe punuar dhe shihnim se potenciali ynë ishte më i madh.

Nervozoheshim me qëndrimin apsolutisht negativ të opozitës, e cila mohonte me kokfortësi sukseset e arritura në saj të politikës së drejtë makroekonomike të viteve të fundit, dhe refuzonte të merrte pjes në këtë proçes mbarë kombëtar. Nuk mbulohet dot dielli me shoshë – themi andej nga labëria. Vjet, shkruajta një artikull për këtë temë ”Po ndërtohet Shqipëria”. E diskutuam gjatë me Luanin këtë temë dhe si përherë biseda shëtiste nëpër qytetet e Shqipërisë për të arritur në Pogradec.

Kur binte fjala për qytetin e tij, sytë e Luanit merrnin një shkëlqim të veçant. Ishim dakord që çdo qytet kishte nevojë për intelegjencën e tij, por shihnim dhe mundësitë reale të bashkëpunimit, të thithjes së experiencës nga vëndet e tjera më të përparuara. Në marrdhëniet diplomatike që kishte Luani, në njohjet e tijë me mjedisin akademik apo kulturor, ai shihte konkretisht mundësin reale të kooperimit dhe të bashkëpunimit me shumë vënde europiane. Megjithatë baza duhej të ishte ajo autohtone dhe kërkonim mundësit e tërheqjes së inteligjencës së emigruar, e cila në kushte të përshtatshme do të vinte e ngarkuar me experiencën e përftuar në vëndet e zhvilluara ku jetonte. Për këtë duhej të hartonim një program të veçant, ku të parashikonim faktorët e motivimit dhe të stimulimit për rikthimin e trurit pogradecar, i cili do projektoj dhe do ndërtoj të ardhmen e qytetit.

Luani filloi të dokumentohej, të grumbullonte modele të ndryshme, që kishin dhënë rezultate në vënde të tjera. Filloi një korespondencë të gjatë me miqtë dhe shokët e tij intelektual, që jetojnë në vënde të ndryshme, apo koleg të huaj dashamirës të Shqipërisë. U merrte opinionin dhe mendime për këtë temë të gjërë, duke u kërkuar shpesh dhe mundësin e një bashkëpunimi afatgjatë në të ardhmen. Ai e shihte  këtë aktivitet në një plan shumë të gjërë, në shumë fusha, në urbanistikë, arqitekturë, ekonomi, arsim, kulturë, arte, industri turizmi, mjedis, etj. Bënte plane virtuale dhe kërkonte bazat mbi të cilën mund të ngrihej një proçes zhvillimi sustenabil dhe durabil i qytetit të tij. Kjo punë iu kthye nga një hoby në një aktivitet i dytë paralel me punën e përditëshme që kryente.

Shpesh analizonim mundësitë e financimit të projekteve të ardhëshme për ringjalljen e Pogradecit. Me qënëse aktiviteti im të viteve të fundit ishte orientuar në fushën e fondeve europiane pas aderimit të Rumanisë në BE, vëmëndja jonë u përqëndrua në mundësit e shfrytëzimit të këtyre fondeve në fazën e pre-aderimit dhe post-aderimit për qytetin e Pogradecit në fushat e infrastrukturës, kulturës, arsimit, edukimit dhe turizmit. Kishim dy drejtime që na prokuponin. E para, si të minimizohen dëmet e shkaktuara nga investimet pa kriter të cilat kërkonin një studim të veçant mbi gjëndjen e krijuar, duke e ballafaquar me perspektivën e orientuar drejt. E dyta, perspektiva e ngritjes, e shtrirjes, e zgjerimit dhe zhvillimit. Luani vuri disa piketa për objektivat, drejt të cilave duhej orientuar e ardhmja e qytetit. Më habiste për vizionin dhe guximin e tij. Principi i tij ishte të mos kënaqej me pak, të mos pengohej në hapat e vogla, por të ecte me hapa të mëdha dhe me guxim për të fituar kohën e humbur. Fjalët bazë ishin – profesionalizëm, kulturë, guxim, patriotizëm. Ishte partizan i të mirës së përbashkët, i qytetit për të gjithë, i mobilizimit total të energjis dhe burimit njerzor të Pogradecit. Shpesh thoshte se me një lule nuk vjen pranvera, prandaj idea e tij ishte të grumbullonte rreth vetes pogradecarët e ndershëm që do përkrahnin idetë e tija, për të bashkuar forcat për ndërtimin e të ardhmes.

Kur ju kërkua të hidhte kandidaturën për kryetar bashkie në Pogradec, mu krijua bindja se erë e re filloi të fryjë në Shqipëri. Vetë fakti, se forcat politike të mazhorancës kishin rënë dakord të aktivizojnë në zgjedhjet lokale, intelektualët shqiptarë të nivelit kaq të lartë, siç ishte rasti i Luanit, është një tregues fare i qartë dhe shumë pozitiv për të ardhmen e Shqipërisë. Nga ana tjetër, duke ditur pasionin e tij për qytetin, isha i sigurt se ai do ngihej mbi interesin e tij personal dhe do kapërcente mbi sakrificat që kërkon kjo dhe do pranonte që ëndrat e tij ti kthente në realitet, duke i dedikuar një pjesë të jetës së tij. Renata, graja e tij, një intelektuale e njohur, i dha mbështetjen që i duhej për të marrë vendimin e final. Familja dhe qyteti, puna dhe kultura, patriotizmi dhe ndershmëria, dashuria për njerzit dhe për vëndin, triumfuan.

Sot, lexoja fjalën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm në hapjen e fushatës, ku prezantimi i Kandidatit Luan Topçiu për qytetin e Pogradecit morri vlerat e tij. Vetvetiu më lindi ideja të shkruaj dhe unë dy fjalë, për të, që pak njerëz e dinë, për mikun tim të rrallë, për atë se çfarë përfaqson qyteti i Pogradecit për Luanin dhe si e ka parë ai perspektivën e tij, për ëndrën e tij, realitetin e mundshëm të arrihet  kur udhëhiqet nga njëriu i përshtatshëm, nga biri i denjë i këtij qyteti heroik.

A mund të ketë Pogradeci kryetar më të mirë?

Bukuresht, 11.04.2011

——————————————————————

Gjuha e zgjedhjeve tona

Masmedia shqiptare është kthyer në një fushë beteje e ashpër ku viktima kryesore, me sa duket, është gjuha shqipe. Gjuha e ëmbël e Naimit, nuk është më aq e ëmbël, shpesh e gjejmë të ashpër, të thyer, të ndotur, të deformuar, të helenizuar apo të sërbizuar. Gjuha flet por dhe godet. Populli thot se gjuha kocka s’ka dhe kocka thyen. Media jonë e përdor gjuhën shqipe si i vjen për mbarë, s’ka fare mëshirë për bukurinë e saj, mjaft që ti shërbej ustait të vet, duke e kthyer në instrumet të shpërdorur.

Me qënëse zgjedhjet i kemi kthyer në sport kombëtar, ku garojnë gjithfarë amatorësh dhe ku arbitrat janë pushuar nga puna si të panevojshëm, guzhina e medies po ushqen me bujari spektatorët mëndje hutuar, dependentë nga tru masazhi politik. Problemi ynë qëndron në faktin se prodhimi i vëndit është i pakët dhe importi i lëndës së parë është bërë bazë për guzhinën mediatike shqiptare. Por me qënë se gjuha shqipe nuk para i përshtatet kësaj teknollogjie kulinare, preferohet të ndrohet me diçka të përafërt , dmth që ti ngjaj pak asaj por në esencë ti përshtatet mallit të importuar. Pra progresi  i la vëndin regresit, profesionisti amatorit, politikani kamaleonit, patrioti u arkivua dhe kodoshi i buzëqesh publikut të gjërë nga karikja e lartë, ku ka hypur.

Tufa e qenve të zgjebosur, të mbledhur nga rugicat e periferisë, kanë pushtuar qëndrën nën drejtimin e qenit alfa, dhe zhurma e lehjes së bashkuar  mbuloi tokën e heshtur të përvuajtur. Media e gatshme të mbledhi copa dhëmbësh të rëna gjatë përleshjeve të përgjakshme zgjedhore, shpesh i zbukuron, duke i përpunuar në laboratoret e saja antikombëtare ose, siç propagandon, i kalon në proçesin e modernizimit ndërkombëtar globalizues, që na hap rrugën e integrimit europian. Bukur fort, lum ne.

Gjuhëlopata, e përdorur për mbushjen e gropave me mbeturinat mediatike, është bërë mjeti kryesor në udhëtimin e suksesshëm zgjedhor, duke merituar vëndin në piedestalin e artit manipulues të kohës. Hapja e rrugëve të reja, bulevardeve politike jo konvencionale, inovative, me perspektiva të qarta sërbo-greko-europiane, promovohet gati në të gjitha gidet turistike të mediatizuara për konsum të brëndëshëm, duke fokusuar  turmën zgjedhuese pa kokë, të hallakatur.

Gjuhënepërka kafshon zërat e vetmuar, që i çpojnë në brinjë ligjëruesit kokëndriçues. Dora që guxon tu ngrejë fustanin e gjatë me ngjyra, në paradën e modës pseudoeuropiane, për ti  treguar spektatorve brekët e grisura apo këmbët e shtrëmbta të modeleve, duhet prerë. Biznesi mediatik, i cili garanton plotësisht suksesin e serisë së modeleve të reja, vjel interesin e majmë nga politikanët e ipotekuar pa tru. Shërbimi gjuhësor i sofistikuar është kthyer në një mbulesë të padepërtueshme, e cila ringjall fantazmat historike. Ndërsa logoreja politike u kthye në pandemi kombëtare, për të cilën nuk kemi zbuluar akoma vaksinën e duhur.

Lufta zgjedhore pa llogore ka hyrë në fazën e saj të rëndësishme. Do jetë me interes tu kujtoj lexuesëve pjesë nga romani ”Ushtari i mirë Shvejk” të Jarosllav Jashek, ku me disa faqe të mira na argumenton hollësisht,  rëndësinë e bërjes së nevojës në fitoren e luftës, nga e cila varet  lavdia e perandorit. Sa mire i ka ditur këto punë autori, sikur te ishte sot në zgjedhjet tona pambarim.

Ulërima e ujqëve të uritur të netëve dhe dimrit të ftohtë, na shoqëron në gjumin tonë letargjik.

Bukuresht, 07.04.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4274-gjuha-e-zgjedhjeve-tona.html

—————————————————————————-

Kush është kali i Trojës


Vjet isha për disa ditë në Çanakale (Turqi) në kuadrin e aktiviteteve të një proiekti europian, ku merrnin pjes përfaqsues nga disa vënde të Europës. Pa hyrë në përshkrime të hollësishme, desha të përmënd një të papritur që pata gjatë vizitës në Trojë, që kryem ditën e tretë në kuadrin e këtij programi. Në përfundim të vizitës, kur dolëm, ndaluam pran kalit të drunjtë për të bërë disa poza për kujtim. Aty ciceroni, një djal i ri turk, që fliste një anglishte për ta pasur zili, pasi na shpjegoi se kali prej druri ishte një dhurat e bërë Trojës nga grupi i xhirimit të filmit, na tha se kali i Trojës në fakt ishte nje metaforë, pasi në realitet nuk ka pasur asnjë farë kali. Pra historia e kalit, që ktheu fatin e luftës dhe rënien e qytetit të fortifikuar, ishte një përallë. Studiues të ndryshëm ishin të mendimit se kali në fakt ishte një simbol i përdorur për të mbuluar elementin e tradhëtisë së ndodhur në atë kohë.

Vet lufta e Trojës, sipas Homerit, ishte lufta midis pellazgëve të jugut dhe pellazgëve të veriut. Pra ishte lufta midis Dardanëve dhe fiseve të tjera iliro-epiriote. Preteksi i luftës ishte Helena (Elena ose E-lëna). Ajo u quajt ashtu pasi dihet historia e saj pas lufte, ku vdiq e braktisur në një ishull në mes detit Egje. E-lëna ishte vetë Troja, e cila pasi u shkatërua, mbeti vetëm si kujtim në legjendat e saj. Kjo luftë kishte të tjera shkaqe, sipas shpjegimeve të ciceronit, Troja kontrollonte rrugët tregëtare që lidhte Ballkanin me Orientin dhe Azinë. Ajo merrte taxa për çdo anije që vinte nga lindja dhe ankorohej aty për tu furnizuar, prandaj të ardhurat e saj ishin shumë të mëdha për atë kohë dhe konsiderohej si vëndi më i pasur. Fushat rreth Trojes kishin ujra të bollshme për vaditje dhe mjeshtrat trojanë kishin ngritur një sistem komples kanalesh vaditëse, prandaj ishin dhe mjaft pjellore. Për këtë e kishin zili prijsit e fiseve të tjera si Agamenoni, Menellao etj.

Të kthehemi në ditët tona, në trojet tona, ku pasardhësit e dardanëve nuk po e gjejnë llafin kush të dali në krye. A thua se partitë e Kosovës nuk gjejnë dot një njëri që ti përfaqsoj të gjithë, por sejcila do një të sajën. Ato, kur nuk qitën kandidatin e tyre, hikën nga salla, kështu që i vetmi kandidat na doli jashtë kushtetutës. Unë për vete e kuptoj kështu këtë punë: kur s’kam unë, mos kenë as të tjerët. Tani, dëgjohet se po bëhen pazare, vihen kushte, pra po bisedohet. Kjo nuk do të thotë se dolëm nga kriza, pasi me sa duken bathët prap ka për ti dalë puna gjykatës kushtetuese.

Historia përsëritet. Trojet e Kosovës janë boll të pasura, sa u lëshon lëng goja sërbëve, pra ky kusht plotsohet për tu bërë lufta, tani hajde të gjejmë kalin kush është, se pa të nuk fitohet sipas legjendës. Trojanët pas humbjes së madhe morrën dhenë dhe u shpërndanë, asnjë nuk mbeti në atë vënd të begatë. Mos vallë kjo histori do përsëritet pas 3000 vjetësh në trojet tona. Atëhere ku ta çojmë gjakun e derdhur për kaq shekuj me rradhë, perse luftuam. Të ishte për ta lënë, e kishim lënë me kohë dhe nuk ishim vrarë e torturuar kështu. Sot s’po biem dakord për kryetarin, e si do qeverisim vëndin në këtë mënyrë? Parlamenti është vëndi ku diskutohet, negociohet, ku bëhen kompromise politike, ku mbrohen trojet tona, interesi kombëtar, dhe nuk është vëndi ku shitet vatani apo shkelet mbi gjakun e dëshmorve tanë.

Partitë politike lej të hyjnë në garë me projektet e tyre, programet e tyre, kush ta bejë vëndin më të begatë dhe jetën e popullit më të mirë. Kush është pemë pa kokra, del nga loja, ani se ka fitu herën e parë. Populli i Kosovës duhet me e shtrëngu dorën në votimet e tjera, mos e gjujt votën aty ku nuk bën. Kali i Trojës nuk ka punë në Kosovë, lej të shkojë të kullosi në stepat e Rusisë po deshi.

Edhe një gjë desha me thënë në mbyllje, deri më sot nuk kam arritur kursesi ta kuptoj se përse nuk u bën lazëm Adem Demaçi për kryetar, a thua se kanë gjet ndonjë më të zot ? Apo kanë boll të zot por s’po din si me i peshu.
 
Bukuresht, 07.04.2011
http://www.revistadrini.com/2011/04/07/perparim-demi-kush-eshte-kali-i-trojes/
http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/editoriale/4266-kush-eshte-kali-i-trojes.html

——————————————————————————

Qehajai, hyzmeqari dhe veqili

Qehaja + Yzmeqar = Veqil

Qehaja = administrator;Hyzmeqar = shërbëtor; Veqil = mëkëmbës egzekutues

Në çdo lloj shoqërie, pamvarsisht nga periudha apo zona gjeografike, kanë egzistuar dy kategori të mëdha shoqërore: ata që drejtonin dhe ata që drejtoheshin; ata që komandonin dhe ata që u bindeshin, apo zbatonin; ata që hanin (figurativ) dhe ata që punonin; ata që vilnin të ardhurat dhe ata që prodhonin; ata që shfrytëzojnë dhe ata që shfrytëzohen; ata që përfitojnë dhe ata që manipulohen; ata që fitojnë dhe ata që humbin; Ata që gëzojnë gjithshka dhe ata që s’kanë çfarë të gëzojnë apo të  humbasin… ca hymnizohen dhe ca harohen. Kategoria e parë në përgjithësi është pakica , e dyta përfaqson shumicën, ose mund ta quajmë ndryshe baza e shoqërisë.

E para ka qënë e privilegjuar, e dyta e nënshtruar, e shtypur, e shtrydhur.

Kështu ka qënë dhe kështu është akoma.

—–

 

Kjo padrejtësi e ndarjes së punës dhe e të ardhurave shoqërore krijoi konflikte, revolta, kryengritje, luftra. Pakica e privilegjuar për të ruajtur pozitën krijoi shtetin, përdori forcën, ushtroi dhunën, pati nevojë për qehajanë që të administronte dhe të drejtonte, pati nevojë për hyzmeqarë që ti shërbente. Shoqëria sa erdhi dhe u bë më komplekse, pasi njerëzit filluan të pretendojnë, të bëhen të pa dëgjushëm, të ngatërojnë vëndet, nga hyzmeqar kthehej në qehaja, bile më shumë, të bëhej veqil, ti zinte vëndin pronarit, të bëhej i privilegjuar. Gjërat nuk zunë vëndin e duhur në këtë hierarki shoqërore, nuk u respektuan kriteret, nuk mbahej radha simbas meritave apo aftësive të njëriut, por sipas lidhjeve, interesave, influencës. Kishte nga ata që privilegjet i trashëguan, në të njëjtën kohë kishte dhe nga ata që i fituan, sidomos në momentet e përmbysjeve shoqërore, kur shkatrohej një strukturë për tu zëvëndësuar me një tjetër. Kjo ndodhi tek ne Shqipëri, e tani po përsëritet në Kosovë. Kështu periudha e tranzicionit filloi të zgjatet, sa të merren vesh të parët me të dytët, koha ikën, ne mbetemi në vënd. Vazhdojmë të ëndërojmë për stabilitetin e pamundur kur rëshqitja na imponohet dhe drejtimi i lëvizjes mbetet i pa qartë.

Intelektualët, shkrimtarët,  gjithmon kanë shkruar teorira, ku disa përshkruanin shoqërinë ideale inegzistente, ca të tjerë besonin në shoqërinë reale, sejcili pati dozat e tij subjektive dhe pak ishin ata që e panë të ardhmen me të vërtet. Dështoi kapitalizmi i egër, dështoi komunizmi utopist, dështoi socializmi dhe fashizmi, u shëmbën diktaturat, demokracia e letrave nuk po gjen zbatim dhe jeta reale është pak nga të gjitha, ndërsa bota ndodhet në krizë.  Krizat ekonomike, morale, shoqërore, janë rezultate të dizekuilibrave, që shkaktojnë përmbysjet, janë energjia e ndrydhur e cila shpërthen. Kriza shqiptare po vazhdon pambarim.

Qehaja, hyzmeqar apo veqil, kemi quajtur në gjuhën e vjetër të periudhës feudale njerëzit sipas pozicionit shoqëror që kishin në raport me punën, por fare mirë mund të emërojmë ashtu dhe shtetet, të cilat në mënyrë figurative kryejnë funksione të njëjtă. Kështu nuk jam i sigurt se si ti karakterizoj shtetet e Ballkanit, pasi ato kanë pak nga sejcila kategori dhe nuk kanë asnjërën. Dikujt i përshtatet me mirë epiteti i hyzmeqarit, dikuj ai i qehajait, veqil nuk e di nëse kemi më në Ballkan, pasi gjerat kanë ndryshuar shumë dhe ashtu si njerzit dhe shtetet u bënë fleksibile ndruan zanate. Greqia që mbante dikur flamurin e veqilit të perëndimit sikur e humbi këto kohët e fundit dhe nuk po kap dot as punën e qehajait të saj tani. Sërbi, që e shiste veten si një qehaja të zot në kohën e Titos, e ka humbur fillin fare dhe nuk di ku të ndalet. Mali i Zi dhe i vogël mbeti hyzmeqar i bindur gjithë jetën dhe s’ka shanse të lëvizi. Të tjerët, s’dinë ku kanë kokën. Shqipëria si përherë mbeti hyzmeqari i pabindur, e cila pretendon shumë por e humb në fund (si Xhaferi simiten) dhe mbetet përherë e fundit në listë. Maqedonia me Kosovën të bëhen njëherë shtet pastaj të shohim e bëjm se në ç’vënd do ulen.

Ne shqiptarët jemi një popull me shumë vlera. Të mënçur, punëtorë, të shkathët, të marrim gjak në vetull, ambicioz, kryeneç dhe kapadai. Kur s’kemi nga ja mbajmë dimë ta ulim dhe kurizin, të lajmë pjata, të pastrojmë kanalet, të llustrojmë këpucët etj., kuptohet jo në shtëpinë tonë, pasi aty duam qoshenë në krye. Pra sillemi me dy personalitete, një brenda shtëpisë dhe tjetër jashtë saj, atje në vënd të huaj ku nuk na sheh njëri (dmth shqiptarët e tjerë). Në shtëpi, therremi se duam të gjithë të jemi të parë, në krye të tavolinës, mazallah se i hapim rrugën dikujt tjetër më të zot. Pra jashtë jemi hyzmeqare model, që na e kanë zili dhe bëjmë prokopi, brënda e quajm punën turp dhe duam të ham qyl. Bëhemi direkt veqil kur nuk jemi, pa na bërë njëri, pastaj ngatarojmë punën e qehajait me atë të kusarit, harojmë ti bëjmë hyzmet vatanit dhe ta ngrejmë nga gropa ku vetë e kemi hedhur.

Gjermanët janë hyzmeqarë idealë në vënd të tyre, mos flasim për kinez e japonez. Sa herë bien, ngrihen vetë në këmbë. Ne sehirxhinj, presim nga Amerikani të na e bëj drekën, bile dhe darkën po të ket mundësi. Italiani të na e bëj pazarin dhe parat të na i japi gjermani. Ushkurin ja kemi lënë grekut të na e lidhi, me që doli vullnetar.

Sot si përherë jemi në fushatë, bëjmë zgjedhje në vazhdim. Ku ka shqiptarë do bëhen zgjedhje dhe asnjëher nuk zgjedhim si duhet. Sa mbarojmë një palë zgjedhje, fillojmë të tjera – pse  kështu? Si do që bie nuk kënaqemi, si Haxhi Pishmani. Ne duam që pas zgjedhjeve të fitojnë të gjithë, pra kur fiton njëra pal, tjetra nuk e pranon. Nuk pranojmë ne të ndajmë rolet, apo të mbajmë radhë. Të gjithë duam të bëhemi veqil, o në krye o hiç, megjithëse se nga njëherë e bëjmë çorap punën. Nuk hap rrugë Rama sikur ç’të bëhet, sikur kaq ta bej dhëmbin, pa çka se Salës i ka hecur puna këto vite. Akoma se kemi kuptuar se shtëpia ka nevojë dhe për veqil, për qehaja dhe për hyzmeqarë. Të jesh hyzmeqar në shtëpin tënde nuk është turp, përkundrazi është për nder, turp është të bëhesh hyzmeqar i të huajve.

Në mos gabofsha, ka ardhur koha të vendosim se çfarë do bëjmë me vëndin tonë dhe të pranojmë njëri tjetrin ashtu siç jemi, të gjith për një qëllim. Ashtu do e ngrejmë kombin tonë dhe do zëmë vëndin që na takon, ashtu siç e duam të gjithë, veqil në vëndin tonë. Për këtë na duhet dhe qehajai dhe hyzmeqari të cilët nuk duhet ti importojmë, se vet mund ta bëjmë më mirë se të tjerët. Të zot jemi boll por nuk duam. I thonë një fjale – ”i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, prandaj s’duhet me prit më nga të tjerët.

Bukuresht, 04.04.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4249-qehajai-hyzmeqari-dhe-veqili.html

——————————————————————-

E vërteta e të pavërtetave

Intelektuali i njohur Moikom Zeqo, në shkrimin e tij ”Politika dhe fallsifikimi i kombësisë”, shtron pyetjet : A egziston e vërteta? A gjëndet e vërteta? A duhet e vërteta?

E vërteta është specifike dhe e veçante për sejcilin nga ne. E vërteta e një grupi të gjërë shoqëror, apo të një populli i afrohet të vërtetes ”absolute”, nëse egziston diçka e tillë. Ja një e vërtet absolute e jona – Ne jemi shqiptarë, kombi ynë është shqiptar. Ndërkohë kemi konstatuar se e vërteta jonë individuale është aq relative dhe e ndryshueshme në kohë. Shpesh e vërteta ndodhet diku midis realitetit dhe imagjinatës, midis reales dhe propagandes, midis nevojës shoqërore dhe politikes. E pavërteta e besuar, ndodh që ka të njëjtën fuqi si dhe e vërteta (psh.kultura greke – kultura më e lashta në Europë), por e kundërta nuk mund të ndodhi, prandaj shpesh në vënd që të kërkohet e vërteta e fshehur (psh. vjetërsia e gjuhës shqipe, historia e vertetë e Ballkanit), kërkohet e pavërteta e besueshme ose të paktën e pranuar nga opinioni publik. Një e pavërtetë e vërtetuar ndodh që pranohet për arsye ndoshta shtetërore apo nacionale, sidoqoftë, ajo shfrytëzohet,  përdoret për debat ose polemika zhurmuese, për të krijuar një situatë të favorshme konjukturale – kështu kemi rastin e emërtimit falls të Kosovës si djep të Sërbisë.

Kush zotëron të vërteten e tij, e vuan këtë fakt gjithë jetën, pasi nuk e beson njëri në kushtet kur një e pavërtet është pranuar më parë në vëndin e saj. Ata që përdorin të pavërtetat për të siguruar influenca të caktuara politike, nuk bëhen merak për demaskimin e tyre, gjë që është mjaft e vështirë në rastin kur shumica preferon të mashtrohet për hir të ëndrës së tyre, kështu psh. propaganda enveriste në periudhën e diktaturës u besua nga shqiptarët jashtë Shqipërisë, bile akoma ka njërëz që refuzojnë të shohin realitetin e asaj kohe . Në raste extreme të pavërtetat e fabrikuara mund të zëvëndësohen njëra me tjetrën sipas rastit, pa u proukupuar njëri për ti vërtetuar. Ndodh që të shpërndahen të pavërteta në publik, për efekte të përkohëshme, të cilat demaskohen shpejt, por impakti i tyre mbetet.

Askush nuk mund të jetë i sigurt se zotëron të vërteten apsolute, pasi mund të ndodhi që ajo të jetë me e madhja e pavërtete, të cilën fatkeqsisht e zbulon në fund të jetës. Hidherimi rritet edhe më tepër në këtë rast, kur e kupton se e ke mbartur mbi kurriz gjithë jetën një pavërtetsi aq të rënde, të cilën e ke besuar dhe për të cilën ke hequr vuajtjet në mënyrë të ndershme, pa u penduar – në shumë raste veteranët e luftës janë ndodhur në situata të tilla.

Nga njëherë për arsye madhore je i detyruar të deklarosh një të pavërtet dhe për momentin, të ndjehesh i qetë se ke kryer detyrën me ndershmëri. Këtu fillon dilema e madhe dhe vuajtja shpirtërore e njerëzve të ndershëm. Shpesh e pavërteta përdor ndershmërinë për tu përhapur dhe për të patur efektin e programuar nga prodhuesit e saj. E pavërteta e kombinuar me pandershmërinë, nuk siguron besueshmërinë, prandaj preferohet të shmanget një situatë e tillë, duke kërkuar një mjedis të besueshëm për implementimin e saj.

Nga ana tjetër, kur ndershmëria është e tepruar, konsiderohet naivitet, i cili buron nga shkalla e ulet e informimit, ajo shpesh ngarkohet me paragjykime të ndryshme historike apo ideollogjike, duke shumfishuar efektet e prodhuara. Një e pavërtet e projektuar me qëllime të paracaktuara politike, i kalon caqet normale të influencës dhe hyn në fushën e manipulimit politik (shih.raporti i Dik Martit). Ndoshta dhe kjo do jetë arsyeja që të njëtat ngjarje historike kanë histori të ndryshme, të pa ngjashme midis tyre ose me diferenca të dukëshme përjashtuese, të cilat u shkruan dhe u përdorën në periudha të ndryshme për motive pragmatike të konjukturës së përkohëshme.

Analistët janë formues opinioni në shoqëri dhe ndonjëri prej tyre mund të arrijë nivelin e një profesionisti. Ata përdorin në të njëjtën kohë faktet e interpretuara me këndvështrime të ndryshme, bëjnë ballafaqime të së kaluarës dhe prognozojnë të ardhmen, ku doza e subjektivizmit është e dukëshme. Nxjerrin konkluzione, shpesh të diskutueshme, që bëhen burim i polemikave dhe debateve publike, duke ushqyer industrinë e medias me subjekte dhe tema, të cilat ndoshta nuk janë aq të nevojshme, por sidoqoftë bëhen interesante për publikun mediokër. Efekti i tyre është i qartë dhe fitimprurës, pasi krijonë dependencë ndër amatorët e uritur për sensacione.

Globalizmi i propaganduar sot, i ndodhur në një fazë fillestare të implementimit të tij, mjaft i trajtuar në teori, me konkluzione politiko-shoqerore të orientuara, që mbështeten në një histori të shoqërisë njerëzore, akoma të pa filtruar nga të pavërtetat e pranuara deri tani. Historia e lashtë, arriti deri në ditët tona mjaft e cunguar nga dokumentacioni i pakët dhe interpretimet e shumta të tërthorta, të mbarsura me subjektivizmat e autorve të lashtësis, që i jep një fushë të lirë manipulimeve subjekteve të sotme politike. Ndërkohë, historia moderne, që në fazën e saj fillestare u ndërtua mbi interpretime politike të orientuara ideollogjikisht dhe politikisht, variantet e saj varijojnë simbas shpërndarjes gjeografike të vëndeve ku u prodhua, sidomos kur bëhet fjalë për Ballkanin e pazhvilluar dhe pa kulturën e nevojshme të dokumentacionit historik. Prandaj mbetet në dorën e konsumatorit të saj të zgjedhë variantin e besueshëm të së vertetës historike, i cili  si kriter i përshtatet obiektivave të klasës politike mazhoritare të vëndit të tij.

Në Ballkan u krijuan mitet locale në variante të ndryshme. Shtetet e reja, që mbinë si kërpudhat mbas shiut në shekullin e XIX, si Sërbia, Greqia, Mali i zi dhe Bullgaria, kishin nevoj për histori të vjetra të përpunuara. Mos flasim për Maqedonin e paqënë, e cila nuk diti kujt tja vjedhi më parë historinë, që të ketë dhe ajo një të besueshme, më përkollaj pati atë shqiptare se s’pati kush tja kundërshtoj. Shqipëria pa shtet, e ngarkuar me histori të rëndë, shiti një pjes të saj fqinjëve ashtu si dhe tokat pa zot, ndërkohë humbi defterin ku ishte shënuar e vërteta e dhimbëshme e saj. Sot filli është ngatëruar keq dhe zor se já gjen kush kokën. E vërteta e përgjakshme u shndrua, u deformua, u hoq më një anë dhe lindën në vëndin e saj njëmijë të pavërteta të ngjyrosura romantike, që ushqehen nga politikia dhe në të njëjtën kohë që ushqejnë urrejtjen e verbër masakërprodhuese.

Raporti midis të vërtetes dhe pavërtetës merr formën e simbolit të lasht ”69” të shtrirë, të brëndashkruar një rethi. E vërteta e madhe ka një të pavërtet të vogël dhe invers, e vërteta e vogël bëhet komplementare e një të pavërtete të madhe. Në një shoqëri njerzore të shtresëzuar me një hierarki piramidale, ky raport midis së vërtetës dhe pavërtetës merr vlera të ndryshme, duke ndryshuar sipas pozicionit të shtresës nga baza e piramidës në majën e saj. Në kushtet e një komunikimi të kufizuar ndërshtresor, të kontrolluar midis niveleve të piramidës, e vërteta e majës nuk arrin asnjëhere deri në bazën e saj në formën origjinale të saj, ndërsa të pavërtetat e vogla lokale të bazës, të kontrolluara dhe të përdorura nga maja e piramidës, janë produkt i kombinuar i interesave.

Tani është në modë teoria e konspiracionit, e cila indukton konfuzion në nivelet e ulta dhe dekurajon partizanët e së vërtetës absolute. Kombinimi i kuriozitetit me sensasionin e zbulimeve është transformuar në një mall që shitet kollaj, i cili duke u kufizuar në sferën e konstatimeve mbi të vërtetën e dyshuar ose të pavërtetave të pranuara, krijon tabllon e paqartë të së kaluarës për të krijuar imazhin e deformuar ose të orientuar të së ardhmes. Në shoqërinë njerëzore raporti midis të vertetës dhe pavërtetës është treguesi i shkallës së zhvillimit të saj. Jemi akoma në fazën e rritjes dhe  rruga drejt së vërtetës është e gjatë.

”As në kohët më të errëta nuk është sulmuar dhe teorizuar kaq përbindshëm kundër shqiptarëve si një komb i mëvehtshëm, homogjen, i barabartë, por edhe i ndryshëm, i dallueshëm me kombet e tjera” – me të drejtë thotë Moikomi në shkrimin e tij. Mos humbisni rastin të lexoni shkrimin e maestrit Moikom Zeqo .

Po ju them një të vërtet të sigurt – Moikom Zeqo është shqiptar i vërtet.

Bukuresht, 24.03.2011

http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/21305/

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4220-e-verteta-e-te-pavertetave.html

——————————————————————

Londër të dytë nuk do ket më kurrë

Me zërin e Tadiqit në Bruksel, me pak fjalë, sërbët hedhin idenë e shuarjes së konfliktit sërbo-shqiptar, duke e pranuar modifikimin e kufijve dhe rindarjen e teritoreve në Ballkan. Bukur fort e kanë dhe ne duam bashkimin e trojeve shqiptare, veçse, flasim për të njejtën gjë, duke e parë nga këndvështrime diametralisht të kundërta. Ma ha mendja se dhe grekërve u shkon lëng goja për Vorioepirin, kur ne kërkojmë Çamërinë e shqiptarëve. Bullgari nuk është kundra të marri ca toka në Maqedoni, të cilat i konsideron padrejtësisht të dhëna ish Jugosllavisë, veç Maqedonia s’di nga të shkojë. Pra në Ballkan, të gjitha shtetet duan diçka më tepër nga çfarë kanë dhe janë të tunduar nga ideja e rindarjes dhe ndrimit të kufijve, pamvarsisht se pretendimet bien ndesh me njëra tjetrën.

Është hera e parë që sërbët në këtë punë po implikojnë dhe shtetin shqiptar, pra hedhin idenë se bisedimet me Prishtinën janë të pamjaftueshme, prandaj propozojnë bisedime direkte me Tiranën – Tirana hesht. Po pse a nuk po ua mbush syrin qeveria e Prishtinës për të diskutuar dhe këtë subjekt ? Sigurisht që jo, pasi ata nuk duan ta njohin atë si partener për diskutime shtetërore dhe aq më pak për probleme të tilla rajonale. Ky anashkalim anakronik godet në dy drejtime dhe është një provokim i hapur me goditje të largët. A thua se e kanë strategji të tyre apo kan marrë sygjerime nga Moska, se kot nuk doli xhiro nëpër Ballkan, Putin këto ditë. Moska ka ustallarë të vërtet për çështjet Ballkanike, që gatuajnë prej dy shekujsh variante pas varianteve.

Kjo ide, sot e nxori kokën në Bruksel, në një fjalim të rastit të Tadiçit të prokupuar për shuarjen ”paqësore” të konfliktit shekullor. E hedh idenë në Bruksel, ta dëgjojnë europianët direkt nga goja e tij (live), jo të regjistruar, që në pauzat e mbledhjes të ketë mundësin tua zgjerojë më tej idenë, duke pirë ndonjë kafe nëpër sallone ndërkombëtare. Edhe sikur mos tja marrin seriozisht idenë e hedhur, prap diçka mbetet nga ky fishekzar – prokupimi i tij për paqe dhe stabilitet. Shumë bukur, a nuk duan paqe në Ballkan dhe BE-ja? Sa djalë i mirë ky Tadiçi !

Po qe se ideja mbështetet, do fillojnë bisedat tek e tek, apo në grup, pregatitet gjella, fillojnë vizitat, takimet, dreka dhe darka miqësore. Si përherë, hyjnë në lojë të rriturit, të mëdhenjtë, ata që zakonisht thonë llafin e fundit, të cilët organizojnë samite dhe konferenca ndërkombëtare, kongrese politiko-shkencore. Ata që kanë expertët me autoritet ndërkombëtar, këshilltarët e specializuar për këtë zonë gjeografike, që kanë sy dhe vesh gjithandej edhe në dhomën e gjumit të Tadiçit me shokë.

A thua se po lëviz diçka me të vërtet, apo është një gur i hedhur në lumë, për të parë sa herë bën rikoshet mbi ujë? Ajo që na vret është heshtja zyrtare, mos reagimi, që nuk dimë si ta marrim. Jo kushdo që hesht është i mënçur. Heshtja mund të ket disa motive: janë kapur në befasi, nuk kanë përgjigje, nuk kanë asnjë ide për këtë subjekt, kanë një ide por presin sugjerime, nuk guxojnë të flasin apo e konsiderojnë se nuk është punë e tyre. Cilido qoftë motivi, heshtja është e rëndë dhe i nxjerr jashtë loje, inisiativa u mbetet të tjerëve, faktori shqiptar mbetet jashtë diskutimeve, të tjerët vendosin dhe shqiptarëve u komunikohet rezultati, që të qahen pastaj gjithë jetën dhe tua hedhin fajin ndërkombëtareve.

Nga ana tjetër, Tirana nuk bën të hyj në biseda të tilla pa Prishtinën në krah, veç në rastin e një bashkimi të plot, ku të dyja të bëjnë një shtet dhe një qeveri sovrane, me një mandat mbarë popullor të shqiptarëve kudo që janë. Iku koha e Esat Pashë Toptanit, kush merr përsipër të diskutojë këto subjekte me ndërkombëtaret, do ket të bëj me krejt popullin shqiptar dhe do i përfaqsojë të gjithë.

Për çdo rast Tadiçi e do një përgjigje të ngrohtë, si në Tiranë, në Prishtinë ashtu dhe në Bruksel. Përgjigjja duhet me qënë e plotë dhe gjithpërfshirëse. Duhet të jetë përgjigje shqiptare dhe jo ndërkombëtare dhe as europiane. I duhet treguar qartë dhe prer vëndi ku e ka, duhet përcaktuar qartë pozicioni ynë në këtë drejtim dhe pikat se ku fillon baza e nisjes për diskutime të kësaj natyre. Duhet dhënë përgjigje Tadiçit, që të dëgjojë dhe Athina me shokë. Duhet me i tregu mbarë botës se kjo tokë ka zot dhe nuk bënë dot pazar me të askush, as Tadiçi dhe as ai që e ka pjell atë.

Londër të dytë nuk do ket më kurrë, në qofshim burra shqiptarë. Me ndodh prap kjo gjamë, do të thotë se gjaku shqiptar paska rrjedh kot për një shekull të tërë. Nuk bën vaki të na marrin toka të tjera pa u shujt krejt kombi ynë e zjarri të shkoj deri në qiell. Ti vënë gishtin kokës Berisha, Thaçi e krejt klasa politike shqiptare, që tja japin nj-atë përgjigje Tadiçit si duhet, që ta dijë me kë ka të bejë e të mos na hedhi tullumbace në erë.

