Mergata shqiptare e Rumanise
Thirrje
Bashkatdhetarëve
të etnisë shqiptare të Rumanisë
——————————————————–
Kombi shqiptar, i cili jeton në pesë shtete të Ballkanit dhe në shumë shtete të tjera të botës – si një diasporë e numërt, sot, për arsye të konjukturës politike, ndodhet para kërcënimeve dhe provokimeve të mëdha. Problemet kryesore, me te cilat përballet kombi ynë, mund të prezantohen shkurt si më poshtë:
- Greqizimi i jugut të Shqipërisë është bërë tashmë një fenomen dhe një proçes që financohet nga shteti grek dhe forcat ultrashovine filohelene,
- Greqia akoma nuk ka abroguar ligjin e luftës me Shqipërinë, të shpallur që në 1940-tën,
- Sovraniteti i Kosovës është vënë në rezik nëpërmjet enklavizimit të teritorit dhe strukturat paralele të veriut, të mbështetura nga shteti sërb,
- mos respektimi i angazhimeve të deklaratës së Ohrit nga ana e shtetit maqedonas, shkel rënd të drejtat e etnis shqiptare si element shtetformues,
- asimilimi i avansuar i popullsisë shqiptaro/arvanitase në Greqi është rezultat i një politike shovine afatgjatë të aplikuar nga shteti dhe patriarhia e Athinës,
- abuzimet e administratës ndaj emigrantëve dhe rezidentëve shqiptarë në Greqi është një sjellje e rëndë, e cila shkel ligjet dhe direktivat e BE,
- mungesa e reciprocitetit në marrdhëniet midis Shqipërisë me vëndet fqinje në defavorin e popullsisë minoritare shqiptare përsa i përket respektimit të të drejtave të tyre, shkel të drejtën ndërkombëtare dhe tratatin Lisbonës,
- mos respektimi i të drejtës së pronës për etnin shqiptare në Greqi dhe Sërbi, gjithashtu shkel rëndë të drejtat e njëriut, të vendosura, të shpallura dhe të aplikuara në hapsirën europiane,
- diskriminimi i popullsis shqiptare në rajonet e Preshevës dhe Çamërisë është një politik asimilimi dhe spastrimi, e cila vë në rezik vetë egzistencën e minoritetit shqiptarë në këto vënde,
- diaspora e vjetër shqiptare dhe ajo e re në Europë është në rezik asimilimi për arsye të konjukturës politiko-ekonomike dhe ndihmës së dobët të pamjaftueshëm që ofron vëndi ynë i origjinës, i paftë tu përgjigjet nevojave tona të sotme,
- kultura shqiptare agresohet nga tendencat antikombëtare dhe i nënshtrohet një lufte mediatike pa preçedent, e cila ushqehet nga forcat ultrashoviniste të vëndeve fqinje, të cilat kanë përfituar plotsisht nga momentet e instabilitetit në vëndin tonë, për të cilët ato nuk janë të huaja,
- denigrimi dhe fallsifikimi i historis së rajonit të Ballkanit ka vetëm një drejtim, atë antishqiptar, pamvarsisht se në cilin shtet zbatohet,
- denigrimi i personaliteteve të kulturës dhe historis shqiptare është kthyer në sport ose hoby për gjithë renegatët albanofon, grekofon apo sërbofon, mercenarët pseudointelektual, të cilët në mënyrë konstante prodhojnë të pavërteta dhe fallse, duke përfituar mbështetje nga ana e shteteve dhe organizatave të deklaruara antishqiptare,
- besimtarët shqiptarë i janë nënshtruar një propagande agresive fetare për të përçarë popullin tonë, pseudoprelatët e fesë muslimane dhe ortodokse promovojnë urrejtjen fetare në vënd të dashurisë,
- korupsioni i klasës politike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, në këtë moment të udhkryqtë përbën rrezikun më të madh për kombin shqiptar, i cili pengon dhe frenon procesin e zhvillimit dhe të integrimit kombëtar,
Në të kaluarën, në kohën e luftës së popullit tonë për pamvarsinë e Shqipërisë, kur i ishte nënshtruar proçesit të ndarjes nga ana e fuqive të mëdha të kohës, mërgata shqiptare luajti një rol kardinal për ringjalljen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, për formimin e identitetit kombëtar të popullit tonë, duke shpëtuar kombin nga zhdukja.
