Problemet tona
Iluzionet e mbrapshta
Nëse diçka e vogël, e përditëshme, e zakonëshme të ndodh në jetë, kalon pa lënë gjurmë, pasi jetojmë në dy dimensione, në atë personal dhe në atë të shoqëror, dhe ndodh që raporti mes tyre të përmbyset. Dimensioni i parë shpesh e konsiderojmë të brëndëshëm, i dyti konsiderohet i jashtëm, pasi ka lidhje me mjedisin që të rrethon. Në Ballkan kufirin midis dy dimensioneve e vendosin mes familjes dhe shoqërisë rreth saj, kur në shoqëritë postmoderniste në vëndet perëndimore ky kufi ngushtohet rreth njëriut si individ.
Kuptohet se në shoqërinë semipatriarkale të popullit shqiptar sot individi jeton akoma pjesërisht në bashkësi familiare apo fisnore, pa përfillur shpesh nevojat e tij personale. Në raste të veçantë i sakrifikon ato në favor të bashkësisë. Ky model jetese, ose i përceptimit të jetës, i krijuar me kohë në jetën tribale në malet tona, ishte mburojë e vetme në kohët e vështira të pushtimit të zgjatur në shekuj. Pra ai lindi si një nevojë për të mbijetuar situatave, duke siguruar përkrahje shoqërore në fatkeqsi, krahë pune të bashkuara për sigurimin e të ardhurave të pakta nga toka e pamjaftueshme dhe solidaritet në ruajtjen e drejtësisë shoqërore. Ishin këto arsyet që Kanuni mbriti gati i paprekur deri në shekullin e XX në malet e Shqipërisë, pasi ai ishte regullatori i vetëm i kësaj jete kolektive dhe kishte forcën e ligjit në këtë vënd pa shtet ligjor, të pushtuar nga të huajt.
Në këto kushte ishte bashkësia ajo që gjykonte dhe vendoste se çfarë i takonte ose meritonte individi pjestar i saj. Jeta private, në sensin që shoqëria postmoderniste i ka dhënë të drejtën të vendosi apo të zgjedhi çështjet që i takojnë individit, nuk egzistonte. Jo rrallë individi gëzohej apo hidhërohej në mënyrë kolektive, duke kapërcyer mbi ndjenjat personale, mënyrë kjo që përforconte përkatsinë e tij ndaj familjes-fisit apo ndoshta dhe për të imponuar të tjerëve këtë përkatësi. Instrumenti më i përhapur për imponim ishte nocioni i moralit, koncepti i ”turpit” apo i ”nderit” , shpesh, ndërfutej dhe koncepti i ”besnikërisë” ndaj bashkësisë, në emër të të cilit individi duhej të përkrahte vendime, të cilat jo ai i kishte marrë ose ndonjëhere, qëllonte të ishte kundra tyre, por, i bindej shumicës. Ndodhte, që i duhej të merrte nën mbrojtje persona apo kauza kundra bindjeve personale dhe kjo të vlersohej si besnikëri. Kjo trashëgimi në mënyrën e jetesës dhe në marrdhëniet ndërindividuale u shfrytëzua me mjaft sukses në periudhën e diktaturës komuniste, ku çështja e ”besnikërisë” u shty përtej kufijve familjare apo fisnore për tu përdorur për interesat partiake. Morali shqiptar u kthye në një mutant, i modifikuar ”gjenetik”, u përshtat kushteve të diktaturës.
Ky instrument moral vepronte direkt, apo indirekt, deri në dhënien apo marrjen e jetës, siç e kemi vënë re në mjaft raste të lidhjeve martesore të detyrueshme apo lidhjeve ”të ndaluara” në rastin e të rinjve të pamartuar në kohën e ”turkut” , apo në rastin intelektualëve të pagjynjëzuar në kohën e partisë. Ky u merrte ”ftyrën” apo dhe personalitetin individëve të panënshtruar, i diferenconte deri në përjashtim nga jeta, shpesh në mënyrë të padrejt, për ti bërë shëmbull, për të tulatur masën e gjërë të pandërgjegjsuar akoma për forcën e saj.
Braktisja e Kanunit, kombinimi dhe adoptimi i moraleve hibride, e çorjentuan shoqerinë shqiptare të evoluar forcërisht në këtë drejtim të diktuar nga forca të huaja për kombin tonë. Ideja e të jetuarit të lumtur në kohë privimesh të ashpra, aq shumë e propaganduar gjatë periudhës së diktaturës, e sajuar dhe e mbjellur nga vetë Enveri, ishte një iluzion i hidhur, të cilin akoma ka njerëz që e besojnë. Njëriu i robëruar, të cilit i mungojnë të drejtat elementare për të zgjedhur apo për të vendosur në jetën e tij, nuk mund të jetë kurrë i kënaqur dhe aq më pak i lumtur. Mashtrimi fillon që në momentin e përcaktimit të këtyre koncepteve, shumë abstrakte për masën e gjërë të popullit, ai lind në momentin e ndërthurjes së interesave, kur individit i mungon hapsira vetiake, e cila kolektivizohet, duke krijuar iluzionin e përgjithshëm i përkatsisë bashkësinore dhe ku e përveçmja nuk ka më vënd.
Të jetosh duke mohuar gjithshka vetiake për hir të abstraktes kolektive, pa gëzuar të drejtën e vetos në jetën tënde, unë do e quaja iluzion makabër, shkatërues i ndërgjegjes dhe i personalitetit njerzor. Do të thotë mohim identiteti, që çon një komb në krizë të thellë morale. Kam përshtypjen se po jetojmë periudhën kur po vilen rezultatet e kësaj krize morale të shkaktuar nga jeta e gjatë në iluzion e popullit shqiptar, në të cilën fenomeni amoral i shkeljes brutale të çdo gjurme të identitetit të trashëguar, për ti paraprirë të ardhmes globaliste dhe perspektivës së integrimit në BE.
(njëherë për njëherë në Greqi apo Sërbi e më vonë avash avash drejt Evropit) – thonë ata
Shpesh, i shtroj pyetjen vetes ”a është integrimi një koncept iluzionist?”. Varet. Nese bëhet fjalë për integrimin kombëtar, kjo është një nevojë urgjente, pasi i kundërvihet forcave centripete shpërbërëse. Nëse diskutohet lidhur me globalizimin dhe integrimin europian, në këtë fazë, kur akoma nuk kemi shpëtuar nga iluzioni tito-enverist dhe pa u ngritur akoma, kërkojmë të vrapojmë krah popujve ”atlet” të zhvillimit, unë do e quaja ide aguridhe. Kjo më duket një iluzion i ri, njësoj i helmët, si dhe ai i periudhës para. Me një vëzhgim të shpejt, kushdo do vërente se në Shqipëri jeton një popull indiferent, i drejtuar nga ca ilizionista, që ngrihen dhe shkelin mbi kokat e interasaxhinjve të grupuar rreth tyre.
Morali ynë kanunor mbeti diku në histori, tjetri i ri, do kohë të formohet, shpresoj mos kërkoj shekuj. Ky, mendoj unë, është momenti më i dobët që po kalojmë, kur populli ynë është ç’orientuar keq mes iluzionesh të huazuara, kur fqinjët tanë ”i fusin dru zjarrit” , duke na ofruar ”ndihmën” vëllazrore për të na integruar tek ”ata”. Na thonë të shohim andej nga duan ata të shohim, pa guxuar të kthejmë kokën në tjetër anë.
Ja ku më del pëtpara historia në këtë pikë. Nuk ka rrugë tjetër, nëse duam orientim të drejt, nëse duam ta jetojmë jetën pa iluzione dhe të gëzojmë atë që të parët tanë na e lanë me amanet, duhet ti kthehemi historisë, origjinës, të rikthejmë identitetin tonë, ta forcojmë atë, për ti bërë ballë efekteve globaliste që po përjetojmë. Kjo do arrihet kur sejcili prej nesh do pranojë identitetin e tij të trashëguar, aq të nevojshëm për personalitetin tonë të lirë të vetdijshëm për përkatsinë familjare, fisnore dhe atë kombëtare. Kur të adoptojmë norma të reja morale, të cilat mos mohojnë totalisht në mënyrë ekskluzive moralin shqiptar të trashëguar, por të jenë në harmoni me të, dhe ne të jemi krenar për të. Ne jemi e veçanta e madhe e Europës plakë, pasi kemi moshën e saj. Si krijues popujsh që jemi, nuk besoj se i kemi dhënë të gjitha, me siguri që kemi akoma rezerva, bile të mëdha do thoja. Mjafton të hedhim sytë brënda vetes dhe jo të fryjmë sytë rreth e rrotul si zullapër pa vënë re atë që është esenciale, se rrenjët tona janë aq të thella sa kanë ushqyer dhe të tjerët anë e mbanë. Përkatsia jonë europiane është vendosur që në lindjen tonë, por tani kemi do halle për ti zgjidh, kështu që lej të vazhdoj vetë BE-ja në rrugën e saj, se ne këtu na ka, mu në zemër të saj.
Zëvëndësimi i iluzioneve nuk na shpie në rrugë të mbarë, përkundrazi na çon drejt të panjohurës humbëtirë, ku shpejt do biem victima të vetë iluzioneve tona. Perspektiva ka kahje tjetër, unë ju siguroj për këtë.
Bukuresht, 25.04.2012
————————————————————-
Përbuzja politike
Nuk ҫuditemi dhe as habitemi me situatën politike konfliktuale që ҫfaqet në arenën politike shqiptare. Jetuam gjatë nën një diktatur të përgjakshme, ku mendimi dhe zëri i lirë u mbyt përfundimisht nga dora e egër e partis-shtet dhe diktatorit-pushtetplot. Çdo gjë në atë periudhë funksionoi mbi bazën e urdhërit, që i imponohej në mënyrë kërcënuese deri në bazë, në shkallën më të ulët hierarhike. Mos aprovimi, kundërshtimi, komentimi i direktivave, ishin me pasoja azgjësuese, që cënonin deri në brezin e shtatë familiar dhe fisnor. Në raste të veҫanta, kur gjykohej se duhej dhënë një shëmbull, për të dekurajuar ҫdo shkëndijë, kjo aktivizonte makinerin e dhunës, e cila nuk ndalej dhe shkonte deri në azgjësimin fizik të personave ”të guximshëm”, të cilët nuk u treguan të gatshëm me shpejtësinë e duhur në zbatimin e direktivave apo urdhëresave absurde dhe vetvrasëse të diktatorit analfabet, të dehur nga pushteti autarhik personal. Pra ky ishte modeli i vendosur dhe i mësuar që nga sistemi i arsimit fillor, parauniversitar, universitar dhe pasuniversitar, e deri në studimin e imponuar të materialeve të partisë dhe veprave voluminose, që prodhonte instituti i Nexhmies, në organizatat bazë dhe kolektivat e punonjësve. Në mbedhjet javore, veprat konspektoheshin dhe diskutoheshin. ”Rruga e partisë” jepej si shëmbull i një demokracie superiore, ku sejcili deklaronte besnikërinë ndaj saj dhe udhëheqsit të ”ndritur”, ”filozof”, i cili konsiderohej si mendimtari më i lartë, i të gjitha kohërave, që mbante peshën e rëndë të drejtimit të vëndit, sidomos në drejtim të vigjilencës. Mbante frenat e Shqipërisë në dorë. Kjo metodë drejtimi gjakatare e aplikuar dhe e tejzgjatur për 50 vjet, e ҫoi vëndin tonë në një kolaps të paparë në Europën e gjysmës së dytë të shekullit XX-të.
Partitë e sotme, të këtij sistemi ”kuazi-demokratik” që kemi, me origjinalitetin specifik të zonës gjeografike në të cilën ndodhet Shqipëria, mbartin experiencën e trashëguar nga periudha e kësaj diktature, të cilën e shprehin në format nga më të ҫuditshme të mundura, ku antagonizmi i të kundërtave përjashtuese bëhet sa vjen dhe më imponues deri dhe ndaj përkrahësve të tyre, të sejcilës anë të barikadës. Bile partitë janë në konkurencë të hapur midis tyre përsa i përket origjinalitetit të aplikimit experimental, në kushtet e një ”europianizimi” të thellë të demagogjisë politike. Xhestet teatrale, të hiperbolizuara, që shpesh nuk e kanë vëndin në kontekst, janë shëmbëlltyra të zbehta dhe banale, kundrejt artit teatral të mjeshtrit të manipulimit E. Hoxha, i cili krijoi shkollën origjinale në këtë zhanër të veҫant të artit demagogjik. Fidanishtja enveriste prodhoi farën nga e cila dolën fidanet, në një sasi plotsisht të mjaftueshme, për të realizuar transformimin socio-ekonomik të vëndit, për tja përshtatur sistemit të sotëm të pseudo-kapitalizmit më origjinal të njohur. Nën udhëheqjen besnike të Ramizit, u prodhua pseudo-pluralizmi shqiptar, gjithashtu mjaft origjinal, në kushtet specifike të kolapsit total gjithpërfshirës, nëpër të cilin kaloi Shqipëria e varfër.
