Me vjen turp

Do doja që këtë vit ta mbyllja me një shkrim të bukur, që ti përshtatet momentit festiv të vitit të ri. Do desha të shkruaja diҫka simbolike, letrare, artistike, ku përvoja e ditëve të zakonshme të mos merrte pjes. Momenti i veҫant gjithmon kërkon diҫka jo të zakonshme. Ndoshta prisja të frymëzohesha nga kjo dhe të thellohesha duke hyrë në një diskutim folozofik mbi jetën, mbi natyrën njerzore, mbi perspektivën shqiptare etj. Por ja që vërej se e përditshmja akoma më mbaka lidhur, s’më lë të fluturoj si ma do qejfi. Ma bëni hallall, ndoshta për herë të fundit.

Me vjen turp si shqiptar, kur një ”diplomat” i jonë diskutohet, në sferat zyrtare apo të kulturës së vendit ku jetoj, për mediokritetin, injorancën, paaftësinë e tij personale. Kur nuk kam përgjigje për pyetjet, që më drejtohen nga të njohurit e mi intelektualë, lidhur me arsyen e mospërfaqësimit të kulturës shqiptare në aktivitete të ndryshme që zhvillohen këtu, ku marrin pjesë aktivisht mjaft vende të tjera ballkanike.

Tashmë është një fakt i njohur se marrëdhëniet midis dy vendeve ka zbritur ne nivelin e deklaratave steriotipe që përsëriten vazhdimisht në mënyrë automate, pa asnjë përmbajtje reale. Po kështu ne të diasporës shqiptare këtu, e kemi humbur gradualisht lidhjen me shtetin amë nëpërmjet ambasadës tonë pa ambasador. Rrogëtarët shqiptar që na kanë ardhur këtu veҫ ambasador nuk kanë qenë. Ata kanë punuar mjaft për veten e tyre dhe aspak për ne, aspak për ngritjen e imazhit të Shqipërisë, aspak për të forcuar lidhjet, aspak për të krijuar lobin shqiptar në këtë vend të madh të Ballkanit, si një anëtar me të drejta të plota votimi në parlamentin europian.

Kam dëgjuar mjaft biseda televizive me ambasadorët e vendeve të huaja, të Amerikës, të Anglisë, të Danimarkës, të Norvegjisë, të Francës apo Austrisë dhe Kinës etj. Të ka lezet shpirti kur i dëgjon si flasin. Shumica përdorin direkt gjuhën rumune të mësuar gjatë ushtrimit të mandatit të tyre këtu. Më mahnit niveli i tyre i lartë intelektual, njohurit e gjëra dhe kompetenca e tyre në fusha të ndryshme, veҫ profesionit të tyre të diplomatit. Gazetarë të njohur, u bëjnë pyetje për ekonominë dhe politikën e shtetit rumun, janë të interesuar të dinë opinionin e këtyre përfaqësues të huaj lidhur me probleme të ndryshme të këtij vëndi. Përgjigjet janë të nivelit, origjinale, të rezervuara kuptohet, por në objekt dhe pa zbukurime. Fjala e tyre merret në konsideratë nga shumë analistë të njohur të vendit dhe ka raste që bëhen pika referimi në diskutimet apo shkrimet e tyre të publikuara.

Unë as mund të ëndërroj që një diplomat shqiptar të ketë opinion të tijin mbi gjendjen apo problemet e Rumanisë, pale pastaj që opinioni i tij të merret në konsideratë nga qarqet intelektuale politike të këtij vendi. Kjo do e kapërcen shumë filmat më të dobëta SF që kam parë gjatë jetës time. Nuk besoj se ndonjë gazetar i këtij shteti ja di emrin, për ta ai është pa emër. Në aktivitetet e rralla që bën ambasada jonë, në fakt vetëm një ka mbetur (dita kombëtare), ftohet ministri dhe vjen portieri i ministrisë, dhe për këtë më vjen turp. Kjo ditë bëhet ngjarja më e madhe e ambasadës për atë vit, për të cilën ambasadori i vogël do shkruaj raporte muaj të tërë. Do shkruaj me fantazinë e tij të shfrenuar se sa personalitete të shquara e nderuan dhe sa fjalë të bukura thanë për të, e më pas dhe diҫka për Shqipërinë e për marrëdhëniet e ”ngrohta” midis dy vendeve ”miq”.

Ky vit që shkoi nuk na pruri një ambasador të ri këtu – na pruri një shef kuadri që më në fund doli nga bodrumi i ministrisë së jashtme për të parë pak dritë. Një jetë të tërë rrëmoi i ziu mes shkresave, shërbeu sa mundi, i buzëqeshi të gjithëve sa pati fuqi, gëlltiti të gjitha fyerjet dhe poshtërimet, me të cilat shefat ja nxinin jetën, para 90-tës dhe pas saj. Rezistoi sa mundi dhe si mundi kohërave të turbullta, më në fund arriti, u bë mbret i vogël mes katër mureve të ambasadës. Mjerë dy vartësit e gjysmë që ka. Atyre do ua nxjerrë të gjitha të zezat që ka hequr, që kur zbriti nga mali e deri më sot. Për ditë shihet në pasqyrë dhe përsërit me zë të lartë shprehjen prezantuese ” AMBASADOR …FUQIPLOT i shtetit shqiptar…”, aq të këndshme dhe të ëmbël  për të, sidomos ajo pjesa e dytë, që lidhet me fuqinë. I buzëqesh vetes, me kënaqësi fuqiplote kësaj radhe, se e meriton. Sipas mendimit të tij e meritonte me kohë, por ja ҫ’ti bësh, mirë që i erdhi dita tani. E meriton për gjithçka që ka bërë, një jetë të tërë, kushedi sa veta ka marr në qafë duke buzëqeshur, sa shpatulla ka rrahur, sa fjalë ka pëshpëritur në veshët e shefave, sa letra ka dërguar …..atje ku duhet. Një intrigant i vogël i padukshëm për vizitorët, me punë të madhe, që mbajti mbi shpatulla godinën e vjetër të Ministrisë së Jashtme. Çinovnik-u i Gogolit s’është kurrgjë para tij, është pa talent, dhe ka të drejtë në këtë pikë, se në kohën e Gogolit nuk ekzistonte PARTIA. Sot po, veҫse ҫinovnik mund të përkthehet në rastin më të mirë dhe ambasador në shqip, kur duhet. Nuk bën ndonjë gabim të madh përkthimi, pasi gjithë puna lidhet me fuqinë, aty të mbërthen ai dhe s’të lëshon.

Shumë shkruhet për shpenzimet e diplomacisë në gazeta. Kot e kanë. Këto punë janë të ambasadorit, ai vendos, ai e di punën më mirë. Është diplomat i lartë biri i botës, e ha diplomacinë me bukë në vend të gjalpit që në mëngjes, ”hajde baba të të tregoj arën”. Mirë, ka pak punë dhe ministria me paratë, por baza është fuqiploti mes katër muresh. Ai e grin llogarinë dhe në gjumë i di ku do shkojnë parat, ehu sa plane bën, sa hesape ka…..jo gruaja, jo djali…. S’po them më tepër se është sekret shtetëror kjo punë, punë diplomacie jo shaka. Diҫka di dhe shoferi, por sa të hapi gojën, fësht e qit përjashta menjëherë fuqiploti, nuk bëhen shakara me të, e lë pa punë, e bën gënjeshtar, imoral hajdut etj.

Ndodhia e këtij viti. Një ”diplomat” shqiptar pa kulturë punëson një shofer me dy fakultete që zotëron katër gjuhë të huaja. Këtu takohet shteti shqiptar me emigrantin. Pakultura pas gjashtë muajve e pushon nga puna shoferin me kulturë se nuk i përshtatet dhe sjell një shofer tjetër nga Tirana. Emigranti me kulturë, një dalë i ri simpatik, i edukuar, i pamolepsur nga mentaliteti anadollak, bëhet i papërshtatshëm për moskulturën jo se nuk di gjuhën, apo se nuk i njeh rrugët e Bukureshtit, por se nuk pranon të ndotet me pisllëqet e vogla ”diplomatike”, nuk bashkpunon për shpërdorimin e parave të taxapaguesave shqiptar, Nuk kontribon në rritjen e mirqënies së ” FUQIPLOT-it” punëdhënës. Tani që i erdhi shoferi nga Tirana, anomalia u korigjua, ҫdo gjë shkoi në vëndin e vet. Tani që të dy, dyshja dipllomat – shofer, janë njëlloj. Të dy nuk njohin gjuhën, të dy si dinë rrugët e Bukureshtit, por kanë diҫka shumë rëndësishme, merren vesh mes tyre me të njëjtën gjuhë.