Sot historia përsëritet, kombi ynë është në rrezik denatyrimi, populli ynë ndodhet para rrezikut të asimilimit. Hyrja në këto kushte e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë ne BE, do të sjell dezekilibrimin e plotë të raporteve ndëretnike të rajonit, i cili do ta defavorizojë direkt popullin shqiptar, nëse nuk do integrohemi ne ndërmjet nesh perpara. Në këto kushte, ashtu si dhe në periudhën e rilindjes, mërgata shqiptare ka filluar një proçes të fuqishëm lobimi dhe të opozimit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në orientimin politik dhe në asistencën për proçesin e zhvillimit të vëndit tonë. Është për tu përmëndur kontributi i dhënë nga shoqëria Vatra për çlirimin e Kosovës, gjithashtu si dhe kontributi i jashtëzakonshëm financiar i diasporës shqiptare të Europës, për mbështetjen e saj në periudhën respektive.
Mërgata shqiptare është shumë aktive, kontribuese në shumë aspekte të kauzës kombëtare. Ajo është e organizuar mirë, e strukturuar dhe përfaqson një forcë, e cila nuk mund të neglizhohet në realitetin aktual shqiptar. Numerikisht, ajo përfaqson një pjesë të rëndësishme të kombit shqiptar, i cila tani kërkon të drejtën për të marr pjes aktive në ndërtimin e perspektivës shqiptare, mbi bazën e aspiratës së popullit tonë të bashkuar. Media e mërgatës, dhjetra gazeta dhe revista (të shtypura dhe elektronike), dhjetra poste radiosh dhe televizioni, janë shumë të pranishme në realitetin politik, ekonomik dhe kulturor shqiptar. Syri vigjilent i mërgatës ndjek dhe reagon ndaj çdo ngjarjeje të vëndit tonë, ditë pë ditë, muaj për muaj, gjatë gjithë kohës pandërprer. Hapen shkolla, klube, objekte kulti , ku flitet në gjuhën shqipe. Çdo festë, datë historike kombëtare etj., kthehet në ngjarje manifestimi me karakter specifik kombëtar.
Shpirti shqiptar u zgjua, është gjallë më tepër se kurrë, është forca e cila do ruaj ndër shekuj identitetin, kulturën dhe gjuhën shqipe në të gjitha qoshet e botës, kudondodhur qoftë mërgata jonë.
Mërgata shqiptare e Rumanisë
Të gjithë e dimë historinë e lavdishme të komunitetit shqiptar të Rumanisë, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rilindjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, për forcimin e identitetit të popullit shqiptar, në fazën e fundit të perandorisë Osmane. Pjesmarrja aktive në farkëtimin e pamvarsisë së Shqiperisë. Ajo dhuroi himnin dhe flamurin arbëror, rriti personalitete të shquara, të cilët kanë zënë vënd nderi në historinë dhe kulturën shqiptare. Duke kontribuar në mënyrë aktive në procesin e Bashkimit të Rumanisë, në kuturën dhe në në fusha të ndryshme të ekonomisë, ajo e ngriti lart respektin e popullit rumun ndaj kombit shqiptar, të cilin e përftojmë dhe ne sot pas një shekulli e gjysëm.