Mentaliteti i përfitimit meskin, nëpërmjet nënshtrimit aparent të partizanëve partiak ndaj mendimit ”krijues largpamës” të udhëheqjes, u ngulit thellë në mendjet e kuadrove të indoktrinuara dhe u impregnua në karakterin e tyre, duke modifikuar ADN-në e profilit psikollogjik të politikanit të sotëm pseudo-demokrat, prepotent, pretendent për tu vetquajtur europianistë dhe të vetshpallur progresistë. Konflikti i brëndshëm i pashuar i politikës shqiptare, deri më sot, qëndron në faktin se akoma nuk bihet dakord se me cilën dorë duhet të valvitet flamuri i BE-së. Me të majtën apo me të djathtën, paҫka se kujt i përkasin ato duar. Shpesh ndodh që për hir të duarve, nga që janë shumë, valviten më tepër flamuj nga sa duhen. Bile valviten me kohë dhe pa kohë, kur duhet dhe kur nuk duhet, aq sa të zotët e flamurëve ( ndërkombëtarët), detyrohen shpesh tua ulin duart. Detyrë e vështirë për të huajt kjo, pasi shqiptarit po i hyri në kokë se duhet valvitur flamuri i filanit, nuk mbahet më, aq do, sa ta marr vesh se si është puna. Nuk e ul dorën politikani shqiptar as kur flë, dmth flë me një dorë lartë, atë të flamurit. Ndërkombëtarët mundohen të shkretët ti vënë në rradhë, po ku dinë këta tanët rradhë, nuk thanë më kotë se tek ne ecën autobuzi për së gjëri, që të jen të gjithë në radhën e parë. Si në kinema Partizani dikur, kur artdashësit dhe matrapazët e biletave luanin kaladibrancen tek sporteli mikroskopik i shitjes së biletave. Momente të paharuara këto, apo jo!
Nga ky brum i gatuar me kohë, duam s’duam duhet me e zgjedh klasën tonë politike sot, e cila na e jep ujin me bishtin e lugës dhe na e mbush barkun me ajërin e ndotur të pazarllëqeve parlamentare. Etika e politiqis europianiste e do buzqeshjen e gjërë kur del në televizor, por kur rëshqet situata nga kontrolli dhe ”dushmani” ti ngre nervat, për raste të veҫanta lejohen dhe grushtat e kllasës. Në fakt nuk kanë faj, kur s’merr vesh me llafe dhe spyet as nga sharjet vënҫe, ҫfare mbetet, a nuk të vjen ta shqyesh. Eleganca e salloneve europiane, ku goditjet nën ҫenturë kryhen me profesionalizëm duke buzqeshur, në shqip përkthehet me vështirsi, pasi nuk i gjënden gjithmon kollaj shprehja homologe në variantin geg apo tosk.
Ideja se në politikë duhet respektuar kundërshtari, kundërkandidati, bashkbiseduesi me pikpamje ndryshe nga ajo e jote, në variantin shqiptar shfaqet me përbuzjen ndaj tij. Mosrespekti është në rendin e ditës. Aq thellë ka hyrë kjo frymë, sa mjaft politikanë harojnë të respektojnë dhe veten e tyre. Shpesh ngatërohen, në momentet e temperaturave të larta, nga nxitimi, pasi shajnë bashkbiseduesin me librin e shtëpisë, të cilin e mbarojnë shpejt, hapin librin e shtëpis së tyre, vetëm e vetëm që mos e ndërpresin hovin dhe mos humbin frymëzimin. Kur dikush i tërheq vëmëndjen, se po shan nënën e vet, i kthehet i nxehur: ” hik mor dreq se më ngatërove…”, pra ja hedh fajin moderatorit. Sado që të lavdërohen, dhe përpiqen të mësojnë nga ato fjalët e ngatëruara në gjuhët e huaja, prap në zërin e tyre ndihet, por dhe fytyra i tradhëton, pasi shihet qartë përbuzja dhe nënvleftësimi që u bëjnë kundërshtarëve, bashkëbiseduesave, publikut, votuesave, popullit të varfër dhe në fund të fundit dhe vetes së tyre. Ndjenja e inferioritetit dhe karakteri servilues ua bën të pamundur interpretimin dinjitoz dhe profesional të pjesës për të cilën paguhet, prandaj dhe shpesh ata ngjiren në podiumet e mitingjeve dhe shpesh mundohen të shprehen dhe me duar, bile dhe me këmbë, kur e shohin se nuk mjafton. Arti i manipulimit është shkollë më vete. Prandaj meqë shkolla e xhaxhit është mbyllur përkohësisht prej 20 vjetësh, unë u rekomandoj të bëjnë kurse private pa merak dhe ca seanca koaching-u me specialist të huaj ndoshta janë të dobishme, pasi nuk humbin gjë, fitim do kenë, perfeksionohen më tej në teknikat ”moderne” të manipulimit, tashmë të haruara në perëndim.
Si përfundim mbas gjithë kësaj historie të gjatë trashëgimie, populli shqiptar vazhdon të ndjej mbi kurriz përbuzjen politike të kësaj klase drejtuese hibride. Ai ndihet i shkelur, i braktisur, i përdhunuar, pikërisht sot kur kemi nevoj për vendime historike që të shpëtojnë kombin tonë. Kur bashkimi kombëtar nuk është më një ëndër, apo dëshirë romantike, por është e vetmja mënyrë shpëtimi. Historia nuk do na e fali, po qe se do abandonohet prap Kosova.
Bukureshti, 23.02.2012
http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/8427-perbuzja-politike.html
Arenat
Jetojmë në paralel në një aren të madhe dhe në një të vogël , njëherësh për gjithmon.
Arenat lindën shumë kohë më parë, kur kishim perandor një Jul Qezar. Koloseum – arena e gladiatorëve të lavdishëm, e Spartakut tonë kryengritës, arena e turmës së dehur që krimin e ktheu në lojë, në argëtim shlodhës ditor për të haruar hallet e mëngjesit. Bukë dhe cirk (panem et circenses) jepi turmës, thanë patricët romak. Arena dhe vera, dy ilaҫe antistres që e ruajnë akoma efektet ҫudibërëse mbi shpirtrat e trazuara nga uria. Arena e Romës mbijetoi, sot flasim për Romën e Arenës. E ruajtën Koloseun, se u duhej të mbledhi turistët spectator, kuriozët dhe poetët e kohëve moderne. Ruajn simbolin e saj, pasi na përfaqson, na prezanton, na thotë kush jemi dhe nga jemi. Pa të ҫdo ishim ne sot!
Arena, gladiatorët, patricët dhe turma u bashkuan në kohë, u ngatëruan u bënë njësh, një sistem, një ekuilibër që mbijetoi, mbriti gjallë deri tek ne, pasardhësit e tyre të degraduar. Arena e gladiatorëve zëvëndësoi amfiteatrat, ku maskat e tragjedive dhe komedive u hoqën, ku aktorët dhe spektatorët ndruan rolet, u përzien dhe luftuan mes tyre për të marrë lavdinë e lakmuar. Luftuan të gjithë, ne me ne, ju me juve dhe ata me ata, pastaj ndruam vëndet, ne me ju, ju me ata dhe ata me ne. Politika i zuri vëndin filozofisë, i zuri vëndin poezisë dhe maska u kthye në shpatë dhe mburojë. Turma spektatore, gjykatsi, xhelati, me gishtin e madh të dorës së djathtë u merrte ose u falte jetën aktorëve, lojtarëve të tragjedis makabre. Pushteti i fuqis zaptoi shpirtrat e dehur dhe jeta varej prej tij. Arena pushtoi, sundoi mbi turmën e droguar, e gjynjëzoi, e bëri ti falei, në fund dhe ta dashurojë.
Arenës së gladiatorve ja zuri vëndin ajo e cirkut, e cila i ktheu maskat në skenë. Kllouni akrobat, i lyer sa s’dihet kush qe, imitoi kë deshi dhe qeshi. Qeshte publiku, se për atë punë kishte ardhur. Kllouni paguhet të jet qesharak, turma paguan të qeshi, të qeshi pambarim. Kllouni kur qan duket se qesh, kur bërtet i dëshpëruar dhe kërkon ndihmë, turma qesh, se beson sikur dhe të vdesi. Guipleni[i], aktori komediant ambulant, la karocën, u ngjit, u ngrit një ditë në rang, pasi u zbulua dhe u ribë Lord, njohu arenën virtuale. S’pati fat i ziu, se vëndet ishin zënë, mbeti klloun i thjesht, pa grada, su bë dot politikan. Arena ndryshoi por loja jo, as sistemi. Aktorët, spektatorët mbetën njëlloj. Arena politike, publike, kulloi gjak shekullor. Çfaqjet u bënë spektakle të gjata, seriale masakrash, genocidesh, pushtimesh. Lakmia su shua, su ngop, përkundrazi u shtua, u zmadhua, morri përmasa kontinentale, globale. Çfaqja tragji-komike vazhdon pambarim. Politikani gladiator, aktor, lojtar, klloun qoftë, ka vetëm një rol, ti japi turmës atë që merriton, atë që kërkon: panem et circenses. Kur buka mbarohet, cirku prap mbetet, dhe me kaq sot mjafton.
Arena e madhe, arena e vogël, nuk janë njëlloj. Ka rang puna dhe hierarki, njësoj si në ushtri. Janë si matrioshkat[ii] veҫ kanë një ndryshim, ato, të voglat fare, hyjnë në grup te e madhja, jo një e nga një dhe jo një përmbi një. Arenat e vogla, ato lokale, rinë poshtë se janë shumë, në bazë e kanë vëndin, pastaj mbi to vijnë rajonalet, kontinentalet dhe sipër fare globalet. Kupola e lartë qëndron përmbi re, as duket, as ҫfaqet, dhe punën nëndhe. Gladiatorët e arenave të vogla duken sheshit, të gjithë i njohin këta kllaun ambulant. Ata qeshin kur turma qan dhe qajnë duke buzëqeshur. Krekosen në mejdan, fryhen sa plasin kur i duartrokasin, kur heshtja bie, bishtin ulin, veshët ngrejnë, me pahir hidhur buzqeshin. Lotët s’bëjnë zhurmë, kur rrjedhin s’dëgjohen, kur thahen harohen. Arena e vogël ka turmën e vogël, kllouni dhe më i vogël. Të gjithë bashkë bëhen një dorë, ca qeshin ca qajnë, përse? – habar s’kanë. Lojë e vogël, rotullohet kollaj, e kthejn si duhet, nga duhet, ku u duhet. Zgërdhihen duke u qarë, mbajnë duart në xhepa, por jo në të tyret, kërcejnë, mësojnë stepin[iii] nga njëherë kazaҫok[iv]. Ndrojnë portretet, flamujt, stemat, fjalimet, kapelet, sahanat, dhe lugët i mbajnë varur në brez. Kllounët e vegjël janë origjinal, dinë të imitojnë ҫdo gjë, bëjnë si luani, si qeni, si macja, si lepuri dhe patjetër si derri dhe gomari. Kur shumë u fryhen brekushet si nxe më arena, ngrihen në ajër si tollumbace, i merr era pastaj. Kur njëri fluturon shpejt tjetri e zevendëson. Fillon loja nga e para. ”Ku e lam dhe ku na mbeti, vaj vatan dhe vaj mileti”.
Jetojmë njëherësh në arenën e vogël dhe të madhe bashkë, në botë paralele, në tonën dhe në të tyren, afër dhe larg njëkohësisht. Sa sy na duhen të dallojmë gjithë aktorët që lëvrijnë në këto arena paralele, sa mënd na duhet të kuptojmë, ҫfarë ka ndodhur, ҫfarë ndodh dhe ҫfarë do ndodhi. Kush nuk e di vëndin dhe hidhet përpjet, të dali nga e vogla, të madhen të arrij, përplaset me tavanin, kapakun, mbi të cilin janë ulur perënditë, të shtruar në sofrën globale. Arena jonë e vogël, mbërthyer në kafazin mbuluar me ҫarҫaf, europian thonë, mban erë, e pa ajrosur mbeti. Askush nuk don ti ngrej mbulesës cepin, ti hedhi një sy kafazit tonë aren, të shohi lojën e kobait, që kërcen i dëshpëruar në rotën pa mbarim.
Bukuresht, 19.02.2012
———————————————————————
Në errësirë vëlla në errësin
Errësira me padijen bashkë shkojnë të pandara. E para është pelerina e së dytës, e mbulon atë, e fsheh nga sytë e botës rreth e qark, e personifikon, e prezanton aq mirë sa i zë vëndin, nuk bën dallim. Në natyrë, errësira është një karakteristikë e natës pa yje dhe pa hënë, e shpellave të nëndheshme, e fundit të oqeaneve
ku drita e diellit nuk depërton. Errësira trëmb fëmijët e vegjël, por dhe të rriturit e parritur, kur humbin rrugën qoftë dhe në mes të ditës, kur ndjehen të pambrojtur dhe humbasin sigurinë. Në errësirë nuk sheh por dëgjon, nuk sheh por ndjen ma tepër, bile më tepër se në dritë. Në errësirën e qelisë, mëndja e ndritur pa botën mbarë, të shkuarën dhe të ardhme, të vdekshmen dhe hyjnoren, bile dhe atë të paparën, që mëndjet e njerzve të ditës nuk e ditën, pasi mbyllin sytë mos me pa dritën.
Errësira jashtë, e natës apo e shpellës qoftë ajo, nuk i trëmb ata që hapën sytë shpejt a vonë qoftë, ata që panë burra të patrëmbur, si sfiduan vdekjen për të jetuar. Veҫ ata, ata që e kanë natën brënda vetes dhe janë mësuar ti mbaj dikush përdore si me qënë të verbër. Padija ua fut atyre errësirën brënda në labirintet e mëndjes së vobektë, ku s’gjen rrugë dalje dhe as dritare për të parë, veҫ murrit të lartë, të ngritur nga ata vetë, për tu mbrojtur nga e panjohura e tyre më e madhe, dija. Errësira u ndjell frikë atyre, por dhe nuk bëjnë dot pa të, rrinë veshëngritur në ҫdo hap, në ҫdo kthesë të rrugës së tyre të spërdredhur.
