Ndodhi e vërtet

Kur në hije të maleve bënin roje kullat prej guri,
dhe shqipja lajmtare shtigjet vëzhgonte,
një popull i vogël me ballin e lart,
qëndronte, luftonte me
Bajlozin vigan.
Sot, kur
koha rrëshqiti dhe mjergulla zbriti,
kulla u rënua dhe balli i malit u rrudh,
shqipja kah yjet shkoi dhe
shtigjet mbetën të hapura,
të haruara.
Bajlozat e vegjël, mbi ne si mizat ranë.
Të shtruar në sofrën e uritur,
prej lakmis u fryn, pastaj
na rahën shpatullat,
na kapën për faqesh,
synin na shkelën,
dhe tundën kokën.
U bëmë si ata
si ne u bënë dhe ata,
pak më poshtë, prap mashallah.
Ndruam kapelet….
ndruam dhe huqet,
morrëm të tyret, tonat haruam,
i ndam tifozat…ca me ne e ca me ata,
u rahëm sa deshëm,
sehir qerata, goxha
shejtan budalla!
Pa fytyrë mbetëm,
pa vesh pa gojë,
e humbëm mëndjen me kok bashkë,
e ҫ’na mbeti thoni…
një hiҫ me para.
Kur ndodhi … se di,
si ndodhi… se pash,
ku ndodhi,
ah,e di, e di, si mos e di.
Zoti më faltë,
Si në film, si një ëndër e keqe,
e kam mu në sy,
e heq në kuriz,
e kam përmbi kokë,
e shoh për ditë,
s’kam mujt ta haroj,
nuk mund ta pranoj.

Bukuresht, 29.02.2012

http://kosovarimedia.com/home/albakos/78-poezi-te-vizitoreve/8523-ndodhi-e-vertet-perparim-demi.html

————————————————————————————
Krushq pa dasëm
 
Krenar duken, të ngrehur si duhet,
u qofsha falë,
ndoshta gëzim, begati kanë,
ikën tutje, su panë.
po…për ku u nisën, kush i ka ftuar,
këta krushq pa nuse
pa dhëndër
pa dasëm
thjesht janë nisur…tutje,
…diku.
 
Duam
 
Si toka e përtharë që ujin pret,
filizat presin kokën të ngrejnë,
lulet, petalet të hapin,
ashtu dhe ne duam pak dritë
pak ditë…
dhe dije të marrim.
Në zhegun e korrikut kërkojmë borën,
na thanë…
në acarin e dimrit lulet në fushë i duam,
na thanë…
me gishtin në gojë rrimë e mendojmë!
Mes krizës,
pak bukë,
mos është shumë të kërkojmë ?
 
Presim
 
Dikujt i shkëndinë sytë,
bërtiti papritur…idea i erdhi..
ku,
kujt,
nga erdhi?
-          nga larg, nga shumë larg, që sipër, ndoshta nga qielli,
ideja hyjnore s’mundet nga ne, kush e beson, askush se pranon.
Mos bre, mos luaj me mëndjen e uritur, që koha e zhuriti, e thau, e zbrazi…
Kurrë nga hiҫi asgjë nuk mbiu.
Qëkur e presim, s’mbaj mënd, por ne… presim,
me kokën lart, me sytë nga qielli,  vrojtojm me ngulm,
si marinari,
kur pret bregun të ҫfaqet në horizont,
dhe ne,
duam ta dallojmë me shënjën e parë,
presim…
 
Hakmarrja e zëmërimit
 
Bora, shiu nga qielli ra, era fryn si po i vjen,
pastaj uji rrjedh vet nga mali,
tretet diku poshtë,
nën dhe,
në fund të fundit në det përfundon.
Ҫudia ime është, se
s’ po ndodh  kudo njëlloj,
diku më  pak, më tutje, diku ma thu,
shpesh ku s’jemi ne,
…nuk rrimë ku duhet – thonë –
s’kemi gjet kohën e duhur,
presim  më kot… të pa shpresë,
zëmërimi pa emër hakmerret,
bie mbi ne.
 