Mesa duket, një ambasadë e mirë shqiptare është një ambasadë e heshtur, ku njerëzit të rinë urtë dhe të shohin FUQIPLOT-in në sy. Të shohin punën dhe të ulin kokën, se ndryshe ua pret ai – Pashai. Ai s’ka ҫ’tu bëjë të huajve që flasin një gjuhë allasoja që nuk ua merr vesh hiҫ, pa shqiptarëve ua gadit qejfin, mos ja kini gajlen fare. Kështu ëndërron i ngarkuari fuqiplotë, kur e zë gjumi ditën në atë kolltuk të madh që ka zyra. I strukur në fund të kolltukut, i mbledhur galiҫ si në bark të nënës, me gishtin e madh në gojë, buzëqesh në gjumë. FUQIPLOT, FUQIPLOTI diplomat  sheh ëndrra të bukura pa mbarim.

Kur ka hall fshatari, të zë për krahu me ta dhënë kafen me zor. Hej ҫ’na polli me këta far diplomatësh. Si nuk u gjet në gjithë atë Shqipëri një i hajrit. Nuk pretendoj të na nderoj, por të paktën mos me na zënë turpi faqe botës. Do zoti mos e kopioft këtë marifet dhe Kosova që po e ngren dipllomacin e saj të re.

Ndjehem i ofenduar

Unë ndjehem i ofenduar nga shteti shqiptar, pasi e konsideroj si mospërfillje ndaj nesh kur na dërgon njerëz të tillë me na përfaqsu. Kam dëgjuar se dhe shteti rumun ndjehet i ofenduar për këtë rast. E konsideron si kundërpërgjigje, si kundërvënie, si një çështje politike. Ndoshta ashtu janë punët e marrëdhënieve të ftohta. Kur ngrohen, dërgon një ambasador të rëndë, kur punët ftohen nxjerr një hallexhi nga bodrumi të ruaj ambasadën. Pra ajo puna e marrëdhënieve midis popujve, preokupimi ndaj diasporës, shkëmbimet e kulturës, traditat historike të përbashkëta, janë qiqra në hell. Janë vjersha që diplomatët shqiptarë i përsërisin që ditën e parë kur vijnë dhe deri në fund nuk mësojnë dot një vjershë tjetër, se s’kanë tjetër jo për gjë. Ndoshta nuk u dërgon ministria një vjershë të re, ndoshta dhe në arshivën e ministrisë nuk ka literaturë tjetër për diplomatët e gjorë, që mbetën me një vjershë të shkretët.

Të dashur lexues ndoshta ju bëra kureshtarë dhe doni të dini emrin e tij. Nuk po jua them dot, se as unë s’ja di, nuk ka emër, është pa emër. Kur na e prunë na thanë se ky fshatari këtu është FUQIPLOTI, dhe nuk thanë si ta quajmë. Unë jo se nuk ja gjej një emër, se emra di plot, bile mjaf të bukur për kësi rastesh, që ti vijnë për hak. Por pse ta marr unë këtë përgjegjësi që ta bëj me emër, mirë është dhe pa të. Vërjani ju si ta doni, po e patët merak, prapë mirë do jetë.

Bukuresht, 30.12.2011

http://tribunashqiptare.net/?p=3778

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/7649-me-vjen-turp-pamflet-per-nje-deshtak-te-diplomacise-shqiptare.html

http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/25653/

http://gazetakritika.net//Forumi/dejavu.php/index.php?itemid=4478

——————————————————————–

Emigrantët shqiptar

Me artikullin tim Statuti i emigrantëve shqiptar” kam dashur të hap një diskutim shoqëror dhe dëshiroj të ketë reagime, sygjerime dhe propozime lidhur me këtë subjekt. Në shkrimin e mëposhtëm do mundohem të karakterizoj specifikat e emigrantit shqiptar, një përshkrim personal që rrjedh nga eksperianca ime e jetës në emigracion, e cila gjithashtu mund të plotësohet me eksperiencën specifike të shumë pjestarëve të mergatës sonë të madhe.

Emigrantët shqiptarë në vartësi të prejardhjes krahinore, përkatësisë dhe shtetësisë, edukimit dhe nivelit arsimor, vendbanimit  ku janë stabilizuar dhe motiveve personale të emigrimit të tyre, dallohen mjaft nga njëri tjetri. Megjithatë mjaft prej tyre ndjejnë nevojën e manifestimit të të qënurit shqiptarë, ndjejnë nevojën e komunikimit midis tyre, ndjejnë nevojën për tu shprehur, për të transmetuar njëri tjetrit bindjet e tyre ndaj çështjes kombëtare, opinionin e tyre rreth ngjarjeve dhe personazheve politike të vëndit amë.  Ata shpesh mbajnë qëndrime pro dhe kundra, ata shpesh atje ku ndodhen,  protestojnë në forma të ndryshme, ngrejnë zërin, kundërshtojnë, kur shohin ose besojnë  se preket interesi jonë kombëtar. Shpirti shqiptar nuk shuhet  tek ata, dashur pa dashur ai shprehet në forma të ndryshme, qoftë dhe në komunikimin ose marrdhëniet me bashkëatdhetarët e tyre.

Emigranti shqiptar, në fazën e parë lufton për të mbijetuar, në fazën e dytë për tu integruar, në fazën e tretë për tu afirmuar, në fazën e katërt për prosperitetin e tij dhe sigurimin e të ardhmes së familjes së tij. Në shumicën e rasteve motivimi ekonomik është prioritar, por jo rrall gjejmë raste të suksesëshme ku motivimi profesional zë vëndin kryesor dhe përcakton orientimin e tyre. Shpesh kushtet në vëndet e demokracive të përparuara stimulojnë talentet dhe pasionet e tyre profesionale, u krijojnë kushte të favorshme që i mbajnë lidhur me vëndin ku jetojnë, në një farë mënyre u pret rrugën e kthimit, duke i transformuar në turista pushimesh kur vizitojnë vëndin e tyre të origjinës.

Gjatë gjithë kohës, emigrantin shqiptar  e ndjek pas për mirë a për keq  origjina e tij shqiptare, kjo në vartësi të kushteve lokale të vëndit ku ka zgjedhur të jetoj. Nevoja e përshtatjes përcakton qëndrimin, pozicionin dhe shkallën e aktivimit të tij në shoqërinë civile dhe organizatat shoqërore lokale të etnis shqiptare. Jo të gjithë janë të dukshëm në mjediset e mërgatave shqiptare. Egziston bërthama aktive, e cila aktivizon një pjes, atë  që  ë shtë  dashamirëse, e cila pranon me kënaqësi ruajtjen e lidhjeve dhe bëhet e interesuar për pjesmarrjen në aktivitete kulturore apo festive shqiptare. Egziston në të njëtën kohë dhe një pjes e konsiderueshme e emigrantëve indiferente, të cilët për arsye të ndryshme qëndrojnë larg dhe të izoluar nga  pjesa aktive. Këta u shmangen kontakteve, druhen të komunikojë më bashkëatdhetarë të tjerë, hezitojnë të shfaqin përkatsin dhe origjinën e tyre dhe u largohen mjediseve ku presupozojnë se mund të bien në situata të papëlqyera për ta. Një pjes jeton me identitete të ndryshuara dhe frika se mund të dekonspirohen i mban larg mjediseve shqiptare. Mjaft shqiptarë të Shqipërisë arritën në Angli me identitete fallco kosovare dhe mjaft shqiptarë të Kosovës  morrën rrugën e emigracionit me identitet dhe dokumenta fallco të Shqipërisë. Sejcili sipas situatës dhe mundësisë, qëllimi e justifikoi mjetin, rëndësi ka rezultati. Shumica e tyre ja arritën qëllimit, të tjerë nuk zunë rrënjë por prap nuk hoqën dorë dhe historia e tyre vazhdon si një përpjekje e vazhdueshme për emigrim.