Njëriu i vogël trëmbet shpejt, jeton në errësirë dhe kur ditë është. Në fakt, ai nga drita trëmbet, prandaj e mbulon sa mundet nj’atë kokë të shkretën, e fut në rërë për mos ta parë, për mos tu parë, kujton se bëhet i padukshëm, transparent. Ai shan dritën se është e fortë, sytë e tij errësinë duan, janë mirë me pak dritë ose, pa dritë fare dhe ma mirë. Në dritë, gjërat duken sheshit, e kjo si vjen hiҫ përmbarë. Sheh vetëm atë, atë që i thonë, atë që, sipas tij duhet ta shohin dhe të tjerët, që të jenë të gjithë njësoj, të barabartë në errësirën e tyre. Ai nuk sheh me sytë e ballit, por me ato që i ka nga pas dhe brënda, të cilat shpesh nuk i ka të veta, tjetërkush ja jep hua, tjetërkushi që e mban përdore. I shkreti, trëmbet se ndonjë ditë ajo dorë do e lëshojë, kështu do mbetet pa dorë, dhe meqë sytë e ballit nuk i shohin, i pa dritë mbetet, i pa ditë në errësirë, i pashpres humbet toruan. Një fatzi, do ti thoja. Kini mëshirë për të, nuk ka si sheh.
Ja ku vjen dhe më e keqja, burri i vogël me politikë po mplekset. E keqja e tij, e jona bëhet. Më keq akoma kur bëhen shumë. Shuajn dritën, si u pëlqen. Mbyllin derën, ulin perdet, që të bëjnë muhabet. Gjithë njëherësh flasin kor, mos dëgjohen nga askush. Nuk dëgjojnë as vetë ata, mos harojnë se ҫ’kanë thanë, ҫ’duhet me thanë, mos ngatrohen, se aq kanë. Flasin shumë, mos ketë më pauza, një orkestër pa dirigjent, melodi pa melodi. Politika punëzeza, nuk e nxjerr faqen në dritë, mos ta njohi kush së pari, veҫ ndër sosh ka për t’jetu. Si më parë, ashtu vazhdon, dy langoj për bishti lidhur, nuk po ndalin dhe as largohen, ku po i ҫon kjo perëndi.
Nënë Tereza, mirë e thoshte: “Më mirë ndiz një qiri, se sa të mallkosh errësirën. Që harresa të mos bëhet errësirë”. Të harojmë ne errësirën, bah, nuk bën vaki. Ne prej andej vijmë dhe po atje po shkojm. Rrugë e ditur, është për kollaj, nuk të lodh as ta kërkosh, lej pastaj që e dim përmëndësh, na e mësoi baca qysh motit. Sot po flet me një gojë tjetër, ani, prap njëlloj është, ky avaz do kohë me dal, si me u la dhe me u shpla, prap pak erë se s’bën do mbaj.
Në errësirë vëlla në errësin, nuk bëjmë dot ndryshe, aty mbetëm, të mësuar me kokë posht, sa më shumë që të vajtojm, prap pa dritë, pa ditë do rojm. Dikur qau dhe Pashko Vasa, kur e tha se është qameti, ”Vaj vatani e vaj mileti, moj e mjera Shqipëri...”.
Shkulet zëmra se s’po duron, t’ikën mëndja kur i dëgjon.
Bukuresht, 14.02.2012
http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/8288-ne-erresire-vella-ne-erresin.html
—————————————————————
Krimbat
Në Rumani këto ditë po ndodh diҫka e rëndësishme. Njerzit e thjesht, qytetarë të profesioneve dhe moshave të ndryshme kanë dalë rrugë për të protestuar, për të shprehur pakënaqësinë ndaj regjimit dhe klasës politike, të cilat i konsiderojnë përgjegjës për situatën e krijuar. Një senator i mazhorancës në blogun e tij shkroi: … jeni krimba, e meritoni fatin e tyre… Më keq nuk mund të fyhet një popull.
Figura e krimbit më mbeti në mëndje. Nuk është hera e parë që e takoj këtë epitet të përdorur si figurë letrare për të shprehur një ide dhe për të transmetuar një mesazh. Si zakonisht, lundrova nëpër internet për të parë se sa shpesh është përdorur, si është përceptuar nga autor të ndryshëm dhe ҫfarë mesazhi mbart. Ngela i mahnitur nga ngarkesa emocionale që i kanë dhënë mjaft autorë të shquar të letërsisë botërore kësaj qënie të vogël të pafajshme të natyrës.
Krimbi, siҫ dihet, është element i ciklit të jetës, që Shekspiri e ka përmbledhur në një varg të shkurtër : Mbret, krimb, peshk dhe prap mbret. Ky ciklicitet i pandërprer shpesh harohet nga njerzit. Në fakt harohet roli dhe qëllimi i qënies së njëriut në këtë botë, në shoqëri, në strukturën gjenealogjike të popullit apo familjes prej nga rrjedh. Krimbi ha atë që mbetet nga njëriu, ja kthen mbrapsht natyrës, bën që raca njerzore të ripërtërihet dhe të mbijetoj. Pra kryen një funksion jetik për ne. Atëhere përse shpesh figura e tij përdoret nga njerzit për të simbolizuar një diҫka të keqe, diҫka fyese, diҫka përjashtuese, të dëmshme, e ndyrë, e pështirë, mohuese. Poeti rumun ,Valeriu Butulescu na ka dhënë aforizmin: Respektoni krimbin se është mbi ne në vargun trofik të natyrës.
Shumë shkrimtarë klasik përdorin metaforën me krimba. Miguel de Cervantes në një shkrim të tij shpëthen: Ooo, zilija ! Rrënja e gjithë të këqijave dhe krimbi që gryen virtytet. E shkëlqyer , sa e vërtet dhe për kohën e sotme. Krahas zilisë, unë do shtoja dhe lakminë, tahmanë, pangopsinë dhe shumë veҫori të ngjashme njerzore, që kohët e fundit kanë shpërthyer dhe kanë pushtuar qiellin. Në fakt nuk është krimbi gryes i një diҫkaje jo materiale, abstrakte, e virtyteve njerzore, por zilija e mallkuar. Këtu krimbit i shkon vetëm fjala ”gryen” , pikërisht kjo folje është fajtore, që e implikon atë në gjithfarë lloj shprehjesh abstrakte, krijesë e imagjinatës, humorit, ironisë, sarkazmës popullore. Por krimbi nuk e di këtë, ai vazhdon gryen përditë.
Gryen ҫ’të mundet krimbi i vogël – fruta të rëna apo të pa rëna, direkt nga pema. Gryen drurin, mobiliet, shtëpitë, ha kafshët ngordhura dhe njerzit e vdekur. I há të gjitha, pastron tokën, prandaj dhe ka vëndin e nderit në biollogji dhe në vargun e jetës mbi tokë. Unë me ndërgjegje të pastër, do e deklaroja krimbin të pafajshëm. E them këtë për atë, krimbin e tokës, realin, pastruesin e tokës, i cili ruan higjenën, ecologjinë e saj. Bile, po të kisha para, kuptohet, do i ngrija dhe një monument të lartë, në mes të sheshin, në qëndër të qytetit, të shtetit. Do e shpallja heroin e jetës në tokë, i cili punon i palodhur, pa pretendime dhe qënë i paguar. Këtë nuk do e bëja dot për atë krimbin tjetër, imagjinarin, i cili jeton në mëndjet tona.
Krimbin imagjinar për të cilin gjejnë vënd shkrimtarët dhe poetët në veprat e tyre, e shohim kudo përreth nesh. Në përgjithsi është i veshur, bile mund të mbaj dhe kollare. Mund të jet dhe i pasur dhe me pushtet, po prap krimb mbetet. Ky krimb nuk lind, ai bëhet i tillë nëse mëson të zvaritet, të fshihet nën tokë, të hajë mbeturinat e shefave të tij, të jetë pa gojë pa veshë, mos ti bëj naze për asnjë jashtqitje njerzore, por ti konsumoj me të njëjtën kënaqësi. Ky krimb gëryen mëndjen e njëriut, e pushton atë dhe e tranformon, e shpërfyturon. Në filmat SF kemi parë qënie jasht toksore (alien) në formë insektesh apo krimbash që pushtojnë trupin e njëriut për tu riprodhuar, e përdorin si inkubator.
Në periudhën e shumzimit të tyre, krimbat, si dhe gjarpërinjtë, i gjejmë të kokolepsur, të mpleksur, të bërë gërshet, dhe jo nga dy e tre, por tufa të mëdha. Gjejnë ndonjë gropë apo vënd të përshtatshëm ku të mos ketë rrezik, posht ndonjë guri apo shkëmbi dhe thuren mes tyre. Këtë vënd do e quaja parlament të krimbave, pasi aty ata zgjidhin të gjitha nevojat që kanë, duke siguruar përjetsinë e tyre. Kjo ndodh dhe tek krimbat tanë imagjinarë, të cilët mund ti quajmë dhe krimba klloun ose pseudokrimba. Në përgjithsi këta nuk e pranojnë se janë krimba, por të gjithë i shohin si të tillë dhe i dallojnë me njëherë sa të dalin. Si puna e mbretit lakuriq. Krimbat e vegjël kur ndjejnë rezik fshihen duke u futur në dhe, këta me kollaro janë të mëdhenj, vrimat e vogla nuk i nxënë, prandaj ndërtojnë vila të mëdha ku të kenë ku të fshihen faqe botës.
Krimbat me kostum dinë të zvariten mirë, rëshqasin si ngjala dhe hidhen si karkaleci nga karikja në karike. Brejnë gjithshka kudo që u shkel këmba. Brejnë shtetin, shoqërinë, i lënë pa vlera. Sot ndodhemi në fazën e pushtetit të krimbave që kanë brejtur këmbët e strukturave globale, duke na vënë përpara perspektivës së përmbysjes së madhe. Ne, njerzit e thjeshtë, populli, jemi ushqimi i tyre. Shtohemi ne, shtohen dhe krimbat. Ata dalin nga ne, sipas mundësis dhe rastit. Kam përshtypjen, mos qofsha i gabuar, se janë shtuar si shumë kurse ne jemi paksuar. Është prishur ballanca, prandaj ka hyrë Bota dhe Europa në krizë. Nuk dua të imagjinoj si është bilanci i krimbave në Greqi, por duke patur parasysh se e thellë eshtë kriza e tyre me siguri që aty populli po mbarohet, e kanë ngrënë krimbat.
Krimbi në shoqërinë tonë është specialist për gjithshka, e gjejm drejtor, ministër apo ambasador. Karakteristik e re është se krimbat tanë hanë dhe njëri tjetrin, gjë që nuk ndodh tek krimbat e tokës. Kur takohen dy krimba në një rrugë, kush já gjen anën i pari tjetrit, hop mbi të dhe e gëlltit. Një krimb rritet më shpejt kur há një krimb tjetër, bëhet më i madh, më gjatë, pra mund të vendoset një hierarki mes tyre mbi bazën e madhësisë së tyre. Një krimb të madh, që ta hanë duhet të mblidhet një tuf e tërë krimbash të vegjël, kusht është, që të merren vesh mes tyre, përndryshe i há i madhi me rradhë, një nga një.
Duke menduar gjithë këto gjëra, më duket se ai senatori bëri një gabim të madh, kur i quajti protestuesit krimba. E bëri si puna e atij hajdutit që thërret – qe hajduti, kapeni hajdutin. Mos ketë merrak se populli s’ka dal kot në rrugë sot, i ka ardhur në maj të hundës kur sheh se sa janë shtuar krimbat në parlament dhe qeveri.
Bukuresht, 22.01.2012
http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/7947-krimbat.html
——————————————————————
Altoparlantët
Altoparlanti dikur ishte një kuti prej kartoni ku brënda kishte diҫka që vibronte duke prodhuar tinguj të ndryshme. Në ushtri po dikur, kjo kuti ngjitej në një shtyllë në mes të repartit, rreth të cilës ulej krejt efektivi i repartit për të dëgjuar fjalimet e Enverit. Në ndërmarrjet socialiste e ngjisnin tek porta, që ti priste puntorët në mëngjes me këngën e famshme ”me gëzim po shkoj në punë…”. Në përgjithësi e gjejmë këtë vegël në ҫdo radio, televizor, telefon, kompiutër, makinë etj., në forma dhe madhësi nga më të ndryshme, nga më të ҫuditëshme.
Megjithëse e njohim atë prej gati 80 vjetësh, që në kohën e mbretit Zog, nuk ja kemi gjetur një emër shqip. Ja morrëm borxh italianëve në atë kohë për shpejtësi, sa ta gadisnim një tonin, dhe ai mbeti dhe sot e kësaj dite. Alto-parlant-i, folësi me zë të lartë përkthehet nga italishtja. Ajo ”i-ja” shquese është jona për besë, mos me na e hëngër hakun për kontributin. Englezët për shëmbull nuk e morrën nga italianët, po i ranë shkurt, i thanë box – që do të thotë kuti, thjesht ëëë. Rusët e përkthyen në gjuhën e tyre, громкоговоритель – folsi me zë të lartë. Rumunët i thonë difuzor – shpërndarësi, mirë dhe kjo, ka kuptim, vegla që shpërndan zërin. Ne e lamë origjinal siҫ e morrëm.