Etnija jonë në Rumani, që iu nënshtrua një procesi asimilimi në periudhën e diktaturës, sot është mplakur, atrofizuar dhe inaktive. Inisiativa e prof. Xhelku Maksutovici, për reaktivimin e e etnisë me anën e themelimit të BKSHR-së në 1990, u ndërpre për arsyet që i dimë të gjithë. Praktikisht, emri dhe historia e komunitetit shqiptar të Rumanisë nuk përputhet me atë që ka mbetur prej saj. Aktivitetet kulturore, për të mbajtur gjallë imazhin e etnisë sonë, të mbështetura në vullnetin dhe sakrificat e veçanta të Prof.Xhelku Maksutovici, filologut Dr.Luan Topçiu dhe poetit Baki Ymeri, janë të pamjaftueshme për forcimin e identitetit shqiptar în Rumani, janë larg dhe nuk korespondojnë me nevojat tona të mëdha, të cilat momenti po na e kërkon, për organizimin e një Loby aktiv. Ngjariet e organizuara në rrethe të mbyllura dhe të shtrënguara numerikisht, nuk kontribuan në kohezionin e etnisë dhe as në rritjen e shpirtit të përkatsisë kombëtare në shkallë të gjërë. Revista ”Albanezul” , kohët e fundit dhe ajo ”Kosovari”, nuk e mbulojnë hapsirën e madhe të mërgatës së shpërndarë në gjithë teritorin e Rumanisë.
Emigrantët e rinj, shqiptarët të ardhur pas 1990, nuk janë integruar në komunitetin e vjetër dhe janë të padukshëm. Duke patur parasysh cilësinë e prurësit të gjakut të ri dhe të faktit se janë folës të gjuhës shqipe, ata nuk morrën përsipër rolin dhe as nuk janë aktivizuar në mënyrë të organizuar për të kontribuar në konservimin dhe ringjalljen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Rumani. Shumë studentë shqiptarë kanë krijuar familje në Rumani me anë të martesave mixte. Ata kanë avantazhin e moshës dhe të entuziazmit të gjeneratës së re, janë mbartës të kulturës, gjuhës dhe të identitetit shqiptar, janë emisarët tanë në shoqërinë rumune, janë ata të cilët me sjelljen e tyre të civilizuar dhe me kulturën e përftuar do të kontribojnë në ringjalljen e shpirtit shqiptar në teritorin e Rumanisë. Duke pasur lidhjet familjare dhe fisnore në të dy shtetet, ata përbëjnë një potencial multikultural. Ata do ruajnë e do forcojnë marrdhëniet dhe komunikimin interetnik në Rumani, do jenë urat e lidhjes midis dy popujve.
Tashmë kemi dy organizata, BKSHR dhe SHLSHR, nga të cilat e para është e mplakur dhe inaktive, ndërsa e dyta është jo reprezantative për komunitetin tonë. Asnjëra nuk ka luajtur me efikasitet rolin për organizimin e diasporës shqiptare.
BKSHR, është numerikisht shumë e reduktuar në krahasim me vitet 90 dhe është e shpërbërë nga ana teritoriale, pa burime njerzore dhe ato financiare, përjeton një periudhë me vështirësi të mëdha, të cilat nuk e lejuan të luaj rolin e saj.
SHLSHR, e ngritur mbi bazën e simpatizantëve rumun, por jo dhe shqiptarve etnik, nuk ka marrë persipër detyrën për ringjalljen e etnis tonë dhe nuk ka përfaqsuar interesat tona kombëtare. Duke patur një përfaqsues në parlamentin e Rumanisë zonjën Oana Manolescu, ajo nuk ka ushtruar një Loby aktiv për interesat dhe kauzën tonë kombëtare.
Në këto kushte, mërgata jonë e Rumanisë nuk është e përfaqsuar, nuk është e dukëshme, nuk është aktive, duke qënë pa jetë, do i nënshtrohet një degradimi galopant, zhdukjes graduale për arsye të asimilimit natyral. Ne të gjithë, etnikët shqiptarë, të vjetër dhe të rinj, jemi përgjegjës për këtë gjëndje faktike. Pasiviteti ynë, i një mërgate të tërë, nuk mund të justifikohet duke fajsuar të tjerë. Sejcili nga ne ka dëshirën, mallin, dashurinë për vëndin tonë të origjinës, ndaj popullit tonë heroik dhe martir në të njëtën kohë. Sejcili nga ne ka një rreth familjar dhe shoqëror, ku mundohet të promovojë kulturën tonë. Të gjithë jemi krenar për origjinën tonë shqiptare, të një populli të vjetër, i cili i dhuroi gjatë kohrave historike aq shumë civilizimit europian.