Bukuresht, 31.03.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4188-londer-te-dyte-nuk-do-ket-me-kurre.html

——————————————————————

EULEX-i me dylbit e kthyera mbrapsht

Në 1999-tën, prita grupin e refugjatve kosovar në aeroportin Otopen të Bukureshtit. Ishin rreth 300 veta, nga të cilët 40 % ishin fëmijë. Që nga ajo ditë, çdo weekend e kaloja në Săratul Munteora (lokaliteti cu u strehuan refugjatët). Një ditë, i shoqëruar nga një përfaqsuese e Federatës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, mblodhëm një grup fëmijësh të vegjël shqiptar, u dhamë ca sheqerka, pastaj u thamë të na këndonin ndonjë këngë. Gjatë kohës që ata këndonin, mu bë mishi kokër dhe u përlota. Francezja më pyeti përse qaja. U detyrova ti shpjegoja se këta fëmijë, të moshës 6 deri në 9 vjeçare, kënduan këngë mallkimi shumë të rënda shqiptare, që zakonisht i këndojnë plakat e vuajtura kur u vdesin djemt në luftë.

Shumë histori të dhimbëshme dëgjova nga goja e refugjatëve gjatë asaj periudhe, por ajo që më mbeti në mëndje, ishte historia e dy fëmijvë që kishin asistuar në masakrimin që sërbët u bënë familjes së tyre, duke i detyruar fëmijët të qëndrojnë deri në fund të ”çfaqjes makabre”. Nuk dua ti përshkruaj hollësitë që më shpjeguan fëmijët me fytyra të ngurosura, pasi dhe tani kur i kujtoj më eren sytë. Sot ata fëmijë do jenë rritur, por jam i sigurt që trauma e tyre nuk është shëruar. Duhen breza të kalojnë që të shërohet kjo plagë e shqiptarëve, që kullon gjak të freskët, i cili derdhet në lumin e urrejtjen shekullore të genocidit sërb ndaj popullit shqiptar.

Padrejtësia e ndërkombëtarëve në trajtimin sipërfaqsor të këtij problemi na revolton. Multikulturalizmi i propaganduar prej tyre nuk shkon në tokën e larë me gjak, ku viktimës i bëhet presion të fali, në mënyrë që ti përmirsohet biografia xhelatit. Në e duan Sërbinë, lej ta marrin ashtu siç është të ngarkuar me krime, me duar që i kullojnë gjak, mos na thonë neve ta shkarkojmë, nuk ja lajmë ne duart e tyre. Por meqë për sy e faqe nuk e bëjnë dot këtë, atëhere kanë filluar një marifet tjetër. I thonë viktimës se ”dhe ti ke faj, se u mundove tja mbaje dorën kur të nguli sërbi thikën në fyt, dhe për këtë do të të dënojmë, se dhe ti je një çikë kriminel”.

Ca të tjerë, thonë : ”sërbin e bombarduam por tani do ju dënojmë juve, se ju na detyruat ti bombardojmë ata, po të rrinit si qingja të butë dhe të mos nxirnit zë kur ju ripte sërbi, askush nuk do dëgjonte dhe punët ishin në regull”. Nuk e di a ja thonë po këto gjëra dhe kroatëve apo bosnjakëve, pak rëndësi ka, e rëndësishme është qëndrimi i tyre ndaj megakrimit sërb.

Presioni i tyre ndaj shqiptarëve shkon dhe më tej. Që të zbusin qeverinë e Prishtinës dhe ta bëjnë të urtë klasën politike kosovare, kanë filluar gjuetinë e shtrigave. Ka kohë që lexojmë informacione nga më të çuditshme. Dje për shëmbull, lexoja:

”Pesëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë së cilës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë.Gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur 13 aktgjykime për krime lufte, 11 kundër shqiptarëve e dy kundër serbëve.

Sipas kësaj statistike, xhelati me viktimën na paskan ndruar kariket – a thua gabimisht?

Mund të shtrohet pyetja: të vrasish një kriminel serie, a është krim? Shpesh në serialin amerikan ”Mëndje kriminale”, kemi parë dedektiva që mezi përmbahen pa e vra kriminelin në momentin e arestimit. Ka pas raste, që edhe e ka vra pa pyetur për pasojat, por askush nuk e quajti krim xhestin e tij, pamvarsisht se ligji nuk e lejon. Situata më duket se përputhet perfekt me çfarë ka ndodhur në Kosovë pas lufte.

Nuk e di se si mund të shërohet trauma e fëmijve kosovar që përshkrova më sipër, por me këto që dëgjojmë hendeku rritet, bëhet më i thellë. Nuk besoj se ata do ngushëllohen ndopak, nëse Serbia hyn në Europë. Varret e shqiptarëve të masakruar i gjen nëpër rrugët e Kosovës gjithandej, janë si gurët e kilometrazhit që të dalin para ngado edhe natën nën dritat e fenerëve, veç mos duash ti shohish. Dëshmit e krimeve sërbe janë me dhjetra mijë dhe kurkush nuk nguron ti dëshmojë, por kujt i intereson?

EULEXI, ka marr detyrë të rëndë nga shefat (janë po ata që paguan dhe Dikun), të demostrojë se UÇK-ja ka bërë ”krime”. Sigurisht për këtë i duhen dëshimtarë të besueshëm, pasi dëshimtarët vullnetarë sërb i gjen shpejt, ja bie Beogradi në paket. Por dhe ndonjë jevgjit do ishte mirë për ta. Problemi është se një jevgjit ka pak frikë, prandaj po luftojnë të vënë ligjin dhe buxhetin për fshehjen e dëshimtarëve. Kuptohet, më me vlerë do jet ndonjë shqiptar ziliqar i pakënaqur, bëhet më i besueshëm. Nuk thonë kot se i yti ti nxjerr sytë më thellë.

Ja dhe një lajm tjetër fare i freskët:

EULEX-it ka kërkuar ndihmën e presidentit Pacolli për të proceduar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Limajt.”

Shtroj pyetjen pse pikërisht te Pacolli? Ai, sa fuqi ka në Kuvënd me ato pak vota të AKR-së? Më e arsyeshme për shefin e EULEX-it do ishte të kërkonte ndihmën e Thaçit dhe të PDK-së që ka më tepër peshë. Fakti që biseda u bë me dyer të mbyllura, për një problem që ka kaq ditë që zjen gjith pazari, më vë në mendime dhe më bën të dyshoj. Nuk e di kush e ka kërkuar këtë takim? Nëse Pacolli si President ka kërkuar të informohet për rastin Limaj, nuk kishte përse ta mbaj sekret këtë gjë. Është krejt normale, që kryetari i shtetit të informohet, bile të mbaj qëndrim kur flitet për figurat politike kryesore të Kosovës. Por, nëse i është kërkuar ndihmë që ti hiqet imuniteti një deputeti dhe ai këtë e mban sekret, këtu nuk bie erë të mirë. Me sa di unë, Presidenti i një vëndi nuk ka të drejtë të hyjë në kompetencat e parlamentit, pra nuk hynë në detyrat e tij kjo gjë. Atëhere, mesa duket i është kërkuar të bëjë trafik influence pranë forcave politike parlamentare, të ushtrojë fuqin e tij si kryetar shteti për ti bërë presion kryesisë së kuvëndit. Ajo që e rëndon situatën është se nuk dimë as akuzën që i bëhet Z.Limaj, flitet për krime lufte por pa specifikuar llojin e tyre, më tepër janë njoftime nën zë të publikuara nga gazetat. S’ka një informim zyrtar, megjithse për figura të tilla kjo është e detyrueshme, pasi mund të krijojë reagime publike masive. Pacolli nuk është fajtor që takon shefin e EULEX-it me kërkesën e këtij, pasi një kërkes të tillë s’ka motive ta refuzojë, problemi i tij është reagimi pas takimit dhe informimi i opinionit publik. Ai duhet ta harojë biznesmenin që hynte dhe takonte kë ti donte qejfi dhe jepte intervista pa përgjegjsi, tani si kryetar shteti gjërat protokollohen dhe çdo fjalë e thënë në publik peshohet nga të gjithë, përfshi këtu dhe heshtja kur nuk është në vëndin e duhur.

Pacolli nuk ka bërë pjes në UÇK, dhe nuk ka qënë në tavë në shumë gjëra që kanë ndodhur në Kosovë gjatë këtyre 20 vjetve, prandaj dhe nuk përbën subjekt për EULEX-in ose Dik Martin. Ka alibi si i thonë. Nga ana tjetër nuk besoj se është ëngjëll, por ka parë punën dhe interesin e tij. Kuptohet ka dhe ai vesh dhe ka dëgjuar shumë. Shqiptarëve, sidomos kur merren me biznes privat ose me shtetin, u pëlqen të dijnë sa më tepër, ndonjëherë dhe paguajnë për këtë. Ata krijojnë lidhje, hyjnë në marrdhënie të ndryshme dhe me sferën politike, ku mund të hapet thesi i parave të taxapaguesave. Pra ai nuk është i rënë nga qielli, që nuk di gjë dhe është asnjëanës. Ky takim nuk është i rastit.

Puna e Thaçit është krejt ndryshe. Ai, në dukje ka fuqinë, kontrollon partinë dhe mban ekuilibrin e kualicionit. Ka bërë mjaft të pakënaqur me politikën e tij, sidomos gjatë dy vjetëve të fundit, bile dhe brënda PDK-së ka kundërshtarët e vet. Tani iu shtua dhe Limaj, i cili pretendon përkrahjen pa rezerva dhe të gjithanëshme. Sigurisht që Thaçi është plotësisht i informuar dhe di gjithshka ka lëvizur, si në kohën e luftës dhe sidomos pas saj. Nëse, çfarë dyshon EULEX-i janë të vërteta, keq do jet dhe për të. Ai nuk ka asnjë interes të goditet Limaj, i cili ka qënë bashkëpuntori i tij i afërt, por besoj se nuk para ka çfarë të bëj, është zënë ngusht me sa duket. Nga historia dimë që çdo obor mbretëror ka patur intrigat e tij, por tani sikur janë komplikuar gjërat, njerzit e thjesht nuk kanë informacion ose më keq dezinformohen nga politikanët. Aty këtu dalin copza informacioni të shkëputura, të palidhura, të cilat ngatërohen dhe më keq nga interpretimet politike që u bëhen.

EULEX-i zgjedh individët që duhet të godasi, me sa duket tani ka prioritet zona shqiptare, prandaj dhe është orientuar kryesisht nga krahu jonë. Lëvizjet bëhen të matura, të studiuara, në kohën e duhur për të patur efekt. Dikush i ka llogaritur këto punë, ka ndezur fitilin dhe pret rezultatin, të shpërthej bomba. Ah këto bisedime, shumë avaze kanë hapur.

Ndërsa ne, populli, presim të dënohen kriminelat e vërtet të genocidit. Me këtë, ndërkombëtarët i lanë duart me kohë, lidhën Millosheviçin dhe pesë sërb dhe kaq. Kriminelat e tjerë shëtisin rehat nëpër Beograd, konsiderohen heronj të Sërbisë, mburen për krimet që kanë bërë, pa pas frikë fare nga EULEX-i, i cili i ka kthyer dylbit mbrapsht, bile po u doli rasti e zhdukin edhe ndonjë shqiptar tjetër sot, mu para hundës ndërkombëtare. Shteti sërb di ti mbroj kriminelët e tij, ka experiencë.

Bukuresht, 28.03.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/editoriale/4161-eulex-i-me-dylbit-e-kthyera-mbrapsht.html

———————————————————————–

Incidenti Grek, problemi i BE-së

Akrepit  kur i vjen fundi e ngul thumbin me helm në kokën e tij. Në mënyrë figurative kjo mund të përshkruaj saktësisht dhe politikën e qarqeve ultranacionaliste greke të ”vorioepirit”, të cilët nëpërmjet idhtarëve të tyre, që janë të punësuar në administratën greke, shkelin ligjet ndërkombëtare dhe komunitare të BE, duke e vënë qeverinë greke në pozita të vështira dipllomatike.

Rasti i fundit, i refuzimit të hyrjes në Greqi në datën 14 Mars 2011, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës,  të dy të moshuarve shqiptarë me vëndlindje në Çamëri, përkatësisht të Bebi Bajramit, 75 vjeç dhe Maria Bajramit, 69 vjeçe, shpreh qartë diskriminimin që i bëhet popullsisë shqiptare në teritorin grek.

PDIU-ja reagoi, duke vënë në dijeni trupin diplomatik në Shqipëri dhe Qeverinë shqiptare si dhe duke kërkuar reagimin e tyre për këtë situatë të qartë shkeljes të së drejtës të njëriut për qarkullim të lirë. Pra topi u hodh në fushën greke, të shohim reagimin e tyre dhe pelivanllëkun që do mundohen të përdorin për tu justifikuar para opinionit europian.

Kuptohet se ky rast nuk mund të mbaroj këtu, besoj se është vëndi ti shkohet deri në fund, dhe të përdoret ky rast si preçedent, duke sensibilizuar të gjitha organet ligjore dhe egzekutive të BE-së, si dhe organizatat e shoqërisë civile europiane që militojnë për të drejtat e njëriut. Kjo detyrë i takon si partive politike shqiptare ashtu dhe shtetit shqiptar në rradh të parë, detyra themelore e të cilit është mbrojta e të drejtave të qytetarëve të vëndit tonë në tërë hapsirën europiane dhe përtej saj. Reagimi i forumeve europiane ndaj këtij rasti flagrant do të na tregojë, neve shqiptarëve, sinqeritetin e tyre ndaj qëllimit që kanë deklaruar për të na pranuar në një të ardhme të afërt, në gjirin e vëndeve të BE. Gjithashtu do na siguroj mbi transparencën e tyre dhe korektësin e zbatimit të politikës të së drejtave të njeriut , duke luftuar çdo diskriminim të tipit nacional, racial, fetar apo ideollogjik, ashtu siç është përkufizuar në deklaratën e tratatit të Lisbonës.

Nëse, do vërejmë një sjellje të diferencuar ndaj këtij rasti nga ana e autoriteteve të Brukselit dhe parlamentarëve europian, atëhere është e qartë se e gjithë kjo teori e të drejtave të njëriut dhe deklaratat e ndërkombëtarëve mbi këtë çështje , është një flluckë sapuni, nuk është gjë tjetër veçse një demagogji politike dhe se diskriminimi bën pjes në anën e fshehur para opinionit publik të politikës së diferencuar që aplikojnë ata. Ky fakt duhet ti vëjë vëndet e Ballkanit në vigjilencë, pasi në këtë rast pasojat ndaj tyre pas aderimit në BE, mund të jenë të rënda dhe diskriminimi të vazhdojë të aplikohet dhe më tej.

Greqia është delia e zezë e Europës, jo vetëm nga pikpamja ekonomike por dhe nga ana e politikës sociale antiminoritare që aplikon në vëndin e saj. Ajo nuk e pranon me këmbnguljemultikulturalizmin aq prezent në këtë vënd jugor të Ballkanit, me një histori aq të dhimbëshme, pasoj e ultranacionalizmit helen të inkurajuar në nivel shtetëror. Ka ardhur koha të vihen pikat mbi ”i” dhe vëndet e BE ta detyrojnë Greqinë të heqi dor nga kjo trashëgimi politike diskreminuese dhe të adoptojë moralin e Bashkësis Europiane. Në rast të kundërt , unë nuk arrij ta kuptoj prezencën e saj në këtë bashkësi dhe motivet që e detyrojnë Brukselin të bëjë lëshime kaq të mëdha diskretituese, të cilat mund të vënë pikpyetje vetë egzistencën e komunitetit si bashkësi me principe te pranuara nga sejcili antar i saj.

Diskriminimi që mundohet të bëjë administrata greke ndaj popullsisë shqiptare është e shumëfishtë dhe ka karakter përçarës duke i ndarë shtetasit shqiptarë në kategori të ndryshme sipas kritereve të saj thelbësisht antishqiptare. Ajo ka aplikuar diskriminim me anën e politikës së vizave, me anën e dhënies së pensioneve shtetasve shqiptarë që pranuan kembimin e kombësisë, me anën e prapagandës fetare të kamufluar dhe arsimit gratis që ofron zonave kufitare në gjuhën greke. Ndërhyrja e shtetit grek në punët e brëndëshme të shtetit shqiptar ka një histori të gjatë, por kohët e fundit kjo ka marrë një formë tepër agresive për periudhën që po jetojmë. Kuptohet, që Greqia do kishte preferuar të ndërhynte direk dhe ushtarakisht siç ka vepruar herë të tjera si psh. në 1914, 1917, 1919, 1940, 1944, 1949, por konjuktura aktuale ndërkombëtare nuk e lejon këtë.

Duhet ti bëjmë të ditur një herë e përgjithmonë se sido që të bëjë kombin shqiptar nuk e shuan dot kurrë. Ne jemi dhe do të jemi gjithmon prezent dhe aktiv. Nëse ajo ka futur pesë agjentë grek në Shqipëri, ne kemi 700 mijë emigrant shqiptar në Greqi, të cilët janë integruar tashmë në shoqërinë greke dhe një pjesë e madhe e tyre janë bashkuar më zërin e arvanitasve të lashtë. Problemi i Qeverisë greke nuk do jet jugu i Shqiprisë, sa do të mundohet për këtë, por Athina dhe Atika, e cila po shqiptarizohet me shpejtësi. Sa më shpejt ta kuptoj se e ardhmja e saj është e pashkëputur nga shqiptarët, aq më shpejt ka për të dalë nga kriza sociale që po merr përmasa. Kriza ekonomike është një aspekt fare i vogël i problemeve reale që ka Greqia sot. Shpresoj ta kuptoj këtë realitet, më mirë vonë se kurrë – thuhet nga anët tona.

Bukuresht, 25.03.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4135-incidenti-grek-problemi-i-be-se.html

————————————————————————-

Populli përball proteston i zëmëruar

Njoftohemi se : Gjatë ditës së sotme, në 26 komuna të Kosovës janë zhvilluar protesta kundër arrestimeve të fundit të EULEX-it, kurse shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë gjithëpopullore edhe për 29 mars. Mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes duke dalë në rrugë me pankarta.

Me sa duket misioni ndërkombëtar nëpërmjet organizmit të tyre EULEX, ka shkelur rëndë mbi krenarinë tonë kombëtare duke gjuajtur veteranët e luftës për krime imagjinare, ose më mirë të themi një luftë çlirimtare po e interpretojnë si krim pas 11 vjetësh. Të gjithë e dimë se lufta jonë u drejtua kundër forcave të ndryshme ushtarake apo civile sërbe që organizuan genocidin kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës. Lufta jonë ishte një luftë vetmbrojtëse dhe u zhvillua vetëm në teritoret e pushtuara të Kosovës. Për ta klasifikuar një veprim vetmbrojtës si krim, sigurisht që duhen sjellin argumenta solide për tejkalimin e atributeve mbrojtëse të luftëtarëve të UÇK-së. Ne mund të pranojmë që në raste tepër të veçanta, kur ndaj kriminelave sërb, qoftë këta dhe civila që kanë lyer duart me gjakun shqiptar, janë kryer ndëshkime, që mund të kenë marr karakterin e gjakmarrjes së paevitueshme për momentin e atëhershëm, por ta konsiderosh këtë sot si krime lufte është tepër larg. Nëse do fillojmë të bëjmë klasifikime të tilla për luftën tonë, çfarë duhet të themi për krimet masive dhe genocidin sërb ndaj popullsisë civile shqiptare. Në këtë pikë populli shqiptar, si viktima direkte e genocidit sërb, e ndjen veten tejet të prekur dhe nuk mund të pranojë një padrejtësi të tille, ku xhelatët sërb barazohen me luftëtarët tanë të lirisë, bile më keq, kur xhelatët fshihen nga shteti sërb, ndërsa EULEX-i kërkon me qiri të gërmojë ”krimet” imagjinare. Goditja me akuza sërbe ndaj udhëheqësave të UÇK-së, e vë atë në pozita antipopullore në Kosovën e lënduar, ku akoma nuk i janë mbyllur plagët e luftës.

Ndërkombëtarët duhet ta ndaj mëndjen lidhur me pozicionin dhe misionin që kanë me shtetin e ri të Kosovës, o të mbajnë rolin e ndihmuesit dhe mbështetësve për rindërtimin e vëndit dhe forcimit të pamvarsisë së Kosovës, ose të mbledhin bagazhet dhe të shkojnë në punën e tyre dhe të na lejnë rehat në hallet tona. Ky është pozicioni i popullit shqiptar, ky duhet të jetë dhe pozicioni i qeverisë shqiptare të Kosovës – ky është mesazhi që mijra protestues i transmetuan sot qeverisë së tyre dhe organizmave ndërkombëtare. Kërkesa e tyre është e thjeshtë, e qartë, e drejtë, dhe shumë lehtë e zbatueshme nëse mbahet një qëndrim konsekvent kombëtar nga klasa jonë politike. Protesta e sotme përfaqson vullnetin e popullit tonë me një mesazh të qartë dhe e drejtuar direkt organeve kompetente. Ajo nuk le vënd për diskutime, është një paralajmërim serioz popullor, që mund të kthehet në konflikt serioz shoqëror, i cili mund të sjell viktima të reja të pajustifikueshme nga ana e qeveritarve tanë apo misionarve ndërkombëtarë. Ndërkombëtarët, para se të marrin vendime dhe të ndërmarrin aksione që prekin këtë aspekt të luftës çlirimtare popullore në Kosovë, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që mund të shkaktojnë ato. Duke qënë se këto lloj vendimesh janë të karakterit politik dhe kanë të bëjnë me konjukturat që ato krijojnë, qeveria e Prishtinës duhet të jetë shumë e vëmëndshme, por në të njëjtën kohe dhe shumë e vendosur për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

Populli po e shpreh qartë zëmërimin dhe shqetsimin e tij, nuk bën të mos përfillet. Dikush duhet ta ngrej zërin dhe tju vëj emrin e vërtet gjërave që po ndodhin.

Bukuresht, 23.03.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4129-populli-perball-proteston-i-zemeruar.html

—————————————————————-

Bashkëpunimi shqiptar

Sot, duke ndjekur vizitën e Presidentit të Kosovës në Shqipëri, ceremonin e pritjes dhe deklaratat zyrtare para shtypit të dy presidentave, mu krijua përshtypja se ata na thanë atë që ne duam të dëgjojmë. Në fakt, shqiptarët ndjehen mirë kur shohin se dy shtetet tona shqiptare jane në unison dhe kanë obiektiva të përbashkëta, që komunikojnë miqësisht, drejt për drejtë dhe bien dakord për prioritetet që koha na imponon.

Pika nevralgjike që kemi, janë bisedimet e filluara me Sërbinë. Zoti Pacolli na siguron se integriteti dhe kufijtë e Kosovës janë të paprekëshme dhe se statusi i Kosovës asnjëherë nuk do diskutohet. Ashtu qoftë, por ne prap kemi merak. Arsyeja e parë është se nuk e dimë se kush i drejton këto bisedime në fakt, çfarë fuqie ka ky President për të influencuar ato, në çfarë raporti është me qeverinë e Kosovës dhe kush e ka llafin e fundit? A jemi në gjëndje ti përgjigjemi në të njëjtin nivel dhelprës sërbe, e cila ka patur kohë të mjaftueshme të ndërtojë variantet e saja të bisedimeve? Mos vallë na tërheqin për hunde dhe biem në pozita jo të favorshme dhe pranojmë kushtet që na imponohen?

Duke lexuar informimin që na bën ”Bata sot” on-line, dhe komentet më poshtë, bie në sy paragjykimi që mjaft komentues i bëjnë, si dhe mosbesimi ndaj këtyre deklaratave zyrtare. Ndoshta kanë të drejtë, por unë për vete dua ti jap kohë dhe nuk dua të influencohem nga paragjykimet. Qëndrimi radikal që neve na pëlqen dhe është më afër natyrës tonë, na bën ti shohim gjerat bardh e zi, kur në marrdhëniet shtetërore dhe ato ndërkombëtare, lypet të përdorish një gjuhë dipllomatike, pamvarsisht nga bindjet personale.  Pra, duke dal mbi paragjykimet, që na bëjnë të shtrojmë pyetjet e mësipërme, jam i bindur se bashkpunimi i ngusht midis dy shteteve shqiptare, sinkronizimi i veprimeve dipllomatike, përqëndrimi i mbarë potencialit shqiptar është e vetmja bazë që kemi për të kapërcyer këtë fazë kalimtare me humbje sa më të vogla.

Që të mos mbetemi vetëm në planin deklarativ, ky bashkëpunim duhet shtrirë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Bashkrendimi legjislativ, kohezioni shoqëror, integrimi ekonomik dhe financiar, unifikimi i sistemit arsimor edukativ, heqja e kufijve në fushën e kulturës, janë disa nga fushat që kërkojnë një punë intensive dhe koordinim të lartë, për të zvogluar në maximum diferencat dhe për të rritur ritmin e zhvillimit të dy vëndeve tona. Administrata e Tiranës dhe ajo e Prishtinës duhet të japin prioritetin e duhur marrdhënieve reciproke, sidomos në ndërtimin e një strategjie të përbashkët me afat te mesëm apo të gjatë.

Jam i sigurt, që sikur qeveritë tona, të rrisin shkallën e transparencës dhe nëpërmjet një informimi të vazhdueshëm konstant do arrijnë të mënjanojnë paragjykimet tona dhe do sigurojnë një ngritje të besimit tonë ndaj politikës së tyre ndaj çështjes kombëtare. Afrimi i administratës shtetërore me hallet e popullit, me aspiratat e tij, përmirsimi i komunikimit dhe përzgjedhja e drejt e prioriteteve, duhet të reflektojë si në qëndrimet zyrtare shtetërore, ashtu dhe marrdhëniet ndërpartiake të klasës tonë politike. Tejkalimi i krizës politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, kërkon bashkpunim, koordinim, bashkrendim dhe sinkronizim të veprimeve politike. Pra, duhet ti japim fund kësaj lufte të brëndëshme, përçarëse, vetsakrifikuese, që e shkëput popullin nga klasa politike, mbjell mosbesimin dhe rrit paragjykimet tona.

Bashkpunimi shqiptar është një aktivitet prioritar, që kërkon pjesmarrje masive, ai duhet të transformohet në mentalitet shqiptar, mënyrë të menduari, që rëzon të gjitha pengesat përçarëse dhe shkëputëse. Roli i dy Presidentave, Kryeministrave, kryetarëve të partive shqiptare në ngritjen e këtij realiteti bashkëpunues, është shumë i rëndësishëm, ashtu siç është dhe roli i shoqërisë civile, apo të intelektualăve formues të opinionit kombëtar.

Periudha që po përjetojmë, duhet të jetë periudha e Bashkpunimit Shqiptar, e cila do krijojë kushtet për bashkimin tonë kombëtarë.

Bukuresht,22.03.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4086-bashkepunimi-shqiptar.html

————————————————————————-

Duke lexuar sot shtypin

Duke lexuar shtypin sot, si përherë e filloj nga titujt e shkrimeve, dhe vetëm kur më tërheq ndonjë e lexoj krejt shkrimin. Në listën e adresave kam shumë gazeta elektronike në shqip. Sot e fillova nga  Agjensia INA, e cila na informon:

Në raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, me titullin “Veriu i Kosovës: Sovraniteti i Dyfishtë në Praktikë

Për një kohë, veriu do të mbetet nën ndikimin e sovranitetit të dyfishtë, atë të Kosovës dhe atë të Serbisë” – thotë Marko Prelec, Drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Serbët e veriut refuzojnë integrimin në veri, duke besuar se toka e tyre është ende pjesë e Serbisë.

Përderisa shpenzimet e majme të Serbisë financojnë jetën, qytetarët e veriut nuk kanë shumë arsye për të bërë kompromise.

Kushtetuta e vetë Kosovës shprehimisht lejon Beogradin për të financuar shërbimet lokale për serbët.

Policia e Serbisë, është e ndaluar nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të veprojë, por ajo këtë e bën në formë të fshehtë

Përderisa të mos gjindet një zgjidhje përfundimtare politike, palët duhet të kërkojnë zgjidhje të përkohshme dhe fleksibile për përmirësimin e sundimit të ligjit ”– thotë Sabine Freizer, drejtoreshë e programit për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Kam shkëputur pjesë nga informacioni i publikuar nga INA, pasi më tërhoqën vëmëndjen dy shprehje të funksionarëve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave: Marko flet për sovranitet të dyfisht si një situat që do mbetet për një kohë, ndërsa Sabina hedh idenë e një zgjidhje të përkoheshme.

Kur sërbi kreu genocidin në Kosovë nuk kishte ndërmënd situata të përkohëshme, përkundrazi, e konsideroi atë si spastrim final dhe përfundimtar, pa çka se ja prishi planet Amerika. Po kështu, kur u ngrit UÇK në luft për çlirimin e Kosovës, nuk mendoi për diçka të përkohëshme, por për çlirim të plot dhe të përhershëm. Termi i përkohshëm, fazë e ndërmjetme, kalim gradual, zgjidhje e pjesëshme etj., u sajuan pas lufte. Sa më tepër kalon koha dhe largohemi nga ajo periudh, aq më të pjesëshme bëhen gjërat, aq më të pazgjidhëshme dhe aq më të përkohëshme po na dalin.

Europianve u pëlqejnë shumë gjërat e psesëshme dhe të ndërmjetme, kurse ne na hanë trupin dhe shpirtin, pasi u bë një shekull që e kemi Shqipërinë e pjesëshme, popullin e pjestuar, tokat e ndërmjetme dhe pronat e përkohëshme. E pse ta kemi Mitrovicën, Kosovën, Shqipërinë e pjesëshme dhe jo Sërbinë, Malin e zi, Maqedoninë apo Greqinë e pjesëshme? Kjo pyetje po më mundon e spo më lë rehat. Kush dreqin po na i bën përherë  gjërat e pjesëshme dhe të përkohëshme?

Kanë filluar bisedimet e pjesëshme, ku njëra nga temat më të ndjeshme në Kosovën e pasluftës, ajo e të zhdukurve, nuk u prek. Një shkrim tjetër titullohet – Të zhdukurit s’janë prioritet. Puna e prioriteteve është pak e ngatëruar, pasi varet shumë se kush e vendos dhe nga çfarë këndi e vështron. Varet se në cilën karike është ul ai që e sheh prioritetin. Po të jet në kariken e vogël nuk ka këndvështrim të përshtatshëm pasi nuk sheh larg, se nuk e lë karikja e madhe që ka para. Kurse ai që e ka zënë kariken e madhe dhe të lartë as që e sheh kariken e vogël, mund të shkeli mbi të për të hypur tek e madhja, pra e përdor si shkallë. Haj ti lëmë kariket dhe kthehemi tek prioriteti, a ka populli prioritet më të madh se sa të gjej të humburit. Psh. Kur bie tërmet, gjëja e parë që kërkohen janë njerzit e zhdukur, varosen ata, pastaj hiqen mbeturinat dhe fillon rindërtimi dhe jo e kundërta. Hapni lajmet dhe shihni me se po merren japonezet keto ditë. Pse tek ne të kemi prioritete ndryshe nga gjith bota ?

Ndërsa një tjetër titull, po i sotëm, Thaçi: Dialogu sjell njohjen reciproke Kosovë-Serbi. Më lejoni të mos besoj në këtë titull bombastik dhe të kem rezervat e mija lidhur me bisedimet dhe njohjen sidomos në atë fjalën reciproke. E kur kemi pas ndonjeherë në shekuj reciprocitet me fqinjët tanë? Gjithmon kraba ka hang nga ata dhe jo nga ne. Pra pse sërbi në këto bisedime të pjesëshme po do mbaka reciprocitet? Po reciprocitet nuk pati që ditën e parë, kur ata na dërguan për bisedime fundin e kavallit, e Thaçi çoi zevendësen, mirë që nuk shkoi vetë.

Kaq për tani për tani se dua të lexoj dhe gazetat e tjera.

Bukuresht, 15.03.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4029-duke-lexuar-sot-shtypin-qsovraniteti-i-dyfishte-i-veriut-te-kosovesq.html

—————————————————————–

Filluan, e si i filluan bisedimet ?

Shumë e paqartë po më duket situata. Kuvëndi i Kosovës nuk doli me një rezolutë, e shtyu për të enjten, po atë ditë qeveria filloi bisedimet në Bruksel. Cili është mesazhi këtu? Çfarë i tregoi popullit dhe opinionit nderkombëtar me këtë gest qeveria? Që është mbi parlamentin dhe se nuk e përfill vullnetin e të zgjedhurvë të popullit? Çfarë sinjali i dha Sërbisë? Që – ”pazarin e ke me mua, me qeverinë, me Thaçin, pamvarsisht se s’do populli, kush e pyet atë, unë vendos”. Fillim i keq më duket, s’po më pëlqen, bile më shqetson.

Shkojmë tek e enjtja. Si do na dali ajo rezolutë që pritet, kur dy propozimet e hedhura janë diametralisht të kundërta. Njëra thotë të fillojnë bisedimet por me kufizime, e dyta thot jo, mos fillojnë para se… A do bien dakord në një formulim të tretë, të mesëm, çfarë kahje do ketë ky? Apo do adoptohet njëra dhe deputetët që mbajnë nga tjetra do dalin jasht kur të votohet? U bë si punë mode kjo e dalmja jashtë e deputetëve, si në Prishtinë ashtu dhe në Tiranë. Kur su vjen diçka për mbarë, hop dalin pinë kafe përjashta, kollaj fare krijojnë alibinë. E kujt i duhet alibija e tyre, popullit i duhet rezultati.

Pra bisedimet filluan de facto, por si filluan, nga e nisën? Pa ditë gjë se çfarë u bë dhe çfarë u tha, në pamje të parë më la një shije të hidhur fakti se nuk u respektuan rangjet. Kur Sërbi pruri portjerin e ministrit, qeveria jonë nuk gjeti një rojtar tja çonte që të merrej vesh me të, por duhej gjithë ajo zv/kryeministre e shëndosh. Delegacioni shqiptar kishte nëntë vetë kur ai sërb vetëm gjashtë. Pra me deklarata themi se do ulemi në bisedime si dy shtete sovrane, pra në pozita të barabarta, e nga ana tjetër zv/kryetarja e qeveris sonë pranoi të ulet me rangun e katërt poshtë saj. Ky ”rangu i katërt”, ka çelsat e kashtës dhe nuk mundet të vendos për asgjë, është në rolin e kasnecit. Ai do shënojë se çfarë thonë shqiptarët dhe do ja mbath në Beograd  tek shefat. Atje një makineri e tërë shtetërore e pregatitur me lloj lloj variantesh, do e bluaj informacionin dhe do i pregatisë vjershën që do na e thotë ”rangu i katërt” në seancën tjetër të bisedimeve. A thua se dhe zv/kryetarja e jonë është ”rangu i katërt” tek ne, pasi tre vënde janë bosh pas shefit. A thua se dhe ajo do veproj si homologu i saj sërb, apo do shtojë diçka nga xhepi i vet, e do e qëndisi vet vjershën. Nuk kam asgjë me këtë form bisedimesh, mundet dhe ashtu, vetëm merrakun e kam se ne a e kemi vallë atë makinerin shtetërore të pregatitur me variante si ajo sërbe, që ti pregatisi atë vjershën, që duhet ta thotë zv-ja jonë në Bruksel? Apo ato variante i ka në mend të gjitha Kapedani ynë dhe sa të vijë zv-ja e ka gati përgjigjen.

Pra këto janë si fillim, pa marr vesh se për çfarë folën. Ndodh shpesh që ato haberet e këqia i marrim vesh nga gazetat sërbe, se nga krahu jonë jemi optimist – po i afrohemi Europës thonë. Afrohemi vërtet, veç nga pjesa e mbrapme e Europës se nga para janë zënë vëndet.

Bukuresht, 09.03.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3952-filluan-e-si-i-filluan-bisedimet.html

———————————————————————

Shkoi breshka tek nallbani apo vajti cjapi tek kasapi!

Opinion

Sot njoftohemi për aktivitetin e Edi Ramës në Athinë. Ai ndër të tjera takoi emigrantët shqiptarë dhe nuk haroi tu premtonte se do ua ”zgjidhte” hallet. Por, ajo që më tërhoqi vëmëndjen ishte njoftimi :

Kreu socialist Edi Rama zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me Kryeministrin Grek, njëherazi edhe Kryetar i Internacionales Socialiste, Jorgo Papandreu.Gjatë këtij takimi Rama e njohu Kryeministrin grek me krizën e thellë që po kalon Shqipëria, problematikën e rëndë të korrupsionit vend, si dhe garancitë për të siguruar një proces të lirë, të drejtë e demokratik zgjedhor.Nga ana e tij Kryeministri grek Papandreu ofroi të gjithë mbështetjen për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Papandreu e garantoi Ramën se do ta mbështesë në kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat janë parakusht për përmbushjen me sukses të procesit të integrimit europian. (INA-NOA)”

Pra, ne qahemi nga qeveria e Tiranës, për servilizmin e saj ndaj qeveris greke, nga ana tjetër opozita bisedon kokë më kokë me Papandreun. Konkluzion – me sa  kuptoj unë nga këto njoftime flesh, është se kushdo që të fitoj zgjedhjet në Shqipëri, prap greku do jetë më i fituari. Dua të besoj se jo. Që kualicioni të ndrojë qëndrim dhe të fryjë era kombëtare. Greqia luan me të gjithë, nga e majta në të djathtë, i ”ndihmon” të gjithë, e kanë amanet nga Patriarhia ta ”duan Shqipërinë”. Salën e siguron se do ta fusi në Europë – Edin do e mbështesë. Jam kurioz të di se çfarë bisedon Rama me Papandreun kokë më kokë tani? A nuk bën të na i thonë dhe ne, që ta dimë dhe ne, se çfarë na pret. Nuk dua të vdes injorant ,dhe fort kurioz po më bën Rama kur flet vesh më vesh e kokë më kokë me grekun.

Tani para zgjedhjeve e gjeti kohën për Athinën! Keq e paska punën Ed Rama dhe mendje të keqe paska. Keq e paskemi dhe ne deri sa pa grekun su bëka punë. Kalamajt e vegjël, kur rihen me shokët përjashta, vijnë tek baba duke qarë, që ti dali në krah, kështu dhe Rama ka Papandreun (ku ka shku të qahet kokë më kokë). Besoj se Greku e ka ngushëlluar mirë Edin, ja ka fshirë lotët me shamin e kuqe dhe i ka premtu. Premtu? Na ruajt zoti nga premtimet greke.

Në shtypin shqiptar po hidhen kandidaturat dhe kontrakandidaturat lokale. Me sa shihet nga parashikimet PS po humb teren në të gjitha zonat e jugut, ku ka sunduar deri tani. Kuptohet, me hik Bollano prej bashkis së Himarës, keq do e ketë OMONIA atje, ndryshe do hidhet aty vallja. Po kështu dhe në Gjirokastër apo Leskovik dhe Korçë. Tani që kualicioni PD – LSI u deklarua, praktikisht në këto bashki, lufta elektorale nuk do jet më e majta me të djathtën, por ballafaqimi do jet mes shqiptarve me forcat filogreke që kanë dal sot me flamurin e PS-së. Ajo që e rëndon punën e grekut është dhe dalja e PDIU-së, e cila do thotë fjalën e vet në rrethet e Sarandës, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës, ku komuniteti çam është mjaft i organizuar dhe plotësisht i motivuar.

Edi ka hallin e tij në Tiranë, kurse grekut i intereson më tepër jugu, në këtë pikë sikur nuk përputhen.

Pra edhe një herë, çfarë mund ti ketë thënë Papandreu në vesh Edit?

Po Edi, çfarë i ka premtuar në shkëmbim?

Lum Tirana që e ka!

8 Maji, do jet ditë e shënuar. Përplasja do jet e fortë. Ne do luftojmë për të ardhmen tonë shqiptare, e greku për Vorio Epir. Nuk duhet të harojmë se greku e ka dorën e gjatë dhe ka 20 vjet që pregatitet për këtë betejë. Kot nuk i ka hedh gjithë ato para katundarve të jugut. Edi, për të ruajtur pozitën dhe fitimet,  shet dhe babën e vet dhe jo më jugun e Shqipërisë, që se ka për gjë. Ja pra që historia po përsëritet pik për pikë. Kështu ishte dhe atëhere më 1919 kur Esat Pasha shiste jugun dhe veriun, veç të mbante për vete Shqiprinë e mesme. Ndryshimi është se Esati vajti në Paris të bëj pazarin, kurse Edi sot e bën pazarin në Athinë.