Kështu na hyri në fjalor një fjalë e huaj e cila u shtri sa mundi dhe po përdoret gjithandej. Sot përveҫ kuptimit të drejtpërdrejt, që rrjedh nga funksioni i tij, kjo fjalë përdoret mjaft dhe në kuptime të tjera, të tërthorta. E gjejmë dhe si mbiemër cilësor apo emër personifikues, që përdoren për njerëz që përsëritin fjalët e dikujt tjetër. Njëriu altoparlant ose shkurt altoparlanti i filanit apo fistekut. Në kohët e vjetra, në ҫdo fshat e kishim nga një altoparlant, personi që dilte në mes të fshatit me daulle dhe bërtiste fort të dëgjonte mileti ҫfarë fermani kishte lëshuar Sulltani, apo njoftonte nganjëherë dhe kush kishte vdekur apo lindur. Kuptohet që njoftime të tilla bëheshin për njerëz me rëndësi, për familjet e mëdha jo për harbutërinë. E, ky njëri atëhere quhej tellall – po qe se e mban mënd dikush.
Sot kjo vegël ka përdorim të gjërë, ne gati shumicën e gjërave i dëgjojmë nëpërmjet altoparlantëve, rrallë na bie rradha të dëgjojmë zërin origjinal. Shumë nga këto vegla janë modernizuar, ta bëjnë zërin si ta duash. E do më të fuqishëm, e do më të dobët, e do zë metalik apo të gërvishur, sipas qejfit të sejcilit që e përdor. Kanë fut elektronik sa të duash, bile altoparlantët e sotëm janë në gjëndje që të flasin dhe vetë, pa folur ti kurgjë, ose ti thua diҫka në muikrofon dhe altoparlanti flet tjetër gjë. Bile mund të thotë atë që ti as e ke menduar ndonjëherë. Shkenca ecën para.
Të kuptohemi, altoparlantët përdoren zakonisht kur duhet me i mbush mendjen një turme të madhe njerëzish. Zakonisht përdoren nëpër konferenca, kongrese partie, në stadione nganjëherë etj. Megjithatë egziston dhe varianti i ”telefonit të prishur”, kur përdoret në një bisedë kokë më kokë, në ndonjë qoshe kafeneje, apo nëpër zyrat e shtetit. Në përgjithsi, kam vënë re se në tavolinat e rrumbullakta, politikanëve u fusin nga një mikrofon në gojë dhe u venë kufie në vesh (një lloj altoparlanti), megjithese janë fare pranë njëri tjetrit dhe mund ta dëgjojnë fare mirë direkt. Ndoshta tani konsiderohet munges respekti të vësh dikë të flasi pa altoparlant.
Ajo që e bëri shumë popullor këtë fjalë është funksioni i përsëritjes, i shpërndarjes së zërit, të lajmeve, urdhërave, kërcënimeve, si i thonë ultimatum ndryshe. Me kalimin e kohës një pjes të këtij funksioni të shpërndarjes e morrën gazetat. Psh. në kohën e diktaturës kishim ”Zërin e Popullit” që veҫ e popullit nuk ishte. Më korekt do ishte ta quanin ”Zëri i Partisë”, ose pse ta fshehim, më troҫ do ishte ti thonin ”Zëri i Enverit”, jo për gjë, por që të themi të drejtën ashtu siҫ ishte – altoparlanti i tij personal. Kush donte në atë kohë të dinte se ҫfarë mendje kishte Enveri për një gjë, lexonte gazetën e tij. Disa e studionin, për të kuptuar atë që nuk shkruhej, studionin sintaksën e përdorur, tonin, metaforat, figurat letrare etj. Kujt nuk i interesonte ta dinte, e përdorte në nevojtore. Prap mirë qe, se e kishte një funksion. Në fakt, në atë periudhë ky ishte i vetmi variant për higjenën personale, të gjithë e kishim nga një gozhdë në hale për gazetën.
Sot kemi shumë altoparlanta dhe akoma më shumë gazeta, nga të gjitha llojet. Shqipëria po ecën para me hapa të mëdha. Këto kollajllëqe nuk i kemi pas para 90-tës. Helbete po ecim dhe ne me shokët drejt Evropit. Kështu që gazetat nuk mund të quhen të gjitha me ”Zëri i ….”, se janë shumë zëra dhe mileti do ngatarohej keq, s’do merrej vesh se i kujt është dhe me kë e ka. Prandaj dolën gjithfarë lloj emrash, që të ketë vend për të gjithë. Psh dikush ka qejf ta quaj Shekull, tjetri Panoram, dikush vë thjesht një numër, si në dhomat e hotelit që të mos ngatërohen etj., ama gjithsekush ka zotët dhe klientët e vet. Sejcili e di deri ku ta hedhi hapin, sa fjalë dhe të kujt fjalë mund të përdori, bile dhe në ҫfarë gjuhe i lejohet ta thotë. Shqipëria aq e vogël por zëra ka shumë, kjo është veҫoria jonë, ajo që na dallon. Ne keq kishim sa ta mësonim se ҫ’është nj’ajo demokracia, pa tani dim vetë si e bëjmë. Si ma do, me lesh apo përshesh.
Një nga treguesit kryesor të zhvillimit të Shqipërisë mund të konsiderohet dhe shtimi i numrit të altoparlantëve, si dhe shumëllojshmëria e tyre. Nga të kthesh kokën të dalin para. Ca bërtasin aq fort sa ta shpojnë daullen e veshit, ca të tjerë, gëq-mëq, nuk u merr vesh asnjë fjalë se ҫfarë thonë. Duhet të përdorish të tjera marifete që zëri i tyre të përceptohet nga veshi i njëriut. Mesa kam vënë re, sot tendenca e fundit është që altoparlantët ti përshtaten veshve. Nuk mund ti vësh një altoparlant gjigand një veshi të vogël, se e ҫan të gjorin. Nga ana tjetër as një veshi gjigand nuk mund ti vësh para një altoparlant mikroskopik, se as që e vë re, sikur të mos egzistojë fare. Pra veshët e njerëzve sot janë përcaktues për modën e altoparlantëve. Mirë, ka raste që për hir të altoparlantit, mund ti bëhet transplant veshit që të përshtaten. Veshët mund të trashen, të hollohen, të zvoglohen, ose në rastin më të keq mund të marrish një vesh hua që të dëgjosh altoparlantin që të bëri sevda. Sot rekomandohet që ti pastrosh mirë veshët para se të dëgjosh një altoparlant, kjo mesa di unë ka hyrë dhe në instruksionet e përdorimit të altoparlantëve. Bile është bërë e detyrueshme nga ”Drejtoria për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, përndryshe ha gjoba të forta.
Në përgjithësi altoparnatët mbajnë erë. Kur rri pran tyre duhet të zësh hundën me dorë. Ka nga ata që dhe larg po tu rrish, mjafton ti dëgjosh pak dhe prap të vjen era e qelbur. Dikush e krahasonte erën e tyre me atë të stallës së lopëve, por unë nuk besoj se ka të drejtë, më tepër i ngjan erës së kalbësirës. Psh më ka rënë rasti në rrugë të ndjej atë erë, nuk afrohesha dot vëndit aq e keqe vinte era, kur për ҫudi pata një parandjenjë, mu duk sikur do gjeja aty një altoparlant të hedhur, të braktisur, në fakt gjeta macen e ngordhur. Shumë ka nga ata që i parfumosin altoparlantët e tyre që mos tu largohen njerëzit prej erës së padurueshme që përhapin.
Unë s’kam asgjë personale me altoparlantët, kushdo qofshin ata dhe kudo qofshin, por kam krijuar përshtypjen se kemi filluar të jemi dependentë prej tyre. Më duket sikur na e kanë ozurpuar dhe jetën tonë private, nuk po jetojmë dot pa to. Aq sa shpesh, sa zgjohemi që në mëngjes, nuk duam të bëjmë gjë tjetër veҫse të dëgjojmë se ҫfarë po na thot altoparlanti sot, dhe kur debatojmë me miqtë përdorim fjalët e altoparlantit. Kur rastis që debati të hapet mes dy njerzve që dëgjojnë altoparlant të ndryshëm, puna përfundon keq, nxehen gjakrat dhe s’ka zot që ti bëj me një mendje. Po transformohemi gradualisht dhe ne vet në altoparlanta. Këta do na e pushtoj trurin dhe trupin bashkë, po kthehemi një biҫim ciborgu (njëriu gjysëm robot), si në filmat SF. Njerëz të mirë, të dashur lexues kujdes nga altoparlantët.
Kaq kisha, e hoqa dhe këtë merak.
Ah, edhe një gjë se harova – hapni sytë se ka altoparlant sot që dhe dëgjojnë.
Bukuresht, 07.01.2012
http://www.revistadrini.com/2012/01/08/perparim-demi-altoparlantet/
http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/7759-altoparlantet.html
http://tribunashqiptare.net/?p=3986
http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/25852/
——————————————————————–
Kur dhe heshtja flet
Shprehje e njohur dhe e vjetër kjo, e cila shpesh harohet ose neglizhohet. Kur nuk arrijmë të formulojmë një gjykim të sakt, kur nuk dimë të japim një përgjigje ose nuk duam ta bëjmë këtë me zë të lartë, në publik, preferojmë heshtjen.
Goja e mbyllur nuk ndotet por as ushqehet.
Që të bësh politikë nëpërmjet heshtjes është mjeshtëri thonë disa, unë do thoja se kur heshtjes nuk ja gjen vëndin ku e ka, është paaftësi ose përunjësi. Mjeshtëri mund të jetë atëhere kur ”heshtja që flet” kthehet në pauz, gjen pozicionin e volitshëm në dialog, duke prodhuar efekte të dobishme, zgjidh një konflikt të padëshiruar dhe të kot. Nëse e përdor pasi je i zënë ngusht nga mos dija, ose nuk do me u pergjigj për me ju shmang pasojave, apo ndoshta nuk mundesh me u përgjigj, pasi dikush ta lidhur gojën, ajo bëhet bumerang, të vret, të lëndon, të skualifikon, të përjashton…
Thonë se njëriut i duhen tre-katër vjet të mësoj të flasi dhe pastaj i duhet gjithë jeta të mësoj kur të heshti. Disa heshtin duke folur, të tjerë flasin duke heshtur. Në politikë përdoren të dyja variantet, mjafton të bësh zgjedhjen e duhur dhe të gjesh momentin e përshtatshëm kur i përdor. Të komunikosh nëpërmjet heshtjes është shumë më e komplikuar se sa të komunikosh duke folur. Heshtja është e folura më e shkurtër e mundëshme, mund të japë efektin KO (knock out) nga njëherë kur godet në shënjë.
Shumë njerëz nuk dinë të heshtin sepse nuk din as të flasin. Ata komunikojnë unilateral, dmth vetëm flasin dhe nuk dëgjojnë ose nuk u intereson fare se kush i dëgjon. Recitojnë. Kështu kam njohur politikanë, të cilët unë i kam mbiquajtur ”pllaka gramafoni”, pasi din të këndojnë vetëm një melodi, të mësuar dikur. Sa të mërzitshëm, sa të bezditshëm. Përdoren shpesh si variant për të larguar auditorin. Kanë efektin e zhurmuesit që mbulon, maskon, pengon komunikimin e folsit me publikun. Të krijohet përshtypja sikur ndodhesh në mes të një show televiziv gjatë fushatës së zgjedhjeve.
Kur flet një njëri, mund dhe ta dëgjoj dikush rastësisht. Kur flet një kryetar shteti apo qeverie e dëgjon një popull i tërë. Kur populli nuk dëgjon gjë, dmth që ai nuk ka folur ndonjë gjë, pra mund ta konsiderojmë se ka mbajtur heshtje. Kohët e fundit shumë heshtje kemi nëpër gazeta dhe radio-televizion. Më duket sikur kam rënë në një humbëtirë, në një zonë ”të vdekur” ku valët fonike nuk depërtojnë. Shuhen. Ndoshta kemi të bëjmë me fenomenin e interferencës ku dy valë të kundërta shuajnë njëra tjetrën dhe populli ndodhet pikërisht në atë pik, prandaj dhe nuk dëgjon gjë. Në këtë rast folësit lodhen kot, duhet të ndrojnë vendin apo pozicionin që pika e inteferencës të mos përkoj me vëndin ku rri populli. Apo ndoshta pikërisht këtë duan dhe ata, e kanë zgjedhur me kujdes kastile atë pozicion, që populli mos të dëgjoj gjë. Kurkush nuk mund ti akuzoj se nuk kanë folur, pasi kjo gjë duket ashiqare në çdo ekran që të shohish, kamerat i kanë kapur duke levizur gojën, veçse nuk po dëgjohet gjë, dhe ne presim kot!
Të gjitha këto komplikime bëhen të panevojshme kur populli shurdhohet. Ky është varianti më i pëlqyer për politikanët. Se flasin sa dhe si duan pa u shqetësuar se mund të dëgjohen, të keqinterpretohen. Ata flasin një dhe gazetat shkruajn dy. Ata flasin si duan dhe gazetat shkruajn si duhet, ose si nuk duhet, prap e njëta gjë është. Kjo është njëfarë loje, e cila ka regullat e veta, të vendosura më parë. Modifikimet e regullave si regull nuk i bëjnë në publik, kështu që askush nuk i merr vesh, veç me i marr me hamëndje duke parë se ç’ndodh përreth. Shumë lodhen dhe këta ”analistat” e shkret për ti përkthyer rregullat e pashpallura, të pashkruara, bile, ndonjëherë të ndaluara ose të mbuluara.
