Plaget e kombit me i shëru

Kaloi dhe ky vit. Mbaroi edhe një vit tjetër nga jeta jonë e shkurtër dhe nga jeta e gjatë e kombit shqiptar. Si zakonisht, sejcili nga ne bën bilanc arritjesh dhe dështimesh në të njëjtën kohë, bilanc rezultatesh, ndonjehere dhe bilanc parash të fituara apo të shpenzuara. Bëjmë bilance se ashtu jemi mësuar që në kohën e diktaturës, kur drejtori i ҫdo ndërmarrje mblidhte kolektivin për të numëruar sukseset e tij dhe të partisë. Në fakt, më tepër përmëndnim arritjet, se dështimet, për të gënjyer veten  i paraqisim si fitore të vogla të interpretueshme. Kjo sot na ndodh për inerci me partitë politike të vëndit tonë, por ndodh dhe me administratat shteterore apo private, të cilat ngjyrosin realitetin sipas orientimit, sipas konjukturës.

Kaloi ky vit i gjatë, të paktën për mua, që prisja të shihja ndryshime pozitive në jetën shqiptare. Prisja zhvillim ekonomik më të shpejt, prisja reforma demokratike më të thella, ndryshime cilsore në mentalitin dhe në jetën politike të shoqërisë tonë. Prita ҫdo ditë, ҫdo javë, ҫdo muaj. Për ditë kam hapur internetin për të lexuar një lajm të mirë, për të gjetur diҫka pozitive me të cilën të krenohesha, me të cilën të ushqeja optimizmin tim ende të pashuar. Prisja mirkuptimin kombëtar për riorientimin shqiptar drejt prosperitetit dhe ngritjes së moralit të shëndosh të rivendosjes së sistemit të vlerave njerzore.

Pa mohuar zhvillimet e arritura, ecurinë e gjërave dhe ngjarjeve të shënuara të këtij viti, ndjehem i pakënaqur për nivelin e ulët të rritmit, për rezultatet e vogla, për ”daullen e madhe të dasmave të imta”. Prisja shumë më tepër se kaq dhe do pres në ardhmëri me durim, se shpresën akoma se kam humbur. Kam dhe unë bindjet e mija, në mëndjen time besoj akoma se është e mundur ajo që dikur ishte e pamundur për ne, e cila besohej si e pa arritshme, e paprekshme, si diҫka që u takonte ekskluzivisht të huajve, të tjerëve, të cilët i kosideronim mbi ne. Ja që unë e kam të pamundur të pranoj inferioritetin ksenofob, ashtu jam rritur, ashtu jam edukuar, ti shoh të tjerët të barabart, të mos bëj dallime, të mos shoh kufizime abstrakte të imponuara, apo të huazuara, të importuara.

Nuk dua të qahem, apo të tregohem i pakënaquri i përjetshëm, dua të shpreh dëshirën dhe shpresën time të madhe që populli shqiptar të marrë atë që meriton, të gëzoj një jetë më të lumtur dhe më të begatë. Nuk pyes a mund të arrihet një gjë e tillë, por pyes kur do arrihet kjo, dhe pres, pres me padurim. Them pres në kuptimin figurativ të fjalës, se në fakt kërkoj në vazhdim rrugën e përshtatshme dhe të shpejt, atë udhë e cila tu hapet të gjithëve kudo që janë, për të arritur atje ku dëshirojnë. Do e quaja rrugën e mirkuptimit dhe të bashkimit tonë kombëtar, kur shqiptarët të mos luftojnë më me veten dhe vetëm për vete, të heqin dorë nga lakmia individuale për të bashkuar  kontributin për të gjithë, për prosperitetin kombëtar.

Kombi ynë ka shumë plagë të vjetra dhe të thella. Disa prej tyre kullojnë akomă, nuk janë përtharë, varet nga ne sa shpejt do i shërojmë. Por sot, mendoj unë, kemi dy plagë shumë të mëdha të cilat po e pamundësojnë ecjen e kombit tonë përpara me rritmet që duam ne. Janë dy plagë aq të vjetra sa dhe të reja, sa të haruara aq dhe të freskëta. Këto janë plaga e korupsionit dhe ajo e emigrimit. E para e ushqen të dytën, nuk e lë të kurohet, e acaron sa vjen e më tepër. Shqiptarët e thjeshtë largohen për të shpëtuar, për të punuar, për të jetuar në një shoqëri më të drejtë, ku të gëzojnë të drejtat që meriton sejcili individ në një shoqëri të civilizuar. I largohen mentalitetit të vjetër mediokër, i largohen hasmërisë, makutërisë, pangopësisë, dhe padrejtësisë së autoriteteve vendore që ushqejnë korupsionin e vogël të ashtuquajtur ”normal”, të ”pranueshëm”, i cili pjell korupsionin e madh. Korupsioni me shumë fytyra dhe shumë emra, sot është kthyer në plagë të thellë, është sëmundja e cila po kronicizohet dhe po e mban kombin tonë në shtrat. Shtroj pyetjen vetes – a ka shërim kjo sëmundje kombëtare? Kush është ilaҫi ? Ku ta gjejmë atë dhe nëse e gjejmë për sa kohë do na japë efektin?

Ndoshta ilaҫin nuk duhet ta kërkojmë jashtë, përkundrazi ta kërkojmë tek ne. Unë gjykoj se i vetmi ilaҫ efikas për të jemi ne vetë. Edukimi ynë. Kur një popull vendos të shërohet kjo bëhet e mundur vetëm kur për këtë do jenë dakord shumica e tij. S’ka receta nga jashtë për ketë sëmundje të brëndëshme, për këtë epidemi kombëtare, e cila zhduket sa të dalish jashtë kufijve të shoqërisë sonë. Ajo ushqehet me mëndjet tona, me mentalitin tonë kolektiv të deformuar keq. Ajo prodhon ushqimin e saj, sekreton vazhdimisht helmin infektues, i cili bllokon ҫdo celulë të shendosh të trurit kombëtar. Sejcili prej nesh ka experiencën e tij në këtë fushë, janë fakte të panumërta dekurajuese, ngjarje të pakëndëshme korupsioni të përjetuara, të cilat mundohemi ti harojmë. Ato dhe pasi largohemi na helmojne kujtesën tonë duke na shtyrë drejt mohimit, drejt urrejtjes së përgjithshme, drejt shkombëtarizimit gradual.

Emigracioni është një pasoj, një pasoj e rëndë, e cila po na shterpëzon kombin. Largimi është një zgjidhje individuale, shpesh e arsyeshme, nganjëherë e domozdoshme, e cila cënon interesin kombëtar. Nëpërmjet emigracionit ne si komb i varfër momentalisht po kontribojmë për prosperitetin e kombeve të pasura, bëhemi kredituesit e tyre. Në vokabularin ekonomik e quajnë export i burimeve njerzore, i kapaciteteve intelektuale dhe të krahut të punës. Ne kontribojmë në plotsimin e deficitit social të popujve perëndimor të mplakur, u ofrojmë atyre një burim të madh për plotsimin e fondeve buxhetore që ushqen politikat e tyre të egzagjeruara sociale. Perëndimi pa emigrantët do kish hyrë në krizë me kohë.

Pra kontribojmë për ta duke shteruar burimet tona të freskëta. Sa do vazhdoj kjo anomali? Ne japim, kur kemi nevoj të madhe të marrim. Ne investojmë dhe pastaj e largojmë investimin jashtë, e hedhim, nuk e përdorim për vete, jua falim të tjerëve. Shpesh vendet perëndimore bëjnë dhe naze, na vënë kushte, e zgjedhin ”mallin” që duan. Gjithsekush kërkon ”ajkën”, më të mirën. Ne ҫ’na mbetet…?

Nuk janë të paktat raste kur ndonjë i shkolluar provon të kthehet dhe përplaset në murrin e pakapërcyeshëm të korupsionit. I merret fryma nga mentaliteti i kalbur anadollak, gjen veten në mes baltës dhe batakut, ku të gjitha dyert i mbyllen në fytyrë. Që të mbijetojnë, këta të kthyerit, duhet ti shtrohen fatit, të bëhen si të gjithë. Varianti tjetër, shpesh dhe i vetmi, është të marrin rrugën nga erdhën, të ikin përfundimisht. Kështu shqiptarët jashtë janë bërë më tepër se sa brënda.

Emigrantët, ndodh që të kenë sukses, të bëjnë karierë dhe të pasurohen jashtë. Ndodh që të bëhen dhe me famë botrore. Por kjo jo në vëndin e tyre, jo për njerëzit e tyre. Emigrantët punojnë, mësojnë, luftojnë me jetën deri në pikën e fundit. Kanë dhe mall për vëndin e tyre, ndodh që ndonjëri e shpreh dhe në publik këtë. Ka nga ata që janë zëmëruar përkohësisht, ose përgjithmon dhe këta kanë të drejtë, duhet ti kuptojmë. Të jemi tolerant dhe të drejtë, mos u hamë hakun dhe mos i mohojmë. Mërgata me halle vuan, njësoj si dhe vëndi ynë, qan hallin e saj, qan dhe hallin e Shqipërisë. Deri kur kështu?

Këto plagë si me u shëru – mendoj tani, këto ditë të fundit të këtij viti. Kërkoj, vazhdoj të kërkoj udhën e drejtë që na duhet. Tash që e shkruajta këtë hall të mëndjes sime, sikur u shkarkova pak. Shpresoj të më kuptoni dhe mos më gjykoni. Kërkoni dhe ju atë që ju duhet, atë që dëshironi dhe udha ju bëftë e mbarë ngado që të veni! Urimi im është:

Qoftë ai që vjen një vit i mbarë, për Shqipërinë dhe për shqiptarë, si për pleqtë dhe kalamanë, që nga jugu në veri, nga Kosova e në Çamëri, mërgimtarë ngado që jeni, qofshi të lumtur ju përherë!  Gëzuar !

Bukuresht, 28.12.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/editoriale/7617-plaget-e-kombit-me-i-sheru.html

http://tribunashqiptare.net/?p=3727

http://www.revistadrini.com/2011/12/29/perparim-demi-plaget-e-kombit-me-i-sherua/#comment-2309

——————————————————————

Pushteti  mund tu hiqet partive

Po ti kthehemi kuptimit të fjalës dhe traditës shqiptare, Kuvëndi duhet të formohet me njerëz që përfaqsojnë qytetet, komunat, fshatrat, pra me një fjalë popullin. Në fakt çfarë ka ndodhur dhe çfarë na ka dalë – deputetët e zgjedhur janë futur me lista partish dhe nuk përfaqsojnë popullin por partitë e tyre. Bile më sakt, kryetarin e partisë që e ka futur në listë. Për katër vjet të legjislaturës ai nuk bën gjë tjetër veçse lan i borxhin kryetarit me shpres që ta fusi dhe në listën e ardhëshme.

Nga kjo del se deputetllëku është posti i majmë që e kërkojnë, e lakmojnë shumë ata që duan të përfitojnë pa asnjë merritë, pa asnjë kontribut, që nuk u ofrojnë asgjë zgjedhësve, pasi kanë shumë detyrime ndaj partisë dhe kryetarit. Duke mos qënë përfaqësues por thjesht shërbyes ai kthehet në një vegël, me anën e të cilës luajnë si macja me miun pozita me opozitën. Një deputet presupozon një vot plus apo minus, e cila duhet blerë nga ata që duan të miratojnë një ligj, pra është kthyer në një monedhë këmbimi.