Shumica e emigrantëve shqiptarë e shohin punën si burim të vetëm për realizimin e aspiratave të tyre, por ka dhe nga ata që ndoqën rrugë jo ligjore,  të shpejt, jo morale, ndonjëherë bile dhe të dënueshme. Disa e zgjodhën këtë rrugë përkohësisht të shtrënguar nga hallet, të tjerë, e bënë mënyrë jetese dhe iu përshtatën. Jeta jashtë ligjit, e bazuar në aktivitete të ndaluara, instabile dhe plot me aventura, u rrit andrenalinën dhe i bën dependent, që shpesh u rrezikon jetën ose i mbyll në burgjet e vëndeve ku kapen nga organet ligjore. Grupi i parë i emigrantëve na krijon imazhin e një populli të civilizuar, kurse  grupit të dytë, i detyrojmë imazhin negativ ndaj shqiptarëve. Shpesh mediat europiane jo shumë miqsore ndaj shqiptarëve na cilësojnë si popull i prirur ndaj infraksionit. Këto nuk humbasin asnjë rast për të bërë jehonë çdo rasti kur kapet dhe dënohet një shqiptar, pa çka se statistikisht nuk besoj se jemi ne krye të klasifikimit. Shpesh kanë kënaqësinë për të na klasifikuar si një kontigjen të mafias italiane etj. Megjithse nuk kanë argumenta, ndoshta do u vinte përshtat të na inkuadronin dhe në grupet  teroriste, duke aluduar me besimin tonë mazhoritar musliman. Propaganda sërbo-greke bën të pamundurën të përfitojë nga çdo egzagjerim duke tejkaluar dhe multiplikuar  shumë herë informacionin fillestar të një ndodhie të rastit. Mundohen të ngrejnë teori dhe të përgjithsojnë sa të mundin çdo rast fatkeq për të përforcuar imazhin negativ. Rasti i raportit të  Dick Martit nuk do koment.

E gjith kjo propagand antishqiptare peshon mbi supet e emigrantëve të ndershëm shqiptar si një ngarkesë e përditëshme. Krijon stresin shtesë që kolegët e tyre nuk e kanë. U krijon vështirsi për integrim, të cilin e fillojnë të shoqëruar me këtë handikap të pashmangshëm tashmë. Ky imazh u krijon vështirsi në luftën e tyre për kompetivitet në tregun e punës, ndoshta i pengon në karierën profesionale dhe i detyron të qëndrojnë sa më larg implikimeve të padëshirueshme.

Jeta në emigracion në kohën e sotme është mjaft më komplekse se më parë. Shumë nga problemet tona të sotme nuk kanë egzistuar në kohën e emigracionit të vjetër. Këtyre u shtohen dhe rrjedhojat e krizës së viteve të fundit dhe rritjes së papunsisë, të cilat kanë  fillur të stimulojnë qëndrimet radikale me tendenca raciste lokale në mjaft vënde, të cilat kishin kujtuar se e kishin mbyllur këtë kapitull. Lëvizjet neonaziste në Gjermani, ultranacionaliste në Francë, ekspansioniste voriepiriote në Greqi etj., pamvarsisht për nga niveli i shtrirjes së tyre përbëjnë një rrezik potencial dhe një kërcënim për emigracionin shqiptar. Ndoshta dhe kjo mund të jetë një arsye e shëndoshë për koagulim dhe organizim të shoqatave në mërgatën shqipatare. Nevoja për tu mbrojtur, nevoja për mbështetje, nevoja për ndihmë shoqërore, nevoja për përkrahje kur ndodhesh përball qëndrimeve të hapura antishqiptare të cilat cënojnë të drejtat dhe interesin e drejt për drejt të emigrantit shqiptar.

Po të shohim rreth nesh, do dallojmë bashkësitë e emigrantëve kinezë, turkë, afrikanë, arabë etj., të cilat janë shumë më të organizuara dhe më hermetike se sa ne. Disa nga këta emigrant për arsye të ngjyrës së lëkurës ose dallimeve të tjera antropollogjike nuk mund ta fshehin origjinën e tyre, ”avantazh” ky që disa nga ne e gëzon duke u shkrirë në masën e popullatës autohtone si një mënyrë për ti shpëtuar diskriminimit. Megjithatë ky avantazh nuk është i përhershëm dhe jo gjithmon pozitiv, ndonjëherë ky çon emigrantët drejt asimilimit të tyre dhe humbjes së identitetit. Shpesh, fshehja e origjinës bën që brezi i dytë në një familje emigrante të rritet  pa identitet shqiptar. Ndonjëherë humbasin gjuhën amtare duke mos e përdorur atë në jetën e përditëshme në shtëpi, për mos të përmëndur familjet e përzjera ku fëmijët në rastin më të lumtur bëhen bilingv por prioritet gjithmon në këtë rast ka gjuha e vëndit dhe jo gjuha jonë.

Ka vënde me tradita në emigracion, të cilat kanë arritur një shkallë të lartë civilizimi dhe e vlersojnë kontributin e emigrantëve në sistemin e tyre social dhe në zhvillimin e ekonomisë.  Të tilla mund të përmëndim vëndet nordike skandinave, të cilat fatkeqsisht kanë një kapacitet të kufizuar absorbimi të emigracionit europian. Ka vënde të tjera të cilat megjithse kanë tradita emigracioni, për arsye të një shkalle të ulët civilizimi dhe sistemit të tyre demokratik gjysmak, siç është Greqia, mbajnë një qëndrim armiqsor ndaj emigrantëve, me një karakter shfrytëzues të dallueshëm, aq më tëpër kur bëhet fjalë për emigrantë shqiptarë. Në këtë rast faktori politik vendor është negativ dhe integrimi për emigrantin shqiptar bëhet shumë i vështirë. Diskriminimi bëhet i hapur, pa doreza, bile i stimuluar nga organet administrative locale.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në vëndet e BE-së, mësojnë dhe adaptohen shpejt kushteve lokale. Ata janë përditë në kontakt me mjedisin europian, i cili konsiderohet si perspektivë në rastin e integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në BE, bile rekomandohet si model. Një emigrant me vjetërsi mbi 10 vjet, i mësuar tashmë me kulturën e administratës europiane, kur kthehet në vënd reagon menjëherë ndaj agresivitetit të administratës shtetërore shqiptare. Atij fillon i bie në sy gjëra të cilat para se të largohej nuk i bënin përshtypje ose i dukeshin normale, ndërsa tani duke bërë krahasimin sheh qart dallimin në mentalitetin vendor, në metodat, në kulturën e komunikimit, dhe mbi të gjitha në raportin midis shtetit dhe qytetarit. Këta, gjatë pushimeve, në kontakt me të afërmit e tyre, duke u përshkruar mënyrën e jetesës së tyre, ose duke reaguar ndaj fenomeneve dhe mentaliteteve të ndryshme, pa dashur kthehen në ”ambasadorë” të vëndeve ku jetojnë, bëhen urat lidhëse dhe propagandues vullnetar të kulturës së atij vëndi. Shqipëria dhe Kosova ka nevojë të madhe për eksperiencën e tyre europiane, kanë nevoj për këtë informacion që ata transmetojnë në vëndet tona për perspektivën e integrimit në shoqërinë europiane.

Emigracioni shqiptar është një rezervë e rëndësishme e burimit njerzor të pregatitur dhe të kualifikuar për procesin e integrimit europian. Problemi është se a e dinë këtë pushtetarët tanë, a duan ata ta shfrytëzojnë këtë burim të pasur njërzor? Vështir e kam ti jap një përgjigje pozitive kësaj pyetje. Bile nga njëherë, duke rënë në kontakt me disa raste të veçanta më krijohet përshtypja se egziston njëfar kundërvënie, një nënvleftësim, që arrin në raste të veçanta në një qëndrim armiqësor.  Një emigrant shqiptar i riatdhesuar pas një periudhe të gjatë kohe emigrimi, i nënshtrohet një procesi të gjatë riadaptimi, i cili shpesh bëhet më i vështirë se procesi i integrimit që kaloi në vëndin nga erdhi. Kjo vështirsi i dedikohet  nivelit të kulturës apo mentalitetit mbizotërues. Emigranti i rikthyer është mbartës i dy kulturave paralele, varet  se cila mbizotëron dhe bëhet prioritare tek ai.