Mua më pëlqejnë lojrat. Por jo kur luhen në kurizin tim. Jo kur luhen në kurizin e popullit tim. Politikanët janë lojtarë, atyre nuk i intereson loja e bukur, që të kënaqen tifozat. Atyre u intereson të fitojnë, bile me çdo kusht nga njëherë. Kur loja luhet në arenë e shohin të gjithë, por kur luhet dhe jashtë saj, atë pjesën tjetër jashtë e shohin vetëm ”disa”. Kështu kemi të bëjmë me dy lojra në fakt, dy gjysmalojë më mirë ti themi, që bëjnë një të tërë. Spektatorët që janë në stadium nuk kanë si të shohin njëkohësisht dhe gjysmalojën që luhet jashtë tij, këtë jua thonë më vonë ata të tjerët, ata ”disa” që nuk ishin në stadium. Kështu që shumica e ka me të thëna, po jo me të parë me sy direkt. Meqënëse këto informata vijnë nga burime të ndryshme, lindin debatet, zënkat, sheret, grindjet publike, ja ku u del puna moderatoreve TV, që me këtë punë e hanë bukën. Ke një arsye me tepër që të çon në kafene. E thjesht ëëë! S’ka filozofi të madhe, puna është të mbash miletin me muhabet. Kjo po na ndodh për ditë dhe tërë ditën, fatkeqsisht.
Desha ta lidhja pak me grekun apo sërbin këtë punë, se i kam me ”qejf”. Por s’kam si ta lidh, se s’kam çfarë të lidh, nuk po dëgjoj gjë. Siç duket më ka rënë pozicioni i keq i karikes që zura, ndodhet në zonën e interferencës dhe fjalët shuhen deri tek unë, nuk arrijnë. A nuk ju ndodh dhe juve ashtu ndonjëherë? Apo ndoshta me gjithmënd po mbahet heshtje e përgjithshme, e organizuar, e planifikuar, e imponuar, e projektuar me kohë, dhe unë s’kam ditur gjë. Me gjith mënd më ka kapur pa pregatit ky moment, e tash nuk po kam çfar të them se s’kam dëgjuar gjë. Me ka mbuluar heshtja e mallkuar. Ky është halli im or miqt e mi. Veç këtë se kam dashur. Lej të thonë diçka makar, s’ka gajle se nuk qëllojnë aty ku duhet, mjaft ti dëgjojm që flasin dhe nuk po rrijnë kot me duar lidhur. Mua dhe filmat më pëlqejnë ato me aksione, përndryshe e mbyll televizorin, merrem me diçka tjetër, nuk rri kot të fryj sytë në ekran.
Kjo heshtje s’po më pëlqeka, më duket ogurzezë. Nuk jam paragjykues, por po e ndjej se do na sjelli ndonjë gjë të keqe kjo, do na ndodhi ndonjë hata me gjithë këtë heshtje. Kemi një shekull që flasim duke përshpëritur vesh më vesh me njëri tjetrin, e ja tani ramë në heshtje të plotë. Vaj medet, mos u shurdhuam. Me siguri që është një sinjal ky, s’ka si të jet ndryshe. Ka njerëz që hedhin fall, lexojnë në dorë, në filxhan, bëjnë interpretime ëndrash, por mua më duhet një që di të interpretoj heshtjen. Dua një përkthyes, që të ma lexoj heshtjen në ghuhën time dhe këtë e dua tani, sa pa ikur heshtja tutje, se pastaj nuk ka më vlerë. Është e tmershme, pikërisht tani kur heshtja po flet gjithandej me të madhe, dhe unë s’po kuptoj gjë.
Kur politikanët flasin, kur ngrejnë zërin, bërtasin, çiren, ngjiren – unë nxehem, më hypën inati, nga njëherë filloj dhe shkruaj, për të qetsuar veten më tepër ose për të qetsuar të tjerët. Kur ata heshtin, qoftë dhe duke folur – më zë frika, ndjej një boshllëk në stomak, për të hequr mëndjen nga parandjenjat e këqia që më kapin dhe më lënë pa gjumë, mundohem të mendoj pozitiv. Me thënë të drejtën nuk ja dal dot mban përherë, sidomos kur heshtja bëhet e gjatë, siç po ndodh tani.
Vështroj për rreth se mos vetëm mua po më ndodh kjo, mos është thjesht një iluzion i imi, një keqkuptim. I ndodhur mes turmës së shurdhët, kërkoj shokë me kë të flas e të më kuptoj. I kërkoj me sy i vëmëndshëm, të zbuloj ata që dëgjojnë mes atyre që nuk dëgjojnë, jo se nuk duan por që për arsye të ndryshme fshihen, duke u përzjerë në mes të masës së shurdhuar. Jam i sigurt se kjo masë nuk është amorfe. Disa kanë lindur të shurdhët, të tjerë janë shurdhuar me kohë nëpër mitingje, ose duke dëgjuar radion, TV-në me zë të lartë. Ka dhe të fshehur mes tyre, të shtirur, që i përshtaten situatës.
Zot na ruaj nga kjo gjë e tmershme që po na ndodh! Paska qënë mortaj e keqe fare, kjo heshtje e mallkuar. I shkreti popull, që e kapi të shurdhuar kjo kohë e vështirë mbi të gjitha. S’ka faj, s’ka se si ta dëgjoj këtë heshtje të rëndë dhe të gjatë, s’ka me se, por dhe unë s’po kam me kë ta ndaj!
Bukuresht, 13.08.2011
http://kosovarimedia.com/home/aktual/opinione/5777-kur-dhe-heshtja-flet.html
——————————————————————–
Disa ide për shpenzimet e diplomacis shqiptare
Në shrimin ”Kriza ekonomike prek diplomacinë” ngrihet një problem sa real aq dhe proekupues për mbulimin e nevojave të diplomacisë shqiptare në kushtet e austeritetit ekonomik dhe të nevojes së uljes së shpenzimeve buxhetore, për të mbajtur në nivelin e duhur investimet që sigurojnë rritjen ekonomike të vëndit. Nuk ka problem pa zgjidhje dhe nuk ka zgjidhje pa efekte. Nevoja e vëndit tonë tani është të mbështesim planin e investimeve, sado ambicioz që është, kjo ka përcaktuar njëkohësisht dhe masat e duhura të karakterit kursyes për uljen e difiçitit buxhetar nën nivelin 3,5 %, si dhe të kontrollit të borxhit të jashtëm në kufijt e përcaktuara nga Bode, nën nivelin 59 %.
Detyra që i vihet para qeverisë së Tiranës është e vështirë, por jo e parealizueshme. Shkurtimi i administratës është i domozdoshëm dhe duhet të kryhet gradual duke optimizuar dhe informatizuar sistemin administrativ. Bëhet fjalë për optimizim dhe efiçientizim, për rritje të rendimentit të punës së funksionarëve publik të çfardo niveli. Nga ana tjetër nevoja e shtetit tonë për të përballuar mbajtjen e një sistemi të shërbimit dipllomatik në një hapsirë globale dhe me detyra në rritje, të duket sikur vjen në kundërshtim me proçesin e uljes së shpenzimeve buxhetore. Unë e konsideroj si një problem falls, të pa qënë, dhe të parë me syzet e vjetra. Do mundohem të shpjegoj më poshtë idenë dhe këndvështrimin tim për këtë problem.
Tradicionalisht jemi mësuar që diplomatët të jenë funksionarë shqiptarë, punonjës të ministrisë së jashtme, të cilët dërgohen në vëndet e tjera për të kryer funksionet e përfaqsisë së ngritur në atë vënd. Çdo dipllomat, simbas ligjit, gëzon disa të drejta lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet që përballohen nga buxheti i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Këtu, përveç rogës në valutë, hyjnë qiraja e shtëpisë ku do jetojë, ngrohja, telefon dhe mobil, transporti, benzina, taxa të ndryshme vendore, e deri tek shpenzimet e protokollit. Të gjithë funksionarët, e deleguar në rolin e dipllomatit, kanë të drejtën të marrin me vete dhe familjet e tyre, bashkëshorten me gjithë fëmijët. Kuptohet se familja ka shpenzime të tjera, një pjes e të cilave rëndojnë gjithashtu mbi buxhet. Pa hyrë në hollësira të marr vetëm shpenzimet e rrugës, të pushimeve, etj. Në të njëjtën kohë, më duket absurde të shpenzohet për qirara të shtrënjta mbi dyfishin e qirave të zakonshme. Kështu njoh raste të qirave 1500 euro/muaj kur qiraja e zakonshme nuk e kalon 500 euro/muaj. Gjithashtu, nuk ka pse të shpenzojmë për një lluks të pajustifikuar dhe të egzagjeruar, i cili nuk sjell asnjë dobi për vëndin tonë.
Nga experienca, të gjithë, sidomos ne të diasporës që jetojmë pranë tyre, dimë se çfarë ndodh në fakt dhe sa abuzime janë bërë në këto shpenzime të paguara nga kontribuesi shqiptar. Kemi parë mjaft rastesh të funksionarve të pandërgjegjshëm të cilët kanë përfituar maximalisht nga këto fonde buxhetare. Po kështu kemi parë mjaft funksionarë të cilët nuk e kryejnë detyrën dhe nuk kanë nivelin dhe kulturën e nevojshme për atë funksion që marrin përsipër. Pra shpenzimet buxhetare të aprovuara me ligj për të mbuluar disa nevoja të politikës së jashtme të vëndit tonë nuk janë të justifikuara plotsisht në shumë raste.
Si në çdo degë të administratës, ashtu dhe në dipllomaci, shpenzimet duhet të ballafaqohen me rezultatet. Çdo para e shtetit duhet të justifikohet me rezultatet e arritura, të cilat të vlersohen periodikisht dhe jo formalisht. Kur hartohet buxheti për dipllomacinë, duhet të të justifikohet me një plan objektivash dhe rezultatesh të pritëshme. Zakonisht në praktikën administrative të Ministrisë së Jashtme, ushtrohen periodikisht kontrolle kontabile, të cilat verifikojnë nëse shpenzimet e kryera inkuadrohen si eligibile dhe a përputhen me legjislacionin fiskal apo urdhëresave të brëndëshme. Këto kontrolle nuk verifikojnë rezultatet e punës dhe nuk bëjnë bilancin nëse shpenzimet e kryera justifikohen me aktivitetet e realizuara. Këtu qëndron thelbi i një problemi, të cilit shpesh i shmangen raportet e kontrolleve administrative. Nuk egziston akoma një metodollogji dhe një praktik e tillë në sistemin diplomatik shqiptar. Bile egzistojnë raste të diplomatëve të dështuar, të cilët transferohen nga ambasada në ambasad, nga një vënd në një tjetër, pa kurfarë suksesi në realizimin e detyrave, ndoshta më keq, kanë krijuar pakënaqësi dhe skandale të brëndëshme apo të jashtme.
Si objektiva për një dipllomat, sipas mendimit tim, duhet të jenë marveshjet e realizuara, aktivitetet e ndërmarra, studimet dhe analizat e kryera, shkalla e aktivizimit të diasporës shqiptare dhe numri i iniciativave dipllomatike etj. Kur një diplomat nuk njeh gjuhën e vëndit ku shkon dhe të paktën një gjuhë tjetër internacionale (anglisht, gjermanisht, frëngjisht) nuk ka çfarë kërkon në atë detyrë, pasi dihet që në start se mossuksesi i tij është i garantuar. Një dipllomat i cili nuk ka nivelin e kulturës së nevojshme për të përfaqsuar në mënyrë dinjitoze vëndin nuk ka pse të ngatërohet me dipllomacinë. Një dipllomat konsiderohet si një intelektual, pra puna e tij imponon krijimtarinë. Aftësia për të grumbulluar informacion selektiv, analiza shoqërore, ekonomike, politike që ai duhet ti bëjë informacionit brut të grumbulluar për atë vënd është punë krijuese. Idetë e një dipllomati dhe konkluzionet e tij duhet të vlerësohen nga Ministria e Jashtme dhe të miren për bazë lidhur me nivelin e marrdhënieve të shtetit tonë me atë vënd. Informacionet që dërgojnë ambasadat shqiptare nuk duhet të trajtohen si material mbushës për arhivën e saj. Fatkeqsisht kjo ndodh, pasi personeli i Ministrisë duke e vlersuar si të paaftë një dipllomat, i cili është dërguar për konjukturë apo shpërblim për ndonjë shërbimn të kryer, nuk i vlersojnë fare materialet e dërguara nga ata dhe kërkojnë burime të tjera informacioni. Në këto raste asnjë shpenzim i kryer nga ajo përfaqsi dipllomatike nuk e justifikon veten. Një dipllomat ka për detyrë të krijojë lidhje direkte miqsore me homologët e tij të vëndeve të tjera si dhe të krijoj rrethin e miqve të vëndit ku shkon. Kuptohet kjo kërkon nga ai njohje të gjuhëve dhe shumë kulturë në fusha të ndryshme. Rrethin miqësor duhet ta zgjedhi në qarqet intelektuale me influencë në administratën shtetërore të vëndit. Një ambasador i izoluar që rri gjithë ditën në zyrën e tij nuk mund të krijoj rrethin e miqve të nevojshëm, që tu imponohet me personalitetin dhe kulturën e tij. Një rast i tilë është tipik për ata që kanë vajtur thjesht për të bërë kursime dhe për të përfituar nga detyra, që të kthehen pas mandatit katër vjeçar me një kapital të shtuar. Kuptohet ky është një rast i dështuar që në start, nga ai nuk ke çfarë të kërkosh dhe as të presësh.