Kur kryetarët e partive kryesore nuk merren vesh, kemi krizë politike. Kjo situatë presupozon mos miratim të ligjeve organike, bllokim të aktivitetit shtetëror dhe ekonomik të vëndit. Një rast të till kemi prej dy vjetësh në Shqipëri. Lufta për të shkulur një deputet, një vot, nga një grup në tjetrin, kryhet nën rogoz, rezultati i saj bëhet sensasion për median. Shpesh luftohet dhe me metodat e dezinformimit ose te manipulimit, ku media e blerë ka rolin kryesor për të krijuar situata, ose për të formuar opinione pregatitore. Prandaj dhe partive u duhen shumë para të zeza, pasi të gjitha këto kushtojnë tani jashtëzakonisht shumë.

Shpesh dëgjohen zëra naive që besojnë në luftën kundër korupsionit ose shohim mashtrues të cilët fryhen para kamerës duke lëshuar rrufera kundër zyrtarve pa emër ose me emër dhe pa fakte të koruptuar. Lej ta themi hapur, korupsioni formohet dhe ushqehet nga sistemi i krijuar. Pra nese dikush do megjithmënd të zhduki korupsionin duhet të ndryshoj sistemin. Në kushtet e sotme si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, unë nuk shoh se kush mund ta bëjë këtë ndryshim rrënjësor. Ne të mësuar me regjimin diktatorial parti-shtet, tani kemi afërsisht po të njëjtën gjë, vetëm se në vënd të një partie kemi dy apo tre të tilla që mbajnë frerët e pushtetit. Loja vazhdon tash 20 vjet.

Në kohën e diktaturës thuhej hapur se kuadri është monopoli i partisë – a nuk ndodh e njëjta gjë dhe sot. Pa e shpallur, funksionarët bëhen ushtar të partive që i emrojnë. Ndrohet partia në pushtet, ndrohen dhe rojet e kalasë (funksionarët). Në kohën e diktaturës arritëm ”performancën” të kishim një qeveri injorante, mbushur me shofera dhe mjelse. Sot e kemi plot me të paaftët me shkollë, por që kanë ca merita partie.

Nejse, të kthehemi tek sistemi jo demokratik i vendosur, i cili vetëm popullin nuk e përfaqson, ai mbron interesa partie, të grupit apo të individit produkt të  hypur diku lart, mbi popull natyrisht. Po të distancohemi disi nga kjo strukturë, do shohim se sa ngjan e gjitha kjo me atë strukturë të para 1991. Ndryshimi është në ligjet e reja, të imponuara nga jashtë sigurisht, në median e polarizuar që lufton me vetmohim dhe përkushtim për interesat e patronit të vet dhe prona private e lirë sa mundet në kushtet e një korupsioni të gjeneralizuar. Shqiptari i pa angazhuar mbetet i pambrojtur para makinës së madhe shtypëse që quhet shtet, intelektuali apolitik mbetet mënjëanë i bojkotuar nga shteti i politizuar. Ndarja e parave të vjelura kthehet në qëllim më vete dhe është subjekti kryesor i luftës mes partive. Partia në pozit ka rubinetat në dorë dhe hap ato që duhen që paraja të vej në vëndin e vet, dmth tek partia. Shushunjat e shumta thithin nga tubat e gjatë. Sejcila ka zgjedhur një damar ku ka ngulur pompën e saj. Kur damari thahet, dmth se partia i ka mbyllur atë rubinet, kalon në një damar tjetër, ndron dhe ngjyrën, që partia mos e dalloj nga ushtarët e vet që ushqen.

Nga e gjithë kjo skemë e komplikuar e ”demokracisë” së pjesëshme, ku elementët përbërës si zgjedhjet, votat, deputetët, shumica-pakica, e deri tek strukturat e shtetit janë pushtuar nga partitë. Ky sistem i ngritur gjatë shekullit të XIX dhe i deformuar gjatë shekullit  XX, ka hyrë në krize të thellë, e cila po shtrihet në të gjitha fushat e jetës dhe po përfundon në një krizë morale të pandreqshme. Shoqëria njërzore ndodhet në një udhkryq të madh dhe nuk po di rrugën nga të shkojë, pasi të gjitha variantet e provuara deri tani kanë dështuar. Vetëm një variant nuk është provuar akoma – ai i demokracisë reale, si dikur në antikitet.

Imagjinoni sikur në kushtetutën e një vëndi të ndalohet hyrja e partive politike në parlament – çfarë do ndodhi?

Kandidatët do zgjidheshin lokal nga votat direkte të popullit, pa përfaqsuar ndonjë parti. Nëse populli i zonës nuk do jet i kënaqur nga kandidati i zgjedhur do ket të drejtë ta heqi dhe të zgjedhi një tjetër. Pra kandidatit, mandatin ja jep dhe ja heq direk vetëm populli i zonës. Në këtë rast ndron puna, deputeti do luftoj ta ketë mirë me zgjedhësit dhe jo me partinë. Vetëm në këtë rast mund të flasim për fuqin e popullit. Kuvëndi në këtë rast do e meritoj plotsisht të quhet popullor. Sot ashtu siç është mund ta quajm kuvendi i partive dhe jo i popullit. Pra deputeti nuk duhet të jetë antar dhe as ti përkas ndonjë partie, ta ket të ndaluar me kushtetutë,  njësoj si në rastin e presidentit. Po nuk bëmë këtë s’do kemi demokraci asnjëherë, rezultatin po e shohim.

Sikur të kemi një parlament të tillë, pa parti, as qeveria nuk do ketë punë me partitë politike, por do ketë punë vetëm me deputetët pa parti, të cilët do i kërkojnë llogari gjithësekush për zonën e tij që e ka zgjedhur dhe së bashku për gjithë vendin. Shpesh kam shtruar pyetjen – e pse kryeministri duhet me qënë kryetar partie? Sot ne kemi një strukturë plotësisht të politizuar, nga koka tek këmbët dhe më keq akoma ligji i zgjedhjeve është bërë në atë mënyrë që mos kemi variante të tjera veç me zgjedh njërën prej partive që na kanë hypur në kuriz. Kështu që njerëzit të mbërthyer në këtë darë, preferojnë mos paraqiten fare në votime, pasi nuk kanë besim në to dhe nuk kanë asnjë interes ose shpres se do zgjidhet ndonjë gjë që ka lidhje me ta. Nga ana tjetër votat nuk do i numërojnë më partitë, pra sdo ket kush ti deformoje rezultatet e votimeve. Keq do e kenë gazetat dhe TV-të, se do mbeten pa punë, pa propagandë politike, do u duhet të merren me gazetari të vërtet, se as partive nuk do u leverdisë me i pagu kot. Kështu dhe shpenzimet e partive do bien shumë, por as antarë nuk do ken mjaftueshëm. Kush do futej në një parti po qe se e ka të ndaluar me u fut në pushtet. Antar pa karike, nuk e di sa do mbeten, ka mundësi të zhduken fare këto partitë e sotme, se njerzit kanë halle të tjera nuk para u pëlqejnë ideollogjitë.

Partive sot nuk u prishet puna se ka pjesmarrje të ulët në votime, se sipas ligjit, sido që të bëhet po njëra prej tyre do hypi në fuqi, pastaj pas zgjedhjeve i ndajn hesapet me njëra tjetrën. Si i thonë punës ”një herë ma hype, e një herë ta hypa”, me rradhë ndrojnë vëndet dhe ruajnë njëra tjetrën që mos u dalin të palarat. Për demogagji, bërtasin për korupsion, por pa fakte dhe pa dokumenta, ashtu veç për televizor, me na mbajt pesh dhe me na tregu se po përpiqen, po luftojnë. Pas emisionit sigurisht i gjen në sofër bashkë tu bë allishverishet e tyre. Tek ne pasurohen si pozita ashtu dhe opozita njëherësh, bile bëjnë konkurencë kush e kush  më tepër.

E vetmja zgjidhje është mos me u paraqit asnjë në vot, pra vetëm një bojkotim i plotë mund të çoj punën në një krizë totale, blokazh, i cili mund të zgjidhet veç me ndrimin e kushtetutës dhe të ligjit të zgjedhjeve ku të ndalohet hyrja e partive në parlament. Tu mbyllet rruga partive për në pushtet. Grevë zgjedhore mbarë popullore e zgjidh punën në rrugë paqsore. Jam i sigurt se shumë do hidhen në mbrojtje të partive dhe do thonë se nuk mund të mbahet shteti pa partitë. Unë them se mundet, bile fare mirë, ma mirë se me partitë politike (që veç politike nuk janë). Demokracia nuk ndërtohet me partitë, ajo është një sistem, i cili siguron komunikimin direkt midis shtetit dhe popullit. Ashtu siç një besimtar nuk ka nevoj për ndihmën e priftit apo hoxhes për të komunikuar me zotin, ashtu dhe populli nuk ka nevoj për partitë që të komunikoj me shtetin që e përfaqson.

Nëse flasim për pushtetin e popullit haj tja japim pra atij direkt dhe jo partive. Kam bindjen se sa të vihet një sistem i tillë, në vënd zhduket dhe korupsioni i madh, i cili po na i thith krejt burimet e të ardhurave. Lej të mos shkojmë me mendimin që të presim sa të ngopen, s’kemi për tja arritur kurrë asaj dite,  partitë nuk ngopen asnjëherë, janë pus pa fund.

Bukuresht, 24.08.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/5840-pushteti-mund-tu-hiqet-partive.html

————————————————————

Fragment nga beteja për identitetin shqiptar

Më në fund Rexhep Qosja u kthye. Tema e trajtuar në shkrimin ” Identiteti kombëtar dhe mimikria politike”, shpjegimet llogjike të dhëna në të, analiza e aktualitetit shqiptar e parë me syrin e një intelektuali të formuar, ku ai prek një nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare sot, janë një kontribut i mirseardhur për gjithë ata që luftojnë për forcimin e identitetit shqiptar dhe që janë përkrahësit e idesë së bashkimit kombëtar.

Para se të komentoj idenë themelore të shkrimit, do desha të përktheja fjalën që ai ka përdorur ”mimikria”. Në Wikipedia gjejmë shpjegimin se ”mimikry” është një formë adaptimi, është një proces imitimi që kryen një organizm ndaj një qënie tjetër të gjallë ose ndaj mjedisit. Dihet se mjaft gjallesa përdorin teknikën e kamuflimit për vetmbrojtje. Këtu mund të jepen si shëmbull ndrimi i ngjyrës së lëkurës, i paraqitjes së jashtme, ose sjelljes. Kur flitet për mimikrinë lidhur me një grup njerëzish, shtresë shoqërore apo një popullsi, kemi të bëjmë me një fjalë simbol, shtrirja e kuptimit të së cilës në formë figurative, përdoret për të përcaktuar ose për të evidentuar një sjellje të adoptuar jashtë natyrës së tyre dhe e cila imiton kultura të tjera, pa patur arsye patjetër vetmbrojtëse. Ne gjuhën shqipe kemi sinonime si fjala kamuflim, bëhet paralelizmi me njëriun që ndron fytyrën, fjalën, sjelljen, bindjet, ngjyrën politike etj. Shpesh i krahasojmë me kameleonin i cili ndron ngjyrat e lëkurës.