Portreti psikoanalitik i emigrantit kërkon një punë të gjatë shkencore, prandaj dhe meriton të analizohet për të nxjerrë konkluzione praktike në dobi të krijimit të një sistemi ndihmës për lehtësimin e etapave tranzitore që kalon ai gjatë procesit të integrimit në vëndin e huaj, qoftë dhe në rastin e rikthimit definitiv në vëndin e tij të origjinës. Na mungojnë plotësisht shërbimet sociale apo asistenca e nevojshme, mungon literatura profesionale, mungojnë metodollogjitë dhe praktikat e shkëmbimit të experiencave në këtë drejtim. Sa shumë gjëra na mungojnë, dikur duhet të fillojmë ti plotsojmë dhe ne këto boshllëqe.

Bukuresht,12.06.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/analiza/5034-emigrantet-shqiptar.html

——————————————————————

Statuti i emigrantit shqiptar

Dr.Perparim Demi

Me terhoqi vëmëndjen një shkrim që ngren një problem shumë të rëndësishëm, atë të emigrantëve shqiptarë të Kosovës. Titulli i shkrimit është mjaft sugjestiv – Është radha e Kosovës që t’ia kthej ‘borxhin’ mërgatës sonë.
Do e kisha zgjeruar shtrirjen e subjektit në tërë hapësirën shqiptare, pasi fenomeni është i njëjtë.

Shpesh flasim për diasporën shqiptare dhe shpesh flitet për emigrantët shqiptarë në vënde të ndryshme të Europes apo të Amerikës. Ku përmëndim diasporën shqiptare, lihet të kuptohet se flitet për arbëreshët e Italisë, për arvanitasit e Greqisë, për arnautët e Turqisë (megjithëse për këta flitet më pak), të Egjyptit etj. Ndërsa kur shkruhet për emigracionin shqiptar ose mërgatën shqiptare, shpesh mëndja na shkon tek shqiptarët e Amerikës, Belgjikës, Francës, të cilët krijuan komunitete shqiptare të organizuara që në pjesën e parë të shekullit XX-të. Pra në një farë mënyre bëjmë dallim midis diasporës dhe mërgatës shqiptare. Shtrohet pyetja ngase dallojnë këto dy nocione dhe a ka ndryshim midis tyre?

Megjithese nuk ka ndonjë studim mbi këtë subjekt dhe asnjë përcaktim zyrtar për të dalluar këto dy grupe njërzish me origjinë shqiptare që jetojnë në dhe të huaj. Flitet për kontributet e tyre për shpalljen e pamvarsisë së Shqipërisë (1912), për luftën çlirimtare të Kosovës(1999), si faktor i rëndësishëm në këto dy momente historike. Flitet gjithashtu, ndoshta jo me zë të plot, për ndihmën ekonomike që solli mërgata shqiptare dhe fluxin valutar pozitiv gjatë këtyre 20 vjetëve, i cili dha mundësin e mbijetesës dhe fillimit të investimeve private. Por nuk flitet fare për të drejtat e tyre, statutin e tyre, dhe detyrimet që ka atdheu i tyre për ta.

Figurat më të larta të historisë shqiptare kanë jetuar në diasporë ose kanë emigruar për arsye të ndryshme. Varret e tyre nuk ndodhen në Shqipëri, disave jua ndaluan dhe kockat tu kthehen në atdhe, siç ndodhi me Fan Nolin etj. Në shumë vepra letrare të diasporës flitet për mallin ndaj atdheut, për dashurinë sublime, për lotët e mërgimtarëve, për dhimbjen që nuk shuhet, për amanete etj. Ndoshta shqiptarët që jetojnë në tokë të tyre mund tu duket letërsi romantike dhe kaq, pasi nuk janë në kontakt me realitetin e mërgimtarit, e kanë të vështirë të kuptojnë esencën e kësaj nostalgjie ndaj atdheut. Kjo ndoshta përcakton dhe qëndrimin e tyre ndaj bashkëatdhetarëve. Në shumicën e rastit, mërgimtarët janë përceptuar si disa shqiptarë, që jetojnë në perëndim dhe kanë para. Pra si shqiptarë të priveligjuar dhe të pasur. Ndoshta gjëndja e mjeruar ekonomike e shqiptarëve ka çuar në përceptime të tilla, por nuk mund të mohoj dhe faktorin politik të mbrëndshëm, i cili akoma ruan në njëfarë mase qëndrimin dublicitar të funksionarëve të vjetër të regjimit të kaluar. Ka pasur raste të shëmtuara, kur një emigrant keqtrajtohet në vëndin e tij, neglizhohet, vidhet, mashtrohet etj.

Çdo emigrant që ditët e para sa shkel në tokën e huaj, bie në kontakt me realitetin jo aq mikpritës ndaj tyre. Vështirsitë e viteve të para të integrimit në vëndbanimin e ri, kthehen në histori familjare që ruhen me breza tek ata. Çdo para e fituar është rezultat i mundit dhe djerses së tyre, shpesh të diskriminuar deri në dhimbje. Jo rallë krenaria shqiptare është thyer në dheun e huaj, jo rall dinjiteti shqiptar është marr nëpër këmbë. Shumë e kanë fshehur origjinën për të mbijetuar, kanë ndruar emrat, ndonjëri dhe identitetin e tij (tipik në rastin e Greqisë). Të shkëputur nga toka, nga gjaku, familja dhe nga shoqëria, loti i dhimbjes u rritet në shpirt, për tu derdhur në pleqëri. Janë shpirtëra që nuk gjejnë qetësinë, janë njërëz që shohin ëndra dhe zgjohen mesnatë, sikur u ngrihen prindërit nga varri dhe i therrasin. Janë njerëz që gëzohen kur dëgjojnë pak shqip dhe përloten nga një këngë. Internetit i qofshim fal, se na u  bë melhem për shpirtin në këto ditë.

Diaspora jonë e vjetër sa vjen e zvoglohet, procesi i asimilimit në kushtet e globalizmit e përshpejtoi këtë proçes. Mërgata shqiptare sa vjen e shtohet, politika shqiptare jo aq kombëtare, e ushqen atë. Mërgimtarët duan ringjalljen e kombit, bashkimin, politikanët duan pushtetin, duan paratë europiane të dhëna për integrim. Nuk dua të gjeneralizoj por flas për qëndrimet zyrtare shpesh të kritikueshme nga shqiptarët mërgimtarë. Këtu kemi një problem të madh mes nesh, forcat nuk janë të ballansuara, prandaj kahja nuk po merr akoma drejtimin e duhur, që rilindasit tanë përcaktuan. Si kundërpesh dalin teoritë e reja europianiste-globaliste, kur ne akoma nuk kemi konsumuar plotësisht tonat, ato të vjetrat, që na formuan neve si komb.

Qëndrimi ndaj diasporës dhe mërgatës shqiptare është i përcaktuar nga orientimi politik, nga interesat e partive dhe grupeve të influencës në vëndin tonë. Statuti i emigrantit shqiptar në vëndin tonë do mbetet i papërcaktuar sa kohë që interesat politike nuk do e duan këtë. Të marrim problemin e të drejtës së votimit të mërgimtarëve dhe të shikojmë se kush është pro dhe kush është kundra, të analizojmë argumentat e tyre, etj. Njohja e emigrantit dhe lehtësimi i paisjes së tij me dokumenta shqiptare është një hap i rëndësishëm për statutin e tij, pasi i jep të drejtën e përkatësisë dhe për rrjedhojë hapet rruga për të drejtat e tjera të vendosura me ligj.

Sa ligje kemi ne për emigrantët ?

Një vënd i cili ka gati gjysmën e popullsis jashtë kufijve shtetëror, mendoj se duhet të ketë një paket të gjërë ligjesh, të cilat të regullojnë marrdhëniet e kësaj popullate me vëndin e tyre mëmë. Parat e emigrantëvë kanë qënë të mirseardhura në vënd, po kështu tani u bëhet thirrje për investime, por kur vjen puna për të drejta dhe për lehtësim, për thjeshtëzim procedurash, për prioritetet, nuk flitet fare bile mbahet heshtje. Veç kur shpërthen ndonjë skandal në media për keqtrajtimin e ndonjë emigranti në kufi ose nga administrata lokale. Parat nuk kanë shtetësi, ato vlejnë kudo, shkojnë zakonisht atje ku fitohet më mirë, ku kanë siguri dhe ku u ofrohen avantazhe më shumë. Nuk besoj se i kemi krijuar të gjitha këto kushte në vëndin tonë dhe prandaj ruaj bindjen se parat dhe investimet e emigrantëve shqiptarë duhen konsideruar si para patriotike që vijnë si ndihmë për vëndin e tyre, por në këtë pikë nuk bën të abuzohet.