Bukuresht,28.02.2012

http://kosovarimedia.com/home/albakos/78-poezi-te-vizitoreve/8522-cikel-poetik-nga-dr-perparim-demi.html

————————————————————

Rëfimi i mërgimtarit

Një grusht dhe e morra me vete,
e lash vëndin pa të.
Ika,
historinë time e mbarta me vete,
kush ja zuri vëndin vallë?
Mblodha,
dashurinë time në një shami,
dhe e ruaj me kujdes si hajmali.
Diku,
shtova një emër,
një lule e vetmuar,
që mbiu atje përtej shkures së dëndur,
dhe e mbushi me aromë.
Kur deti nuk më pa më,
qau,
sa lagu krejt brigjet,
shkumoi,
dhe i ra shkëmbit të bregut,
e shkoqi,
e bëri rërë.
Kur dielli u mërzit me mua,
më mbuloi
me retë e dëndura,
hodhi rrufe
dhe bubullima,
sa as klithmën mos ma dëgjoj.
Por zogjt prap shtegtuan,
dhe njëri
ktheu nga unë,
më solli atë,
këngën e lashtë,
moj nënë,
unë prap po të dëgjoj.
.

Bukuresht, 03.02.2012

http://kosovarimedia.com/home/albakos/78-poezi-te-vizitoreve/8135-rrefimi-i-mergimtarit-perparim-demi.html

—————————————————-

Ngreje kokën moj Shqipëri

Koha ikën, rrjedh si uji,
 i merr rrugës gjithçfarë gjen,
 taposht i shtyn si gurin,
për ti hedhur larg në det.
Buron toka, mbijnë filiza,
me u rrit si la sot kush.
Shkel me këmbë, pa prish qederin,
se i njom bari s-u bën.
As të thatin nuk e duan,
shkule dreqin se na pengon.
Toka shterpë, hambari zbrazur,
ja ul kokën dhe më trimit,
zor se bën më prokopi.
Burrë i mirë vallahi ,
po voton qe tash partin.
Kush të do,  ta hedh kacidhen, 
ani,   gajlen mos ja ki,
prap ta merr me dorën tjetër,
politik dhe bën vaki.
Hajde burra, ja ke nona,
veç me pare mirse-t’vini,
se të tjerat – ne i kemi,
me pushtet dhe qeveri.
Bot me halle kjo dynja
e  halli-hallit nuk i ngja.
Sot janë burra e nësër gra,
kur mustaqet u mbaruan,
hedhin valle tra-la-la.
Sot do burra me këmbore,
me kokën lartë pa brek po dalin,
tym nga veshët, zjarr nga goja,
hej ç’na gjeti kjo hata.
Malet rrinë vështrojnë të heshtur,
shumë kanë pa dhe pak kanë mbetur.
Era e fortë nuk i përkuli,
as rrufetë nuk u bën gjë.
Ulin kokën sot nga turpi,
zëmër thyer
me shpirt të djegur,
po rënkojnë ma rënd se kur.
Si ka hije k’tij vatani,
me ndru gjakun, me shit avllin,
krejt magjyp e pis mileti,
po na shitet efendi.
Si s’na pru ky zot Sokolin,
që k’to ferra të na i shpori,
të na qisi prej bataku,
nga lugati të shpëtojmë.
Moj Shqipëri ti ngreje kokën,
djem të rinj tash po të vijn,
nder e shkoll kanë me të pru,
si njëherë kanë me të nderu.
Se ky popull nuk do humbi,
pak nga pak, në këmb u çu,
si ullinjt e Skënderbeut,
n’fushë e kodra gjithandej,
prap-se-prap, kjo fara e mirë,
ke për të pa, tek ne do mbij.
 