Kuptohet se kur shqiptarët filluan të ndrojnë fenë, në periudhën e pushtimit osman, kishin arsye të ndryshme që lidhej me situatën e atëhershme, sidomos në periudhat e reformave. Shumica jetonte në varfëri të thellë, kështu që ndrimi i fesë e konsideruan si një mundësi për të shpëtuar nga taksat, nga rekrutimi i detyruar, etj. Të tjerë shpresonin në mbrojtjen që mund tu vinte nga administrata turke për ti shpëtuar nga kërcënimet dhe rreziku i shovinizmit sërb apo grek. Disa, sidomos familjet e pasura feudale, kishin arsye të tjera, ku kryesisht mbizotronte dëshira e tyre për të krijuar marrdhënie më të afërta me administratën e pushtuesit, gjë që u jepte dhe mundësi kariere dhe marrjen e posteve në atë administratë.

Mjaft shqiptarë edhe pas ndrimit zyrtar të fesë nuk i ndruan dhe bindjet e tyre. Në shumë fshatra shqiptare ruajtën paralelisht dhe emrat e krishterë, si dhe mjaft zakone të trashëguara. Ajo që është më e rëndësishme, është se pas ndrimit të fesë nuk u shfaqën qëndrime armiqsore ndaj bashkatdhetarëve të cilët ruajtën besimin e tyre. Fakti i fenomenit të krushqive të kryqëzuara midis shqiptarëve me fe të ndryshme e tregon qartë se jo feja i dallonte ata.

Tjetër situat kemi sot në vëndin tonë po ti referohemi spektrit politik dhe sidomos po të flasim për fenomenin e migrimit politik të mjaft personazheve të njohura. Do e konsideroja si më të spikatur mimikrinë si fenomen, të cilin e gjejmë në qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe Kosovës në marrdhëniet ndërkombëtare. Politika shqiptare akoma nuk ka veshur kostumin kombëtar specifik në tërë Ballkanin, por mundohet të paraqitet e barabartë për nga forma e jashtme me atë të shteteve perëndimore, duke adoptuar sipërfaqësisht fjalorin dhe problematikën e tyre. Kontradita qëndron në prioritetet tona politike që dallojnë mjaft nga ato europiane dhe kanë të bëjnë me stadin e zhvillimit të shoqërisë tonë si dhe me shkallën e pjekurisë kombëtare të krejt popullit shqiptar.

Jam dakord me qëndrimin kritik që mban Rexhep Qosja ndaj fenomenit të mimikrisë politike, po kështu e quaj plotsisht të dëmshme përpjekjet e shumë klerikëve për të zgjeruar influencën së fesë përkatëse dhe mundohen të  krijojnë zona influence me çdo mjet pa respektuar disa regulla bazë të bashkjetesës paqësore. Kjo veprimtari agresive, kohët e fundit sjell përçarje, konflikte fetare etj. Mbi të gjitha mund ta konsiderojmë si një përpjekje për të krijuar një pushtet paralel, i cili konkuron me shtetin laik shqiptar, e dobson atë, dhe e kthen besimin fetar në një instrument politik, shumë i keqpërdorur në fushatat e zgjedhjeve. Nga ana tjetër çoroditja ideollogjike sjell për pasoj dhe dobsim të identitetit shqiptar, aq të nevojshëm sot në kushtet e ndërtimit të perspektivës tonë europiane.

Shpesh në morrin e debateve në fusha të ndryshme ku kemi çfaqje të hapura të fenomenit të mimikrisë, dalin personazhe të cilët afirmohen duke përdorur teknikat e ”majmunit” apo ”papagallit”, duke i shoqëruar me agresivitetin e ”harbutit” për tu bërë sa më ”popullor”. Po përdor këto epitete shumë të përdorura në zhargonin e shitsave të plaçkave të vjetra në treg, për të treguar  përbuzjen time ndaj këtyre çfaqjeve populiste, që nuk u kanë hije intelektualëve të vërtet. Ato janë po aq të dëmshme sa dhe veprimtaritë armiqsore të fqinjëve tanë shovin. Bile për nga efektet me afat të gjatë që kanë, do i kosderoja më helmuese. Janë si krimbi që e gryen kombin nga brënda në mënyrë të vazhduar deri në kalbëzimin e plot të tij, për të sjell momentin e shpërbërjes së përgjithshme.

Rreziku i humbjes së identitetit shqiptar është më se real sot, kur ndodhemi përball aq shumë të ekspozuar ndaj faktorve të ndryshëm të jashtëm dhe të brëndshëm. Duke patur një klasë politike të paformuar, të mbarsur me vese, ku spikat makutëria, papërgjegjsia, egoizmi, fodullëku, injoranca etj., ndjehemi shumë të cënueshëm, të pafuqishëm, gjë që na shkakton një dëshpërim kombëtar dhe revoltë, të cilën e gjejmë të shprehur dhe në shkrimin e Rexhep Qoses dhe jo vetëm aty. Në gazetat elektronike të diasporës shpesh ndjen shpërthimin e alarmit kombëtar, kur lexon mjaft shkrime të denja të intelektualëve të revoltuar nga situata politike mjerane në vëndin tonë. Disa e shprehin duke iu kthyer retorikës së rilindasve tanë, të tjerë duke analizuar thelbin antikombëtar të mjaft qëndrimeve zyrtare, apo duke kritikuar politollogët e interesave lokale dhe partiake të shoqëruar nga korupsioni që ka zënë rrënjë. Beteja me këto fenomene gëryese do jetë e gjatë për ne, prandaj u bëj thirrje lexuesave dhe autorve të shkrimeve të mos bien në apati, të mos lodhen, mos heqin dorë, pasi opinioni shoqëror i shëndosh është mëse i nevojshëm në këtë fazë kalimtare të vëndit tonë.

Bukuresht,19.08.2011

http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/5811-fragment-nga-beteja-per-identitetin-shqiptar.html

——————————————————————————

Busulla jonë e ka marrë drejtimin e duhur

Çështja shqiptare e trajtuar nga Adrian Vehbiu në shkrimin e tij ”Tri pamje të çështjes shqiptare1, kap disa aspekte të saj dhe opinionin e tij lidhur me mundesine e zgjidhjes. Pika e parë ishte se kjo çështje vazhdon të mbetet si një produkt i romantizmit shqiptar. Së dyti e trajton këtë, duke u nisur nga perspektiva e pozicionit europian, ”kjo çështje” thotë ai, ”për përfaqsuesit e BE-së paska marrë formën e një kokëçarje të zgjatur”. Së treti, na jep atë që ndjen autori personalisht ” skizofrenia e përkatësisë shpirtërore në një botë ku nuk e gjej dot veten, përveçse si të përjashtuar”. Më tej ndan problemet politike nga ato sociale.

Dua të shpreh mendimin tim lidhur me këtë temë, pasi ky shkrim më zgjoi disa ide, të cilat do desha ti diskutoj në publik. Nuk e konsideroj si një replikë, pasi nuk është e tillë dhe shpreh konsideratën time për autorin, i cili konstaton dhe vlerson, shpreh me sinqeritet proekupimin e tij. Nuk jam kundër, sejcili e sheh problemin nga këndvështrimi i tij, i cili ndërtohet mbi bazën e realitetit specifik të mjedisit ku jeton. Shpesh, për ta parë horizontin pak më larg, besoj se duhet me u ngrit diçka  mbi nivelin e realitetit ku jetojmë. Unë kam parasysh njëkohësisht perspektivën dhe të kaluarën, kur diskutoj për çështjen kombëtare, duhet ta ndërtojmë perspektivën mbi bazën eksperiencës së grumbulluar, duke nxjerë mësimet e nevojshme nga përvoja. Kam parasysh, gjithashtu,  konjukturën e brëndëshme dhe të jashtme të momentit, si dhe mundësinë reale për avansimin e proçesit të bashkimit kombëtar. Duhet të pranojmë se me rrënien e ”murrit” midis Shqipërisë dhe Kosovës (bej paralelizmin me murrin e Berlinit), proçesi i bashkimit ka filluar tashmë dhe shpreh bindjen se ai do jet i pandalshëm.

E kam përmëndur dhe herë tjetër, bashkimi nuk është thjeshtë një produkt romantik, megjithëse rrënjët e tij janë hedhur në periudhën e rilindasve ”romantik”. Romantik i kemi konsideruar ne, për arsye të ndryshme. Për shëmbull, nën regjimin komunist theksohej karakteri romantik i rilindasve për motive politike të partive komuniste dhe pozicionit të tyre ndaj problemit të bashkimit. Faktet treguan se ato bënë çmos për ta ndarë kombin shqiptar, duke u kënaqur gjithsejcili me copëzën e tij të vogël. Për Enverin rilindasit ishin romantik dhe idetë e tyre të vjetruara e të parealizueshme. Për këtë e ka pas vetë ai kujdes, që të mbeteshin ashtu. Unë sa më tepër studioj veprën e rilindasve, konstatoj se ata nuk kanë qënë aspak romantik, përkundrazi kanë qënë me këmbë në tokë dhe shumë pragmatik në gjithshka që bënë, pamvarsisht se për arsyet që i dim të gjithë, ata nuk arritën ta finalizojnë deri në fund proçesin e bashkimit. Ideja e tyre ishte fisnike dhe e veshur me mjaft shkrime romantike, por jo dhe aksionet që ndërmorën apo veprat që kryen. Ata ringjallën gjuhën shqipe në kongresin e Manastirit, ringjallën kombin dhe shpirtin patriotik tek shqiptarët, krijuan format e para të shtetit të bashkuar shqiptar në Prizren dhe më vonë në Vlorë. Për këtë ata mobilizuan krerët dhe gjithë intelektualët shqiptar kudo që ishin, armatosën dhe ngritën në këmbë një popull të tërë në luftën çlirimtare për pamvarsinë e Shqipërisë. Për realizimin e  ides së tyre, ata sakrifikuan gjithshka deri dhe jetën e tyre. Nuk më duket aspak romantike dhe nuk shoh se ku është ky romantizëm kur kemi të bëjmë me një luftë për mbijetes kombëtare, për jetë a vdekje, e cila na shpëtoi si komb nga asgjësimi, nga asimilimi.