Të dashur lexues të Kosovarimedia, nuk e di pse tani që po shkruaj këto reshta,  më erdhi ndër mënd një ngjarje e vjetër që u përfol shumë. A e dini se në 1984, kur u bë zhvarimi i Avni Rustemit, për ta rivarrosur në vëndin ku u ngrit monumenti i tij. Trupi i Avniut akoma nuk ishte tretur megjithse kishin kaluar 60 vjet nga vdekja e tij. Nuk e treti dheu… thanë.

http://www.hermesnews.org/articoli/12060—.asp.

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3921-shkoi-breshka-tek-nallbani-apo-vajti-cjapi-tek-kasapi.html

Bukuresht, 07.03.2011

——————————————————————–

Bisedime me halle


Sa vjen e po rritet temperatura politike në Prishtinë. Pa u mbyllur problemet e zgjedhjeve, të mazhorancës së brishtë, të presidentit të përfolur, presioni ndërkombëtar po shtyn qeverinë e Taçit drejt bisedimeve me një hosten të gjatë. Mesa duket bashkësia europiane dhe Amerika, së fundi dhe Rusia, e pranuan këtë situatë për hir të planeve të tyre të vonuara për zbatim. Bile dhe Sërbia është e interesuar për kompromise, pasi ka dhe ajo agjendën e saj, e cila po vonohet. Për Tadiçin çdo minut e humbur  kushton për krijimin e imazhit të karocierit që po e çon Sërbinë drejt Europës, ndërsa zgjedhjet po afrohen. Nuk po përmënd duetin Thaçi – Pacolli, të cilët kanë shumë për të demostruar para opinionit kosovar dhe të na tregojnë se kanë në dorë me të vërtet çelsin e zhbllokimit të perspektivës kosovare. Të vetmit që nuk nxitohen, bile janë kundra fillimit të bisedimeve janë opozitarët dhe media e tyre.

Imagjinoni se si e pret dyshja  Thaçi – Pacolli kërkesën e Vetvendosjes për të shqyrtuar sot fillimin e bisedimeve në një seancë parlamentare. Në një diskutim i tillë në publik, ku Thaçi nuk mund të dekonspirojë premtimet, bërë me gjysëm zëri përkrahësve të tij ndërkombëtarë, do ta detyrojë të bëjë shumë akrobaci për të siguruar rezultatin e premtuar. Nga ana tjetër, shumë gjëra tani do jenë me pikpyetje, pasi vendimet e rëndësishme do filtrohen dhe do redaktohen më publikisht, do kontestohen, do analizohen dhe do diskutohen nga forcat politike të pa kontrolluara plotësisht prej tij. Ndoshta egziston rreziku dhe i lëvizjeve popullore në rastin më extrem, gjë që mund të çojë në krizë tjetër politike apo institucionale. Sa do jetë në gjëndje kjo mazhorancë delikate të ruajë kontrollin e situatës dhe të udhëheqi bisedimet sërbo-shqiptare në këto kushte as pak të qarta dhe aq më pak premtuese.

Unë dyshoj shumë në zgjidhje të shpejta dhe trishtohem për këtë pozicion të palës ndërbiseduese shqiptare, e cila do jetë net inferiore ndaj asaj sërbe, e cila ka marr iniciativën në dorë dhe ka avantazhin e ndihmës konjukturale që po i japin ndërkombëtarët sot. Agresiviteti i palës sërbe do shtohet aq herë sa pala shqiptare do tregohet hezituese, e pa qartë në strategjinë e saj, e pa vendosur në rezultatin e pritur, neglizhente dhe toleruese ndaj antishqiptarizmit aktiv të shtetit sërb. Ndërhyrja ndërkombëtare në agjendën e bisedimeve për arritjen e kompromiseve të projektuara me kohë prej tyre, të cilat shpesh bien ndesh me aspiratat e popullit tonë dhe e devijojnë perspektivën shqiptare në këtë rajon.

Qeveria e Tiranës ka dal me kohë jashtë loje në këtë çështje të rëndësishme kombëtare, përveç ndonjë deklarate diplomatike nëpër forume apo takime ndërkombëtare nuk ka leje të ndërhyjë gjëkundi, apo të marrë pjesë si pal e interesuar. Kjo punë është ndarë me sopatë që në fillim, që kur u vendos krijimi i dy Shqipërive. Është kompromisi më i dhimbshëm i bërë, ku u pranua ndarja e kombit në dysh me pa të drejtë integrimi dhe bashkimi. Karota europiana u pëlqeu të dy ekipeve qeveritare si të Tiranës ashtu dhe atyre të Prishtinës, prandaj faktori mbarë shqiptar nuk mund të llogaritet si forcë pjesmarrëse në këtë proçes përcaktues për formimin e ardhmërisë kosovare. Qeveria e Kosovës do jet vetëm në këtë betejë të pabarabartë dhe mesa duket jo plotsisht e vetdijshme për nevojën që ka në këto momente për mbështetjen e opozitës dhe të shoqërisë civile shqiptare.

Bashkëpunimi i ngushtë midis mazhorancës dhe opizitës në këtë proçes do ishte ideali i dëshëruar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë, këtë e di mirë dhe Thaçi, veçse pozicioni që ka marrë për të ruajtur me çdo kusht pushtetin e pengon këtë. E bën të pamundur bashkëpunimin dhe komunikimin e duhur për këtë situatë. Nëse ndërkombtarët kanë vendosur diçka që bie ndesh me aspiratat tona dhe ai do jetë i detyruar ta pranojë, si mundet ta justifikojë këtë dhe të na mbushi mëndjen se do jet një sakrificë e pranueshme, si do përballet me opinionin shoqëror, i cili dhe ashtu është mjaft opozant ndaj qeverisë së tij.

Bukuresht, 04.03.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3885-bisedime-me-halle.html

——————————————————————

Regjistrimi i shregjistrimit

Në vitet 30, xhaxhai im Mehmeti, mbasi e la shkollën e Fulsit në Tiranë të papërfunduar,  shkoi në Athinë që të punësohej. Ai në atë kohë ishte nënshtetas grek nga qyteti i Filatit, por nuk mund të punësohej për arsye të emrit të tij dhe fesë muslimane, pasi në atë kohë popullsia shqiptare në Greqi i ishte nënshtruar një regjimi special mohimi, denatyrimi, represioni politik dhe shtetëror. Kjo politikë antishqiptare, siç dihet, pati dhe momente kulmore të saj si shpërngulje, luftë ndëretnike, genocid, pa përmëndur këtu të drejtat e mohuara në mënyrë të vazhduar të gjuhës dhe kulturës tonë kombëtare, e cila vazhdon dhe sot e kësaj dite.

Pra që të fitonte egzistencën, Mehmeti u shndrua në Jorgo. Fati e solli që të martogej një vajzë greke nga Pireu, e cila kur erdhi në Filat kuptoi se  Jorgua i saj në fakt ishte Mehmetis (pasi ashtu dinte ta shqiptonte emrin e tij). Ra në një familje me tradita të thella muslimane, e cila jo që nuk i krijoi probleme për shkak të fesë dhe kombësisë, por përkundrazi, e pranoi në gjirin e saj me tërë ngrohtësinë, që një familje çame di ti ofrojë nuses së shtëpisë. Më vonë ajo aq shumë u familjarizua me ne, sa nuk mund ta konceptonte jetën pa familjen tonë të madhe. Shpejt mësoi gjuhën shqipe (me theksin e saj karakteristik), të cilën filloi ta fliste më mirë se gjuhën greke. Kur fliste ndonjëherë më të vëllanë në telefon i përziente fjalët greke me shqipe, sa detyrohej të ndërhynte xhaxhai im që tja shpjegonte kunatit në gjuhën greke, që ta kuptonte. Asnjëherë dhe asnjëri nuk e detyroi kush atë të ndronte kombësinë greke. Ajo vdiq disa vjet pas vdekjes së tij, kur ishte në moshë të thyer si një shqiptare me origjinë greke që jetoi në mes të shqiptarve (Rahmet paçin atje ku janë).

Kjo histori i përket së kaluarës, e cila po përsëritet  në një formë të re me një intensitet të lart. Sot shumë njerëz në jug apo në Shqipërinë e mesme, të besimit ortodoks apo musliman, të etnis shqiptare apo vllahe, mundohen me të gjitha mënyrat ligjore dhe jo ligjore, të kthejnë kombësinë e tyre në atë greke, për të fituar një vizë greke, për të siguruar një leje qëndrim në Greqi, për të zënë një vënd pune në kushtet që u imponon shteti grek, për të marrë një pension prej 300 Eurosh ne muaj që jua jep shteti grek për të rritur numrin e minoritarëve në ”Vorio Epir”. Këto marifete, shteti grek i ka sajuar tani, vitet e fundit, për të vënë në zbatim obiektivat e tij shoviniste dhe ekpansioniste për kolonizimin e Shqipërisë, për krijimin e ”megalla idhesë”, Greqinë e madhe. Qeveria dhe parlamenti shqiptarë i dha Greqisë ndihmesën e tij në këtë punë duke vendosur ligjin që lejon të ndrosh kombësinë sa herë të kesh nevojë apo sa herë të kesh qejf.

Që të shprehemi figurativ, imagjinoni një bimë që mbin si patate dhe kur rritet kthehet në domate, ose një lopë që bën një viç, i cili pasi rritet na bëhet gomar (gjera të çuditshme këto!!!). Pra si punë magjie, lind shqiptarë, si baba, gjyshi dhe stërgjyshi, pastaj papritur hop bëhesh grek dhe kjo në mënyrë krejt legale. Disa, sidomos ata me emra muslimane e kanë më vështirë , jo se nuk e ndrojnë dot emrin e vet, kjo s’ka problem fare, puna është si tja bëj emrit të babës që ka vdekur. Kuptohet këtu hyn në punë gjykatsi, i cili për ca kacidhe të mbaron punë pa lujt vëndit, lej të ket vdek baba kur ka pas qejf, ja ndron emrin gjykatsi dhe pas njëmijvjetësh po deshe. Merreni me mënt sa grekër prodhoi Gjirokastra këto dy vitet e fundit, u kthye në fabrikë grekërish. Tani e ka rradhën Korça. Gjithë fshatrat rreth Korçës janë muslimane, u thoshin aga nga fshatit, vetëm qyteti ka shqiptarë të krishterë, që quheshin efendilerë të qytetit. Këtu kanë ca kollajllëqe, pasi ata që janë me emra ortodokse e kanë më të thjesht. Për shëmbull : Dhimitri bëhet Dumitros ose Dimitraqis, Aleks bëhet Alexis, Foto bëhet Fotaqis, pra fare kollaj, përputhen perfekt.

Për shtetin Grek, i cili e di fare mirë se me kë ka të bëje, kjo është fare normale, pasi krejt Greqia përbëhet nga shqiptarë, të cilët ca me hir dhe ca me pahir na u bënë grekër një ditë dhe jo shumë larg, shekullin e kaluar. Kush u tregua kokfort dhe  nuk pranoi, e zboi ose e vrau, kështu e pastroi vëndin, sot Greqia s’ka asnjë minoritet, jo për besë as edhe një kokër! Në shekullin e kaluar rrodhi gjaku ujë për këtë punë, pasi atëhere Greqia ishte aq e varfër dhe ku ti gjente parat tu jepte shqiptarve që të ndronin kombësinë. Greqia ishte aq e varfër sa grekrit vinin tufë në Shqipëri si argatër (një pjes e tyre janë ata pak minoritar që na mbetën peshqesh), por ikën grekët atëhere dhe në Amerikë e gjetkë. Iknin nga të mundnin, më keq se italianët.

Tani ndroi situata, me gjith ato para (qindra miliarda) që i dha Europa, Greqis, mund ta blinte krejt Shqipërinë, por u treguan të matur, bleu vetëm klasën politike me çmim të arsyeshëm, pra bëri kursim. Për llogari s’ua ha qeni shkopin. Shqiptarët, mercenar e kanë bërë tërë kohës, që në kohë të romakut e deri në atë të turkut, por kombësinë se ndroi asnjëherë. U thonin, arvanit, arnaut, albanez, arbëresh etj., por prap shqiptarë mbetën. Sot doli ky marifet me para, e shpiku greku. Në gjithë botën duhet të paguash taxa që të marrish dokumenta ose shtetësinë, greku të paguan, hajde merre vesh. Kuptohet ky regull është vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, se me i hyp në kokë ndonjë shqiptari tjetër psh. të amerikës të bëhet grek, s’ka shanse.

Në qytetin e vogël Slatina të Rumanisë, është  familja Memisha, shqiptar sade, erdhi aty tek pull në këtë qytet para 250 vjetësh. Janë të vetmit musliman në atë qytet. Që nga plaku, djemtë e deri tek nuset krejt flasin shqip për bukuri. Jo kombësinë që nuk e kanë ndruar por as shtetësinë jo. Këdo të pyesish në atë qytet për familjen albaneze, ta tregojnë menjëherë adresën e dyqanit të kësaj familje shqiptare. Të gjithë e njohin, si preku as Çaushesku. Në shekullin e XIX, të parit të kësaj familje iu dha titulli i qytetarit të nderit të Slatinës.

Nejse, sot mesa informojnë mediat, janë 2000 kërkesa që presin nëpër gjykata për ndrim kombësie.  Shqiptarët kanë një huq, po e morri komshiu e do dhe ai. Sheh rushi rrushin dhe piqet. Pse, thotë me vete, unë s’di të marr para. Si e morri Aliu ashtu e do dhe Saliu. O burra se u bë deti kos. Të vesh sot në qëndër të Athinës, më tepër dëgjon shqip se greqisht.

Tani grekut iu mblodh, iu shtrëngua laku, u lodh tu pagu i shkreti , prandaj hyri në krizë, gjithë ato vite s’janë pak, parja e madhe u derdh. Po ja që tash thesi sikur i është shpuar, prandaj haj ti regjistrojmë sa janë bërë, thonë ata, e të bëjmë hesapet sa minoritet grek u bë në Shqipëri, do i numërojë si kokrat e qepës sa të mbushet thesi. Kështu pra, qe ku u bë Vorio Epiri, me lezet, pa sherr dhe pa luftë. Ishalla, do zoti, mos u bëft ai regjistrim se pas tij do ua presi koromanen greku shqiptarëve, se punën e mbaroi tani dhe nuk është aq budalla sa ti pagojë gjithë jetës, do ua gjej ndonjë kleçkë apo ndonjë marifet dhe tak, mbyllet çesmja. Si do ja bëjnë shqiptaro-grekët e Shqiprisë atëhere – me kombësi të ndruar dhe pa pare ? Jua them unë, greku do fillojë të bërtasi sa ta dëgjojë gjithë Europa se po diskriminohen minoritetet në Shqipëri. Deputetët grek në parlamentin europian do mbajnë fjalime, referate, seminare, ku do derdhin dhe nja dy pika lot për minoritetin grek në Shqipëri, deri sa me hir a me pahir Shqipëria të bëhet e dëgjueshme ndaj Greqisë. Lej që pa veton e Greqis as të mos ëndërojë për të hyrë në Europë.

Më e lezetçmja është se pas 90-tës, sa u hapën kufijtë, të parët që çanë e ikën ishin minoriteti grek, apo nuk ishin afër dhe i njihnin shtigjet. I gjen nga Athina, Peliponezi a nga ishujt. Ata e patën më kollaj se nuk e kishin haruar gjuhën, e kish pas merak vet Enveri këtë punë. Pra që të kuptohemi grekër në Shqipëri s’ka mbetur, por puna është të regjistrohen shqiptarët e kthyer në grekër. Pra shqiptarët që u shregjistruan si shqiptarë dhe do regjistrohen tani si grek. Çfarë do regjistrohet pra? Do regjistrohen të shregjistruarit, që të kemi dhe ne një Vorio Epir, që të mburemi, jo vetëm grekërit.

Bukuresht, 02.03.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3869-regjistrimi-i-shregjistrimit.html

——————————————————————–

Net-orteku komunist bie mbi shkëmbin demokratik

Po jetojmë në një botë virtuale, e cila sa vjen e po dominon, influencon, devijon opinionin individual dhe atë kolektiv të shoqërisë shqiptare. Bëhet fjalë për gazetat elektronike, për portualet, faqet e shoqërizimit në Internet, si Facebook, Twinter, Netlog, Linkedin etj., në të cilat publikohen për ditë me qindra shkrime të autorëve të ndryshëm në media private apo të organizuara, zyrtare dhe jo zyrtare. Shtypi lokal gradualisht po ia lëshon vendin Internetit në fushën e manipulimit masiv, profesional, të organizuar, të ngritur në nivelin e agresionit virtual për përpunimin e opinioneve. Bota shqiptare ndodhet përballë një fluxi informativ vëllimi i të cilit është ne rritje të shpejtë.

PS-ja sot posedon 90% të pushtetit lokal në Shqipëri dhe kontrollon 70 % të medias shqiptare – tha ambasadori amerikan, për të mos folur pastaj për organet e SHISH-it dhe ato të drejtësisë. Kjo opozitë pseudo socialiste, e prezantuar sot me figurën e Edi Ramës si interface e rrjetit , të financuar fuqimisht nga mogulët  dhe e mbështetur nga klanet e krimit të organizuar, e cila na ofron anarkinë e rrugës në këmbim të dialogut demokratik, po shtrihet në këtë hapsirë virtuale të internetit, ku nuk egzistojnë kufinj dhe regulla etike apo morale. Kështu , gazeta Kritika.net  në facebook thotë ” Gazeta Kritika eshte burimi i vetëm i informacionit. Te tjerat jane reklamë.”,  gazeta Shekulli online me adresën: Rr. Ismail Qemali (ish Blloku), Pallati Abissnet, Tirane –  na orienton për origjinën e saj prej ish bllokut komunist. Top channel TV me gazeten e tij Shqip na sugjeron se është një burim i besueshëm për përhapjen e informacionit, prezantohet si nje subjekt privat biznesi, të cilit nuk i shpëton asnjë rast për të marrë nëpërkëmbë vlerat tona kombëtare. Ora news live – e cila në faqen kontakte, na njofton se ”Kjo faqe nuk gjendet. Mund te jetë ende në konstruksion. Ju lutem kontaktoni administratorin” – difuzon  nonstop lajme dhe opinione të përpunuara në çdo orë të ditës, cu orientimi tip PS është fare i dallueshëm.

Çfarë e lidh kaq tepër PS-në me të mëdhenjtë e biznesit shqiptar ? Nga buron kjo lidhje ?

Për të kuptuar këtë, duhet kujtojmë se si u krijua dhe si u fuqizua biznesi shqiptar në vitet 90-të, duhet të kthehemi në kohë,  në gjenezë, për të kujtuar se cilat ishin burimet financiare të atij biznesi, kur shteti nuk funksiononte, kur ligjet e ekonomisë së tregut akoma nuk ishin shkruar, kur edhe ligjet në fuqi që i përkisnin një sistemi të përmbysur nuk zbatoheshin. Kur mungonin strukturat e kontrollit dhe funksionarët e shtetit u lëshuan mbi pasurin e popullit si minjtë në kaçkavall. Ky biznes u rrit në një Shqipëri të izoluar, të blokuar, me një ekonomi në kolaps, e mbisunduar nga një varfëri ekstreme, ku nomenklatura u reorientua pa skrupuj drejt një kapitalizmi të egër primitiv. Këtu do gjejmë burimin e lidhjeve, të kamuflimit politik, të atij që PS aq shumë po e reklamon – të korupsionit shtetëror. Korupsioni i madh i viteve 90-të, i cili gëlltiti ekonominë shqiptare, u harua dhe sot po kërkohen me lupë mbeturinat e tij.

Sot është bërë modë shoqerizimi nëpër portale dhe organizimi i forumeve për shkëmbimin e ideve dhe opinioneve, që shpesh degradojnë deri në banalitete nga më të shëmtuara. Gjithnjë e më tepër opinioni personal i sejcilit prej nesh përballet me makinën gjigande virtuale ASTROTURFING, e cila depërton kudo, sidomos në ato fusha  ku ndërlidhen interesat politike. Hyjmë në një forum për të shprehur mendimin personal dhe e gjejmë veten në mes vorbullës që krijon kjo makineri virtuale, e cila mbyt dhe mbulon çdo zë të lirë që nuk i përshtatet orientimit dhe obiektivave pseudosocialiste për denigrimin e imazhit mbi realitetin shqiptar.

Ndërkohë media prodemokratike vëndore e kryesuar nga Gazeta 55, Klan etj., nuk po e përballon dot ortekun mediatik pseudosocialist, që pushtoi NET-in, për dy motive kryesore:  1. Ajo nuk prodhon dot vëllimin e nevojshëm mediatik për ta kontrabalansuar,  nuk ka shpërndarjen e duhur dhe financimin e nevojshëm për këtë. Akoma nuk është aq e organizuar siç janë structurat pseudo-socialiste që trashëguan know-how-un e sigurimit dhe të propagandës 60 vjeçare komuniste. 2. PS-ja spekullon mbi gjëndjen e një shoqërie që ndodhet në fillimin e rrugës së demokratizimit, e cila akoma nuk ka arritur standartin e vëndeve me demokraci të konsoliduar, e cila sapo ka bërë hapat e para në këtë drejtim. Ajo shfrytëzon pakënasitë e atyre njerëzve, lehtë të manipulueshëm, të cilët të dëshpëruar kërkojnë ngritje të shpejtë të nivelit të jetesën në nivelin europian, por pa qënë të gatshëm për ti vënë shpatullat punës për ngritjen bazës së nevojshme ekonomiko-shoqërore për të ardhmen e dëshëruar.

Në këtë fazë të zhvillimit ujrat janë akoma të turbullta, shumë, rrojnë me iluzionin e pasurimit të shpejtë (fenomen i viteve 90-të), duke ushtruar rezistencë instalimit të një sistemi ligjor, parapëlqejnë dhe përqafojnë më lehtë lëvizjet anarhike të rrugës, në mënyrë që nëpërmjet dhunës të hypin shkallët e hierarkisë së pamerituar në këtë shoqëri me shkallë akoma të ulët organizimi. Anarkia e zgjatur ruan nivelin e fitimeve të bizneseve ilegale, dhe është burimi i vetëm financimi i këtij manipulimi pseudosocialist  të masave të keqinformuara.  Pra maskarada që ndjekim, nëpërmjet rjetit pseudoinformativ, nuk është një këmbëngulje e thjeshtë e opozitës për të mos hyrë në dialog, e cila praktikisht nuk kërkon bashkëpunim dhe as zgjidhje të konfliktit apo të krizës, që vet e ka krijuar. Është një strategji e studiuar për rimarrjen e pushtetit dhe ruajtjen e gjëndjes, për ti zgjatur periudhën e lumtur biznesit ilegal. Kuptohet, nga ky aspekt është e tepërt të flasish për çështjen kombëtare, të cilën e quajnë si diçka të mbyllor dhe anakronike, preferojnë të përdorin gjuhën e integrimit europian që kalon nëpërmjet rrugës së greqizimit gradual të Jugut .

Diaspora shqiptare po i jep mbështetjen të madhe zhvillimit demokracisë së brishtë në vëndin tonë. Nëpërmjet shpërndarjes së opinionit të lirë dhe luftës për çështjes kombëtare, ajo flet hapur nëpërmjet faqeve web si Tribuna Shqiptare, Zemra Shqiptare, Kosovarimedia, etj. Në net-median e diasporës respektohet etika dhe morali, ka regullat e një publicistike të  lirë demokratike, gjë që nuk e themi dot për median brënda Shqipërisë. Për analogji, kjo mund të krahasohet me një ndeshje boksi, e cila nuk drejtohet nga ndonjë arbitër dhe njëri prej boksierve përdon faulltin si metod për të fituar, kur tjetri respekton regulloren. I vetmi arbitër në këtë ring virtual është lexuesi i lirë lundrues në NET, i cili është në gjëndje të dallojë opinionin e lirë nga manipulimi politik. E vetmja formë për të ulur impaktin që ka ky ortek virtual komunist, që ushtron mbi ne një presion të dhunshëm, të përditshëm, në formën e një agresioni mediatik, është ndërgjegjsimi dhe orientimi i shqiptarëve, që informohen nërpërmjet internetit, drej realitetit dhe shtypit të lirë.

Sado i financuar dhe i mbështetur të jetë ky manipulim pseudosocialist, ai do shëmbet dhe do të shkoqet para realitetit shqiptar,  të cilin mundohet ta fshehi. Opinioni publik dhe ndërgjegjia kolektive nuk janë statike të dhëna njëherë e përgjithmon. Ato evoluojnë vazhdimisht ashtu siç ndryshon dhe zhvillohet  realiteti ynë kombëtar. Demokratizimi i shoqërisë shqiptare është i pashmangshëm, është shkëmbi mbi të cilin do të thërmohet çdo dallgë dhe çdo lloj orteku komunist i medias së sëmurë. Rota e historisë nuk kthehet dot më mbrapsht.

Bukuresht, 28.02.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3839-net-orteku-komunist-bie-mbi-shkembin-demokratik.html

————————————————————-

A ta pranojmë demokracinë ashtu siç e kemi?

Sot ajo që nuk donim, ndodhi, Bexhet Pacolli u zgjodh Presidenti i Kosovës. Opozita doli jashtë, ai prap u zgjodh. Si i bëhet më tej?

Shumë u shkrua dhe shumë u fol për të, nga kundërshtarët, opozantët, miqt e hallnuar ose të zëmëruar, ata që dinin dhe ata që nuk dinin. Bile dhe Hashimi, mos e kishte kapur keq do votonte kundra, dhe PDK-ja gjithashtu. Iku kjo punë, ai u bë tash President. Kjo punë nuk kthehet mbrapsht më. Në demokraci egzistojnë regulla të lojës që nga njëherë kthehen në bumerang. Po të kishim republikë presidenciale, do votonte populli, kështu si e kemi votojnë një grusht me deputeta, të cilët herë merren vesh e herë jo. Kanë dhe ata hallet e tyre, janë dhe ata njerëz, duhet me i kuptue. Psh. Po të ribëheshin zgjedhjet kush ua garantonte vëndet që fituan me aq halle kësaj radhe. Pastaj vallë a kanë më pare për zgjedhje të dyta, do kohë me i grumbullu, si thoni?

Vëndi e lyp ta mbyllim tash këtë muhabet, pasi duke filluar që nga dita e sotme ai përfaqson shtetin e Kosovës, institucionin më të lartë, që ka për detyrë të ruaj dhe ta çoj vendin përpara. Nuk ban më, ta përgojojmë orë e minut. Duhet ta harojmë ç’ka bërë Pacolli bisnesmen dhe të shohim se çdo bëj Pacolli President. Ti ruajmë fjalët për zgjedhjet e tjera, të cilat do i shtojmë normalisht. Në paçim fat, punët do ecin siç e duam ne, në rast të kundërt do mbajm qëndrim ndaj Presidentit. Por tash do të na duhet ti japim kohë, që të na demostrojë se e meritoi vendin që zuri, të aplikojmë prezumcien e pafajsisë njëfarë kohe.

Pika më delikate do jetë qe ato bisedime me do sërb që po presin. Presidenti tash e ka të qartë se gjith populli do i ketë sytë nga ai, e zor se do shkel shtrëmbët në këtë pikë. Ma e mira do jet ta dëgjojë nga njëherë dhe opozitën, që tash ashtë shumë më mirë për nga struktura e saj. Ta thot të keqen përpara e nuk të len me gabu. Duke filluar që sot Kosova po hyn në një fazë të re dhe në tjetër nivel, do shumë kujdes, pasi po ecim në rugë të re, në fushë të panjohur mirë, shumë experiencë nuk e kemi,por na duhet do probleme të forta me i zgjidh.

Doemos na duhet dhe ndihma, në rradh të parë prej popullit të Kosovës, prej intelektualve ma të parë, prej shtetit Shqiptar, e mandej prej miqve tanë nga Amerika. Duhet me i bashku forcat ashtu siç jemi se nuk presim të na bie ndonjëgjë prej qiellit. Shumë na duhet me ba, dhe për shumë kena nevojë se pak na kanë lanë. Me lujt me shtetin e me parlamentin nuk shkon më, këtë e kuptojmë të gjithë. Boll humbëm prej këtyre zgjedhjeve të parakohshme, tash është koha me punu e me i pru gjërat në vijë.

Një xhaxha i nënës time, Rait Toska i thërisnin në Bicaj, kur punonte tagrambledhës në kohën e Zogut, duke bërë muhabet me një mikun e vet pranë vatrës, i tha:  ”E more mik vëllai, me këto buzë që kemi do puthemi, s’kemi të tjera”. Plaku 80 vjeçar, malsor i pathyer, kishte dhe ai filozofinë e tij nga experienca e jetës.

Bukuresht, 22.02.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3783-a-ta-pranojme-demokracine-ashtu-sic-e-kemi.html

——————————————————————-

Rënia e një simboli antikombëtar

Enver Hoxha kishte kohë që kishte vdekur. Shqipëria falimentoi si ekonomi, si sistem, si rend shoqëror. Populli shqipëtar i pastrehuar, i paveshur, i pangrënë, i shpronësuar, i shpërfyturuar, i shkombëtarizuar, u ngrit së fundi i revoltuar në 20 shkurt 1991 për të rëzuar statujën e tij, që ishte vendosur në mes të Tiranës.

Diktatura enveriste po jepte shpirt, ishte në grahmën e fundit të saj, e pafuqishme të shtypte revoltën popullore, e paaftë për të  vazhduar çmëndurinë e vazhdimsisë së deklaruar nga dhelpra me dy kokë (Nexhmia – Ramiz), aq shumë të trumbetuar nga mediokratët servilë dhe sejmenët e tyre. Kur mbytet anija, të parët që abandonojnë anijen janë minjtë e hambarëve. Kështu u krijua klasa e politikanëve të reformuar të fshehur gjatë asaj furtune shoqërore, të strehuar në gjithfarë shoqatash dhe partish pozante dhe opozante. Pjesa tjetër, më pragmatike, duke ruajtur lidhjet e vjetra thurrën rrjetin e merimangës në kanalet e fshehta të strukturës së dhunshme.

Populli rëzoi monumentin, rëzoi simbolin, shfreu dufin, urrejtjen, mllefin ndaj personit dhe regjimit të tij. Më tej, lëpiu plagët e hapura që kullonin, filloi të lexonte gazetën  RD dhe të tjera që dolën më vonë, shprehej i lirë pa pushim dhe pa dëgjuar, sikur donte të rekuperonte periudhën e heshtjes së gjatë. Sikur donte ti mbushte mëndjen vetes dhe të tjerëve se nuk kishte haruar të fliste.

Shqiptarët ishin të çorjentuar për të gjetur drejtimin e duhur, për të vepruar si një trup i vetëm. Uria i hodhi në det, ku shumë lanë dhe jetën, të tjerët kaluan në botën e çudirave, të reklamave, në botën e lirë, ku mund të shisnin legal apo ilegal krahun e punës, të vetmen pasuri që u kishte mbetur nga regjimi që sapo kishin përmbysur.

Kështu ranë në kontakt me anën e padukshme, që nuk  e kishin parë në reklamat e RAI-it. Me atë, pjesën më të ftohtë, më të ashpër, më të pamëshirshme të sistemit kapitalist. U befasuan, ulën kokën, shtrënguan njëri tjetrin, filluan punën duke vështruar mbrapa drejt vëndit nga ikën, ndanë djersën me gjysmën e tyre lënë atje pas.

Provë e rëndë i ra për pjesë këtij populli martir.

Kush e rëmbeu ”Dorontinën” thirri një zë. Kush na çoi në këtë derexhe, kush na morri lirinë, kush na rrëmbeu vatanin, filloi të mendojë një pjesë. Të tjerë, ata që u ishte fshirë memorja, që nuk arritën të zhvillohen plotësisht dhe pjesa racionale u kishte mbetur në nivelin rudimentar, u hodhën mbi thelat e hedhura nga dora e padukshme. Stomaku  u zuri vëndin e kokës dhe thesi u mbeti i shpuar.

Sot po festojmë përvjetorin e asaj dite kur rëzuam simbolin, kur u shndruam nga shtetas të shtypur në skllevër të lirë. 20 vjet plot kanë kaluar – sa kohë e gjatë …, e mjaftueshme për të haruar, e mjaftueshme për të krijuar një brez të pafajshëm, por jo e mjaftueshme për siguruar të ardhmen, perspektivën. E pamjaftueshme për tu bashkuar dhe për të zgjidhur çështjen tonë kombëtare.

Dje në mes të Tiranës bërtisnin ”duam babën”, sot përkujtojmë rëzimin e simbolit të tij. Shqipëria vazhdon të jetë vëndi i kontraditave, i përplasjes të të kundërtave, mes lindjes dhe perëndimit, ku u zhvillua lufta e klasave, ku luftoi shqiptari shqiptarin, ku mjaft deklarohen grekë sikur ashtu do shpëtojnë nga hallet.

Më vijnë në mëndje gjithnjë e më shpesh  vargjet:

”O moj Shqypni moj e mjera Shqypni,

kush të ka qit me krye në hi ?

Po ti ke qënë një zonjë e randë,

burrat e dheu të quanin nanë.”

Sot përkujtoj dhe unë nga larg atë ditë…kur morra rrugën e kurbetit.

Bukuresht, 19.02.2011

—————————————————————-

Feja e antishqiptarizmit dhe feja e vërtet shqipëtare

Që të përqafosh antishqiptarizmin nuk është e domozdoshme të jesh patjetër musliman. Mund të jesh ortodoks, protestan, katolik, budist etj. dhe njëkohësisht të jesh dhe antishqiptar i deklaruar. E vlefshme është dhe e kundërta. Nga historia e popullit tonë gjejmë me shumicë figura patriotike që kanë luftuar për çështjen kombëtare, shumë nga ata kanë dhënë dhe jetën për këtë ideal. Kështu mund të përmënd klerikët katolikë dhe ortodoks shqiptarë si Imzot Kaçori, Fishta, Fan Noli, e deri tek Bogdani, Buzuku etj. Po kështu mund të përmënd Hoxha Tahsini, etj. Mund të përmënd gjenerata të tëra klerikësh arbëresh ose priftrinjtë ortodoksë të vrarë nga patriarhia greke pasi kryenin lutjet në gjuhën shqipe dhe kërkonin autoqefalinë e kishës shqiptare. Në kongresin e Manastirit morrën pjesë shumë prelatër shqiptarë patriota nga fe të ndryshme për të vendosur alfabetin shqip. Po kështu në të gjitha ngjarjet e rëndësishme kombëtare si Lidhja e Prizrenit, ngritja e flamurit në Vlorë, kongresi i Lushnjës, gjejmë prezent dhe përfaqsuesit tanë të feve të ndryshme. Këta i bashkoi feja e shqiptarizmit, dashuria për kombin dhe lufta për çlirimin kombëtar.

Kuptohet se gjatë kohrave kemi pasë dhe raste të kundërta, të prelatëve antishqiptarë, të cilët hynë në shërbim të fuqive të huaja, të pushtuesave kunder interesave të kulturës, të gjuhës dhe të kombit tonë.

Pa u zgjatur shumë, në këtë drejtim dua të theksoj se jo feja është problemi ynë, por antishqiptarizmi i disa përfaqsuesëve të saj, të cilët mundohen të përdorin fenë për të futur përçarje në gjirin e kombit shqipëtar. Besimi fetar është çështje personale e sejcilit, por kjo nuk duhet ngatëruar me politizimin e fesë dhe propagandën agresive, mbas së cilës fshihen qellimet antikombëtare. Kështu, kur kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga prelatër grek, të cilët perfitojnë nga çdo rast për të përhapur greqizimin e ortodoksisë shqiptare, atëhere reagimi ynë kombëtar është mëse i justifikueshëm. Po kështu, propaganda islamike e shoqëruar me veprime antishqiptare është plotësisht e huaj dhe e dëmshme, e cila mundohet me çdo kush të na largojë nga rruga e integrimit dhe bashkimit tonë kombëtar.

Deklarata e Imamit Shefqet Krasniqit lidhur me Nënë Terezën është aq armiqësore dhe antishqiptare sa mund të krahasohet me antishqiptarizmin e patriarhisë së Athinës ose atë të Beogradit. Ky personazh që ka marr përsipër të fusë urrejtjen në gjirin e popullit tonë, nuk ka asgjë fetare në veprimtarinë e tij, por është një instrument politik i veshur me petkun mbi të cilën bazon propaganden agresive islamike. Të propagandosh përçarjen është tradhëti e hapur ndaj çështjes tonë kombëtare.

Karakteristike e çdo feje të vërtetë është toleranca dhe dashuria ndaj njerëzve dhe në asnjë menyrë e kundërta. Shembullin me të lartë të tolerancës dhe të dashurisë e gjejmë pikerisht tek figura e Nënë Terezës, e cila sakrifikoi gjithë jetën e saj për altruizmin dhe dashurinë ndaj njerëzve, pamvarsisht nga ngjyra, raca apo kombësia e tyre. Ajo ishte një besimtare e devotshme që nuk reshti deri në minuten e fundit të shprehë mallin dhe dashurinë e saj ndaj Shqipërise dhe popullit shqipëtar, pamvarsisht nga bindjet e saj fetare.

Kush mundohet të përdorë fenë për të manipuluar besimtarët shqiptare dhe të fusë përçarjen në gjirin tonë, do hasë në qëndrimin tonë të prerë mbi këtë çështje dhe do i tregohet vëndi që meriton. Shqiptarët asnjëherë nuk do vënë fenë mbi çështjen tonë kombëtare të bashkimit dhe të çlirimit përfundimtar të gjithë trojeve tona të pushtuara. Ne udhehiqemi nga thirrja e Vaso Pashes, i cili e shpreh këtë qëndrim të popullit tonë aq shumë të spikatur, me shprehjen figurative shumë domethënëse, se feja e shqiptarëve është shqiptaria.

Bukuresht, 19.02.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3735-feja-e-antishqiptarizmit-dhe-feja-e-vertet-shqipetare.html

Ky material është një reagim ndaj një njoftimi në Zëmra Shqiptare.

http://www.zemrashqiptare.net/article/Aktualitet/20358/

———————————————————————

Çmënduria bën historinë po jo Shqipërinë

S’është hera e parë që në historinë e vëndeve të ndryshme dalin figura të personazheve të çmëndur. Mjafton të kujtojmë Hitlerin, Stalinin, Enverin të cilët përdorën krimin si mjet për të hypur dhe mbajtur pushtetin. Si karakteristik e tyre ishte paranoja, frika, deliri i madhështisë, që iu çfaq dukshëm megjithë kujdesin që patën administratat e tyre për tja fshehur publikut të gjërë. Kjo, mund të thotë dikush i përket së kaluarës, por mos kemi fituar imunitet apo mos mbaruan të çmëndurit. Unë them se as njëra dhe as tjetra nuk ka ndodhur, vazhdojmë të jemi nën rrezikun e restaurimit të ndonjë regjimi të çmëndur.

Ne, shqiptarët akoma nuk kemi krijuar shtet dhe sistem demokratik të konsoliduar, në çdo periudhë e fillojmë nga zeroja, dmth, prishim çfarë është  bërë më parë për tja filluar nga e para. Nuk aplikojmë të paktën as skemën e legjendës ”Rozafa”, ku pasi u murros gruaja e vllait të vogël, kalaja mbaroi së ngrituri. Tek ne murrosen brezat njëri pas tjetrit dhe kalaja prap nuk po ngrihet. Mos vallë duhet murrosur i gjithë populli, që të vij ndonjë popull tjetër që ta ngrej kalanë në tokën shqiptare?