Bukuresht, 21.11.2011

————————————————————–

Brenga ime

Nuk eci zbathur, djali im, në kalldërëm,
nuk e vrau këmbën, tek guri i pragut,
nuk u gric, tek ferra, në qoshin e oborit,
nuk u rrëzua duke vrapuar,
me qenin tek kanali,
nuk hypi, tek kumbulla e komshiut,
nuk çau ballin, tu lujt me shokët,
nuk preu dorën, me xhamat mbi murr,
nuk thau brekët, në breg të gjolit,
mos dallonte nëna se u la.
Si poqi misrat tek oxhaku,
As vezë nuk nxorri nga koteci,
s’ gjujti harabela me llastiqe,
s’mblodhi guackat, bregut të detit,
s’bëri fyej me kallama,
Se pa ai,
në maj të Dajtit, diellin kur lindi,
as gropat në shkallën e Tujanit,
su hodh në lumë nga ura e Erzenit,
s’ju morr fryma t-u ngjit,
përtek lapidari në Selit,
s’doli pyllit të Divjakës,
s’ngau mushkat në Mallagjesh,
as majën e Sopotit nuk e pa,
pale në Stravaj, nj-atë pyllin e lart.
Nuk pa Thethin, nuk pa Vermoshin,
as dhe honet në Kurvelesh,
nuk pa Tomorrin nga kalaja,
s’piu ujin në Këlcyrë,
s’hëngri qingjin në Delvinë.
Shumë gjëra s’di ky djali im,
si tja bëj ti jap kujtime,
që ti zgjoj dashurinë,
për tokën mëmë,
 Shqipërinë.

Bukuresht, 18.06.2011

———————————————————

Në kurbet dhe një poet

 

Dikush, kur  lindi u gëzua,
kur u rrit, 
kur u burrërua,
iku larg dhe u harua,
i pa njohuri  poet.
 
Pranë ujëvarës kur qëndroi,
këngën e ujit  dëgjoi, 
melodia dhe flladi,
e shoqëroi.
 
Iku, iku diku larg,
aty dhe mbeti,
larg nga zhurma, 
mediokriteti,
meskiniteti dhe mileti.
 
Nuk e shkroi testamentin,
s’ka ç’ të lëj më trashëgim,
me trajste në dor udhëtoi,
gurët e udhës  numëroi. 
 
Krenarinë, që shpejt e humbi,
hidhërimet, me shpres i shoi,
gëzimi i jetës, ngadal i shkoi,
amaneti, jetim mbaroi.
.
I humbi horizonti,
se pa  diellin më kur lindi,
se pa më hënën kur ndriçoi,
 yjtë e qiellit dashuroi.
 
Larg, 
tutje në hajret,
i vetëm mbeti, 
në të shkretin,
të mallkuarin,
kurbet.

.

Bukuresht,27.04.2011

————————————————-

Do e them dhe unë një fjalë

Populli duron dhe nuk po b’zon,
prit një dite se tash po vlon,
kur njëherit su ka ligshtue,
sa kto ditë ka mujt m’u vajtue,

kur  thika në palcë t’mbriti,
kur me dal nuk ke ma ftyrë,
fmijt pa buk e qeni leh,
tash xhahilin kah po e sheh?

kur votojshin tan të gëzuem,
për parti e për kapedan,
ani premtimet kur si mban,
su mendun ca për vatan.

Bukuresht, 05.03.2011

http://www.zemrashqiptare.net/comment/20659/

kjo vjersh u shrua si koment ndaj shkrimit:

Rroftë “Servilizmi e Nepotizmi” nga Faton Krasniqi

http://www.zemrashqiptare.net/article/Editorial/20659/

———————————————————–

Kur pash veten në një ekran

U ula me ngadal me laptopin para,
mos derdheshin idetë nga kupa e frymëzimit,
mendoja i humbur në thellësi.
Variantet rotulloheshin,
lundronin monopateve të spërdredhura,
rëzoheshin dhe ringriheshin imagjinar.
Përplasja dukej e pashmangëshme,
e zhurmëshme, e dhunëshme,
e dhimbëshme ndonjëherë.
I kthyer në një krah,
një derë të hapur çfaqet,
pastaj, një koridor të mbyllur,
më kthen nga isha nisur,
më të ngarkuar se më parë.
E zë lëmshin nga një fill,
e tërheq delikat,
me shpres të mos këputet,
të mos bëhej dy,
mos bëhej tre,
në copa mos ish i ndarë.
Ky lëmsh i frymëzimit
nga doli, se kisha parë,
përreth vështrova,
kur pash veten në një ekran!