Atëhere nevoja na bëri të luftojmë, pasi nuk kishim rrugë tjetër përball agresionit shovinist të fqinjëve tanë. Sot po ashtu, nevoja na dikton të bashkohemi, për të përballuar rreziqet e globalizmit. Pra kur bëhet fjalë për rreziqe, për nevoja, për mbijetesë, s’ka vënd të flasim për romantizëm, faktet flasin për pragmatizëm konkret. Ideja e bashkimit është mjaft e gjërë dhe përmbledh të gjitha aspektet e jetës tonë shoqërore, politike apo dhe ato ekonomike. Europa kërkon bashkimin e saj, duke u nisur nga qëllime pragmatike, për të përballuar perspektivën globale të botës së ardhëshme. Janë bërë planet dhe është llogaritur se pa një Europë të bashkuar, pas jo më larg se 50 vjet të këtij shekulli, ajo nuk do i rezistoj dot konkurencës së Azisë, Amerikës etj. Pra krijimin i BE-së e stimuloi nevoja e mbijetesës në perspektivë. E njëjta gjë, në një plan më të vogël, është e vlefshme dhe për ne shqiptarët. Europianët e kuptojnë fare mirë këtë, problemi i tyre është se nuk e administrojnë si duhet konfliktet rajonale, dhe nuk gjejnë forcën e duhur të vendosin regulla të njëjta për të gjithë popujt. Ata mundohen ti anashkalojnë problemet, ti kapërcejnë etapat, duke pretenduar se kohezioni do ndodhi natyrshëm pas integrimit europian, gjë për të cilën unë kam rezerva të mëdha.

Ne shqiptarët, duke u nisur nga interesat tona kombëtare duhet të ndjekim rrugën e bashkimit pa ndërprer dhe pastaj atë të integrimit. Kjo është punë prioritetesh, që ne duhet ti vëmë vetes, duke studiuar me kujdes etapat dhe raportet me konjukturën ndërkombëtare. Këto dy proçese nuk përjashtojnë njëri tjetrin, pasi janë komplementarë dhe zhvillohen në paralel. Hapja e rrugës së Kombit, unifikimi i sistemit energjitik, eleminimi i barierave kufitare dhe ekonomike, unifikimi i sistemit arsimor, realizimi i projekteve të përbashkëta, qarkullimi i lirë dhe turizmi i brëndshëm, janë disa fusha të proçesit të bashkimit, në të cilat tashmë po ecet me projekte konkrete. Iniciativa e Pacollit për drejtimin dhe koordinimin e këtij proçesi nëpërmjet një Bordi të besimit  të Lëvizjes për Hapësirën Mbarëkombëtare të Zhvillimit, nuk është një ide romantike, por shumë pragmatike dhe në kohën e duhur. Kur flasim për koordinim, për projekte dhe financime, tregon se e kemi kapërcyer fazën e ëndrave dhe jemi në fazën e zbatimit, proçesi ka filluar dhe jemi në fazën kur po kërkojmë formën optimale të menaxhimit të këtij proçesi të gjatë.

Kuptohet gjërat nuk shkojnë vaj gjithmon, jo të gjithë janë të interesuar, bile ka nga ata që na vënë pengesa të ndryshme. Dihet, të parët që duan të na pengojnë janë fqinjët tanë, pastaj vijnë klyshët e tyre, që po na sabotojnë nga brënda. Konflikti politik i brëndshëm është rrjedhojë e kësaj lufte. Ideja është se ne tashmë kemi avansuar në proçesin e bashkimit, orientimi është pozitiv dhe shumë gjëra po marrin formë, kuptohet është populli ai që e do këtë dhe shprehet dhe në internet siç e keni vënë re besoj. Ne gëzohemi me çdo hap të ri që bëhet në këtë drejtim. Nuk besoj se dikush do tërhiqet nga kjo rrugë. Gjithsekush e ka nda mëndjen se cilën rrugë do marri. Saliu bën të vetën nga ana Shqipërisë, tani del Pacolli nga ana e Kosovës. Veç kesaj mos harojmë partitë parlamentare të PDIU dhe VETVENDOSJES, të cilat po punojnë në legjislativët e dy vëndeve dhe po krijohet një front, i cili zor se shëmbet nga ca mercenarë, sado që të përpiqen.

Problemet sociale egzistojnë dhe është detyra e klasës politike shqiptare ti zgjidhi gradualisht, por kjo nuk do na pengoj asnjëherë të bashkohemi, pasi bashkimi bën fuqinë dhe kështu kjo perspektivë do zgjidhi dhe problemet shoqërore. Zhvillimi ekonomik dhe tregu i përbashkët i punës do zgjidhi problemin e papunësisë dhe të varfërisë. Prandaj na duhet optimizëm, forcim të unitetit, qartësi politike, sakrifica, dhe iniciativa pozitive kombëtare. Nuk do dorzohemi para asgjëje, as para shovinistëve, as para problemeve tona dhe as para orientimeve ndërkombëtare. Busulla jonë e ka marrë drejtimin e duhur drejt bashkimit kombëtar. Gjithësejcili prej nesh do japë kontributin e tij në këtë punë sipas mundësisë, qoftë dhe duke i përkrahur iniciativat dhe nëpërmjet solidarizimit kombëtar.

  1. http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/5350-tri-pamje-te-ceshtjes-shqiptare.html

Bukuresht, 12.07.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/5364-busulla-jone-e-ka-marre-drejtimin-e-duhur.html

————————————————————-

Koha e politikës bllokuese kaloi

Ajo, që në Shqipëri vlersohet më pak, është koha, humbjet nga mos shfrytzimi i kohës përbëjnë faktorin kryesor të prapambetjes tonë. Çdo tregtar e ka provuar se një mall që nuk shitet në kohën e duhur krijon humbje, për të mos përmëndur ata që shesin perimet dhe frutat në treg, të cilat kanë afat përdorimi, përndryshe prishen duke ndënjur në tezgë. Çdo projekt ka një afat, ka një datë fillimi dhë datë mbarimi. Çdo projekt i realizuar në afat, sjell vlerën shtesë për të cilën bëhet investimi. Të ardhurat e vëndit prodhohen në kohë dhe shtohen nëpërmjet investimeve që shtojnë ”add value” (vlerën e shtuar). Pra, për të mos e zgjatur shumë me prezantimin e vlerës së shtuar në raport me kohën e shpenzuar për të, është fare e qartë se politikat e një shteti vlersohen, në fund të fundit, me intensivitetin e shfrytzimit të kohës që ka në dispozicion (ndërmjet dy zgjedhjeve të rradhës) për të siguruar nivelin e të ardhurave të premtuara.

Në një situat normale të një vëndi demokratik, opozita, nuk e pengon qeverinë për të realizuar objektivat e saja. Ajo kërkon nga faktorët vendimmarrës të të gjej rrugët më efikase për realizimin e tyre, kërkon transparencën e procesit, kërkon zbatimin e kalendarit të programuar, monitorizon premtimet, etj. Nga ana tjetër merr pjes në procesin ligjvënës për të krijuar kuadrin legal të nevojshëm. Roli i saj është shumë i rëndësishëm për të siguruar transparencën e procesit ligjvënës, për të mos lejuar shmangjet dhe devijimet e fondeve të programuara, për të korektuar në kohë orientimin dhe objektivat dhe jo në fund të periudhës.

Problemet që kanë lidhje me prioritetet dhe obiektivat e një programi qeveritar, janë subjekte diskutimi në etapën e parë, direkt mbas zgjedhjeve, më tej, pasi fillon implementimi i tij çdo ndryshim apo riorientim krijon humbje të mëdha dhe në rradhë të parë përkthehet në humje të kohës. Kjo, faza e parë, duhet të ket një afat pas të cilit mbyllen diskutimet, duke kaluar në problematika të tjera sipas prioriteteve. Bllokimi i këtij procesi është inproduktiv, është distruktiv, pasi shkakton humbje të mëdha në nivel kombëtar, dëmton ekonominë e vëndit dhe rëndon gjendjen, duke bllokuar zgjidhjen e problemeve sociale. Zgjidhja e problemit të papunësisë janë investimet publike dhe stimulimi i bizneseve autohtone nërmjet ligjeve të drejta dhe vendosjen e një sistemi korekt tatimor – dmth politikë dhe orientim kombëtar.

Bojkoti parlamentar i aplikuar nga PS, ka bllokuar për dy vjet miratimin e ligjeve organike që kërkojnë 2/3 e kvorumit në seancat. Sot, pas deklaratave të Ramës, kjo periudhë parashikohet të zgjasë edhe dy vjet të tjera, deri në zgjedhjet e ardhëshme 2013. Pra, po të mos mbetet ai krytar bashkie, Shqipëria bllokohet edhe për dy vjet të tjera. Sa cinizëm! Çfarë shantazhi i pacipë!

Brukseli po jep shënja lodhje përsa i përket Shqipërisë. Diplomatët janë lodhur duke u mbushur mëndjen politikanëve shqiptarëve që të kapërcejnë pengesën dhe të dalin nga kutit e zgjedhjeve, për të vazhduar rrugën e integrimit. Të gjithë në korr flasin për zbatimin e ligjeve, ashtu siç janë ato, pastaj, nëse nuk na duken të mira, të merremi me modifikimet e duhura. Të gjithë mundohen të na shpjegojnë se sa shumë po humbasim, sa shumë po vonohemi. Arriti puna të na dalin republikat e ish Jugosllavisë përpara, bile po na lë pas dhe Sërbia. Shqipëria në vënd që të zërë vëndin e saj në parlamentin europian, që të bëhet mbështetje për Kosovën e ta tërheqi pas, po e lë atë në baltë, duke i lënë vëndin Sërbisë, e cila mezi pret ta bllokojë.

E gjith kjo histori anormale, kjo politik e çmëndur, po e hedh në ajër objektivat kombëtare të shqiptarve. Tani nuk kemi nga kush të qahemi, pasi po ja bëjmë vet vetes. Bota po na del borxhit, bile ata as po arrijnë të na kuptojnë. Llogjika e vetshkatrimit, e mohimit, që po aplikon Ed Rama me grupin e tij, nuk ka si të kuptohet nga asnjë njëri me dy pare mënd. Motivet që ai ngre nuk i justifikojnë dëmet që po i shkakton vëndit dhe kombit shqiptar. Orientimi i tij krejt personal mban erë antishqiptarizmi të theksuar, sjellja e tij prej nonkonformisti banal, flet për injorancë politike, mediokritet dhe keqdashje, me pasoja për partin e tij dhe për krejt popullin shqiptar.

Si rezultat, Shqipëria po vonohet, PS po humbet elektorat, parlamenti s’ka opozitë, ligjet nuk po votohen, ndërkohë që deputetët socialist vazhdojnë të pasurohen. Qahen se drejtësia është e kontrolluar nga PD-ja. Po të ishte ashtu, ata duhej të ishin me kohë në burg dhe jo të trashen me kontratat nga fondet publike. Vetëm në një shtet bananesh mund të ndodhin situata të tilla të mbrapshta. Politikës së shantazhit i ka kaluar koha me vakt, këtë duhet të kuptoj turma e deputetëve socialist që po i shkojnë si delet Ramës mbrapa. Asnjëri prej tyre, gjatë këtyre dy vjetëve nuk ka bërë asgjë për ata që i kanë zgjedhur, përgjigjen për ketë do e marrin në 2013-tën, të jenë të sigur për këtë. Koha e humbur nuk kthehet mbrapsht, politikës së bllokimit i kaloi afati. Çdo ditë, çdo orë vonese i bën përgjegjës ata para popullit që pret.