Para pak minutash, ndoqa demostratën e PS-së, ku recituesi kryesor i tubimit ishte Edi Rama. Konstatova se kishte avansuar mjaft në artin teatral, në modulimin e zërit, në pozimin e trimit sy patrëmbur, të shpatës së Demokleut, të akuzuesit  të revoltuar ndaj korupsionit. I koruptuari kërkon drejtësi, turma brohorit. Kërkon vëndin që ja kanë zënë. Perversioni arrin në një nivel superior. Kush ja ka marr karriken duhet ta liroj sa më shpejt, se përndryshe do ”zëmërohet” populli. Gjall a vdek, o do heqi Salën, o do shkatrojë krejt vëndin. Pra, që ta kuptojmë drejtë, nëse kjo strategji do ketë pasoja për Shqipërinë, përgjegjsinë (sipas tij) e ka PD-ja që nuk jep dorheqjen për tja lënë vëndin PS-së. Edi, nuk pret dot deri në zgjedhjet e ardhëshme, sidomos tani, që ekonomia po ecën para dhe po ngrihet niveli, tani që po shtohen investimet, po shtrohen rrugët, po modernizohet administrata. Nuk bën të presi, pasi ka rrezik që Shqipëria të pronohet në BE, e pastaj çfare i mbetet.

Skema është e qartë. Të rrëzohet qeveria e PD-së, të hypi PS-ja, të fshihet gjithshka ka bërë PD-ja dhe pastaj të filloj nga zeroja. Si zakonisht, siç e kemi parë herët e tjera, PS-ja e fillon punën nga xhepi i vet, pastaj po mbeti gjë do hedhi ndonjë kockë turmës. E atehere jemi në regull, demokracia socialiste do jetë e plotë dhe e drejtë, ashtu siç kishim dhe demokracinë ”popullore” para 90-tës. Pra Edi e do demokracinë për vehte, ashtu siç e kupton ai, në rast të kundërt është korupsion.

Të gjithë e dimë se ”socialistët” janë më të pasurit jo vetëm në Shqipëri por në krejt Ballkanin. Vetë Edi është i krimbur në para të zeza ( mos i kujtoj të famshmin 20 %). PS-ja ka fuqin e pushtetit lokal, ku korupsioni është e vetmja mënyrë e punës. Grupi i punës PS, nxjerr Edin përpara, pasi ai është i çmënduri që do historia sot, është lideri forcave të ekonomisë ilegale, është i papërgjegjshmi  pa moral.

Ajo që nuk po e marr vesh është se ku do jetë pjesa e popullit shqiptar në këtë mes, se atë Grekut, të Sërbit, të PS-së e di dhe të Edit e di. Nuk kuptova se çfarë do fitoj turma që pash në TV, e cila brohoriste, por për se ? Që të iki Sala e të vij Lala!!! E kujt i hyn në xhep kjo? Apo thjesht bëjm rrëmujë që të ketë me se të merret qeveria, masmedia, dhe kushdo tjetër që ka kohë të bëjë sehir që të shtyjë ditën.

Këto ditë po asistojmë me orkestrimin paralel të një levizje regresive antikombëtare, që po ringjall situatat e 1997-ës, e cila do kurorzohet me regjistrimin etnik të suksesshëm. Një ”abrakadabra” ku do shndrohen brënda ditës shqiptarët me grekër, nga Shqipëri do kemi një VorioGreqi.

Bukuresht, 18.02.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3726-cmenduria-ben-historine-po-jo-shqiperine.html

——————————————————————–

A është e ndershme ti kërkosh Hashimit tani postin e presidentit

Situatës së krizës në Kosovë me sa duket po i vjen fundi – po formohet kualicioni që do nxjerri qeverinë. AKR-ja e ka zënë keq PDK-në, në vënd të lig, në moment të vështirë, pasi partitë e tjera nuk pranuan bashkpunimin, pra o me AKR-në dhe Pacollin president ose edhe një herë në zgjedhje ( PDK-së as që i shkon ndërmënd se ka vënd dhe në opzitë). Loja është e qartë por pazari u bë i vështirë, pasi gjithsejcilit i tërheq kraba keq nga vetja dhe asnjërit nga populli.

Në këtë insistim, ecë e jake, bisedash vesh më vesh, mesazhe pas mesazhe, kafe pas kafe, variante pas variante, deklarata pas deklaratash, asnjë nuk del hapur të thotë diçka për të qënë. Nuk pamë asnjë kriter për formim koalicioni përveç hesape vëndesh, allishverishe për të ruajtur pushtetin.

Pika e dobët e PDK-së është se duhet të heqi dorë nga disa kryesorë të saj për të krijuar imazhin e duarve të pastra. Pra ata më besnikët nuk do jenë më, ata që do vijnë nga lista e variantit rezervë do jenë më të pasigurt, më pak të implikuar, pra më pak të besuar. Ndërsa elektronat e lirë që për momentin thonë se do e mbështesin, nesër, pasi tu prishet pak qejfi (interesi), shumë shpejtë mund ti bëhen kundra. Pra e duan dhe ata një llokmë të majme që tu zëjë grykën.

Kështu, këto ditë Hashimi po mundohet tu zvoglojë pjesët e bakllavasë që po ndan, që tu dalin të gjithëve, pasi po katandiset kokoshi një thelë dhe po i bëhen të vetët të pakënaqur. Sos këto, por vijnë dhe ndërkombëtarët me kërkesat e tyre, jo qeveri të pastër, jo të papastër, sa e ka zënë frika kë të marrë e kë të lejë. Qejfi s’ja ka por do detyrohet ta zgjeroj pak rrethin, të paktën për sy btë botës.

Mirë do ishte me AKR-në por pa Pacollin, gjë që s’bëhet. Atëhere, sa pa gjë haj të dy bashkë, nuk e di sa do i vijë për mbarë Krasniqit, se shumë iu premtua. Pacolli ujk i vjetër, e ka në dorë tash, apo s’di të negociojë. O tani o kurrë, dy herë nuk vjen zogu në dorë. Po u bë president, i mbyll gojët e liga dhe del me gjoks përpara si shpëtimtari i Kosovës, pra do i hyj Taçit në pjesë, pasi këtë rol ja ka ndarë vetes. Të vej si të vej, s’ka rrugë tjetër, lej ta bëj koalicionin tash për tash, e pastaj shohim e bëjmë, i ndajnë hesapet mbrapa, sa fiton dhe sa do humbi. Normalisht si tregtar me experiencë, Pacolli, nuk i hyn një biznesi  po s’pa fitimin para. Nuk e di nëse është vëndi të përmënd punën e etikës, të patriotizmit, të besës, ndershmërisë, pas gjithatyre gjërave që kemi lexuar për të. Po sikur të jenë të vërteta ? Thua se di diçka Hashimi?

Kriza do kalojë për ti lënë vëndin një tjetër krize tjeter dhe më të rëndë.

Bukuresht, 14.02.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3783-a-ta-pranojme-demokracine-ashtu-sic-e-kemi.html

—————————————————————-

Bashkimi i partive PDU dhe PDI një shëmbull për gjithë klasën politike shqiptare

Në këto ditë të shënuara ndodhi ngjarja e aq pritur dhe aq shume e mirpritur – bashkimi. Dy forca politike, dy parti me orientim tejet kombëtar, po bashkohen. Deri më sot opinioni publik shqiptar ka asistuar vetëm në ndarje, konflikte, kundërvënie, sikur ”tërheqja e litarit” të ishte i vetmi qëllim i egzistencës së tyre. Se sa dëm i kanë shkaktuar vëndit tonë dhe kombit tonë është e pallogaritëshme. Përçarja dhe intrigat, lufta për supermaci dhe për pushtet, për privilegje dhe kontroll, shpesh i ka kaluar caqet dhe kufijtë ligjore apo kushtetore. Ky destabilitet politik i organizuar me karakter thellësisht antikombëtar la gjurmën e vet dhe karakterizoi këtë periudhë 20 vjeçare të tranzicionit.

Sot asistojmë një proçes evolimi, i cili u bazua në mënçurinë dhe largpamsinë e drejtuesave të komunitetit çam në Shqipëri. Me pjekuri politike, këta arritën ti kapërcejnë gjërat që i ndanin, duke vënë sejcili pjesën e vet të sakrificës, për realizimin e aspiratës së mbarë komunitetit çam. Çamërit, nga experienca e gjatë, e kanë të qartë se vetëm të bashkuar mund të ecin përpara për zgjidhjen e çështjes tonë kombëtare. Këtej e tutje kushdo që do cënojë dinjitetin tonë kombëtarë do përplaset në këtë bllok monolit të unitetit çam.

Me forca të bashkuara, programi ynë për zgjidhjen e çështjes çame, do marri një rritëm zhvillimi të dyfishuar. Ne e konsiderojmë për nder të ngrejmë lartë flamurin kombëtar duke luftuar çdo çfaqje apo veprim antikombëtar të nxitura nga fqinjët tanë shovin dhe tentakulat e tyre shqipfolëse kudo që janë. Kemi hyrë në këtë betejë për të triumfuar, për të fituar të drejtat tona në Shqipëri, Sërbi, Greqi dhe kudo në botë. Kemim përkrahjen e patriotëve shqiptarë dhe partive të tjera politike simotra në Kosovë, kemi përkrahjen e diasporës heroike shqiptare, që presin shumë nga ne. Atë që kemi marr përsipër dhe do e çojmë deri në fund me kokën lart të bashkuar përherë. Kështu do përballojmë me sukses edhe sfidat në zgjedhjet lokale të 8 Majit dhe më vonë ato parlamentare.

U përulem me respekt drejtuesave të PDU-së dhe PDI-së për këtë vendim historik që kanë marrë, për pjekurinë e tyre politike të lartë, që është garancia e suksesit tonë.

Qoftë ky momenti i fillimit të fitores së madhe!

Amanetin nuk e harrojmë.

Bukuresht, 07.02.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3554-bashkimi-i-partive-pdu-dhe-pdi-nje-shembull-per-gjithe-klasen-politike-shqiptare.html

——————————————————————–

Rritja e pagave në Kosovë pasuron Serbinë

Në përgjithsi qeveritë e kërkojnë zgjidhjen për frenimin e rritjes së deficitit buxhetar tek fiskaliteti dhe jo tek nxitja e iniciativës private, tek stimulimi i firmave prodhuese dhe të shërbimeve, apo tek financimi i programeve të investimeve. Në fakt cdo përpjekje për rritje të fiskalitetit çon në rritje të çmimeve dhe në uljen e nivelit të jetesës së popullsisë. Pra këto lloj zgjidhjesh janë mënyra indirekte për të shkarkuar barën në kurizin e popullit. Rritja e rogave të punonjësve buxhetar në një kohë që deficiti buxhetar është i lartë dhe nuk e mbulon dot këtë, është një veprim elektoral banal me pasoja të rënda në ekonomine e vëndit.

Kosova ka një ekonomi plotsisht të disbalancuar. Taksat e vjela nuk mbulojnë shpenzimet qeveritare, bilanci tregtar është negativ, dhe burimet valutore dalin jashtë për të mbajtur konsumin e brëndshëm, por jo prodhimin. Nëse në këtë situatë, qeveria e ardhëshme do nguli këmbë për rritjen e rogave të premtuar nga qeveria në largim, do bëj një gabim fatal, që do jet shumë vështirë të riparohet. Dihet se në ekonomine e tregut fenomenet janë volatile dhe çdo ndërhyrje nga jashtë që prish një ekuilibër shkakton një varg pasojash deri në vendosjen e një ekuilibri të ri. Kështu rritja e rogave nuk çon patjetër në rritje të fuqis blerëse por mund të shkaktoj rritje çmimesh. Sidoqoftë në momentin e parë mund të kemi rritje të konsumit, gjë që sjell për pasoj rritje të importit dhe daljen e valutës. Pra prishet ekuilibri në stadin e parë. Më tej me rritjen e konsumit rriten kërkesat, gjë që kërkon zëvëndësimin e mallit të konsumuar në funksion të riorientimit të kërkesave. Nëse do vazhdojë të funksionojë kontrabanda sërbo-shqiptare, efekti ekonomik i rritjes së pagave do shkoj në xhepat e sërbëve te gatshëm të plotsojnë kërkesat e tregut të brëndshëm kosovar, ndoshta një pjesë dhe në xhepat e disa shqiptarve të ”shkathët”. Sërbia ka uri të madhe për euron kosovare dhe nuk heq dor kollaj nga ajo, prandaj i duhet zona tampon e veriut të Kosoves. Në këto kushte në Kosovë rriten pagat, Sërbia pasurohet.

Rritje të pagave duhet patjetër të ketë në Kosovë, por kjo duhet të bazohet në rritjen e të ardhurave dhe jo në rritje të deficitit buxhetar. Pra nëse një qeveri mendon të ngrej pagat, paraprakisht duhet duhet të marrë masa për rritjen e të ardhurave buxhetore. Kjo gjë sigurohet jo duke ndërhyrë në ekuilibrin fiskal, jo me rritje të TVSH-së, por me rritjen e prodhimit në vënd, me vënien në punë të fabrikave dhe minierave të ndaluara, me anë të tërheqjes së investimeve direkte që hapin vënde të reja të punës, me luftën kundër kontrabandës, me përpjekjen e zvoglimit ose eleminimit të ekonomisë gri, dhe punës në të zezë, me tërheqjen e fondeve dhe ndihmave për investimet në infrastrukture, me stimulimin e parteneriatit publik-privat (PPP), me modernizimin e administratës nëpërmjet informatizimit të adminstrates shtetërore, me zhvillimin e arsimit dhe shendetsisë. Për këtë duhen strategji kombëtare me afate të mesme dhe të gjata, ku të implikohen gjithë intelektualet më të zgjedhur të vëndit sipas fushës dhe profesionit. Premtimet elektorale dhe hedhja e flluckave te sapunit në shtyp nuk e përmirsojnë gjëndjen përkundrazi e acarojnë me keq, e bën popullin të pakënaqur. Populli shqiptar është një popull i vuajtur, që ka jetuar gjithë jetën në varferi, prandaj dhe ka luftuar gjithmon për liri. Tani ka të drejtën ta gëzoj atë, duke punuar për propsperitetin e tij, për ngritjen e ekonomisë shqiptare dhe rritjen e nivelit të jetesës së tij. Shteti duhet ti siguroj kushtet për këtë zhvillim, duhet ti tregoj rrugën dhe të siguroj mjetet e duhura, duhet të administrojë korekt zhvillimin dhe të vendosë/zbatojë ligje të favorshme. Nëse nuk bën këtë, por hedh tullumbace me rritje pagash, pa asnjë bazë ekonomike, por bën thjesht propogande, dmth se nuk don me e forcu vëndin por don me fitu kohë.

Bukuresht, 03.02.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3504-rritja-e-pagave-ne-kosove-pasuron-serbine.html

——————————————————————–

Rreziku imagjinar shqiptar

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Konuzin, vlerëson se projekti “Shqipëria e Madhe” paraqet rrezik për rajonin e Ballkanit.

Konuzin thekson, se në të kaluarën Ballkani ka përjetuar periudha të konflikteve të rënda të armatosura me baza nacionale. “Për këtë shkak, kundërshtimi sa më i shpejtë i idesë së shqiptaro-mëdhenjve dhe i ideve të tjera të ngjashme të rrezikshme është më mirë”, ka thënë Konuzin për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit.

Ja se si vazhdon manipulimi i opinionit edhe sot e kësaj dite dhe shikoni se kush është autori i këtij manipulimi shekullor. Sipas politikës zyrtare ruse, shqiptarët janë ata që paraqesin rrezikshmëri. E thotë këtë ambasadori Konuzin, duke specifikuar se konfliktet në Ballkan kanë bazë nacionale. Atë që haron ta thotë ky emisar i Moskës eshtë se gjatë luftës Ballkanike, luftës së parë dhe të dytë  botërore, shqiptarët nuk kanë qënë palë ndërluftuese. Është e vërtet një gjë, që të gjitha këto luftra janë zhvilluar në teritoret e banuara nga shqiptarët dhe se dëmet e luftrave gjithmon ranë mbi kurizin e popullsisë shqiptare.

Në luftën Ballkanike palët ndërluftuese ishin Sërbia, Bullgaria, Greqia, Italia, Mali i zi dhe Austria, në një kohë kur Shqipëria nuk kishte shtet akoma. Këto shtete luftuan ndërmjet tyre për ndarjen e teritoreve shqiptare ndërmjet tyre. Pas lufte Ballkani u quajt ”fuçi baruti”. Kush e cilësoi si të tillë, dipllomatët europian pasi nuk gjenin dot zgjidhje, që të kënaqte lakmit e këtyre shteteve. Atyre nuk u vajti kurrë në mëndje të krijojnë shtetin e vërtet shqiptar dhe të refuzojnë pretendimet e shteteve ballkanike fqinje të Shqipërisë. Njohja e shtetit Shqiptar ndodhi për arsye të mospajtimit dhe kundërshtimet që kishin, sidomos agresiviteti i Sërbisë dhe Greqis që kërkonin llokmën e madhe, gjë që zëmëroi Italinë, Austrinë dhe Bullgarinë. Pas luftës ballkanike, prap iu rikthyen ndarjeve të teritoreve të Shqipërisë londineze, por ishte ndërhyrja e vendosur e presidentit Willson që e pengoi këtë në konferencën e Parisit.

Bullgaria u përplas me Sërbët në teritorin e Shkupit dhe Kumanovës, dhe me Grekun në zonën e Prespës dhe Korçës. Italia luftoi me grekun për Vlorën dhe bregdetin. Kështu u dogjën fshatrat shqiptare dhe u vranë shqiptarët pa  i shpallur luftë kurkujt. Çetat shqiptare u përpoqën sa mundën të mbronin  popullsinë civile nga shfarosja që bënin trupat pushtuese në teritorin shqiptar. Si sërbët dhe grekët duke përfituar nga gjëndja, krahas luftës së frontit që kishin, nuk haronin të vrisnin sa më tepër shqiptarë civil për të siguruar tokë të lirë për kollonët e tyre. Kuptohet rezistenca shqiptare ishte e pafuqishme të përballonte ushtritë e armatosura deri në dhëmb të fqinjëve të tyre. Pra kush përbënte rrezik për Ballkanin ? Sipas rusit – shqiptarët nacionalista. Jam i sigur që për ta sikur shqiptarët të mos egzistonin nuk do kishte luftë në Ballkan, ky ishte faji jonë, që egzistonim. Do ti thoshja këtij zotërie se gabohet rëndë, pasi lakmitë e fqinjëve tanë nuk mbaronin dhe ata prap se prap do luftonin ndërmjet tyre për teritoret që pretendonin. Rusët, genocidin ndaj shqiptarëve e quajtën si diçka normale, si një e drejtë e Sërbisë dhe e Greqisë, pasi ata janë mësuar me pogromet e tyre ku humbën jetën me miliona muzhikër nëpër stepat e tyre. Spastrimin etnik ata e quajn plotësisht të justifikueshëm pasi këtë praktikë e kanë zbatuar me shekuj në vëndin e tyre, që nga koha e carëve dhe deri tek Stalini.

Ambasadori rus na akuzon se ngulim këmbë të jetojmë të lirë, kjo për të përbën një rrezik të madh për Ballkanin. Bashkimi i shqiptarëve e trëmb, pasi nuk është i sigurt për interesat ruse në Ballkan. Me prepotencën e një fuqie të madhe ushtron presion ndaj Europës, duke e paralajmëruar për ”rrezikun” imagjinar dhe pasojat që do rrjedhin prej tij. Për këtë pikë ka arsye pasi shqiptarët proamerikanë i bëhen pengesë.

Do e këshilloja këtë politikan megalloman të zgjidhë problemet që kanë me çeçenët dhe gjeorgjianët, pasi pikërisht është politika e tyre kolonialiste që vazhdon tëprodhojë viktima si në jug ashtu dhe në qëndër të Moskës. Lej ta lënë Ballkanin e qetë se jemi vetë zot dhe do dimë ti zgjidhim problemet tona. Iku koha e luftës ballkanike kur s’kishim shtet dhe skishim asnjë përkrahje. Duan apo nuk duan, do e marrin parasysh faktorin shqiptar në zgjidhjen e çdo problemi ballkanik. Europa po nuk e ka kuptuar këtë nuk do jet kur rehat me këtë zonë juglindore të saj. Ka ardhur koha që kjo të shtrohet për zgjidhje definitive dhe përgjithmonë.

Bukuresht, 30.01.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3470-rreziku-imagjinar-shqiptar.html

———————————————————–

Komunikimi në mjedisin shqiptar – diallogu i shurdhit

Po e nis këtë shkrim me nje skeç humoristik që e kam dëgjuar dikur.

”Tek rruga e trenit në Tiranë u takuan dy shurdh.
I pari – hë mor nga po shkon, për peshk?
I dyti – jo, po shkoj për peshk, po ti?
I pari – aaa kujtova se po shkon për peshk.
I dyti – jo jo po shkoj për peshk.
U ndan, sejcili morri rrugën e tij.”

Shpesh ndodh të ndodhemi përball një diallogu të kësaj natyre midis përfaqsuesëve të partive të ndryshme, të cilët kanë mësuar, ose i kanë mësuar, teknika të ndryshme për të dominuar debatin që marrin përsipër të zhvillojnë me opozantët e tyre në parlament, në televizion, në kafene etj.  Asistojmë në situata absurde, kur pyetjeve u përgjigjen me pyetje, ose përgjigjia nuk ka të bëj fare me subjektin e pyetjeve që u drejtohen. Të krijohet përshtypja se sejcili nga pjesmarrsit e debatit politik në publik thot vjershën e tij, pamvarsisht se çfarë flet opozanti ose moderatori në disa raste. Jo rall, debatuesit flasin në paralel për subjekte plotësisht të ndryshme pa e vrar mendjen se kush i dëgjon. Sejcili është i vendosur të thot deri në fund përallën e tij.

Ajo që i shqetëson më pak ose që nuk u intereson fare, është të dëgjojnë se çfarë thot tjetri dhe nëse ka argumenta apo jo për të kundërshtuar. Mos flasim për të vërtetën, e cila nuk bën pjes në skenarin e pregatitur. Sejcili pretendon për të vërtetën e tij absolute dhe çdo gjë tjetër jashtë saj është fallco, e pavlefshme për tu dëgjuar, pa le pastaj për tu marr në konsideratë, mbi të cilën mund të reflektojnë. Kështu krijohet një zhurmë si në rastin e një orkeste të çakorduar, e cila s’ka dirigjent, kur sejcili akordon instrumentin e tij dhe ku nuk mund të dallosh asnjë melodi të qartë.

Kjo lloj sjellje ka marrë përmasat e një fenomeni, i cili nuk bën gjë tjetër veçse indukton indeferntizëm në publik dhe stimulon partizanllëkun e sëmurë, ku diskutimet politike transformohen në grindje tifozash. Sigurisht që në këto situata, asnjëhere nuk mund të arrish në një konkluzion të qartë ose të zbulosh të vërtetën. Shpesh harohet se për çfarë filloi debati dhe kush ishte subjekti i diskutimit.

Si arritëm në këtë nivel të ulët kulture të komunikimit në mjedise zyrtare dhe publike. Kam përshtypjen se në këtë drejtim kemi ecur shumë mbrapa gjatë ketyre 20 vjetve të fundit. Sheh të dalin personalitete pa personalitet, intelektualë pa kulturë, politikanë kërcimtarë, që ndrojnë kariket sa herë ua do nevoja. Sheh parti që s’kanë objektiva të tjera veç marrjes së pushtetit. Në një debat televiziv, moderatori pyeti se çfarë masash propozojnë për daljen nga kriza. Përgjigjia ishte – të rrëzojmë qeverinë, por pas kësaj nuk thuhej asgje se si dilej nga kriza dhe asistojmë në skenare të persëritura ku aktorët ndrojnë rolet. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se shoqëria jonë shqiptare është e sëmurë, e fundosur në krizën morale në rradh të parë, pastaj si rrjedhoj vjen kriza politike, ekonomike, shoqërore e kështu me rradhë.

Shtrohet pyetja, vallë nuk kemi ne forca intelektuale të mjaftueshme për të vendosur një diallog të civilizuar në dobi të zhvillimit? Vallë a do arrijmë ndonjeherë të bëjmë një mobilizim mbarë kombëtar për të kapërcyer hendekun, ku të gjitha forcat politike të kenë si objektiv çështjen kombëtare, siç ndodhi në Lidhjen e Prizrenit, ku rilindasit tanë u vetsakrifikuan për këtë ideal? A do mund të sigurojmë një nivel komunikimi dhe bashkëpunimi dinjitoz, ku të predominoj morali ynë i lartë, i cili të ngrej peshë tërë popullin shqiptar për realizimin e integrimit dhe prosperitetit  tonë kombëtar?

Unë jam optimist akoma. Jeta na e tregoi këtë si dhe në rastin e fundit në 1999, kur kombi ynë u godit rëndë nga shteti kriminel i Sërbisë, u ngrit mbarë populli shqiptar në mbrojtje. Pamë akte heroizmi të papara, të cilat nuk kishin të bënin fare me kalasën politike apo direktivat e ndonjë partie politike. Çdo shqiptar veproi ashtu si i tha ndërgjegja e tij kombëtare.   Sakrificat ishin individuale dhe kolektive si brenda vendit ashtu dhe nga diaspora. Kuptohet gjatë asaj kohe pamë dhe raste të shëmtuara, kur mashtruesa, përfituesa, njërëz të veçant të pa skrupullt na dëmtuan, por lufta jonë u kurorzua me sukses. Pas lufte ç farë ndodhi ? Populli u terhoq, u çmobilizua, u çarmatos, pushtetin e morrën partitë politike, të cilat hahen dhëmb për dhëmb kush të dalë në krye. Kombi ynë shkoi mbrapa, ngeci, në vënd që të eci para. Pra kush po na bllokon rrugën?

Vërtet do na duhet mjaft kohë dhe përpjekje të mëdha qe ti rikthehemi moralit tonë, që të zëvëndësojmë luftën për pushtet në luftën për prosperitet kombëtar. E vetmja rrugë, mendoj unë, është mobilizim i popullit. Por kush ta bëj këtë në kohë paqe, kur gjithsekush sheh hallin e tij dhe ka problemet e tija. Kur indiferentizmi në shkallë nacionale prodhohet dhe stimulohet përditë e nga një çikë nga çdo politikan dhe çdo parti që lufton për pushtet. Nuk ka rëndësi se çfarë deklaron, rëndësi ka kush deklaron. Çfarë kërkon, çfarë beson dhe çfarë mendon me të vërtet kur flet. Besueshmëria fitohet me vepra, jo me fjalë. Lufta kundër sharlatanizmit dhe pabesisë sa vjen dhe bëhet më e vështirë, shpesh i thati me të njomin shkojnë bashkë dhe nuk ndahet dot shapi nga sheqeri. Këtu i mbështesin dhe shanset e tyre pseudopolitikanët e paftyrë që kanë uzurpuar vëndet e para në partitë e tyre. Zhurma për hiç gjë, mjergulla, sllogane pa bazë, premtime boshe, shmangja nga debati konstruktiv, janë instrumente që përdoren gjithnjë e më tepër dhe ajo që është kryesorja është mungesa e plotë e dëshirës së mirë për të kontribuar dhe bashkëpunuar. Elementi pozitiv, i aftë, që ka ndjenjën e përgjegjsisë dhe që përballet me imoralen, shmanget, lihet mënjëanë bile eleminohet kur rezikon qëllimet meskine të ”udhëheqjes”.

Nuk jemi ne të parët që po kalojmë periudha të tilla, mund të marrim shëmbuj të ndryshëm nga vënde të tjera, sigurisht jo nga Europa ku ne duam të integrohemi.

Bukuresht, 19.01.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3378-komunikimi-ne-mjedisin-shqiptar-dialogu-i-shurdhit.html

———————————————————————–

Demokracia do kohën e vet të piqet,

tani duhet të sigurojmë të ardhmen.

Shoqëria shqiptare gjatë shekullit njëzet pësoi transformime të mëdha. Nga një shoqëri feudale të prapambetur orientale, e strukturuar me shekuj, kaloi brënda një periudhe shumë të shkurtër në një shoqëri amorfe, pa shtresa klasore. Në Shqipëri, u krijua artificialisht  ”kllasa punëtore”, e përbërë nga puntori i arsimuar, punëtori i qytetit dhe punëtori i fshatit (punonjësi bujqësor). Të gjithë këta ishin të shpronësuar dhe të varfëruar deri në subegzistencë që drejtoheshin nga një grup njerëzish fuqiplotë në majë të PPSH-së. Çdo gjë kryhej me urdhër, me udhëzime të partisë. Jeta e njëriut dhe e familjes së tij varej prej tyre. Servilizmi, karierizmi, degradimi shpirtëror, injoranca, zilia, spiunllëku, intriga, zëvëndësuan gradualisht sistemin e vlerave që kishim trashëguar.

Me sa di unë dhe në Kosovë ndodhi një fenomen i ngjashëm me pak ndryshime përsa i përket sistemit shoqëror. Në Kosovë, patëm luftë të armatosur çlirimtare, në periudhën paslufte filloi ndërtimi i pushtetit vendor.  Kosova e djegur dhe e shkatëruar, në kushtet e një vartësie totale ekonomike dhe politike nga një oktapodh shumkombësh, i cili s’ka ndërmënd të largohet shpejt, po përpiqet të konsolidoj pamvarsinë nën presionin e bisedimeve që po detyrohet të zhvillojë me pushtuesin e saj. Varfëria dhe papunësia mbizotëron.

Kjo ishte baza e nisjes.

Kalimi në pluralizëm në Shqipëri u bë me vështirsi të mëdha. Periudha e parë e tranzicionit u shoqërua me hemoragji njerzore, fillimisht iku brezi i ri intelektual dhe forca aktive e punës. Kjo u ndoq nga periudha e konvulsioneve dhe të anarkisë totale, që më vonë gradualisht me shume vështirsi të hyjm në rrugën e ndërtimit të sistemit demokratik. Këtu kemi të bëjmë me një proçes të gjatë, me etapa kalimtare, të cilat duhen kaluar në mënyrë të përshpejtuar. Gjatë kësaj periudhe patëm ndryshime demografike të mëdha. Popullsia urbane u rrit në mënyrë arbitrare në kuriz të asaj rurale. U boshadisën fshatrat dhe u rrit Tirana.

Të pretendosh për demokraci tek shqiptarët  në kushte të tilla është e tepërt, them unë. Varfëria e dezumanizon njëriun, e shpërfyturon, e bën shpejt të manipulueshëm, humbet nocionet bazë të identitetit, vështirë të flasish për krenari pastaj, etj. Kjo periudhë tranzicioni kërkon të kemi shumë mënçuri, kultur, experiencë (që ne nuk e patëm), vizion, disiplinë, ligje të forta, vendosmëri, shpirt sakrifice, patriotizëm, gjithashtu kërkon organizim, koordinim, sinkronizim, mobilizim, diplomaci, drejtësi, etj. Çdo krahasim me vëndet e zhvilluara është pa vënd dhe i pavlefshëm, hyn në fushën e propagandës banale. Tek ne, fjala e ditës është mbijetesa, sakrificë kombëtare për perspektivë . Krijimi i bazës ligjore, shoqërore dhe ekonomike për zhvillimin mbi bazën e së cilës të ndërtojmë perspektivën e vëndit, kjo është pjesa më e vështirë e tranzicionit që po kalojmë. Tani pas 20 vjetësh kanë filluar të vihen elementët bazë të nevojshme për zhvillim – infrastruktura, kjo në saj të një politike të drejtë në 5 vjecarin e fundit. Një konflikt vetvrasës midis pozitës dhe opozitës, që po polarizon shoqërinë shqiptare është pjellë e makutërisë së atyre që nuk pranojnë tu merret pushteti, nuk pranojnë të zbresin, nuk njohin alternancën. Shpresa jonë është predominimi i metejshëm i të djathtës në pushtet, e cila duke respektuar regullat e demokracisë, me një dorë të fortë duhet të ndjeki rrugën e zhvillimit që ka filluar, të çoj deri në fund planin për krijimin e bazës ekonomike dhe të strukturave të saj. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që brënda një kohe aq të shkurtër po investohet aq shumë në dobi të vëndit.

Në Kosovë pas 10 vjetësh gjithashtu hymë në gjëndje krize politike institucionale, që u mbivendos gjëndjes së rëndë instabile, e cila shpresojmë të zbutet mbas këtyre zgjedhjeve dhe rivendosjen e situatës. Konflikti shpërtheu pa baza politike. E parë me gjakftohtësi, mosmarrveshjet nuk kishin asnjë gjë  ideollogjike. U shpërbë kualicioni PDK-LDK për interesa meskine. Lufta e brëndëshme për pushtet u kombinua me presionin e jashtëm dhe u shoqërua me ndotjen e imazhit shqiptar nga forcat antishqiptare, i cili po shfrytzohet maximalisht nga diplomacia sërbo-ruso-greke.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Kosovë nuk kënaqën parashikimet e asnjë pale, por ndryshuan strukturën e parlamentit, kryesisht të opozitës së tij. Në çfardo formule që të formohet mazhoranca, tash e tutje do ket përball një opozitë shumë më të fuqishme. Nëse opozita do luaj lojën  e ”kontrapedalit” dhe të bllokoj çdo gjë që i vjen ndoresh, do fundosi plotsisht shpresat tona për kapërcimin e kësaj etape dhe fitimin e independencës së plotë. Kryesore në këtë moment është që të udhëhiqet nga interesi kombëtar në radhë të parë. Këtu s’ka vënd për sedra dhe krenarira personale fallco, duhet të ndahet shapi nga sheqeri. Opozita ndërkohë duhet të vigjëlojë  dhe të sigurojë transparencën e nevojshme. Në parlament midis pozitës dhe opozitës duhet të egzistoj qëndrimi prokombëtar, kritik, dhe bashkpunim aty ku e lyp nevoja. Mbi këtë bazë do bëhet gjykimi mbi aktivitetin e sejcilës parti pjesmarrëse.

Dy fjalë lidhur me zgjedhjet në Kosovë.

Mënyra direkte e deformimit të rezultateve të zgjedhjeve nëpërmjet metodave të ndryshme, të konstatuara dhe shumë të diskutuara në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, është karakteristikë e vëndeve që sapo kanë hyrë në rrugën e demokracisë. Të tilla situata i pamë në shumë vënde të lindjes, Ukrainë, Moldavi, Rumani, Shqipëri etj., ku strukturat e vjetra nuk u zhdukën por mbetën në pushtet. Kjo është pasoj e prapambetjes, mentalitetit dhe praktikës  institucionale,  e cila u shpreh brutalisht me veprime anarhiste që ushqeu korupsionin. Nga ana tjetër, kjo gjithmon shoqërohet me antagonizimin e një shoqerie ku kompromisi rezultant mungon plotësisht në të gjitha aspektet e jetës.

Këtë fazë fillestare të lindjes së një shoqerie demokratike, e kanë kaluar me rradhë të gjitha vëndet e zhvilluara, të cilat na vështrojne me syrin e një edukatori eksigjent, por dhe tolerant, në një farë mase, për hir të kapërcimit të momenteve kritike që po kalojmë, ku të gjitha proceset mund të jenë reversive. Vendosja e votimit elektronik , është një metodë që eleminon në perspektivë këto forma të influencimit dhe të deformimit të rezultateve zgjedhore. Më tej funksionon sistemi i manipulimit ideor të faktorit zgjedhor, gjë që po experimentohet pa kufizime në fushën e marketingut agresiv për të siguruar realizimin e prognozës. Sot në këtë drejtim po punohet në nivelet e subkonshtjentit kolektiv, ku imprimohet rezultati final i paravendosur. Bëhen analiza dhe studime paraprake sociale, anketa, exitpole, dhe deri në botime të ndryshme sociollogjike, ku manipulohet kollaj duke induktuar ide dhe rezultate parashikuese.

Lind pyetja se kur ose në çfarë faze të zhvillimit shoqëror do arrijmë tek vetvendosja – shprehja e vullnetit të lirë, të pamvarur…etj.?  Dyshoj se mund të kem një përgjigje për këtë pyetje, sido qoftë distanca kohore duhet të jetë e madhe, e cila i kapërcen dimensionin e periudhes që po jetojme. Mendoj se inteligjenca shqiptare duhet të jetë e ndërgjegjshme për këtë realitet që po përjetojmë dhe të gjejë formën dhe rrugët për përshpejtimin e procesit të maturizimit kombëtar.

Dua të theksoj karakterin individual dhe kolektiv të procesit vetvendosës, i cili siguron jetëgjatsin e sistemit të një shoqërie të avansuar dhe garanton stabilitetin si një objektiv final i deklaruar, i cili është shumë pak i studiuar nga ne. Kemi plot gjëra të tjera urgjente për të mësuar njëherë për njëherë. Nga ana tjetër është përdorur gjërësisht në propagandën zgjedhore të partive të ndryshme, duke e ngushtuar konceptin e vetvendosjes vetëm në aspektin e zgjedhjes politike gjatë votimit dhe duke ja lënë subjekteve të ndryshme opinion formuese të zgjedhin kufirin se deri ku duhet të shtrihet aplikimi i këtij parimi universal.

Nuk dua te mbjell disfatizëm dhe as të demoralizoj partizanët e vetvendosjes, pikpamjet e shpallura të të cilëve me nuanca të ndryshme i përkrah në përgjithësi dhe unë, aq më tepër kur kjo shoqërohet ngushtësisht me idealin kombëtar të bashkimit. Ndërkohë desha të distancohem pak nga utopizmi i parimit vetvendosës në kushtet konkrete të realitetit shqiptar që po përjetojmë. Të gjithë e dimë se mentaliteti bajraktarist i politikanit shqiptar, kushdoqoftë ky, i patriarkut, është pjellë e trashegimis feudale dhe të drejtave kanunore, e kombinuar kjo me diktatin  hierarhik partiak, me të cilin jemi ambjentuar gjatë shekullit të fundit. Ky mentalitet e përjashton vendimmarrjen me vullnet të lirë. Aq më tepër kur ky bazohet në interesa të mëdha personale, përcaktuese për pozicionin social të pretenduar në mënyrë arbitrare, pa e merituar atë.

Jam i sigurt se shpirti shqiptar,  sot i revoltuar, interpretuesi i së drejtës dhe të padrejtës shoqërore, do e vazhdojë luftën e tij në vazhdimsi për çlirimin e tij të plot politik, deri në gjetjen e ekuilibrit dhe të kompromisit kombëtar. Deri atëhere do vazhdojmë të shkojmë në zgjedhje me 20 parti të vogla dhe të mëdha, të cilat do pozicionohen sipas konjukturës instabile të kualicioneve.

Fakti i hyrjes së Vetvendosjes në parlamentin e Kosovës, me një numër të konsiderueshëm vëndesh, flet qartë se populli nuk qëndroi indiferent ndaj idesë së pamvarsisë së plote si kundërpeshë e karameles europiane dhe rrugës së integrimit. Koha do na tregoj se sa influencë do ketë kjo forcë politike e re në arenën dhe konjukturën e krijuar të Kosovës dhe sa do ndikojë në drejtim të realizimit të aspiratave tona kombëtare. Kjo do të jet një periudhë prove për afirmimin e saj të mëvonshëm, ndërkohë duhet të piqet me shpejtësi.

Bukuresht, 14.01.2011
http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/3340-demokracia-do-kohen-e-vet-te-piqet-tani-duhet-te-sigurojme-te-ardhmen.html

—————————————–

Nje problem jetim i ringjallur

Nese ka zgjidhje ceshtja came, ajo eshte vetem politike. Kaluan vite dhe dekada dhe ceshtja came mbeti ne vend qe nga momenti i shperndarjes se komitetit cam nga klika anticame e Enverit (1953). E vetmja gje qe avansoi ishte asgjesimi politik dhe fizik i antarve te ketij komiteti. I fundit, Kasem Demi vdiq ne burgun e Ballshit (1981). Ceshtjen came e mbuloi pluhuri, u ndalua te flitej per te, bile ne pergjithesi nuk permendej cameria si krahine shqiptare. Iu ndalua kultura, historia, origjina nga kjo krahine u kthye ne nje problem biografie qe pengonte, bllokonte karieren e njerezve te afte, te hiqte nga lista. E gjithe kjo politike e aplikuar ne dekada coi ne asimilimin e camerve ne Shqiperi, shume filluan te ndrojne emrat, ca e fshihnin kete origjine ”te keqe” , dhe kush me kembngulje e deklaronte krenar kthehej ne subjekt i klasifikuar, lende e pare per sigurimin dhe fuqi puntore per industrine e kromit.