Bukuresht, 03.03.2011

———————————————————

Çfarë të zgjedhim çfarë të hedhim

.

Ç’na u desh dhe një zuzar,
veç zullume kemi parë,
aq papritur u ngre dhe iku,
sa dhe dritën nuk e fiku.

.

Mos na duhet një papagall,
kokë fryrë dhe mendje strall,
një gojmadh me gjuhën pall,
sherri sherr  në gjithë mëhall.

.

Ku ta gjejm atë kokosh,
hund përpjet e mëndje bosh,
s’vajti  kurr dëm ai kodosh,
e gjen vëndin përher në kosh.

.

Na bën lazëm një qen bir qeni,
që ta mbajm me atë që s’kemi,
sa për mënt kurkund se gjeni,
nga ta zini e nga ta leni.

.

Nuk është keq një derr pe derri,
bën si bën të nxjerr prej ferri,
po ti dha mos prit po merri,
nga do shkon e gjen tek  sherri.

.

Kur mbi pleh na hypi gjeli,
vaj medet aty do ngeli,
sa këndoi as sytë si çeli,
si si erdh atij exheli.

.

Ku u gjëndën n’kët dynja,
sarahosha për bela,
dy para su bën lëkura,
pa ma heqin veten burra.

.

Një pazar me shamata,
bubullijn, do bëjn hata,
flasin shumë për  veten  këta,
kush po pyt më për ata.

.

Bukuresht, 17.01.2011


—————————————————–

Përebindëshi i zbutur.

.

Me stilin e zgjatur dhe të shtruar,
Shtëngoj frerët e emocioneve.
Shpesh timoni  më bllokohet,
Kur shpërthen vullkani i revoltës.

.

Në kohë të trubullt, i kthjellët mbeta,
S’ humba rugën në labirintin e gjatë.
Mblodha pjesën që u derdh,
Nga mësimet e jetës.

.

Gëzimin e shuajta me kupën e hidhur,
Dhe lotët  rodhën në shamin e bardh.
Hovin rinor e ngarkova me punë,
Dëshirat intime në zëmër i mbylla.

.

Sa pak kohë më ka mbetur,
Sa shumë e harxhova,
Dhe rruga zgjatet, zgjatet,
Përtej ëndrave të mia.

.

Tashmë pëbindëshi u ul,
I lodhur, pa fuqi.
I shtruar, me sy të shuar,
Transformuar në urti.

.

Një reze drite do e ngrohte gjatë,
Në ishullin e ftohtë.
Një fjalë do i kumbonte,
Në heshtjen ku jeton.

.Bukuresht, 05.01.2011

——————————————————–

Sofra e kujtimeve

.

Në sofrën e shtruar me kujtime,
Shoh prindërit përball.

.

Nëna dhe babai,
Të qeshur të dashur,
Të thjeshtë dhe të ndershëm,
Modest deri në dhimbje.

.

Më mësuan gjuhën,
Më mësuan punën,
Më  treguan jetën,
Më formuan njëri.

.

Luftuan për çlirim,
Punuan për ndërtim,
Mësuan duke ecur,
Gjetën kohë dhe për ne.

.

Kujtoj puthjen e mëngjezit ,
Sinjalin e zgjimit,
Kujtoj puthjen e darkës,
Ëndrat e këndshme të vegjëlis.

.

Në lëmshin e kujtimeve,
Vështir të gjej fillin,
Shpesh koha i mbulon,
Jo për gjithmon.

.

Bukuresht,05.01.2011

———————————————————

Kurtizanja ime

.

Kurtizanja ime me buzqeshjen e ëmbël,
Zbuti dallgët zëmërimprurëse te izolimit vetmimtar.
Me ngrohtësin e zëmrës shkriu akullin e haresës,
Me qerpikët e gjatë përkundi frymëzimin e poetit.

.

Sytë e saj planetare ndriçuan rrugën udhëtarit  kozmik,
Drejt  galaksis së artit, drejt kullës së ngujimit.
Vetmia inkubatore u zgjat drejt gjithësis,
Kërkoi stacionin e nisjes në hartën e risis.

.