Ajo që nuk duhet lejuar dhe është fare e pajustifikueshme, është mungesa e evidencës. Regjistrimi i emigrantëve është detyrë prioritare për shtetin njësoj si dhe regjistrimi i popullsisë së mbetur në vënd. Raporti midis popullsis së laguar me atë të mbetur nuk është statik. Egziston një flux lëvizje nga brënda jashtë vëndit dhe e kundërta. Demografia shqiptare duhet të ketë shumë punë sot për të përcaktuar shpërndarjen e popullsisë shqiptare, për të përcaktuar tendencat e lëvizjes së saj, prognozat e rritjes apo të zvoglimit të saj. Në bazë të tyre duhen të merren dhe masat e duhura nëpërmjet një politike thellësisht kombëtare.

Ndërkohë, ka ardhur koha të përcaktohet qartë statuti i emigrantit shqiptarë kudo qoftë ai. Shteti shqiptar duhet të ndjekë dhe të mbrojë, duhet tu garantojë të drejtat themelore, si dhe detyrimet e tij. Asnjë emigrant shqiptar nuk duhet ta ndjej veten të huaj ose të braktisur nga vëndi i tij.

Emigrantët shqiptarë kanë shkallë të ndryshme integrimi në vëndet ku jetojnë. Ca kanë fituar dyshtetësinë, disa janë rezidentë legal dhe disa ilegal. Disa përfitojnë të drejta të plota në ato vënde, disa përgjysëm dhe një pjesë nuk përfitojnë asnjë të drejtë, bile janë të rezikuar për tu expulzuar. Të gjithë, nga ana tjetër janë shtetas shqiptarë dhe duhet tu përcaktohen qartë të drejtat e tyre si të tillë, në kushtet e qëndrimit jashtë atdheut. E drejta e riatdhesimit nuk mund tu mohohet, as e drejta e pronës në vëndin e tyre. Shtetet shqiptare si në Shqipëri, Kosovë bile dhe Maqedoni, duhet tu sigurojnë mbrojtjen, asistencën në rast nevoje dhe përkrahjen për integrimin e tyre të plotë.

Popullsia shqiptare në vënd ka admistrata lokale dhe shoqata civile që aktivojnë për administrimin e jetës publike dhe mbarvajtjen e zhvillimit shoqëror. Në shumë vënde, mërgata shqiptare është e organizuar dhe përfaqsuar nga shoqata civile të karakterit etnik. Marrdhëniet midis shtetit amë dhe këtyre organizatave çalojnë në shumë aspekte. Ato përveç deklaratave ose aktiviteteve kulturore të mbështetura në iniciativat e tyre, nuk luajnë akoma rolin e mbulimit të mjaft problemeve që hasin emigrantët shqiptar në raport me shtetin ku jetojnë apo me shtetin amë. Mendoj se këtu kemi të bëjmë me një rivlersim që duhet tu bëhet këtyre shoqatave civile, tu jepen më shumë hapsirë dhe prioritet nga ana e administratave shtetërore shqiptare. Tu akordohen më tepër kompetenca dhe të drejta dhe të konsiderohen si bashkpuntore të shtetit shqiptar. Ato mund të kryejnë mjaft mirë lidhjen e emigrantit me vëndin e tij dhe ti ofrojnë asistencën e duhur, me konditë që shteti shqiptar tu njohi autoritetin dhe tu japë përgjegjsinë e duhur. Gjithashtu shteti ynë duhet tu akordojë dhe financimin e nevojshëm duke i kosideruar si organizma bashkëpuntore të jashtme të tij por, të cilat duhet të mbulojnë mjaft detyra, që ambasadat e vogla shqiptare nuk i mbulojnë dot. Këto organizata sigurojnë burimet njerëzore të nevojshme për realizimin e shumë aktiviteteve që sot janë lënë pas dore dhe nuk zhvillohen dot. Krijimi i Ministrive të Emigracionit në Tiranë dhe Kosovë me këto gjëra duhet të merren dhe në bashkpunim të ngusht me organizatat shqiptare të emigracionit të plotsojnë boshllëkun legjislativ që egziston në këtë drejtim.

Financimi i ketij sistemi nuk besoj se është një problem aq i madh duke marr parasysh numrin e madh të emigracionit shqiptar. Ai mund të konceptohet si një sistem vetfinancues duke krijuar një buxhet të tij të mbështetur pjesërisht dhe me kontributin e vet emigracionit të legalizuar me ligje. Mjaft shërbime të vlefshme mund të organizohen kundrejt një çmimi të arsyeshëm. Nga ana tjetër, për tu prer rrugën abuzimeve, ka nevoj për një transparencë financiare dhe kontroll financiar nga organe të specializuara. Kështu shqiptarët jashtë atdheut do e ndjejnë veten të përfaqsuar dhe të mbështetur nga vëndi i tyre, kështu ata do e ruajnë përkatsinë e tyre kombëtare dhe nuk do jenë të detyruar ta mohojnë atë. Në këtë mënyrë mund të organizohet lufta jonë kundër asimilimit dhe shkombëtarizimit shqiptar.

Të dashur lexues shqiptar në mërgim, jam i sigurt që në këtë shkrim kam prekur vetëm majën e ajzbergut, ju ftoj të shprehni mendime dhe të kontriboni në formulimin e një politike kombëtare ndaj diasporës dhe mërgatës shqiptare. Kjo temë është e hapur dhe ka vënd për shumë sugjerime dhe ide. Jemi në fazën e projektimit të perspektivës së marrdhënieve midis nesh dhe shtetit tonë amë. Çdo ide mund të jetë një kontribut. Ftoj të gjitha organizatat shqiptare të debatojnë dhe të diskutojnë në këtë drejtim, të vjelin mendimin e emigrantëve, në mënyrë që ti ofrojmë shtetit tonë sugjerimet tona të vlefshme. Më mirë se ne askush nuk na i di hallet tona, nevojat tona, aspiratat tona.

Bukuresht,10.06.2011

——————————————————————-

Frika dhe tërbimi grek ndaj popullsis çame

Shumë njerëz që nuk janë direkt në kontak me problemin çam, mund të mendojnë se ne e egzagjerojme dhe se ky problem i përket historisë dhe nuk është aktual. Kështu mundohen ta interpretojnë dhe ta minimizojnë problemin organizatat filohelene, simpatizantët apo përfaqsuesit e tyre. Po kështu partitë politike shqiptare që mbështeten nga shteti grek (siç psh. është PS ), nuk kanë marrë përsipër asnjëherë të mbrojnë të drejtat e kësaj popullsie shqiptare, të cilat shkelen në mënyrë brutale nga administrata greke.