E njejta gje ndodhi dhe me ata qe mbeten ne Greqi, te cilet dhe sot e kane me frike te deklarojne origjinen e tyre dhe te flasin ne gjuhen e tyre. Shume u zhduken pa lene gjurme, shume bene vite te renda burgu, mjaft humben pasurite dhe shume u shperngulen ne krahina te tjera per te humbur gjurmet dhe per ti shpetuar persekutimit. Ca ndruan emrin, fene, gjuhen dhe vendlindjen.

Dy vende dhe shtete fqinje aplikuan nje diktature nga me te egrat dhe ky popull i gjynjezuar per nje periudhe te gjate kohe mbijetoi. Luftoi kunder pushtimit turk, kunder pushtimit grek, kunder pushtimit gjerman, kunder ushtrive te fuqishme dhe te armatosura deri ne dhemb, kunder politikaneve me te eger antishqiptare te kuliseve, kunder forcave nga me te egra dhe me te djallzuara shovine, kunder propagandes me te sterholluar percarese anticame.

Europa i ka shume gjynahe Ballkanit, ndersa ndaj popullit te camerise ka bere krim, e ka denuar me zhdukje te plote. Ne 1913 ndau tokat dhe ja fali Greqise. Ne vitet 20-te te shekullit te kaluar, kur camet luftonin per te mbrojtur trojet e tyre, Europa mbylli syte dhe veshet, bile e perkrahu Venizellosin. Lejoi dhe aprovoi shpernguljen ne mase te cameve ne Turqi. Heshti ndaj shpronesimit arbitrar te camerve.  Ne fund te luftes se dyte boterore, ushqeu diktaturen e Zerves dhe mbuloi genocidin dhe krimet e tij. Heshti ndaj persekutimit te camerve nga diktatura greke, dhe te refugjatve cam ne Shqiperi. Heshti ndaj shkeljeve flagrante te ligjeve nderkombetare. Pranoi Greqine ne BE duke e ditur shkeljen e te drejtave te njeriut ne ate shtet qe nuk njeh akoma dhe sot minoritetet.

Pas gjithe ketyre populli cam mbijetoi dhe sot i bashkuar kerkon te drejtat e tij legjitime.  Camet nuk humben, u zhvilluan, u shtuan, u shkolluan, u pasuruan, por pengu mbeti peng, amaneti amanet. Nga 30 mije u beme 300 mije dhe u perhapem gjithandej neper Shqiperi, dhe tani neper bote. Vetem ne vendin e tyre nuk u kthyen dot.

Viti 2010 mund ta quajm vitin e ringjalljes se problemit cam. Pas 1990-tes krijuam organizaten, me vone dhe parti, por kete vit permasat e protestes tone morren dimensionin e duhur kombetar dhe nderkombetar. Kete vit u formua PDU-ja dhe krijoi aleat te fuqishem. Kete vit eshte vene ne levizje dhe u shqetsua diplomacia europiane – me ne fund e kuptuan se u zgjua ”ariu”, po i hiqen petet lakrorit, po u dalin te palarat, po lind nje konflikt i paparashikuar me pare, i cili konsiderohej ceshtje e mbyllur per ta. Europa eshte bashkeautore ne procesin e zhdukjes se camerise. Jane fajtor per cfare kane bere, jane fajtor per mos angazhimin e duhur deri tani, jane fajtor per cfare do bejne me tej kunder popullit cam. Kuliset diplomatike zjejne, kerkohen justifikimet, kerkohen menyrat per te na prer rugen, kerkohet kohe zgjatje per te ulur presionin, kerkohen zgjidhje te ”vogla” mashtruese.

Duan qetesi – dhe ne duam, por jo te heshtim si te vdekurit. Jemi akoma gjalle te mos harojne.

Bukuresht, 14 decembrie 2010

————————————————————-

Votoni ALBIN KURTIN shpresën e shqiptarisë!

Kush është burrë, kush guxon, kush do vendin, kush do lirinë, kush do popullin shqiptar të bashuar, sot të ngrej zërin, nesër do jet vonë, sot do votoj VETVENDOSJEN, nesër nuk ka më vlerë.

Thashethemet në kafene nuk bëjnë lazëm, të ngrihemi e të themi të vërtetën në log të burrave ta dëgjojnë të gjithë. Kush ka vesh me ndigjue, të ndëgjoj, kush nuk do, të iki, mos pengoj Kosovën  të clirohet,  të ndërtohet. Kush ka halle për mbi kry, familje me mbajt, fëmij me rrit dhe me shkollu, do ndihmë nga vëllai, nga komshiu, nga fshati, nga komuna dhe nga shteti që flet shqip si gjithë shqiptaret. Këto punë nuk vijnë vet, nuk bëhen duke vjedh, nuk e bejnë të pasuruarit, të privelegjuarit, të shiturit, të koruptuarit, të cilët e haruan kasollen, e ngritën vilat, i hodhën opingat e hypën në BMW-të.

Kosova është shumë e pasun, më e pasun se shumë vënde më të mëdha, ka popullin më të ri në Europë, që pret të punojë. Fukarallëkun na e dhanë sërbët me politikën e tyrë antishqiptare, tani po e thellojnë ato që haruan kauzën tonë, preferuan xhepat e tyre në vënd që të sigurojnë punë për popullin.  Preferuan vilat në vënd që të ndërtojnë shkolla e spitale, preferuan kolltuqet, në vënd që të shkojnë të qajnë hallet me popullin.

Nuk ka popull më të duruar se shqiptarët, jeta e gjatë me vuajtje e ka bërë të tillë. Por ka një kufi, kur mbushet kupa, derdhet, e populli ngrihet që të kërkojë të drejtën e tij. Një popull që jep jetën për liri, bën shumë më tepër në kohë paqe, është shumë më i ndershëm, më i pastër, më me virtute, dhe më i mënçur se çdo tjetër popull që s’ka pa keq kur. Vuajtja buron forcën, halli të tregon rrugën nga të kalosh.

Njerzit që e patën pushtetin dhe nuk e justifikuan besimin e popullit, nuk kanë më fjalë për të thënë. Mbaroi puna e tyre, një herë kalon miu nën hundë. Është si puna e atij llafit – kur ma hedh për herë të parë të lumtë se je i zoti, po ma hodhe për herë të dytë është faji  jem dhe s’kam kujt ti qahem. Sa marifet do tu duhet që ta gënjejnë për herë të dytë këtë popull fukara, që i ka shku thika në palcë? Kam dëgju se kan hedh shumë para në fushatë, por dhe flori të hedhin nuk ban fajde më. Këtu nuk diskutohet të fusish dy euro në xhep sa për një birrë, këtu luhet me fatin e Kosovës, me fatin e qindra mijë të papunëve, me tokat e Kosovës që don me i marr sërbi, me pasuritë që dun hajnat me na i marr. Luhet me fatin dhe hallin e gjithë fukarenjve të Kosovës, me fatin e fëmijëve dhe të ardhmen e  tyre. Luhet me të ardhmen e Shqipërisë së bashkuar.

Këto zgjedhje po i presin anekënd të gjithë shqiptarët nga të katër anët e botës. Populli i Kosovës jemi me shpirt dhe zëmër me ju. Shpresat tona janë dorën tuaj sot. Ju do vendosni se kujt do ja lini vatanin. Ju do vendosni sot në do bashkohet Shqipëria. Në dorën tuaj jemi, mos na prisni në besë.

Votoni VETVENDOSJEN!

Votoni ALBIN KURTIN shpresën e shqiptarisë!

Dr.Përparim Demi

Bukuresht, 08.12.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2909-votoni-albin-kurtin-shpresen-e-shqiptarise.html

—————————————————–

Bashkim për Bashkim

Fjala ”bashkim” po lakohet në shumë shkrime jozyrtare apo zyrtare, në gazeta dhe internet, në mitingje dhe tubime partiake, në diskutime private apo ligjerata publike, në bisedime kokë më kokë të hapura apo të fshehta diplomatike, në deklarata dhe intervista. Shumë shqiptarë janë pro, por jo pak shprehen kundër. Këta të fundit mund ti ndajmë këto kategori kryesore:

  • në ata që formalisht shprehen kundra për shkak të politikës zyrtare, e me bindje janë pro;
  • në ata që janë kundra për motive personale të interesit por që nuk guxojnë ta thonë hapur në publik;
  • në ata që janë paguar për të qënë kundra dhe që gjejnë kleçka për ti mbjell në publik;
  • në ata që e kanë humbur identitetin kombëtar duke përqafuar një identitet antishqiptar të hapur;

Pa hyrë në statistik të saktë, kush jeton në mjedisin shqiptar dhe është deri diku i informuar, me sy të lirë dhe pa shumë mundim do konstatojë se ballanca anon në drejtim të bashkimit kombëtar, pa llogaritur këtu diasporën e madhe shqiptare e cila po humb durimin për realizimin sa më të shpejtë të kësaj aspirate shekullore të kombit tonë.

Në këto ditë fushatash zgjedhore kjo temë kryesore e çështjes kombëtare po shpërdorohet si shumë edhe nga parti të ndryshme të cilat nuk e kanë justifikuar veten se janë të sinqertë. Në raste të ndryshme ato janë kompromentuar haptaz me qëndrimet e tyre oportuniste ndaj faktorve të jashtëm, kanë treguar mungesë konsekuence ndaj aspirates popullore, duke shprehur një servilizëm të dukshëm që shpesh na iriton shpirtrat tona të trazuara. Një masë e madhe e zgjedhësve po përjetojnë një frikë të justifikuar për çfarë pritet të ndodhi mbas zgjedhjeve dhe ngjarjet që pasojnë. Kemi plot halle tona personale, por ideja se mund të na shkulen akoma pjesë të tokave shqiptare na e heq gjumin fare.

Çfarë duam ne shqiptarët ?

Me pak fjalë mund të permblidhet me : liri, drejtësi, paqe, njohje, siguri, zhvillim, garanci, rritje të nivelit të jetesës, paprekshmëri të teritoreve, mbrojtje nga shovinët fqinjë, etj. A nuk na i përmbush këto gjëra bashkimi kombëtar ? Atëhere përse të mos bashkohemi, integrohemi dhe unifikohemi ? Këto janë të nevojshme si pasoj e ndarjes që na kanë bërë dhe të procesit të dezintegrimit dhe përçarjes që i jemi nënshtruar që prej një shekulli. Nëse do kishim parë qoftë dhe një të mirë nga coptimi i Shqipërisë, sigurisht që ky problem nuk do shtrohej me kaq forcë kur diskutohet perspektiva e vendit dhe e popullit shqiptar.

Përse u bashkua Vjetnami, Gjermania, ose ta marrim ndryshe përse u nda Irlanda, Çekia nga Sllovakia, përse u shpërbë Jugosllavia dhe URSS-ja ? Ngjarje të freskëta këto. Po ne nuk kemi të drejt të vendosim vallë? apo tua lejm fqinjëve këtë detyrë se ne qënkemi të pa zot. Këtë punë ato e kanë bërë një shekull të tërë me ndihmën e Europës dhe ja seç doli për ne – varfëri, shtypje, persekutim, spastrim etnik, genocid dhe luftë. Ndërkohë për to doli mirë se u pasuruan dhe u shtuan në kurizin tonë, prandaj dhe janë kapur me thonj për të ruajtur gjëndjen dhe po konsumojnë gjithë energjinë dhe fuqinë e tyre bashkë me përkrahësit europian të pangopur. Kosova nuk është djepi i Sërbisë por ka qënë thesari energjitik i saj, burimi i lëndëve të para dhe njerzore.

Populli shqiptar i është mirnjohës Amerikës por jo Europës, e cila as sot nuk po e vë pikat mbi ”i” që të njohi padrejtësitë dhe dëmet që na ka shkaktuar dhe të tregoj qoftë edhe sado pak gadishmërinë për të riparuar gabimet. Përkundarzi po na fusin idenë e hyrjes  në BE sikur kjo gjë do na i zgjidhë të tëra problemet tona të kaluarës, të tanishme dhe të perspektivës. Falls. Problemet tona nuk zgjidhen plotsisht dhe përfundimisht pa një bashkim të plot kombëtarë, pa një ngritje të standartit të jeteses, pa një zhvillim ekonomik, administrativ, kultural të harmonizuar në tërë teritoret tona të populluara nga shqiptarë. Këtë e dinë të gjithë, por gjithsejcilit i terheq kraba nga e vetja. Ca nuk duan telashe, ca kanë frikë nga presionet greko-sërbe, ca nga që nuk preken vetë nga kjo punë, ca nga interesat globale, dhe ajo që është më kryesore nuk duan ti hapen petët lakrorit dhe tu dalin të palarat në shesh. Jam i sigurt se ne të gjitha shtetet europiane tashmë egziston dhe opinioni publik i shëndosh dhe dashamirës, të cilët do ngriheshin me forcë për të drejtat e popullit martir shqiptar nëse do publikoheshin të gjitha prapaskenat e shekullit të XX-të, që për inerci vazhdojnë dhe sot. Shumë parti politike europiane kanë patur gisht në këtë masakrim të organizuar që i është bërë popullit tonë, prandaj nuk kanë asnjë interes të tregojnë këtë anë të errët të aktivitetit të tyre,  icili nuk përputhet me moralin që deklarojnë dhe që na e shesin dhe neve si model.Përkundrazi duan ti mbulojnë, na imponojnë me mjete të ndryshme të pranojmë statukuonë, na miklojnë duke na treguar ”semaforin” e vendosur në hyrjen e Europës, që për ne e ka dritën e kuqe, në një kohë që për Serbinë e Co. ngjyrën e verdhë. Thërasin politikanët tanë në Bruksel që ti mësojnë si të flasin dhe nga njëhere zbresin poshtë dhe tek ne për ti mbështetur ata.

Kuptohet, Shqipëria është një vënd Europian dhe këtë se ndryshon dot kush. Ne nuk duhet të transferojmë një pjes të pushtetit vendor Brukselit pa mbaruar procesin e bashkimit, integrimit dhe unifikimit të brëndshëm, pa ngritur standartin e jetesës dhe pa zhvilluar infrastrukturën në të gjitha aspektet ekonomike, shoqërore dhe administrative. Hyrja në Europë do të thotë me fjalë të tjera pranosh me vullnet të lirë të hysh nën ombrellën, e cila dorezën e saj dhe dorën që e hap/mbyll e ka në Bruksel, do të thotë të paguash kuotën (haraçin ) dhe të marrish pjesën e miut të kulaçit të madh (pjesën e luanit e ka tjetërkush). Për këtë kulaç bëhet llafi në pazarllëqet që ne pak i shohim e pak i marrim vesh. Për këtë u mërzit gjermani kur pa që greku e futi dorën më thellë në kulaçin e tij. Thuhet se kulaçi europian ndahet sipas numrit të popullsis, sipas fuqis ekonomike etj. Prandaj nxitojnë Greqia dhe Sërbo-Maqedonët të numërojnë popullin dhe të dalin nga kjo më të rritur e më të shumtë, në kuriz të shqiptarëve kuptohet. Gjithmon këto kanë qënë shtete të vegjël me oreks të madh, me pretendime, që shohin zgjidhje për situatën e tyre vetëm duke gllabëruar teritoret dhe popullsin tonë. Bëjnë 500 marifete që shqiptarët të deklarohen ndryshe nga ç’janë.

Kush gënjehet se duke hyrë në Europe do hajmë me lugë të florinjtë, o është naiv, ose është aq i gënjyer sa sheh ëndra me sy hapur. Kanë tre vjet qe kanë hyrë në Europë vëndet si Rumania, Bullgaria etj., por prap në fukarallëk janë, bile më keq akoma, nga vënde exportuese janë kthyer në importuese. Tani s’kanë asgjë të tyre, as bankat dhe as industrinë, mos flasim për bujqësinë që është bllokuar fare, dhe kanë hyrë në borxhe deri në fyt, dhe ç’është më e keqja, puntorët specialist i kanë jashtë e pensionistët brënda.  Pra me dëshirën e tyre tani janë në mëshirë të vëndeve dhe bankave europiane. Kjo është e vërteta e pastër, të tjerat janë llafe, material mbushës për propogandë.

Haj tju them diçka për të cilën mbahet heshtje zyrtare. Dihet se popullata e europës sa vjen e plaket. Nga ana ekonomike, në buxhetin e këtyre vëndeve përkthehet në më shumë pensionista dhe më pak kontribues aktivë që punojnë, gjë që sjell të famshmin defiçit buxhetor, sidomos në vëndet që kanë adoptuar programe sociale të fryra. Ardhja e puntorëve emigrantë për ta do të thotë rritja e kontribuesave nga njëra anë, plus kontigjent puntorësh për punët e vështira, specialitete që janë duke u reduktuar etj. Populli shqiptar është popullsia më e re në Europë, me kapacitet ripërtëritës të jashtëzakonshme, dhe kjo nuk kalon ashtu pa u vënë re. Fakti që Shqipëria dhe Kosova pas gjithë atij eksodi të popullsis aktive prap rezulton me rritje popullate e tregon qartë këtë. Në kushtet aktuale gjatë këtyre dy dekadave, më shumë kanë përfituar fuqi puntore shqiptare vëndet fqinje si Greqia dhe Italia, më vonë dhe Gjermania e Anglia diçka. Papunsia e rritur në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë e Maqedoni përbën një kontigjent të madh për tu shfrytëzuar për Europën. Në shtatë miloana shqiptarë ka një rezervë prej të paktën prej dy milion puntorë në moshë të re të gatshëm për punë, perspektiva mund të jetë edhe më e madhe. Pregatitja e tyre dhe shpenzimet për shkollim bëhen nga vëndi ynë i varfër, kurse rezultatin e vjelin ata. Si thoni, a kanë ndonjë interes vëndet fqinjë për hapjen e vëndeve të reja pune në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni ? Unë them jo. Ata më kollaj na fusim në BE për ta patur më lehtë të marrin mjaltin tonë. Lufta për shpërndarjen e vëndeve të punës dhe të mbivlerës në Europë ka filluar me kohë, ne jemi të papërgatitur akoma të hyjmë në këtë valle. Na vënë kushte dhe na kërkojnë të shpejtohemi në kryerjen e detyrave, pasi çdo ditë vonese u kushton pasi ndrojnë kushtet. Kuptohet ata nuk duan shqetësime, hajdutllëqe, kontrabanda, trafiqe, droga, nga nxirret parja kollaj, pasi këto i kanë bërë dhe i bejnë vetë pa pas nevojë për ne.

Një llaf i vjetër thotë se vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Kujtoni vitet 90-të, kur shqiptarët e varfër morrën dhenë. A nuk u mbajtën me bukë nga mërgimtarët ? S’ka familje shqiptare mos ketë dikë larg në kurbet. Kështu ka qënë gjithmonë. Kosovarët mbaheshin me markat, frangat dhe dollarët që u vinin nga djemt e tyre prej Gjermanie, Zvicre apo Amerika, pasi sërbi nuk u jepte punë dhe nuk hapte vënde pune në vënd. Me çfarë parash u ndërtuan shtëpiat në Shqipëri dhe në Kosovë? Një bum ndërtimi i paparë gjetkë. Thuhet se këtë vit u rrit numri i turistëve në Shqipëri dhe arriti 3,5 milion. Jam i bindur që 90 % e turistëve ishin shqiptarë dhe gjithmon kështu do jet dhe në të ardhmen pasi kemi më tepër jashtë se brënda.

Nuk e di ku i shpie mushka drutë partive kryesore shqiptare që në vënd të shohin punët tona, që të ecim para, na fluturojnë para hunde që në mëngjes e deri në darkë ”bakllavanë” europiane. Që na hoqën vizat, mirë e bënë, pasi ashtu sic jemi përhapur nëpër Europë, kasht e koqe, u ndam nga njerëzit, por diku dhe atyre u intereson kjo gjë. Por të mos i egzagjerojmë gjërat, mos kujtoni se nuk e paguam këtë dhe kushedi sa do paguajm akoma. Nëse kusht për këtë ishte të mos bashkohemi, atëhere nuk e di në kemi fituar apo humbur nga ky liberalizim i vizave, hajrin do ja shohim më vonë.  Kjo punë është si puna e asaj që çdo e mirë e ka një të keqe mbrapa dhe e kundërta, po pse nuk mund të kemi të mira pa atë bisht të keq mbrapa ? Psh. Çfare të keqe do kemi po të bashkohemi – unë nuk shoh asnjë. Përveç që do tkuret pak Greqia dhe pak Sërbia nuk shoh asnjë dëm për ne. Na thonë – shshshsht se na dëgjojnë europianët e mëdhenj dhe na mërziten, e na bllokojnë rrugën për… ku ? në hajret ?

Fuqizimi i Shqipërisë nga bashkimi i teritoreve të saj do ket dhe një pasoj tjetër që fqinjët tanë ja kanë shumë frikën. Dihet se popullata e tyre është e përzjerë, ku shqiptarët dhe vllejt e asimiluar zënë vëndin kryesor.  Ata dhe ashtu të asimiluar nuk besoj se të gjithë ndjehen mirë dhe ka rrezik që kur ballanca të ndryshojë të kujtohen, të zgjohen, të ngrihen për të drejtat e tyre të mohuara. Greqia ka probleme të mëdha ta dini, kriza e saj ekonomike është vetëm fillimi.

Kur do dali ai burrë shteti, që tua thotë hapur këto gjëra?  Mjaft me bëlbezime foshnjash, loja e ”ku kam msheftit” mbaroi. Tani i erdhi rradha të dalim hapur në mbrojtje të tokave dhe të drejtave tona. Kush trëmbet, lej të hapë rrugën vetë, përndryshe do e shtypi buldozeri i popullit, i cili  nuk e merr dot kthesat kollaj. Ato organizata dhe parti, qoftë dhe të vogla, që i kanë kuptuar këto gjëra  dhe luftojnë me të vërtet për bashkim, bëjnë mirë të bashkojnë fuqitë dhe të mobilizojnë popullin, se me siguri do e kenë me vete. Të bashkohemi për bashkimin e Shqipërisë. Bashkim për Bashkim.

Bukuresht, 05.12.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2886-bashkim-per-bashkim.html

—————————————————

Prangat e politikës shqiptare

Shpesh përballemi me ngjarje të cilat na lejnë pa gojë, të cilat nuk mund ti shpjegojmë me llogjikën tonë, nga të cilat ndjehemi të fyer, të poshtëruar, të shkelur me këmbë.

Kështu, mund të përmënd faktet si pranimi i priftërinjve (agjentëve) grek në krye të kishës autoqefale shqiptare, hapja e shkollave greke në vënde ku nuk ka pas asnjëherë këmbë greku, ngritja e lapidareve greke mbi varet shqiptare, marveshja mbi kufijt detare, qëndrimi antikombëtar i Akademisë shqiptare, … një listë e gjatë 20 vjeçare. Po kështu nuk mund të kuptoj mos mbylljen e kufirit verior të Kosovës, privilegjet e kishës sërbe në teritoret shqiptare të Kosovës, mos bllokimi i kontrabandes sërbe në teritorin tonë, … një listë 10 vjeçare, për të mos folur për qëndrimin oportunist të partive shqiptare në Maqedoni,  që revolton çdo shqiptar.

Ne, shqiptarët e thjeshtë të pa implikuar në aktivitete shtetërore apo partiake, i gjykojmë gjërat nën prizmin e të drejtës kombëtare, duke i krahasuar me aspiratat dhe vizionin tonë mbi perspektivën e zhvillimit, pa marrë parasysh faktorët e politikës së brëndëshme apo të jashtme, të cilat shpesh ndikojnë në mënyrë vendimtare në qëndrimet dhe aktivitetin e pushtetarëve apo parlamentarëve tanë. Këta faktorë ndikojnë si një fushë e fuqishme magnetike ndaj busullës së vogël politike të partive, duke i devijuar ato nga programet e deklaruara dhe obiektivat kombëtare, gjë që shpesh i vë në pozicion të vështirë përfaqsuesit e tyre kryesorë përball opinionit publik. A nuk ndodhi kështu, jo shumë kohë para në rastin e heqies së flamurve kombëtarë në Prishtinë. Çfarë ndodhi atëhere në prapaskenën e kuliseve diplomatike ?

Mjaft herë, i klasifikojmë këto ngjarje si rezultat i korupsionit, një kategorizim global i pa specifikuar, që nuk ka nevojë për shpjegime të hollsishme. Gjithsekush bie me njëherë dakord me të parën, pa marrë mundimin të gjykojë më tej ose të analizojë rrethanat. Partizanët e partive politike mundohen ti shmangen debateve të gjata (në kafene apo vënde të tjera publike), nganjëherë si shpesh adoptojnë një qëndrim agresiv, hidhen në sulm duke përmëndur situata të ngjashme të kundërshtarëve ose opozantëve politik. E njëjta gjë ndodh dhe në mbledhjet  parlamentare, në çfaqjet televizive, në replikat gazetareske apo në deklaratat e hedhura në massmedian shqiptare. E vërteta fshihet, mbulohet, deformohet, ambalazhohet dhe zbukurohet – ne si tja bejmë hallit që duam të dimë të vërtetën ”sade”.

Kjo situatë konfuze e mjergullt e ben popullin e thjeshte qe i ka syte ne balle dhe qe e ndjen ne kurizin e tij pasojat , te kuptoje aresyet, shkaqet, implikimet, vështirsitë, dëmet dhe përfitimet, interesat reale dhe imagjinare, duke ja përshtatur këto situatave personale apo kolektive, orientimeve dhe subjektivizmave tona. Shpesh faktet reale humbasin nën shkumën e kësaj imagjinate shumëngjyrëshe të orientuar, që mbulon tërësisht nevojat e kureshtjes publike në shkallën më të ulët të saj. ”Katandiset kokoshi një thel” themi ne. ”Thelë e cila hidhet poshtë në fund të fundit”, pra e vërteta humbet dhe mbetet zhurma që lë pas, e cila pas njëfarë kohe të shkurtër zëvëndësohet me një tjetër zhurmë, bëhet jo aktuale. Kështu notojnë ”ashklat” mbi shkumën e valëve të kohëve të turbullta të cilat po përjetojmë – e vërteta e rëndë mbytet nën to.

Faktet e rënda i prodhojnë burrat me peshë, që nuk nxjerin gjoksin para ti shohë bota. Burrat të vegjël e kanë fjalën e lehtë e jua merr era, por shpesh janë të nevojshëm  e u bejnë lazëm. Këta e kanë kurizin e butë, zgjaten ose shkurtohen sipas rastit, perkulen sa herë duhet, mund ti bësh shuk e ti fusish në xhep, ose ti hedhish në kosh kur mbaron punë, prandaj dhe serviren me lista partish si në menytë pa çmime të restoranteve të lira. Në periudha zgjedhjesh, njerzit, kur lexojnë listat e kandidatëve, nuk interesohen shumë kush është ky apo ai, por duan të dinë i kujt është, kush qëndron prapa tyre dhe kujt i shërbejnë. U bë traditë të duartrokitet partia dhe jo fjala e kandidatit që reciton në podium, ndërsa për të votuar shkojm pas berihait. Kjo sjellje prej turme këtë rezultat ka, prandaj dhe u përhap  shpejt fenomeni i manipulimit dhe u krijua ky sistem pa emër pluriparti, ku ngjishen njëzet parti që të fitojnë dy.

Ndjenja e inferioritetit të përfaqsuesve tanë të zgjedhur, e trashëguar ose e gjeneruar nga inkompetenca, nënkultura, servilizmi, interesi është ndjerë që në fillim dhe përgjatë gjithë kesaj periudhe të gjatë pas hapjes. Mos serioziteti, mos pregatitja dhe mos informimi i nevojshëm, kanë çuar në moskonsekvencë dhe rënie në pozita të lëkundura, gjë që shumë faktorë ndërkombëtarë i kanë shfrytëzuar në situata shumë delikate për kombin tonë. Të tilla raste mund ti konsiderojmë situatat që kemi patur në mardhëniet me shtetet fqinjë, ku ne absolutisht gjithmon kemi dalë me pasoja për çështjen tonë kombëtare, të cilat na rëndojnë dhe sot. Kësaj i përshtatet llafi ”ha nje lugë çorbë të prishur një herë dhe vjell gjith jetën”. Premtimet e bëra, pranimi i kushteve jo të favorshme, aleanca të dobta, frika nga dekonspirimi dhe humbja e pozitës, interesat e padeklaruara, angazhimet  e pasinqerta, lidhjet e komprementuara etj., janë pranga që i mbajnë të lidhura një pjes të madhe të personazheve tashmë të konsumuar në tregun tonë të brëndëshëm politik. Besoj se shumë e kanë kuptuar se duhet bërë diçka, të ndrojmë diçka sa kohë kemi akoma shpresë për të rikthyer pamvarsinë. Me gjith entuziazmin tonë në rritje të kohëve të fundit, çështja kombëtare është në rezik të madh.

Çështja kombëtare në gojë të ndryshme ka kuptime të ndryshme dhe efekte të ndryshme. Iku koha e mashtruesave ”patriotë” që dilnin nga një shëtitje nëpër Europë apo Amerikë për të vjelur djersën e diasporës shqiptare në emër të çështjes kombëtare. Dëmi që na krijuan këto pjella të makutërisë, që shpërdoruan shpirtin patriotik shqiptar, është po aq i madh sa dhe dëmet që na shkaktuan shovinistët greko-sërb gjatë kohërave.  Ata dhe në mos qofshin, kanë bërë punën e grekut dhe të serbit. Kush ka futur lugën në kazanin e çorbës së prishur, të mos guxoj më të dali në ball, por të iki nga sytë këmbët se haku i popullit nuk mbetet pa u lar. Këtë di të them unë – një shqiptar i mërguar dhe pa emër.

Avash avash do hyjmë në Europë (ashtu thuhet ose premtohet), por para kësaj duhet të marrim huqet e tyre, të mësojmë regullat, pra tu ngjajmë atyre që na sollën në këtë derexhe. Unë, i përkas një brezi të ”sakrifikuar” siç e përkufizojnë disa, i mbarsur me idealin kombëtar dhe duke mos haruar se ç’na panë sytë në shekullin e XX-të, nuk para u kam besë atyre që po nxitojnë me na fut në Europë. Vijnë e na këshillojnë, na ”ndihmojnë” të nxitojmë të hypim në trenin e tyre, dhe na vënë kushte për kalimin e klasës. Kryesorja dhe e para thonë ata është që të harojmë, e dyta tu japim çfarë duan, e treta tu shkojmë pas si dhëntë, e katërta të mos kërkojmë çfarë na takon, e pesta … pra nuk kërkojnë as më pak dhe as më shumë,  por që të heqim dorë nga çështja jonë kombëtare, në favor të UE së bashkuar. Rezultati, të gjithë këta këshilltarë ikën më të pasur nga ç’erdhën, lan tym mbrapa dhe era u doli pas.

Po nuk i hodhëm poshtë prangat nga duart, do na vënë në pranga dhe këmbët, që të mos vrapojmë dot më. Do na e vjelin të gjithë energjinë dhe freskinë që kemi si popull. Këtë fat patëm dhe në të shkuarën e largët dhe të afërme, kur u shërbyem perandorive të mëdha dhe haruam vatanin. E ardhmja varret plotësisht nga ne, nëse vendosim të çlirohemi nga të gjitha llojet e prangave e të fluturojmë në qiellin tonë të lirë.

Bukuresht, 03.12.2010

—————————————————

Punet e shtëpise nuk qiten në Pazar, po bëj një përjashtim.


Disa regulla shqiptare që ne të gjith i kemi mësuar që ne fëmini:

  • Çdo familje kishte një të parë, burrin e shtëpise, kreun e familjes;
  • Kur vinte miku për lidhur llafin, pritej të fliste i madhi i shtëpisë i pari;
  • Kur hynte i madhi në shtëpi, të tjerët ngriheshin në këmbë;
  • Kur prekej nderi i familjes ose e një pjestari të saj, hynte në gjak i tërë fisi;
  • Robt e shtëpisë nuk shiteshin jashtë saj, kush gabonte qortohej në familje;
  • Kush nxirte jashte shtepise gjërat e brëndëshme të familjes, e turpëronte atë;
  • …..vazhdimin mund ta gjeni në kanun.

Filli që i lidhte të gjitha këto regulla ishte RESPEKTI, disiplina, autoriteti, ndjenja e fisit, e gjakut, e familjes, dashuria vllazrore, bashkveprimi, ndarja e punes, ndihma reciproke, humanizmi, mbrojtja, ndjenja kolektive, jeta shoqerore e ekilibruar, miqesia, bashkfqinjesia, drejtesia…pra në fund të fundit ishte një sistem moral, të cilin akoma se kemi humbur përfundimisht.

Ndoshta ca gjëra të trashëguara nga sistemi patriarkal u ka ardhur koha me i zbut, me i ndryshu në kahje pozitive, ku të evidentohen më qartë e drejta individuale e çdo pjestari të familjes, të shoqërisë. Sistemi i baraziz shoqërore të zëjë një vënd më të qartë në jetën e sejcilit shqiptar si brënda familjes ashtu dhe jashtë saj. Nga kjo, e deri tek individualizmi exentrik, ku antarët e familjes edukohen të jenë të huaj për njëri tjetrin, ku sejcili të shoh jetën e vet pa e vrar mendjen për të tjerët ose më keq në dëm të të tjerëve, është nje distancë jashtëzakonisht e madhe.

Ndoshta në kohët moderne ca gjëra kanë ndryshuar tashmë, ndër to dhe tradita jonë aq gjatë e konservuar, po shkrin gradualisht para ”modernizimit” . Çka nuk është e qartë deri më tash, është drejtimi i këtij ndryshimi. Disiplina shoqërore e shprehur në sistemin patriarkal  është e kundërta e shthurjes shoqërore, ashtu siç dhe diktatura është e kundërta e anarkisë. Po ti shohim gjërat bardh e zi nuk do mund të kuptojmë botën veç në formën e dy extremeve, por jeta dhe experienca e gjithsejcilit tregon se punët nuk shkojnë tamam ashtu. Ka dhe situata të ndërmjetme, çdo rast është i veçant dhe si i tillë duhet me u trajtue, përgjithësimet e nxituara të formës bardh-zi janë me pasoja të rënda si për individin ashtu dhe për shoqërinë.

Të hedhish posht kanunin, ashtu në bllok, duke u nisur vetëm nga paragrafet e gjakmarrjes, pa bërë një analizë serioze të hollësishme, do të thotë të hedhish poshtë traditën tonë mijra vjecare, për të cilën flet me aq pasion Bajroni, etj. Gjithsejcili prej nesh, në vartësi të edukatës familjare që ka gëzuar, e di se sa anë pozitive apo negative kemi trashëguar. Unë jam krenar për edukatën që kam trashëguar nga prindërit e mi, të cilët në mod individuale kanë bërë seleksionimin dhe kanë transmetuar tek femijët e tyre atë çka e kanë quajtur me vlerë, duke ruajtur në esencë gjërat kryesore që përbëjnë fillin e përshkruar më sipër.

Sistemi demokratik është konsideruar si vija e mesit, është sistem i ekuilibrave, ku çdo devijim të çon në njërin prej extremeve të lartpërmëndura. Një shoqëri pa principe nuk mund të krijojë një bashkësi aq më pak një komb. Pra cilat janë principet tona ? Ku janë shkruar, ku janë studiuar ? Në kohën e komunizmit na imponoheshin ca gjëra që ishin të huaja për ne, të cilat patën efekte negative dhe ishin të orientuara në drejtim të humbjes së identitetit dhe çkombëtarizimit, duke krijuar njerëz me edukat hibride, as mish as peshk. Nuk po zgjatem në këtë pikë pasi kam folur në një artikull tjetër më parë për këtë. Në ato dekada, shkencat si psikologjia, filozofia dhe sociologjia ishin të ndaluara, konsideroheshin borgjeze, reaksionare. Literatura në këto drejtime ishte plotësisht e ndaluar – konsiderohej si një lloj heretizmi, pasi kishin si objekt studimi njeriun dhe shoqërinë njerzore.

Dyzet vjet sham kanunin, u bënë 20 vjet qe shajmë komunizmin, janë përkthyer tonelata me libra të autorve të huaj, që nga Frojdi e deri tek shamanizmi, hinduizmi, mos flasim për ato fetare. Sa kanë të bejnë me ne si komb dhe si shoqëri tërë këto teori të krijuara nga të tjerë popuj. Shtroj pyetjen se çfarë na bashkon dhe na dallon ne si komb ? Kush është modeli jonë në shoqëri, kujt ti referohemi për të gjykuar një ngjarje, ndodhi, apo njëri? Kanunit? Besimit fetar? Moralit shoqëror – cilit moral ? Sot dhe modeli i demokracisë është vënë në diskutim nga shkencëtarët e këtyre fushave dhe kërkohet një model i ri moral – pra jemi akoma në fazë experimentale. Thuhet se demokracia në teori nuk plotson kushtet e një sistemi moral shoqëror, ndërsa komunizmi u dogj që në fazën fillestare të formës utopike e cila u përdor si demagogji për të justifikuar diktaturën. Bota është në krizë të thellë e cila akoma nuk është shfaqur me tërë përmasat e saj. Unë e kuptoj mirë përse perëndimorët flasin aq shumë për krishtërimin, e thjeshtë, jo se janë aq fetarë, por nuk kanë me çfarë ta zëvëndësojnë. Ata përpiqen, por deri sa të gjejnë një teori të re, shtrëngojnë krishterimin nga halli.

Ligjet shtetërore u përmbysën totalisht, u riformuluan sipas modeleve perëndimore, duke u përkthyer ose përshtatur pa pasur për bazë një model principesh kombëtare. Ndoshta do vazhdojmë të kopjojmë akoma deri sa të gjejmë modelin tonë. Nuk kam informacion nëse dikush po punon në mënyrë të organizuar në këtë drejtim. Ky është tranzicioni jonë. Në ç’fazë ndodhemi vallë? Një shoqëri pa një kod moral është shoqëri e dehur.

Megjithse nuk është vëndi, nuk rri dot pa përmëndur shëmbujt që po na japin në fushën e moralit partitë politike në Shqipëri dhe në Kosovë. S’po jua gjej dot anën se çfarë modeli po ndjekin?  Apo lufta për pushtet s’ka nevoj për ndonjë moral të caktuar? mjaftojnë regullat e Makiavelit. Në dorë të kujt vallë mbetet çështja jonë kombëtare ?

Mezi pres të dali një tratat për sistemin moral të kombit shqiptar, qoftë dhe si draft mbi të cilin të diskutojmë, të shtojmë apo të heqim, të kemi një subjekt tonin për çfar të diskutojmë. Na duhet shumë kulturë për të kuptuar të parët tanë, të kuptojmë filozofinë e traditave tona. Pa njohur mirë veten nuk do e arrijmë kurrë këtë, që këtej duhet të filloj puna, pastaj të hedhim sytë pertej. Fatkeqsisht është filluar mbrasht kjo punë, kemi thyer pasqyrën dhe shohim veç matanë.

Pra, kur do arrijmë në nivelin dhe cilsin e punës që bëri Lek Dukagjini para 600 vjetësh?  i cili më mahnit duke marr parasysh kohën kur jetoi.

Bukuresht, 01.12.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2851-punet-e-shtepise-nuk-qiten-ne-pazar-po-bej-nje-perjashtim.html

http://www.pashtriku.org/

————————————————-

Zgjedhje apo Përzgjedhje


Ashtu siç e dim, elementi bazë i demokracis  është proçesi i zgjedhjeve, i cili presupozon transferim ”me vullnet të lirë” të pushtetit nga populli në duart e një grupi të kufizuar njerëzish që zakonisht përfaqsojnë grupime të ndryshme politike. Gjithashtu, presupozohet që ky grup njerëzish të zgjedhur direkt nga populli, në aktivitetin e tij vendimor të përkohshëm parlamentar apo bashkiak, të zgjidh problemet dhe të regulloj jetën shoqërore të momentit dhe të perspektivës. Ky është me pak fjalë kuadri i përgjithshem i presupozuar me të cilin spekullohet duke e përdorur në fushatat e zgjedhjeve të çdo partie politike që pretendon të marr pushtetin. Mahnitem me nivelin e zhvillimit shoqeror të paraardhesve tanë trako-ilirë, të cilët shpikën në antikitet këtë sistem të drejtimit dhe administrimit të shoqërisë, pikërisht në këto teritore ku sot po zhvillohen këto fushata zgjedhjesh. Valle a do arrijmë ndonjeherë në origjinë pas kaq shumë deformimesh kohore, që na transformuan në ”mutantë”.