Ambasadat përveç detyrave dhe aktiviteteve dipllomatike, kanë dhe një sërë detyrimesh administrative siç janë ato kosullore, arsimore, të gjëndjes civile etj. Në personelin e ambasadave gjejmë punonjës të ndryshëm si shofera, sekretare, llogaritare etj., të cilët gjithashtu kanë status dipllomatik pa qënë dipllomat të mirfilltë dhe nu mbullojnë asnjë aktivitet dipllomatik. Këta gjithashtu marrin familjet e tyre, strehohen me qira, pra duan një buxhet jo të vogël, i cili e ngarkon mjaft buxhetin e përgjithshëm të ambasadave dhe të Ministrisë së Jashtme.
Lidhur me sa parashtrova më sipër unë do shpreh disa konsiderata dhe ide, të cilat mund ta lehtësojnë mjaft shpenzimet buxhetore të dipllomacisë shqiptare. Në rradh të parë do theksoja si kryesore rritjen e cilsis së personelit dipllomat. Kjo mund të realizohet nëse do zbatohet një politikë e kompetivitetit si kriter i përzgjedhjeve të tyre dhe njëkohësisht ti jepet fund praktikës së dërgimit të njerëzve inkompetent mbi bazë njohje apo interesash. Së dyti këtyre duhet tu shtrohen detyra, objektiva dhe rezultate të pritshme konkrete, të cilat duhen monitorizuar dhe verifikuar periodikisht. Kontrata e angazhimit të tyre duhet të ketë afate dhe penalizimet eventuale për rastet e mossuksesit. Një dipllomat nuk duhet transformuar në një roje ambasade me rogë të majme. Ministria e Jashtme duhet ta dijë dhe ti përcaktoj egzakt se çfarë kërkon nga një dipllomat i emëruar, kjo bën pjes në strategjinë dhe politikën e shtetit në përgjithsi. Ajo duhet të kërkojë dhe të zgjedhi njëriun për detyrën që ka dhe jo tu gjej vëndin njerëzve të ”privilegjuar”.
Të gjitha funksionet e tjera administrative nuk ka pse të mbulohen nga ”dipllomatët” e dërguar nga Tirana, kur këto detyra mund ti kryejnë mjaft mirë shqiptarët e diasporës, që gjendet gjithandej nëpër Europë e gjetkë. Punonjësit e ambasadave që jetojnë në diasporë nuk kanë nevojë për strehim, pasi e kanë atë. Atyre mund tu paguhet vetëm roga, sipas vëndit dhe detyrës dhe asgjë tjetër. Këtu bëhet një kursim shumë i madh në buxhetin e dipllomacisë shqiptare. Kam vënë re se në shumë ambasada të vëndeve perëndimore gjen punonjës autohtonë, të cilët kryejnë gjithfarë detyrash kundrejt një pagese. Mesa di dhe në ambasadën amerikane në Tiranë punojnë mjaft shqiptarë të angazhuar nga shteti amerikan. Kur këto vënde kanë praktika të tilla, ne pse vazhdojmë me lluksin që të çojmë edhe shoferin nga Shqipëria. Për mendimin tim vetëm ambasadori mund të vij nga Shqipëria , kusuri duhet zgjedhur nga diaspora jonë që jeton në ato vënde. Ndoshta në raste të veçanta dhe vetë ambasadori mund të përzgjidhet nga diaspora, e cila ka plot intelektualë me emër në ato vënde. Nga historia, kemi rastin e Faik Konicës si ambasadorin më me emër në Amerikë, i cili kishte krijuar deri marrdhënie miqsore familjare me presidentin Willson. Një ambasador i Shqipërisë duhet të vlersohet dhe për nga rrethi miqsor që ai krijon në atë vënd ku zhvillon aktivitetin. Është e natyrshme që një ambasador të penetrojë në rrethet akademike, apo në mjedisin e biznesit të atij vëndi. Ai ka për detyrë të promovojë Shqipërinë në ato rrethe, të bëjë loby, por dhe anasjelltas të transmetoj në vëndin e tij praktikat e mira dhe të inkurajojë shkëmbimin e eksperiencës. Ai duhet të jetë ura ndërlidhëse dhe e miqësisë ndërmjet dy vëndeve. Duhet të ketë kurajon intelektuale të nevojshme për të ndërmarrë iniciativa produktive në favor të marrdhënieve dy palëshe me interes reciprok. Një ambasador spektator, inaktiv, nuk e kryen dot detyrën e tij dhe nuk është produktiv. Shpenzimet për të janë të pajustifikueshme para taksapaguesave shqiptarë.
Kam besimin se këto ide vlejnë dhe për shërbimin dipllomatik të shtetit të Kosovës.
Bukuresht,12.07.2010
http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/23725/
———————————————————————-
SHQIPËRIA NUK KA NEVOJË PËR FJALË-BUKURIT !
Shkruar nga Fatbardha Demi – filologe
Cdo mëngjez, në emisionin « Koha për t’u zgjuar » të NEW 24-ës, dëgjojmë ankesat e vazhdueshme të popullit ,për gjëndjen e pashpresë të familjeve të tyre, për shkak të papunsisë, korupsionit të administratës lokale dhe qëndrore, të shëndetesisë, sistemit gjyqësor e deri tek revolta për nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre si shqiptar dhe qytetarë të një shteti sovran. Nuk mungojnë as edhe telefonatat e emigrantëve, që presin me padurim të ndryshojë gjëndja në atdhe, që të shpëtojnë nga emigracioni dhe të sigurojnë të ardhura në vëndlindje, pranë njerëzve të tyre. Shpesh, të lodhur dhe të zhgënjyer, i luten drejtuesit, Bashkim Hoxha, që zërin e tyre t’a percjellë « lartë » që t’iu zgjidhen hallet, se « thika u ka shkuar deri në palc dhe nuk i dëgjon njeri ». Shumëkush shikon me zili shtetet perëndimore, për mbështetjen sociale që ju japin banorëve të tyre, për preokupimin ligjor, ekonomik dhe shëndetësor që ju afrojnë , për ndjekjen e rreptë të atyre që çpërfillin ligjin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj shkeljeve morale, ekonomike dhe politike, të të zgjedhurve të tyre. Sepse njerëz të prirur për kriminalitet ,korupsion dhe çfaqje të tjera të dënueshme, janë të pranishëm në çdo shtet të botës.
Kjo « mrekulli » europiane, buron nga VOTA e mirë-menduar, nëpërmjet së cilës, ata i dorëzojnë « të zgjedhurve » mjetet ekonomike dhe politike, për të ndërtuar jetën e tyre, të sotme dhe të ardhme. Në mënyrë figurative do të sqaronim se : Kur blejmë në dyqan një aparaturë të shtrenjtë për nevojat tona familjare, një vëmëndje të veçantë i kushtojmë jo vetëm anës funksionale të saj, por dhe firmës që e ka prodhuar dhe garancisë që ka. Në fushatat zgjedhore, ne vendosim se kujt do t’i dorëzojmë, fondet tona financiare dhe bazën tonë njerëzore, për të krijuar kushte normale të jetesës sonë. E gjithë kjo përgjegjësi e jashtëzakonshme që merret përsipër nga kandidatët, sigurisht duhet t’iu kërkohet edhe GARANCIA për mbajtjen e premtimeve.
Pikërisht, janë fushatat zgjedhore, momente kur kandidatët shpalosin garancitë e tyre përpara popullit, sepse siç thotë populli “kalova lumen (…) kalin”.
Kjo GARANCI, pasqyrohet në planet e mbështetura financiare, që kandidatet shpalosin para qytetarëve, dhe në punën e suksesshme të mëparshme në sektorët ku ka punuar. Për vlerësimin e kësaj GARANCIJE, mobilizohen edhe shoqëria civile apo intelektualët, të cilët bëjnë “oponencën” ndaj kandidaturave, për t’i afruar zgjedhësit kandidaturën më bindëse. Ky mekanizem (i garancive), funksionon sot në Europën perëndimore, ku dëshirojmë të bëjmë pjesë ekonomikisht dhe politikisht.
Elemente të “garancisë” gjatë fushatës zgjedhore janë: a) programi i kandidatit b) baza mbështetëse financiare c) oponenca e shoqërisë civile dhe e intelektualëve d) puna e kandidatit përpara fushatës.
Me qënëse, sipas gazetës “Agon”(5.04.2011), Lulzim Basha nga sondazhet, rezulton se “80% e popullsisë së Tiranës ka besuar në projektet dhe programet e tij” po e marim si shëmbull ilustrimi, për analizën tonë.
Sipas po kësaj gazete, por edhe nga takimet me banorë, institucione dhe qëndra prodhimi apo mitingje, programi (sikurse edhe parrulla e fushatës “ju jeni të parët”) është : mbrojtja e interesave të qytetrëve dhe gjitheshka në shërbim të tij. Për këtë qëllim, do të krijohet Agjensia Bashkiake e Mbrojtjes së Konsumatorëve, dhe ekipi i tij i specialistëve po punon për projektet përkatëse. Mirëpo,si çdo qytetar në moshë madhore, që bashkjetojmë me realitetin shqiptar , bëhemi dyshues. A mund ta besojmë kandidatin, ish anëtar i Qeverisë, banor i Tiranës dhe njohës i mirë i kushteve që gëzojnë qytetarët në vëndet perëndimore, kur nuk ja kemi dëgjuar kurrë zërin për çmimet e larta të telefonisë celulare, të faturave stratosferike të një kompanije të huaj, për energjinë elektrike, për ndotjen e atmosferës nga përdorimi i naftës “vergjine”? Nuk dëgjuam se si do t’i luftonte monopolet që nëpërmjet mbështetjes qeveritare, nuk e kanë lënë biznesin e vogël dhe të mesëm të marrë frymë? Sa janë mbrojtur interesat e shqiptarëve apo të biznesit vëndës, në Marrëveshjet që ka bërë Shteti Shqiptar me investitorët e huaj për projekte ndërtimi apo shfrytëzimi, kur edhe faturat e elektrikut, siç tregojnë punonjësit e sektorit, vijnë nga Cekija duke ju prerë bukën e gojës të punësuarve shqiptarë?
A nuk u shqetësua kandidati i PD-së, që si objektiv kryesor të programit të tij, në takimin me intelektualët (dt 13.04.2011) shpalli « cilësinë e jetes », kur s’ka shumë , ka aprovuar importimin e mbetjeve urbane nga shtetet perëndimore drejt vendit tonë dhe po pregatisin legjislacionin për këtë veprimtari ? Do të na bindte për sinqeritetin e tij, po të ndodhej në mes të grupit të të rinjve që ngriten zerin duke e cilesuar « vendimin per importin e plehrave si nje vendim kunder interesave kombetare »(« Sot »27.03.2011) dhe bashkë me ta, të perfundonte në komisariat. Apo të solidarizohej me kërkesat e tetraparaplegjikëve, qe si rrugedalje pane vetem greven e urise dhe te bashkëpunonte me Qeverinë për t’iu plotësuar kërkesat nga më minimale të tyre?
Pika « b » që është edhe më delikate por edhe më e rëndësishme e çdo fushate zgjedhore në Europë, është baza financiare për realizimin e premtimeve dhe punësimi. Po sjell rastin e zgjedhjeve të 2007 në Francë, të cilin, në atë kohë, e solla si shëmbull për zgjedhjet tona presidenciale që u zhvilluan më vonë (« Ndryshe » qershor 2007) : “Në Francë u bë konkurenca e programeve, një konkurencë e bazuar në punën paraprake (të specialistëve) nga pyetsorë të marrë nga shtresat e ndryshme të popullsisë për probleme të punës , jetës dhe të interesave të tyre. Të dhënat e grumbulluara u përpunuan nga shtabet e punës, të cilet hartuan programet e kandidatëve mbi baza reale financiare të shtetit.
Shëmbull për seriozitetin e punës së tyre, qe rasti kur rivalja kryesore e Presidentit të tanishëm të Francës, socialistja Segolene Royal, e cila në strategjinë e saj u mbeshtet përgjithësisht në tezat mbi problemet sociale, deklaroi pa u këshilluar me specialistin që mbulonte problemet ekonomike në programin e saj, se po të bëhej presidente, në rast se ndërmarrjet do të punësonin një të ri të dipllomuar, shteti për një periudhë të përcaktuar kohore,do t’i paguante atij rrogën si dhe sigurimet. Specialisti i shtabit të saj për ekonominë, Luc Besson dha dorëheqjen (sepse ishte ai që mbante përgjegjësinë për llogjikën financiare të premtimeve). » Siç shihet, jo vetëm kandidatja ,por edhe specialistët nuk u veshën me pelerinën e Babagjyshit të Vitit të Ri ,që do të kënaqnin « të gjithë »dhe do t’iu jepnin « gjithshka », por ato « që ishin të mundëshme» mbi një përllogaritje të saktë të « kuletës » së shtetit. Edhe mbas zgjedhjeve, puna serioze për premtime « të realizueshme » të kandidatëve , u ilustrua nga media : « Tani që mbarruan zgjedhjet, programet e ndryshme televizive japin momente të punës, debateve si dhe të mendimeve pro dhe kundra, të punonjësve të shtabeve, për çdo premtim të kandidatëve për të cilët ata punonin (rastin e Luc Bessonit e morra pikërisht nga këto programme). Kjo punë e TV shërben për të bindur edhe një herë zgjedhësit, për seriozitetin e punës së politikanëve francezë.“
Në rast se një qytetar europian do të dëgjonte „thesin“ e premtimeve që po i gëlltisin qytetarët shqiptarë, do ta çpërfillnin një kandidat të tillë. Është e pafalshme që media jonë nuk i kushton vëmëndje pikërisht kësaj ane të fushatës, por merret me analizën ndër vite, se sa ka fituar njëra parti dhe sa tjetra. Edhe në emisionin „LOG“ të TVSH dt 15.04.2011 për bashkinë e Krujës, që kishte mundur të vinte përballë dy kandidatët (PD-PS) me programet e tyre, në prani të specialistëve, dëgjuam vetëm listën e premtimeve të njerit dhe bindjen e tjetrit se ishte „më i vlefshmi“, si dhe propozimet e specialistëve për disa probleme që shqetësojnë komunitetin. Si mund të bindemi se jetojmë në një shoqëri demokratike me një nivel të tillë të ulët të fushatës zgjedhore, veprimtarisë që i vë notën demokracisë së një shteti?