Të humbasish kohën duke mos bërë asgjë është njëra, por të ecësh kundër kohës, dmth në sens invers, është akoma më e rëndë. Të fillosh përherë nga e para, të shkatrosh çfarë kanë bërë paradhësit, është shumë herë më e rëndë. Shqipëria ka experiencë të hidhur në të dyja llojet e humbjeve. Këtë bëri dhe Enveri, i drejtuar nga ”specialistët” sërb, fshiu gjithshka që bënë paraardhësit e tij, përpak desh na beri një Sërbi të dytë në Shqipëri, duke e zhytur vëndin në prapambetjen më të thellë. Aventurieri futurist dhe eksentriku Rama, nuk dallon shumë nga Enveri, si aventurier dhe  bohem i lagjes Pigal. Ashtu si Enveri dhe Rama e filloi karierën e tij politike direkt nga rrugët e Parisit. Pasi morri kryesinë e PS-së, edhe ky e filloi punën si Enveri, duke bërë ”pastrimin” e saj nga elementët e ”pabindur”. Rezultatin po e shohim të gjithë.

STOP .  Ka ardhur koha të ecim me hapin e kohës, të ecim duke nxituar në sensin pozitiv, për të rikuperuar kohën dhe të rrjeshtohemi në një rradhë me vëndet e tjera të përparuara të Europës. Jemi vënd i vogël dhe kemi  inerci të vogël (normalisht ashtu duhet të jetë), kthesa mund të bëhet e shpejtë, në se egziston vullneti i mirë politik. Pra ajo që na duhet, pasi na mungoi prej një kohe të gjatë, është pikërisht vullneti i mirë politik, dmth, klasa politike ti kthej sytë nga populli, të orientohet nga interesi kombëtar, dhe të heqë dorë nga demagogjia populiste. Pengesa për hyrjen në BE, ndodhet në kokën e politikanëve tanë, sidomos të atyre ”opozitarë” pseudosocialistë, të cilët kanë dy vjet që po na bllokojnë, duke vënë interesat e tyre mbi interesat tona.

Bukuresht, 17.06.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/analiza/5105-koha-e-politikes-bllokuese-kaloi.html

——————————————————————–

Kultura e alternativës

Alternativa si koncept presupozon egzistencën e dy a më tepër mundësive, variante për zgjidhjen e një problemi, apo mënyre drejtimi, të cilat duke zëvëndësuar njëra tjetrën japin rezultate konkuruese. Ajo presupozon egzistencën e të paktën një mënyre tjetër, e një metode rezervë, përveç asaj që aplikohet në realitet. Alternativa është tregues i egzistencës së pluralizmit politik, e cila kontribon në të njëjtën masë në zhvillimin e shoqërisë demokratike. Pa alternativë nuk plotsohet sistemi demokratik, mbetet gjysmak, i cili shpesh tenton të kthehet në diktaturë. Mungesa e alternativës çon pashmangshmërisht në monizëm, i cili prodhon antagonizëm shoqëror.

Alternativa mund të jetë opozante në raste të veçanta, por jo në çdo rast, pasi në përgjithsi ajo është një bashkëudhëtare komplementare. Ajo stimulon diskutimin e mbështetur në argumentim duke ruajtur kriteret dhe objektivat e subjektit. Alternativa lind në një sistem pluralist, ku idetë harmonizohen nëpërmjet tolerancës dhe analizës krahësuese. Liria e mendimit produktiv, liria e të shprehurit të ideve, diskutimi i hapur transparent, krijojnë mjedisin e shëndosh për çfaqjen e alternativës. Alternativa asnjëherë nuk përdor si instrument mohimin, përkundrazi ajo propozon ndryshimin pozitiv dhe konstruktiv, ajo mbështetet në njohjen e thellë të problemeve nga lind në formën e një zgjidhje si një variant i përmirsuar.

Mohimi nga ana tjetër, prodhon polemika, krijon konflikte destruktive, të cilat nuk kanë si qëllim zgjidhjen. Mohimi është element bazë në një sistem antagonist, është shprehje e dhunës dhe ligjit të forcës. Ai nuk ndjen nevojën e diskutimit. Ku fillon mohimi mbaron diskutimi, mbaron diallogu. Palët flasin monologje paralele. Ata nuk janë partener, përkundrazi konsiderohen kundërshtar. Një opozitë e mbështetur në mohim shkatëron sistemin demokratik, bllokon shoqërin, krijon kushte për vendosjen e anarkisë.

Mëndja dibolike e Mao Ce Dun-it, e deklaronte si thelbin e dialektikës shprehjen se ”pa u turbulluar uji nuk kthjellohet”. Kështu justifikonte marrjen e pushtetit me dhunë. Lenini shpiku diktaturën e proletariati dhe luftën e klasave të cilën e zbatoi Stalini me përpikmëri. Miliona njerëz humbën jetën, pjesa tjetër vuajti e nënshtruar. Të gjithë humbën identitetin dhe personalitetin individual duke u kthyer në turma ”revolucionarësh” të etur për gjak. Enveri shkoi më tej, e futi luftën brënda familjes, brënda partisë. Mësoi shqiptarët të bëhen kundërshtarë, armiq të njëri tjetrit. U mësoi rrugën e hypjes mbi kadavrat e shokëve, të vllezërve të tyre. Mentaliteti ”o me mua, o kundër meje” buroi dhunën, vendosi ligjin e forcës, i cili vazhdon të aplikohet dhe sot.

Çfarë po përjetojmë sot në arenën politike shqiptare, nuk është gjë tjetër veçse një shprehje e qartë se shoqëria jonë është e sëmurë kronike, e cila akoma se ka gjetur ilaçin e pajtimit, të bashkëegzistencës paqësore, të harmonisë dhe të bashkimit për një qëllim. Principi se ”e mira e të gjithëve është dhe e mira ime”, e formuluar aq bukur nga rilindasit tanë, vazhdon të mbetet i groposur nën pluhurin e kohës. Sa marifet iu desh Enverit të fshihte të vërtetat e rilindasve tanë iluministë, sa shumë u përpoq ti ndante rilindasit në ”të mirë” dhe në ”të këqinj”, pa çka se ata kanë luftuar sëbashku për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë. Faji i tyre ishte se ata propaganduan bashkim, kur Enveri donte ndarjen dhe të dyja këto s’mund të qëndronin në të njëtin vënd. Ata deshën kombin shqiptar të bashkuar, kur ai deklarohej ”internacionalist”, ndau shqiptarët për hir të komunizmit. Altruizmi u zëvëndësua me egoizmin dhe cinizmin. U shkulën rrënjët e bujarizmit shqiptar, e besës shqiptare, e krenaris shqiptare, burrërris shqiptare. Ato rrënjë kulluan gjak. Gjak të pastër shqiptar.

Sot, disa duan të harojmë, mos ta kujtojmë. Thonë se kemi ndryshuar!

Pa njohur veten nuk kemi rrugë përpara, pa ditur sëmundjen nuk gjejmë dot ilaçin. Në këtë fazë të zhvillimit që kemi hyrë, nuk kemi nevoj për opozant mohues, por kemi nevojë për alternativa që e çojnë këtë proçes përpara. Kemi nevojë për rrugë më të shpejta, për frenimin e korupsionit, kemi nevojë të orientohemi drejt bashkimit, drejt forcimit të ekonomisë dhe edukimit me moralin kombëtar të shoqërisë. Lufta kundër përçarjes nuk do të thotë konformizëm, por do të thotë bashkim forcash për realizimin e objektivave kombëtare. Alternativat lindin në këtë mjedis të shëndosh. Përvoja e gabimeve duhet të çoj në zgjidhje të reja, të përshtatura dhe asnjëherë në mohim.

Kultura e alternativës zhvillohet në një shoqëri të përparuar. Atë mund ta gjejmë të koncentruar në shprehjen amerikane ”win win”, e cila lindi si pasoj e një evulucioni demokratik 200 vjeçar të shoqërisë së saj. Rezultatet e zhvillimit ekonomik të pesvjeçarit të fundit në Shqipëri janë të pamohueshme, këtë e pranon dhe e ka deklaruar gjithë bota. Aq më tepër shqiptarët që e jetojnë këtë realitet. Kjo nuk përjashton kursesi gabimet, as mangësitë akoma të pazgjidhura. Detyra e alternativës është të analizojë, të studiojë, të projektojë variante më të mira të drejtimit.

Opozita e drejtuar nga PS-ja me në krye Edi Ramën, kursesi nuk mund të jetë alternativë, pasi ka për bazë mohimin. Fakti i bojkotimit të parlamentit, i mohimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe thirrjet për revoltë e tregon qartë këtë. Nga ana tjetër, Socializmi si sistem nuk mund të jet një alternativë e sistemit democratik në Shqipëri. Ne ishim në socializëm deri në 1991-shin. E hoqëm në kurriz pasojat. Si mund të kthehemi mbrapsht, kur populli shqiptar e përmbysi. Si mund të orientohemi në dy drejtime të kundërta, të pretendojmë për integrimin europian dhe nga ana tjetër të kthehemi në socializëm. PS deklaron se është pro BE-së dhe Nato-s, por është parti socialiste, pasardhëse e PPSH-së. Në gjirin e saj janë mbledhur pinjollët e bllokut, të cilët aspirojnë të rimarrin fuqinë dhe të rivendosin sistemin e kaluar. Kjo mospërputhje tregon se PS-ja nuk është e sinqertë në deklaratat e saj, përdor demagogjinë populiste për të marrë pushtetin. Asaj nuk i intereson zhvillimi dhe bashkimi i kombit shqiptar, pasi në këtë rast humbet bazën e saj. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën e bën të pamundur ozurpimin e pushtetit, prandaj bën çmos që kjo të mos ndodhi kurrë.

Sot kemi një qeveri që po jep prova se po zbaton një politikë makroekonomike pozitive dhe ka arritur rezultate të dukëshme, por e cila ka akoma mjaft për të bërë. Një qeveri e cila kohët e fundit ka krijuar koalicion, me LSI-në e shkëputur nga PS-ja dhe PDIU-në me program thellësisht kombëtar, në të cilin po zhvillohet një diallog i përhershëm lidhur me obiektivat dhe prioritetet e momentit. Diallog që nuk bazohet në mohim, por në bashkëpunim. Kjo do hapi rrugën e stabilitetit politik dhe të zhvillimit gradual, por, të sigurt të Shqipërisë. Në këtë koalicion do dalin dhe alternativat që na duhen, kështu do vendoset një mjedis politik konstruktiv i ekuilibruar, një kultur e alternativave me karakter kombëtar të spikatur.

Të mbështesësh programin që po zbatohet në Shqipëri për investimet në infrastrukturë, në energjitikë, në ekonominë e turizmit, në sistemin e tatimeve të ulta, në informatizimin e administratës dhe zgjerimin e sistemit të edukimit, etj., nuk do të thotë të himnizosh apo të ndjekish Sali Berishën qorazi. Ai dhe PD-ja kanë rolin e vet në këtë periudhë, prandaj dhe e votoi populli. Nesër nga gjiri i kualicionit do dalin alternativa, të cilat do çoj stafetën përpara. Pra kultura e alternativës e përjashton mohimin, përjashton kthimin mbrapa në socializëm, figurativ ajo përfaqson garën e stafetës drejt objektivave kombëtare. Sa mirë do e zhvillojmë ne këtë garë, kjo mbetet të shihet në ardhmëri. Me siguri që në zgjedhjet e 2013-tës do kapim nivele të reja të stabilitetit demokratik. Koha ecën, nuk ndalet dot, ne duhet të ruajmë rritmin të sinkronizuar më të.