Gjatë fushatave flitet në emër të popullit, për interesat e tij, dhe kohët e fundit po shpërdorohet dhe tema e çështjes kombëtare, e konsideruar në modë. Në praktikën e zgjedhjeve vëndore apo qëndrore shpesh është zbatuar shprehja e Stalinit ”s’ka rëndësi kush voton, ka rëndësi kush i numëron votat”. Vargu i akuzave të ndërsjellta midis partive pjesmarrëse mbi abuzimet, korupsionet, vjedhjet e votave etj., është aq i gjatë sa që kurkush nuk ja gjen dot më fillin. ”Vullneti i lirë” i zgjedhësave filloi të blihet, u kthye në mall tregu. Në Kosovë, këto ditë është hapur tregu i votave në internet, ku poseduesit e ”vullnetit të lirë” shpallin çmimin e këtij malli me afat përdorimi të shkurtër. Ndoshta nuk do habitemi sikur të hapet bursa e votave, ku partitë të konkurojnë në blerjen e tyre. Ja një aspekt i origjinalitetit të adaptimit ose tranzicionit të suksesshëm nga ekonomia e centralizuar në atë kapitaliste në formën e saj klasike.

Sa vetdije personale apo kombëtare ka në këtë proçes të tregut të lirë të votave. Në fakt, çfarë shitet dhe çfarë blihet me anë të kësaj metode ”novative” të transferimit të pushtetit, të kësaj demokracie të ”shpikur”. Pragmatizmi i njerëzve politik dhe të partive të tyre është ngritur në nivele të papërceptueshme më parë, ngatërohet ”biznesi” me politikën në një formën të pazgjidhëshme, sa që shpesh dhe vet zgjedhësit tanë nuk mund të kuptojnë daljen e një force të re politike pa përcaktuar fushën e interesit të saj dhe pa kuptuar ofertën direkte që u behet në formën e një premtimi konkret. Pra me fjalë të tjera, gjatë këtyre 20 vjet të ”demokracisë” origjinale shqiptare, e cila në fazën e parë arriti deri në formën e anarhisë totale në Shqipëri, ndodhi proçesi i ”edukimit” të zgjedhësve për të kuptuar esencën e mallit – ”vullnet i lirë” dhe çmimit të tij. Ky lloj edukimi kapërceu kufijtë shtetëror duke u exportuar dhe në Kosovë pas çlirimit të saj. Me sa duket shkëmbimi i experiencës midis partive shqiptare funksionoi eficient në kohën e duhur.

Kurkujt nuk i shkon nëpër mënd se objektivat kombëtare janë një realitet dhe për ta. Se përplasja dhe konflikti i interesave personale apo të grupit mund të zëvëndësohet me interesin e përbashkët. Shpesh përmëndet shprehja amerikane ”win win” por pak kuptohet dhe nuk gjen vënd aspak në jetën tonë të përditëshme, dhe aq më pak në perriudhën e zgjedhjeve që po afrohen. Natyra jonë emocionale na bën që ti ndjejmë gjërat vetëm kur ato çfaqen në mënyrë demostrative, konfliktuale, dhe pa alternativa kompromisi. Të bllokuar në këtë llogjikë antagoniste, sejcila parti duke pretenduar për posedimin e të vërtetes absolute, shuan çdo shpres të perspektivës së bashkjetesës në kushtet e një regjimi demokratik real, ku mazhoranca dhe opozita luajnë një rol të të njëjtit nivel rëndësie për zhvillimin e vëndit. Alternimi i pushtetit konsiderohet humbje, dështim, dobësi etj. Mentaliteti i shtrirë pertej periudhes së diktaturës dhe metoda e luftës së klasave vazhdon të mbijetoj në këtë periudhë të papërcaktuar ende nga pikpamja e teorisë së tranzicionit, në kushtet e nje shteti konfuz akoma i pakristalizuar, ku gjerat janë akoma të pa precipituara dhe të pakthjelluara përfundimisht. Praktikat e vjetra nuk janë haruar ende ndërsa praktikat e reja mbillen në forma hibride me ADN të përzjerë.

Të flasim pak për ata që zgjidhen – kandidatët. Zakonisht ata vijnë me lista të përgatitura me kujdes nga kryetarët ose të afërmit e tij të ngusht – bashkpuntorët, që marrin llokmën e majme të prodhuar nga pushteti i fituar. Këta kur shiten (hyjnë në fushatë), dalin një e nga një, të ambalazhuar. Normalisht preferencat janë për ”ushtarët” besnik, të cilët kanë bërë betimin, kanë kontribuar për shefin. Për të cilët shefi ka shumë gjëra që i mban të fshehura për çdo rast. Këta duhet të dalin në skenë të regulluar, të krehur, të parfumuar, të bukur dhe të pastër, që mos tu duket fytyra e palarë, këpucët me baltë dhe duart… Shpesh ndodh që këta të mbarohen, të dalin jashtë loje për arsye të ndryshme – obiektive. Atëhere përdoret plani B, rezervë. Kërkohet në treg mall i ri, mundësisht i pa konsumuar por të ketë ”cilsitë” e nevojshme, psh. ndonjë i ”aratisur” nga kundërshtari, ose në rastin e fundit ndonjë i ”pamvarur” i lënë në heshtje, i konservuar. Këtu s’ka vënd për diletantët, apo për romantikët, duhet të njohish mirë regullat e ringut të shpallura dhe të rezistosh deri në fund. Nganjëherë është më e rëndësishme të njohish regullat e pashpallura, ato që të japin fitoren në final.

Në fakt pushtetin e merritojnë ata që din ta përdorin, të cilët ja dinë vlerën, dinë ç’të bëjnë me te. Pushteti i pashfrytzuar është humbje në të gjitha drejtimet, koha nuk pret dhe rasti nuk përsëritet. Pra nevoitet vendosmëri, qartësi, duhet të veprohet me shpejtësi dhe drejt e në objekt. Por meqë shpejtësia e madhe presupozon dhe inerci të madhe, shpesh ndodh që kandidati nuk arrin të ndaloj në kohën e duhur dhe kapërcen në zonën e ndaluar. Këtu fillojnë problemet e mbajtjes së pushtetit që nuk zgjidhen kollaj, u hapet punë, aplikohen taktika dhe strategji të holla në dukje. Ka dhe dështime nganjeherë, por partia është e fortë, gjen rrugën e daljes, qoftë dhe duke sakrifikuar. Ndodh pak më rrall kur lypet deri dhe koka e kryetarit – për hajër qoftë, puna të eci. Kam përshtypjen se PS ka hyrë në mendime për kokën e kryetarit, shpresoj mos merr shëmbull dhe PDK-ja, pasi komplikohet situata. Varet dhe çfar mendimi ka USTAI. Shshshsht, kush është ai ? Se di, por duhet të ketë një me siguri. Si puna e asaj fjale që ” çdo mafiot ka një nënë që i jep shpullën…”.

Gjithnjë kur arrij në këtë pikë bie në mendime. Çfarë bëjmë ? Zgjedhim ne, apo i përzgjedhin të tjerët? A duhet ta vras mëndjen më për këtë ? A ja vlen bara qeranë ? – Indiferentizmi zgjedhor, sëmundja e vëndeve në tranzicion. Kjo është, këtë duan dhe partitë, pse duhet të ngjeshen të gjithë nëpër kutit e votimeve si në stadium? Sa më pak aq më mirë, mbaron punë me pak para. Sikur të lejohej të bëheshin zgjedhjet pa zgjedhsa do ishte ideale – se votat po ata i numërojnë. Nejse e egzagjerova pak, se ca zgjedhsa duhen, për sytë e botës, OSBE me shokë. Megjthse dhe ata e dinë si luhet, por ja që duhen bërë ca gjera, nuk vete ashtu fare…

Në fakt ata që mezi i presin zgjedhjet janë gazetarët dhe TV. Loja luhet në fushën e tyre dhe ata marrin qiranë. Lej pastaj sikur tu ”kërkohet” ndonjë favor…kjo kushton ca, si thua?

Po populli ku është në këtë mes ???

Prapa liste si Lipe Shtoku – dëgjohet një zë i dobët nga fundi i sallës.

Bukuresht, 25.11.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2820-zgjedhje-apo-perzgjedhje-perparim-demi.html

http://www.pashtriku.org/

—————————————–

Korupsioni – Murri që duhet rrëzuar

Ideja e bashkimit është kyçi i zgjidhjes së situatës në të cilën ndodhemi. Vetem duke u bashkuar forcat patriotike të cilat nuk e kanë humbur ende busullën kombëtare, mund të ecim përpara në realizimin e objektivit të bashkimit kombëtar. Me zengjinët e ulur në kariken e pushtetit apo të opozitës, të cilët jane ngopur me çorbën e korupsionit dhe të tarafllëkut, çështja kombëtare është plotësisht e kompromentuar.

Sot lufta jonë duhet të përqëndrohet pikërisht në zgjedhjet parlamentale në Kosovë e më pas në ato lokale në Shqipëri, ku zgjedhja e përfaqsuesëve duhet të kthehet në një proces përzgjedhje të kujdesëshme të kandidatëve, në verifikimin dhe kontrollin e sejcilit pretendent, në mënyrë që historia të mos përsëritet. Organizatat patriotike shoqërore duhet ta marrin situatën në dorë, të bëhen aktive më tepër se kurr, duke ju kundërvënë interesave lokale të partive të mëdha, të cilat jane diskritituar dhe kompromentuar plotësisht gjatë fiteve të fundit.

Objektivat e afërta dhe të largeta që kemi, nuk na lejojnë të humbasim më kohë. Finalizimi i independencës së Kosovës dhe konsolidimi i shtetit të saj demokratik është hapi i parë i domozdoshëm për bashkimin kombëtar. Shqipëria pa Kosoven nuk mund të eci më më tej. Po kështu dhe jugu i Kosoves (Maqedoni) nuk mund të mbetet i shkëputur nën thundrën e sllavëve. Kosova lindore, e cila vazhdon të luftoj për egzistencë kombëtare, ka nevojë për ne, për mbështetjen tonë, pasi është pjesë e jonë, dhe ne duhet ti mbrojmë interesat e popullit tonë atje. Pa një shtet te fuqishëm të Kosovës kjo është e pamundur. Të gjitha këto nuk mund të realizohen pa një shtet të fortë dhe të shëndosh politikisht dhe ekonomikisht, pa një udhëheqje kombëtare të pastër, me njerëz të sakrifices dhe jo me përfituesa që shfrytëzojnë pushtetin për tu pasuruar.
Jam i sigurt se populli shqiptar ka plot atdhetarë të vërtet, kam njohur nga keta si në Shqipëri dhe në Kosovë, vetem se këta deri tani jane lënë mënjëane pasi nuk kane hyrë në allishverishet e partive të pushtetit apo të opizitës. Pra është detyra e frontit dhe organizatave shoqërore që ti aktivizojë dhe ti nxjerin në krye të kësaj beteje.
Si perfundim, në këtë moment historik, lufta për çështjen kombëtare duhet të riorientohet totalisht kundër korupsionit të brëndshëm në Kosovë e në Shqipëri, kundër njerëzve me interesa meskine, kundër atyre që kanë devijuar, atyre që janë berë preh e interesave shovine sërbo-greke, të atyre që kanë bllokuar luftën tonë të madhe për bashkimin e vëndit. O fiton çështja jonë kombëtare, o fitojnë të koruptuarit, trafikantët, kontrabandistët, tarafet, etj. rrugë të mesme nuk ka. Ky moment nuk përsëritet më, këtë duhet ta kuptojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë, se është guri i provës për ti vënë gjërat në vijë dhe për të vazhduar rrugën tonë të bllokuar.

Pyll pa derra s’ka thotë populli ynë, por sot ”derrat” janë shtuar ca si shumë dhe kanë hypur në majë. Ky është problemi ynë themelor. Pa zgjidhur këtë, nuk bëjmë dot më asnjë hap para. Korupsioni është transformuar në një murr të madh e të lartë, që na ka bllokuar rrugën tonë dhe prej tij nuk shohim dot më tej, prandaj duhet çare me forcë, se vet nuk bie. I vetmi ”buldozer” që e çan atë, është populli shqipëtar i vetëdijësuar për votën që jep.

Të koruptuar sot nuk janë vetem ata që janë zgjedhur, por janë dhe ata që i votojnë ata, me shpresa se do fitojnë nesër nga një kockë. Bile këta të fundit janë shumica, janë të panjohur, ca janë të gënjyer dhe të mashtruar, ca të pa ditur dhe të manipuluar. Përfundimi është i njëjtë, deri tani kanë fituar të koruptuarit nga të cilët qahemi për ditë, duke haruar se kush i zgjodhi.

Nuk duhet të harojmë dhe ata që bojkotojnë zgjedhjet. Dhenia e votes është nje detyrë kombëtare, është një drejtë e fituar, e cila duhet të luaj rolin e saj ne favor të çështjes kombëtare. Mos pjesmarrja në votim çon ujë në mullirin e të koruptuarve, ua lehtëson shumë punën, pasi nuk ka kush ti hedhi posht.
Puna e frontit është ti sqarojë të manipuluarit, tu hapi sytë të mashtruarve, të rrisë frymën kombëtare dhe vetëdijen e njerëzve, të demaskojë çdo tentativë për manipulim si dhe propogandën mashtruese antikombëtare, të rrisë rradhët e frontit të vërtet kombëtar. Fronti në këtë periudhë duhet të gjëndet kudo, në çdo vënd, në çdo fshat e katund, sa më afër njerëzve. Puna e tij nuk mbaron vetëm me lëshimin e disa parrullave, por është puna kokë më kokë me çdo njëri dhe përditë deri ne ditën e votimit.

Që të fitoj çështja kombëtare na duhet një punë titanike, ku të bashkohen të gjitha forcat e mundëshme, deri në rezervat e tij të fundit, të mos neglizhohet asnjë patriot, asnjë shqipëtar i ndershëm, asnjë luftëtar i çështjes kombëtare.

Bukuresht, 16.11.2010
—————————————-

Era antiamerikane ne Ballkan fryn nga jugu i Shqiperise


Shqiptaret si dhe popujt e tjere te Ballkani, qe heret e kthyen rugen e kurbetit te tyre ne drejtim te shtetit Amerikan qe po ngrihej mbi hirin e luftrave civile ne gjysmen e dyte te shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX. A ta moren pjese ne ndertimin e demokracise se sotme amerikane, ku gjeten kushtet e pershtateshme per te shprehur shpirtin e tyre liridashes, ku asnjeri nuk i pyeti se cfare besimi kishte dhe ku asnjeri nuk u imponoi te ndronin emrat.

Qe ne vitet 20 te shekullit te kaluar, shume familjeve shqiptare filluan tu vijne me poste parate e mundit te bijve te tyre nga Amerika. Per keto familje parat e Amerikes ishin pikat e gjakut te tyre qe i mbante frymen gjalle ne ato kohe te turbullta te verferise dhe luftrave per mbrojtjen e tokave te tyre. Ne Amerike  u krijuan organizatat e para patriotike, ”Cameria” 1918, ”Vatra” 1919 etj., te cilat dhane nje kontribut te rendesishem per mbrojtjen e identitetit shqiptar. Ne Amerike jetuan dhe vdiqen nje pjese e madhe e intelektualve dhe patrioteve me ne ze te Shqiperise si Fan Noli, Faik Konica etj.

Presidenti Willson i ishte i pari burre shteti ne bote qe ne 1923-shin ngriti zerin per te drejtat e shqiptareve ne Ballkan. Ishte shteti Amerikan ai qe ndaloi genocidin ne Kosove dhe beri te mundur çlirimin e saj nga zgjedha serbe. Burra shteti si Bush, Klinton, Obama, dhe te tjere zyrtare te larte amerikane si Ollbrajt, H.Klinton, kongresmena dhe senatore kane shprehur hapur poziten e tyre ne mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve per vetvendosje ne Kosove. Jane po keta burra qe po shqyrtojne çeshtjen çame dhe qe do ngrejne zerin e se drejtes demokratike per zgjidhjen dhe riparimin e padrejtsive qe i jane bere popullit tone ne tokat e zaptuara te Çamerise.

Diaspora e vjeter shqiptare ne amerike ndodhet e shperndare ne qytetet kryesore amerikane, si New York, Çokago, Boston, San Francisco, etj., eshte mjaft aktive dhe ka konservuar mjaft mire identitetin e saj kombetar. Sot kjo diaspore po ben lobi prane kongresit amerikan per çeshtjen kombetare, dhe gjithmon ka investuar dhe vazhdon te investoj ne favor te kombit shqiptar. Ajo perben nje faktor te rendesishem per nderkombetarizimin e çeshtjes çame dhe per garantimin e independences se Kosoves. Kjo diaspor eshte plotesisht e integruar ne shoqerine amerikane dhe ka dhene perfaqsues te denje ne fushen e zhvillimit te kultures, shkences dhe ekonomise se vendit adoptiv.

Jane keto disa nga motivet qe e bejne popullin shqiptare te kete besim dhe te doje popullin amerikan, te cilin e kane pare perhere si nje aleat dhe me te cilin e lidh nje histori nje shekullore ne luften per te drejten e tij  per te egzistuar dhe jetuar ne trojet e veta si te gjithe popujt e tjere te Ballkanit. E drejta e mohuar, historia e krimeve dhe e genocideve te maskuara apo te hapura, mashtrimi politik, padrejtesia e legalizuar me marveshje dhe dokumenta nderkombetare, prapaskena shovine te stimuluara nga interesat konjukturale te fuqive europiane, jane disa nga subjektet me te cilat perballemi.  Perpjekjet tona mund te kurorzohen me sukses vetem me perkrahjen e fuqishme te shtetit me demokratik ne bote – USA.

Populli shqiptar e di mire kete dhe eshte mirnjohes Amerikes per gjithshka ka bere, sidomos kohet e fundit te demokracise. Ai vetem nuk do mund te demontoje kurre intrigat e sofistikuara te fqinjeve tane, per kete ka pervoje te pasur qe nga koha e Lidhjes se Prizrenit. Sot kombi yne ndodhet mes dy zjaresh, nga njera ane po negociohen tokat ne veri dhe lindje te Kosoves, nga ana tjeter po greqizohet dhe kolonizohet jugu i Shqiperise. Zyrtare dhe intelektuale shqiptare te koruptuar, me heshtjen dhe aprovimin  e tyre, kane lejuar krijimin e nje situate qe po afron drejt shperthimit te nje konflikti te ri ne jugun e Ballkanit. Ata po shkatrojne ne menyre te ndergjegjshme identitetin kombetar duhe ja lehtesuar shume punen shtetit dhe Patriarkise se Athines ne realizimin e qellimeve te tyre shoviniste.

Greqizimi i popullates shqiptare te jugut, pamvarsisht nga perkatsia etnike apo fetare, shqiptare apo vllahe, po realizohet duke detyruar shqiptaret te ndrojne emrat,  fene, gjuhen, duke shtrire rjetin shkollor te spozorizuar ne tere zonat kufitare si dhe ne qytetet kryesore te jugut. Situata e veshtire ekonomike e Shqiprise e viteve 90-te dhe varferia e popullit shqiptar pas kolapsit komunist, u shfrytezua ne maximum nga shteti Grek per realizimin e qellimeve te tija Vorioepiriote. Hapi i pare ishte venia e kishen ortodokse autoqefale shqiptare nen vartesi te kishes greke. Nje prift grek ultra antishqiptar Janullatos si dhe bashkpuntori i tij kryepeshkopi i Beratit, po drejtojne tere propaganden antishqiptare me te gjitha mjetet qe disponojne. Nje ngjarje e fresket qe ndodhi kohet e fundit, ku perfaqsuesi i kishes se Beratit vajti ne Kosove dhe  u shpreh boterisht se Kosova eshte djepi i Serbise, flet vete dhe nuk eshte nje ngjarje e shkeputur, por ben pjes ne strategjine e bashkepunimit te patriarhise se Athines me ate te Beogradit kunder kombit shqiptar. Kompanit greke jane shtrire ne jugun e Shqiperise si ne shtepine e tyre duke perfituar te gjitha lehtesite e mundeshme ligjore dhe jo ligjore. Ato te sponsorizuara dhe nga shteti grek jane nje faktor i rendesishem i shtrirjes se korupsionit ne administraten shqiptare. Kontrabanda e lire qe shteti grek u ofron pushtetareve shqiptar te koruptuar eshte nje mjet i fuqishem presioni ndaj shtetit tone akoma te pa kosoliduar si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana politike. Rasti me flagrant ishte thyerja e bllokades ndaj Serbise dhe furnizimi i saj me nafte neprmjet pushtetareve socialist te koruptuar. Nuk eshte e rastit as koncentrimi i elementeve filogrek ne radhet e PS-se, e cila dhe sot luan karten e bllokimit te jetes politike te vendit dhe pengimin e çdo iniciative legjislative te rekomanduar nga shteti Amerikan.

Ndjenja proamerikane e popullit shqiptare nuk i vjen per mide Greqise, prandaj ajo po punon me te gjitha mjetet per te sabotuar kete. Mjaft itelektuale te shitur shqiptare dhe nje pjese e medjas se Tiranes (pa folur per ato lokale) po bejne nje fushate te shfrenuar antiamerikane. Nuk eshte i rastesishem qendrimet dhe emisionet e Top Chanell, ku gati perdite satirizohet dhe denigrohet çdo aktivitet kombetar. Eshte i turpshem rasti i sarkazmes se deshperuar te ketij kanali per te minimizuar efektet e vizites se PDU-se ne Amerike dhe interesimit te departamentit te shtetit amerikan per çeshtjen çame. Nuk duhet te mundohesh shume per te kuptuar se interesin e kujt mbrojne ata. Keta individe e kane tradhetine e shkruar ne balle.

Sa me teper po fuqizohet shteti dhe ekonomia shqiptare aq me agresive dhe prepotente behen qendrimet e qeverise greke. Ajo po e ndjen se po i reshqet toka nen kembe ne Shqiperi. Hapja e rruges se kombit dhe fillimi i ndertimit te rruges se arberit, prezenta e kosovareve e rritur kohet e fundit ne Shqiperi, e cila po shtrihet avash avash dhe ne jug, po i kundervihet planeve te saj. Ideja e bashkimit kombetar, qe sa vjen e behet me e fuqishme ne mbare teritoret e banuara nga shqiptaret, i hedh ne ere synimet grabitqare serbo-greke. Por ajo qe i tremb me shume eshte inkurajimi amerikan per çeshtjen tone kombetare, eshte ndihma e pakufishme qe Amerika po i jep Shqiperise dhe Kosoves. Çdo hap drejt independences se Kosoves dhe fuqizimit ekonomik te Shqiperise eshte nje goditje per shovinistet e Ballkanit.

Greqia dhe Serbia kujtuan se e fituan luften me shqiptaret kesaj radhe dhe se do e çonin deri ne fund planet e tyre shekullore. Fatkeqsisht per ta dhe fatmiresisht per ne, doli nje shtet i fuqishem qe u tha ndal. Nje shtet qe nuk pranoi asnjehere te bashkpunonte me intrigat antishqiptare te Europes, i cili theu makinen ushtarake serbe e cila po coptonte tokat shqiptare te Kosoves. Ishte pikerisht Bill Klinton i cili kur pa dredhit greke, tha : lej te rrij urte Greqia se e dime ku i ka kufijte e vertete.

Era e jugut  antiamerikane do thyhet ne malet kreshnike te Shqiperise.

Shqiptare te greqizuar apo te serbizuar, zgjohuni nga gjumi somnanbul, shkeputuni nga droga greko-serbe, se:

- feja e shqiptarit eshte shqiptaria -


Bukuresht, 24.10.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2341-era-antiamerikane-ne-ballkan-fryn-nga-jugu-i-shqiperise-perparim-demi.html

http://www.pashtriku.org/

———————————————————————–

Faqen e zezë paçin!

Një xhest i turpshëm ndodhi këto ditë në Prishtinë – u hoq flamuri ynë kombëtar.

Nuk e di se çfarë arsyesh dhe çfarë justifikimi mund të kenë ata shqiptarë që kryen këtë xhest të ulët që fyejti një komb të tërë, por unë nuk besoj se mund të ketë arsye reale për një shqiptar që ti mohoj të drejtën e simbolit kombit tonë. Në Kosovë, në këtë tokë shqiptare, të banuar kryesisht nga shqiptarë, ku për këtë simbol është derdhur gjaku lumë me shekuj, ndodhi gjëja më e pabesueshme që mund të ndodhte – u poshtëruam para gjithë botës duke hequr në mënyrë demostrative simbolin tonë më të lartë.

Pa përmëndur Skënderbeun, po me çfarë flamuri doli Isa Buletini, Oso Kuka, Azem Galica, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Cerciz Topulli, Ismail Qemali, Selam Musai, me çfarë flamuri luftuan partizanët tanë për çlirim, me çfare flamuri luftoi UÇK-ja dhe Adem Jashari për çlirimin e Kosovës ??? lista është shumë e gjatë që përmbledh shumë shekuj dhe tërë nahijet e Shqipërisë, nga Pllava e Gucia e deri në Prevez. Lidhja e shqipëtarëve u bë në Prizren, ku valoi flamuri ynë kuq e zi dhe e pa gjithë bota. U valvit në Çamëri në Konispol, u valvit në Kaçanik, ku ranë bijtë më të mirë të kombit tonë. Të heqish flamurin tonë në mesin e Shqipërisë (në Prizren) është njesoj si të shkelish mbi gjakun e dëshmorëve tanë, pikerisht në kohën kur është akoma në diskutim pamvarsia e tokave tona në veri e në lindje.

Faqen e zezë paste ata që na vune këtë njollë e na bënë me turp. Çfarë deshën të tregojnë me këtë xhest të  huajve ? Mos vallë ua kërkoi dikush këtë gjë? Akoma duhet të fshehim simbolet tona para të huajve se mos u prishet mideja dhe u pritet oreksi. Sa do vazhdojmë të mohojmë veten dhe të poshtërojmë kombin për tu bërë qejfin kujt ? Sërbit? Grekut ? Mos vallë ngritja e flamurit shqiptar pengon fillimin e negociatave sërbo-kosovare ? A egziston një kusht i tillë ? Nëse është ashtu domethënë se sërbët do diskutojnë ”çështjet teknike” nga pozita e një shteti që hyn në negociata me një koloni të tij që ka ngritur krye, dhe do lëshoj diçka perin, por jo dhe lirinë, pamvarsinë e kolonisë së pabindur. Dhe këtë e bën nga pahiri, pasi ndërhynë të mëdhenjtë e botës e i vunë strekëmbshin. Por ky është problemi i tyre, problemi jonë është – ne si do shkojmë të ulemi në bisedime ? Do ulemi në gjunjë, apo përdhe? Me simbolet tona apo me ato të sërbit?

Për Europën nuk ka rëndësi si do zhvillohen këto bisedime, veç të bëhen, që të kalojnë në pikën tjetër të rendit të ditës. Pra po filluan bisedimet, çdo gjë është në regull edhe sikur këto bisedime të vazhdojnë një shekull, edhe sikur shqiptarët të mbeten të varur prej sërbit si në ekonomi dhe në politikë, nuk ka problem po bisedohet, mund ta pranojnë Sërbin të qetë në BE, se ajo i plotsoi kushtin – po bisedon me shqiptarët pa flamur.

”E ku na i shpie mushka drutë” thotë një fjalë e urtë popullore, çi gënjen mëndja cave, se duke ulur kokën, duke hequr flamurin kombëtar, do ti lavdëroj kush? Përkundrazi kjo ishte një provë, që i tregoi sërbëve se me këta mund të ”bisedojnë”, pasi këta ( pa flamur) mund të pranojnë shumë gjëra, shiten kollaj. Po qe se bëhet fjalë për tregëti, kush shet dhe kush blen, çfarë shet dhe çfarë blen? Mos vallë për këto punë do bisedojnë-a ? Në qoftë kështu, edhe një herë faqen e zezë paçin, por kjo punë nuk mbetet me kaq. Ndal o beg se ka hendek, se dardha e ka bishtin mbrapa.

Bukuresht, 16.10.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2341-era-antiamerikane-ne-ballkan-fryn-nga-jugu-i-shqiperise-perparim-demi.html

http://www.pashtriku.org/

———————————————————

Na duhet historia me teper se kur.

Lufta Nacional-Clirimtare ne periudhen 1939 – 1944 dhe cfare ndodhi me vone ne Shqiperi na mesoi shume gjera te cilat kurre nuk duhet me i haru. Ate periudhe historike mund ta ndajme ne tre pjese:

1939 – 1943 lufta ilegale, krijimi dhe organizimi i luftes se grupeve klandestine,

1943 – 1944 lufta partizane, krijimi i brigadave partizane dhe lufta ne male,

1944 – 1945 lufta frontale, krijimi i ushtrise dhe qeverise, clirimi i Shqiperise dhe Jugosllavise.

Ne periudhe e pare, ishin nje dore te rinjsh patriote, te vendosur, te brumosur me ideollogjine iluministe te rilindjes tone kombetare, social-demokrate, qe luftuan me vetmohim deri ne dhenien e jetes. Ne kete periudhe me keta u cfaqen dhe u perzien dhe tradhetaret e kombit me Enver Hoxhen ne krye te ndihmuar nga Vukmanovici Tempo dhe Dushan Mugosha (te deleguarit e Titos). Ilegalistet kryesisht ishin me prejardhje qytetare ose studente nga vise te ndryshme te vendit. Nje pjes e madhe ishin nga Kosova dhe Cameria, te cilet u tradhetuan dhe u vrane gjate kesaj periudhe, dhe ata qe shpetuan persekutuan dhe u masakruan pas lufte. Ne kete periudhe kontribuan dhe borgjezet intelektualet patriote,  te cilet financuan levizjen, i strehuan, i ndihmuan, por qe pas clirimit u vrane dhe u persekutuan gjate gjithe jetes.

Ne periudhen e dyte, dolen partizanet vullnetare nga qyteti dhe me shume nga fshati. Pjesa me e madhe ishin te rinj por kishte mjaft dhe burra ne moshe te cilet lane familjet dhe shtepijat per te luftuar ne cetat, batalionet dhe brigadat e para qe u formuan. Keta i mbajti populli me buke, ndau kafshaten, u dha strehe, u dha djemte e shtepise dhe ato pak pushke qe kishin. Ca dolen e u vrane,  ca te tjeren hidhnin dy pushke e ktheheshin ne shtepi, por ne pergjithsi ishin me teper ata qe dilnin e me pak ata qe vriteshin ose ktheheshin, dhe numri i partizanve u rrit.

Ne periudhen e trete, kishim nje qeveri provizore qe u krijua ne kongresin e Permetit, flitej per ushtri, filloi mobilizimi masiv. Lufta po mbaronte, ushtria luftoi pak ne teritorin e Shqiperise dhe u hodh ne Jugosllavi, ku u vrane shumica e deshmorve te luftes. Pra ne kete periudhe mund te flitej per rekrute te cilet per inerci vazhduan te quheshin partizane.

Pas lufte, ne fillim ish partizanet zune pushtetin, kuptohet jo te gjithe. Me vone filluan perzgjedhjet dhe eleminimet simbas kritereve te ndryshme dhe konjuktures. Numri i ”ish partizaneve” filloi te shtohej, po keshtu dhe i ”deshmoreve”. Shume familje te nenpunesve qe kishin bere njefare kariere filluan te shpalleshin shtepi lufte pa qene nevoja te verifikohej dhe te vertetohej kjo. Ne hyrje te shume shtepive u vune pllaka perkujtimore. Filloi nje beteje e madhe per historikun e cdo fshati, ku gjerat ngateroheshin sa vinte dhe me keq. Ka fshatra qe kane disa historiqe ku personazhet qe kontribuan ne lufte ndryshonin shume. Diku i njejti  fis dilte me Ballin e diku me Partine. U be nje lemsh qe as sot nuk e gjen dot fillin nga fillon. Shume veterane u merziten, u bene me fjale, u vune ne shenjester ose u persekutuan. Erdhi nje periudhe kur ishte mjaft e rezikeshme te dije shume per luften, pale pastaj te flisje dhe te thuaje te verteten.

Ne kete periudhe Sigurimi i Shtetit, nuk e siguroi asnjehere popullin, vec se e pergjoi dhe here pas here kur ndihej nevoja dhe vinte urdheri,  plotsonte planin e te fuqis puntore per minierat e kromit (te burgosurit). Keshtu qe ministri i brendeshem pergjigjej dhe raportonte per planin e exportit te kromit. Kryheshin arestime te planifikuara dhe denime standarte per agjitacion dhe propagande. Jo pak partizane perfunduan ne burg, jo pak veterane u denuan me gjith familje dhe fis dhe jo pak u zhduken ose u pushkatuan si ”armiq te popullit”. U vendos diktatura me e eger ne Europe, qe na shperfyturoi si komb, qe e beri punonjesin servil dhe fshatari hajdut.

Me pak fjale ju pershkrova experiencen e hidhur te Shqiperise qe disa po e harojne avash avash. Tani erdhi radha Kosoves te krijoje experiencen e saj te pas clirimit. Me cfare lexoj dhe degjoj, ca gjera sikur po perseriten. Flitet per korupsion, per politik kuadri te gabuar, per merita dhe jo merita, per shperblim te merituar ose jo te merituar etj. Jo pak veterane po neglizhohen dhe ca privilegjohen, ca te nenes dhe ca te babes. Nuk e gjej as une fillin, te shoh se si trajtohet ceshtja kombetare, sa mbrohet interesi kombetar, sa pengohet dhe sa ndihmohet zhvillimi i kultures, i ekonomise, i nivelit te mirqenies se popullit. Shpesh dezinformimi mbulon informimin dhe krijohet konfuzion. Flitet per agjentura dhe interesa gjeostrategjike, por sa shkojne keto ne interesin tone dhe sa ne ate te fqinjeve shovine, qe po u kullon leng goja per tokat tona.

Veteranet e UCK-se, jane nderi i kombit tone dhe ashtu duhen trajtuar kudo qe jane. Ata me siguri do jene te kenaqur nese pamvarsia e Kosoves konsolidohet perfundimisht. Ndersa persa i perket politikes se kuadrit, qe duhet te ndjeke qeveria e Kosoves ne kete periudhe delikate, te nevojave te medha dhe te ndertimit te administrates shteterore e te perspektives, duhet  te aplikoje kriteret e cilesise, te aftesise, te eficiences, dhe ajo qe eshte shume e rendesishme te besnikerise ndaj ceshtjes kombetare. Reziku i rreshqitjes drejt korupsionit eshte i madh dhe kerkon nje pune te jashtezakonshme per te frenuar fenomenin, prandaj pikerisht ne ato organe duhet perzgjidhen njeres me devotshmeri te larte dhe konsekvent ceshtjes kombetare. Jam i sigurt qe dhe ne rradhet e veteraneve ka mjaft patriota idealist qe nuk do kursehen per mbrojtjen e pamvarsise kombetare.

Vellezer kosovare mos lejoni te perseritet historia e hidhur e popullit shqiptare, lexoni historine qe te dini si te mbroni veten dhe  interesin kombetar. Kjo periudhe qe po jetojme nuk perseritet me, shansi nuk vjen gjithmon, o dalim ne krye ose do humbim per gjithmon. Bota nuk do merret gjith kohes me ne, vemendja po i spostohet ngadal ngadal ne te tjera drejtime. Prandaj zgjidhni shpejt  Presidentin qe duhet , dhe cojeni pamvarsine deri ne fund.

Bukuresht,14.10.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2188-na-duhet-historia-me-teper-se-kurr-perparim-demi.html

——————————————————-

Extremizmi bardh e zi

by Perparim Demi on 8 octombrie 2010 la 20:38

Eshte e vertet se shume shqiptare i shohin gjerat bardh e zi pa dalluar nuancat gri qe i ndajn keto dy extreme. Kjo reflektohet plotesisht ne politiken shqiptare – o je me mua o kunder meje. Pra njeriu i thjeshte nuk ka alternative tjeter kur duhet te zgjedhi midis dy partive kryesore parlamentare, pozita me opoziten. Ndermjet dy partive toleranca eshte gati zero(ne pamje te pare) pa cka se diku kryqzohen e diku perplasen.

Ne kete periudhe, pozita lavderohet dhe akuzon,  ndersa opizita e shan dhe e akuzon dhe ajo. Kush eshte e verteta ????

Nje gje shihet me sy te lire dhe pa u munduar shume, opozita zgjodhi rrugen e bojkotit pa perfillur nevojat reale te vendit. Jam i sigurt se tym pa zjar nuk ka, te dyja palet e kane lyer nga nje cike gishtin ne supen e korupsionit, prandaj dhe kane se cfare te thone per njera tjetren. Ligji nuk para ka funksionuar si duhet, por vende vende, me te zgjedhur. Kuptohet kjo gjendje nuk eshte e re dhe te dyja paleve u ka pelqyer kjo pune, se perndryshe nuk do ndodhte keshtu. Kane arritur ne nje pike pa rruge dalje, ne momentin e kompromisit qe po vonon, ne nje bllokazh qe po demton seriozisht punen dhe po e mban vendin peng.

Kthehemi tek ajo qe kemi thene perhere, ne vendosjen e raportit midis interesit personal me ate kombetar, ka fituar deri tani i pari. Kjo gje duhet te na beje te mendohemi thelle kur hedhim voten dhe te mos vemi mbas berihait.

Une e shoh me keqardhje kete situate te krijuar pasi me dhemb kur mendoj se tani qe na u hap rruga po e bllokojme vete, kjo eshte antikombetare dhe nuk do pajtohem kur me te. Kohet e fundit duke pare investimet e drejta qe jane kryer ne infrastrukturen e vendit jam gezuar pa mase lidhur me kete politike ekonomike te drejte eshte ndjekur dy vitet e fundit, dhe sado i pakenaqur mund te jem nga problemet e mesiperme nuk mund te mohoj ate qe eshte bere realitet – jepi Qezarit ate qe eshte e Qezarit. Pra nuk e shoh fare te zeze punen, ka dhe shpresa per me mire. Dicka eshte bere dhe do behet dhe ne te ardhmen.

Levdatat e sheqerosura nuk para i lexoj, i kaloj pa i vene re kur lexoj shtypin. Ne pergjithsi kerkoj te informohem, te kuptoj se cfare po ndodh dhe cila eshte perspektiva. Por fatkeqsisht keto informata eshte pak e veshtire ti gjesh ne shtypin tone plotsisht te politizuar gje qe corienton lexuesit. Me teper informohem nga shtypi i huaj, te cilet nganjehere japin information dhe analiza me realiste (me perjashtim te vendeve te Ballkanit).

Uroj qe ne nje te ardhme jo te larget te ndryshoje kjo situate dhe te kemi nje mazhorance dhe opozite solide, konstruktive, te cilat te bashkpunojne per zhvillimin e vendit. Vetem atehere Shqiperine se mban dot me kush e do eci perpara me shpejtesi.

Thirrje :

Politikane shqiptare mendoni pak dhe per vendin tone jo vetem per vete – a thua se me degjon kush !!!!