Çapkënllëqet virtuale të shpirtit  sapo zgjuar,
Ngecën mes dhëmbëve të hipokrizis.
U krusën nën peshën e rëndë të pendimit,
Mësimi i parë gjatë kohës së lëngimit.

.

Kurtizanja s’më la në vetmi,
Shkarkoi pengjet e mbledhura,
Me zërin e saj  shëroi plagët e hapura,
Hapi dritaren te hyj moti i ri.

.

Bukuresht,06.01.2011

——————————————————-

Kurora e maleve


Kurorën e maleve fusha  thurri,
E ngriti Shqipja mbi shkëmb e ngjiti.
Kaluan shekuj  e shpirti s’humbi,
Çau gurin, rrënjt  me shtri,
Thell e thell me zjarr në gji.
Lartsoi malin, përmbi  re,
Buroi uji, mbiu jeta përmbi dhe.
Rriti barin, rriti pemë,
Rriti trimat u dha fenë.
Kështjell  e madhe  gur mbi gur,
Jo tërmeti se r’zoi kur.
Honi i thellë piskamën shloi,
Ngriti pyllin  shkëmbin  zgjoi.
Seç u ngrit një popull i tanë,
Krejt shqiptarë anë e mbanë.
S’u mbulua dot me hi,
Kokën lart kapadai ku i than asaj Shqipni.
I parë në luftë me ball të larë,
S’desh sulltanë  e pashallarë.
Su drodh qerpiku nga i ligu,
E  vu para s’pa nga iku.
Në thundrën t’ kalit shoi  etjen,
Hodhi vallen, këndoi  vdekjen.
Thell  në koc thika i ngeci,
Plagë e madhe hapur mbeti.
Një qiell, një tokë, një gjuhë, një gjak,
Gjallë ka mbet e don me hak.
Ta dinë mirë krajlit të tanë,
Si çetnikë edhe andarë,
Se ky popull zëmërdragua,
Shumë u vra por nuk u shua.

Bukuresht,08.01.2011

————————————————-

Përebindëshi i zbutur.

.

Me stilin e zgjatur dhe të shtruar,
Shtëngoj frerët e emocioneve.
Timoni  shpesh më bllokohet,
Kur shpërthen vullkani i revoltës.
.
Në kohë të trubullt, i kthjellët mbeta,
S’ humba rugën në labirintin e gjatë.
Mblodha pjesën që u derdh,
Nga mësimet e jetës.
.
 
Gëzimin e shuajta me kupën e hidhur,
Dhe lotët  rodhën në shamin e bardh.
Hovin rinor e ngarkova me punë,
Dëshirat intime në zëmër i mbylla.
.
Sa pak kohë më ka mbetur,
Sa shumë e harxhova,
Dhe rruga zgjatet, zgjatet,
Përtej ëndrave të mia.
.
Tashmë pëbindëshi u ul,
I lodhur, pa fuqi.
I shtruar, me sy të shuar,
Transformuar në urti.
.
Një reze drite do e ngrohte gjatë,
Në ishullin e ftohtë.
Një fjalë do i kumbonte,
Në heshtjen ku jeton.
.
Bukuresht, 05.01.2011


—————————————————–

Sofra e kujtimeve

Në sofrën e shtruar me kujtime,
Shoh prindërit përball.
.
Nëna dhe babai,
Të qeshur të dashur,
Të thjeshtë dhe të ndershëm,
Modest deri në dhimbje.
.
Më mësuan gjuhën,
Më mësuan punën,
Më  treguan jetën,
Më formuan njëri.
.
Luftuan për çlirim,
Punuan për ndërtim,
Mësuan duke ecur,
Gjetën kohë dhe për ne.
.
Kujtoj puthjen e mëngjezit ,
Sinjalin e zgjimit,
Kujtoj puthjen e darkës,
Ëndrat e këndshme të vegjëlis.
.
Në lëmshin e kujtimeve,
Vështir të gjej fillin,
Shpesh koha i mbulon,
Jo për gjithmon.
.