Bukuresht,14.06.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/analiza/5069-kultura-e-alternatives.html

——————————————————————————

Kombi mbi partitë në organizimin kombëtar

Dr.Perparim Demi

Ka ardhur koha e ringjalljes së kombit tonë dhe për këtë unë e konsideroj se na mungon një platformë dhe strategji e qartë dhe e detajuar, e gatshme për të kaluar në zbatim dhe në veprim. Kam përshtypjen se gjërat kanë mbetur në vënd në këtë drejtim. Nuk mund të them se gjërat nuk kanë ndryshuar fare, mjaft punë të mira janë bërë në dhjetvjeçarin e fundit, por këto nuk mjaftojnë dhe jemi akoma larg realizimit të bashkimit kombëtar. Mohimi i zhvillimit të realitetit shqiptar nuk është produktiv, prandaj do numëroj disa gjëra të mira për të thënë pastaj detyrat tona për të ardhmen.

1. Shqipëria këto vitet e fundit ka ecur më mirë nga ana e zhvillimit ekonomik. Eshtë ndërtuar dhe vazhdon të ndërtohet infrastruktura. Po ecet dhe në drejtim të perfeksionimit të administratës shtetërore apo legjislacionit, sistemit të tatimeve, arsimit dhe informatizimit. Janë hedhur bazat ekonomike dhe legjislative për një zhvillim të ekuilibruar. Ka penges konfliktin politik, korupsionin, diletantizmin politik etj.

2. Kosova u çlirua nga pushtimi sërb dhe ka hyrë në fazën e strukturimit administrativ, kompletimit legjislativ, organizimit të fuqis mbrojtëse, rendit publik dhe luftës kundër korupsionit. Po punohet për rishikimin e kushtetutës dhe për krijimin e bazës për realizimin e sovranitetit të plotë të saj. Ka një ngritje të vështirë, situatë krize, probleme të thella ekonomike. Mbizotron  politika e klaneve dhe interesat e ngushta, amatorizmi.

3. Në Maqedononi, është njohur pjesërisht pjesmarja në pushtet e popullatës shqiptare dhe të drejtat tona etnike. Forca e faktorit shqiptar është e bllokuar nga përçarja partiake. Çështja kombëtare është kaluar në plan të dytë, duke kthyer më prioritare pjesmarrja e cunguar në pushtetin vendor të partive të veçuara. Lufta për identitet dhe për të drejtat kombëtare është zbehur dhe nuk e përballon dot organizimin politik maqedonas të orientuar në drejtimin antishqiptar.

Të gjitha këto, kuptohet nuk kanë arritur aty ku duhet të ishin, ose aty ku dëshirojmë ne të jenë dhe mjaft gjëra janë kryer gjysmake, ose janë akoma në fazën fillestare, prandaj dhe jemi të pakënaqur, pasi koha kalon dhe ne jemi të vonuar. Shumë punë duhen bërë më me urgjencë.

1. Kryesore është që sa më parë duhet të ndalohet lufta politike në formën që po zhvillohet, duke vënë interesat kombetare mbi ato partiake. Partitë politike të konkurojnë me programe, të cilat të hartohen me kohë dhe të ballafaqohen me strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe të mos kenë karakter fushatash vetëm në periudhat zgjedhore.

2. Duhet që të shfrytezohet kapitali intelektual shqiptar në nivelin e duhur dhe të hiqet dorë nga diletantizmi politik. Administratat të kompletohen me profesionista mbi bazën e kualifikimit, experiencës dhe kompetivitetit profesional. Funksionarët publik të jenë stabil dhe të shkëputen nga sfera politike, tu garantohet siguria e funksionit, pamvarsisht nga rotacioni i pushtetit politik.

3. Stragjia dhe politika lokale duhet të unifikohet dhe të bëhet e zbatueshme për tërë teritoret ku jetojnë shqiptarët, ku sejcila krahine të zhvillojë specifikën dhe prioritetin e saj, pa dalë nga kuadri i strategjisë së përgjithëshme  kombëtare shqiptare.

4. Të intesifikohet komunikimi dhe shkëmbimi i experiencës ndërmjet administratave shqiptare shtetërore dhe ato lokale shqiptare ku të promovohet experienca pozitive. Të inkurajohen iniciativat kooperuese ndërmjet krahinave dhe të bashkepunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta, në të gjitha fushat ekonomike dhe sociale, për një zhvillim paralel.

5. Ti jepet përparësi biznesit autohton shqiptar dhe të ngrihen instrumentat e duhura ekonomike për kohezionin dhe zhvillimin e tërë teritoreve shqiptare. Të stimulohet zhvillimi ekonomik horizontal dhe të inkurajohet iniciativa private për diversifikimin e prodhimit dhe shërbimeve, për shfrytëzimin e burimeve vendore, në harmoni me orientimet makroekonomike shtetërore dhe rajonale.

6. Të krijohet hapsira ekonomike dhe tregu i punës i përbashkët në tërë teritoret e banuara nga shqiptaret. Të orientohet ekonomia drejt  shfrytëzimit e pasurisë natyrore dhe njerzore autohtone. Të stimulohet exporti dhe jo importi. Të orientohemi drejt modernizimit dhe rritjes së cilësisë, drejt plotsimit të plotë të nevojave, drejt rritjes së efikasitetit dhe uljes së shpenzimeve. Të shkurtohen distancat duke rritur shpejtësin e qarkullimit dhe zhdukjes së barierave ndarëse.

7. Lufta kundër korupsionit të vihet në plan të parë. Të ngrihen mekanizmat ligjore dhe administrative të cilat do e pengojnë atë. Karakteri i kësaj lufte duhet të jetë preventiv, parandalues, duke eleminuar faktorët që e stimulojnë atë. Dënimi i akteve të korupsionit  të ketë karakter edukativ dhe jo politik apo hakmarrës. Të punohet për krijimin e moralit të shëndosh shoqëror, i cili të jetë reagues ndaj çdo tendence të shfaqjes së fenomeneve koruptive.

8. Akademia e Shqipërise dhe Kosovës, të krijojnë grupe pune të përbashkëta, për të ndërtuar strategjinë tonë kombëtare për bashkim. Të kompletohet dokumentacioni dhe literatura e nevojshme mbështetëse nga ana historike, kulturore, arsimore, ekonomike dhe juridike. Hartimi dhe përmirsimi i startegjisë kombëtare duhet të kthehet në një aktivitet permanent, një proçes i  vazhdueshëm, i cili të reflektojë në kohë evolimin e jetës reale, të zhvillimeve në shoqërinë shqiptare apo konjukturën rajonale dhe atë globale. Strategjia kombëtare duhet të ketë karakter orientues dhe duhet të përdoret si bazë për hartimin e programeve apo projekteve në ardhmëri në të gjitha nivelet dhe aspektet e jetës së shoqërisë shqiptare.

9. Të ngrihen ministritë e diaspores, në Shqiperi dhe Kosovë, të cilat të organizojnë pjesmarrjen e saj në procesin e bashkimit kombëtar. Të krijojnë kushtet për lehtesimin e procesit të rikthimit të shqiptarëve dhe për të kryer procesin e unifikimit shqiptar, që askush të mos e ndjej veten të menjanuar apo të abandonuar. Prioritet ti jepet shfrytëzimit të plot të inteligjencën shqiptare në dobi të zhvillimit kombëtar, pamvarsisht nga vëndodhja apo shtetësia. Gjithashtu, konservimi i kulturës, gjuhës dhe identitetit në diasporën shqiptare duhet të marrë karakter të organizuar, programuar, si detyrë e vazhdueshme për tëra sferat. Të hartohen programe kombëtare për financimin e saj dhe të inkurajohen iniciativat e shoqëris civile shqiptare në mbarë hapsirën e diasporës tonë.

10. Nga ana e administratave shtetërore shqiptare të Shqipërisë dhe të Kosovës, tu afrohet asistencë, pushteteve vendore në teritoret e banuara mazhoritar nga shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi. Të aplikohet politika e fqinjësisë së mirë me këto shtete, por dhe të ushtrohet presion i vazhdueshëm për njohjen dhe zbatimin e të drejtave etnike shtetformuese në këto zona. Të ngrihet niveli i bashkpunimit dhe të shkëmbimit të experiencës, duke organizuar aktivitete dhe projekte të përbashkëta.

11. Të hartohet një strategji konseguente dhe afatgjatë lidhur me marrdhëniet ndërshtetërore me Greqinë, ku prioriteti i njohjes të të drejtave etnike të mineritetit shqiptar të zërë vëndin e duhur. Ti jepet fund servilizmit politik dhe heshtjes ndaj çështjes çame dhe diasporës sonë në Greqi. Të ndërtohet një sistem monitorizues për mbrojtjen e mërgimtarve shqiptarë rezident në Greqi dhe të aktivizohet, e të stimulohet  organizatat civile shqiptare në teritoret e saj.  Ti jepet fund fqinjësisë ”së mirë” fallco aktuale, të bazuar në inferioritet dhe munges  reciprociteti.

Këto janë disa nga drejtimet. Me siguri që ka dhe shumë të tjera, të cilat nuk po i përmënd dhe që duhen identifikuar dhe shtruar për zbatim.

Kryesor  është vullneti politik, pa të cilin nuk mund të bëhet asgjë. Patriotizmi të mos mbetet si një sllogan romantik  por të marrë formën konkrete të udhërëfyesit për këdo. Arsimimi dhe edukimi patriotik duhet të zëj vendin e duhur për krijimin e gjeneratave të reja  drejtuese, duhet të jetë boshti kryesor rreth të cilit të ndërtohen të gjitha drejtimet e politikës shqiptare. Në masmedian shqiptare, të ngrihet shpirti optimist dhe të luftohet pesimizmi, të inkurajohen tendencat dhe shëmbujt pozitive, të pasqyrohet më me transparencë realiteti shqiptar, të hiqet dorë nga tabloizmi dhe deformimi apo politizimi i informacionit.

Në aspektin politik dhe ekonomik, zbatimi i strategjisë kombëtare të bëhet i detyrueshëm për të gjitha forcat politike shqiptare, pamvarsisht se kush fiton pushtetin lokal apo atë qëndror. Strategjia kombëtare duhet të hartohet në bashkëpunim me të gjithë faktorët, ajo duhet të ketë karakter  unik dhe gjithëpërfshires për tërë kombin shqiptar. Ajo duhet të miratohet në një kongres mbarë kombëtar si organi më i lartë politik për kombin tonë. Krijimi i një strukture të tillë gjithëpërfshirese, të bëhet detyra e parë prioritare për partitë politike shqiptare në të gjitha nahijet e trojeve tona. Të organizohen kosultime mbarëkombëtare periodike dhe të hartohen rezoluta të veçanta për ecurinë e çështjes kombëtare, të cilat të përcaktojnë prioritetet kombëtare në momente të caktuara. Rekomandimet përkatëse për parlamentet lokale, do të krijojnë kushtet legjislative të nevojshme për zbatimin e tyre. Përfaqsimi i shqiptarëve në këto kongrese kombëtare të jetë proporcional, ku seicila krahinë shqiptare të ketë vëndin e saj, përfshi këtu dhe diasporën tonë të shpërndarë.