Tani, ne etnikët shqiptarë të Rumanisë, rrojmë të izoluar dhe të rrezikuar nga asimilimi, kur mund të bëhemi gjenerator për lulzimin e jetës së komunitetit, ashtu siç ndodh në mërgatat tona nga vëndet e tjera të Europës perëndimore. Në kohën e tanishme, vërehen shumë dukshëm aktivitetet e organizatave shqiptare të Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, Anglisë etj. Ato janë aktive, të gjalla, të dukshme, të organizuara dhe të strukturuara, të përmbledhura dhe të lidhura. Kanë krijuar një Loby aktiv proshqiptar në hapsirën europiane. Me programet e tyre të pasura, promovojnë realitetin shqiptar, kulturën dhe gjuhën tonë, ata luftojnë për të drejtat historikisht të mohuara të popullit tonë. Ata marrin pjesë dhe janë të gjindshëm në çdo ngjarje kombëtare, shpesh janë nismëtarë të aksioneve patriotike të shquara, mbështetës të çështjes tonë kombëtare. Mërgata jonë europiane, duke patur experiencën e mërgatës sonë të Amerikës dhe e mbështetur nga ajo, organizohet në vazhdimsi për rritjen e eficiencës së saj, për tju përgjigjur nevojave kombëtare të tanishme.
Ne – shqiptarët e Rumanisë, kemi të drejtën dhe dëshirën të bëjmë pjesë në këtë lëvizje kombëtare të bashkëatdhetarëve tanë në të gjithë botën. Vëndi dhe populli ynë ka nevoj për ne tani, jo më vonë, për të gjithë ne. Jemi përgjegjës për pasivitetin dhe indiferentizmin tonë ndaj evolimeve të fundit, si dhe për paaftësinë tonë për të kontribuar për perspektivën dhe të ardhmen tonë kombëtare.
Duke pasur parasysh gjithshka paraqita më sipër, unë i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj etnike shqiptare të Rumanisë dhe propozoj :
- të lidhemi njëri me tjetrin, të njihemi dhe të miqësohemi,
- të mblidhemi për të ringjallur komunitetin dhe organizatën tonë,
- të rivlersojmë gjëndjen e reale të tanishme , si bazë për nisjen drejt të ardhmes,
- të projektojmë perspektivën e mërgatës sonë,
- të vëmë bazën për vetmbajtjen e etnis shqiptare në Rumani,
- të bashkojmë forcat për tu bërë të dukshëm dhe aktiv, duke marrë pjesë në Loby-un shqiptar të Europës,
- të krijojmë parteneriate me organizatat motra të ngjashme nga Europa dhe Amerika,
- të themi në publik preokupimet tona dhe të popullit tonë me të gjitha mjetet e mundëshme të medias dhe në hapsirën virtuale,
- të rivendosim përfaqsimin tonë në Parlamentin dhe pranë Qeverisë rumune,
- të jemi prezent dhe aktivë në realitetin e shoqërisë civile të Rumanisë,
- të kontribojmë në ndërtimin e shoqërisë multikulturore europiane në hapsirën rumune,
- të vëmë në vënd prestigjin e popullit tonë, të dëmtuar nga propaganda shovine,
- të ndjehemi mire në perkatsinë e dyfisht, duke luajtur rolin e emisarve të së ardhmes europiane,
- të krijojme grupet e projektimit dhe ekipet e implementimit, për realizimin e programit tonë, i cili do të financohet nga fondet kombëtare dhe ato komunitare europiane të destinuara për minoritetet e shteteve antare të Europës.
Dëshiroj të marr përsipër inciativën dhe përgjegjsinë për të realizuar hap pas hapi gjithshka që ju propozoj.
Të gjitha këto mund të bëhen realitet vetëm me ndihmën tuaj dhe me pjesmarrjen e të gjithë juve.
Ju falenderoj dhe ju pres me kënaqësi dhe miqësi në këtë aksion patriotik.
Dr.Përparim Demi
PM & Research Consulting Mob.004 – 0722 343 041 Tel/Fax. 004 – 021 411 44 99 E-mail. perparim@migral.ro web. www.migral.ro
Bukuresht, 12.03.2011