Një pamje me të vërtetë e mjerueshme ishte, kur intelektualët në takimin me kandidatin në nismën „inisjativa për Tiranën“dt 13.04.2011,në vënd të kërkimit tëGARANCISË financiare dhe analizës së kontributit të kandidatit në punën e tij para zgjedhjeve, përpiqeshin t’i shprehnin besimin që kishin tek projekti dhe përkushtimi i tij. Fjalët e tyre, qytetari i thjesht i lexonte si „mos më haro më vonë!“ se sa një oponencë në dobi të votuesve tiranas.
Nuk është hera e parë, që intelektualët dalin „në bllok“ në ngjarje të ndryshme të shtetit tonë. Kjo lidhet pikërisht me misionin e tyre në shoqëri. Që u ndihet zëri, është një veprim i lavdërueshëm se „më së fundi e thyen akullin e heshtjes“. Por nuk i pamë me veshjen e intelektualit, por të nënpunësit të përvuajtur që, pasi uron për fitore, kandidatin (e partisë në pushtet) guxon vetëm të përsërisë propozime, të cilat i kish dhënë një javë më parë, në po atë sallë.
Filozofi dhe artisti argjentinas, Tomas Maldonado,duke folur për misionin e intelektualit si „zgjues i ndergjegjjes së popullit“, shprehet:“ Tipari tipik i intelektualit qëndron tek qëndrimi kritik ndaj ngjarjeve të kohës së tij…Demokracia nënkupton të reagosh, duke komunikuar publikisht (f25,98)
Sigurisht ngjarjet e ndodhura në Shqipëri vitet e fundit janë të paimagjinueshme për një shtet perendimor europian. Mjafton të analizojmë „transparencën“, që paraqitet nga kandidati Lulzim Basha, si garanci të besueshmërisë së premtimeve të tij. Asnjë intelektual dhe gazetar, nuk e ka analizuar këtë „transparencë“ në veprimtarinë e tij të mëparshme. Projekti i rrugës Durrës-Morinë, Marrëveshja e kufirit Detar“, dhe të gjitha marrëveshjet shumë të rëndësishme të shtetit tonë, janë bërë në një errësirë mediatike shqiptare, dhe shpesh janë marrë vesh nga mediat e huaja, apo pas disa viteve, siç ndodhi edhe me takimin midis përfaqësuesve të palës sonë dhe greke në Janinë, të zhvilluar këto ditë.
Transparenca ka munguar edhe në përdorimin e fondeve të shtetit. Si çdo vit edhe sivjet, KLSH na jep të dhëna për abuzimin prej 1,6 miliard lekë me fondet publike të administratës shtetërore, ku shkelësi më i madh qe Bashkija e Himarës. („Shekulli“dt 30.03.2011)
Flitet për punësimin e të rinjve dhe të specialistëve në metropolin shqiptar, por të papunët ,bile dhe ata me diplloma të huaja, shprehen se duhet së pari të gjejnë fonde financiare për „ta blerë“ vëndin e punës. Të punësuarit janë gjithëmonë nën presionin e fushatave zgjedhore apo veprimtarive partiake, për të ruajtur vëndin e tyre të punës. Fryma e militantizmit partiak u hap rrugën për punësime për shumë kuadro, gjë që nuk ndodh në demokracitë europiane. Nga kjo dukuri nuk shpëtojnë as edhe pastruesit apo rojet, të cilët zëvëndësohen me ardhjen e „shefave të rinj“. Nuk na tha kandidati se si do ta luftonte këtë „pengesë“ që të realizonte punësimin e të rinjve të sapodipllomuar apo specialistëve të papunë. Nuk besoj se do t’i çonte të gjithë të punonin për Unazën e Madhe.
Mungesa e analizës financiare dhe mundësisë reale të zbatimit të premtimeve të kandidatëve, ka edhe një pasojë të madhe në gjëndjen shpirtërore të shqiptarëve, të cilët nga një propagandë e zhurmshme dhe e fryrë, të braktisur nga OJQ-të, specialistët e pavarur dhe intelektualët, përjetojnë gjatë fushatës gjëndje euforie, e cila pas kthimit në realitet, bëhet burim dizoliuzionimi, humbje të shpresës për të ardhmen dhe veprime të pakontrolluara si kriminaliteti, vetvrasjet etj
Në shkrimin „Shqipëria ka nevojë për organizatorë ,jo për fjalë-bukurit“ Gabriel Louis-Jaray shkruan: „ Dobësia më e madhe e regjimit të sotëm (1914-shën im) të qeverisjes është …dhënia përparësi politikanit llafazan dhe improvizues i aftë“.(G.J.)
Fryma „e armikut“ për palën kundërshtare, edhe në këtë fushatë, nuk po shqitet nga llogjika e politikanëve tanë ,duke treguar edhe një herë se sa larg janë nga mentaliteti demokratik dhe sa pak kanë punuar intelektualët tanë, për të rritur nivelin e opinionit të shqiptareve. Rrjedhoje e „luftës“ ndaj „armikut“ janë dhe konfliktet që degjenerojnë në veprime të dhunshme dhe ndarjen shpirtërore e pjesëtarëve të komunitetit.
Ky etiketim për anëtarët e partive të maxhorances apo ato opozitare ,të çfarëdo ngjyre qofshin, shtrëmbëron llogjikën e kuptimit të demokracisë. Po të mos kishte parti opozitare në një shtet, aty do të sundonte diktatura e një grupi, dhe liria e individit, të drejtat e tij, do të ishin të rrezikuara. Opozita, e çfaredo ngjyre qofte, eshte GARANCIA e demokracisë, dhe si e tillë duhet emërtuar dhe vlerësuar. Shëmbuj më të mire, për kontributin e opozitës, na janë dhënë me përpjekjet e saj për të çvlerësuar në rrugë ligjore, të ligjeve dhe vendimeve të Parlamentit, që kanë prekur interesat jetike të shqiptarëve.
Nuk mund ta kuptoj, se si një fushate zgjedhore , te mbeshtetet në fjalet „thumbuese“ , dhe „përqeshëse“ për kundërshtarin dhe jo në llogjikën e fakteve. Studiuesit perëndimorë duke prekur problemin e nivelit të ulët të debatit politik, (për këtë, Parlamenti ynë jep shëmbuj të shumtë) shprehen: „Në çdo rast, ajo që refuzohet të shihet ballas, është kualiteti skarco i debatit politik, për rrjedhojë pavarsisht se kush është fituesi i zgjedhjeve lokale apo nacionale, duhet menduar seriozisht për mënyrën se si formohet opinioni i italianeve.“(G.B. M.B.)
Po nga zgjedhjet fraceze të 2007, po sjell një shëmbull për kuptimin e „lojës politike“ në një shtet europian perëndimor, nga shkrimi im i asaj kohe, për fjalimin e François Bayrou pas fitores së Nicolas Sarkozy :“ Demokracia, nuk është vetëm një çështje e atyre që fitojnë. Si ata që fituan, si ata që nuk fituan « janë bashkëpërgjegjës për të ardhmen e vëndit ». Të gjitha forcat politike «do të duhet të mësojnë të punojnë së bashku …Ligji themelor i demokracisë është që pushteti i plotfuqishëm duhet të ketë kundër-pushtetin e tij. Asnjë njeri nuk duhet të mbajë pushtet total . Nuk do të stepem përpara asnjë pengese për të berë të mundur lindjen e kundër-pushtetit të lirë. Pushteti absolut ndoshta mund të jetë një komoditet, ju mund të vendosni ç’farë të doni dhe s’ka njëri që t’iu kundërvihet, por kështu duket në pamje të parë. Sepse, në se nuk ka njëri, që t’iu pengojë në raste kur gaboni, e kur pushteti absolut gabon, gabimi i tij është i rëndë, është i gjithë vëndi, janë të gjitha familjet, qe e paguajnë faturën…Duhet ekujlibruar pushteti. Ky është qëllimi i zgjedhjeve… Ne i detyrohemi këtij populli të bashkojmë forcat tona për të përgatitur të ardhmen tonë. »(„Ndryshe“ qershor 2007)
Është koha që ne të mësojmë, jo nga dekori i zgjedhjeve demokratike perëndimore, por nga përmbajtja e tyre, për të mos i katandisur zgjedhësit shqiptarë në femijë, që i kanë sytë tek « thesi » elektoral i « Babagjyshit të Vitit të Ri ».
T.M.- Tomas Maldonado « Che cose un intellettuale ? » ( 1995)
G.J.- Gabriel Louis Jaray « « Ne mbreterine e re te Shqiperise »
G.B. M.B.- G.Bosetti M.Buonocore, f.17 « Gionali e TV negli anni di Berlusconi » (2005)
Fatbardha Demi
18.04.2011
———————————————————————–
E vërteta e të pavërtetave
E vërteta është specifike dhe e veçante për sejcilin nga ne. E vërteta e një grupi të gjërë shoqëror, apo të një populli i afrohet të vërtetes ”absolute”, nëse egziston diçka e tillë. Ndërkohë e vërteta individuale është aq relative dhe e ndryshueshme në kohë. E vërteta ndodhet diku midis realitetit dhe imagjinatës, midis reales dhe propagandes, midis nevojës shoqerore dhe politikes. Një e pavërtetë e vërtetuar shpesh nuk pranohet për arsye ndoshta shtetërore apo humanitare, sidoqoftë, ndodh që ajo të perdoret per debat ose polemike zhurmuese, për të krijuar një situatë të favorshme konjukturale. E pavërteta e besuar ka të njëjtën fuqi si dhe e vërteta, por e kundërta nuk mund të ndodhi, prandaj shpesh në vënd që të kërkohet e vërteta e fshehur, kërkohet e pavërteta e besueshme ose të paktën e pranuar nga opinioni publik.
Kush zotëron të vërteten e tij, e vuan këtë fakt gjithë jetën, pasi nuk e beson njëri në kushtet kur një e pavërtet është pranuar më parë në vëndin e saj. Ata që perdorin të pavërtetat për të siguruar influenca të caktuara politike, nuk bëhen merak për demaskimin e tyre, gjë që është mjaft e vështirë në rastin kur shumica preferon të mashtrohet për hir të realizimit të ëndrës së tyre. Në raste extreme të pavërtetat e fabrikuara mund të zevendesohen njera me tjetren sipas rastit, pa u proukupuar njëri për ti vërtetuar.Ndodh që shpërndahen të pavërteta në publik me efekte të përkohëshme të cilat demaskohen shpejt, por impakti i tyre mbetet.
Askush nuk mund të jetë i sigurt se zotëron të vërteten apsolute, pasi mund të ndodhi që ajo të jetë me e madhja pavërtete, të cilën fatkeqsisht e zbulon në fund të jetës. Hidherimi rritet edhe më tepër në këtë rast, kur e kupton se e ke mbartur mbi kurriz gjithë jetën një pavërtetsi aq të rënde, të cilën e ke besuar dhe për të cilën ke hequr vuajtjet në mënyrë të ndershme, pa u penduar.
Nga njëherë për arsye madhore je i detyruar të deklarosh një të pavërtet dhe për momentin, të ndjehesh i qetë se ke kryer detyrën me ndershmeri. Këtu fillon dilema e madhe dhe vuajtja shpirtërore e njerëzve të ndershëm. Kur e pavërteta përdor ndershmërinë për tu perhapur dhe për të patur efektin e programuar nga prodhuesit e saj. E pavërteta nuk rekomandohet të kombinohet me pandershmërinë, pasi nuk garantohet besueshmeria e saj, prandaj shpesh preferohet të shmanget një situatë e tillë, duke zgjedhur një mjedis të besueshëm për implementimin e saj.
Nga ana tjetër, kur ndershmëria është e tepruar, që mund të konsiderohet naivitet, i cila buron nga shkalla e ulet e zhvillimit shoqëror, shpesh ngarkohet me paragjykime të ndryshme historike apo ideollogjike, atëhere ajo shumfishon efektet që mund të prodhojë. Një e pavërtet e projektuar me qëllime të paracaktuara politike, kur i kalon caqet normale të influences, hynë në fushën e manipulimit politik.
Ndoshta dhe kjo do jetë arsyeja që ngjarje të ndryshme historike kanë histori të ndryshme, të pa ngjashme midis tyre ose me diferenca të dukëshme përjashtuese, të cilat u shkruan dhe u përdorën në periudha të ndryshme për motive pragmatike të konjukturës së përkohëshme. Analistët janë formues opinioni në shoqëri dhe ndonjëri prej tyre mund të arrijë nivelin e një profesionisti. Ata përdorin në të njëjtën kohë faktet e interpretuara me këndvështrime të ndryshme, bëjnë ballafaqime të së kaluarës dhe prognozojnë të ardhmen, ku doza e subjektivizmit është e dukëshme. Nxjerrin konkluzione, shpesh të diskutueshme, që bëhen burim i polemikave dhe debateve publike, duke ushqyer industrinë e medias me subjekte dhe tema, të cilat ndoshta nuk janë aq të nevojshme, por sidoqoftë bëhen interesante për publikun mediokër. Efekti i tyre është i qartë dhe fitimprurës, pasi krijonë dependencë ndër amatorët e uritur për sensacione.