Forcat politike shqiptare të korigjojnë shinjestrën, dhe të vënë si prioritet bashkëpunimin dhe jo konfrontimin për pushtet. Ato, mbi bazën e strategjisë së miratuar, duhet të zhvillojnë programet e detajuara në konformitet me orientimin dhe objektivat e tyre politike, pa dalë nga kuadri i saj.  Pushteti lokal dhe ai qëndror të ndahet në mënyre proporcionale me shtrirjen dhe kapacitetin e sejcilës forcë politike. Të hiqet dorë nga fushatat negative në zgjedhjet, konkurimi të orientohet drejt projekteve dhe perspektives tonë kombëtare. Toleranca politike, debati konstruktiv, iniciativa, bashkepunimi, transparenca dhe intrasigjenca ndaj çdo fenomeni antikombëtar duhet të jetë baza e konsensusit partiak të orientuar drejt zhvillimit kombëtar.

Të hiqet dorë nga mburja dhe kapadailleku politik, të mbizotërojë respekti ndaj punës dhe rezultateve pozitive të arritura. Në qëndër të politikës të vihet ngritja e nivelit të jeteses dhe zhvillimit të ekuilibruar në tërë hapsirën shqiptare. Edukimi i shoqërisë civile me orientim kombëtar dhe demokratik të kthehet në një detyrë për të tëra forcat politike shqiptare, për rritjen e cilësisë së proçesit zgjedhor dhe mekanizmit demokratik. Aktivizimi i shoqërisë civile për edukimin e popullatës në drejtim të qytetarizmit demokratik kombëtar duhet të ketë karakter të vazhdueshëm dhe të mbështetet me programe kombëtare. Rritja e përgjegjsisë së shoqërisë civile në jetën e përditëshme dhe karakteri mbikqyrës ndaj aktivitetit të pushtetit vendor duhet stimuluar nën frymën e detyrave kombëtare që dalin nga strategjia jonë, për perspektivën dhe objektivat e vendosura nga ajo.

Iniciativa për perspektivën kombëtare shqiptare u takon liderave politik aktual, të cilët duhen të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe konsultimeve, me vullnetin politik të orientuar ndaj çështjes sonë kombëtare. Unë medoj, se ka ardhur koha të shtrohet konkretisht problemi i organizimit kombëtar, të kapërcejmë kufijtë teritoriale artificiale që na janë imponuar. Askush nuk na pengon dot të krijojmë struktura mbi shtetërore me karakter kombëtar të cilat të kenë si obiektiv zhvillimin rajonal. Këtë organizim unë e kosideroj si një proçes integrues kombëtar i cili do i paraprijë bashkimit kombëtar. Ky proçes nuk bie ndesh me proçesin e integrimit europian, përkundrazi, e përshpejton atë, rrit shkallën e kohezionit rajonal, na pregatit dhe na bën më të aftë të përballojmë sfidat e integrimit europian dhe atë të globalizimit në vazhdim. Ne Europë veprojnë mjaft organizma rajonale, nuk do jemi ne të parët që i zbulojmë.

Mendimi im është që roli i strukturave shtetërore apo shoqërore të Tiranës në këtë drejtim është mjaft i rëndësishëm, por dhe mundësitë që disponojnë ato janë më të mëdha. Problemi është se dikush duhet të marrë iniciativën e parë. Ndoshta PDIU mund të jetë një nismëtare në këtë drejtim, pasi në programin e saj ka mjaft elemente të rëndësishme të kësaj natyre. Po kështu mund të përmënd shoqërin Vatra, si një potencial nismëtare të aktiviteteve kombëtare. Koha ecën dhe çdo vonesë na dëmton. Sa më shpejt të organizohemi dhe të paisemi me strategji mbarë kombëtare aq më të kthjellët do jemi në politikën tonë të brëndëshme apo të jashtme dhe aq më tepër respekt do fitojmë në arenën ndërkombëtare, do afirmohemi si një komb i aft për të përballuar sfidat e epokës së integrimit, i cili vepron si një trup i vetëm. Kështu do  fitojmë prestigjin e duhur dhe do jemi në gjëndje të marrim pjesë aktive në zgjidhjen e problemeve rajonale dhe njëkohësisht të bëhemi faktor aktiv në proçeset  komunitare të Europës. Kështu do jemi në gjëndje të vendosim raporte të drejta me fqinjët tanë dhe të kthehemi në faktor paqeje dhe stabiliteti në këtë rajon të Ballkanit.

Bukuresht, 01.05.2011

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/4571-kombi-mbi-partite-ne-organizimin-kombetar.html

—————————————————————————-

SHQIPTARËT – NJË GJUHË, NJË HISTORI, NJË KOMB


Nga Xhelal Zejneli

Kohët e fundit në hapësirën shqiptare në Ballkan paraqiten do ide, sipas të cilave shqiptarët nuk qenkëshin një komb por dy a më shumë sish. Fatmirësisht, numri i atyre që thonë se ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj, ka dallime të caktuara, është tejet i vogël dhe numërohet në gishta.

Shqiptarët në Ballkan: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, duke përfshirë dhe çamët - janë një popull, flasin një gjuhë, kanë një histori dhe janë një komb. Pjesë e pandarë e kombit shqiptar në Ballkan janë edhe shqiptarët nëdiasporë: në Evropë, në SHBA, në Kanada, në Australi…

Midis shqiptarëve, kudo qofshin ata, nuk ka kurrfarë dallimesh të theksuara, madje mbi kurrfarë baze. Shqiptarët janë një.

Ka individë që thonë se ekziston kombi shqiptar në Shqipëri si dhe kombi kosovar – në Kosovë. S’ka komb kosovar. Kosova është term gjeografik. Ka komb shqiptar në Kosovë:

- që përbën 92% të popullsisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës;

-  që është trashëguese e shtetësisë;

- që është mbartëse e shtetësisë;

- që posedon kapacitet të plotë shtetformues apo shtetkrijues;

- që ka një histori të lavdishme;

- që ka perspektivë euro-atlantike.

Kosova është shtet i shqiptarëve, me të drejtat e pakicave, të garantuara me ligj, sipas standardeve evropiane. Askush s’mund t’i detyrojë shqiptarët ta ndërrojnë emrin, për hir të 5% serbëve. In ultima linea, a ka forcë në botë që mund t’ia ndërrojë një populli shpirtin, zemrën, mendjen, gjakun, kujtesën historike dhe vetëdijen kombëtare. S’ka plan në botë që mund ta bëjë këtë.

Ca individë, që numërohen në gishta, thonë se shqiptarët nuk janë një komb, por dy a më shumë kombe. Këta individë, te shqiptarët vërejnë:

- dallime historike;

- dallime gjuhësore;

- dallime kulturore;

- dallime psikologjike;

- dallime arsimore;

- dallime në pikëpamje të emancipimit.

Asnjë nga “dallimet” e sipërthëna nuk është i bazueshëm.

Shqiptarët kanë një histori – Në vjeshtën e tretë të vitit 1912 Ismail Qemali, të pavarur e shpalli - Shqipërinë. E Shqipëri ishin trojet shqiptare në Ballkan që shtriheshin deri aty ku bukës i thonin bukë, e ujit ujë. Fqinjët grabitqarë Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia, të ndihmuar nga Moska, Parisi dheLondra, pushtuan më tepër se gjysmën e trojeve etnike dhe historike shqiptare. Ndërkaq, shqiptarët e viseve të pushtuara, që nga dita e parë e pushtimit e deri më sot, kurën e kurës nuk e njohën pushtimin. Pushtuesve të egër serbë, bullgarë, malazez, sllavo-maqedonas dhe grekë, u bënë ballë me sakrifica mbinjerëzore.

Që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) e deri në ditët tona, shqiptarët e viseve të pushtuara, Shqipërinë e quajnë nënë, e konsiderojnë të shenjtë dhe të shtrenjtë, e kanë në zemër dhe e duan me shpirt. Dhe do ta duan deri në jetë të jetëve. Edhe pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve (1912-1913), shqiptarët në Ballkan, vazhdojnë të kenë një histori.

Pavarësisht nga përkufizimet e kombit që janë bërë nga sociologët borgjez dhe marksistë, kombi është para së gjithash dhe mbi të gjitha: gjaku, zemra, shpirti, dhe mendja.

*   *   *

Gjuha popullore shqipe përbëhet prej dy dialekteve kryesore, prej disa nëndialekteve dhe prej shumë të folmeve. Përkundër dialekteve, nëndialekteve dhe të folmeve të gjuhës popullore shqipe, shqiptarët në Ballkan dhe kudo në botë, komunikojnë dhe kuptohen ndër vete pa kurrfarë vështirësish. Gjermani i jugut të Gjermanisë, për shkak të dallimeve dialektore vështirë merret vesh me atë të veriut të vendit. Megjithëkëtë, asnjë gjerman nuk thotë se ekzistojnë dy a më shumë gjuhë gjermane dhe se brenda në Gjermani duhet të ketë dy a më shumë kombe.

Më 1972 u mbajt në Tiranë Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në të morën pjesë studiues të gjuhës shqipe nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, përfshi pra edhe intelektualët dhe akademikët nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi si dhe arbëreshët e Italisë. Kanë qenë të pranishëm edhe albanologë të huaj. Ky kongres mbylli periudhën kur gjuha letrare shqipe funksiononte në dy a më shumë variante dhe hapi një periudhë të re, periudhën e një gjuhe letrare të vetme, të njësuarKongresi i Drejtshkrimit pati një jehonë të gjerë në jetën shoqërore e kulturore të shqiptarëve në Ballkan dhe në diasporë dhe ndikoi për forcimin e njësisë shpirtërore të tyre. Shqiptarët sot, kudo në botë, flasin në gjuhën letrare shqipe. Dhe kështu do të flasin deri në jetë të jetëve. Shqipja është një. S’ka dy gjuhë shqipe.

Nacionalistët serbë të Beogradit nuk e pritën mirë Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të 1972-shit. Sipas inteligjencies serbe, shqiptarët kanë dy gjuhëgjuhën shqipe që flitet në Shqipëri dhe gegërishten – që flitet në Kosovë. Rrjedhimisht shqiptarët, sipas akademikëve serbë, meqë flasin dy gjuhë, janë dy popuj të ndryshëm.

Këta pak shqiptarë që thonë se ndër shqiptarë ka dallime aq të mëdha saqë bëhet fjalë për dy popuj të ndryshëm, përkatësisht për dy kombe të ndryshme, me vetëdije apo pa të, me pikëpamje të tilla, i shërbejnë ideologjisë antishqiptare serbe dhe greke.

Shqiptarët janë pak, për të qenë dy a më shumë kombe.

*          *          *

Shqiptarët:

- janë populli më i lashtë i Gadishullit Ballkanik;

- janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve;

- janë popull rrënjës (autokton) i Ballkanit.