Praktikisht, problemi është aq i trashëgimis historike kaq dhe i realitetit aktual. Ajo që më shtyu të bëj këtë shkrim, është një ngjarje e sotme e prezantuar në gazetën Shekulli[i]. Një çift i moshuar çam, Marie Bajrami me të shoqin 75 vjeçar, që ditën e verës shkuan të takojnë djemtë e tyre, nuset, nipërit e mbesat, që prej 20 vjetësh ndodhen në Athinë, nuk i kanë të kalojnë në kufirin grek. I kthyen pasi në pashaportën e tyre shkruhej vëndlindja në Çamëri. Kjo ngjarje, është një ngjarrje fare e vogël para shkeljeve të mëdha, që ka bërë dhe bën në vazhdim qeveria greke ndaj popullsisë çame.
Në një kohë kur shteti grek dhe veglat e tij bërtasin shumë për çdo rast real apo të sajuar, duke akuzuar dhe u ankuar se ”minoriteti grek” në Shqipëri po diskriminohet, ata as që duan të dëgjojnë dhe të pranojnë për egzistencën e popullsis çame, të cilën e konsiderojnë të zhdukur nga Zerva që në 1944. Prandaj tërbohen kur u bie në dorë ndonjë dokument personal ku shkruhet vëndlindja çame. Tërbimi i tyre shpreh frikën që kanë se mos problemi rikthehet dhe do jenë të detyruar të kthejnë pronat dhe të drejtat e tjera të mohuara kësaj popullsie shqiptare.
Në një kohë që ata po mundohen të shtojnë artificialisht minoritetin grek në Shqipëri, duke përdorur gjithfarë marifetesh, deri tek dhënia e pensioneve shqiptarëve që deklarohen grekër, në Greqi jo që nuk pranojnë të njohin ndonjë shqiptar, por as që i lejojnë çamët të shkelin në tokat e tyre të grabitura nga vet shteti grek. Ky incident i rëndë duhet të bëhet subjekti i një proteste të vendosur nga ana e shtetit dhe partitë politike shqiptare. Duhet të bëhet subjekt i sensibilizimit të të gjitha organeve ndërkombëtare të BE-së dhe të OKB-së, ku të demaskohet haptas dyftyrsia e shtetit grek, dhe të kërkohet ndërhyrja ndërkombëtare për zbatimin e legjislacionit të drejtave të njëriut në këtë shtet shovin që ushtron diktaturë ndaj minoriteteve kombëtare sidomos ndaj minoritetit të madh shqiptar.
Përsa kohë shteti ynë, organet e specializuara të tij, sidomos ato të drejtësis dhe të diplomacisë shqiptare, do vazhdojnë të heshtin ndaj shkeljeve të vazhdueshme që shteti grek kryen ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë atje, apo popullsis çame dhe ndaj minoritetit shqiptar në Greqi, duke u mohuar të drejtat më elementare të tyre, ne shqiptarët e diasporës kemi të drejtëm e plot të protespojmë dhe të akuzojmë klasën politike shqiptare se ka abandonuar interesin e çështjen kombëtare  në favor të interesava të ngushta personale apo të grupit.

[i]Vendlindja “Çamëri”, grekët i kthejnë në kufi”[i] (http://www.shekulli.com.al/2011/03/17/vendlindja-cameri-greket-i-kthejne-ne-kufi.html)

Bukuresht, 17.03.2011

—————————————————————-

Dy vjet Kosovarimedia zëri i diasporës

Mërgimtar mos qofsh kurrë!
Po dhe në je, mallin mos e shuaj, vatanin mos haro,
zëmrën mos e ndro dhe gjuhën mos e haro.

Mu ka bërë ves, të ulem për ditë para laptopit dhe të lexoj gazetat. Faqen e parë e hap tek Kosovarimedia që të dëgjoj radio Drijonën me ato këngët e bukura. Shpesh haroj se jam larg, më behet sikur jam në Tiranë te shtëpia. Thash se mu ka bërë ves, por në fakt e kam të domozdoshme, më duket se gjithë pjesa tjetër e ditës, kur flas dhe dëgjoj një gjuhë që nuk është e jemja, është thjesht koha e pritjes për të mbritur momenti kur lexoj, degjoj dhe shkruaj shqip. Në dark, unë e harroj gjuhën e huaj, me më pyt kush diçka ja kthej veç shqip.

Në qershor mbush plot një vit që shkruaj tek Kosovarimedia, e cila më jep mundësinë të shpreh mendimet e mija para diasporës shqiptare, më jep mundësinë të komunikoj dhe të ndaj opinionin me bashkatdhetarët e mij, pamvarsisht nga bindjet e tyre. ”Na bashkon kënga popullore”- ka qënë në vitet 70, një grup të rinjsh të shkollës Petro Nini Luarasi në Tiranë. E organizoi Kiçua me ca shokë të tij dhe patën sukses. Ne lexuesave të Kosovarimedias nuk na bashkon vetëm kënga popullore, na bashkon malli për vëndin, na bashkon gjuha, na bashkon historia, kultura, hallet, na bashkon çështja kombëtare dhe dëshira për të kontribuar për vëndin tonë. Gëzohemi dhe hidhërohemi së bashku kur marrim lajme të mira apo të këqia. Gëzohemi kur Shqipria ecën para, zhvillohet, kur çilen rrugët dhe autostradat, gëzohemi kur Kosova njihet nga shtetet e tjera, kur punët ecin mirë. Hidhërohemi kur bëhen demostrata në Tiranë, kur partitë shqiptare në Maqedoni nuk merren vesh, kur në Kosovë prishet vota, kur shqiptarët shahen dhe ofendohen, kur luftojnë mes vedit në vënd që të mbrohen së bashku nga shkia apo greku. Të gjitha këto i gjejmë tek Kosovarimedia, për të gjitha këto shkruajmë aty.

Shkruajm dhe lexojmë, ashtu komunikojmë mes nesh. Të duket sikur je në një kafe mes miqsh dhe bën muhabet, për ditë, në çdo kohë, pa mbarim. Shpesh mendoj sa kohë i ha Muhametit kjo punë e përditëshme, çfarë e shtyn të na japi këtë mundësi, këtë kënaqësi? Nuk dua ta pys sa i kushton. Pastaj i bëj pyetjen vetes, po mua çfarë më shtyn të shkruaj apo të lexoj ? Nuk i gjej dot përgjegje përse gjatë dy vjetve kryefaqja e Kosovarimedias është klikuar 15 milion herë, pse mbi 3500 shkrime të publikuara janë lexuar 585 mijë herë, dhe pse janë regjistruar vetëm deri tash 1180 veta. Dy vjet, kohë e shkurtër për kaq shifra dhe ky është vetëm fillimi.  Pra, jemi shumë dhe duam të bëjmë shumë – kjo është e vetmja përgjigje. Duam ne – na do dhe Muhameti me shokë.  E ndjejmë veten mirë dhe pranë njëri tjetrit. Ditën jemi vetëm mes të huajve, ama në darkë jemi së bashku tok, dëgjojmë dhe muzikën, këngën tonë.

Rilindasit tanë, dhe ata mërgimtarë si ne kanë qënë. Shumë gjëra që ne po vuajm, i kanë vuajtur dhe ata, prandaj dhe bënë gjithshka dhe ringjallën gjuhën tonë, bënë  Shqipërinë, nuk e lanë të humbi. Shumë dhe u vranë. Rilindasit se kishin lluksin tonë sot. S’kishin aviona, s’kishin makinat tona, s’kishin kompiutera dhe as internet. Ata nuk patën Kosovarimedian dhe as radion Drijona. Ishin larg dhe vetëm, herë herë dhe në burg të huj. Po kishin zëmrën flakë, kishin mallin, kishin dashurinë, kishin popullin me vete që i dëgjoi dhe i nderoi.

Ne sot i dimë të gjitha këto dhe nuk i harrojmë. Dimë dhe seç u bë më pas. Dimë vuajtjet që patëm, dimë dhe pse ikëm e s’kthehemi dot kollaj. Por pse, pak heronj dha sot diaspora për Kosovën në 1999? Pak sakrifica bëri? Pak para mblodhi ? Jo nuk ishin pak, e po të kishim mundësin do jepnin edhe më shumë me gjith shpirt, se e bëm vetë për vëndin dhe popullin tonë, dhe ky ishte vetëm fillimi. Shumë punë na presin akoma, prandaj na duhet dhe Kosovarimedia dhe radio Drijona, ti çojmë punët deri në fund, të gjithë së bashku drejt Shqiprisë së bashkuar.

Ashtu mbaje Muhamet se na ke pas të gjithëve.

Ju uroj të gjithëve për shumë vjet, dy vjetori i Kosovarimedias!

Bukuresht, 08.03.2011

——————————————————————-

Ku kemi arritur dhe ç’duhet të bëjmë

Fatkeqsisht në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri fenomeni i diskretitimit të personaliteteve politike po gjen perhapje të madhe, gjë që e dëmton jashtëzakonisht shumë situatën dhe imazhin e vëndit tonë brënda dhe jashtë në botë. Zanafilla e këtij fenomeni qëndron në kriterin jo të drejt të zgjedhjes se përfaqsuesave dhe të kuadrove nga partitë politike, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për arsye të antagonizmit dhe luftës për pushtet.