Bukuresht,05.01.2011

————————————————–

Koka në qyp i mbeti

Nga fundi i qypit  koka desh me dal,
Në maj të pilafit me u ul,
Ëndër pa me një sy çel,
Seç këndoi pa zë një her.
.
Me dorë në zëmër  ju premton:
Do bëhem burrë,
Xhepin do shpoj,
Me ju do haj – pas jush do shkoj.
.
Politik me lugë në brez,
Mbarë e prap si flak e ndez,
Jap në dorë dhe nuk kërkoj,
Kurr nuk do jua haroj.
.
Më lindi sot dhe mua një ide,
Bashkë me ju dhe unë atje,
Tju hap derën e tju bëj me zë,
Lazëm bëhem për çdo gjë.
.
Të gjithë një herësh do gatuajm,
Unë me gjellë  e ju  me kripën,
Marrim erzat në bahçe,
Hej  guzhinë që do bëjm ne.
.
Kokën lartë gjoksin përpara,
Barkfryrë e duar tharë,
Me konak e katandi,
Sofër shtruar plot me raki.
.
Mos dëgjoni çfar thot mileti,
Dal të bëhem dhe unë zengji,
Puna ecën mbarë e butë,
Mos u ngut,  të rrim pak urtë.
.
Këndoi gjeli maj një plehu,
Pula s’ka e vezë do ngroh,
Me sy mbyll e vesh përpjet,
Kur njëherë asgjë se gjet.
.
Qypi kokën s’po lë me dal,
Grykë e ngushtë medet me thanë,
Çfarë kërkoi  atë e gjeti,
Siç e desh ashtu i mbeti.
.

Bukuresht,02.12.2011

——————————————————-

Kullën e malit  mbron

Qiell e tokë kudo njëlloj janë,
Po zëmra ime mbeti tek shkëmbi,
Ku dallga e detit thermohet.
Ajri i ndotur  urban,
Në bjeshkën time s’ka mbritur.
.
Bari i njomë më thërret,
Aroma e luleve të para më deh.
Mes kujtimesh shtegtoj,
Gjurmat e të parve kërkoj,
Vite dhe shekuj kaloj.
.
Përmes zhurmës shurdhuese,
Dëgjoj zërin e parë,
Përmes pluhrit mbulues,
Dalloj dritën e pashuar,
Shpresën që ngrihet.
.
Ylli i mëngjezit ndriçon,
Si kalorësi i vetmuar,
Me hijet e kohës lufton,
Do çajë perden,
Që gjakun e derdhur  mbulon.
.
Ujin e pastër të maleve,
Në zëmër e mblodhi,
Këngët e zogjve,
Në shpirt grumbulloi,
Në gjuhën e ëmbël këndoi.
.
Në maj të shkëmbit,
Në këmbë vigjelon,
Horizontin e largët vrojton,
Si Mujo dhe Halili,
Kullën e malit mbroi.
 
.
 
Bukuresht, 28.12.2010

——————————————

Rruga e shpresës

Shëtis i qete
I ngarkuar me dhimbjen e tokës,
Buze lumit të shpirtrave të humbur.
Shoh ujin e freskët që rrjedh,
Dëgjoj zhurmen e kataraktit,
Afshi i ujit më njomi sytë.
Ndalova përball,
Një reze drite reflekoi mbi ujë,
Më ngrohu pjesën e ftohur të zëmrës,
Ngrita sytë,
Një dorë e padukshme,
Më tregoi rrugën e shpresës.
.
 
 
Bukuresht,14.10.2010

—————————————————

Kur veten se gjeta

Një ditë prej ditësh,
Ligsht veten e pash,
Në dorën e shtrirë,
Qielli më zbriti.
.
Pash yjet e natës,
Pash dritën e diellit,
Zëmra mu ngroh,
Dhe gjaku lëvizi.
.
Vështrova me ngulm,
Dot fundin s’ja pash,
Kërkova vëndin ku isha,
Mbi shkëmbin ku rija.
.
Kur veten se gjeta,
As mallin tim,
As viset e largta,
Humba në trishtim.
.