Gjuha shqipe:

- është bijë e ilirishtes;

- është degë e parë e familjes së gjuhëve indo-evropiane.

Me fjalë të tjera, prejardhja e përbashkët e shqiptarëve dhe e gjuhës së tyre është një prej shumë faktorëve që i bashkon shqiptarët.

Shqiptarët në Ballkan dhe kudo në rruzullin tokësor, kanë një krye-hero dhe mbi-hero – Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, krenarinë, nderin dhe lavdinë e kombit. Shqiptarët në rajon dhe kudo në rruzullin tokësor, i bashkon epoka e madhe e kryezotit të mesjetës – e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Shqiptarët në rajon dhe kudo në rruzull, e kanë në zemër epokën e madhe të Rilindjes Kombëtare (1840-1912). Kombi shqiptar sot, përulet me nderimin më të thellë para rilindësve, q u flijuan për dritën tonë të sotme. Shqiptarët sot, si dikur, i bashkon njëra nga periudhat më të lavdishme të historisë politike të kombit – ajo e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881).

Shqiptarët sot, si dikur, i bashkon Vlora e pavarësisë e vitit 1912.

Shqiptarët, sot e një mijë vjet i bashkon himni dhe flamuri kombëtar – shqiponja me dy krerë, në hapësirë të kuqe, që e përdori Skënderbeu në luftërat për mbrojtjen e atdheut. Çdo shqiptar në rajon dhe kudo në botë, e ka në zemër flamurin kombëtar. Në luftë, në beteja, në fitore, në paqe, në ceremoni mortore, në dasma shqiptarët shkojnë me një flamur të vetëm që e kanë në shpirt, në zemër, në gjak dhe në mendje – shqipen me dy krerë. Flamuri dhe himni kombëtar janë një. Para tyre dhe vetëm përballë tyre qëndron hijerëndë çdo shqiptar në Ballkan dhe kudo në botë.

Shqiptarët në Ballkan dhe kudo në rruzull, i bashkon virtytibesa, bujaria, fisnikëria, mikpritja, trimëria dhe mendjemprehtësia.

Shqiptarët në rajon dhe kudo në botë, shquhen për vitalitetin e racës.

Shqiptarët pra krenohen:

- me prejardhjen ilire, me lashtësinë, me autoktoninë, me pastërtinë e racës, me vitalitetin e racës, me historinë e lavdishme, me personalitetet historike, me virtytet etnike;

- me gjuhën e tyre që Gjergj Fishta e quajti gjuhë e Perëndisë.

Shqiptarët janë popull solidar dhe human. Në asnjë periudhë të historisë së vet, nuk janë paraqitur kundër fqinjëve të tyre.

*          *          *

Ata individë që thonë se kombi kosovar dallohet nga ai shqiptar në Shqipëri, duhet të dinë se shqiptarë – në troje të tyre – ka edhe në Kosovën lindore(Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), edhe në Maqedoni, edhe në Mal të Zi, edhe në Greqi, edhe në diasporë. Po qe se shqiptarët e Shqipërisë do të quhenshqiptarë, e këta të Kosovës – kosovarësi do të quhen vallë shqiptarët në Kosovën lindore, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi dhe në diasporë?!

Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia janë të gatshëm për t’i quajtur serbë, maqedonas, malazezë, grekë. Ose më saktë: serbë me prejardhje shqiptare, maqedonas me prejardhje shqiptare, malazezë me prejardhje shqiptare etj.

Ku shpie kjo?! Ku shpie ideja e dy gjuhëve shqipe dhe e dy kombeve shqiptare?!

Pikëpamja: “Për të pasur shtet të pavarur dhe sovran është e domosdoshme të kesh edhe komb të veçantë” është absolutisht e gabuar. Për hir të askujt, as edhe të qendrave politike ndërkombëtare të vendosjes, shqiptarët nuk mund ta ndërrojnë emrin, shpirtin, zemrën, gjakun dhe mendjen. Edhekoreanët kanë dy shtete por kurrë nuk thonë se janë dy popuj apo dy kombe.

Solidariteti vëllazëror – Gjatë pastrimit etnik të Kosovës që e ndërmori Serbia me forcat e saj militare në vitin 1999, u detyruan të largohen prej vatrave të veta rreth 1 milionë shqiptarë. Rreth 600 mijë sish u strehuan në Shqipëri, nga veriu deri në jug. Ndërkaq, rreth 350 mijë u vendosën në viset shqiptare në Maqedoni. U strehuan pra te vëllezërit e gjakut dhe nuk vajtën as në Greqi, as në Bullgari. Përse?!

Shqiptarët:

- i bashkon fati tragjik i përbashkët, armiku dhe rreziku i përbashkët, gjatë historisë dhe sot;

- i bashkon kënga popullore që e mbajti gjallë ndër shekuj;

- i bashkon krijimtaria gojore e përbashkët, që nga këngët e djepit deri te epika legjendare;

- i bashkon qëndresa e përbashkët ndaj pushtuesve dhe sundimtarëve të huaj;

- i bashkon krijimtaria letrare-artistike, që nga Buzuku e deri në ditët tona dhe pas nesh.

- i bashkon ideali i përbashkët – miqësia me SHBA-në dhe integrimi në familjen perëndimore;

Shqiptarët i bashkon ideali i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës martire, e cila, pas një shekull gjenocidi, kolonializmi dhe politike të aparteidit të ndjekur nga Serbia, doli nga ferri dhe terri për të ecur drejt shtigjeve të përparimit dhe të demokracisë.

Shqiptarët nuk u ndanë shpirtërisht ndër vete, as atëherë kur boshti i krimit Shkupi-Beogradi-Titogradi, vendosën ndër shqiptarë kufij të hekurt.

*          *          *

Ndër shqiptarë sot s’ka kufij. Edhe këta pak kufij që kanë mbetur një ditë do të hiqen. Në hapësira ndër-shqiptare të caktuara, shqiptarët qarkullojnë tanimë, jo me pasaporta, por me letërnjoftime. Janë edhe detet – Joni dhe Adriatiku – bashkues të shqiptarëve. Shqiptarët i bashkon dhe rëra e plazheve, dielli i korrikut dhe i gushtit, ekskursionet e nxënësve, muzeu i Krujës dhe i Vlorës, kalaja e Shkodrës.

Sot shqiptarët kanë mundësi komunikimi, si kurrë në histori. Bashkimin ua mundëson zhvillimi i mediumeve, sidomos i atyre elektronike si dhe programet televizive satelitore apo kabllovike. Në saje të rrugës së kombit një ditë do të rritet akoma më shumë qarkullimi i njerëzve, i mallrave, i kapitalit dhe i vlerave kulturore.

Gjermanët, vërtet kanë më shumë se një shtet kombëtar, siç janë Austria dhe Zvicra Mirëpo duhet ditur se:

- Gjermania jashtë kufijve të vet ka një përqindje të përballueshme të popullsisë dhe të territorit gjermano-folës, ndërkaq në rastin e Shqipërisë, më tepër se gjysma e popullsisë dhe e territoreve shqiptare, kanë mbetur jashtë saj;

- Nacionalistët gjermanë, si në Gjermani ashtu edhe në Austri, kurrë nuk janë pajtuar me ekzistimin e dy shteteve gjermano-folëse. Ata gjithmonë kanë synuar bashkimin;

- Në rastin e Gjermanisë dhe të Austrisë, mund të flitet për dy histori të ndryshme, por në rastin e shqiptarëve kemi vetëm një histori – atë të çlirimit nga zgjedha osmane, të krijimit të Shqipërisë së pavarur si dhe atë të krijimit të Shqipërisë etnike dhe natyrale;

- Shqipëria është e brishtë, pikërisht pse është e ndarë dhe e copëtuar;

- Shqipëria do të jetë më stabile kur t’i rikthehet gjysma që iu shkëput në Londër (1912-13);

Derisa popuj të tjerë, brenda kufijve të shteteve të veta, mbajnë territore të popujve të huaj, për ca shqiptarë që numërohen në gishta, ndërmjet shqiptarëve paskësh dallime historike, gjuhësore, psikologjike dhe kulturore…

Derisa Serbia, me Vojvodinën, me Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë) dhe me Sanxhakun (të banuar me popullsi myslimane) krijon shtetin e madh serb, shqiptarët në anën tjetër, jo vetëm që s’arrijnë të krijojnë Shqipëri të madhe apo Shqipëri etnike dhe natyrale, por akoma më keq. Ca individë gjurmojnë dallime midis shqiptarëve për të shkaktuar ndarje dhe përçarje ndër-shqiptare dhe për të krijuar deri edhe dy popuj dhe dy kombe shqiptare.

Shqiptarët kanë nevojë të bashkohen. Së paku shpirtërisht. Të bashkojnë tregjet, kapitalin, pasuritë materiale dhe vlerat kulturore. Të qarkullojnë të lirë në hapësirat brenda-shqiptare. Të paktën këtë sot s’ua ndalon kush.

*          *          *

Çështja shqiptare në Ballkan përkufizohet si çështje e popullit të ndarë, të rindarë dhe të shtypur. Me çlirimin e Kosovës (1999) nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe nga alenca e NATO-s, padrejtësia ndaj shqiptarëve nisi të korrigjohet. Konstelacioni në rajon, në kontinent dhe në planin global sot – është i favorshëm për shqiptarët. Ndaj shqiptarët nuk kanë përse të formojnë dy kombe, por një komb të bashkuar.

A është e mundur kjo?!

Shqiptarët janë i vetmi popull i Ballkanit që nuk e kanë të zgjidhur çështjen kombëtare. Ndonëse ende s’e kanë të zgjidhur çështjen kombëtare, shqiptarët janë i vetmi popull i gadishullit që nuk kanë të ndërtuar një platformë kombëtare. Paradoks! Popull me çështje kombëtare të pazgjidhur dhe pa projekt kombëtar.

Rrjedhimisht, shqiptarët janë populli më jo-nacionalist i Gadishullit Ballkanik. Mirëpo, nuk mund të thuhet se shqiptarët nuk kanë vetëdije kombëtare të lartë. Mungesa e ideologjisë kombëtare apo e një platforme nacionaliste te shqiptarët është pasojë e mungesës së kapaciteteve të përgjithshme të kombit shqiptar në Ballkan.

Në anën tjetër, pothuajse të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, nacionalizmin e kanë të inkorporuar në politikën shtetërore. Nacionalizmi turk, serb dhegrek manifestohet në çdo pore të jetës.

Ideologjia kombëtare nuk është çështje individësh, por e shtetit dhe e institucioneve shkencore të kombit. Kur troket ora e madhe e historisë për zgjidhjen e çështjes kombëtare, me atë rast nuk pyeten individët apo segmentet anacionale dhe antikombëtare të një shoqërie. Po ta kishte përfillur Bizmarku pjesën e pavetëdijshme të popullit gjerman, bashkimi i principatave gjermane do të zvarritej deri në mbarim të shekullit XIX. Zgjidhja e çështjes kombëtare varet prej determinantëve historikë dhe sociologjikë dhe jo prej vullnetit të lirë të individëve

Shqiptarët flasin një gjuhë, kanë një histori dhe janë një komb.

http://www.zemrashqiptare.net/article/Editorial/20943/