Ku kemi arritur

Më vjen keq dhe hidhërohem shumë kur dëgjoj ose lexoj të tilla informacione, ku përfaqsuesit e partive akuzohen reciprok për korupsion, trafik, kontrabandë ose krime të ndryshme. Jam i sigurt se shumë gjëra janë të trilluara por nuk përjashtoj dhe mundësinë se disa gjëra të papelqyera mund të kenë ndodhur. Zakonisht të gjitha këto akuza hidhen në ajër për publik dhe jo që të eleminohen elementët ligjshkelës nga fusha politike. Këtu kompromentimi është i dyanshëm, ndërsa motivet janë në përgjithësi të dobta dhe asnjëherë në dobi të çështjes tonë kombëtare. Do preferoja që, nëse qoftë dhe një pjesë e këtyre akuzave të ishte e vërtet, me këto punë të merrej prokuroria me gjykatat dhe jo gazetat e postet televizive.

Në këtë mjergull të situatës politike dhe institucionale, të krijohet përshtypja se këto parti pjesmarrëse në zgjedhje nuk jane gjë tjetër veçse një grumbull shkelsish të ligjit, të cilët nuk mund të qeverisin në mënyrë legjitime një vënd për ta çuar drejt demokracisë. Kjo ndoshta është dhe arsyeja e stimulimit të këtyre gjërave të papëlqyera në jetën politike me të cilat përballemi, nga ana e forcave të ndryshme, për ti krijuar vëndit tonë veshtirsi të mëdha diplomatike në rrugën e njohjes ndërkombëtare dhe të integrimit europian.

Megjithatë unë kam bindjen e plotë, se jo e gjithë klasa politike shqiptare ndodhet në këtë situatë, por komunikimi i dobët dhe interesat e faktorëve të brëndshëm apo të jashtëm, promovojnë një imazh të tille kompromentues. Po të hyjmë në analizën shkak-pasojë dhe të shohim se kush i vjel rezultatet e këtij fenomeni të stimuluar, do të shikojmë se vëndet fqinje si Sërbia dhe Greqia nuk janë indiferente ndaj situatave në teritoret shqiptare, aq më tepër në momentet e fushatave të zgjedhjeve parlamentare dhe pas tyre, kur vendoset mandati katër vjeçar dhe orientimi politik i perspektivës.

Në rastin e Kosovës, problemi është akoma më i mpreht, po të kujtojmë se jemi në pragun e bisedimeve dypalëshe shqiptaro-sërbe ku do vendoset dhe fati i veriut të Kosovës. Vendoset e drejta e pronësisë dhe e shfrytzimit të burimeve të pasura që ndodhen në atë zonë. Pra ecuria dhe rezultatet e bisedimeve varet shumë nga koalicioni i mazhorancës që do formohet gjatë muajit Janar 2011 dhe nga personat që do marrin pjes në këto bisedime. Prandaj nuk mund ti imagjinoj qeverinë sërbe dhe organet e saj të informacionit si ca ëngjëj të cilët rrinë urtë dhe presin të qetë formimin e qeverisë në Kosovë, për të marrë vesh se kush do jet grupi i bisedimeve dhe çfarë vije politike do mbajë. Ato patjetër janë shumë aktive, dhe të interesuar maksimalisht në tërë këtë proces. Ata kanë njerëzit e tyre, agjentët e paguar ose jo, të cilët marrin pjes në këtë betejë, për të influencuar rezultatet në drejtimin e duhur, në favor të interesave të Sërbisë. Po tu shtojmë këtyre dhe interesat e vëndeve të tjera me potencial të madh influence, që janë të pranishëm në amfiteatrin politik të vëndit tonë, do kuptojmë më qartë situatën dhe nivelin e presioneve që ushtrohen në këto momente ndaj faktorëve politik shqiptarë.

Diaspora shqiptare

Ne si shqiptarë të diaspores, nuk mund të dijmë të gjitha hollësitë e përplasjeve dhe prapaskenave politike që ndodhin në vëndin tonë dhe nuk kemi të drejtë të pronuncohemi duke u bazuar vetëm në këto publikime të pa faktuara, që hedhin baltë mbi personalitetet publike të rëndësishëm për jetën politike të vëndit. Nxitimi dhe qëndrimi i njëanshem mbi bazën e një opinioni ose simpatie partiake, ideollogjike, krahinore, fetare etj. është i pakëshillueshëm dhe i padrejt, mund të them se është i dëmshëm, nëse do luajmë rolin e megafonit dhe të implikohemi në këto lojra të prapaskenës. Kjo nuk sjell gjë tjetër, veçse transferon konfliktet jashtë kufijve të vëndit tonë, në hapsirën e madhe të diaspores. Kjo do të thotë përcarje, gjë që ka ndodhur dhe në periudhën e diktaturës, kur agjentët e sigurimit dhe të UDB-së, stimulonin përcarjen e diasporës shqiptare duke krijuar konflikte ideollogjike që nuk kishin të bënin kurfargjëje me çështjen tonë kombëtare.

Si perfundim, do doja të perforcoja bindjen se gjëja me e mirë është të ruajmë vijën e problematikës kombëtare pa hyrë në lojën mediatike të politizuar. Kemi plot tema të kulturës, të gjuhës  dhe të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar, të cilat mund ti trajtojmë në mënyrë të pamvarur nga situatat e elektrizuara zgjedhore. Këto tema kanë aktualitet të përhershëm, ruajnë freskine dhe vërtetsinë në çdo periudhë,  janë gjithpërfshirëse pa dallim feje, ideollogjie apo politike.

Ç’duhet të bëjmë

Shqiptarët e gjynjëzuar deri më sot nga nevoja për të mbijetuar, të shtypur nga varfëria e thellë, pasoj e regjimit komunisto-titist, kanë jetuar të izoluar, të përhapur në të tëra shtetet europiane dhe përtej oqeanit, kanë krijuar një diasporë të gjërë. Tani pjesa më e madhe e tyre është sistemuar, shumë prej tyre, me punë kanë kapërcyer nivelin subegzistencës të vëndeve pritëse, dhe mund ti konsiderojmë investitor të rëndësishëm për vëndin tonë. Pjesa krysore e bumit ndërtimor që ndodhi në Shqipëri u dedikohet atyre, punës së tyre, parave të tyre. Lufta për çlirimin e Kosovës u financua kryesisht nga djersa e kësaj diaspore. Me fjalë të tjera, kontributi i diasporës është i paneglizhueshëm në të tanishmen dhe të ardhmen e vëndit tonë, kështu që ajo ka të drejtën e fjalës dhe të opinionit për mbarvajtjen dhe administrimin e tij.

Roli

Shqiptarët tashmë janë plotësisht të shkolluar dhe të aftë për të marrë përsipër të drejtojnë në nivelin më të lartë jo vetëm në një gjysëmshteti të vogël, por dhe të një shteti shumë më të madh dhe më kompleks, brënda teritoreve të banuara nga shumica shqiptare. Në këtë mënyrë do ju tregojmë botës se vëndi ynë zotëron të gjitha burimet e nevojshme natyrore dhe njerëzore për të luajtur një rol shumë më të rëndësishëm politik, ekonomik dhe shoqëror në rajonin e Ballkanit. Vetëm duke marrë plotësisht në dorë rolin historik, që situata po ja dikton shqiptarëve në ditët që po jetojmë, do arrijë të vihet në jetë ideja e krijimit të një rajoni paqësor me perspektivë integrimi në strukturat ballkanike, mesdhetare dhe europiane.

Diaspora shqiptare në Europë dhe Amerikë duhet të luaj një rol më të madh se sa thjesht një Lobi, ajo duhet të jetë këshilluese dhe pjesmarrëse në aktin qeverisës të vëndit tonë, të bëhet oponente dhe gjeneratore e mendimit të lirë. Është detyrë e administratës së shtetit shqiptar, që para çdo vendimi që prek interesat kombëtare, të vjelë dhe të vlersojë, të nxisë dhe të organizojë debatin e lirë në mbarë popullatën shqiptare kudo që ndodhet.

Pjesa aktive e diasporës do të jetë shtytsja dhe forca mobilizuese. Të gjithë e dimë se jeta në mërgim nuk është aq e lehtë dhe shumë shqiptarë kanë vështirësi në sigurimin e një mirqënie që do i lejonte të angazhoheshin dhe me aktivitete shoqërore suplimentare, kjo shtresë e diasporës me gjithë dëshirën e saj të mirë, do mbetet pasive dhe e kufizuar në kontributin që mund të japë, por do jetë pjesmarrëse dhe prezente në aktivitetet e organizuara nga pjesa aktive. Momenti  kërkon angazhim, organizim, mobilizim të të gjitha forcave shqiptare të mundëshme kudo që janë. Është një detyrë imperative patriotike për çdo antar të diasporës të japë kontributin e tij në fushën e expertizës së tij.