Bukuresht,11.10.2010

———————————————————-
Se shuan dot Çamërinë
 
.
S’të shuan dot moj Çamëri,nuse e buqur plotë me hire,loti i gjakut kullon qemoti,në haresë kumbisur lënë.S’të fshinë dot ata në hartë,s’ta morrën dot buqurinë,se shuan dot mallin tënë,s’na e mbitën dot dashurinë,Këngë e valle,eshtrat zgjuan,pa kapak vullkani sipër,nje tërmet seç po e zgjon.Në fe na ndanë, e na bënë di,të ditën gluhë po na bësojnë,të ditin ëmër se ç’na vunë,hasha duan të na bëjnë.Mbetën gjurmat pa u larë,në shkëmb të malit të skalitur,feksin natën në erësirë,se kan humbur as freskinë.Dodonë e nglatë o halle madhe,ti morrën gurë e xhevairë,ti vodhën robat e nusërisë,shpirti mbeti pa u ngrirë.

S’të shuajn dot ty Çamëri,

jemi gjalle me djelmëri,

burra trima me djem azganë,

gjithë uratat ç’i kanë marrë.

Nasihatet si harojnë,

gjyshve varret do u gjejnë,

n’ tokat tona do vënë ëmër,

amanetet që nuk treten.

Papsu moj Gërqi e marrë,

malukatë e qeratanjë,

ca jevgjitër na i bleve,

për para dua të bëjnë.

Me scoli dhe profesora,

kisha mbolle gjithandej,

shumë të shkoi e shumë do vejë,

ne kusurin do të ta kthejmë.

Më u lodh sërbi një jetë,

dot Kosovën nuk e hangri,

kockë në fyt ajo i mbeti,

ylli e ndriti shqiptarinë.

Se shuani dot ju Çamërinë,

as mos luani me Shqipërinë,

nga Beogradi në Athinë,

shqip një këngë do e dëgjojnë.

.
 
 
Bukuresht, 01.10.2010
————————————-
Perhere  shpres
.
Duke u kthyer nga rruga e larget e një ëndre të vjetër,
më erdhi idea e çmëndur të lind dhe një herë,
të bëj pikturën e madhe,
të shkruaj pozinë e gjatë,
dy mijë vjeçare.
Duke ecur mbi majat e maleve,
shoh fundin e detit trazuar,
me erën e dimrit në dorë,
nga kanë ardhur  rrufetë  kthej.
Në hije të ullirit të lashtë,
mbi barin e njom pranveror,
rritet një lule e vogël
që nxjerr, të bardhin petal.
Poleni tashmë i përhapur,
gjezdis nëpër fushë,
lind edhe një herë jeta,
perherë,
shpresa rilind.
Bukuresht, 20.08.2010———————————————-Në qosh të peronit.I strukur në qosh të peronit,kërkoj në hartën e ngateruar të botës,tokën, ku mëndjen ta mbjell.Fytyra të zbehta të heshtura kalojnë,kembana e larget nga sirenat mbulohet,asgje nuk degjoj, askush nuk më flet.Në qosh të peronit nuk di pse mbeta,i ngrir mes turmës kalimtare,kërkoj të kuptoj, të gjykoj, të pranoj.Frutit të pjekur i kaloi koha,nuk vlen as kënga e haruar,gjumi shekullor papritur më kapi.Po nga moti në mot gjaku ndëroi,dhe  filli i jetes u zgjat më përtej,shumë u hollua dhe prap rezistoi.Fëmijëria kaloi, rinia e lumtur mbaroi,skllavi kok ulur gjith jetën punoi,në qosh te peronit pse po qëndroj?Bukuresht, 20.08.2010

————————————————-
Të dua vendi im!

 Të ngritur në këmbë,për tu shtruar në sofrën e shekullit,nxitojmë të kuptojm,pse rradha na erdhi.Në qofshim shqiptarë – punojmë,se djersa më kot nuk na shkon,cdo cep krahine thëret, me mall mbuluar na pret.E bukur si nuse, e mënçur si plaka,heq vellon ta shohim,me dritë vezullon.Të freskta si vesa, të vjetrat kujtime,aspak të haruar,po e zgjon rininë.Ky vënd i begatë,me male dhe fusha,o ëndër pa fund,mëndjen ma ke pushtuar.E dua Shqiperinë,I love Camerinë,me Kosovën trime,

ta bejmë dhe më mirë.