Globalizmi i propaganduar , i ndodhur në një fazë fillestare të implementimit të tij, mbështetet në teori dhe konkluzione politiko-shoqerore, të mbështetura në një histori të shoqërisë njerëzore, akoma të pa filtruar nga të pavërtetat e pranuara deri tani. Historia e lashtë, arriti deri në ditët tona mjaft e cunguar nga dokumentacioni i pakët dhe interpretimet e tërthorta të mbarsura me subjektivizmat e autorve të lashtësis, që i jep një fushë të gjërë manipulimi subjekteve politike të sotme. Historia moderne, që në fazën e saj fillestare u ndërtua mbi interpretime politike të orientuara ideollogjikisht, dhe variantet e saj varijojnë simbas shpërndarjes gjeografike të vëndeve ku u prodhua. Prandaj mbetet në dorën e konsumatorit të saj të zgjedhë variantin e besueshëm të së vertetës historike, i cili si kriter i përshtatet obiektivave të klasës politike mazhoritare të vëndit të tij.
Raporti midis të vërtetes dhe pavërtetës merr formën e simbolit të lasht ”69” të shtrirë, të brëndashkruar një rethi. E vërteta e madhe ka një të pavërtet të vogël dhe invers, e vërteta e vogël bëhet komplementare e një të pavërtete të madhe. Në një shoqëri njerzore të shtresëzuar me një hierarki piramidale, ky raport merr vlera të ndryshme, duke ndryshuar nga e majta në të djathtë sipas pozicionit të shtresës nga baza e piramidës në majën e saj. Në kushtet e një komunikimi të kufizuar dhe të kontrolluar midis niveleve të piramidës, e vërteta e majës nuk arrin asnjëhere deri në bazën e saj në formën origjinale, ndërsa të pavërtetat e vogla lokale të bazës, të kontrolluara dhe të përdorura nga maja e piramidës, janë produkt i kombinuar i interesave.
Tani është në modë teoria e konspiracionit, e cila indukton konfuzion në nivelet e ulta dhe dekurajon partizanët e së vërtetës absolute. Kombinimi i kuriozitetit me sensasionin e zbulimeve është transformuar në një mall që shitet kollaj, i cili duke u kufizuar në sferën e konstatimeve mbi të vërtetën e dyshuar ose të pavërtetave të pranuara, krijon tabllon e paqartë të së kaluarës për të krijuar imazhin e së ardhmes. Në shoqërinë njerëzore raporti midis të vertetës dhe pavërtetës është treguesi i shkallës së zhvillimit të saj.
Jemi akoma në fazën e rritjes.
Bukuresht, 24.03.2011
——————————————————————-
Greqizimi i jugut te Shqiperise nje rrezik real i reaktivizuar
Leter e hapur drejtuar z.Shpëtim Idrizi
Kryetar i PDIU-së, deputet i parlamentit shqiptar.
Zoti Shpëtim, duke dëgjuar në videon e emisionit Fakt me subjekt për regjistrimin e popullësisë, ku prezantoni programin thellësisht kombëtar të PDIU-së, si dhe zhvillimet politike greko-shqiptare në shumë aspekte të saj, e ndjeva të domozdoshme tju shpreh konsideratën dhe përshtypjet e mia lidhur me këtë prezantim dinjitoz, me nivel të lartë, të çështjes tonë kombëtare, ku shtroni imperativitetin dhe domozdoshmërinë e orientimit kombëtar të politikës shqiptare në këtë fazë të zhvillimeve rajonale. Vlersoj lartë faktin e bashkimit të dy partive, PDU dhe PDI, si një moment i rëndësishëm për realizimin e obiektivave, që shumë shpejt do japë rezultate në zgjedhjet e afërta lokale dhe do hapi rrugën e për forcimin e mëtejshëm të frontit kombëtar si e vetmja forcë e aftë për përballimin e agresionit antishqiptarë që ushtrojnë fqinjët tane me politikën e tyre shovine. Unë, duke ndjekur programin, aktivitetet, reagimet tuaja politike parlamentare dhe në media, qëndrimet konsekutive të PDU-së dhe së fundi të PDIU-së, kam krijuar bindjen se po formohet një grupim politik thellësisht kombëtar, i cili do orientojë politikën shqiptare në drejtimin e duhur, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim. Gjithashtu desha tju përgëzoj për nivelin e lartë të diskutimit tuaj, për njohjen tuaj të thellë të historisë kombëtare, për analizën e kujdesëshme politiko-juridike që i bëni situatës dhe për transparencën e informimit. Qartësia e mendimit, koherenca e arsyetimit, vetpërmbajtja juaj ndaj provokimeve të medias, më bindin se popullsia çame ka nxjerr një lider dhe një ekip të aftë patriotash, të gatshëm për të përballuar sfidat e këtj momenti kritik që po kalojmë. Kjo vërteton edhe një herë për rolin e rëndësishëm dhe peshën që kemi mbajtur si krahinë në historinë e independencës së kombit shqiptar. Sot ju dëshmuat se jeni një parti flamurtare që ka marrë përsipër të udhëheqë këtë betej kombëtare. Krahina jonë e Thesprotisë, e Epirit dhe së fundi e Çamërisë, gjithmon ka qënë në ballin e luftës, që nga koha e Leonidhës, Piros, heronjve të luftës antiosmane, të arsimit në gjuhën shqipe dhe rilindjes kombëtare me Hoxha Tahsinin në krye, e deri tek pjesmarrja masive në betejat për shpalljen e pamvarsisë 1912-tën apo në luftën çlirimtare antifashiste. Popullsia shqiptare e çamërisë që përballet prej një shekulli me forcat më të errëta antishqiptare të ortodksisë greke dhe sërbe, sot ka dal përsëri në ball të luftës për shpëtimin kombëtar. Parrulla helmuese antishqiptare e periudhes enveriste ”çam i pabesë”, me anën e së cilës armiqtë e kombit u munduan të na poshtërojnë dhe denigrojnë popullsinë tonë heroike, për qëllime të errta përçarëse, u dërmua përfundimisht para lëvizjes së sotme çame tejet kombëtare. Faktet treguan se nuk janë çamët ata që ndrojnë kombësinë, përkundrazi janë martirët e ruajtjes së saj me çmimin më të lartë të jetës. Janë ata që po ngrejnë lartë dinjitetin shqiptar duke ju vënë përballë politikës servile filogreke. Duke qënë i ndërgjegjshëm për rreziqet e periudhës që përjetojmë, për evolimin e situatave politike në vënd dhe në rajon, për shkallën e organizimit të frontit antishqiptar në Ballkan, për kompleksitetin e çështjes sonë kombëtare, konjuktura e sotme europiane, vështirsitë ekonomike të zhvillimit zonal dhe kapacitetin e makinerisë greke të mbarsur me një antishqiptarizëm patollogjik, vlersoj lartë rolin që ka marrë PDIU-ja dhe shpreh konsideratën më të lartë për partinë dhe udhëheqjen e saj. Jam optimist dhe kam besimin më të plotë se brënda një kohe të shkurtër çështja kombëtare do zëjë vëndin që meriton në politikën shqiptare dhe do ngrihet lart dinjiteti dhe personaliteti i kombit shqiptar. Shqipëria ka qënë, është dhe do të jetë një faktor paqe në Ballkan. Më lejoni, që në emër të shqiptarëve të Rumanisë, tju shpreh mirnjohjen dhe përkrahjen e tonë të pakufizuar për ju personalisht, partinë tuaj dhe për tërë patriotët çam që kontribojnë në realizimin e idealit tonë të përbashkët. Me respekt, Dr. Përparim Demi Nga diaspora shqiptare e Rumanisë. Bukuresht, 01.03.2011———————————————————————–
Koment mbi artikullin: “Lutja e Mëngjesit” dhe tërmetet politike shqiptare
shkruar nga Dr.Mustafa Bajrami ne Albanur Forum :
http://www.albanur.net/forum/showthread.php?p=2243#post2243
Ne kete shkrim eshte vene pika mbi ” i ”. Kriza morale qe perjetojme ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, po le gjurmat e saja mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqerore ne mbare trojet shqiptare ne Ballkan. Fenomeni eshte shperndare si ne lojen e dominose dhe ka nje nderthurje te brendeshme te degradimit te shoqerise dhe klases politike te mbarsur me pasoja te rezikshme per kombin shqiptar.
Ashtu sic hyme ne menyre te dhunshme ne ndertimin e sistemit socialist direkt, duke u nisur nga nje baze feudale te prapambetur, ashtu po kapercejme etapat dhe tani per te mbritur ne sistemin e shoqerise postmoderniste, postindustriale, informacionale, te papregatitur dhe pa bazen e nevojshme ekonomike dhe administrative. Te mbarsur me mentalitetin hibrid komunisto-tradicional, kemi rene ne kthetrat e korupsionit lokal te tarafeve dhe grupimeve sipas interesave vetiake duke shkelur mbi ndergjegjen kombetare, aq te nevojshme ne kete faze te tranzicionit qe po kalojme.
Te gjithve na ndrydhet shpirti dhe hidherohemi kur vihemi perball per dite me kete realitet te hidhur dhe na duket sikur jemi te lidhur me zinxhirat e se kaluares, te cilat nuk po na lejne te cojme hapat para ne drejtimin qe kemi zgjedhur. Fati e solli te kemi nje mik te madh, te fuqishem, me experience, te cilin gjithmon e kemi patur por e kemi refuzuar dhe kemi humbur rrugen neper stepat e gjera te lindjes. Te mesosh dhe te pervehtesosh experiencen amerikane kerkon ne rradhe te pare ta kuptosh ate, pastaj te ndergjegjsohemi per rrugen qe kemi zgjedhur, te qartesojme interesin tone kombetar dhe potencialin tone si popull dhe rolin qe kemi ne sot per te ardhmen e afert dhe te larget. Nuk mund te projektosh dhe te ndertosh te ardhmen pa krijuar nje ekip serioz, profesionist, te motivuar, qe di te respektoj etiken profesionale dhe politike thellesisht kombetare. Per kete duhet te bashkohemi dhe te ulemi te diskutojme seriozisht. Te gjejme gjerat qe na bashkojne dhe jo ato qe na percajne. Ka ardhe koha te heqim vizen, te bejme bilacin e kesaj periudhe qe shkoi dhe te mendojme se cfare do bejme ne te ardhmen. Ta fillojme kete proces duke u shkeputur nga e kaluara e dhunshme, duke denuar komunizmin si sistem dhe ideollogji antishqiptare, duke iu rikthyer traditave te mira shqiptare te beses, te ndershmerise, te respektit, te dashurise ndaj kombit dhe lirise, te pleqtimit te gjerave, duke perpunuar me tej ideollogjine tone te shqiptarizmit, te ndertuar me aq sakrifica nga rilindasit tane te shquar.
Bukuresht, 14.02.2011
———————————————————–
Mbresat që i solla me vete nga Bukureshti prej disa miqeve më të cilet pata fatin të takohesha dhe të bisedoja, sidomos me ty personalisht, me Dr. Luanin dhe me Bakiun do të mbesin përjetë të pashlyera.
Përshëndjete.
Prof. Fehmi Kelmendi
————————————————–
Maskarenjte
Interpretimi i Reshat Arbanes eshte e nje niveli artistik shume te larte. Ne kete pjese kombinohet dhe harmonizohet teksti, permbajtja me gjendjen emocionale qe na jep ky artist i talentuar. Ai shpreh ate qe ne te gjithe e ndjejme dhe e shprehim perdite. Shqiptaret jane teper te ndjeshem ndaj drejtesise, por me teper ndaj te padrejtes dhe reagojne ndonjehere emocional kur bien ne kontakt me padrejtesine. Kjo ndjenje behet dhe me e fuqishme kur padrejtesia vishet me pushtet dhe ka orientim antikombetar. Psh korupsioni eshte nje nga format me te perhapura te padrejtesise se veshur me pushtet ne ditet tona, prandaj dhe shqiptaret reagojne hapur ndaj tij. Njerezit e koruptuar te pushtetit, pamvarsisht nga ngjyra politike qe marrin, kane nje gje te perbashket, vene interesin personal mbi ate te shoqerise dhe prandaj jane thelbesisht antikombetar. Lufta jone kunder korupsionit duhet te marre permasat kombetare pasi eshte pika kritike dhe reziku me i madh qe ne kemi ne kete periudhe historike si ne Shqiperi, ne Kosove dhe ne Maqedoni. Mjaft drejtues te partive politike shfaqin dobesi dhe bejne kompromise te papajtueshme me interesin kombetar per arsye te renies se tyre ne kthetrat e korupsionit.
Pjesa e interpretuar nga Reshat Arbana me tekstin e shkruar nga Ali Asllani (poezi), merr vlera aktuale dhe te perspektives, eshte nje kontribut i madh per betejen tone kunder korupsionit, pasi e ngre kete ne art dhe ne plan emocional duke sensibilizuar opinionin shoqeror te mbare popullit shqiptar.
E dua kombin tim, por jo dhe te koruptuarit e tij!