Organizatat e diasporës si shoqata civile, duhet të ruajnë asnjëansinë ndaj ideollogjive partiake, por nga ana tjetër duhet të ndjekin me vëmëndje përkatsinë kombëtare të akteve qeverisëse dhe të politikës së jashtëme që zhvillon shteti shqiptar. Duhet të bëhen të ndërgjegjshme për rolin dhe kontributin që kanë. Duhet të ndjekin efektet e zhvillimit perspektiv të politikës makroekonomike dhe të investimeve në vëndin tonë. Duke patur eksperiencën e vëndeve të zhvilluara ku jetojme dhe pregatitjen profesionale që zotërojmë, kemi legjimitetin e plot të oponencës dhe të drejtën e opinionit në favor të çështjes tonë kombëtare. Ky qëndrim korekt mund të ketë efektin e duhur dhe jep rezultate vetëm kur është i organizuar në nivelin e përshtatshëm me problematikën që merr përsipër të trajtojë. Opinionet individuale sado të mënçura që të jenë, ose sado të mediatizuara të bëhen, nuk mund të ushtrojnë presionin e duhur ndaj organeve vendim marrëse të një shteti. Prandaj është e nevojshme që qëndrimet e diasporës shqiptare të përfaqsohen nga struktura solide të ndërtuara në mënyrë demokratike, të cilat të jenë transparente dhe të depërtueshme deri në shkallën më të lartë, për të lejuar shprehjen e lirë të mendimit dhe zhvillimin e debatit konstruktiv dhe tolerant.

Në këtë mënyrë diaspora do japi një shëmbull bashkatdhetarëve të tyre të vëndit, për aplikimin demokratik të drejtimit dhe të shkallës së civilizimit bashkëkohor, si dhe do u tregojë ndërkombëtarëve se shqiptarët mund të sigurojnë drejtimin e vëndit të tyre në të njëjtën shkallë dhe nivel si dhe popujt e tjerë europianë me histori më të gjatë demokratike.

Organizimi

Një strukturë paralele e ndërtuar nga diaspora shqiptare në europë, do jetë një ndihmë e patjetërsueshme për administratën shtetërore të vëndit tonë. Qëllimi, obiektivat dhe vlerat që do promovojë do kenë karakter thellësisht kombëtare. Legjimiteti i saj qëndron në faktin se ajo do përfaqsojë një numër të konsiderueshëm bashkëatdhetarësh, të krahasueshme me popullatën e shumicës së krahinave shqiptare, nëse do e supozojmë diasporën si një pjesë të Shqipërisë.

Ideja e ngritjes së një ministrie të diasporës, për kushtet tona, është shumë pozitive dhe e dobishme për aktivizimin e plot të diasporës dhe për realizimin e një komunikimi direkt dhe efiçient me të. Po kështu konsullatat shqiptare nuk do munden të plotsojnë detyrën e tyre pa një ndërthurje të mirë dhe një bashkveprim të organizuar me shoqatat e diasporës. Nuk do ishte pa vlerë, përfaqsimi i diasporës në parlamentin shqiptar, ku të paktën një deputet i saj të çojë zërin dhe shqetsimet e diasporës në këtë instancë supreme vendimmarrëse. Komunikimi koherent dhe efiçient midis diasporës dhe vëndit amë, fluidizon marrdhëniet, lartëson frymën patriotike dhe mbështet inisiativat produktive, aq të nevojshme në këtë etapë të zhvillimit intensiv të vëndit tonë.

Diaspora shqiptare në mënyrë graduale duhet të marrë përsipër rolin përfaqsues të popullit shqiptar jashtë kufijve tanë shtetëror, dhe të kontribuojë në integrimin dhe vendosjen e ekuilibrave multikulturore europiane. Ajo do kontribuoj dhe në stabilitetin dhe reprocitetin e marrdhënieve ndërrajonale, duke ngritur zërin për aplikimin e barabart të principeve dhe ligjeve ndërkombëtare në frymën e parimeve të vendosura në Lisbonë për ardhmërinë europiane, gjithashtu duhet të luaj rolin e avokatit për kombin tonë në këtë hapsirë të unifikuar. Ky rol do kërkojë një angazhim më serioz dhe sinkronizim të aktiviteteve me njësitë diplomatike shqiptare në të gjitha shtetet europiane.

Sot egzistojnë mjaft organizata aktive që kanë shpërndarje dhe nivele të ndryshme të tërheqjes së emigrantëve shqiptarë në  aktivitete me karakter ento-kulturor. Ndjehet një tendencë konkuruese dhe jo bashkpunuese ndërmjet tyre, gjë që bën copëzimin e diasporës dhe inkurajon indiferentizmin nacional. Momenti e kërkon që këto organizata të vendosin urat e komunikimit direkt dhe të bashkpunimit midis tyre. Nga ana tjetër të kthehen në qëndra kristalizimi për kultivimin e iniciativave dhe rritjen e kontributit për çështjen kombëtare. Në to duhet të ringjallet fuqishëm ndjenja kombëtare dhe të rritet ndjenja e përkatsisë dhe ndihmës reciproke. Këto organizata duhet të japin kontributin e tyre për shtrirje më të gjërë dhe për krijimin e organizatave të tjera në zonat e pambuluara ku shqiptarët jetojnë të izoluar dhe me mundësira më të vogla kontakti.

Për një shkallë më të lartë organizimi, do thoja unë, del e nevojshme rritja e aktiviteteve koordinuese midis organizatave. Kjo gjë bëhet e mundëshme nëse krijojmë një përfaqsi të diasporës, në formën një komiteti, i cili të marrë përsipër këtë detyrë të rëndësishme dhe të domozdoshme për të kapërcyer pragun e sotëm të zhvillimit të diasporës shqiptare si faktor kulturor, politik dhe ekonomik shqiptar në kuadrin e mjedisit të huaj. Ka rëndësi të madhe të sigurohet shkalla e përfaqsimit dhe transparenca e këtij organi koordinues të diasporës. Ky organ do sigurojë jo vetëm planifikimin, lidhjet dhe sinkronizimin e aktiviteteve brënda diasporës shqiptare, por do mundësojë shtrirjen e njohjes së tyre në tërë trevat shqiptare. Do krijojë urat lidhëse dhe rugët e komunikimit direkte me shoqerinë civile shqiptare dhe nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencës në fushën e organizimit dhe të tërheqjes së fondeve që komuniteti europian i akordon për tematika të ndryshme, për të ngritur cilësinë e aktivitetit të tyre në nivelin e kërkuar. Kjo strukturë e rëndësishme organizative sot për sot mungon, gjë që tregon shkallën akoma të ulët të pjekurisë sonë, për këtë betejë në fazën e avansuar të saj, të bashkim-integrimit kombëtar.

Ekonomi

Me rritjen e potencialit financiar të diasporës, krijohet një mundësi përparsore për investime inkurajuese të kapitalit autohton. Informimi, kontakti dhe bashkëpunimi, do krijojnë kushtet e përshtatshme për arritjen e obiektivave ambicioze që kombi shqipëtar i ka vënë vetes për tu shkëputur nga prapambetja dhe izolimi që kemi trashëguar.

Sot të gjitha këto gjëra ndodhin në mënyrë spontane dhe individuale, duke prodhuar efekte pozitive që ne i dallojmë për ditë nga pak. Në fazën e zhvillimit intensiv kjo gjë nuk mjafton, duhet një informim, koordinim dhe bashkpunim ekonomik të një shkalle më të lartë, për tju përgjigjur kërkesave në rritje të vëndit tonë. Kompanitë shqiptare që funksionojnë në teritoret e shteteve të tjera duhet të luajnë rolin e lidhësit, duke tërhequr dhe orientuar një pjes të fluksit financiar në drejtim të vëndit tonë. Ato do jenë bazë për rritjen e besueshmërisë dhe shpesh do luajnë rolin e garantit për investimet në Shqipëri. Tërheqja e kapitalit dhe të investimeve të huaja në vëndin tonë është një nevojë e cila mund të plotësohet më së miri duke aktivizuar potencialin e madh të diasporës në këtë drejtim.

Bukuresht, 31.12.2010