Se me zemër,

me gjak në damarë,

me mëndje dhe shpirt,

do mbetem gjithmon – une një shqiptar.

Bukuresht, 16.08.2010

———————–

Ki kujdes bir

Ki kujdes me mendimet e tua
Se transformohen ne fjale !
Ki kujdes fjalet qe thua ,
Se te kthehen ne veprime !
Ki kujdes me veprimet ,
Se te behen zakon !
Ki kujdes me zakonet e tua ,
Se ato ,
te percaktojn karakterin !
Ki kujdes karakterin ,
Se nga ai varet fati yt !
.
 
Bukuresti, 2008
————————————
 
Kosova ime1Ti Kosovë shumë e pergjakun,trima burra e trime grate,hiqe vellon dhe shaminë,të tregosh bukurinë.2Ti Kosove shumë e lakmue,shum paske durue,hape zëmrën e lëndume,qesh e qan sot me u gëzue.3Ded1, Azem2, Cur3 e Buletin4,Abdyl5, Hasan6, Rugov7 edhe Demaçi8,flak  pashuar te lirisë e lane,amanet kët tokë na thanë.4Hallall e paç  ti moj lirinë,ta degjojne anë e mbane,nga një vatër gjith e kane,çdo shqiptar kudo qe jane.5Rrugë drite  hapur para,

e me djem t’shkollu,

me urtësi dhe me sy cel,

qe bash Samia9 na e desh.

6

Me punë e djersë me e pasnue,

e me dije tu mesue,

do e cojme drejt begatise,

kët kështjellë të shqiptarise.

7

Para shkofshi ju krenar,

bij të shqipes fluturoni,

tokën mëmë mos haroni,

krah më krah atje ta mbroni.

8

Plaget tona që s’kanë shku,

nga Preveza ne Gjakov,

nga Ulqini gjer ne Shkup,

do ca gjana lyp me i ndru.

9

Filati10 im po flet greqisht,

gurët mbetën e emën s’kan,

se do toka na i kan marr,

gjyshët varet s’di ku i kan.

10

Evropë e plakur ndrove robat,

tash po e don dhe Shqiperine,

në do paqe,  luftë mos mbill

kur njehere mos na e sill.

11

Ky popull i prer ne besë,

i tha ndal Osmanllise,

ju dha zëmrën bes a bes,

për do gjëra edhe vdes.

12

Hakun s’ban tja hani,

mos e prekni tek vatani,

me plot halle përmbi kry,

do luftoj e se ban dy.

________

1-Ded Gjon Luli,     2-Azem Galica,

3-Bajram Curi         4-Isa Buletini,

5-Abdyl Frasheri     6-Hasan Proshtinen,

7-Ibrahim Rugova   8-Adem Demaci

9-Sami Frasheri       10-qytet i çamërisë

.

Bukuresht 2009

——————————————————-

22 Korrik – vendimi
.
Doli sheshit ky vendimi.
per Kosov e per Shqiperi,
rroft e qoft amerikani,
na e ktheu nje cop vatani.
.
Lumi une kjo dite e madhe,
ja ku erdhi sec na mbriti,
vec nje serb sec u brengos,
u be vrer, iu nakatos.
.
Bjer daulle ne kala,
me lahute e me zurna,
do hedh vallen ne obor,
se fitoren do festoj.
.
Lum e lum kush e arriti,
dhe shqiptarin na e ngriti,
ngrehu Ded e ngehu Is,
se kjo pune se c’u bitis.
.
Nga Prizreni e gjithe Shqipria,
nga Ulqini e gjith Cameria,
me dyfec e jatagane,
serb e grek ne kemb si lane.
.
Tutje shkoni more hora,
se si shume po na ha dora,
per ket gure e per ket koke,
do marr flake e gjith kjo toke.
.
Tutje shkon kjo djelmuria,
me flamur e me shamia,
hedhin vallen si qemoti,
rofshin bijte e Kastriotit.
.
Bukuresht, 22, Korrik 2010