————————————————————————————————————

Kosova e ka presidentin por nuk e përdor

– OPINION – Përparim Demi

PDF Drucken E-Mail
Montag, den 04. Oktober 2010 um 19:11 Uhr
Me largimin e Sejdiut shumëkush ra në hall, kush e ka rradhën?Me largimin e Sejdiut filloi polemika, debate, shqetësime – Kosova në krize…. Po hidhen idera të bëhen zgjedhjet, … partitë po mendojnë, palet hedhin fajin njëra tjetrës, diskutime parlamentare dhe iso mediatike.Përparim DemiKush ka të drejtë? Si është më mire? Ne interesin e kujt?Sa na pengon dhe sa na dëmton – hesape, bilance, projekte, pregatitje për hapin e mëpasëm. Kjo është politika, kështu bëhet gjithandej, dhe ne marrim experiencë, nuk jemi të parët. Ligji themelor i mbijetesës është kompromisi, negociatat të pafundme fitojn kohën, ca gjëra harohen dhe ca të tjera vijnë ose i sajojmë. 100 vjet mes sërbit dhe grekut diçka mbeti, diçka zuri vend, diçka u fut si pyka ne dru mu ne zëmër, në trurin, kokën, ne qeveri dhe ne parlament. U fut nëpërmjet partive dhe politikanëve të tyre me origjinë dhe edukim të gjithfarësh. Mozaiku i interesave sa vjen e bëhet i padeshifrueshëm. Ato që dikur ishin qartë, tani nuk u sheh më kufirin mes tyre. Frazat u zgjatën, u bënë më komplekse, shumë fjalë te reja dhe jo patjetër shqip u bënë modë.
Nga ta zë dhe nga ta kap?Po e filloj nga Presidenti. Po gjith shqiptarët anë e mbanë e dinë se në Kosovë Adem Demaçi nuk ka shokë. I vetmi që i bie hakut sërbëve, se i njeh mirë ata, ua di metodat, qellimet, mjetet, ua njeh klyshat e mbjellur me kohë. I vetmi që mohoi gjithshka për këtë vatan. Është njeriu qe nuk pa jetë personale, nuk gezoi familjen, por luftoi deri në fund për çlirimin e Kosovës. Pra në këtë situatë, pa president, në prag të negociatave, është i vetmi që nuk tutet nga presionet, që nuk i dridhet syri dhe gjuha, që nuk di se ç’është tradhtia, që nuk blihet dhe as shitet për para.E çfarë presidenti tjetër i duhet Kosovës në këto kohë kaq të trubullta plot me rreziqe dhe gracka politike. Cfar pritet, tu propozojnë sërbët një president nga Beogradi, apo tu rekomandoj UMNIKU rus një ”patriot” shqiptaro-sërb të shkolluar. Apo një rekomandim delikat nga ana e Brukselit për të mos thelluar hendekun me Sërbinë në prag të pranimit të saj në BE.Shqiptarët e vërtet, që e duan vëndin, që e duan bashkimin, që kanë dinjitetin kombëtar, që e duan Kosovën dhe gjithë trevat shqiptare kudo që janë, nuk kanë nevoj të mendohen gjatë se kë të zgjedhin, ta thonë me të parën – veç një njëri mund ta bëjë realitet ëndrën shqiptare dhe ky është heroi ynë kombëtar Adem Demaçi.Proçedurat lej ti bëjnë partitë, pozit dhe opozitë bashkë të mblidhen kok më kokë e ta mbarojnë kët punë, veç një gjë të mos harojnë – është urgjente, koha nuk pret, o tani o kurrë, erdhi momenti i pritur. Në këtë punë nuk kemi nevojë për asnjë këshillë, për asnjë rekomandim, për asnjë ndërhyrje.

Kosova e ka Presidentin dhe se ka përdorur deri tani.

Bukuresht, 04.10.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2120-kosova-e-ka-presidentin-por-nuk-e-perdor-opinion-perparim-demi.html

http://www.pashtriku.org/

——————————————————————-

Rreziqet e nje politike te gabuar

Qendrimi armiqsor i Greqise ndaj Shqiperise dhe popullsise shqiptare eshte fare i qarte, pamvarsisht se qarqet diplomatike e neglizhojne ate. Ai cfaqet ne cdo hap dhe ne cdo veprim te qeverise greke si ne aksionet e saja ndaj emigranteve shqiptare, nepermjet mohimit te te drejtave te minoriteteve, duke mos lejuar levizjen e camerve ne teritorin e Greqise etj. Ajo qe shpreh dhe me konkret kete qendrim jane nderhyrjet e qeverise greke ne punet e brendeshme te shtetit Shqiptar si dhe shantazhet e vazhdueshme te perdorura.

Agresiviteti i qeverise greke per perhapjen e sforcuar te gjuhes greke ne jugun e Shqiperise dhe pretendimet e saja per ”te drejtat e minoritetit grek” te fryre artificialisht eshte i pashembullt. Rritja artificiale e shqiptareve te konvertuar ne Shqiperi, duke perdorur miten (pension 400 Euro/muaj), dhe kerkesa e pajustifikuar e qeverise greke per te bere urgjentisht rinumerimin e popullsise ne Shqiperi ka per qellim:   rritjen e influences se saj ne teritoret shqiptare, nderhyrja ne politiken e brendeshme te Shqiperise duke manipuluar me votat e shqiptareve te greqizuar, fuqizimin e partise dhe organizatave grekofone te cilat i perdor si vegla ne duart e saja. Fondet qe Greqia konsumon per te rritur influencen e saj ne Shqiperi duke investuar ne shkolla dhe kisha greke, ne koruptimin e zyrtareve dhe politikaneve shqiptare, ne sponzorizimin e organizatave dhe partive politike progreke, kapin shifra shume te medha. Ato jane nje investim i saj per kolonizimin ekonomik dhe politik te Shqiperise.

Qeveria Shqiptare nuk eshte aq naive sa te mos i kuptoje kete perspektive, por para interesit te ngusht personal dhe partiak ajo sakrifikon interesin kombetar. Ky qendrim antikombetar i qeverive shqiptare ka qene i vazhdueshem dhe i shprehur me intensitete te ndryshme gjate shekullit te fundit. Tani kjo po merr permasat e nje krize te brendeshme qe mund te kthehet shpejt ne krize te jashteme. Paqja ne Ballkanin e jugut eshte ne pikpyetje. Ceshtja kombetare per shqiptaret sa vjen e po behet me akute, faktor te rinj politik kane dale dhe do dalin ne mbrojtje te saj. Populli kerkon drejtesi, reciprocitet dhe respekt. Lemoshat elektorale nuk pin me uje, kaloi faza qe shqiptaret ishin te uritur dhe te zbathur sic i la klika e Enverit. Krenaria shqiptare nuk ka humbur akoma. Shqiptaret e Greqise po zgjohen gjithashtu, thirrja e gjakut po i ngre, nuk pranojne te shtypen ne vazhdimsi dhe tu mohohet identiteti i tyre kombetar.
Perplasja eshte e pashmangeshme, forcat po grumbullohen, kontraditat sa vijne e po rriten, e verteta po nxjer kok, nuk mbulohet dot me me demagogji populiste. Kriza ekonomike e Greqise do e thelloje dhe me tej antagonizmin etnik, dhe intoleranca radikale ultranationaliste do kthehet ne politike standart te shtetit Grek, i cili do i rikthehet metodave te vjetra qe ka perdorur. Populizmi dhe nationalizmi radikal gjithnje ka qene nje mjet efikas, nje valvol per shkarkimin e presionit te brendshem te rritur per arsye te tjera ekonomike apo sociale te Greqise.
Nga ana tjeter rezistenta dhe revolta shqiptare do rritet ne te gjitha planet si brenda Greqise dhe jashte saj. Do ashpersohet qendrimi ndaj filogrekeve ne Shqiperi qe mund te transformohet lehte ne krize politike te brendeshme. Raste te vecante kane ndodhur dhe mund te shtohen ne kete perspektive.

Faktori shqiptar i neglizhuar per nje kohe te gjate nga politikat e fuqive te medha Europiane, te cilat jane dhe autoret e kesaj gjendje ne Ballkan, do ngrej krye dhe nje here. Qendrimi i heshtur i Brukselit ndaj faktorit shqiptar ne pergjithesi ne Ballkan, ka motivet e veta te dukshme dhe te padukshme. Po kur ti plasi bomba ne dore si perhere do jet i pafte per te administruar situaten dhe do kerkoje ndihmen amerikane. A nuk ndodhi keshtu ne rastin e konfliktit ne Kosove? A nuk ishte e parashikueshme situata konfliktuale ne Serbine e viteve 90-te? Perse nuk mbajti qendrim qe ne fillim Brukseli per te shmangur genocidin dhe luften?
Nje gje eshte e vertet, persakohe te drejtat tona jane te shkelura me te dyja kembet, ne shqiptaret, vazhdojme te jemi ne gjendje lufte me qeverine dhe patriarhine greke (jo qeveria jone). Ata e dine kete, prandaj dhe nuk e abrogojne ligjin e luftes, se dhe ata nuk e mbyllin luften e tyre me ne, deri sa te realizojne deri ne fund qellimin e tyre final – kolonizimin e Shqiprise.

Sa me teper te rritet presioni grek aq me violent do jet dhe reagimi i faktorit shqiptar. Shkallezimi i ketij konflikti eshte ne funksion te qendrimit te klases politike greke ndaj ketij problemi madhor per mendimin tim. Kalbezimi i gjendjes sociale aktuale ne Greqi jep sinjalet e tij me aksionet teroriste qe po ndodhin here pas here ne kete vend. Paftesia e qeverise shprehet qarte ne agravimin e situates dhe levizjes ne ruget e Greqise. Tashme nuk eshte i panjohur fakti se ne teritorin e Greqise po aktivizohen grupet teroriste anarhiste ultranacionaliste, dikush i sponsorizon dhe ato.

Per shtetin Shqiptar, kjo situate instabile socio-ekonomike e Greqise, paraqet nje rezik te jashtem eminent, gje qe duhet ti alarmoje organet kompetente te qeverise shqiptare, per te marre masat e duhura per te zbutur impaktin qe do ket kjo situat me perspektiv te turbullt. Mungon plotesisht transparenca ne kete drejtim dhe informimi i opinionit publik eshte gati inegzistent.

Rruga ligjore, paqesore dhe dipllomatike per zgjidhjen e ceshtjes came qe po ndermerr PDU-ja, eshte nje hap i matur dhe me perspektive, per te kontrolluar konfliktin e mbuluar deri tani. Nese kjo nuk do japi rezultat, dhe presioni grek do vazhdoj te ushtrohet, ky konflikt do shpertheje duke u kthyer ne nje levizje te pakontrolluar qe mund te marr drejtime te rezikeshme per te dyja vendet.
Politikanet shqiptare dhe greke te sotem do mbajne tere pergjegjsine per mos zgjidhjen e ceshtjes dhe per pasojat qe mund te rrjedhin nga kjo ne nje te ardhme te afert.

Bukuresht, 02.10.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2118-rreziqet-e-nje-politike-te-gabuar-perparim-demi.html

http://www.pashtriku.org/

———————————————————–

Gezohem dhe Qaj

Kush lufton – me ke lufton – per cfare luftojme!

Keto dite ceshtja Came po hyn ne nje faze te re te njohjes se saj nderkombetare. Vet fakti i impenjimit te faktorve te rendesishem te politikes amerikane, qe jane te specializuar ne drejtim te mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe te minoriteteve, si dhe zyrtare te politikes qe mbulojne rajonin e Ballkanit, eshte per ne nje fitore e madhe qe na siguron sensiibilizimin e ceshtjes sone dhe hap rrugen per zgjidhjen e saj.

Me ne fund dy deputetet tane, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, arriten aty ku duhet me detyra te bera mire, te pregatitur per te na perfaqsuar me dinjitet para fuqise me te madhe diplomatike te botes. Ata paraqiten nje dosje te mbushur me deshmira, me copza te vuajtjeve tona, me ngjarje makabre te genocidit, me fakte te shtypjes, te maltrajtimit, te cfarosjes se nje populli trim qe ka vene bazat e kultures se hershme europiane. Ata cuan nje ze, zerin tone, asnjehere te degjuar,  te mbytur deri tani nen dhunen greko-komuniste. Ata cane perden e manipulimit shekullor te orkestruar dhe te pranuar nga te gjithe. Hapen dritaren e te vertetes tone te madhe.

Te gjithe e kemi te qarte se qarqet diplomatike te Europes dhe te Amerikes kane njohuri te thella mbi problemet qe shoqeruan fazat e ndryshme te krijimit dhe zhvillimit te shteteve ballkanike, arkivat e tyre jane plot me materiale informative te pasura te kohes, shume prej te cilave ne as  qe i dim. Megjithate ne u furnizojme faktet tona, te viktimes, te popullit martir, i cili hoqi mbi kuriz tere vuajtjet dhe humbjet qe patem nga zhvillimi i shteteve fqinje shovine ne  teritoret tona te lashta. Sot ne konjukturen e tanishme sic duket do kemi shansin te veme ne vend pak drejtesi dhe per ceshtjen tone.

I gjithe ky zhvillim pozitiv i ngjarjeve per ceshtjen e Kosoves dhe per ceshtjen e Camerise, po ndodh paralel me expansionin grek jashtezakonisht agresiv ne jugun e Shqiperise. Nderkohe qe ne kerkojme te drejtat tona te mohuara per 60 vjet, po zhvillohet nje manipulim i pashembullt per konvertimin e shqiptarve ne greker. Po shtrihen shkollat ”private” greke ne kuriz te shkollave shteterore ne gjuhen shqipe. Femijet po detyrohen te flasin greqisht kur as prinderit e tyre nuk e dine. Indoktrinohen me historira fallso dhe nuk informohen me te verteten e hidhur te vendit te tyre.  Nje mosreprocitet i pashembullt po ndodh mes Shqiperise dhe Greqise, ndermjet trajtimit te popullsis shqiptare dhe asaj minoritare greke.

Valle kaq te domozdoshme e kemi ndihmen greke??? sa nuk jetojm dot pa te, sa te ulim koken para cdo lloj persekutimi, nderhyrje, abuzimi, apo pretendimi te qeverise shoviniste greke, antishqiptare te deklaruar gjate gjithe kohes dhe sot me teper se kur!!!!

Po e ham turpin me buk, po gelltisim perdite peshtymen e grekut duke buzeqeshur, duke deklaruar se jemi ”miq” dhe po jetojme ne ”paqe”. Po me ke jemi miq ???  me ate qe do na e beje lekuren sholle per kepuce, me ate qe thot se nje shqiptar i mire eshte nje shqiptar i vdekur, me ate qe thote gjuha jone eshte gjuhe e shejtanit, me ate na vrau dhe na vodhi tokat e pasurit e te pareve tane, me ate qe po shfrytzon pa meshire bashkatdhetaret tane qe punojne atje nga halli??? Pra jemi miq me shtetin qe kerkon jo me pak se gjysmen e vendit tone!!!! I cili mori mesin dhe jugun e Epirit dhe tani kerkon dhe veriun. Me nje shtet qe lindi dhe u rrit si nje tumor mbi kurizin tone dhe tani po pushton tere vendin.

Kam mjaft per kete teme, por e shoh se po me hypen gjaku ne koke dhe po e le me kaq, per here tjeter.

Pushka top tu behet deputeteve tane qe po bejne histori!
Ju uroj te ruani gjakftohtesine dhe trimerine, se lufte te veshtire do keni.

Bukuresht, 30.09.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2109-gezohem-dhe-qaje-perparim-demi.html

———————————–

Hall të madh do ket Europa në Ballkan!!!

Aroganca greke edhe një herë po nxjerr dhembët e ujkut

Papandreu këshillon qeverin shqiptare të ketë kujdes me minoritetin grek nëse do që të hyjë në BE. Aroganca e qeverisë greke bazohet në privilegjet që ky shtet i ngritur mbi kurizin e popullit tonë ka përfituar gjatë dy shekujve të kaluar, në përkrahjen e vazhdueshme që pati nga fuqitë e mëdha të kohës, në dobësite e shtetit shqiptar gjithmon të vonuar.

Minoriteti grek në Shqipëri ka qënë, është dhe do të mbetet gjithmon një instrument presioni ndaj Shqipërisë. Politika greke nuk njeh tjetër metod perveç atë të presionit dhe kërcënimit – sa do vazhdojë kjo?

Në këtë politikë shovine të megaloidhesë, reciprociteti si nocion, nuk njihet  kur bëhet fjalë për vëndet fqinje. Principi i të drejtës së njëriut dhe ligji zbatohen vetëm në një kahje, vetëm kur bëhet fjal për grekët. Etnit e tjera dhe minoritetet etnike në Greqi, bile as dhe popujt e tjerë fqinjë, për ta nuk egzistojnë.

Tani Greqia, pasi hëngri dekada me rradhe në kuriz të punës dhe mundit të pupujve gjerman, francez etj. të Europes, e mbytur në borxhe të cilat nuk mund tjua kthejë më, po përballon valën e protestave të popullit grek që po humb rogën e katërmbëdhjet te vitit me 12 muaj. Nëpër kafenet e Greqisë revolta sa vjen e rritet. Si guxon qeveria tua heqi nga goja parat e gjermaneve puntorë – ky është kulmi!!!  Atëhere, qeveria greke e kuptoi me njeherë dhe u bind se duhet urgjent tu sigurojë një subjekt tjetër diskutimi dhe revolte për popullin e saj ”paqësor dhe të civilizuar”. Këtu del dhe roli i Shqipërise dhe i popullit shqiptar, që po  ”shtyp” minoritetinb grek në Shqipëri, dmth shqiptarët e kthyer në pensionista grek, të cilët paguhen nga 300 Euro/muaj për tu përdorur si subjekt presioni ndaj shtetit Shqiptar.

Deri tani kjo skemë po funksionon perfekt. Nëse gjatë rrugës do vriten ca shqiptarë ose ca shqiptarë të greqizuar, të cilët janë te lumtur të japin jetën për lavdin e popullit grek , kjo nuk përbën ndonje problem se shqiptarët nuk mbarohen, shtohen vetë, shtojnë dhe popullin grek – Greqia të eci përpara.

Me Maqedoninë e ka vënë punën në vijë, i ka mbërthyer mirë në vënd të lig. Nëse do në BE, të ndrojë emrin, robat, këpucet, kapelen dhe fytyrën, nëse ka mundësi. Po dhe aty na dalin ca shqiptarë, nejse ky është problem tjetër.

Siç duken bathët, Brukselit po i shtohet puna, nga njëra anë shqiptarët po nxitojnë te futen ne BE, po zhvillohen si shumë, po ndërtojnë dhe po modernizohen, sërbëve u premtoi ca privilegje, po si do ja bëjë me Greqinë antiamerikane, që është krenaria antike e BE-së dhe që qan e ulërin sa ta lëshojë një çik nga dora.

Hall të madh do ket Europa, sos kriza dhe vështirsitë e ndërtimit të strukturave, të unifikimit lindje-perëndim, e përballimit të perspektivës globale, mbetet e zbuluar nga jugu pasi nuk po bashkon dot qingjin me ujkun të rrinë urtë bashkë.

Për qeverin shqiptare do flas tjetër herë më vonë.

Bukuresht, 13.09.2010

http://www.pashtriku.org/

———————————————————

Po ndërtohet Shqipëria

Pas dy mijë vjetësh shqiptaret ju kthyen të ndërtojnë vëndin e tyre te vogël.

Pas 2000 vjetësh lufte per çlirim, pasi ringjallën gjuhën e shkruar të lashtë ne periudhën e rilindjes (shek.XIX), pasi ngritën shtetin e tyre te vogël (vitet 20 shek.XX), pasi krijuan strukturën dhe infrastrukturën e parë të një shteti modern (mbretëria shqiptare), pasi u arsimuan dhe kuptuan që nën diktaturë nuk jetohet (periudha komuniste) dhe as në anarki (vitet 90-të), shqiptarët ju përveshën ndërtimit.

Shqiptarët gjithë jetën punuan për të tjerët, pasi në këtë vënd të vogël nuk mundeshin, nuk lejoheshin, luftoheshin, shtypeshin. Me punë ishin mesuar përherë, por frutet e punës së tyre i gëzonin të tjerët, talenti i tyre pasuroi kulturën vëndeve ku mërguan, vdiqën, duke marrë me vete hidherimin e mallit dhe dhimbjen e dashurisë për vëndin e tyre. E fiksuan këtë në artin e tyre, në folklorin e pasur, i cili zgjon këdo, dhe të vdekurit nga varri shekullor.

Dhjet vjet pune ju desh që të bënin paratë në dhe të huaj dhe ja arritën. Filluan të konsumojnë, u veshën, u mbathën, u mobiluan, blenë makina. Fillimisht të vjetra pastaj të reja, fillimisht të vogla pastaj më të mëdha. Filluan të ndërtojnë, shtëpira, klube, kafene dhe restorante, motele dhe hotele. Me dhjetra, me qindra, me mijra, kudo ku mundeshin – në vëndin e tyre. Me leje, pa leje, mirë dhe më mire, të thjeshta pastaj moderne, gjithnjë e më të bukura. Mësuan gjuhë të huaja, u shkolluan në vënd dhe jashtë, gjithmon në lëvizje, në kërkim, në zbulimin e maximumit, të limiteve, deri dje të ndaluara. Kështu ndryshoi Shqipëria, ish vëndi më i varfër në Europë. Sot mund të flitet me plot të drejt për fenomenin shqiptar, pak i kuptuar nga të huajt.

Sot flitet për “boomin” shqiptar, i cili sapo ka filluar. Mbaroi faza haotike. U vu regull e ligje, administrata po punon, njerzit po hyjn në “brazdë”, gjërat po shkojnë në vëndin e vet. Kush gaboi do paguaj. Filloi planifikimi, ndërtohet perspektiva, shtrohet baza, hapet rrugët, ngrihet prestigji ndërkombtar. Filluam të ëndërojmë, filluam të jetojmë. Tani flitet për Shqipërin dixhitale, për Shqipërine e autostradave, për Shqipërinë turistike, arkeollogjike, …për Shqipërine faktor paqje, që hap rrugën e detit për Kosovën dhe Maqedoninë, për Shqipërin kandidate për integrim.

Kjo është Shqipëria e parë nga larg, nga syri i vëmëndshëm dhe vigjilent i diasporës, që vjen në behar për “pushuar”, për të vëzhguar, për të prekur realitetin shqiptar aq shpejt të ndryshuar, të gatshëm të investojnë kursimet e jetës, frutin e punës së tyre në dhe të huaj, për vënë një gur në vëndin e tyre. E kush nuk e do vendin e vet që të behet si një bahçe me lule???

Nuk mund të anashkaloj vlerësimin për qeverinë shqiptare që po drejton me sukses këtë aksion të madh kombëtar, që po lufton me të gjitha forcat për njohjen ndërkombëtare të independencës së Kosovës, që po bën realitet shumë ëndra të shqiptarëve duke filluar që nga liria e qarkullimit, etj. Një ekip profesionistësh, të vendosur për rrugën që kanë zgjedhur, të drejtuar nga një malsor i paepur, i cili di të dëgjojë të rinjtë e talentuar shqiptarë të shkolluar në shkollat më të zgjedhura të botës.

Kjo që po ndodh tani në Shqipëri nuk ka krahasim, nuk mund të mohohet as nga skeptikët më të mëdhenj. Kjo është pikërisht ajo që shqiptarët e kanë pritur me kohë, për të cilën dolën në rrugë në 1990-tën, është ajo që do i kthej të gjithë në shtëpi, do i mbledhi të gjithë edhe ata që janë “pakëz” shqiptar dhe që më parë nuk e tregonin. Kjo do i bëjë dhe grekerit të rikthehen në shqiptar, në origjinën e tyre të lavdishme dhe të lashtë.

Këshillë opozitës nga emigranti – mos u bëni pengesë, merrni pjesë aktive në këtë aksion të madh kombëtar, mos harroni se “feja e shqiptarit është shqiptaria”, përndryshe nuk do jua falim kurrë dhe zëmërimi i popullit do bjerë mbi ju.

Shqipëria nuk mund të ndalet më nga askush!

Bukuresht, 02.09.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/2032-po-ndertohet-shqiperia-perparim-demi.html

—————————–

Koment per kominikatin e publikuar tek gazeta ”Romania Noua” per letren e Hillary Clinton derguar zv/kryeministrit dhe ministrit te jashtem te Shqiperise Ilir Meta

Dr. Perparim Demi

Inkurajimi publik, qe jep Hillary Clinton ne kete mesazh eshte i nje rendesie shume te madhe ne kete moment. Qeveria shqiptare eshte implikuar ne nje prjekt, per realizimin e independences se Kosoves, te nje rendesie „zero” per popullin shqiptar. Kjo shpreh vullnetin dhe aspiraten shekullore te popullit tone, i cili luftoi 2000 vjet per liri. Detyra eshte e rende, por ne nuk zbrapsemi asnjehere dhe para asnjegjeje deri ne realizimin e plote dhe definitive te independences, se bashkimit dhe ndertimit te te ardhmes sone prospere. Populli martir i Kosoves meriton ndihmen qe i takon nga ana e te gjithe bashkeatdhetareve te tij kudo qe ndodhen, por ne rradhe te pare nga ana e shtetit shqipetar. Kjo ndihme nuk qendron vetem ne anen formale dhe deklarative, por ne nje bashkpunim te ngusht per konsolidimin e demokracise, luftes kunder korupsionit, zhvillimit te infrastruktures dhe te ekonomise, te edukimit dhe shoqerise civile. Kemi shume per te mesuar, shume per te realizuar ne kete shekull, i cili i dha fund fatkeqsive te shekullit te kaluar. Do te rifitojme kohen dhe do dalim ne ball per te dhene dhe ne kontributin tone ne te ardhmen e komunitetit europian ne ndertim.

Ne kete moment u hap rruga shume e pritur, po hyjme me shpejtesi ne rrugen e zhvillimit, kemi objektiva qarte te dukshme , qe me realizimin e te cilave do krijojme kushtet dhe mjedisin e nevojshem per paqe dhe stabilitet ne rajonin e Ballkanit. Me kete do te deshmojme se populli shqiptar eshte nje faktor i rendesishem i pashmangshem per stabilitetin e rajonit. Sllogani se Ballkani eshte ”nje fuci baruti” ne sensin qe eshte burimi i konflikteve rajonale – eshte falls. Konfliktet jane gjeneruar vetem nga politikat shovine te disa qeverive lokale (Greqia dhe Serbia) te cilat paten fatin te krijoheshin pak me heret se shteti shqiptar, ne periudhen e shkatrimit te perandorise Osmane. Duke qene te paret, ju lejua te ushqejne pretendimet per tu zgjeruar ne dem te popullit tone.

Lufta e popullit shqiptar per te mbijetuar dhe ne mbrojtje te tokave te lashta eshte e justifikueshme dhe nuk mund te jete ne asnje menyre nje gjenerator konfliktesh. Ideja ”te vdesim, te zhdukemi qe te kemi paqe…” eshte kriminale dhe nuk do e pranojme kurre. Nje popull qe ka luftuar gjithe kohen pa nderprerje (500 vjet) per liri, i cili ka kontribuar ne menyre masive per clirimin e vendeve fqinje dhe krijimin shteteve te tyre idependente ne shekullin e XIX, meriton mirnjohje – gje qe akoma nuk e ka marre.

Jemi optimist, por historia na ka mesuar te jemi vigjilente. Dime te vlersojme miqte dhe tu tregojme vendin armiqve. Jemi te hapur per bashkepunim por kerkojme qe respekti dhe kontributi te jete reciprok. Jemi krenar per historine dhe kulturen tone, ne te njeten kohe jemi dashamires se kulturave te te tjereve, ku kemi kontribuar dhe ne me shkrimtare, artista, filozofa dhe shkencetare, politikane dhe burra shteti. Per miqte dhe udhetare e kemi ne tradite deren e hapur, dhe kete e vune re dhe e vleresuan duke filluar qe nga Bajroni, Edith Durhani, Han dhe Pukevili etj.

Ndihmen qe Shtetet e Bashkuara na e japin ka per baze mirnjohjen, vlersimin, drejtesine, idealin e demokracise si dhe projektimin e paqes ne Ballkan. Ajo perfaqson nje politike te drejte, konstruktive, legjitime, e cila ofron perspektiven e zhvillimit te demokracise ne kete zone te Europes ku ka munguar ne menyre te skajshme per arsye te lakmise, ultranacionalizmit dhe shovenizmit te ushqyer nga interesa meskine te faktorve te influences te koherave instabile te ketij kontinenti plak.

Europa e Bashkuar nuk mund te behet pa hequr dore nga e kaluara e pergjakur dhe ne se nuk krijojme nje baze te re duke riparuar gabimet e historise.

Populli shqiptar, i cili hoqi rrjedhojat, i cili u plackit, u nda, u spastrua, viktime e genocideve, eshte ai qe deshiron me teper paqe dhe stabilitet. Ai sheh optimist te ardhmen dhe eshte i gatshem te kontriboje ne vendosjen e nje bashkjeteses  paqsore  te popujve te Ballkanit.

Bukuresht, 18.08.2010

—————————————————————-

Ideja e bashkimit ndermjet realitetit dhe utopise

Duam te bashkohemi por si do bashkohemi, kur do bashkohemi, kush do marri inisiativen dhe kush do e realizoj, sa kohe do zgjasi unifikimi, sa do na kushtoje, si do reagojne nderkombetaret , cfare duhet bere me pare?

Para disa ditesh kam shkruar nje artikull, ku shtroj argumentat dhe arsyet se perse duhet te bashkohemi. Ideja e bashkimit eshte e ngulur ne mendjen e cdo shqiptari qe nga koha e zgjimit kombetar, e Lidhjes se Prizrenit dhe e luftes per pamvarsi, kur vendet fqinje te ndihmuar nga fuqite e medha vershuan mbi tokat shqiptare duke e shqyer copa copa. Qe nga ajo kohe rrodhen shume ngjarje, pushtime, luftra, shpopullime krahinash, krime dhe genocide, shperngulje dhe eksode masive, persekutime etnike dhe politike nga shtetet fqinje apo nga qeveria komuniste e Tiranes. Numri i martireve te kombit tone ne luften per clirim dhe emancipim e kapercen numrin e popullates tone egxistente. Nuk ka shqiptar dhe familje shqiptare qe te mos kete dike te sakrifikuar ne kete betej shekullore, kjo eshte lufta jone e perbashket.

Lufta e gjate per clirimin e Kosoves akoma e pambaruar perfundimisht por qe ka hyre ne ruge te drejte, ka hapur shpresa te reja per relizimin e idese se bashkimit te trojeve shqiptare. Avangarda e kesaj ideje ne radhe te pare eshte disaspora e gjere shqiptare ne Europen perendimore dhe ajo e pertej oqeanit, e cila ka mbushur faqet e internetit me analiza, argumente, fakte historike, dokumenta te nxjera nga arkiva te ndryshme, te cilat denoncojne politikat antishqiptare dhe te drejten e popullit tone per te egzistuar dhe jetuar me te drejta te barabarta si dhe popujt e tjere te vendeve europiane. Gjithashtu dhe mjaft shoqata ose intelektual te vecante, personalitete shqiptare shkruajne dhe dalin publikisht duke trajtuar problemin e bashkimit shqiptar si obiektiv final te ceshtjen tone kombetare.

Problemi shtrohet si te bashkohemi dhe cfare pengesash egzistojne?

Disa analiste nderkombetare si dhe zera te brendesheme intelektuale, duke iu referuar sferave te ndryshme politike shqiptare dhe interesave lokale, shprehin mendimin se jo te gjithe shqiptaret jane per kete bashkim. Ndoshta kane te drejte, ndoshta jo, varet se ne cfare prizmi e shohim dhe si e ndertojme proiektin e bashkimit tone kombetar. Kuptohet gjithmone do egzistojne dhe forca centrifugale, interesa specifike lokale ose dhe personale. Njekohesisht jam i sigurt per ate qe ne se forcat politike do ndermarrin kete inisiative dhe do dijne te ndertojne nje strategji realiste, duke percaktuar qarte etapat qe duhen pershkuar si dhe mjetet/burimet e nevojshme, situata mund te ndryshoje. Per kete kerkohet vullnet politik ne radhe te pare.

Duhet te percaktojme qarte fushen e aplikimit te ketij bashkimi, te fiksojme rezultatet finale te tij, komponentet perberese te unifikimit, ruget e mundeshme qe do na cojne drejt tij, implikimet e mundeshme ekonomike, sociale, administrative, legjislative dhe diplomatike ne arenen nderkombetare. Ne se nuk krijojme nje panorame te plote te procesit te bashkimit ne formen e nje strategjie te qarte te mbeshtetur ne projekte te realizueshme, sustenabile, te identifikojme faktoret kryesore dhe burimet e nevojshme, te sigurojme nje management dhe nje ekip te afte per ta vene ne jete, ideja e bashkimit do mbetet ne nivelin e nje retorike elektorale, qe ushqen endren e shqiptareve por pa nje baze reale, kthehet ne nje utopi, ne nje subjekt letrar patriotik – ne nje ender te bukur.

Hapi i pare eshte te sqarojme problemin duke i dhene pergjigje pyetjes:

Cilat jane gjerat qe na bashkojne dhe cilat jane ato qe na ndajne?

Sipas mendimit tim na bashkojne:

  • Gjuha shqipe e perbashket per te gjitha dialektet e saj;
  • Trashegimia historike afersisht e njejte per te gjitha nahijet shqiptare;
  • Shperndarja teritoriale gjeografike pa shkeputje e popullates shqiptare;
  • Lidhjet fisnore familiare ndermjet krahinave te ndryshme te vendit;
  • Identiteti kombetar dhe simbolet e njejta te popullit shqiptar;
  • Kultura, folklori dhe  arti si mjete te shprehjes emocionale te popullit tone;
  • Aspirata e perbashket e popullit shqiptar per bashkim;
  • Fryma patriotike e gjeneruar qe ne kohen e zgjimit kombetar;
  • Capaciteti i madh rigjenerues i popullsise sone te re;
  • Nevoja per hapsiren e perbashket per zhvillimin ekonomik;
  • Burimet natyrore dhe njerezore te pasura te vendit;
  • Nevoja per fuqizimin e kapacitetit financues te investimeve;

Nga ana tjeter na ndajne:

  • Coptimi politik teritorial i tokave te populluara nga shqiptaret;
  • Divergjencat ideollogjike te partive te ndryshme qe luftojne per pushtet;
  • Disniveli i theksuar i zhvillimit ekonomik te krahinave te ndryshme;
  • Mungesa e shtrirjes se rjetit te infrastrukturesne tere zonat;
  • Interesat lokale dhe personale te faktorve te brendeshem politik;
  • Diferencat legjislative midis teritoreve te populluara nga shqiptaret sipas perkatesive shteterore te ndryshme;
  • Konjuktura nderkombetare dhe interesat e vendeve fqinje qe luftojne te perjetesojne kolonializimin e teritoreve shqiptare;
  • Mosperputhja e prioriteteve dhe objektivave te administratave te ndryshme lokale;
  • Korupsioni lokal dhe ne nivelin shteteror ne teritoret e banuara nga shqiptaret;

Ndoshta ka dhe faktor te tjere qe nuk e kam permendur, por sejcili prej faktoreve te lartpermendur duhet analizuar me kujdes dhe duhen gjetur rruget optimale per ti kthyer faktoret-ndares ne faktore-bashkues. Mund te jap si shembull metoden e analizes SWOT, qe perdoret shpesh ne analizat e ideve te nje projekti. Ndoshta kjo problematik e gjere mund te behet subjekti i artikujve te ardheshme, ku do i rikthehem kesaj teme.

Hapi i dyte duhet te jete pecaktimi i prioriteteve te momentit, dhe projektimi i strategjise afatgjate, mbi bazen e vlersimit realist te evolucionit te konjukturave, te mjeteve qe duhen perdorur, shkalles se implikimit ne perputhje me potencialin realizues pa rene ne entuziazmin e egzagjeruar. Nje vemendje te vecant i duhet kushtuar perzgjedhjes se aleateve te brendshem dhe ne arenen nderkombetare, pa u influencuar nga interesat e castit dhe ofertat jo transparente per aleanca te perkoheshme, qe fshehin interesat e kunderta.

Nje rol shume te rendesishem kane analizat e situatave, te cilat po te  kryhen me cilsi, krijojne kushtet per ti parashikuar gjerat dhe per te mos u kapur ne befasi, te pa pregatitur ne administrimin e ngjarjeve politike. Shpesh jemi ndodhur ne situata te veshtira duke mos patur zgjidhje te parapregatitura dhe si rezultat kemi humbur trenin. Akoma kemi boshlleqe, munges te informacionit te plot dhe ne kohe, praktika te vjetruara, organizim dilitant, personazhe politike amatore, munges procedurash dhe legjislacioni perkates, etj.etj., gjera qe ulin mjaft kapacitetin tone per realizimin e nje projekti te till madhor.

Ne kete pune, entuziazmi artificial, sentimentet dhe veprimet emocionale, si dhe shkalla e ulet e komunikimit, jane te demshme dhe shpesh na krijojne veshtirsi ne formimin e opinionit te favorshem nderkombetar. Ngritja i nje ekipi profesionistesh, ne keto momente perben nje prioritet te grades zero. Ngritja e nivelit te komunikimit e shoqeruar me qartsi vizioni dhe strategji largpamese, perben kushtin kryesor dhe pike nisje per kete ruge te gjate por te sigurt.

Koha nuk pret, kalon. Ngjarjet marrin rrjedhjen e tyre te diktuar nga faktoret e jashtem.

Shtrojme pyetjen:

– Ne deri kur do rrim sehirxhinje qe pastaj te qahemi dhe tua hedhim fajin te tjreve per paaftesin tone shekullore per te fituar te drejtat tona themelore te egzistences, te rritjes, te zhvillimit, te …. ?

Miq dhe bashkepatriote intelektuale shqiptare kudo qe jeni, ju ftoj te mendojme konkretisht per kete obiektiv madhor dhe te kontribojme me diskutimet tona  per mundesite konkrete dhe rradhen e punes – ndoshta faktoret vendimor i lexojne keto dhe reagojne ne favor te realizimit te saj.

vazhdon

Bukuresht, 4 Gusht 2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/1921-ideja-e-bashkimit-ndermjet-realitetit-dhe-utopise.html

http://www.pashtriku.org/

———————————————–

Ne do shpetojme Europen nga kriza Greke

Perfaqsuesit qeveritar dhe te dipllomacise shqiptare jane me te kujdesshem dhe me te rezervuar ndaj ceshtjes kombetare sidomos kur eshte fjala per deklarata ne forume nderkombetare. Shpesh jane te heshtur dhe nga njehere pranojne cdo propozim te vendeve fqinje edhe kur ato jane te ndergjegjshem qe keto jane ne kundershtim me aspiratat tona dhe na vene ne pozite inferiore duke mos respektuar parimin e reciprocitetit. Nuk marrin asnje inisiative nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve qe jetojne ne vendet fqinje, megjithse rastet e shkeljeve flagrante nuk kane qene te pakta. Ata e justifikojne keto qendrime me nevojen e ruajtjes se mardhenieve te fqinjesise se mire si kusht per te plotesuar kerkesat e BE-se ne kete drejtim. Nga ana tjeter jane teper tolerant ndaj vendeve fqinje duke supozuar se vetem keshtu keto vende do i ndihmojne ose do bejne lobi per futjen tone ne BE.

Vendet fqinje sidomos Greqia qe i njeh mire pasi ka experience me qeverite shqiptare, keshtuqe nuk kursehet ne kercenime sa here u vjen rasti, ato shfrytezojne cdo rast dhe perdite per te realizuar obiektivat e veta ne dem te interesave tona kombetare. Pasi ka perfunduar shkombtarizimin e popullates shqiptare ne Greqi, tani i eshte perveshur shkombetarizimit te shqiptareve ne jugun e Shqiperise duke perdorur mjete te reja qe i pershtaten kushteve aktuale. Ate i premtojne qeverise shqiptare se do bejne cmos per futjen e Shqiperise ne BE pasi te greqizohet te pakten gjysma e shtetasve shqiptare, dhe pasi ta kolonizojne plotesisht ekonomine shqiptare. Jam i sigurt qe ne deficitin buxhetor te Greqise qe solli krizen e thelle qe po kalon,  kane ndikuar mjaft dhe pensionistet shqiptare te cilat marrin nga 300 Euro/person (vetem ata qe deklarohen grek), si dhe financimet e shumta per fushatat zgjedhore ne Shqiperi. Ky ne fakt eshte nje investim me afatgjate i cili do i sjelli nje fitim te shumefisht ne te ardhmen nga shfrytzimi i kolonise, se burimeve natyrore dhe njerzore te Shqiperise se ardheshme ne kuadrin e Europes se Bashkuar.

Me sa mbaj mend nga theniet e te vjeterve, ne periudhen e para luftes se dyte boterore, Greqia ishte vendi me i varfer ne Europe, ku popullata emigroi nga mundi per ti shpetuar urise. Nje pjese e tyre vinin dhe punonin si argate tek ne dhe u trajtuan me zemergjeresi nga popullata mikpritese shqiptare e Camerise, Thesalise, Delvines e Laberise etj. Nje pjese e tyre jane dhe sot atje dhe quhen minoriteti grek i cili ka shume te drejta qe ndoshta nuk i kane as grekerit brenda ne Greqi, pasi hane nga dy krahet.

Me sa duket na erdhi radha prap te mbajme grekerit me buke pasi jane ne krize. Ka 20 vjet, qe nje force krah pune prej gati 500.000 shqiptare punon per begatin e popullit grek, te cilet kontribojne ne buxhetin e shtetit grek, megjithse pjesa me e madhe e tyre nuk perfiton asgje nga te drejtat qe u takojn sipas punes se kryer. Shume prej tyre sidomos ne vitet 90, u punesuan pa letra duke kontribuar keshtu ne pasurimin e evazionisteve fiskal grek.

Pra qe ti bie shkurt, e ardhmja eshte “pozitive”, Greqia do dali nga kriza duke vene ne pune shqiptaret ne Greqi dhe ne Shqiperi, ndersa Shqiperia do hyje ne Europe nen kujdesin e Greqise,  Politikanet shqiptare do fitojne dhe ata votat e shqiptareve te greqizuar qe tashme nuk jane me te pakte.

Si rezultat, “ne qe mbrojtem Europen dhe krishterimin nga pushtimi Osman duke u vetsakrifikuar  per 500 vjet, ne qe kontribuam ne luften kunder fashizmit pa kerkuar asnje demshperblim, ne pasi kontribuam per paqen ne Europe duke carmatosur kosovaret ne 1946-en, duke mbajtur peng refugjatet came qe te mos kthehen ne vatrat e tyre, duke pranuar vendimet e te gjitha kongreseve dhe konferencave Europiane per ti copetuar tokat tona, pasi u shperngulem nga tokat tona ne qetesi dhe koke ulur per tu bere vend grekeve dhe serbeve qe u shtruan si ne bacen e tyre dhe pasi kontribuam pas 90-tes ne pasurimin e diplomatve te varfer europian ne Shqiperi, tani do japim kontributin tone te cmuar per te shpetuar Europen nga kriza Greke.” Kete pune do e bejme ne disa menyra:

–                     duke punuar direkt me fuqin tone puntore te lire, e cila do uli koston e prodhimit dhe do rrisi efikasitetin e ekonomine greke;

–                     duke paguar shtetit grek, taxat dhe tatimet pa pretenduar per asnje te drejte qe lind nga e drejta e punes dhe siguracionit social qe legjislacioni u garanton punonjesve, shtetas grek;

–                     duke transferuar ne Greqi mbivleren e prodhuar ne ekonomine shqiptare, sidomos ne fushen bankare, te telekomunikacionit, etj.;

–                     duke transferuar patriarkise se Athines te gjitha te ardhurat e kishes ortodokse “autoqefale” shqiptare;

–                     duke u dhene koncesione dhe te drejte shfrytzimi te burimeve natyrore dhe njerzore te Shqiperise ne menyre preferenciale pa iu nenshtruar regullave te tregut te lire;

–                     duke aprovuar ne menyre automate cdo projektligj i hedhur per miratim nga partia e minoritetit grek dhe aleatet e saj;

–                     duke mos kerkuar kthimin pronave te shqiptareve dhe duke lejuar shfrytzimin abuziv te ketyre pronave nga qytetaret grek, pa kerkuar demshperblime ose uzufruktin qe na takon;

–                     lista vazhdon dhe me tej…. dhe eshte e gjate, po te kemi parasysh gjenialitetin e politikaneve te vorioepirit kur behet fjale per shfrytzimin ne maximum te situatave per te vjelur ne maximum gjithshka nga popullata shqiptare kudo qe ndodhet.

Te gjitha keto do te ndodhin po qe se qeveritaret tane nuk mbledhin mend dhe te mendohen mire para se te kerkojne te hyjne ne BE. Eshte mire te hyjme, problemi eshte si te hyjme, ne gjunje, apo duke u zvaritur dhe duke e lepire dyshemene me gjuhe.

Po sikur mos hyjme tani cfare do ndodhi?

Ne dhe ashtu ne Europe jemi nuk lujm vendit, s’jemi tu shku ne Afrike. Europianet po u pelqeu lej te vijne ta bejne plazhin tek ne, se ndoshta iu eshte merzitur Greqia, qe u kushton aq shume.

Bukuresht, 29.07.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/1832-ne-do-shpetojme-europen-nga-kriza-greke.html

http://www.pashtriku.org/

————————————————-

Jo vetem greket dhe serbet u munduan te na ndronin gjakun

Kur ishim te rinj, mesonim ne shkolle per rilindasit, kuptohet jo per te tere, sepse pjesa me e madhe e tyre kishin shkruar dhe per perendine, dhe per “mbretin” dhe per “sulltanin”. Ca te tjere ishin te haruar, nuk perputheshin me idete komuniste dhe nuk ishin te pershtatshem per edukimin e brezit te ri ”te njeriut te ri”. Partia e Punes (se as komuniste nuk ishte), morri persiper te edukonte popullin ndryshe. Te na bente ndryshe nga c’ishim, nga shka kishim trasheguar nga te paret tane – burrerine, nderin, krenarine, patriotizmin, atdhedashurine, besnikerine, dashurine dhe pergjegjsine per familjen. Ashtu sic na pershkruan Bajroni dhe te tjere kur na njohen. Ashtu sic na njihnin italianet, turqit, grekerit, rumunet, bullgaret dhe serbet kur paten rast te kishin te benin me ne. Shqiptari qe kishte “din dhe iman” qe dinte te respektonte dhe mikun dhe armikun, sipas dokeve dhe zakoneve tona te lashta. Bajroni kur u kthye nga udhetimi tha “ cdo shqiptar eshte nje mbret dhe sillet si mbret, ju lordet e Anglise duhet te shkoni ne Shqiperi te mesoni si te silleni, si te respektoni dhe si te beni politike”.

Kthehemi tek “njeriu i ri” qe donte te na kthente Enveri, pjeserisht ja arriti qellimit, por jo te gjithe. Nuk na vrau dot te gjithve, nuk na trembi dot te gjithve, mbeten ca gjalle, sa ne Shqipri aq dhe jashte saj. Njeriu i Enverit, per nene kishte partine, per babe Enverin (kjo nuk thuhej por nenkuptohej figurativ ne ate kohe), ishte besnik i partise (jo i Shqiprise).

Me kujtohet nje ngjarje e jetuar. Nena ime kishte nje koleg pune Nabi Agolli prej Dibres se madhe. Veteran lufte, ishte gjykates, nje dite pati nje gjygj: nje funksionar shteti i shkolluar, dipllomat qe shetiste jashte shtetit, kishte abandonuar baben, qe e mbante fshati me buke. Me ne fund, nje dite te bukur fshati u ngrit dhe e hodhi ne gjyq per ti marr pensionin per baben e vet. Nabiu pasi i degjoi fshataret, pa dhe plakun e shkret bere nje grusht nga turpi, iu kthye funksionarit (nuk po ze emrin me goje se me vjen peshtire) dhe e pyeti “ mire mor birbo, si e le tet ate qe ta ka bere koken sa nje qen stani dhe na shet mend tani me kollare? Kush te beri ty me shkolle?”, qytetari i qete fare, pa piken e turpi i tha “pse ky far plaku me ka rritur, mua me ka rritur Partia”. Ketu i hipen xhindet Nabiut dhe i keputi pensionin sa i mbajti krahu dhe e qiti perjashta nga salla e gjygjit. Shkon per dreke ne shtepi dhe kur kthehet ne pune mbas dite, ishte bere vrer ne fytyre. Nena ime e pyet cke keshtu o Nabi, je bere si qyqar, te paskan mbytur gjemite? Jo mor jo, por u hoqa nje te rahur te mire me ryp djemve ne shtepi qe te mos me thone neser se i rriti partia. Kjo ngjarje ndodhi ne 1967-ten (me sa me kujtohet), por qeshnim dhe pas 20 vjetesh kur e kujtonim.

Pra kthehemi tek njeriu i ri (ose njeriu i zi sic e thoshim ne me tallje) i partise se Enverit. Qe te perputheshe me normat duhej te ishe servil, i pa bese, hajdut, imoral, i pa fe, spiun etj. Qe te tregoje besnikerine ndaj partise duhej te pakten te spiunoje vellane, gruan, burrin, femine, per te tjere as qe flitet. Ne doje te beje kariere duhet te coje gruan tek sekretari i partise qe ta kishe mire me te. Kush dilte jashte shtetit me sherbim, me ate pak diete qe u jipnin duhet tu blinte peshqeshe shefit para se merrte gje per femijet e tij. Po te kishe hall duhet vije me xhamidanin e rakise. Keq e paten fshataret e shkrete pasi u morren tokat, dhente dhe dhite, u vinte turp te ftonin nje mik ne shtepi se nuk kishin buke ti vinin para. Shume here njerzit druheshin tu shkonin vizite ne fshat, se e dinin qe nga turpi do priste dhe pulen e fundit dhe do linte femijet pa ato dy koqe veze qe i kishin mbetur. Fshatari, malsori shqiptar krenar ne shekuj, qe su bente ter syri nga turku dhe as nga italiani apo gjermani, u be nje dor, uli kurizin nga halli, dilte naten me thes ne krah te vidhte miserin ne fushe (qe vete e kishte mbjelle po ja merrte partia), e ta fshihte ne obor qe te mbante gjalle femijet. Pra keshtu u be shqiptari hajdut brenda 50 vjetesh. Hajdutllekun Shqiperia e njohu ne kohen e partise.

Ne kohen e mbretit Zog, i gjithe qyteti i Elbasanit kishte vetem nje xhandar dhe s’kishte probleme dhe as hajduter qe te vidhnin neper shtepia. Neper fshatra as behej fjale, nuk mbylleshin dyert me celes, sepse as kishin celsa. Po te kalonte ndonje udhetar ftohej ne shtepi, i shtrohej te hante, te pinte dhe i jepej dhe buke per ruges. Prandaj ne Kanun thuhej se i zoti i shtepise pergjigjej me koke per jeten e mikut 24 ore deri sa te tretej buka qe kishte ngrene tek ai, dhe nese miku vritej para, vrasesi hynte ne gjak me te zotin e kesaj shtepie.

Keshtu u shperfyturua shqiptari, sot i shohim dhe me qarte pasojat. Ate qe nuk e beri dot asnje perandori, e beri Enveri me partine e tij (qe i humbte shpirti aty ku eshte). Vrau ajken e popullit, djemte e rinj dhe intelektualet me te nderuar, zhduku gjithe familjet e medha qe kane luftuar per vatanin. E filloi kasaphanen me kunatin e tij, te nderuarin zoteri Barri Omari (miku i gjyshit tim, komshi ne Fier), qe e mbajti me buke dhe me para. Burgosi shkrimtaret, artistet, revolucionaret e vertet, patriotet, hoqi fene dhe zhduku prift e hoxhe, dhe ngriti llumin, servilin, genjeshtarin, hajdutin, imoralin.

Tradhetari, armiku me i madh i shqiptareve i te gjitha kohrave, bente teater ne televizor dhe hiqej si “patriot” qe “qante per vatanin” kur i pregatiste gropen bashke me Titon e Rankovicin. Qe i la camet te thereshin si dhente nga kriminelet e Zerves, dhe ja dorzonte UDB-se te shkret kosovare qe hidheshin ne Shqiperi per te shpetuar koken. Kur erdha si refugjat ne Rumani ne 1991, u takova me ca djem prej Kosove, te cilet me ftuan per nje kafe tek hotel Bulevardi. Kur fillova te shaj Enverin mu hodhen per koke, nuk me rahen vetem se isha cam dhe miku i njerit prej tyre. Mu desh ore te tera ti sqaroja me fakte per dyftyresine e Enverit dhe nuk e di sa i binda. Shume me vone disa prej tyre me dhane te drejte pasi morren vesh gjithe ato gjera qe filluan te dalin ne shtyp.

Na shkateroi kombin i paudhi, na shperfyturoi.

Pesimi te na behet mesim, kur mos e harojme ate qe na ndodhi. Te jemi vigjilente.

Te paharuar qofshin martiret e asaj periudhe.

Bukuresht, 22.07.2010

http://www.pashtriku.org/

—————————————

Tekst replike per artikullin:

“Codi sekret i Shqiperise: sy per sy dhe dhemb per dhemb”

Publikuar te shtunen, 10 Korrik 2010 nga Catalin Alistari ne evz.ro – portal lajmesh

http://www.evz.ro/detalii/stiri/codul-secret-al-albaniei-ochi-pentru-ochi-dinte-pentru-dinte-900266.html

I dashur Catalin, me lejoni qe te prezantohem.

Jam Dr.perparim Demi, me profesion punonjes shkencor ne fushen e industrise metalurgjike, me origjine shqiptare dhe ne 20 vjetet e fundit – pagues i taxave dhe votues ne Rumani.

Ashtu sic dua popullin tim, jam dhe dashamires  i popullit rumun, me te mirat dhe te keqiat e tij. Njoh mjaftueshem gjuhen, kulturen dhe historine e popullit rumun, sa te kuptoj qe jemi dy popuj te lidhur ngusht nga ana fisnore, te cilet kane zhvilluar ne menyre te ndryshme dialektet dhe gjuhet me rrenje te vjeter te perbashket Trako-Ilire. Kultura dhe gjuha qe ne kemi trasheguar nga te paret tane, eshte baza mbi te cilen u formuan kultura dhe gjuhet moderne europiane, duke perfshir dhe gjuhet latine dhe greke. Une jam krenar per kete trashegimi te cilen e gjej gjithandej ne folklorin ballkanik ne te gjitha rajonet e tij, qe nga Peleponezi ne Basarabi, dhe qe nga Stambolli e deri ne Dalmaci.

Artikulli “ Kodi sekret i Shqiperise: sy per sy dhe dhemb per dhemb” i publikuar nga ju ne evz.ro ne daten 10 Korrik 2010, paraqit pjeserisht disa aspekte te Kanunit te shkruara nga princi Lek Dukagjini.

Ne kete prezantim qe beni, jane nderfutur pikpamjet dhe opinioni i juaj, pergjithsime dhe gabime kronologjike, te ilustruara me disa poza jo dinjitoze, te cilat nuk e perfaqsojne Shqiperine e sotme.

Verehet qarte tendencioziteti i materialit, ne te cilin keni perdorur subjektin e romanit te Kadarese (I cili nuk eshte Nobelist akoma, shpresojme te behet), si dhe presen tabloide nga Shqiperia (homologet tuaj). Ne kete menyre keni shkaktuar nje vale isterie komentimesh dhe keni hedhur benzin ne zjarin e nenkultures rumune.

Ne te dyja gjuhet egziston shprehja “…s’ka pyll pa derra” ose “…s’ka pyll pa shkarpa”, por cfare ju terheqin aq shume shkarpat (derrat) nga Shqiperia, sa qe ti pergjithsoni dhe te mos shikoni pyllin per shkak te tyre ?

Apo egziston ndonje shkak tjeter, me politik, me i fshehte?

Nese eshte ashtu, jam i sigurt qe sherbime te tilla paguhen me pare te madhe (te mirseardhura per disa ne kete periudhe te kesaj krize qe po kalojme).

Gjithashtu jam i sigurt se gjenden dhe pagues per kete, nese jo nga vendi, nga jashte. Sidomos tani qe presim rezultatin gjykimit ne Hage per independencen e Kosoves. Besoj se ja keni arritur qellimit, por nuk jeni i pari. Ne 1999, per tu informuar per cfar ndodhte ne Kosove, Ion Cristoi shkoi ne Beograd, dhe morri vesh gjithe “te verteten”per shqiptaret, ”pushtuesit e tokave te tyre”, te cilet “u vetmasakruan ne grup” qe te hidhnin fajin mbi “patriotin e madh serb”, te shkretit Milloshevic “te pafajshem”.

Me falni se hyra pak ne politike, por subjekti dhe momenti i zgjedhur, menyre e prezantimit dhe komentet – sikur perputhen, nuk eshte keshtu ? Jam i sigurt qe i keni sherbyer vendit, dhe keni kontribuar per paqen ne Ballkan, per vendosjen e marrdhenieve te mira me vendet fqinje. Cdo gje ka nje cmim sot.

Nuk e di ne se eshte rasti tju tregoj dicka per Kanunet e Shqiperise, te Ballkanit, apo te vendeve te tjera te Europes. Per vjetersine dhe rolin e tyre ne periudhen respektive. Nje gje eshte e sigurt, nese ne antikitet nuk vendoseshin ca Kanune te pershtatshme per shoqerine, nuk dilnin me vone as e drejta romane dhe as legjislacioni I sotem modern. Cdo gje ka nje fillim. Merita e princit Lek ( njeriu i madh i kultures per periudhen e rilindjes se hereshme europiane), ka qene qe i ringjalli ne tere dimensionet e tyre. Kanuni perfaqson bazat e se drejtes penale, se drejtes administrative dhe asaj civile, mbi bazen te cilave u drejtua shoqeria antike, per nje periudhe disa mijra vjecare. Ne periudhat e pushtimit te Ballkanit, nga barbaret e vendeve te ndryshme te botes dhe ne periudha te ndryshme, perfshi ketu dhe  periudhen e dyndjeve te sllaveve te jugut, popujt tane u rezistuan dhe konservuan kulturen, gjuhen dhe identitetin e tyre ne saj te ketij Kanuni, i cili regullonin perfekt jeten shoqerore te atyre koherave.

Ne saj te ketij njeriu te kultures, kemi sot kete dokument te rall, i cili ishte i ndaluar dhe i zhdukur nga pushtuesit e vendit tone, duke filluar nga romaket ne radh te pare, te cilet dogjen dhe vodhen cdo gje qe gjeten ne Ballkan.

Patricet romak shkateruan cdo gje, ne menyre qe te mbeteshin ata autoret e cdo shpikje qe mbeti pas. Qe ketej gjejme dhe motivin e shpikjes se gjuhes latine, e cila nuk zuri asnjehere ne popull. Ndersa disa pseudogjuhetare paten “idene e madhe” te quajne gjuhen trake te folur atehere ne gadishullin e Apenineve si “Latinishte vulgare”, ose “greqishte e vjeter” ne jugun e Ballkanit.

Ne se desheroni te dini me teper per popullin shqiptar, kulturen dhe gjuhen shqiptare etj., ju rekomandoj te lexoni veprat e Nicolae Iorga, Hashdeu, Karmen Silva (Mbreteresha Elisabeta), Elena Gjika etj., ndersa ne se doni te shikoni pamje te Shqiperise se sotme, ju lutem te hyni ne http://www.google.com dhe te kerkoni  ne te fjalen Albania. Gjithashtu, ju rekomandoj qe ne rast se do ta prekni edhe nje here kete subjekt – te lexoni paraprakisht  vete Kanunin. E gjeni te perkthyer ne disa gjuhe nderkombetare si dhe analizat e publikuara per te  ne mjedise profesioniste te Europes.

Se fundi, shtypi eshte i lire dhe mund te shkruani cdo gje dhe cdo vend si dhe per cfaredo popull, do jete biografia juaj profesionale, do jet emri i juaj ne loje.

Shqiperia dhe populli shqiptare sheh rugen e tij dhe nuk ndron pershtypjet e tij per popullin rumun per arsye te disa autorve “gazetare” si ju., pamvarsisht se per ke punoni. Une zgjedh te shoh pyjet e gjelberta, dhe jo shkarpat e Rumanise.

E marr me mend qe artikullin nuk e keni shkruar per shqiptaret, por per publikun rumun, me qellim qe ta dezinformoni, nje veprim shume ne mode ne massmedien aktuale rumune; dhe ndoshta me shpresen qe te merret nga shtypi serb, ose ne rastin me te mire dhe nga shtypi perendimor. Mos u beni merak, e kane kujdes serbet kete pune.

Bukuresht,18.07.2010

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/1560-codi-sekret-i-shqiperise-sy-per-sy-dhe-dhemb-per-dhemb.html

http://www.pashtriku.org/

———————————————————-

Per nje Shqiperi natyrale

Per Shqiperine e bashkuar

Shqiptaret duhet te bashkohen – ky ka qene amaneti i lene nga te paret tane, te atyre qe dhane jeten duke luftuar per gjuhen, tokat, lirine tone. Tani nuk jetojme me ne kohen e romantizmit rilindas, dhe bashkimin mbare kombetar si perhere po na e dikton koha, nevoja per te mbijetuar kesaj periudhe historike te globalizimit, per ndryshe mund ti nenshtrohemi procesit te asimilimit dhe shperberjes se kombit tone te lashte.

Ne se duam tu pergjigjemi si duhet provokimeve te zhvillimit expansiv te shekullit XXI dhe tu krijojme femijve tane nje te ardhme te sigurt, te pakercenueshme nga askush, duhet te bashkohemi si nje trup i vetem dhe te ecim vetem ne nje drejtim – perpara.

Shqiptaret duhet te bashkohen si nje grusht i vetem kur behet fjale per interesin tone kombetar,  per personalitetin dhe per dinjitetin e vendit tone, te popullit tone,  per te drejtat e bashkpatrioteve tane kudo qe jane ne bote.


Shqiptaret duhet te bashkohen dhe te organizohen si nje shtet i ri demokratik i cili te garantoje  te drejtat tona te lirise, te mbroje vlerat tona kombetare, te coje me tej procesin e arsimimit, te siguroje kushtet e nevojshme te punesimit dhe  te qarkullimit te lire. Te siguroje perfaqsimin e tij deri tek cdo grup dhe cdo individ  shqiptar ne te gjithe boten. Te mbroje tokat dhe pronat shqiptare kudo qe ndodhen. Te mbroje trashegimine tone kulturore dhe historike. Te dije tu pergjigjet provokimeve shovine qe cenojne interesat kombetare te Shqiperise. Te mbroje interesat ekonomike te vendit.


Shqipria duhet te unifikohet per te krijuar hapsiren e nevojshme te zhvillimit ekonomik, te infrastruktures, te sistemit energjitik, te shfrytzimit te rezervave tona te bollshme natyrore dhe njerezore. Shqiptaret duhet te bashkojne forcat per te rritur nivelin e tyre te jeteses dhe fuqin ekonomike te vendit, te lene ne gjendje te mjeruar nga klikat e Enverit dhe e Titos.Te krijoje tregun unik shqiptar ku te veproje nje legjislacion i favorshem dhe ne interes te faktoreve economic shqiptar.

Shqiptaret duhet te bashkohen, pasi vetem keshtu do mund te integrohemi brenda vendit dhe me tej ne Europe, vetem keshtu do shkeputemi nga kthetrat e feudalizmit te trasheguar i cili po shfaqet shume rezikshem ne mentalitetin politik te partive te ndryshme me tendenca centrifuge te karakterit “ideologjik”. Nuk mund te integrohemi te ndare dhe te percare.


Shqiptaret duhet te bashkohen per ta cuar perpara gjuhen dhe kulturen tone te lashte, e cila do te ngrihet ne nivelin me te larte, per te plotesuar nevojat tona per zhvillim. Ne kete proces nuk mund te perjashtohet asnje shqiptar pamvarsisht se ku ndodhet. Gjuha dhe kultura jane nje prodhim kolektiv i gjithe popullit, ku gjithsekush nga ne con kontributin e tij te madh apo te vogel, pozitiv apo negativ, progresiv apo regresiv, integrues apo denigrues.


Sot behet me se e qarte se gjeja me krysore eshte te behemi te ndergjegjshem per rolin dhe detyren qe po na ofron ky moment historik. Nuk na lejohet me asnje gabim, asnje devijim nga ceshtja kombetare, asnje vonese ne realizimin e etapave te bashkimit dhe te integrimit. Jemi pergjegjes para brezave te ardheshme, para historise tone te dhimbeshme deri tani, para perspektives qe do ndertojme per popullin tone.


U bej thirrje gjithe politikaneve aktiv kudo qe jane, te ballafaqojne punen dhe aktivitetin e tyre me detyrat qe dalin per realizimin e obiektivave tona kombetare.

Ka ardhur momenti.

Eshte koha per veprim.


Pershendes nismetaret e kuvendit mbarekombetar per nje Shqiperi Natyrale.

Perparim Demi

Bukuresht, 16.07.2010

http://www.pashtriku.org/

———————————————————-


Ja nje ze po del nga mali,

deri ne qiell po oshetin.

fryhet lumi, ngrihet deti,

do te zgjoje perendin.

Autor P.D. Qershor 2010

——————————————————-

Part I

Sot a egzistojne konflikte ne Ballkan ?

Nje gje eshte e qarte, ne se duan paqe, duhet te kerkojne falje, te pranojne qe dikur kane gabuar dhe te mundohen te korigjojme c’ka eshte e mundur ne kuadrin e integrimit ne komunitetin Europian.

Ballkani i mplakur hyri ne shekullin e XX me shume konflikte keq te administruara, pasojat e te cilave i ndjejme dhe sot. Momenti i renies se perandorive te medha (Osmane, Hasburgeve, Cariste), te cilat kishin zaptuar pjese teritoresh ne Ballkan, disa popuj i kapi ne fazen e rilindjes, pasi nuk kishin krijuar ende strukturen shteterore te fuqishme dhe me experience politike per te mbrojtur te drejtat dhe teritoret e tyre. Ne nje situate te tille u ndodh populli shqiptar, si dhe ai rumun ne Basarabi.

Ne 1913, ne kongresin e Londres, fuqite e medha krijuan nje harte te re te Ballkanit. Ne sallonet luksoze te Londres, bene ndarjen e teritoreve, gje qe e masakroi popullin shqiptar, duke e ndare ne pese shtete te krijuara rishtaz (Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, dhe Shqiperia).

Ky popull i vjeter i Ballkanit, me origjin Iliro-Trake, i cili kontriboi qe ne lashtesi per formimin e gjuheve dhe kulturen europiane, i udhehequr nga Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) mbrojti heroikisht krishterimin, ne nje epoke kur ishte shume i kercenuar. Ne pese shekujt e pushtimit qe vijuan, zemerimi i Sulltanit nuk e gjynjezoi. Nen perandorin Osmane ishte ndare ne kater vilajete – me kryeqytete Janina, Shkupi, Manastiri dhe Shkodra, ndersa pas luftes se pare boterore – kjo toke e banuar kryesisht nga shqiptaret u nda ne pese shtete. Shteti Shqiptar u krijua ne 1912-ten (shpallja e pamvarsise – Vlore) dhe u njoh ne saj te insistimit te Italise dhe Austro-Hungarise (kongresi i Londres 1913), te cilat kishin interesa te tjera ne Ballkan. Deri ne 1920 ka qene nje teritor i okupuar nga ushtrite Italiane, Serbe, Greke, Austro-Hungareze etj., keshtu “de facto” krijimi i shtetit shqiptar ndodhi ne 1920 (kongresi i Lushnjes), pasi u terhoqen ushtrite e huaja.

Shteti i vogel shqiptar, u rrethua nga fqinj te rinj (Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi), te cilat ne fakt ishin teritore te banuara po nga shqiptaret. Duke patur nga pas fuqite e medha (Londra, Parisi, Moska), qeverite e ketyre shteteve ju perveshen menjehere ‘punes’, te bejne sterilizimin, kembimin, c’shqiptarizimin e ketyre teritoreve me metoda nga me te ndryshme. Shqiptaret te mbetur vetem, te tradhetuar nga te gjithe, rezistuan sa dhe si munden. Permendim ketu luften e Shkodres (shqiptaro-malazeze, 1908 – 1913 ) e pershkruar me shume hollesi nga Edit Durhani (shkrimtare engleze) ne cilsine e saj si deshimtare direkte. Vijoi nje shekull i rende per shqiptaret, vale vrasjesh dhe genocidesh ne Kosove dhe Epir. Ne periudhen respektive, rezistenca e popullit shqiptar per te mbijetuar i kushtoi shume atij, u zhduk gati gjysma e popullsise se tij. Ne pjesen e pare te shekullit te XX-te, “shpikja” me e madhe e fqinjeve tane, ishte shkembimi i popullsise me Turqine (tani numerohen rreth gjashte milion shtetas turq me origjine shqiptare). Shqiptaret e Kosoves dhe te Greqise u shkulen me force nga tokat e tyre te lashta dhe u derguan ne Turqi si muslimane. Sipas qeverive Greke dhe Serbe, po te ishe musliman – ishe patjeter turk. Ato nuk pranonin egzistencen e popullit shqiptar, ndersa shteti Turk u be bashkpuntor i tyre per te perfituar favore nga ana e Anglise dhe Rusise.

Keshtu u be rajoni Nish – Kosove “djepi” i Serbise si dhe krahinat e Epir-Thesali-Sul-Pindi-Maqedoni u bene teritoret e Greqise se madhe (Megallo-idhea , Elladha).

Kur lexoja historin e rumuneve te shperngulur ne Siberi per tu lene vendin ruseve ne Transnistria, medja ime me shkoi ne Filat (qyteza Epiriote ku ndodhen varet e gjysherve te mi). Cfare munden te benin trupat e Arkanit ne Kosove dhe trupat e gjeneralit Zerva ne Epir eshte e veshtire te pershkruhet. Vrasje dhe gropa te perbashketa. Femije, gra dhe pleq, te gjithe civila, fshatare te qete u gjuajten, u nxoren nga shtepiat e tyre per nje arsye te vetme – ishin shqiptare te pambrojtur nga askush, qe iu nenshtruan zhdukjes. Diskriminimi i pakices shqiptare ne keto shtete eshte nje proces qe vazhdon akoma. Ironia qendron ne ate qe ne disa konferenca nderkombetare, ne shtyp, ne enciklopedi te ndryshme ose libra historie, populli shqiptar u paraqit si nje popull primitiv, analfabet, origjina e te cilit eshte pak e njohur, ndersa Shqiperia u quajt si nje “nocion gjeografik” (Bismark – ish kancelari i Prusise, 1878) dhe asgje me teper. Ne shekullin e XX-te, akademia serbe dhe patriarhia greke prodhuan gjithfarlloj historish, dhe te gjitha u serviren si “nga me te vertetat”. Kush nuk do te informohet per Shqiperine dhe popullin e saj shqiptar, shkon ne Beograd (si Ion Cristoiu ne 1999 – gazetar rumun), ose ne Athine, ku do te gjeje tonelata te kesaj literature dhe propagande.

Megjithate e verteta eshte dhe mund te behet e njohur. Ne arkivat e Romes, Londres, Parisit, Berlinit, Stambollit dhe Moskes, egziston nje dokumentacion i pasur per cdo genocid, cdo shperngulje, apo marrveshje. Informacionet e hartuara dhe te kompletuara me shume zell nga konsullatat e sejciles fuqi jane ruajtur edhe tani. Atehere ishin te nevojshme per diskutimet ne kuliset e kancelarive, tani perdoren si argumente ose materiale per bazimin e vijes politike te desheruar, ne funksion te interesave te momentit.

Nje gje eshte e gjalle – memorja kolektive e popullit shqiptar, dhe eshte burimi i folklorit te tij. Legjendat, balladat, kenget dhe mallkimet… pershkruajne ne menyre artistike ato ngjarje makabre, eshte historia e dhimbeshme e ruajtur e paprekur, eshte memoria e tij e cila na edukon dhe frymezon brez pas brezi.

Flitet per te drejtat e njeriut, te drejten nderkombetare, fqinjesin paqesore, integrimin … etj. Por Greqia,  nje vend i BE-se, nuk njeh as tani shqiptaret dhe vllehet si minoritete etnike !!!

Te pakten nje bon-sens minimal, nje kerkim te falur, nje pranim faji, per te mos folur per nderprerjen e diskriminimit – mos kerkojme shume ???

Zjarri akoma nuk eshte shuar, ne cdo moment mund te shpertheje – ne se do vazhdojme te fshehim te verteten dhe te bejme sikur nuk ka ndodhur gje!

Vazhdon…..

Bukuresht, 28.06.2010

http://www.pashtriku.org/

——————————————————

Part II

Greqia – efekt i vonuar i Skizmes se Madhe

Idea e bashkejeteses paqsore midis dy popujve me te njejten origjine eshte kryesore, shume e rendesishme dhe e kohes, por duhet ta kuptojne te gjithe.

Qe ne momentin kur Patriarkise se Fanarit iu dha mundesia te kete jo vetem gjuhen e saj, te cilen vete e krijoi (shek.IX) por dhe token e saj, shtetin saj (1821), te cilin e quajti Greqi, ju pervesh punes per te krijuar dhe popullin grek. Kuptohet nuk mund te sillte popull nga vende te tjera, nga Azia apo Afrika. Keshtu qe perdori si lende te pare ata popuj qe ishin autohtone dhe qe nuk kishin akoma nje shtet te tyre – shqiptaret dhe vllehet.

Jo me kot u dogj Voskopoja tre here.

Jo me kot u shtyp Lidhja e Prizrenit.

Po te mos behej kjo, sot nuk do kishim Greqi, por dicka tjeter. Shume shume do ishte nje Greqi shume e vockel per ate Patriarki aq te madhe, qe mbreteroi me shekuj ne tere ate perandori.

Patriarhia e Fanarit, konkurentja e Vatikanit, e kuptoi qe heret se pas renies perandorise Osmane, po te mos kishte nje shtet te saj, dhe do mbetej vetem ne Fanar, ne Turqin me popullsi mazhoritare muslimane, keshtu ajo do kishte influence vetem ne nje minoritet i parendesishem fetar, pa fuqi politike dhe ate ekonomike. Nderkohe do fuqizoheshin kishat autoqefale te Ballkanit.

Kjo nuk duhej lejuar te ndodhte kure, sipas tyre.

Atehere u hartuan planet nga me afatgjate qe njihen deri me sot ne historine e Ballkanit. Projektet e tyre kishin te benin me shkombetarizimin e popujve te Ballkanit te jugut dhe zevendesimin e gjuheve autoktone me gjuhen greke te shpikur. Duhet te krijonin nje histori paralele dhe ta benin aq mire sa te bindeshin dhe vete te gjithe se kjo histori e re, ishte me se e vertete. Per kete nuk u lodhen aq shume, pasi e morren te gateshme, pervehtesuan historine tone, e shkruan ne greqisht, ashtu sic perkthyen dhe Homeriaden.  Problemet nuk vonuan te dalin: ghuha, folklori, historia, mirkuptimi midis popullsive, luftrat krah me krah per tu cliruar, komunikimi i mire midis tyre, lidhjet ekonomike,te gjitha duhej te ndryshoheshin, te riformuloheshin, te kontrolloheshin. Krijimi i Greqise i ka kushtuar dhe vazhdon ti kushtoje shtrenjte Patriarkise greke dhe shtetit te saj. Dekada pune dhe lufte ne te gjitha planet dhe ne te gjitha fushat. Duhet te bindnin nje bote te tere, si jashte dhe brenda, se shteti i ri i krijuar ishte po ai i antikitetit, si rjedhim dhe  trashegimi i tij ishte i justifikuar. Ne nje pike kane te drejte, pasi populli qe jetonte ne ate vend  ishte  po ai, vetem se i ndruan emrin, i ndruan dhe gjuhen. Nga Ali e ben Kadi. Kuptohet kjo nuk gelltitej kollaj dhe me deshire nga vete kjo popullsi, prandaj duhej dhe ndihma e sulltanit dhe ushtrise Turke. Te gjitha u bene me miratimin e Portes se Larte. Deri sa nje dite sulltani u lodh, pasi kishte probleme te tjera me te rendesishme, me Rusine dhe Egjiptin dhe u tha – “beni Greqine e vogel ne juge dhe keputni qafen me lini rehat, ger ger gjithe diten ke veshi, une po humb perandorine e ju keni hallin e shqiptareve neper male”. Dhe kjo ishte e mire qe per momentin, si fillim, por nuk mjaftonte. Ketu filluan lidhjet me Mosken dhe Londren, nje aktivitet politike intensiv qe zgjati nje shekull (1821 – 1913), aleanca e steraleanca, sidomos me Serbine. S’mund tja linin te tere Ballkanin Patriarhise se Fanarit dhe ajo e Beogradit vasale e Moskes, te mbetej pa gje. Haj ta ndajme, nje te thene e nje te bere.

Sa njerez u vrane, sa mesues dhe sa prifterinj shqiptar u zhduken. Sa luftra ndodhen, sa shtepia u dogjen, sa libra u zhduken. Te shkretet popuj nuk e dinin se ce priste, kujtonin se luftonin me Turqine per tu cliruar (Marko Bocari – udheheqes suliot). Fuqite e medha (aleate te Moskes) u morren vesh shpejte me njera tjetren si ta ndanin “bakllavane”. Por na u merzit Austro-Hungaria nga pak dhe Italia, pasi nuk doli pjese dhe per to, Keshtu qe filloi lufta e pare Boterore qe u shtri dhe ne  Ballkan. Per cudi te gjitha operacionet luftarake ne Ballkan u zhvilluan ne teritorin e banuar nga shqipetare, te cilet nuk ishin ne lufte me asnjeri. Shqiptaret luftuan me te gjithe, vinte nje ushtri – bjeri, ikte kjo vinte tjetra – bjeri. Sic thot Kadareja (Viti i mbrapsht) „gjithsekush me luften e tij”, nga veriu deri ne jug. Shqiptaret e asaj kohe flinin me dyfek nen koke. C’te benin, ku te shkonin? A kishin zgjidhje tjeter?

E gjithe kjo histori e hidhur e shqiptareve, e cila vazhdon dhe sot e kesaj dite, e ka zanafillen ne Skizmen e Madhe. Mos ishte ndare Roma nga Bizanti, nuk do kishim Patriarkine e Fanarit mbi krye, nuk do ishte nevoja te sajohej gjuha greke si kunderpeshe e latinishtes qe perdorej ne sherbesat fetare, per rrjedhoje nuk do formohej shteti grek. Shtete do formoheshin pas renies se perandorise Osmane, po me tjeter emer dhe me tjeter gjuhe.

Skizma e madhe, paska qene per ne, nje bombe me shperthim te vonuar, qe ka efekte dhe pas 1000 vjetesh.

Asnje lloj bombe atomike nuk ka efekte aq te zgjatura.

Ae dini se :

  • Shqipja shkruhej me germa latine. Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit (1210) – autori ka firmosur vetë duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. (me ndihmen dhe deshiren e forte te Lumnumit Zot e mbaroj ne vitin 1210 diten e 9-te te Marsit)
  • Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe kishte lëshuar sulltani i Perandorise Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke, dhe lufta kundër gjuhës shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën THESALONIKI më 14-8-1999
  • Shkolla e parë e dokumentuar në gjuhën shqipe u hap në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu.
  • Teodhor Kavalioti (1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Ai ishte drejtor i AKADEMISË SË RE. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit (të kristerët ortodoksë të Stambollit), rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra në gjuhën shqipe;
  • Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni. Dy armiqtë historike kundra njëri-tjetrit tani po bashkëpunonin me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe. Kështu kleri musliman në rrugë fetare ndalonte besimtarët të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se PRISHIN BESËN. Nga ana tjetër priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë SHEJTANI.
  • Nje nga qëllimet kryesore te Lidhjes se Prizrenit ishte çelja e shkollës shqipe. Me vone, në Shkodër qytetarët mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq paraqiteshin si shkolla fetare.  Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës.
  • Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, në moshën 30 vjeçare, më 12 Shkurt 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë grek.
  • Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve osmane dhe Fanarioteve të Stambollit. Tri herë osmanllinjtë ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishte zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, te cilet e vranë, i prenë kokën At Stath Melanit dhe ia çuan në Athinë tek paguesit e vrasjes.
  • Më 1909, qeveria osmane në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjutha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe.
  • Në  fillim te shek.XX, dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip.
  • Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria nga frika e vrasjes.
  • Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit.
  • Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe.
  • Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste ku 7000 njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe.
  • ————————————————–

Bukuresht, 03.07.2010

http://www.pashtriku.org/